Një javë para se të lërë detyrën! Altin Dumani merr lajmin e madh nga Anglia, kjo nuk kishte ndodhur prej kohësh

Në prag të përfundimit të mandatit të tij si drejtues i SPAK, Altin Dumani është vlerësuar nga autoritetet britanike me një medalje të veçantë mirënjohjeje, duke kurorëzuar kështu një periudhë të gjatë pune intensive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në një postim zyrtar, Ambasada Britanike në Tiranë bëri të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, Graeme Biggar, ka pritur në Londër kreun e SPAK, Altin Dumanin, së bashku me Drejtorin e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Gjatë takimit,  Biggar i dorëzoi Dumanit një medalje lëvdate në shenjë vlerësimi për lidershipin e tij të palëkundur, për guximin dhe integritetin e treguar në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar, si dhe për kontributin e tij të rëndësishëm në forcimin e drejtësisë në Shqipëri.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, z. Graeme Biggar, priti këtë javë kreun e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta). Z. Biggar i ka dhënë një medalje lëvdate z. Dumani për të njohur lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftimin e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe në ndjekjen e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada.

Nderimi nga autoritetet britanike vjen vetëm një javë para se Dumani të përmbyllë detyrën e tij si kreu i Prokurorisë së Posaçme, duke lënë pas një institucion më të fortë dhe një standard të ri në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta.

Mandati i Dumanit përfundon më datën 16 dhjetor, ndërkohë që më 11 dhjetor 25 në KLP do të zhvillohen intervistat me katër prokurorët që kandidojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për pozicionin e kreut të SPAK kandidojnë Klodian Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.

Sk*ndal në b*rgun 313! Ilir Metës nuk i lënë rrush në qeli “se e bën raki”, zbulohen detajet e pabesueshme

Një inspektim i Avokatit të Popullit mbi kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, pas ankesës së tij, ka evidentuar një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e ish-presidentit në qeli.

Sipas raportit zyrtar, Meta nuk po trajtohet në përputhje me standardet e parashikuara nga ligji.
Por ajo që rrëfejnë zyrtarët e lartë të Partisë së Lirisë i kalon kufijtë e skandalit.

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm, thotë se ish-presidentit nuk i lejohen as frutat që i çojnë familjarët dhe, siç mëson Tv Klan, arsyeja është në kufijtë e qesharakes. Frutat, si rrushi apo kumbullat, ai mund t’i fermentojë dhe me to të prodhojë raki. Blushi thotë se kufizimet prekin edhe librat.

“Më është ndaluar t’i çoj edhe libra, sepse duhet t’i sjellë familja librat dhe askush tjetër. Më është ndaluar e drejta për ta informuar lidhur me analizat e ndryshme në shtypin botëror, me pretendimin se këto analiza mund të përmbajnë fotografi të personave që kanë shkruar artikujt dhe që në bazë të rregullores së burgjeve, nuk lejohet asnjë foto tjetër përveç familjes i paraburgosuri mund të mbajë në qeli”, u shpreh Blushi.

Ai deklaron se prej shtatë muajsh nuk ka pasur as komunikim telefonik me Metën, duke u detyruar të përdorë mënyra të tjera alternative për të pasur kontakt.

“Hera e fundit që unë kam komunikuar nga telefoni im, i regjistruar në mënyrë të ligjshme dhe me autorizim, dua të theksoj këtë fakt nga SPAK-u, ka qenë në mos gaboj fundi i muajit qershor”, tha Blushi.

Sipas Blushit, gjatë qëndrimit në paraburgim, Ilir Meta nuk mund të takojë as anëtarë të partisë, as deputetë, eurodeputetë apo ambasadorë.

“U shkel e drejta e zotit Meta për të takuar funksionarë të partisë, është shkelur e drejta e tij për të takuar veçanërisht deputetë dhe eurodeputetë të ndryshëm, dhe është shkelur në mënyrë flagrante e drejta e tij dhe liria e fjalës në veçanti”, tha Blushi.

Raporti prej 25 faqesh i Avokatit të Popullit i është dorëzuar në fund të muajit nëntor Drejtorisë së Burgjeve, të cilës i janë bërë nëntë rekomandime për të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve të të paraburgosurit.

Por deri tani, siç pohojnë zyrtarët e Partisë së Lirisë, situata nuk ka ndryshuar.

Tv Klan

Ajola Xoxa shtatzanë me dy binjakë! Ja si ia arriti ‘qëllimit’

Sipas raportimeve të publikuara nga JOQ Albania, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, mësohet të jetë shtatzënë me binjakë. Po sipas të njëjtave burime, Xoxa thuhet se ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, e cila dyshohet të jetë realizuar përmes metodës së fertilizimit in vitro (IVF), pas disa përpjekjeve të mëparshme të parealizuara me sukses.

Ndërkohë, Erion Veliaj vijon të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit, pasi rifitoi postin e kryebashkiakut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Situata e tij aktuale ka shtuar edhe më shumë vëmendjen e publikut ndaj jetës private të çiftit.

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë tashmë prindër të një djali të vogël, Kajan, ndërsa, sipas burimeve të JOQ, pritet që familja e tyre të zgjerohet me dy fëmijë të tjerë.

Pavarësisht se informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht, lajmi është përhapur me ritme të shpejta në rrjetet sociale, shoqëruar me komente të shumta dhe urime nga publiku.

Në rast se lajmi rezulton i vërtetë, kjo do të ishte një ngjarje e gëzueshme për çiftin Veliaj–Xoxa.

Urime çiftit!

Halla e Shpat Kasapit tr*ndit rrjetin, ato VIP-a që sot qajnë për nipin tim, ja çfarë i bënë kur ai ishte në hall! (Video)

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij. Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare. Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Ne kemi të gjithë dhimbje, nuk po flas për nënën e Shpatit. Ishte një njeri me virtyte, nuk xhelozoi asnjeri. Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme. Nuk e di si do jetë rruga në vazhdim”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave këngëtari ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në Itali me ish- bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për këtë të fundit.

Në një intervistë për mediat vëllai i këngëtarit ka deklaruar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze. Në gjendje të rënduar nga lajmi, ai citohet të ketë thënë se ky lajm që u erdhi nga Italia shpresonte të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua. Më tej vëllai i artistit ka shtuar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por megjithatë nuk ka arritur të mbijetojë.

SHIKO VIDEON KËTU

Mediat e njohura! “Nostradamusi i gjallë” TR*NDIT botën! Ja çfarë ka parashikuar për vitin 2026…

Figura e njohur ndërkombëtarisht si Athos Salomé, të cilin mediat e huaja e quajnë “Nostradamusi i Gjallë”, është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve me parashikimet e tij për vitin 2026. Lajmi është publikuar fillimisht nga portale si UNILADTyla dhe më pas është transmetuar nga disa media shqiptare.

Sipas intervistës me UNILAD, Salomé shprehet se shqetësimi i tij më i madh lidhet me aktivitetin në rritje të Diellit, duke paralajmëruar mundësinë e stuhive të fuqishme diellore që, sipas tij, mund të ndikojnë në teknologjinë, komunikimin dhe rrjetet energjetike në nivel global.

Ai thotë se ky aktivitet diellor ka nisur të intensifikohet që nga viti 2024 dhe se stuhitë diellore janë fenomene natyrore që mund të shfaqen papritur. Sipas artikujve të UNILAD, NASA ka paralajmëruar më herët se stuhitë e fuqishme mund të prekin fushën magnetike të Tokës, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të shërbimeve teknologjike — megjithatë, ato nuk paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën njerëzore.

Përveç fenomenit diellor, mediat që kanë intervistuar Salomé raportojnë se ai ka folur edhe për mundësinë e tensioneve globale mes fuqive të mëdha si Kina dhe Rusia, si dhe rrezikun për shfaqjen e një sëmundjeje të re, duke vënë theksin te rëndësia e përgatitjes ndërkombëtare dhe monitorimit të rreziqeve shëndetësore.

Salomé nuk parashikon një pandemi të ngjashme me COVID-19, por vlerëson se viti 2026 do të jetë “i ngarkuar me sfida të papritura”.

Mediat ndërkombëtare e rendisin Athos Salomé si pjesë të “trinitetit modern” të profetëve të njohur globalisht, duke e quajtur një figurë që ngjall diskutime të gjera mbi sigurinë e së ardhmes.


Sqarim redaksional

Parashikimet e Athos Salomé janë deklarata të tij personale dhe nuk kanë bazë shkencore të verifikuar. Artikulli i mësipërm është një përmbledhje e raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe nuk përfaqëson qëndrime shkencore të konfirmuara.

Dashtë zoti që Rama mos të shpallë zgjedhje të parakohëshme! Zaloshnja: Edi Rama do shpallej MBRET i Shqipërisë, ja sondazhet e fr*kshme

Nga Eduard Zaloshnja

“300 petritat”, foltoret dhe fantazma e zgjedhjeve të parakohshme

Prej më shumë se një viti, përpara godinës së Kryeministrisë mblidhen çdo të martë e të premte rreth 300 mbështetës të Sali Berishës – të vetëquajtur “petritat” – për të kërkuar me ngulm rrëzimin e qeverisë Rama. Të njëjtin refren e përsërisin edhe partitë e vogla opozitare, të cilat në mungesë të peshës elektorale përpiqen të kompensojnë me retorikë atë që nuk arrijnë dot me vota.

Por çfarë do të ndodhte nëse, paradoksalisht dhe “larg qoftë”, do të ishte vetë Edi Rama ai që do të nxiste zgjedhje të parakohshme? Kushtetuta e ndryshuar më 2008 – një produkt i bashkëpunimit të dikurshëm Rama–Berisha – ia jep Kryeministrit mjetet ligjore për të krijuar një krizë të qëllimshme parlamentare që çon automatikisht në shpërndarje të Kuvendit.

Sondazhet: Një realitet i hidhur për opozitën

Sipas matjeve të fundit që kam zhvilluar, panorama zgjedhore është shumë larg asaj që projektojnë foltoret.
Ja çfarë rezulton:

  • PD-ja e Berishës: rreth 360 mijë votues.
  • Partitë e vogla opozitare: gjithsej 75 mijë votues.
  • PS-ja: të paktën 700 mijë votues brenda vendit. Pa llogaritur diasporën, e cila në zgjedhjet e fundit ka treguar një prirje të qartë pro socialistëve.

Nëse këto shifra përkthehen në mandate përmes një ekstrapolimi statistikor të ngjashëm me atë të zgjedhjeve të mëparshme, rezultati është tronditës për opozitën:

PS-ja do të merrte rreth 93 mandate

(nga 83 që ka aktualisht)

Pra, në vend që të rrezikonte humbjen e pushtetit, Rama do të dilte më i fortë se kurrë, duke siguruar një shumicë rekord që nuk e ka pasur asnjë forcë politike që nga viti 1991.

Zot na ruaj nga zgjedhjet e parakohshme?

Ironia është e qartë:
Ata që kërkojnë çdo javë rrëzimin e Ramës, nëse do të përballeshin sot me një garë zgjedhore, do ta çonin vetë kryeministrin drejt një mandati edhe më të konsoliduar – në kufijtë e një pushteti monarkik simbolik, si analogjia me Ahmet Zogun që përmend autori.

Nëse zgjedhjet e parakohshme janë “ëndrra” e opozitës, rezultatet e mundshme tregojnë se janë më shumë një makth për të – dhe një dhuratë politike për PS-në.

Pse ika nga pushteti! Rrëfimi i bujshëm i Ramiz Alisë, që sot zbulon gjithcka!

Në një intervistë të rrallë për emisionin Dritare me Rudina Xhungën, në vitin 1999, ish-udhëheqësi i Shqipërisë, Ramiz Alia foli për arsyet e largimit, pa dhunë, nga pushteti në vitin 1992, një akt që shënoi fundin formal të regjimit komunist në Shqipëri.

Ai theksoi se dorëzimi i pushtetit erdhi si pasojë e fitores së Partisë Demokratike, e cila kishte ardhur me premtime të mëdha për një “çek të bardhë” dhe ndihmë ndërkombëtare. Megjithatë, Alia shprehu zhgënjimin e thellë për mënyrën se si u qeveris vendi pas largimit të tij. Ai akuzoi PD-në dhe liderët e saj për ndërtimin e demokracisë mbi bazën e shkatërrimit dhe revanshit, duke përmendur shkatërrimin e plantacioneve, fabrikave dhe institucioneve shtetërore, kulmuar me kaosin e vitit 1997./dritare.net

Të lutem se jam në shkollë! Vajza në Tiranë mahnitet nga veprimi i policit pasi parkoi gabim

Një episod i rrallë pozitiv është regjistruar sot në Tiranë, ku një studente ka mbetur e surprizuar nga reagimi i policëve rrugorë pas një shënimi që ajo kishte lënë në xhamin e makinës së saj. Duke qenë se parkimi pranë universiteteve në kryeqytet është një sfidë e përditshme, vajza detyrohej shpesh të vinte me makinë për shkak të distancës së madhe nga banesa.

Në pamundësi për të gjetur një vend të rregullt parkimi, studentja vendosi të linte një pusullë mbi xham, ku shkruante:
“Mos ma vendos gjobën, të lutem, jam në shkollë.”

Kur u kthye nga leksioni, ajo priste të gjente një gjobë, por në vend të saj, gjeti një letër të shkruar nga policët që patrullonin zonën. Në të, efektivët kishin lënë një mesazh të shkurtër, me humor por edhe dashamirësi:

“Vetëm mëso në shkollë, dhe herë tjetër mëso të parkosh, mike.”

Ky gjest i thjeshtë, por shumë njerëzor, i ka bërë përshtypje të madhe studentes, e cila e ka ndarë historinë e saj me redaksinë e JOQ Albania, duke u shprehur se nuk e priste një reagim kaq të sjellshëm.

Ka akoma policë të mirë që të kuptojnë dhe sillen me zemër. I përshëndes me shumë respekt policët që menduan për mua!” – shkruan ajo në mesazhin e saj.

Rasti është pritur pozitivisht edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale, ku shumë prej tyre e kanë cilësuar ngjarjen si një shembull që tregon anën humane të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Ngjarja vjen në një kohë kur shpesh debatohet për mënyrën e vendosjes së gjobave dhe sjelljen e policisë rrugore, duke treguar se edhe një gjest i vogël mund të krijojë një moment mirëkuptimi mes qytetarëve dhe autoriteteve.

Aρlikon për operatore në call ceηter, Era sh. okοhet kur mëson se ç’bëhej aty

Call center-at janë një ndër opsionet kryesore për të punësuar të rinjtë në vendin tonë.

Përgjithësisht studentët, por edhe ata që njohin një gjuhë të huaj punësohen në këto qendra telefonike që paguajnë mirë, pavarësisht lodhjes që kanë. 

Një punë të tillë ka kërkuar edhe një vajzë nga Tirana, e cila kishte nevojë për një punë të dytë.

Pasi ka parë një njoftim në rrjetet sociale për punë në një Call Center që paguante mirë, e reja ka vendosur t’i shkruajë vajzës që kishte postuar njoftimin.

Por vajza e cila ka dërguar denoncimin e saj pranë redaksisë së JOQ, është sh o kuar nga përgjigjja që ka marrë, sepse në fakt nuk bëhej fjalë për një call center si ato që jemi mësuar të dëgjojmë.

Kjo pasi kundrejt një pagese prej më shumë se 800 eurosh, vajza me emrin Evis, i thotë se do të lidhet direkt me të huajt, dhe nuk do t’i duhet as gjuha e huaj.

Jo vetëm kaq, por ajo i thotë se duhet të zhv ishet dhe të bëjë çdo gjë që ata do t’i kërkojnë.

E reja e tr ond itur shkruan pranë JOQ: Përshëndetje, unë quhem Era, jetoj dhe punoj në Tiranë.

Aktualisht po kërkoja edhe një punë të dytë dhe tek një faqe e quajtur “O******Call **** Tirana”, pashë këtë njoftim. Dhe i shkruajta në inbox sot, por mora këtë përgjigje”.

Si të kυρtoni që një f emër ka neυojë për … ks? Po ju tregoj shenjat që zbύΙojnë s. ekretίn

Një një lidhje në çift se.ksi ka prioritet. Rezultati i një jete aktive se.ks uale është një bashkëjetesë e lumtur.

Edhe në qoftë se kemi kaluar një ditë të lodhshme dhe str esuese, kur vjen fjala tek se.ksi nuk ka refuzim.

Ndryshe nga meshkujt, femrat janë ato të cilat japin shumë lehtë shenjat që kanë kanë kohë pa bërë se ks.

Ja cilat janë 3 shenjat treguese për një femër që ka kohë pa bërë se.ks..Vetëvlerësimi i ulët..

Në momentin kur një femër ka kaluar një kohë të gjatë pa kryer mar rëdhënie se.ksuale, vetëv lerësimi që ka ndaj vetes është shumë i ulët.Jeni më pak social..

Një tjetër shenjë e cila tregon se një femër nuk ka kr yer marr ëdhënie se.ksu ale është kur ajo nuk është shumë e komunikueshme dhe është e mbyllur në vetvete.

Mungesa e gjumit..Mungesa e gjumit është një tjetër shenjë e mungesës s.ksuale për femrat…