Bima më e shtrenjtë në botë po lulëzon në Shqipëri

Shafrani konsiderohet si bima më e shtrenjtë që kultivohet aktualisht në Shqipëri, ndërsa çmimi i tij arrin rreth 20 euro për gram. Kjo bimë e rrallë, e njohur botërisht si “ari i kuq”, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e fermerëve, veçanërisht në zonën e Dumresë, ku vitet e fundit ka nisur kultivimi i saj me sukses.

Shafrani është një kulturë bujqësore delikate dhe e vështirë për t’u rritur. Përpunimi i tij kërkon durim, përkushtim dhe kushte të posaçme, pasi çdo lule prodhon vetëm disa pistila, të cilët përbëjnë erëzën e çmuar. Pikërisht kjo sasi e ulët prodhimi e bën shafranin një nga produktet më të vlefshme në tregun ndërkombëtar.

Në qarkun e Elbasanit, kultivimi i shafranit është kthyer në një burim të qëndrueshëm të ardhurash për disa fermerë. Dervish Elezi nga Belshi tregon se, pavarësisht kujdesit të madh që kërkon, shafrani është një investim i leverdisshëm. Sipas tij, një hektar tokë i mbjellë me këtë bimë prodhon vetëm 800 gram pluhur shafrani, duke e bërë atë jashtëzakonisht të vlefshëm.

Ai thekson se cilësia e shafranit të Dumresë është unike, falë kushteve specifike të tokës dhe klimës së zonës, cilësi që vështirë gjenden në vendet e tjera. Për këtë arsye, përveç tregut vendas, një pjesë e madhe e prodhimit eksportohet drejt Italisë, ku ka kërkesë të lartë dhe vlerësim të jashtëzakonshëm.

Edhe Nexhip Elezi, me mbi 10 vite eksperiencë në kultivimin e kësaj bime, nënvizon se pjesa më e vështirë e punës nuk është mbjellja, por procesi i tharjes dhe ndarjes së pistilave, i cili kryhet me kujdes të madh në ambiente të kontrolluara dhe higjienike.

Përveç vlerës ekonomike, shafrani njihet edhe për përfitime të shumta shëndetësore. Ai përdoret si një ilaç natyral kundër stresit dhe depresionit, ndihmon në zbutjen e simptomave të sëmundjes Alzheimer dhe është i pasur me vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6. Shafrani ka përdorime të gjera në kuzhinë, kozmetikë, parfumeri dhe prodhimin e vajrave natyralë.

Falë aromës së tij karakteristike, ngjyrës së artë dhe vlerave të rralla shëndetësore, shafrani mbetet një nga bimët më të çmuara të natyrës një kulturë që po gjen vend gjithnjë e më të rëndësishëm në bujqësinë shqiptare.

“Kujdes te ky pallati, do vritet ndonjëri nga këto fasadat e varura”

Një pallat shumëkatësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës po rrezikon çdo ditë e më shumë jetën e qytetarëve që kalojnë poshtë tij, qoftë për shëtitje apo për punë të përditshme. Problemi lidhet me fasadën e godinës, nga e cila disa pjesë janë shkëputur dhe në çdo moment mund të rrëzohen, sidomos në kushte ere, duke rrezikuar kalimtarët.

Një qytetare, e cila kishte dalë për shëtitje me familjen, është shprehur e habitur dhe e shqetësuar nga gjendja e rrezikshme e fasadës. Ajo shkruan: “Përshëndetje! Ju lutem nëse mundeni ta publikoni se rrezikohet jeta e qytetarëve. Te Shkëmbi i Kavajës afër restorant Pampas. Nuk e kam idenë pse është në këtë gjendje, por ne ishim për shëtitje me fëmijën e vogël dhe na bëri përshtypje. Poshtë pallatit është shëtitore.

Nga fotot e mbërritura në redaksinë tonë duket qartë se disa pjesë të fasadës janë shkëputur dhe mund të bien nga momenti në moment. Institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më shpejt për të eliminuar rrezikun dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Rruga më e drejtë në botë, si është të ngasësh makinën 240 km pa kthyer timonin asnjëherë?

Një drejtues automjeti mund ta përshkojë të gjithë këtë rrugë pa pasur nevojë të kthejë timonin as edhe një centimetër, diçka krejt e pazakontë për çdo itinerar të gjatë.
Rrugët janë jetike për zhvillimin e shoqërive, ato lidhin njerëzit, lehtësojnë lëvizjen dhe nxisin rritjen ekonomike.

Edhe pse në planetin tonë ka qindra rrugë të gjata, njëra prej tyre veçohet sepse është më e drejta dhe më e gjata e këtij lloji. Duke përshkuar një shkretëtirë të ashpër, pa asnjë kthesë, aty ku qielli dhe toka duken sikur bashkohen, kjo rrugë përfaqëson një shembull të aftësisë krijuese njerëzore.

Por ku ndodhet saktësisht rruga që mban rekordin Guinness për rrugën më të drejtë në botë? Bëhet fjalë për autostradën Highëay 10, një rrugë që ka ndryshuar mënyrën e lëvizjes tokësore në qendrën e Arabisë Saudite.

Ajo mund të përshkohet e tëra pa kthyer timonin aspak, një fenomen i rrallë për çdo autoudhë të gjatë. Fillimisht u ndërtua si rrugë private për mbretin Fahd të Arabisë Saudite, por sot është shndërruar në një arterie të rëndësishme për transportin e mallrave midis qendrës së vendit dhe Emirateve. Gjithsej, autostrada shtrihet mbi 1 480 kilometra, duke lidhur Ad Darb me kufirin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ajo përfshin një segment prej 240 kilometrash pa asnjë kthesë dhe ka rëndësi të madhe strategjike për qarkullimin tregtar.
Ndërtimi i saj ishte një arritje e madhe inxhinierike që mundësoi krijimin e një vije të drejtë në terrenin e sheshtë e të thatë të Rub’ al-Khali, të njohur si “Boshllëku i Katërt”.

Megjithëse drejtimi në këtë rrugë mund të duket i thjeshtë, sfida e vërtetë është ruajtja e përqendrimit. Monotonia e peizazhit dhe mungesa e stimujve vizualë mund të shkaktojnë përgjumje dhe shpërqendrim mendor.

8 dhjetori 1990: Sali Berisha, protagonist i lirisë apo misionar i Ramiz Alisë?

Kush e solli pluralizmin në Shqipëri?

Sot  mbushen plot 35 vite nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990, ngjarje që shënoi kthesën më të madhe historike për Shqipërinë pas diktaturës. Rreth 300 studentë marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, me kërkesa për pluralizëm, liri fjale dhe demokraci. Por ndërsa studentët kërkonin të ardhmen, regjimi nisi menjëherë të punojë për të kontrolluar lëvizjen.

Më 9 dhjetor, përfaqësuesit e studentëve i paraqitën kërkesat e tyre presidentit të kohës, Ramiz Alia, ndërsa më 11 dhjetor, pas një takimi të mbyllur, u shpall pluralizmi politik dhe u hap rruga për themelimin e Partisë Demokratike. Por në këtë moment nisi edhe manipulimi: në vend të studentëve, doli në skenë Sali Berisha.

Të gjitha dëshmitë, përfshirë ato të Servet Pëllumbit, Ilir Demalias, Skënder Gjinushit dhe madje vetë Ramiz Alisë, tregojnë se Berisha nuk ishte frymëzues i Lëvizjes, por produkt i marrëveshjeve të nëndheshme me PPSH-në. Madje, vetë Alia kishte dhënë urdhër që agjentët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të infiltronin PD-në në embrion.

Në librin “Përmbysja e komunizmit”, Servet Pëllumbi citon Ramiz Alinë duke udhëzuar sekretarët e parë të PPSH që të aktivizojnë bashkëpunëtorët e Sigurimit për t’u futur në Partinë Demokratike. Objektivi ishte i qartë: të kontrollohej “partia e re” që sapo po lindte, dhe për këtë, njerëz si Sali Berisha u panë si zgjidhja perfekte.

Ilir Demalia, një nga zërat më të hershëm të protestës, ka deklaruar hapur se Berisha ishte misionar i Partisë së Punës, një njeri që e rrëmbeu protestën e pastër të studentëve dhe e shndërroi në trampolinë për karrierën e tij politike. Ndërkohë, Skënder Gjinushi ka rrëfyer se ishte vetë Ramiz Alia që e udhëzoi të shkonte te studentët “bashkë me Sali Berishën”, i cili priste në zyrat e Komitetit të Partisë.

Po ashtu, Xhelil Gjoni, ish-Sekretar i Parë i PPSH për Tiranën, e pranon publikisht se themeluesit e PD-së vinin në zyrën e tij për konsultime, e se “udhëzimet e dhëna” nga struktura e vjetër u zbatonin me përpikëri. Sipas tij, problemet lindnin vetëm kur studentë të lirë si Azem Hajdari shpërthenin jashtë linjës zyrtare.

Ironia më e madhe? Berisha vetë, në fjalimet e para, falënderonte publikisht Ramiz Alinë për mençurinë dhe guximin e tij në “demokratizimin e Shqipërisë”. Fjalët e tij janë të regjistruara, ndërsa sot, pas 35 vitesh, ai përpiqet ende ta shesë veten si themelues i demokracisë.

Ndërkohë, PD e sotme është bosh, pa asnjë nga emrat që e nisën atë betejë. Një pjesë kanë ndërruar jetë, të tjerë janë të harruar ose të përjashtuar, ndërsa shumë prej tyre u dëbuan pikërisht nga Berisha. Partia Demokratike sot është kthyer në një bunker të shkuarës, pa lidhje me idealet e studentëve të Dhjetorit. /Pamfleti

VIDEO / Kristjan Prenga rrëmben fitoren e 19-të me “nokaut”, rrëzon në raundin e parë boksierin amerikan

Kristjan Prenga është treguar i pamëshirshëm në ndeshjen e fundit. Boksieri shqiptar, në ‘Atlantic City’ të SHBA-së, ka mposhtur në më pak se 30 sekonda kundërshtarin amerikan, i cili kishte pritshmëri në këtë përballje.

Mjaftuan disa goditje tepër të forta në ije që Brandon Carmack të dorëzohej. Pasi e nisi vrullshëm amerikani mori mësime nga boksieri shqiptar, i cili e fitoi ndeshjen shumë më lehtë se sa pritej. Me këtë triumf Kristjan Prenga e rikonfirmoi veten si nga boksierët më të pamëshirshëm kur vjen puna te ‘nokauti’. Të 19 fitoret në karrierë Prenga i ka me ‘nokaut’.

Triumfi i tij ndezi dhe elektrizoj arenen e boksit Bally’s Atlantic City ku shqiptarët e Amerikës e duartrokiten me krenari të madhe për bashkatdhetarin e tyre. Fitorja e Prengës jo vetëm e rrit rekordin e tij personal, por edhe e forcon pozicionin e tij si një prej emrave më premtues të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Mbetjet pushtuan plazhet e Dubrovnikut, Kroacia planifikon të padisë Shqipërinë

Kroacia po planifikon të padisë Shqipërinë për shkak të mbeturinave që u transferuan para pak ditësh në rrugë detare drejt brigjeve të Dubrovnikut.

Sipas mediave kroate kjo tezë është ngritur në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit bregdetar kroat nga këshilltarja dhe njëkohësisht avokatja Viktorija Kne?evi?.

“Pas një studimi të plotë të situatës, përgjigjja është se teorikisht mundemi, por praktikisht është shumë e vështirë të kemi sukses, gjë që nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga idea nëse asgjë tjetër nuk ndihmon. Pyetja më e rëndësishme tani është se çfarë tjetër mund të bëjmë për të ndaluar përsëritjen e fenomenit të plazheve tona të mbushura me mbeturina“, tha Viktorija Kne?evi?.

Ajo ka theksuar se Konventa e Barcelonës i detyron të gjitha vendet mesdhetare, përfshirë Shqipërinë, të marrin masa që të zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që përfundojnë në det. Kroacia mund të kërkojë po ashtu që Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare në këtë drejtim.

“Shqipëria është në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, gjë që i jep Kroacisë një mjet të fuqishëm për të kërkuar rezultate konkrete dhe të matshme në mbrojtjen e Adriatikut nga mbetjet. Ekziston një projekt kroato-shqiptar me UNDP-në që mund të zgjerohet për të përfshirë grykëderdhjet e lumenjve dhe vendgrumbullimet problematike të mbetjeve“, tha Kne?evi?.

Sipas saj, ajo që del në plazhe përbën vetëm rreth 20% të totalit të mbeturinave, pasi rreth 80% e mbetjeve “shetitëse” fundosen në shtratin e detit.

“Ajo që pamë është vetëm maja e ajsbergut dhe barra e vërtetë mjedisore mbetet nën det, ku ne me sy të lirë nuk mund ta shohim, por ekosistemi ynë, peshkatarët, turizmi dhe shëndeti detar vuajnë pasojat“, shtoi ajo.

Kne?evi? gjithashtu theksoi se modelet e tilla kanë funksionuar tashmë në Detin Baltik, ku shtetet e bashkuara arritën të reduktonin në mënyrë drastike sasinë e mbetjeve në bregdetin e tyre përmes një plani të përbashkët veprimi. Po ashtu, në lumin Rajna, gjashtë shtete kanë zgjidhur ndotjen katastrofike përmes zbatimit sistematik të marrëveshjeve ekzistuese.

“Projekte të UNEP/MAP, kur aktivizohet Plani Rajonal për mbetjet detare, rezultatet janë të matshme. Pra, ne mund ta zgjidhim këtë. Dhe ta bëjmë me përdorimin e mençur të instrumenteve ndërkombëtare që ekzistojnë dhe të cilat kemi të drejtën t’i përdorim. Sepse kjo mbeturinë nuk ka ardhur këtu. Por këtu përfundon. Dhe prandaj duhet të kërkojmë me kokë të ftohtë që sistemi të aktivizohet përfundimisht për të mbrojtur bregdetin dhe qytetarët e Kroacisë,” përfundoi Kne?evi?.

Si përfunduan mbeturinat shqiptare në Dubrovnik?

Rrymat e forta në detin Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash, kryesisht nga Shqipëria, në bregdetin e Dubrovnikut në Kroaci, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale.

Dy nga vendet turistike më të njohura të qytetit, Plazhi i Banjës dhe Qyteti i Vjetër, u përmbytën javën e kaluar nga një sasi e madhe mbeturinash të nxjerra nga deti, raportoi New York Times.

U deshën 2-3 ditë për të pastruar shpejt vijën bregdetare nga plastika, metalet dhe mbetjet mjekësore.

Bazuar në etiketat dhe materialet e gjetura, shumica e mbeturinave janë nga Shqipëria, sipas autoriteteve lokale të cilat organizuan një fushatë pastrimi. Meqenëse Adriatiku është një det i mbyllur, rrymat e tij të parashikueshme ndihmojnë në përcaktimin e rrugës së mbeturinave.

Problemi është i vjetër, raporton gazeta amerikane, e cila thekson se për vite me radhë, erërat jugore në Adriatik kanë nxjerrë ton mbeturina në bregdetin e Dubrovnikut. Vendasit madje kanë parë edhe kafshë të mbytura.

Plastikat në veçanti janë një çështje kritike për qytetin me vetëm 42 000 banorë dhe 4.5 milionë netqëndrime turistike në vit. Në vitin 2020, Dubrovniku madje nënshkroi një angazhim për të zvogëluar mbeturinat plastike.

Ndërkohë, Kroacia thotë se është në dialog të vazhdueshëm me Shqipërinë sepse “ne e dimë nga vijnë mbeturinat”. Ministria e Jashtme madje ka ofruar ndihmë financiare për menaxhimin e mbeturinave në vend. Ne shohim vetëm se çfarë pluskon, por një përqindje shqetësuese e madhe fundoset dhe mbetet në fund, shtojnë autoritetet kroate.

Kush është ‘Kiço’ i Elbasanit që kërkohet për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, zbulohet emri

Zbulohet emri i personit, që policia e Elbasanit dhe familjarët e biznesmenit Mondi Mëhallës, e kërkojnë si të dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së tregtarit të naftës në Elbasan, në datën 30 nëntor 2025.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk bëhet fjalë për një person të huaj, por për një 35-vjeçar nga Elbasani që emrin e ka të ngjashëm me arabët dhe që quhet Oklid El Ouejdi. Në qytetin e Elbasanit ky personazh njihet me nofkën “Kiço” dhe  “Oliver”. Oklid El Ouejdi njihet në qytet dhe si nipi i një personazhi që thirret “Timi” i Elbasanit.

Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, ky person është larguar nga Pika Kufitare e Qafë-Thanës, duke mos arritur të lokalizohet dhe verifikohet nga policia kriminale e Elbasanit.

Qysh prej muajit Janar 2018, Oklid El Ouejdi, ka regjistruar si biznes në Elbasan një pikë Import-Eksport dhe tregtim të automjeteve dhe dhënies me qira. Sipas verifikimeve ky biznes quhet auto “SOLEIL”.

Sipas burimeve “Kiço” është personi që 10 ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës, është dhunuar nga ky i fundit. Dhunimi fizik ka ndodhur në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” dhe sipas burimeve Oklid El Ouejdi, ka qenë i shoqëruar dhe me një person tjetër.

Shkak i konfliktit është bërë një marrëveshje tregtare me vlerë 700 mijë euro. Por në pamundësi për të përmbushur marrëveshjen me Mondi Mëhallën, Oklid El Ouejdi, ka ofruar si zgjidhje dhënien e 4 apartamenteve në Tiranë, të cilët kishin probleme me pronësinë.

Situata është nxehur deri në atë pikë sa biznesmeni Mondi Mëhalla ka ushtruar dhunë fizike ndaj Oklid El Ouejdi. Dhe më pas, 10 ditë më vonë ai dyshohet të ketë organizuar dhe financuar vrasjen e Mondi Mëhallës alias Hyka, që në Elbasan njihet si shok i ngushtë i Kei Piut.

Aktualisht Oklid El Ouejdi, nuk është arritur të lokalizohet dhe shoqërohet në polici për të dhënë shpjegime. Ai ka dalë në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin ka shumë njohje shoqërore mes të cilëve dhe Sheval Muharremin që në Maqedoni njihet si “Bosi i Gërçecit”.

Ndërkohë 8 ditë nga vrasja me 3 plumba e biznesmenit Mondi Mëhalla, aktualisht janë arrestuar dhe ndodhet në burg Nevzat alias Nevi Spaho nga Përrenjasi, i cili dyshohet se ka bërë rolin e shoferit nga zona e Mirakës, ku autori ka djegur makinën tip “Audi” në drejtim të zonës së Përrenjasit.

Në burg ndodhet dhe punonjësi i karburantit Kujtim Pisha se nuk ka telefonuar policinë për ngjarjen si dhe ortaku në biznes i Mondi Mëhallës, Xhino Ago, se nuk kishte ndryshuar pronësinë e makinës tip “Audi”. Ndërsa vijojnë në kërkim laçiani Armando Kola dhe Marselo Arani nga Elbasani.

Emrat e Armando Kolës, Nevzat Spahos dhe Marselo Aranit, kanë dalë nga Naldi Gjini, personi i parë që u shoqërua nga policia si njeriu që kishte përdorur makinën “Audi” disa ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës.

Për shkak se Gjini ka bashkëpunuar, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk e kanë proceduar atë për asnjë vepër penale. Bashkëpunimi i Naldi Gjinit, ka qenë tek procedura për paraqitje për njohje të personave të dyshuar.

Naldi Gjini është përballur në polici me fotografitë e disa personave, ku mes tyre ai ka njohur Armando Kolën, Nevzat Spahon dhe Marselo Aranin, si tre njerëzit që kishin qenë së bashku kur ai i kishte lënë makinën.

Gjini ka vendosur gishtin tregues tek fotot e 3 personave, çka solli që policia kriminale e Elbasanit më pas të nisë kërkimet për gjetjen e tyre.

Marsel Arani është identifikuar edhe nga një kamerë e një garazhi në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, teksa përdorte makinën tip “Audi” që u përdor në vrasjen e Mondi Mëhallës.

Ndërsa pamjet filmike janë të qarta, policia gjatë këtyre ditëve nuk ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Marselo Aranin, i cili është zhdukur duke thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte marrë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Në kërkim vijon të jetë edhe laçiani Armando Kola. Kurse i vetmi person që ka identifikuar përmes fotografive Naldi Gjini dhe që tashmë është arrestuar nga policia, është Nevzat alias Nevi Spaho.

Ngjela: Dy shtete të tjera shqiptare do dalin të pavarura në Ballkan

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se dy shtete të reja shqiptare do të dalin të pavarura në Ballkan, në një koment të shkurtër të bërë në rrjetet sociale.

Ngjela vë në pah “irritimin” e fqinjëve të shqiptarëve, Serbia dhe Greqia, por sipas tij, pavarësisht kësaj as Beogradi dhe as Athina nuk kanë çfarë i bëjnë dy shteteve shqiptare në Ballkan.

Ai thotë se aleanca e Shqipërisë me Uashingtonin do të vijojë dhe se çështja e territoreve shqiptare është në agjendën kryesore të Uashingtonit por edhe të Brukselit.

Komenti i plotë:

Mos e përfillini tradhtinë, ajo tani është krejt e krejt në një pakicë e papërfillshme, që po tallet nga shqiptarët.

Asgjë nuk na bëjnë dot më, as Beogradi e as Athina.

Ne shqiptarët sot në Ballkan jemi superiore dhe kjo po e çmend me vuajtje së brendshmi…edhe Brogradin edhe Athinën.

Shqiptaria është sot një superioritet ballkanik me dy shtete shqiptare me gjashtë milionë shqiptarë.

Atëherë?

Kot vërtiten serbët vërdallë me marrëzinë e tyre, duke shkruar nëpër gazeta të pavërteta prej njerëzish të marrë.

Asgjë nuk na bëjnë dot.

Dhe askush nuk na prek dot, në të dy shtetet shqiptarë.

Po pse janë kaq të acaruar serbët?

Janë acaruar nga e vërteta e shqiptarisë që po del përditë në pahun historik të kohës.

Por i ka mërzitur shumë edhe dalja si shtet i pavarur i Republikës së Kosovës.

Por kot shqetësohen, se shqiptaria me të dy shtetet e saj, ka aleancë të ngushtë me Uashingtonin.

Dhe do vijojë…

Sepse janë dhe dy shtete të tjerë shqiptarë që pritet të dalin si të pavarur në botën shqiptare në Gadishullin tonë ilirik.

Atëhere?

Asgjë, këta kundërshtarë dhe  pushtues territoresh shqiptare në dy shekuj rresht, duhet të reshten dhe në reshtje duhet të qëndrojnë qetë, sepse çështja e shqiptarisë është sot çështja kryesore e Uashingtonit si politikë ametikane, por edhe e Brukselit.

Dhe koha do të ecë drejt shqiptarisë së plotësuar me të gjutha territiret e saja historike, sepse këtë tani e kërkon vetë historia politike e Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Por me ngulm të fshehtë e kërkon ndërkohë edhe Rusia e Serbia,  me përkrahësit e vet të vjetër e të rinj që i ka në Shqipëri, por që tani këtyre nuk ua fishkëllen më njeri.

Kot lodhen sllavët në këtë kohë, se shqiptaria ballkanike është në aleancë amerikane: dhe sot në Kosovë dihet që ka trupa amerikane.

Prandaj koha po ecën drejt shqiptarisë etnikë, e cila pasi të bashkohet si një shqiptari etnike, do të krijojë edhe federatën e saj të shqiptarisë me katër shtete shqiptarë: Shqipëria, Kosova, Çamëria dhe Maqedonia e Veriut

Ia mori j*ten poshtë urës! Ja cfarë kishte bërë shqiptarja për pronarin e saj të furrës, nuk ia doli dot (Foto)

Detaje te reja kane dale nga ngjarja tragjike e ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë disa muaj me pare, ku një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete.

Behe fjale per ngjarjen ku autoritete e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe. Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje, shkruan Insajderi.

Konkretisht, tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë. Gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini.

Ajo është vrarë me armë zjarri nga Arsim Morina, cili më pas vrau veten. Ai është pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët gruaja e vrarë. Dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje familjare përveç faktit se e ndjera ka qenë punëtore në furrën “Diellza”.

Burimet tregojne se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat e mitura.

Sipas, te dhënave në Facebook, e nderja ka lënë gjurmë se ka qenë punëtore e furrës “Diellza”. Ajo kishte shpërndarë sukseset e furrës në vitin 2019.

Pra ajo ishte munduar qe te rriste punen e saj, por nuk ia doli dot. Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.

Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për shkaqe xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës mund ta ketë kryere vrasjen.

“Dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Rrahim Ajeti para gazetarëve.

Oh Zot! Pasi qeni i vr*u djalin, familjes shqiptare i ndodh brenda pak oresh e keqja tjeter e madhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Zakynthos të Greqisë teksa një 2-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua barbarisht nga qeni Pitbull i familjes.

Autoritetet kanë arrestuar babain shqiptar të fëmijës 2-vjeçar dhe mamanë britanike të akuzuar për neglizhencë. Shqiptari ka deklaruar se ishte vajza e vogël e cila e thirri të atin duke bërtitur pasi 2-vjeçari u sulmua nga qeni.

“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur pitbulli që e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Qeni ishte endacak, e kishin hedhur dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe e hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.

Lexo gjithashtu:Falen gjobat dhe kamatëvonesat! Ja kush përfiton

Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta mbajtur në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën.