Burrin nuk e zë gjumi, vjedh arkat e frutave dhe permive të dyqanit

Një biznes i vendosur pranë zonës së Komunës së Parisit ka ngritur shqetësime lidhur me vjedhje të përsëritura që ndodhin në mbrëmje, pas mbylljes së dyqanit. Pronarja e dyqanit tregon se ky nuk është rasti i parë dhe se fenomeni po përsëritet me kalimin e kohës.

Ajo shpjegon se një burrë vjen në mbrëmje dhe merr arkat e frutave dhe perimeve që ndodhen nën tezga, duke kryer një veprim të cilin ajo e cilëson si të ulët dhe të padurueshëm. Ajo shprehet se problemi nuk qëndron te vlera e arkave por te veprimi i ulët dhe i përsëritur që ky qytetar po kryen herë pas here pranë dyqanit të saj.

Denoncuesja apelon për ndërhyrje dhe masa konkrete nga autoritetet për të parandaluar përsëritjen e këtyre veprimeve. Ajo shpreh shqetësimin se ky fenomen nuk ndodh vetëm në biznesin e saj, por duket se është pjesë e një problematike më të gjerë në zonë.

Plas në linjën e Uzinës! Pasagjerët zihen me shoferin, ndalon mjetin në rrugë

Një video e mbërritur pranë redaksisë sonë tregon një situatë të tensionuar në linjën urbane të ish-Uzinës së Autotraktorëve, ku disa pasagjerë janë përplasur verbalish me shoferin e autobusit për shkak të vonesave të përsëritura në këtë linjë.

Në pamjet e siguruara për JOQ Albania shihet qartë se disa udhëtarë të irrituar i kërkojnë llogari shoferit lidhur me vonesat, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për shërbimin. Teksa debati sa vjen e përshkallëzohet, një qytetar i afrohet shoferit për t’i kërkuar sqarime më të detajuara dhe i thotë se nuk do të lëviz nga vendi ku po qëndron.

Në këtë moment, shoferi i kërkon qytetarit të largohet dhe të qëndrojë mënjanë, por ky i fundit refuzon. Për shkak të situatës së krijuar, shoferi vendos të ndalojë mjetin në mes të rrugës dhe refuzon të vijojë lëvizjen, gjë që sjell edhe më shumë acarim tek pasagjerë të tjerë që ndodheshin në autobus.

“Babain polic, nënën mjeke”, i riu shqiptar kapet duke shitur

Një 20-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Martin Makarjadhi, është dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Kurorës në Oksford, pasi u shpall fajtor për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të klasit A dhe B. I riu jetonte në zonën e Milton Keynes dhe mësohet se kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe vitin e kaluar.

Sipas hetimeve, Makarjadhi ishte përfshirë në shpërndarjen e drogës për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh. Në momentin e arrestimit, policia gjeti në rrobat e tij të brendshme 13 qese kokainë me peshë totale 6.3 gramë, me vlerë rreth 640 paund në treg. Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan gjithashtu kanabis, mjete që shërbenin për përgatitjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike, si dhe një shumë prej mbi 1,000 paundësh.

Hetuesit sekuestruan edhe një telefon celular ku u gjetën mesazhe të shumta në WhatsApp, përfshirë adresa dhe kode postare, të cilat tregonin aktivitetin e tij të shpërndarjes.

Prokuroria deklaroi se i riu kishte ardhur në Britani në mënyrë të paligjshme dhe se presioni për të shlyer borxhin e kishte shtyrë drejt aktivitetit kriminal. Në seancë, Makarjadhi ka pranuar se paratë e gjetura përdoreshin nga shitja e drogës.

Gjatë gjykimit, përmendet se 20-vjeçari vjen nga një familje e mirë në Shqipëri, me babanë punonjës policie dhe nënën me profesion mjeke. Avokati i tij mbrojtës tha se klienti ishte detyruar të punonte për grupin që i kishte siguruar dokumentet e udhëtimit dhe se “e kupton plotësisht seriozitetin e veprës”.

Gjyqtari Hassan Khan theksoi se “mosha nuk është justifikim për të shmangur burgun”, duke urdhëruar gjithashtu konfiskimin e drogës, telefonit dhe shumave të parave të sekuestruara.

“Prej 3 muajsh disa gra hedhin mbeturina dhe magji para biznesit tim”

Një qytetare, e cila zotëron një biznes të vogël të thonjve dhe qerpikëve në zonën e Vorrit të Bomit, ka denoncuar pranë JOQ situatën shqetësuese me të cilën përballet prej më shumë se tre muajsh. Sipas saj, persona të ndryshëm hedhin mbeturina para derës së sallonit, lënë qese me plehra dhe madje magji, duke krijuar një ambient të papërshtatshëm dhe duke dëmtuar biznesin e saj.

Ajo shprehet e indinjuar nga sjellja e rivalëve të zonës, të cilët sipas saj e sulmojnë pa asnjë arsye. Qytetarja ka dërguar edhe video nga kamerat e sigurisë, ku shihen qartë disa gra teksa hedhin mbeturina para biznesit të saj. Sipas saj, problemi është përsëritur në mënyrë të vazhdueshme dhe kërkon publikimin e rastit me shpresën që autorët të reflektojnë.

“Pëshëndetje JOQ. Jam një vajzë që kam një biznes të vogël,merrem me thonjtë dhe qerpikët dhe kam marrë me qira një dyqan në zonën e Vorrit të Bomit. Prej më shumë se 3 muajsh, njerëz rreth e rrotull sallonit hedhin mbeturina te dera, lënë qese me plehra, hedhin magjira. Nuk arrij ta kuptoj çfarë niveli të ulët dhe çfarë paturpësie kanë këta rivalë në këtë zonë, që nuk dinë të shohin punën e tyre por përpiqen të të bien në qafë pa iu bërë asgjë. Kam shumë video të tilla të ruajtura në telefon dhe dërgojnë persona të ndryshëm vetëm për të mos mbajtur përgjegjësi për ato që bëjnë. Shpresoj të reflektojnë, përndryshe do të procedoj me denoncime dhe do të mbajnë përgjegjësi një për një. Ju lutem, publikojeni pasi është bërë shumë herë e përsëritur”, shkruan qytetarja për JOQ duke dërguar edhe videot nga kamerat e sigurisë.

VIDEO

“Kryetari i Bashkisë Berat ofendon myslimanët, hoqi minaren nga piktura që i dhuroi ambasadorit italian”

Një denoncim i bërë publik në rrjetet sociale ka hapur debat lidhur me një veprim të paprecedentë të kryetarit të Bashkisë Berat, Ervin Ceca. Sipas postimit të publikuar në rrjet, kreu i bashkisë akuzohet se ka dhuruar një pikturë të lagjes historike Mangalem, ku, sipas denoncuesve, mungon minarja e Xhamisë së Beqarëve, ndërkohë që në vend të saj është paraqitur një kryq, i cili në realitet nuk ndodhet në atë pozicion.

Në postim thuhet se objekti i artit iu dhurua ambasadorit italian gjatë një vizite zyrtare në bashki dhe se ndryshimet e pretenduara përbëjnë “manipulim vizual” të elementeve fetare në lagjen muzeale. Sipas denoncimit, minarja, e cila konsiderohet pjesë e rëndësishme e trashëgimisë dhe historisë së Beratit, është një prej atyre që nuk u prekën as gjatë regjimit komunist, ndërsa kryqi i vendosur në pikturë nuk ekziston realisht në atë vend.

Postimi ngre shqetësimin se ky veprim mund të interpretohet si diskriminim fetar ose islamofobi, duke theksuar se simboli i një feje është hequr, ndërsa një simbol i një feje tjetër është shtuar. Denoncuesit pohojnë se, sipas tyre, një paraqitje e tillë zyrtare “i jep një mesazh të gabuar mbi identitetin historik të qytetit”.

Deri në këto momente, bashkia nuk ka reaguar për të sqaruar situatën apo për të komentuar pretendimet e bëra publike. Fotografia e objektit të artit, e bashkëngjitur në denoncim, ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Ngjarja vjen në një kohë kur debati për trajtimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare në qytetet historike të vendit është bërë i ndjeshëm, sidomos për mënyrën se si institucionet vendore përfaqësojnë simbolet tradicionale në materiale zyrtare.

Shqiptari takohet me nënën pas 7 vitesh në emigrim

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka prekur zemrat e mijëra shqiptarëve. Pamjet tregojnë momentin e shumëpritur kur një i ri, pas 7 vitesh emigrim, rikthehet në Shqipëri dhe përqafon nënën e tij.

Në video shihet nëna që mbetet e shtangur për disa sekonda nga surpriza, përpara se t’i hapë krahët të birit dhe ta mbajë gjatë në përqafim. Komentet në rrjet janë mbushur me urime, emocione dhe histori të ngjashme ndarjeje nga familjarët për shkak të emigrimit.

Ky moment i thjeshtë, por i fuqishëm, ka rikujtuar realitetin e mijëra familjeve shqiptare që jetojnë larg njëri-tjetrit, shpesh për vite të tëra, duke pritur ditën kur mund të ribashkohen.

Videoja ka marrë mijëra reagime brenda pak orësh dhe vazhdon të shpërndahet në të gjitha platformat sociale.

VIDEO

E fundit! Hallet nuk i ndalen Rezart Taçit, cfare iu zbulua ‘miliarderit’ te Naftes, dhe ku po e ‘shijon’ jeten

Një i pandehur jo i zakonshëm u dënua të martën në Gjenevë nga Gjykata Korrekcionale.

Në moshën 54-vjeçare, Rezart Taçi akuzohej për një sërë mashtrimesh financiare përmes aktiviteteve të tij në fushën e naftës të zhvilluara në Shqipëri, të cilat kishin edhe degëzime të rëndësishme në Zvicër. Sipas aktakuzës, mashtrim nëpërmjet një sistemi “veçanërisht dinak”, falsifikim dokumentesh dhe abuzim me besimin përbëjnë bërthamën e rëndë të shkeljeve që i atribuohen atij.

Mes viktimave përmendet edhe gjiganti botëror i certifikimeve SGS, që kohët e fundit ka zhvendosur selinë nga Gjeneva në Zoug.

Duke qenë subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar në Shqipëri, ai është në arrati dhe për këtë arsye u përjashtua nga paraqitja përpara drejtësisë.

Në Shqipëri, ai ndiqet penalisht prej të paktën katër vitesh për dyshime mbi pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar, për shkak të marrëdhënieve të supozuara me mafien siçiliane.

“Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara”, beson kryetarja e trupit gjykues, Alessandra Armati.

“Jo, kundërshton avokati i tij, Me Pascal Maurer. Nuk mund t’ju them ku ndodhet, por kam folur me të. Ai e ka lexuar aktakuzën dhe i pranon faktet.”

Një “situatë përjashtimore”

Rrallë ndodh që një biznesmen të gjykohet në mungesë në kuadër të një procedure të thjeshtuar, një marrëveshje për pranimin e fajësisë midis prokurorit dhe të pandehurit, e vlefshme vetëm nëse ekzistojnë dokumente të shkruara që konfirmojnë rrëfimin e fajësisë, dhe më pas duhej thjesht validimi nga gjykata në një seancë të shkurtër, jo më shumë se 15 minuta.

Në parim, prania e të pandehurit është e domosdoshme, por kjo “situatë e veçantë” e justifikon fleksibilitetin, sipas prokurorit Frédéric Hensler.

Palë paditëse, SGS, përfaqësuar nga avokatja Clara Poglia, ishte dakord me këtë.

Pikërisht kjo situatë shpjegon edhe pse dënimi, që gjykatësja e përshkroi si “në kufijtë e ashpërsisë”, u konfirmua: 30 muaj burgim, prej të cilëve 24 me kusht, duke marrë parasysh edhe paraburgimin në Zyrih dymbëdhjetë vjet më parë.

Për më tepër, Rezart Taçi u urdhërua të dëmshpërblejë SGS me 8.8 milionë dollarë (nga të cilët vetëm 5% janë likuidë), si dhe të paguajë shpenzimet gjyqësore. Ky fleksibilitet u zbatua sepse të gjitha palët, përfshirë Prokurorinë, kishin interes ta mbyllnin këtë çështje të vjetër, tre prokurorë ishin marrë me të, që pasqyron një pjesë të historisë së financave në Gjenevë.

Nga kulmi në rënie

Rezart Taçi, që sipas shtypit shqiptar kishte arritur të gjeneronte deri në 1.5 miliardë dollarë në kulmin e tij, nisi karrierën në naftë në fund të viteve 1990. Ai themeloi kompaninë Taçi Oil. Në atë kohë, “Naftëtari”, siç e quanin, “doli nga hiçi”, sipas një diplomati.

Në vitin 2009 përfitoi nga një tender publik fitimprurës gjatë privatizimit të grupit AMRO, që përfshinte rrjetin e karburanteve, një rafineri dhe hapësira magazinimi në portin e Durrësit. Siç pritej, ai krijoi një shoqëri tregtare në Gjenevë dhe mori kredi nga bankat më prestigjioze, gjashtë prej tyre përmenden në aktakuzë.

Një vit më herët, Reporterët pa Kufij kishin denoncuar rrahjen e një gazetari që investigonte mbi të. Dy rojet e tij u dënuan, por ai vetë shpëtoi duke deklaruar në gjykatë kundërshtinë e tij ndaj çdo forme dhune.

Në biznes, ai bashkëpunoi me kompani të mëdha tregtare, përfshirë edhe gjigantin Trafigura, me seli gjithashtu në Gjenevë. Në këtë kuadër, i takonte SGS të verifikonte rrjedhën dhe sasinë e produkteve të naftës sipas kontratave dhe deklarimeve të palëve. Këtu hyn në lojë sistemi “veçanërisht dinak” i Taçit: duke manipuluar matjet dhe duke instaluar valvula të fshehura në cisternat, ai arrinte të shkarkonte karburantin pa thyer vulat, duke përfituar mijëra tonë naftë apo gaz në kurriz të SGS dhe partnerëve. Ai furnizonte gjithashtu dokumente të falsifikuara.

Shpërthimi i skandalit

Afera shpërtheu në vitin 2013, kur “miq” të Taçit, të mbuluar nga borxhet, iu drejtuan SGS për një marrëveshje. Fillimisht kompania paditi, por më pas u detyrua nga një gjykatë arbitrazhi të rimbursonte klientët e saj, përfshirë Trafigura-n, me mbi 31 milionë dollarë, përpara se këtë vit të arrihej një zgjidhje përfundimtare financiare.

Para rënies së tij, Taçi kishte blerë për një kohë të shkurtër edhe klubin e futbollit të Parmës, në Itali. Ai shoqërohej me “modelin” e tij, Silvio Berlusconi, dhe kishte udhëtuar me avion privat me Tony Blair.

Përktheu Alfapress.al nga Le Temps

A do t’ia marrin partinë Berishës? Alimehmeti e thotë hapur: Kjo është një L*FTË! KEMI VENDOSUR TA

Ish-kandidati i PD-së për deputet Ilir Alihmehmeti ka deklaruar se aksioni i tij, Ervin Salianjit dhe disa figurave rjera të PD-së, nuk bëhet për të hequr Sali Berishën, por përpjekje për bashkim.

I ftuar në një emision televiziv, Alimehmeti ka deklaruar se “foltorja” e tyre bëhet për të pasur një PD më të fortë.

Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. Vetëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftnë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit”, tha Alimehmeti në TPZ.

Po ashtu, demokrati tha se shumë figura kryesore të PD duhet të rifreskohen.  Ai tha se Partia Demokratike duhet të forcohet përmes figurave, hapjes, rithemelimit.

Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar”, tha më tej ai.

E bujshme! Izreali u lejua të marrë pjesë në Eurovizion! Nuk do e besoni cilat janë shtetet që vendosen të mos marrin pjesë

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia kanë njoftuar bojkotimin e Festivalit të Këngës Eurovision 2026, pasi Izraeli u lejua të marrë pjesë pavarësisht thirrjeve të shumë vendeve për ta përjashtuar atë për shkak të luftës në Gaza dhe akuzave për manipulim të votimit.

Thirrjet për përjashtimin e Izraelit u udhëhoqën nga transmetuesi spanjoll RTVE, i cili kërkoi një votim të fshehtë gjatë takimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) në Gjenevë. Kërkesa u refuzua, duke thelluar, sipas RTVE, mosbesimin ndaj organizimit të festivalit.

RTÉ e Irlandës tha se pjesëmarrja në konkurs është “e paarsyeshme” përballë numrit të madh të viktimave në Gaza dhe krizës humanitare që vazhdon. Transmetuesit e Holandës dhe Sllovenisë deklaruan po ashtu se pjesëmarrja bie ndesh me vlerat e tyre publike dhe standardet etike.

Gjatë takimit, rreth 50 transmetues, përfshirë BBC-në, u ftuan të mbështesnin rregulla të reja për ndalimin e fushatave të organizuara të votimit, pas akuzave ndaj Izraelit për mbështetje të padrejtë të përfaqësueses së tij. Miratimi i këtyre rregullave lidhej me heqjen e mundësisë për të votuar mbi praninë e Izraelit në konkurs.

Presidenti izraelit Isaac Herzog përshëndeti vendimin e EBU-së, duke e quajtur “një gjest solidariteti dhe bashkëpunimi” dhe theksoi se Izraeli “meriton të përfaqësohet në çdo skenë në botë”.

Top Channel

N*mi me GJOBA 100 mijë lekë/ Kamerat e policisë në Tiranë po kapin shoferët që … (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka vendosur më shumë se 163 gjoba për shoferët të cilët nuk respektojnë radhën e lëvizjes, gjatë orareve të fluksit në kryeqytet, kryesisht në zonën e Unazës së Madhe.

Fokusi i 48 orëve të fundit ka qenë pikërisht mosrespektimi i radhës së lëvizjes (kryesisht daljes) në Unazë së Madhe, por nuk ka munguar as monitorimi për shkelje të tjera, si tejkalim i shpejtësisë, parakalim i gabuar, përdorim i celularit, etj.

Si rezultat i monitorimit në kohë reale, me shërbime të shtuara dhe me mjete bashkëkohore, gjatë 2 ditëve, janë vënë:

-163 masa administrative, për drejtuesit që duke mos respektuar radhën e lëvizjes, krijuan kaos në trafik dhe kryen/nxitën manovra të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore apelon për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit, respektim të radhës dhe shmangie të çdo manovre të rrezikshme. Siguria rrugore kërkon kontributin dhe përgjegjshmërinë e të gjithëve.

VIDEO