FOTOLAJM/ Policia belge arrestoi rektoren Federica Mogherinin, bie faqja e Kolegjit të Europës në Tiranë!

Rektorja e Kolegjit të Europës Federica Mogherini është vënë në pranga ditën e sotme me 2 zyrtarë të tjerë për mashtrim.

Mbi ta rëndojnë akuzat për keqpërdorimin e fondeve të BE-së në lidhje me një tender për një program trajnimi nëntëmujor për 50 diplomatë të rinj. 

Ndërkohë që vitin e kaluar Kolegji i Europës hapi dhe kampusin e saj në Tiranë. 

FOTOLAJM/ Policia belge arrestoi rektoren Federica Mogherinin, bie faqja e

Kryeministri Edi RAMA/ Federica Mogherini në zonën ku po ndërtohet Kolegji Europian i Tiranës!

Pas disa kërkimesh në faqen zyrtarë të kampusit në Tiranë, ku siç shihet dhe nga fotot e mësipërme, faqja është e padisponueshme.

Në webin e Kolegjit të Europës, mund të futesh vetëm në ballinën e saj, por në asnjë nga nënkategoritë e saj.

Publikohen pamje të vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Ky është momenti i ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e së dielës, përpara karburantit të tij, në lagjen Emin Matraxhiu, të qytetit të Elbasanit.

Kjo foto e publikuar është bërë pikërisht në momentin kur autori i krimit e qëllon 43-vjeçarin.

Ai është me kapuç në kokë, me armën drejtuar nga makina tip Range Rover e biznesmenit, ndaj të cilit qëllon 6 herë. 2 plumba e kapin në kokë, ndërsa të tjerët përfundojnë në trupin e 43-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pak metra më tutje gjendet makina tip Audi me portobagazh, me të cilën ai kishte mbërritur në vendin e ngjarjes dhe u largua pas krimit, fare i vetëm. Deri tani, policia nuk ka mundur ta identifikojë.

Publikohen pamje të vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Makina që u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit, ishte marrë në Tiranë një ditë përpara vrasjes.

Ekziston edhe një video e omentit kur mjeti nxirret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e 21 Dhjetorit. Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende.

Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale.

Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Çfarë po i nxit protestat më të mëdha në dekada në Bullgari?

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Sofjes dhe qyteteve të tjera bullgare mbrëmjen e 1 dhjetorit për t’iu bashkuar protestave kundër planeve buxhetore të koalicionit qeverisës, duke e detyruar Qeverinë të hiqte dorë nga to mëngjesin pasues.

Por, turma gjithashtu brohoriste “dorëheqje”, për shkak të zemërimit të madh për korrupsionin dhe problemet ekonomike.

Sheshi i Pavarësisë u mbush me njerëz në demonstratat më të mëdha që nga vitet e ’90-ta.

Partitë opozitare u mblodhën më 2 dhjetor për të biseduar për hapat e ardhshëm, mes thashethemeve nëse edhe ato do të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“E gjithë kjo gjendje me plehrat që kanë qenë në pushtet për 30 vjet, ose më shumë, thjesht duhet të mbarojë. Ne jemi njerëzit që duhet ta ndryshojmë këtë”, tha Aleksandar Karatov, një protestues në Sofje.

Pse tani?

Përqendrimi i menjëhershëm i protestave ishte për shkak të një projektbuxheti që parashihte rritjen e kontributeve individuale për pensionet dhe programet e sigurimeve shoqërore. Demonstratat u thirrën nga parti të opozitës që nuk gëzojnë mbështetje të lartë publike.

Por, këto ndryshime në buxhet – të kombinuara me rritjet e pagave për punonjës shtetërorë, sikurse për forcat e rendit – duket se e nxitën shpërthimin e zemërimit të akumuluar prej kohësh për korrupsionin dhe shpërdorimin e fondeve publike.

Karatov i tha Shërbimit bullgar të REL-it se pagesat e tij për sigurimet shoqërore dhe taksat nuk po menaxhohen me transparencë.

“Si punëtor, unë tashmë po plaçkitem. Rregullisht. Dhe, ata duan të vjedhin edhe më shumë. Nuk dua kurrsesi t’i lejoj ta bëjnë këtë”, shtoi ai.

Qëndrimeve të tij u bënin jehonë shumë të tjerë, pasi protestuesit brohorisnin “Qeveria është mafi”.

Organizata ndërkombëtare, Transparency International e rendit Bullgarinë si vendin e dytë më të korruptuar në Bashkimin Evropian, pas Hungarisë.

Bullgaria është gjithashtu vendi më i varfër i BE-së, sipas Zyrës së bllokut evropian për Statistika.

Ajo është edhe ndër anëtarët më të paqëndrueshëm politikisht të bllokut.

Bullgarët kanë shkuar në zgjedhje shtatë herë që nga viti 2021 për të zgjedhur një Parlament që është paralizuar nga një sërë koalicionesh të paqëndrueshme të udhëhequra nga parti të ndryshme qendrore dhe të djathta.

Një protestuese tjetër, Karolina Koleva, i tha REL-it se do të pranonte taksa më të larta për t’i financuar “pensionistët, nënat, mësuesit… kujdesin shëndetësor”, por “këto para do të zhduken sërish në bonuse për njerëz të ndryshëm”.

A rrezikohet qeveria?

Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që propozimet buxhetore të Qeverisë përballen me protesta. Fillimisht ajo njoftoi se do t’i “rishikonte” planet pas protestave më 28 nëntor. Tani ka thënë se do t’i hartojë ato nga fillimi.

Përmasa e demonstratave të 1 dhjetorit i befasoi të gjithë. Në mënyrë të pazakontë, ato nuk ndodhën vetëm në Sofje. Turma u mblodhën në shumë qytete dhe fshatra në gjithë Bullgarinë.

Disa çështje duket se kontribuuan në këtë. Disa njerëz ishin të zemëruar për vendimin e Bullgarisë për ta zbatuar monedhën euro nga 1 janari.

Gjithashtu u vu re pakënaqësia e dukshme ndaj disa politikanëve specifikë, si Bojko Borisov, i cili ka qenë tri herë kryeministër për gjithsej nëntë vjet mes 2009-2021, dhe Deljan Peevski, ligjvënës dhe oligark i sanksionuar për korrupsion nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Asnjëri prej tyre nuk mban aktualisht post qeveritar, por ata janë udhëheqës të dy partive që përbëjnë koalicionin qeverisës.

Protestuesi Stoycho Stoychev i tha REL-it se të dy burrat janë “simbol i shtetit të kapur”.

Ai tha se kishte ardhur në Sheshin e Pavarësisë për shkak të “zemërimit” të 15 vjetëve të fundit.

Ky ishte një tjetër faktor që i nxiti njerëzit të dalin në rrugë: fakti që politikanë si Borisov kanë qenë në qendër të pushtetit për dekada.

Një tjetër element që e shtoi vrullin e protestave ishte mbështetja për kryetarin e Bashkisë së Varnës, Blagomir Kotsev, i sapoliruar pasi kishte kaluar muaj në paraburgim për akuza korrupsioni që mbështetësit e tij i quanin të motivuara politikisht.

“Demokracia është korruptuar dhe ne duhet ta rikthejmë”, u tha Kotsev protestuesve në Varna.

Demonstruesit në Sofje, duke ndjekur fjalimin e tij në ekrane gjigante, brohoritën “Fitore”.

Borisov, Peevski apo kryeministri Rosen Zhelyazkov nuk kanë komentuar asgjë deri më tani.

IMbrëmjen e 1 dhjetorit, pati disa përplasje midis policisë dhe protestuesve. Autoritetet bullgare raportuan për 10 persona të ndaluar. Por, në përgjithësi, në të gjithë vendin, tubimet ishin paqësore/ REL

Portieri shkon të shuajë sherrin në zonë, Boateng shënon me portë bosh, goli më absurd i vitit ndodh në Turqi (VIDEO)

Finale surreale në Gaziantep–Eyupspor, ndeshje e Super Ligës. Me miqtë në avantazh 2-0 falë golit të sapo shënuar nga Halil Akbunar, vendasit ngushtojnë diferencën në mënyrë rokamboleske: Emmanuel Boateng shënon 2-1 duke gjetur portën plotësisht të braktisur.

Kaosi nis nga një top i humbur nga Drissa Camara, i cili nga toka pengon Robin Yalcin, duke provokuar menjëherë një sherr. Ndërsa Eyupspor niset në kundërsulm, Boateng rikuperon topin në mënyrë shumë agresive dhe hidhet drejt portës… ku megjithatë nuk ka askënd: Marcos Felipe, portieri kundërshtar, kishte dalë për të përpjekur të ndante lojtarët e përfshirë në përleshje.

As arbitri dhe as lojtarët miq nuk e ndërpresin aksionin, kështu që Boateng arrin i pashqetësuar te goditja dhe shënon. Gol i vlefshëm, protesta të furishme dhe finale ndeshjeje në kufijtë e absurdit.

Sherr dhe një gol që do të diskutohet: Skena surreale në Turqi

Super Liga turke dhuron një finale që është e pabesueshme. Në sfidën mes Gaziantep dhe Eyupspor, e mbyllur me rezultatin 2-1 për miqtë, goli që rihapi përkohësisht ndeshjen është i destinuar të diskutohet gjatë. Atë e realizon Emmanuel Boateng, i futur në pjesën e dytë, i cili përfiton nga një portë tërësisht e braktisur nga portieri kundërshtar.

E gjithë kjo lind pak çaste pas dyfishimit të Eyupspor të firmosur nga Halil Akbunar. Drissa Camara humbet topin në gjysmën fushës ofensive dhe, duke rënë, pengon Robin Yalcin. Në një çast shpërthen një përleshje e ndezur: shtyhen dhe përplasen disa lojtarë. Marcos Felipe, portieri i miqve, braktis zonën e tij për të vrapuar drejt pikës së incidentit, në përpjekje për të ndarë shokët e skuadrës dhe për të qetësuar nervat.

Por ndërsa kaosi përhapet, aksioni nuk ndërpritet. Arbitri lë lojën të vazhdojë dhe topi mbetet i luajtshëm. Boateng, pasi rimerr kontrollin e sferës me një ndërhyrje në kufi, nis vrapimin i vetëm drejt portës… plotësisht të zbrazët. Asnjë mbrojtës nuk arrin ta ndalë dhe, pa asnjë kundërshtim, e shtyn topin në rrjetë për 2-1, një gol po aq surreal sa edhe i rregullt, të paktën sipas arbitrit që e vlerëson menjëherë si të vlefshëm.

Gaziantep gjen kështu një gol të papritur, ndërsa Eyupspor proteston me ashpërsi për mosndalimin e lojës. Mes mosbesimit dhe tensionit, ndeshja rifillon vetëm pas disa minutash. Rezultati final gjithsesi favorizon miqtë, por imazhi i portierit larg portës ndërsa kundërshtari shënon do të mbetet ndër më të jashtëzakonshmet e sezonit turk.

Cristiano Ronaldo sfidon teknologjinë, mposht portierin robot të krijuar nga një ish-inxhinier i NASA-s (VIDEO)

Cristiano Ronaldo sfidoi te penalltitë portierin robot që lëviz me inteligjencë artificiale.

Si përfundoi?

CR7 arriti të shënojë, por iu desh të provonte disa herë para se të gjente trajektoren dhe këndin e duhur për të mposhtur atë siluetë që mbulon të gjithë lartësinë e portës dhe që ka mjaft “intuitë” sa të analizojë goditjet, duke koduar drejtimin dhe shpejtësinë e topit falë disa sensorëve të vendosur në anët e portës.

Kush e ka shpikur një makineri të tillë?

Mark Rober është një ish-inxhinier amerikan i NASA-s, i cili ka ndërtuar automatin kundër të cilit u vu në provë pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Sfida e penalltive mes CR7 dhe portierit robot

Dueli mes njeriut dhe makinerisë u zhvillua gjatë pauzës së kampionateve për ndeshjet e kombëtareve. E gjithë struktura u ngrit brenda qendrës sportive ku qëndronte Portugalia. Për të parë garën speciale ishin të pranishëm shumë shokë të skuadrës së CR7, mes të cilëve juventini Conceiçao apo ish-lojtari bardhezi Renato Veiga. Pas disa goditjeve të ngrohjes, shpjegimit të YouTuber-it mbi funksionimin e pajisjes (me një provë që i la të gjithë gojëhapur) dhe disa batutave (“është më i mirë se disa portierë të tjerë që njoh…”, tha Ronaldo), dueli filloi.

Cristiano Ronaldo fiton, por iu desh të nxirrte një “truk”

Futbollistit të Al-Nassr iu desh të përpiqej shumë përpara se të dilte fitues. Ai provoi disa zgjidhje: duke gjuajtur me forcë, me saktësi, duke ndryshuar këndin ose madje edhe duke zgjedhur zgjidhjen “qendrore”, e cila shpesh i mashtron portierët e vërtetë, duke i spostuar. Por ai nuk ishte prej mishi e kocke. Dorëzimi, megjithatë, nuk është një folje që ekziston në fjalorin e Cristiano Ronaldos, i cili gjithmonë pëlqen të shtyjë përtej kufijve të karrierës së tij. Në fund të fundit, ai vetë ka thënë: “Nuk jam unë që i ndjek rekordet, por rekordet më ndjekin mua”. Dhe kështu ndodhi edhe kundër portierit robotik.

CR7 nuk u demoralizua dhe përdori zgjuarsinë e tij, i ndihmuar edhe nga pak fat. Për ta bërë të pavlefshme shkathtësinë e portierit “artificial”, ai përdori të gjithë teknikën e tij, duke shpikur një truk që i vjen nga vite e vite përvojë.

Si?

Duke lëshuar një goditje të mbushur me efekt, që u vendos atje ku as makina nuk mund të arrijë. Në atë hapësirë të vetme të lirë që vetëm saktësia milimetrike mund ta kapë. Dhe kështu ndodhi. Trajektorja me efekt e mposhti gardianin, por për shumë pak.

Vuçiç ‘sfidon’ SHBA, do lejojë transaksione për firmën ruse të naftës NIS pavarësisht sanksioneve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se qeveria do të lejojë pagesat dhe transaksionet për kompaninë e naftës ruse NIS, e sanksionuar nga SHBA-të, deri në fund të javës, pavarësisht rrezikut të sanksioneve dytësore.

Masa e përkohshme synon të ndihmojë NIS të paguajë punëtorët dhe të kryejë transaksione të tjera pasi Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione ndaj NIS në tetor. Këto ishin pjesë e sanksioneve më të gjera kundër industrisë energjetike të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, pas një serie përjashtimesh që nga janari.

NIS tha se filloi mbylljen e rafinerisë së saj, e vetmja e Serbisë, për shkak të mungesës së naftës bruto dhe sanksioneve të SHBA-së.

“Aktivitetet … gjatë procedurës së mbylljes janë të organizuara në një mënyrë të tillë që të lejojnë rifillimin e objekteve të rafinerisë sapo … të merret një informacion në lidhje me disponueshmërinë e naftës bruto”, tha ajo.

Javën e kaluar rafineria NIS në Pançevo, pranë kryeqytetit Beograd, përfundoi prodhimin dhe hyri në të ashtuquajturën modalitet joaktiv që i paraprin një mbylljeje.

Gazprom Neft dhe Gazprom i Rusisë, të cilët zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS, duhet të heqin dorë nga pronësia e tyre në kompani, e cila është nën sanksione të SHBA-së për shkak të pronësisë së saj ruse.

Serbia rrezikon sanksione dytësore nëse bankat e saj, përfshirë bankën qendrore, mbajnë pagesa me NIS, por Vuçiç tha se këto pagesa do të vazhdojnë deri të hënën.

“Ne kemi rënë dakord, me rrezikun e Serbisë, të sigurojmë transaksionet e pagesave me NIS deri në fund të javës… për të lejuar NIS të paguajë punëtorët, të bëjë pagesat e duhura”, tha ai pas takimit me zyrtarët e energjisë.

Mbyllja e rafinerisë, e cila ka një kapacitet vjetor prej 4.8 milion ton, do të ndikojë në ekonominë e vendit pasi NIS, e cila punëson rreth 14,000 njerëz, kontribuon rreth 5% të PBB-së së Serbisë dhe rreth 10% të të ardhurave buxhetore.

Serbia ka rezerva të mjaftueshme afatshkurtra dhe aktualisht importon shumicën e nevojave të saj nga Hungaria fqinje.

Vuçiç paralajmëroi se logjistika, përfshirë shpërndarjen e karburantit në stacionet e karburantit në të gjithë vendin, do të jetë e tendosur për shkak të kapaciteteve të kufizuara të magazinimit dhe shkarkimit. /Reuters

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, del VIDEOJA kur njëri prej të dyshuarve merr makinën e krimit

VoxNews ka siguruar pamjet e automjetit të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.

Makina tip ‘Audi’ merret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e 21 Dhjetorit.

Makina u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit, ishte marrë në Tiranë një ditë përpara vrasjes.



Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende.

Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale.

Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Gazetari: PS të nis urgjentisht gjetjen e një Kryeministri tjetër! SPAK po i afrohet Ramës dhe nuk ka zgjidhje tjetër! Do kemi qeveri teknike?

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në një studio televizive, ka folur në lidhje me hetimin ndaj Belinda Ballukut dhe dosjet e tenderave që janë dhënë.

Gjatë bisedës, Çollaku u shpreh se, hetimet pritet të shkojnë deri tek Edi Rama, ndërsa u shpreh se, socialistët duhet që të mendojnë për një kryeministër tjetër dhe një qeveri teknike.

Sipas gazetarit, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të kërkesës së kryeministrit, atëherë Gjykata e Posaçme do të vendosë arrest me burg për Belinda Ballukun.

‘Shikoni, nga të dhënat e deritanishme theksohet që kryeministri nuk ka biseduar vetëm me zonjën Balluku, por dhe me drejtorët të cilët janë pjesë e këtij ekipi dhe ajo çfarë mungon, unë them ende, po jam i bindur që do vijmë tek ai moment ku struktura e posaçme, është hera e parë që po hetohet në fakt pa ndërprerje një tender dhe një punë e madhe e plaçkitur, e vjedhur.

Një, janë shumë të tilla, që shkojnë tek kryeministri. Nuk po hetojmë për gardëroba më, nuk po hetojmë për këpucë, nuk po hetojmë për bankete dhe për tapete. Dhe jam i bindur që do të vijmë tek akuza e organizatës kriminale.

Do të shkohet te kjo akuzë dhe në krye të kësaj organizate kriminale nuk mund të jetë zëvendësi, është eprori i zëvendësit. Ta shndërrosh Shqipërinë në një fuqi narkotike siç është bërë tani, dhe të vish akoma të lexosh përralla nëpër Evropë, ky i pandehur do të jetë modeli dhe shembulli për t’u dhënë leksione kujtdo pretenduesi tjetër që t’i ngjajë, që të merret i pandehur edhe në detyrë, ose të largohet diku tjetër nga detyra.

Socialistët do të mendojnë për një kryeministër tjetër në një qeveri teknike.

Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do shkojë sipas oreksit të stomakut të kryeministrit të vendit, por nëse ndodh, të jemi të bindur se struktura e posaçme do kërkojë arrest me burg për ministren Balluku dhe kërkesë për heqje të imunitetit të saj. Edhe nëse Gjykata shprehet pro asaj kërkese, këto masa janë drejt asaj rruge.

Kryeministri këtë është duke bërë, duke u përpjekur të krijojë vetëmbrojtje, të krijojë mbrojtjen e vetvetes, nuk do të mbrojë Ballukun. Ndonëse ata kanë në materialet e shkëmbyera dhe favore dhe ndere dhe porosi të kryera ndaj njëri-tjetrit, kanë materiale dhe lëndë penale të shumta dhe të pafundme, e cila është e grumbulluar nga struktura e posaçme.

Çdo lloj telefoni sado që të përpiqet ta fshehë, ta pastrojë, ta sistemojë, të gjithë materialet, të gjithë lëndën. Unë nuk po them për telefonat që ata kanë zyrtarisht, do flas dhe për telefonat e tjera që ata sot mendojnë se struktura nuk i di, por partnerët dhe Prokuroria e Posaçme i ka nëpër duar dhe komunikimet e tyre të koduara të mëparshme, kushdo qofshin këta, ministra apo në adresë të kryeministrit.

Ky material është tek porta e tyre dhe ata mund të jenë duke negociuar se si do të sillen. Por që do të jenë të pandehur, këtë nuk e kanë në dorë më as Rama, as Balluku.

Gjykata Kushtetuese ka në dorë ta ndihmojë strukturën e posaçme duke vendosur edhe rastin ku ankesat e tjera të mos mbërrijnë tek ajo’, tha ndër të tjera gazetari Basir Çollaku.

“3 vite pa e parë djalin! Fjalët që i tha në derë ia ngrinë gjakun Endri Priftit – rrëfimi që s’e dinte askush!”

Këngëtari i njohur shqiptar, Endri Prifti ka dhënë një rrëfim të fortë emocional mbi raportin me fëmijët dhe pengjet personale të jetës, gjatë një interviste televizive që preku publikun.

I ftuar sot në emisionin ‘Goca dhe Gra’ në Top Channel, këngëtari tregoi me zë të dridhur momentin e ribashkimit me djalin e tij të vogël, pas tre vitesh të vështira largësie. Ai shpjegoi se e takoi të birin vetëm katër muaj më parë, pas një mungese të gjatë që e kishte lënë me një boshllëk të madh shpirtëror.

“Kam dy djem. Djalin e vogël e takova para katër muajsh, pas tre vitesh pa e parë. Më erdhi, më tha vetëm një fjali – ‘babi, më ka marrë malli’ – dhe mua më iku truri fare. M’u duk sikur më ra qielli mbi kokë, nga gëzimi dhe dhimbja bashkë. Nuk ka gjë më të bukur në jetë se të jesh pranë fëmijëve. Kur nuk e shikoja djalin, më dukej vetja bosh, e paplotë. Nga malli dhe mungesa, edhe abuzonim një çikë… por jeta ma mësoi mësimin. Tani them: mjafton një gotë raki, se një gotë ngordh mikrobet,” tha ai, duke sjellë edhe një element humori mes lotëve, që është tipik i karakterit të tij të hapur dhe popullor.

Rrëfimi i këngëtarit nxori në pah edhe sfidat e prindërimit në distancë, një temë që prek qindra familje shqiptare që jetojnë mes Shqipërisë dhe emigrimit. Endri nënvizoi se momentet e ndarjes me të birin kishin ardhur për shkak të rrethanave familjare dhe largësisë fizike – një realitet që ai e sheh me keqardhje, por pa urrejtje.

Përtej raportit me fëmijët, Endri Prifti ndau për herë të parë edhe një peng tjetër të madh të jetës së tij: mungesën e babait në fëmijërinë e tij. Ai shpjegoi se nuk e kishte njohur kurrë figurën atërore brenda shtëpisë, veçse e kishte parë të atin kalimthi në rrugët e Korçës, pa komunikim apo afërsi.

“Unë fal çdo njeri në jetë. Jeta kështu ishte atëherë, në kohën e Komunizmi në Shqipëri. Unë babin s’e kam parë kurrë në shtëpi, vetëm në rrugë. Kështu funksiononte bota jonë atëherë. Kur kaluan shumë vite, ai erdhi në një dasmë familjare dhe ne e takuam si të rritur. Do kishim dashur ta kishim afër më herët… por koha s’kthehet. Unë them: të falur janë të gjithë. Edhe pse s’folëm kurrë, zemra ime s’e mban mëri,” tha ai.

Artisti lidhi historinë personale me atë që ai e quan “dhimbja e brezit të tij” – brezi i fëmijëve që u rritën me mungesa, me prindër të ndarë nga sistemi, varfëria, paragjykimi apo politika e asaj kohe. Ai theksoi se falja dhe paqja me të shkuarën janë mënyra e vetme për të ecur përpara – një filozofi që ai e mban si themel shpirtëror, si në muzikë, ashtu edhe në jetë.

Karriera e tij muzikore, që ka nisur nga serenatat korçare dhe skenat shqiptare të viteve ’90, vazhdon të jetë aktive edhe sot, me projekte, koncerte dhe prezencë publike, por ai nuk e fsheh se suksesi i vërtetë i jetës për të nuk mbetet muzika, por momentet pranë familjes.

Rrëfimi i tij mbyllet me një mesazh të thjeshtë, por me peshë të rëndë:

Familja nuk zevendësohet. Dhe malli i fëmijës – kur e dëgjon – të ndryshon përgjithmonë.

“E thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë”, i riu ia thotë tullë Berishës: Po na dekurajoni! Keni marrë njerëz që

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte një takim me demokratët e Degës Nr.9 në Tiranë ndërsa një i ri i cili ishte i pranishëm nuk i ka kursyer aspak kritikat ndaj kreut të selisë blu.

I riu i tha Berishës se është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë. Sakaq, i riu i tha Sali Berishës se po promovon figura që nuk kanë dhënë rezultate.

“Mendova se kur nisët për herë të parë Foltoren, të gjithë ishim shumë entuziastë që kjo anë në PD do merrte drejtim. Kush deputet nuk merrte rezultatet e duhura do të shkarkohej apo nuk do t’i jepej mundësia të vijonte rrugën.

Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, dhe e vështirë kur je demokrat i thjeshtë.

Analiza që do të bëhej do të ishte motivim për ne që jemi aktivizuar. Unë jam aktivizuar kur ishim në opozitë. Unë nuk e njoh pushtetin, na mban inati dhe logjika e ideali që aktivizohemi me PD.

Kur unë shoh që një person që nuk ka pasur rezultate të mira, promovohet në PD, unë si i ri dekurajohem. Kjo është arsyeja që shumë njerëz janë të painkurajuar, mezi mbushim komisionet.

Më duket habi që të merremi kaq shumë kohë vetëm me një çështje. Kjo PD që është mbledhëse e 600 mijë votave, nuk besoj se vetëm një temë për të folur gjatë gjithë kohës. U çuditëm si u morëm një mbledhje vetëm me shkarkimin e Niko Peleshit, një harxhim në resurset tona.”-tha ai.

Ndërsa Sali Berisha iu përgjigj të riut duke thënë: “Faleminderit për sugjerimet që ke bërë. Ardhja e deputetëve te ju duhet dhe do të jetë konstante. Do e korrigjojmë.”-iu përgjigj Berisha.