Çifti shqiptar kapet me 47 kg kanabis në Greqi

Një çift shqiptar është arrestuar nga autoritet greke në Igumenicë, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave vendase, çifti, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë teksa ishin duke qarkulluar me makinë në këtë zonë.

Nga kontrollet në mjet janë gjetur 46 pako me kanabis të papërpunuar, të fshehura në bagazh dhe sediljet e pasme, me një peshë totale 47 kg e 550 gr.

Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe një shumë parash prej 550 eurosh.

Dy të arrestuarit do të paraqiten para Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë për veprime të mëtejshme.

Horoskopi për ditën e sotme, e Dielë 30 nëntor 2025

Dashi

Dite shume e bukur dhe e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do e adhuroni te qëndruarit pranë njeri-tjetrit. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë takim te jashtëzakonshëm. Mos bini ne pesimizëm. Ne planin financiar duhet te mendoheni shume here para se te kryeni shpenzime sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

Demi

Do keni goxha debatet te forta gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni vërtet keq. Qe gjendja te mos përkeqësohet me tepër, me mire qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit. Beqaret do jene Don Zhuane te vërtetë. Do bëjnë shume persona për vete. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve sepse ne te kundërt nuk do ja dilni dot.

Binjaket

Nëse tregoheni paksa me te zgjuar do mund te merrni gjithçka qe keni dëshiruar nga partneri juaj sot. Ai do jete ne humor dhe i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret do fillojnë aventura te jashtëzakonshme dhe mjaft emocionuese. Ne planin financiar nuk pritet te keni vështirësi, kështu qe kryeni shpenzimet me te domosdoshme sa me pare.

Gaforrja

Dite shume e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do iu realizohet si e kishin planifikuar, prandaj nuk do kenë për çfarë te qahen. Beqaret do jene ne humor dhe do argëtohen pa fund me miqtë. Do takojnë persona interesante neper mjediset ku do shkojnë. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur dhe largpamës qe te mos keni vështirësi.

Luani

Priten turbullira te shumta sot ne jetën tuaj sentimentale. Shpeshherë do gjendeni përballë disa vështirësive te mëdha. Mos u nxitoni për asgjë. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme. As sot nuk do mund te takoni personat qe keni ëndërruar. Gjendja financiare do lere për te dëshiruar. Nuk është koha e përshtatshme për te shpenzuar pa fund.

Virgjeresha

Bashkëpunimi, dialogu dhe mirëkuptimi do jene pjese e jetës suaj gjate kësaj dite. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni te cilat nuk keni për t’i harruar lehte. Beqaret do fillojnë një histori dashurie te bazuar mbi tolerancën dhe ndjenjat e forta. Financat mund te kenë disa tronditje, për shkak se yjet do ju shtyjnë te shpenzoni kuturu.

Peshorja

Dite goxha e tensionuar dhe delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë qe keni dëshiruar nuk do ju plotësohet. Beqaret do vazhdojnë kërkimin e shpirtit binjak, por fatkeqësisht pa shume fat. Duhet ende te bëjnë durim. Gjendja e financave do ketë edhe me shume përmirësime nga sa mendonit. Do merrni frytet e gjithë kujdesit qe keni treguar kohet e fundit.

Akrepi

Do kuptoheni mjaft mire sot me personin qe keni ne krah dhe do ndiheni gati edhe për te marre vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër duhet te tregohen sa me realiste ne mënyrë qe te mos gabojnë kapote lëndohen. Jo te gjithë ata qe do iu vijnë rrotull duan t’i bëjnë te lumtur. Beni pak ekonomi sot ne mënyrë qe financat te jene te qëndrueshme.

Shigjetari

Dite shume e ndërlikuar dhe delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mos u nxitoni për asnjë gjë sepse gjendja mund te përkeqësohet tej mase. Beqaret do kenë shume angazhime profesionale, por edhe familjare, prandaj nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara dhe pa probleme.

Bricjapi

Analizojini me kujdes gjerat gjate kësaj dite dhe me pas vendosni për diçka. Partnerin do e keni gjithmonë pranë dhe do ju mbështesë. Beqaret do kenë dyshime edhe vete për atë qe duan te bëjnë, prandaj do stepen te pranojnë ftesa për takime. Sektori i financave do jete i qete. Do kryeni shpenzimet me te domosdoshme dhe gjendja do mbetet e mire.

Ujori

Dite shume e mërzitshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh si duhet me partnerin dhe nga momenti ne moment mund te lindin mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret do fillojnë një histori dashurie emocionuese dhe afatgjate. Financat do vazhdoni t’i menaxhoni me përkujdes, prandaj gjendja do mbetet goxha e qëndrueshme.

Peshqit

Nëse nuk doni qe jeta juaj ne çift te marre një kthese te gabuar sot, duhet te tregoheni te kujdesshëm me ato qe do thoni dhe me ato qe do bëni. Beqaret do fiksohen pas pamjes se disa personave duke mos ju dhënë rëndësi detajeve te tjera. Mos u bazoni tek kjo për te krijuar një lidhje sepse do gaboni rende. Financat do kenë disa përmirësime te vogla.

Sondazhet në Francë, lideri i ekstremit të djathë udhëheq bindshëm në garën për president ndaj kandidatëve të tjerë

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë të Francës, Tubimi Kombëtar, Jordan Bardella, është kandidati kryesor në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, sipas një sondazhi të Verian për revistën L’Hémicycle të botuar të premten.

Bardella do ta fitonte lehtësisht raundin e parë të zgjedhjeve nëse do të mbaheshin tani, me 35.5% deri në 36.5% të votave, duke ruajtur një epërsi të fortë ndaj dy kandidatëve të ardhshëm.

Përqindjet e dy kandidatëve të tjerë, ish-kryeministrit të krahut të djathtë Edouard Philippe 16.5%-17% dhe liderit të partisë së krahut të majtë Place publique, Raphael Glicksmann 11.5%-13%.

Shumë afër, udhëheqësi i partisë së majtë radikale La France insoumise, Jean-Luc Mélenchon, ka 11%-12% të votave, i ndjekur nga udhëheqësi i republikanëve Bruno Rétaglio (7.5%) dhe udhëheqësja e Ekologjikëve, Marine Tondelier (5%).

Vlen të përmendet se Bardella është në krye të preferencave të të gjitha grupmoshave.

Një nga rreziqet e zgjedhjeve do të jetë zhvendosja e votuesve për Presidentin Emmanuel Macron, i cili nuk do të jetë në gjendje të kandidojë. Sipas këtij sondazhi, 52% e tyre do të votonin për Edouard Philippe në raundin e parë dhe 20% për Raphael Glickman.

Sondazhi u krye në internet midis 18-20 nëntorit midis një mostre përfaqësuese prej 1,000 francezësh të moshës 18 vjeç e lart. Marzhi i gabimit është midis 1.4-3.2%.

Sherri i anëtares me Flamur Nokën, Berisha: Ne jemi parti e hapur, nuk e kemi përjashtuar Anila Aliajn

Sali Berisha pretendon se anëtarja e PD, Anila Aliaj nuk është përjashtuar nga partia pas sherrit me Flamur Nokën.

Ishte vetë ajo që në një postim në rrjetet sociale tha se u përjashtua, por Berisha pretendon të kundërtën duke thënë se PD është një parti e hapur.

“Ajo zonja që foli me Nokën nuk është larguar nga partia, askush nuk mund të largojë asnjë anëtar apo simpatizant se i tha këto Berishës apo Nokës. Kjo nuk ekziston në këtë parti, zonja nuk mund të përjashtohet nga partia. Në rastin ekstrem se ndodhi, ta supozojmë, zonja ka rrugën të hapur për ankesën ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë. Ajo zgjodhi mediat, bëri një zgjedhje të saj, por në dijeninë time ajo nuk është përjashtuar, nuk ka asnjë vendim të asnjë forumi. Ne jemi PD e mendimit të lirë”, u shpreh kreu i PD.

“Nuk do ta jap dorëheqjen, zgjedhjet ishin farsë”, Berisha komenton edhe “kafenë” mes Salianjit dhe Alimehmetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët u ktheu përgjigje pyetjeve të tyre. Një prej tyre ishte edhe e një ndjekësi që e pyeti se pse nuk jep dorëheqje nga drejtimi i partisë për t’ia lënë drejtimin të rinjve.

Berisha tha se fati i drejtuesve dhe anëtarëve të PD-së caktohet vetëm nëpërmjet votës.

Ai theksoi se nuk mund të japë dorëheqje pasi zgjedhjet që u zhvilluan më 11 maj ishin farsë. Megjithatë ftoi ndjekësin që të përdorë votën e tij, ose të marrë pjesë në garat që do të zhvillojë partia.

“PD është një parti e cila përcakton fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet votës. Në kushtet e një pluralizmi funksional nuk ka asnjë dyshim që humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e atyre që drejtojnë, por në kushtet e farsës elektorale dhe narkoshtetit, në kushtet kur zgjedhjet janë farsë një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin. Një akt i tillë nuk mund të ndodhë përveç votës së demokratëve shqiptarë. Të ftoj të përdorësh votën tënde sipas vullnetit që ke ose të marrësh pjesë në të gjithë garat e kësaj partie. Në kushtet e diktaturave autoritare largimi nga misioni dhe qëndrimi në opozitë është një mision, largimi nga misioni, bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha Berisha.

Gjatë bisedës, kryedemokrati komentoi edhe “kafenë” e disa kandidatëve të PD-së në listat e hapura, të ftuar nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti. Berisha tha se askush nuk është i përjashtuar nga partia.

“Kandidatët e primareve në tërësi i kam takuar ose i kam telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë. Ilir Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst askush nuk është i përjashtuar në këtë parti”, tha Berisha.

Ai bëri me dije se në javën që vjen do të nisin foltoret në rrethe.

Muriqi shënon dopietë, sulmuesi i Kosovës arrin Lewandowskin, në krye qëndron Mbappe

Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në La Liga, aty ku është pjesë e Mallorcas.

Sulmuesi i Kosovës realizoi një dopietë golash, në barazimin 2-2 ndaj Osasunës.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën Muriqi zhbllokoi takimin në minutën e 62-të me një penallti.

Katër minuta më vonë, “Pirati” realizoi edhe të dytin, por skuadra e tij nuk e mbajti dot avantazhin 2-0, duke u barazuar në fund.

Me këtë dopietë, Muriqi shkon në kuotën e tetë golave në La Liga, po aq sa Lewandowski i vendit të dytë.

Në krye qëndron Mbappe, i cili ka shënuar 13 gola.

“Arma e ushtarit nuk është më pushka, por droni”, Greqia ndryshon doktrinën detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, prezantoi një doktrinë të re të Forcave të Armatosura helene, duke theksuar se mjedisi gjeopolitik global ka ndryshuar rrënjësisht dhe se Greqia duhet të përshtatet me realitetet e reja të kërcënimeve moderne.

Sipas tij, vendi ndodhet në një zonë të pasigurtë, të rrethuar nga konflikte, shtete të dështuara dhe sfida teknologjike që kërkojnë përgjigje të reja mbrojtëse. Dendias theksoi se, që prej vitit 1952, Greqia gjendet në një kontradiktë të vazhdueshme brenda NATO-s, pasi kërcënimi kryesor i sigurisë vjen nga një anëtar i së njëjtës aleancë, Turqia.

Në këtë kontekst, ai argumentoi se Athina duhet të zhvillojë një ekosistem të avancuar mbrojtës, të aftë të prodhojë teknologji të përparuar dhe të sigurojë avantazh strategjik.

Ndryshimi i doktrinës detare: Egjeu “mbyllet” nga toka

Një nga pikat më të theksuara të fjalimit ishte doktrina e re detare. Dendias deklaroi se Flota nuk do të ketë më si detyrë kryesore mbrojtjen e Egjeut, pasi mjedisi i ngushtë detar e bën atë të cenueshme nga mjetet e reja të luftës, veçanërisht dronët. Sipas tij, fregatat, ndonëse të teknologjisë së lartë dhe me kosto të lartë, mund të neutralizohen nga mjete shumë më të lira.

Në vend të kësaj, mbrojtja e Egjeut do të realizohet nga toka, me artileri raketore të shpërndarë në ishujt e Arkipelagut. Qindra, madje mijëra pozicione tokësore do të krijojnë një “mbyllje” të plotë të hapësirës detare, duke e lënë Flotën Detare greke të lirë të veprojë në Mesdheun e gjerë, jo të kufizuar në Egje.

“Ne e kemi ndryshuar plotësisht doktrinën. Egjeu nuk do të mbrohet më vetëm nga Flota. Ai do të mbrohet kryesisht nga artileria raketore, e cila do të jetë e shpërndarë dhe e lëvizshme nëpër qindra – nëse jo mijëra – ishuj të Arkipelagut. Ne do ta mbyllim Egjeun nga toka. Flota do të jetë e lirë të veprojë, por jo e lidhur në detin e ngushtë”, theksoi ai.

Ai konfirmoi gjithashtu se fregatat e reja franceze dhe italiane do të pajisen me raketa strategjike me rreze mbi 1.500 km, duke krijuar një kapacitet të fortë parandalues në Mesdheun Lindor.

Forca ajrore dhe “Mburoja e Akilit”

Dendias shpjegoi se lufta moderne nuk varet më nga avionët luftarakë si mjeti kryesor i mbrojtjes ajrore. Duke marrë shembuj nga luftërat Izrael–Gaza dhe agresioni rus kundër Ukrainës, ai argumentoi se mbrojtja efektive realizohet nga sistemi anti-ajror tokësor që ndalon avionët të operojnë lirshëm.

Për këtë arsye, doktrina e re e quajtur “Mburoja e Akilit” që qeveria Micotaqis po përgatit synon krijimin e një sistemi të integruar tokë-det-ajër, duke kombinuar sisteme raketore dhe teknologji të reja anti-dronë.

Fokusi tek dronët: “Arma e re e luftëtarit”

Dendias njoftoi një transformim rrënjësor në Ushtrinë Tokësore, duke thënë se “arma” e re e ushtarit nuk është më pushka, por dronët FPV. Ai nënvizoi se Greqia po përgatit trajnimin e të gjithë trupës për përdorimin e dronëve, ndërsa po krijon edhe një rezervë aktive prej 150.000 vullnetarësh, me synimin për një forcë totale prej 250.000 rezervistësh të trajnuar.

“Ajo që ne e quajmë armë është droni. Droni. Kjo është ajo me të cilën ai lufton. Kjo është si arma ashtu edhe plumbi. Dhe është e përdorshme. Ushtria greke duhet, pra, dhe po e bëjmë shumë shpejt që të lërë epokën e armëve dhe të shkojë në epokën e dronit. Që do të thotë se çdo ushtar duhet të trajnohet në përdorimin e dronëve”, u shpreh Dendias.

Dendias prezantoi gjithashtu sistemin e ri grek anti-dron “Kentaurus”, i testuar në Detin e Kuq, i cili do të vendoset në të gjitha fregatat dhe në një sërë variantësh tokësorë (“Orion” dhe “Telemachos”) për mbrojtje të gjerë kundër dronëve, veçanërisht të rëndësishme, pasi vendi që përbën kërcënimin kryesor për Greqinë, sipas tij Turqia, po prodhon dhe disponon mbi një milion dronë.

Dendias përmbylli se qasja e re mbrojtëse është holistike dhe e orientuar drejt teknologjisë së avancuar, duke synuar mbylljen e hapësirës greke në ajër, det dhe nën det.

Përballë një mjedisi të paparashikueshëm, Greqia sipas ministrit të saj të Mbrojtjes po ndërton një sistem mbrojtës të shekullit të 21-të, ku dronët, raketat dhe kapacitetet tokësore kanë rolin qendror.

“Shqipërinë e Madhe nuk e bënë nazistët”, Pëllumb Xhufi tregon sa shqiptarë u vranë në Luftën e Dytë Botërore

Në kuadër të 81-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, historiani i njohur Prof. Pëllumb Xhufi sjell në Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV një analizë të thelluar mbi Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, duke u bazuar në dokumente arkivore britanike, amerikane dhe italiane që hedhin dritë mbi të vërtetat historike shpesh të debatuara.

Gjatë intervistës, Xhufi prek tema të nxehta si numri real i dëshmorëve, roli i Ballit Kombëtar, dhe historia e jashtëzakonshme e batalionit italian “Antonio Gramshi”.

Një nga pikat kyçe të diskutimit ishte debati i përvitshëm mbi datën e çlirimit dhe numrin e dëshmorëve. Xhufi thekson se shifra prej 28 mijë të rënësh nuk është një mit komunist, por një realitet i mbështetur nga intensiteti i luftës dhe dokumentet ndërkombëtare. Ai argumenton se Shqipëria radhitet ndër vendet me rezistencën më të fortë në Evropë në raport me popullsinë, një fakt i konfirmuar nga historianë të mëdhenj si Martin Gilbert.

Sipas Xhufit, përpjekjet për të zhvlerësuar këtë shifër apo për të thjeshtuar luftën partizane si një luftë ideologjike, janë një formë e revizionizmit historik që dëmton kujtesën kombëtare.

“Kemi 28 mijë dëshmorë sipas dokumenteve, por mund të jenë edhe më tepër. Mos harrojmë që ka qenë luftë dhe ka shumë persona të humbur. Këta 28 mijë dëshmorë janë kryesisht partizanë të organizuar në njësitë partizane nga më të vogla si Çetat deri tek Divizionet. Përveç këtyre ka dhe pjesëtarë të Çetave territoriale (pjesë integrale e Ushtrisë Nacional Çlirimtare), por mos të harrojmë dhe ata që e filluan, që dhanë alarmin të parët.

Ishin pikërisht anëtarët e njësive guerile që organizuan fillimisht rininë shqiptare në qytet dhe më pas në të gjithë trevat. Janë të gjithë ata që nuk zgjodhën të ishin indiferentë por t’i vënë shpatullat një detyre atdhetare, sfide të jashtëzakonshme siç ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore, e cila u bën nën moton që e vulosi, Winston Churchill.

Churchilli më 22 qershor 1941, një ditë pasi u sulmua Bashkimi Sovjetik, mbajti një fjalim të rrallë që gjithmonë përmenden për përmbajtjen dramatike. Ai aty shprehet:

“Unë jam antikomunisti më i madh. Më njohin të gjithë, nuk kam çfarë fsheh. Por sot unë jam me popujt e Bashkimit Sovjetik, të cilët luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre por edhe për lirinë tonë.

Prandaj ne u themi të gjithëve që, kush në këtë luftë për ekzistencë rreshtohet me ne kundër nazizmit është aleati ynë. Kush rreshtohet në krah të gjermanëve, është armiku ynë”.

Ky fjalim e ka ndjekur dhe qëndrimin që mbajtën aleatët e mëdhenj si; britanikët, amerikanët, sovjetikët ndaj popujve që u pushtuan nga nazistët.

Ndaj është turp i madh që të shtrembërohet historia e luftës. Një historian duhet të citojë faqen ku i merr dokumentet, jo të fshehë të vërtetën. Apo të grisen dokumente siç ka ndodhur në Arkivën Shqiptare, të cilat 40 vite më parë i gjeje, sot nuk janë më”, tha historiani.

Profesor Xhufi solli në vëmendje edhe një kapitull shpesh të anashkaluar: fatin e 20,000 ushtarëve italianë që mbetën në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943.

Ai përshkruan gjestin fisnik të popullit shqiptar, i cili, pavarësisht varfërisë dhe rrezikut nga nazistët gjermanë, i strehoi këta ish-pushtues nëpër shtëpitë e tyre. Më tej, ai detajon formimin e Batalionit “Antonio Gramshi”, ku rreth 1,500 italianë u bashkuan me armë në dorë me partizanët shqiptarë, duke luftuar heroikisht deri në fund. Kjo aleancë e pazakontë dëshmon, sipas Xhufit, se lufta nuk ishte thjesht nacionale, por një përplasje e madhe vlerash antifashiste. Në lidhje me bashkëpunëtorët e fashizmit dhe mitin e “Shqipërisë së Madhe” nën nazistët, Xhufi ishte i prerë.

Ai argumentoi se bashkimi territorial nën pushtimin gjerman ishte një iluzion dhe se dokumentet provojnë se Balli Kombëtar zgjodhi të bashkëpunonte me pushtuesin për të luftuar komunistët, një lëvizje që u dëbua moralisht edhe nga oficerët britanikë të kohës. Ai solli shembullin e bisedës mes Skënder Muços dhe oficerit britanik Kuelle, ku qartësohet pozicioni i aleatëve të mëdhenj: kush lufton nazistët është aleat, pavarësisht ideologjisë.

Së fundmi, historiani ngriti alarmin mbi mënyrën se si historia po mësohet sot në shkolla, duke kritikuar qasjet sipërfaqësore që anashkalojnë thelbin e luftës antifashiste. Ai bëri thirrje për një lexim të historisë pa komplekse politike të ditës, duke nderuar sakrificën e atyre të rinjve, shpesh elita intelektuale e kohës, që dhanë jetën për liri. Për Xhufin, antifashizmi mbetet një vlerë themelore evropiane që duhet të mbrohet nga shtrembërimet e qëllimshme politike.

https://www.youtube.com/channel/UCFUL9glzAnUcSX6DixqJqyw

VIDEO/ Muçi realizon një tjetër supergol në Turqi, shënojnë edhe Manaj e Shpendi

Kjo fundjavë, ka rezultuar tejet pozitive për disa nga legjionarët shqiptarë.

Pas dy golave të parë me fanellën e Trabzonspor javën e kaluar, Ernest Muçi ka dhuruar një tjetër “perlë” në Superligën e Turqisë.

Në duelin ndaj Konyaspor, Muçi realizoi një gol spektakolar, nga një kënd shumë i vështirë. Në minutën e 56-të, shqiptari ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë të shkëlqyer, pranë flamurit të këndit, duke e ndalur topin në rrjetë.

Me këtë gol, Muçi i dha avantazhin 3-1 Trabzonsporit dhe shkon në kuotën e 3 realizimeve me këtë skuadër.

Më herët, rrugën e rrjetës e gjeti edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Rey Manaj. Lushnjari shënoi golin e vetëm për Al Sharjah, në humbjen 4-1 ndaj Al Ain, në Kupën e Ligës në Emiratet e Bashkuara. Manaj shfrytëzoi një krosim nga e djathta dhe shënoi me kokë.

Në Serinë B italiane, Stiven Shpendi, shënoi golin e dytë për Empolin, në fitoren e thellë 5-0 ndaj Barit. Me këtë realizim, ai shkon në kuotën e gjashtë golave, në 13 ndeshje të luajtura deri tani.