MZORE! E zhdυkur prej një jave/ Gjendet e υd▪︎kur brenda valixhes influencuesja 31-vjeçare

Influencuesja austriake 31-vjeçare, Stefanie Pieper, e cila u raportua e zhdukur një javë më parë është gjetur e vdekur brenda një valixheje në një zonë pyjore pranë Mariborit në Slloveni.

Zbulimi u bë pas dëshmisë së ish-partnerit të saj, i cili tashmë është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar përfshirjen në zhdukjen e saj.

Sipas mediave vendase, burri dyshohet se e ka mbytur Pieper-in, më pas ka futur trupin në një valixhe dhe e ka groposur në një pyll përtej kufirit, në territorin slloven. Pistat e hetimit u hapën pasi ai pranoi të bashkëpunonte me autoritetet dhe tregoi vendndodhjen e trupit.

Stefanie Pieper u raportua e zhdukur rreth një javë më parë. Kontakti i saj i fundit ishte dita kur u largua nga banesa, kur i dërgoi dy mesazhe një miku të ngushtë. Në njërin prej tyre, ajo përmendte një figurë të dyshimtë në shkallët e pallatit. Pas kësaj, ajo humbi çdo gjurmë.

I dyshuari u arrestua të hënën në Slloveni, pranë kufirit me Austrinë, në afërsi të makinës së tij të djegur. Të premten ai u ekstradua në Austri, ku gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Styria-s pranoi të tregonte vendin ku ndodhej trupi.

Ndërkohë, hetimet po shtrihen edhe ndaj dy personave të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë: vëllait dhe njerkut të të dyshuarit, të arrestuar në Graz. Të dy ndodhen në paraburgim nën dyshimin për tentativë manipulimi të provave dhe deri tani kanë refuzuar të japin dëshmi.

Policia dhe prokuroria sllovene pritet të publikojnë detaje të reja nesër, ndërsa po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet austriake për të përfunduar rindërtimin e plotë të ngjarjes.

Do mbusheni ne lot! Sinan Hoxha bën gjestin e madh për Shpat Kasapin

Atmosfera festive e 28 Nëntorit këtë vit është shoqëruar me nota trishtimi për komunitetin artistik, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Gjatë performancës së tij të fundit, Sinan Hoxha ka gjetur forcën për të bërë një homazh prekës për kolegun dhe mikun e tij të ngushtë. Me një fotografi të madhe të Shpatit të shfaqur në sfondin e skenës, Sinani ndërpreu për pak çaste muzikën për të kërkuar nga publiku 20 sekonda duartrokitje në nderim të tij.

Mes emocionesh të forta dhe me zërin që i dridhej, gati për të qarë, Sinani u shpreh:

“Koleg, mik i mrekullueshëm. Jeta vazhdon kështuqë… ju kërkoj shumë falje por ka qenë mik i ngushtë i joni. Kam dy ditë dhe nuk dija si do këndoja sonte, por ai siç ishte dhe vetëm qeshte non-stop.”

Në mbyllje të fjalës së tij, këngëtari bëri një lutje prekëse që përloti të pranishmit: “Lus Allahun e madh që ai të këndojë atje lart bashkë me engjëjt.”

Ky moment dëshmoi edhe një herë dhimbjen e madhe që ka lënë pas ikja e Shpatit, jo vetëm te familja, por edhe te kolegët që ndanë skenën me të për vite me radhë. /Prive By Liberta Spahiu

Gazetari: PS të nis urgjentisht gjetjen e një Kryeministri tjetër! SPAK po i afrohet Ramës dhe nuk ka zgjidhje tjetër! Do kemi qeveri teknike?

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në një studio televizive, ka folur në lidhje me hetimin ndaj Belinda Ballukut dhe dosjet e tenderave që janë dhënë.

Gjatë bisedës, Çollaku u shpreh se, hetimet pritet të shkojnë deri tek Edi Rama, ndërsa u shpreh se, socialistët duhet që të mendojnë për një kryeministër tjetër dhe një qeveri teknike.

Sipas gazetarit, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të kërkesës së kryeministrit, atëherë Gjykata e Posaçme do të vendosë arrest me burg për Belinda Ballukun.

‘Shikoni, nga të dhënat e deritanishme theksohet që kryeministri nuk ka biseduar vetëm me zonjën Balluku, por dhe me drejtorët të cilët janë pjesë e këtij ekipi dhe ajo çfarë mungon, unë them ende, po jam i bindur që do vijmë tek ai moment ku struktura e posaçme, është hera e parë që po hetohet në fakt pa ndërprerje një tender dhe një punë e madhe e plaçkitur, e vjedhur.

Një, janë shumë të tilla, që shkojnë tek kryeministri. Nuk po hetojmë për gardëroba më, nuk po hetojmë për këpucë, nuk po hetojmë për bankete dhe për tapete. Dhe jam i bindur që do të vijmë tek akuza e organizatës kriminale.

Do të shkohet te kjo akuzë dhe në krye të kësaj organizate kriminale nuk mund të jetë zëvendësi, është eprori i zëvendësit. Ta shndërrosh Shqipërinë në një fuqi narkotike siç është bërë tani, dhe të vish akoma të lexosh përralla nëpër Evropë, ky i pandehur do të jetë modeli dhe shembulli për t’u dhënë leksione kujtdo pretenduesi tjetër që t’i ngjajë, që të merret i pandehur edhe në detyrë, ose të largohet diku tjetër nga detyra.

Socialistët do të mendojnë për një kryeministër tjetër në një qeveri teknike.

Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do shkojë sipas oreksit të stomakut të kryeministrit të vendit, por nëse ndodh, të jemi të bindur se struktura e posaçme do kërkojë arrest me burg për ministren Balluku dhe kërkesë për heqje të imunitetit të saj. Edhe nëse Gjykata shprehet pro asaj kërkese, këto masa janë drejt asaj rruge.

Kryeministri këtë është duke bërë, duke u përpjekur të krijojë vetëmbrojtje, të krijojë mbrojtjen e vetvetes, nuk do të mbrojë Ballukun. Ndonëse ata kanë në materialet e shkëmbyera dhe favore dhe ndere dhe porosi të kryera ndaj njëri-tjetrit, kanë materiale dhe lëndë penale të shumta dhe të pafundme, e cila është e grumbulluar nga struktura e posaçme.

Çdo lloj telefoni sado që të përpiqet ta fshehë, ta pastrojë, ta sistemojë, të gjithë materialet, të gjithë lëndën. Unë nuk po them për telefonat që ata kanë zyrtarisht, do flas dhe për telefonat e tjera që ata sot mendojnë se struktura nuk i di, por partnerët dhe Prokuroria e Posaçme i ka nëpër duar dhe komunikimet e tyre të koduara të mëparshme, kushdo qofshin këta, ministra apo në adresë të kryeministrit.

Ky material është tek porta e tyre dhe ata mund të jenë duke negociuar se si do të sillen. Por që do të jenë të pandehur, këtë nuk e kanë në dorë më as Rama, as Balluku.

Gjykata Kushtetuese ka në dorë ta ndihmojë strukturën e posaçme duke vendosur edhe rastin ku ankesat e tjera të mos mbërrijnë tek ajo’, tha ndër të tjera gazetari Basir Çollaku.

Nuk ia varnin femrat! Erik Fullani zbulon transformimin e fri*shëm që bëri për vete dhe Sara Hoxhën!

Erik Fullani, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka publikuar për herë të parë një video të transformimit të tij, që siç thotë, uron që dhe të tjerët të motivohen për të punuar me trupin e tyre.

Shumë vite më parë, ai ka qenë mjaft i shëndetshëm dhe këtë e tregon dhe në pamjet e publikuara në Instagram, derisa vendosi të ndryshonte stilin e jetesës dhe të transformonte fizikun e tij, shkruan newsbomb.al.

“Do dalësh me të? Jo se është i shëndoshë”, ky është zëri në gjuhën angleze që nis videon, i cili i referohet paragjykimeve nga vajzat e reja për të dalë në “date” me djemtë e shëndetshëm, dhe më pas shfaqen pamje nga jeta e Erik Fullanit.

Ai thotë se ky nuk është tipikisht rasti i tij, por gjithsesi ka pasur dëshirë të ndante transformimin total të fizikut të tij dhe jetën e re që ka nisur tashmë, i angazhuar në përditshmëri, aktivitete fizike dhe ushqim të shëndetshëm.

Erik Fullani ka drejtuar më parë biznese të tijat dhe familjes, por është paragjykuar shpesh për jetën e luksit në Tiranë, më tepër për shkak të punës së të atit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, shkruan newsbomb.al.

VIDEO

Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga supermakinat më të rralla në botë, ja kujt i përkiste

Mercedes-Benz CLK GTR, një nga makinat speciale më ekstreme dhe të rralla të krijuara ndonjëherë nga AMG për nevojat e Le Mans në fund të viteve ’90, ka qenë në qendër të një prej operacioneve më mbresëlënëse të FBI-së dhe iu sekuestrua ish-kampionit olimpik të kërkuar Ryan Wedding.

Agjencia sekuestroi makinën CLK GTR Roadster të vitit 2002, me vlerë afërsisht 13 milionë dollarë, si pjesë e operacionit “Giant Slalom”, i cili synon kartelin ndërkombëtar të ish-snowboarderit olimpik dhe tani të arratisurit në mesin e 10 më të kërkuarve të FBI-së, Ryan Wedding.

Një strukturë ekzotike, vetëm gjashtë në botë

CLK GTR është rezultat i një epoke të artë për prodhuesit që ndiqnin lavdinë në Le Mans. Për të marrë pjesë, ata duhej të prodhonin disa kopje të ligjshme për rrugë.

Kjo i dha jetë “monstrave” si Porsche 911 GT1, Nissan R390 dhe, sigurisht, Mercedes-it “të tyre”. Nga 28 CLK GTR të ndërtuara, vetëm 6 ishin roadster, duke e bërë këtë version me çati të hapur edhe më të vlefshëm.

Ajo ka një motor V12 6.0 litra që prodhon gati 600 kuaj fuqi dhe arrin 7,000 rpm, nëpërmjet një kutie shpejtësie sekuenciale me 6 shpejtësi.

Supermakina e një baroni “të padukshëm”

Makina CLK GTR i përkiste Ryan Wedding, i cili akuzohet për drejtimin e një rrjeti shumëkombësh trafikimi kokaine me të ardhura të paligjshme që tejkalonin 1 miliard dollarë në vit. Autoritetet amerikane e krahasojnë atë me emra si Escobar dhe El Chapo dhe besojnë se ai fshihet në Meksikë.

FBI-ja po ofron madje një shpërblim epik prej 15 milionë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e tij, një shumë pothuajse e mjaftueshme për të blerë vetë CLK GTR, nëse përfundon në ankand.

Çfarë do të ndodhë me CLK GTR?

Kjo mbetet e panjohur. Me shumë mundësi do të nxirret në ankand, siç është rasti me asetet e tjera luksoze të sekuestruara. Megjithatë, duke pasur parasysh rrallësinë dhe historinë e tij “të errët”, vlera e saj mund të rritet edhe më shumë.

Një gjë është e sigurt: çdo shfaqje e një Mercedes-Benz CLK GTR Roadster është lajm më vete. Dhe ky është ndoshta modeli më “kinematik” që kemi parë prej vitesh. (A2 Televizion)

Nis rebelimi! “Më p*rplasi derën në fytyrë”/ Ish-deputeti “shp*rthen” ndaj Berishës: Sa të jetë ai në PD nuk kthehem

“Berisha më përplasi derën në fytyrë dhe më largoi nga PD”, kështu ka deklaruar ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula.

Gjatë një interviste në në Report Tv, Sula tha se pavarësisht se kishte fituar primaret në qarkun e Elbasanit dhe ishte në kulmin e aktivitetit të tij politik, ai u përjashtua nga listat për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se dëshira e tija ishte që të futej edhe në listën e hapur për të treguar fuqinë e tij politike brenda partisë.

“Aty ka përfunduar çdo gjë dhe mua m’u mbyll dera e shtëpisë, ku unë isha prej shumë vitesh dhe mu përplas dera në fytyrë nga Berisha. Berisha ka thënë kujt si pëlqen kjo shtëpi mund të ketë shtëpi më vete. Partia Demokratike edhe të tjera janë si një shoqëri aksionere që ke aksionet e tua, kontributet e tua dhe nëse nuk respektohen këto nuk ka rregulla loje. Unë isha në kulmin tim politik sepse në qarkun Elbasan fitova primaret dhe u hodha në rrugë dhe s’më vunë as në listë të hapur për të kandiduar. Unë doja të isha edhe në listë të hapur për të mbledhur vota dhe për t’i treguar Berishën kjo është fuqia ime këto janë votat që kam unë. Dhe pastaj u katandisën me aq mandate sa s’ka bërë vaki ndonjëherë”-, tha ai.

Ndër të tjera, Sula mohoi se ai mund të ketë një rikthim në Partinë Demokratike, sa kohë në krye të asaj partie është Sali Berisha.

“Unë isha aty ku isha po performoja pozitivisht po jepja kontribute, çfarë duhet që të bëja më shumë unë. Aty nuk respektohen kontributet dhe vlerat, jo se më zuri vendin një person tjetër, se kjo do të ishte e kuptueshme. Sa kohë do të jetë Berisha atje, unë nuk mund të jem më në atë parti. Në një kohë që PS merr 83 mandate, PD ra shumë, pasi mori pak mandate. Berisha lufton për numrin dy. Kur ai hyn në zgjedhje me mendjen se ne do jemi numri dy dhe jo njësh, çfarë pret”-, tha ai.

Kryengritje në PD ndaj Berishës? Aulon Kalaja zbulon takimin “sekret” me Salianjin dhe Alimehmetin, ja PLANI I MADH

Aulon Kalaja i cili është një nga personat që ishte pjesë e takimit “sekret” me Ervin Salianjin, Ilir Alimehmetin dhe eksponentë të tjerë të PD, ka zbuluar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se cili ishte qëllimi i kësaj “mbledhjeje”. Nëse kemi të bëjmë me një kryengritje në PD ndaj Berishës, Aulon Kalaja theksoi se takimi ishte i thjeshtë midis demokratëve që kanë marrë disa vota nga lista e hapur.

Aulon Kalaja u shpreh se ftesën për të marrë pjesë në këtë takim e ka marrë nga Ervin Salianji ndërsa theksoi se s’kemi të bëjmë me asnjë lëvizje apo fraksion të ri brenda PD-së.

Ish-kandidati Aulon Kalaja u shpreh se ishte kafe miqësore ndërsa shtoi se kritikat ndaj Partisë Demokratike i ka bërë gjithmonë publikisht.

“Ishim njerëzit që kemi marrë më shumë vota nga lista e hapur. Nuk jam pjesë e asnjë lëvizje të re, asnjë fraksioni të ri. Ishte kafe miqësore. Nuk u prodhua asnjë lajm, deklaratë apo foto.

U fol për çështje që shqetësojnë PD-në. Unë kam pasur kritika për PD-në dhe i kam bërë publikisht. Mu kërkua të marr pjesë në këtë takim.

Ftesat i ka bërë Ervin Salianji. Unë kam marrë pjesë në takim dhe do marr pjesë në çdo takim tjetër që është në të mirë të PD dhe në ringritjen e PD.“-tha Kalaja.

Aulon Kalaja i cili është një nga personat që ishte pjesë e takimit “sekret” me Ervin Salianjin, Ilir Alimehmetin dhe eksponentë të tjerë të PD, ka zbuluar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se cili ishte qëllimi i kësaj “mbledhjeje”.

Aulon Kalaja mohoi zërat për një kryengritje ndaj Sali Berishës në PD ndërsa bëri me dije se një nga gjërat që u diskutua ishin sfidat që kanë hasur gjatë zgjedhjeve.

Aulon Kalaja theksoi se nuk është njeri që peshkohet dhe përdoret ndërsa shtoi se Partia Demokratike duhet të reformohet.

“Kemi folur për problematikat dhe sfidat që kemi pasur në qarqe. Unë kam folur për qarkun e Durrësit ku kandidova, të tjerët për Beratin e me radhë.

Gjykoj që është momenti historik për PD-në që të nisë një proces reflektimi me një ide se si fitohet. PD është një parti që duhet të fitojë zgjedhjet dhe të vijë në pushtet. Kjo është ideja kryesore.

Kam folur personalisht për kodin zgjedhor sesi PD është në një moment që do bëjë kodin e ri zgjedhor. Duhet të pyesë bazën, duhet të pyesë kandidatët, Këshillin Kombëtar që nuk është mbledhur prej muajit mars. Tani është momenti të mblidhemi të flasim për analizën dhe kodin zgjedhor.

Nuk peshkohem dhe nuk jam njeri që përdorem. A duhet të reformohet PD-ja? Po. PD është parti europiane dhe duhet t’i përgjigjet sfidave që ka tani. Duhet të jemi fitues.

Mendoj se PD mund t’i fitojë zgjedhjet edhe përballë Edi Ramës. Duhet të fitojmë në atë masë që edhe me vjedhjet që na bëjnë, ne prap të fitojmë.“-tha Kalaja.

Dolce largohet nga Big Brother, Edi nuk i mban lotët dhe qan me dhimbje

Një tjetër kthesë surprizuese ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ku banorja Dolce është larguar përkohësisht nga formati, duke lënë të habitur të gjithë banorët.

Produksioni nuk ua bëri të ditur arsyeën e vërtetë banorëve, ndaj për ta lajmi u interpretua sikur Dolce po largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në vend. Kjo krijoi një atmosferë të rënduar emocionale, veçanërisht te partneri i saj brenda lojës, Edi, i cili nuk i përmbajti dot lotët gjatë momentit të largimit të saj.

“Nuk është burrni mos me kajt”, u shpreh Edi i përlotur, teksa përpiqej të shpjegonte emocionet që po përjetonte në atë moment të vështirë.

Ndërkohë, pas daljes nga shtëpia dhe mbërritjes në studio, Dolces iu komunikua e vërteta: ajo nuk është eliminuar, por është përzgjedhur të shkojë për pesë ditë në Grande Fratello, si pjesë e një shkëmbimi mes dy formateve – Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello në Itali.

Ky është një prej surprizave më të mëdha të sezonit, që pritet të sjellë dinamika të reja jo vetëm në shtëpinë italiane, por edhe pas rikthimit të Dolces në BBVK. Banorët e tjerë ende nuk e dinë të vërtetën, çka shton intrigën për episodet në vijim.

Përjashtoi anëtaren e PD dhe bëri gafën e madh! Flamur Nokës i ndodh e keqja e madhe, kurrë nuk e imagjinonte!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me komentuesit në rrjete sociale lidhur me debatit e zhvilluar me anëtaren e partisë Anila Aliaj gjatë një mbledhje në Kamëz, e së fundmi ‘gafën’ për 28 nëntor.

“O flamur e shkatërruat PD për interesa tuaja po i përjashtimit po u ikin vet me ca doni me marr pushtetin mor iher se vjen PD në pushtet demokratët nuk mund t’i presin më”, shkruan komentuesi.

Noka i përgjigjet duke mohuar të ketë pasur një përjashtim nga grupi i PD, e thënë kjo nga vetë Anila Aliaj. “Je gabim. Ne nuk përjashtojmë askënd. Thjesht respektohen institucionet qe një anëtar PD s’ka te drejte te marre pjese ne mbledhje kryesie. Kur insiston te rroj aty ku si takoni thuhet ik se nuk je këtu”, shkruan Noka.

Komentuesit "masakrojnë" Flamur Nokën për gafën

Ndërkohë një tjetër koment i kujton Nokës videon e bërë virale sot në rrjet, teksa deputeti ngatërron Ismail Qemalin, i cili ngriti flamurin në Vlorë, me Skënderbeun.

Komentuesit "masakrojnë" Flamur Nokën për gafën

Perlat e numrit 2 të PD, Mul Noka, nuk kanë fund. Gjatë ceremonisë së sotme në Vlorë, Muli ka përkujtuar 28 Nëntorin, pikërisht ditën e ngritjes së flamurit nga Skënderbeu në Vlorë. Pasi është menduar pak dhe e ka mbledhur, ai e ka korrigjuar. Me sa duket, në PD kanë të gjithë probleme me kujtesën.

https://www.youtube.com/channel/UCm7P79P_HjmUs4HzbsAEtPA

Vajza e Artan Lames jep lajmin e madh, pas gjithe pasurisë se madhe të babait ja cfarë ka vendosur tu zbuloje shqiptarëve

Shqipëria dhe gjithë shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot me krenari Ditën e Pavarësisë dhe 113 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Flamuri kuqezi dhe simbolet kombëtare janë kryefjalë e festimeve në çdo shesh e çdo familje shqiptare.

Në këtë ditë të veçantë për kombin, familja Lame ka nxjerr disa flamuj dhe artefakte shumë të rralla nga koleksioni privat i Artan Lames, duke kujtuar njeriun e tyre të shtrenjtë që u nda nga jeta pak muaj më parë, si dhe për t’i njohur shqiptarët e historinë e simboleve kombëtare.

E bija, Lisia ka vendosur të çojë përpara punën e të atit, i njohur veç detyrës si zyrtar i rrallë i shtetit shqiptar, edhe si historian e koleksionist i simboleve kombëtare në të paktën 100 viteve të fundit.

Ajo ka qenë e ftuar këtë të premte në televizionin Vizion Plus, ku bashkë me koleksionistin Elvis Cenka kanë ekspozuar disa flamuj të Shqipërisë gjatë periudhave të ndryshme kohore, si dhe kartolina e artefakte që Artan Lame ishte kujdesur të ruante përgjatë viteve.

Lisia është shprehur se familja dhe miqtë e të atit, po përpiqen të shtyjnë përpara punën e Artan Lames, veçanërisht Muzeun “Garda” për të cilin ai po punonte, sepse siç e bija ka theksuar, ai donte që simbolet e rralla kombëtare t’i shihnin të gjithë shqiptarët.

“Nëse unë nuk do e vazhdoja punën e tij, nuk do kishte një person tjetër që do e ndiente dhe do kishte lidhjen që kam unë me këto objekte”, është shprehur Lisia Lame, për punën e të atit dhe koleksionin e veçantë që ai kishte krijuar privatisht.

Për të treguar afeksionin e madh të Artan Lames me koleksionimin e objekteve kombëtare, Lisia tha me humor se ndonjëherë dukej sikur ai donte më shumë flamujt dhe artefaktet shqiptare, sesa dy fëmijët.

“Fakti që ai donte ta ndante këtë me të tjerët, e përcolli edhe tek unë”, u shpreh Lisia, duke theksuar se i ati e kishte “zgjedhur” që të vazhdonte rrugën e tij, dhe ajo, e ndihmuar dhe nga miqtë e Artan Lames, po vazhdon pikërisht aty ku ai e la, te puna për Muzeun.

“Ai nuk e kishte menduar ndonjëherë që do e linte punën e tij në mes dhe në këtë moment çfarë po ndodh te Muzeu, është përmbledhja e çfarë babai im kishte lënë pas dhe si ta çojmë përpara sa më afër vizionit që kishte ai”, përmbylli Lisia. // Më poshtë, pamjet nga televizoni Vizion Plus