Dolce largohet nga Big Brother, Edi nuk i mban lotët dhe qan me dhimbje

Një tjetër kthesë surprizuese ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ku banorja Dolce është larguar përkohësisht nga formati, duke lënë të habitur të gjithë banorët.

Produksioni nuk ua bëri të ditur arsyeën e vërtetë banorëve, ndaj për ta lajmi u interpretua sikur Dolce po largohej përfundimisht nga shtëpia më e famshme në vend. Kjo krijoi një atmosferë të rënduar emocionale, veçanërisht te partneri i saj brenda lojës, Edi, i cili nuk i përmbajti dot lotët gjatë momentit të largimit të saj.

“Nuk është burrni mos me kajt”, u shpreh Edi i përlotur, teksa përpiqej të shpjegonte emocionet që po përjetonte në atë moment të vështirë.

Ndërkohë, pas daljes nga shtëpia dhe mbërritjes në studio, Dolces iu komunikua e vërteta: ajo nuk është eliminuar, por është përzgjedhur të shkojë për pesë ditë në Grande Fratello, si pjesë e një shkëmbimi mes dy formateve – Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello në Itali.

Ky është një prej surprizave më të mëdha të sezonit, që pritet të sjellë dinamika të reja jo vetëm në shtëpinë italiane, por edhe pas rikthimit të Dolces në BBVK. Banorët e tjerë ende nuk e dinë të vërtetën, çka shton intrigën për episodet në vijim.

Përjashtoi anëtaren e PD dhe bëri gafën e madh! Flamur Nokës i ndodh e keqja e madhe, kurrë nuk e imagjinonte!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me komentuesit në rrjete sociale lidhur me debatit e zhvilluar me anëtaren e partisë Anila Aliaj gjatë një mbledhje në Kamëz, e së fundmi ‘gafën’ për 28 nëntor.

“O flamur e shkatërruat PD për interesa tuaja po i përjashtimit po u ikin vet me ca doni me marr pushtetin mor iher se vjen PD në pushtet demokratët nuk mund t’i presin më”, shkruan komentuesi.

Noka i përgjigjet duke mohuar të ketë pasur një përjashtim nga grupi i PD, e thënë kjo nga vetë Anila Aliaj. “Je gabim. Ne nuk përjashtojmë askënd. Thjesht respektohen institucionet qe një anëtar PD s’ka te drejte te marre pjese ne mbledhje kryesie. Kur insiston te rroj aty ku si takoni thuhet ik se nuk je këtu”, shkruan Noka.

Komentuesit "masakrojnë" Flamur Nokën për gafën

Ndërkohë një tjetër koment i kujton Nokës videon e bërë virale sot në rrjet, teksa deputeti ngatërron Ismail Qemalin, i cili ngriti flamurin në Vlorë, me Skënderbeun.

Komentuesit "masakrojnë" Flamur Nokën për gafën

Perlat e numrit 2 të PD, Mul Noka, nuk kanë fund. Gjatë ceremonisë së sotme në Vlorë, Muli ka përkujtuar 28 Nëntorin, pikërisht ditën e ngritjes së flamurit nga Skënderbeu në Vlorë. Pasi është menduar pak dhe e ka mbledhur, ai e ka korrigjuar. Me sa duket, në PD kanë të gjithë probleme me kujtesën.

https://www.youtube.com/channel/UCm7P79P_HjmUs4HzbsAEtPA

Vajza e Artan Lames jep lajmin e madh, pas gjithe pasurisë se madhe të babait ja cfarë ka vendosur tu zbuloje shqiptarëve

Shqipëria dhe gjithë shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot me krenari Ditën e Pavarësisë dhe 113 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Flamuri kuqezi dhe simbolet kombëtare janë kryefjalë e festimeve në çdo shesh e çdo familje shqiptare.

Në këtë ditë të veçantë për kombin, familja Lame ka nxjerr disa flamuj dhe artefakte shumë të rralla nga koleksioni privat i Artan Lames, duke kujtuar njeriun e tyre të shtrenjtë që u nda nga jeta pak muaj më parë, si dhe për t’i njohur shqiptarët e historinë e simboleve kombëtare.

E bija, Lisia ka vendosur të çojë përpara punën e të atit, i njohur veç detyrës si zyrtar i rrallë i shtetit shqiptar, edhe si historian e koleksionist i simboleve kombëtare në të paktën 100 viteve të fundit.

Ajo ka qenë e ftuar këtë të premte në televizionin Vizion Plus, ku bashkë me koleksionistin Elvis Cenka kanë ekspozuar disa flamuj të Shqipërisë gjatë periudhave të ndryshme kohore, si dhe kartolina e artefakte që Artan Lame ishte kujdesur të ruante përgjatë viteve.

Lisia është shprehur se familja dhe miqtë e të atit, po përpiqen të shtyjnë përpara punën e Artan Lames, veçanërisht Muzeun “Garda” për të cilin ai po punonte, sepse siç e bija ka theksuar, ai donte që simbolet e rralla kombëtare t’i shihnin të gjithë shqiptarët.

“Nëse unë nuk do e vazhdoja punën e tij, nuk do kishte një person tjetër që do e ndiente dhe do kishte lidhjen që kam unë me këto objekte”, është shprehur Lisia Lame, për punën e të atit dhe koleksionin e veçantë që ai kishte krijuar privatisht.

Për të treguar afeksionin e madh të Artan Lames me koleksionimin e objekteve kombëtare, Lisia tha me humor se ndonjëherë dukej sikur ai donte më shumë flamujt dhe artefaktet shqiptare, sesa dy fëmijët.

“Fakti që ai donte ta ndante këtë me të tjerët, e përcolli edhe tek unë”, u shpreh Lisia, duke theksuar se i ati e kishte “zgjedhur” që të vazhdonte rrugën e tij, dhe ajo, e ndihmuar dhe nga miqtë e Artan Lames, po vazhdon pikërisht aty ku ai e la, te puna për Muzeun.

“Ai nuk e kishte menduar ndonjëherë që do e linte punën e tij në mes dhe në këtë moment çfarë po ndodh te Muzeu, është përmbledhja e çfarë babai im kishte lënë pas dhe si ta çojmë përpara sa më afër vizionit që kishte ai”, përmbylli Lisia. // Më poshtë, pamjet nga televizoni Vizion Plus

“Kush jam unë?” Skandal në Big Brother, banorja shprthen ndaj këngëtarit: Gjyshja ime serbe i ka vr 10 shqiptare!

Një përplasje ka ndodhur mes dy banorëve të “Big Brother Vip Kosova”, këngëtarit Labi dhe Sasës.

Me sa kuptohet këngëtari i ka shprehur më parë se ka informacione për të nga jashtë. Ndërkohë që banorja është nevrikosur duke e pyetur çfarë informacioni ka për të.

Më tej ajo ka ndarë një deklaratë shqetësuese, të rëndë dhe të fortë ku thotë: “E kam pas gjyshen serbe, që i ka palu 10 shqiptare”.   Teksa vazhdon duke i thënë “Turp duhet të të vijë”.

Ndërkohë nga ana tjetër Labi ka mbajtur një qëndrim të qetë edhe deri diku ironik me heshtjen dhe pohimet e tij.

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Labinotit dhe Sasës, duke sjellë tension dhe emocione të larta përpara kamerave.

Debati ka filluar kur Sasa e akuzoi Labinotin se është i pranishëm vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut. “Labi, ti këtu je vetëm për kamera”, ka thënë ajo, duke e sfiduar që të tregojë më shumë për veten.

Labinoti, i cili nuk e ka pranuar lehtë këtë akuzë, ka reaguar menjëherë me një pyetje provokuese: “A e ndjen ti veten shqiptare?” Kjo pyetje ka shtuar tensionin mes tyre, duke e bërë debatin më të nxehtë.

Sasa, e cila ka treguar krenarinë e saj për identitetin e saj, ka theksuar: “Unë jam shumë krenare për atë që jam”. Kjo përgjigje ka nxitur Labinotin të reflektojë mbi qëllimet e tij në shtëpinë e Big Brother.

Ky debat ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të tjerë, të cilët kanë ndjekur me interes zhvillimet. Atmosfera në shtëpi është bërë e tensionuar, duke krijuar një ndjenjë të paparashikueshme për atë se çfarë mund të ndodhë më pas.

Banorët e tjerë janë përpjekur të ndërhyjnë për të qetësuar situatën, por tensioni mes Labinotit dhe Sasës ka vazhduar të rritet. Kjo situatë ka bërë që shumë të spekulojnë mbi strategjitë e tyre për të mbijetuar në lojë.

“Kafja sekrete” që “al*rmoi” kampin Berisha, ish-kryeministri REAGON bujshem per here te pare, ja cdo u ndodhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë “kafen” e shumë diskutuar përgjatë orëve të fundit të Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit me demokratët më të votuar në Primare dhe zgjedhjet e 11 Majit në listat e hapura.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa, ai u shpreh se takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen, por theksoi më tej se forca politike që prej vitesh drejton është një parti e hapur për të gjithë dhe gjithsecili ka një vend ku të shprehë mendimet e tij.

Sa përket figurave të pranishme në atë takim “sekret”, ish-kryeministri tha se të gjithë janë njerëz të nderuar të cilët kanë kontribouar për Partinë Demokratike.

“Normalisht takimet në kafe nuk meritojnë komente, por PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them. Procesi i analizës së brendshme ka nisur, janë  bërë të gjitha udhëzimet, kjo nuk përbën asnjë lajm dhe risi.  Diversitet mendimi në këtë parti ka pasur dhe do të ketë. Unë i shqetësuar? Jo njerëzit që kanë marrë më shumë vota janë në parlament.

Për listat e hapura ata janë njerëz teë nderuar, të shquar, njerëz me kontribute të pamohueshme në PD dhe është gjëja më normale mendimi ndryshe në këtë parti”, tha Berisha, duke shtuar më tej se të gjithë e kanë zyrën e tij të hapur për të shfaqur mendimet e tyre, por që Salianji dhe Alimehmeti kanë vendet e tyre si në Kryesi po ashtu në Këshill që të paraqesin pakënaqësitë, kritikat apo dhe kërkesat e tyre.

“Ervin Salianji është anëtar i kryesisë së PD-së dhe ka vendin ku ti shprehë mendimet. Alimehmeti është këshilltari i parë i opozitës në Tiranë, të gjithë i kanë vendet e tyre ku të shprehin mendimet e tyre”, tha Berisha.

Kur do të mbahet ceremonia mortore për Shpat Kasapin? Kengetari i “Elita 5” ndan detajet e dhimbshme

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur thellë kolegët e tij të skenës, mes të cilëve edhe vokalistin e grupit legjendar “Elita 5”, Arif Ziberi.

Në një lidhje direkte televizive, Ziberi nuk ka mundur t’i mbajë lotët ndërsa fliste për mikun dhe kolegun e tij të ndjerë.

Ai shprehu vështirësinë emocionale për të vazhduar me angazhimet profesionale në një moment kaq të rëndë. “Ky profesioni jonë është pak i vështirë, sepse ja përgatitem për të shkuar në rrugë se nesër kam koncert në Vlorë edhe në Shëngjin pasnesër… edhe nuk e di se si do të realizohet. Nuk kam ndonjë informatë, pres që të më informojnë dhe të dimë diçka dhe të shkojmë ta respektojmë për herë të fundit,” u shpreh ai mes dhimbjes.

Lidhur me ceremoninë mortore, Ziberi konfirmoi se ende nuk ka një datë të saktë, pasi edhe familjarët janë në pritje të procedurave. “Kam kontaktuar edhe familjarët e tij edhe ato nuk janë në dijeni. Shpresoj që së shpejti të kemi ndonjë informatë,” tha ai.

Në fund, ai dha një mesazh prekës për shpirtin e artistit: “Ai do të shkojë me siguri me shpirtin e tij që ka pas, do të shkojë në një botë më të mirë besoj.”

Video Player

Amerikanët kanë zbarkuar për “21 Janarin”, Spartak Ngjela tr*ndit me zhvillimet “b*mbastike”, ja çfarë po ndodh…

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha disa ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ku u pyet për rreth dy orë në kuadër të hetimeve për masakrën e “21 Janarit”. Ngjela u shpreh se thirrja e Berishës në SPAK është pjesë e një procedure penale që po ecën drejt fazave të rëndësishme. Ai theksoi se ish-kryeministri ndodhet në pozicion mbrojtës dhe jo në një rol pranues. Ai vuri në dukje se fakti që pyetjet e SPAK ndaj Berishës janë sekret, tregon se në dosje ka zhvillime që nuk mund të bëhen publike. Ngjela ngriti pikëpyetjen nëse Berisha është marrë edhe në cilësinë e të pandehurit, duke thënë se kjo mbetet për t’u parë kur SPAK të dalë me një vendim apo me një akuzë të mundshme për 21 Janarin. Ai tha se sipas të dhënave të tij, autoritetet amerikane disponojnë materiale të rëndësishme për këtë çështje. Sipas tij, prania e ekspertëve ndërkombëtarë në SPAK është një tregues se edhe dosja e 21 Janarit mund të jetë duke u trajtuar në nivele të avancuara.

Detajet e forta nga Ngjela:

“Po ajo është çështje penale. Do shikojmë se çfarë thotë gjykata kur të dali vendimi i gjykatës. Kjo është mbrojtja. Saliu është në mbrojtje. Nuk është në pohim  që pranon krimin. Jo, është në mbrojtje. Po ne themi se ç’duan ata që e thërresin atë, s’e dimë. Ju e patë që pyetjet e Saliut ishin sekret. Morët vesh gjë pse e pyetën? Atëherë çfarë luan në këtë mes? Pse është sekret? Sepse ka ngjarje të rëndësishme, nuk diskutohet, që nuk duhet t’i japin publikut në lidhje me Saliun. Kjo është çfarë ka ndodhur? Unë po të flas profesionalisht. E kanë marrë në pyetje. Po nuk e di, e kanë marrë të pandehur edhe për një vepër tjetër. Domethënë e kanë marrë të pandehur për 21 janarin? Nuk e dimë. Të shohim nëse do t’i ngrënë akuzë për 21 janarin.

Të dhënat e mia janë që amerikanët kanë materiale që urdhrin e ka dhënë ky. Po duhet t’i sjellin. Nuk e dimë nëse ia kanë dhënë SPAK-ut. Mendimi im është që do t’ia kenë dhënë SPAK-ut. Po SPAK s’po flet. Një provë kemi. SPAK thërriti Saliun befasisht. Por ama mbas sekretit se çfarë pyetje i ka bërë, ky doli i vrarë andej dhe s’na tha asgjë. Hodhi vetëm akuza. Rama kështu. Rama ashtu. Të gjitha broçkulla. A e kuptoni? Rama ka frikë SPAK-un më shumë se Saliu. Ikni në SPAK e do gjeni ekspertët e Washingtonit dhe ata janë me ekspertë ndërkombëtarë. Pra i ke në SPAK. Unë bëj gjyqe atje. I kam parë, atje janë. Vijnë me turne për çdo çështje. Tani problemi qëndron: A do vijnë për 21 janarin?  Ka dalë lajmi se amerikanët  kanë ardhur për 21 janarin. Në qoftë se kanë ardhur për 21 janarin, kjo dosje do shkojë deri në fund. Janë vrarë katër persona. Nuk është gjë e vogël. Gjë e rëndë shumë. Është gjë e rëndë për historinë e Shqipërisë. Ta dini, akoma nuk është zbardhur”.

Dosja “21 janarit”

Kujtojmë se SPAK po heton ngjarjen që sistemi i vjetër e drejtësisë e gjykoi si “vrasje nga pakujdesia”. Insistimi i familjarëve të Aleks Nikës, viktima e vetme pa autor, bëri që dosja të rikthehej në vëmendje. Ishte Gjykata e Strasburgut që e cilësoi 21 Janarin krim shtetëror dhe në vazhdë të këtij vendimi, Gjykata e Lartë më 12 mars 2024 urdhëroi SPAK të nisë hetimet dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika. Fillimisht, Prokuroria e Tiranës çoi në gjyq vetëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe ish-efektivin Agim Llupo, të dënuar respektivisht me 1 dhe 3 vite burg, të cilët prej kohësh janë të lirë. Më korrik 2024, SPAK regjistroi procedimin penal për tre akuza: “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

Vdekja nuk do e ndalë kurrë muzikën e tij! Vjen lajmi i madh, ja këngët e reja që ka përgatitur Shpat Kasapi, do dalin në…

Lajmi për vdekjen e Shpat Kasapit, të mërkurën, tronditi publikun shqiptar dhe la një boshllëk të thellë në komunitetin artistik. Këngëtari nga Tetova, i cili ndërtoi një nga karrierat më të qëndrueshme në muzikën moderne shqiptare, ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Pak orë pas lajmit, kolegë të tij ndanë jo vetëm ngushëllime, por edhe momente nga bashkëpunimet e fundit – fragmente pune që sot marrin një rëndësi të veçantë dhe një ndjeshmëri të pashmangshme.

Big Mama, e cila kishte xhiruar së fundmi me të për një program festiv të planifikuar për natën e ndërrimit të viteve, tregoi se ata kishin rikthyer në skenë këngën ikonike të Adelinës Ismaili dhe Elita 5, “Sajzezo”. Kënga ishte zgjedhur spontanisht, tha ajo, si një lloj përqafimi simbolik midis dy artistëve që vinin nga i njëjti qytet.

Në të njëjtin program, Mimoza Shkodra bëri të ditur se kishte realizuar një potpuri me këngë popullore së bashku me Kasapin, përfshirë “Jam deh me raki”. Ajo e përshkroi bashkëpunimin si të natyrshëm dhe të mbushur me energjinë e tij karakteristike – një performancë që tani merr ngjyrën e një momenti të fundit të gëzuar përpara tragjedisë.

Sipas burimeve pranë studios, Kasapi kishte regjistruar disa këngë të reja në muajt e fundit, në disa ambiente të ndryshme muzikore. Ende nuk dihet nëse ato do të publikohen, por ekziston pritja që projektet të mund të shërbejnë si një kujtim i fundit për artistin, një vazhdimësi e heshtur e zërit të tij.

Për një publik që u rrit me këngët e tij, lajmi i humbjes së beftë solli rikthimin e një biblioteke kujtimesh: koncerte, balada, bashkëpunime dhe një zë që dukej i pandarë nga ritmi i dy dekadave të fundit. Në mungesë të tij, mbetet muzika – dhe çastet e fundit të regjistruara, të cilat sot duken si dëshmi të heshtura të një krijimtarie që nuk u mbyll kurrë në kohë.

Ismail Qemali i premtoi territor Greqisë, sepse kishte gruan greke? Pëllumb Xhufi zbulon sekretet e mëdha të Pavarësisë

Historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi ka sqaruar gjatë një interviste të dhënë disa kohë më parë për Dritan Hilën, tezën që është hedhur mbi Çamërinë, sipas së cilës Ismail Qemali ia dha Greqisë se kishte gruan greke.

Xhufi sqaron se ku u bazuan ata që hodhën këtë tezë.

Është hedhur një tezë së fundmi që Ismail Qemali e shiti Çamërinë sepse kishte gruan greke dhe në një farë mënyre ishte një koncesion që ai u bëri grekëve. Qëndron historikisht kjo?

Pëllumb Xhufi: Absolutisht nuk qëndron. Ishte e krishterë gruaja e Ismail Qemalit. Se ishte arvanitase, apo shqiptare e Çamërisë, apo greke, kjo nuk dihet dhe nuk është marrë njeri me këtë.

Ismail Qemali ka qenë një familje tradicionale me 9 fëmijë. Gruaja e tij nuk ka lënë gjurmë fare, si psh, Teodora e Justinianit, perandorit shqiptar të Bizantit e cila i fuste hundët në punët e shtetit.

Këta që hedhin këtë tezë, bazohen në një insinuatë shumë të keqe që e ka mbrojtur fort edhe një historian grek me origjinë korçare. Ai thotë që Ismail Qemali në 1907-ën, takoi në Greqi kryeministrin Georgios Theotokis. Që nga 1900-ta Ismail Qemali ishte arratisur nga Perandoria Osmane dhe tha që u mundua ta decentralizojë për t’u dhënë frymëmarrje shteteve që përbënin shtetin osman. Nuk e lanë.

Kryeministrin me të cilin do hartonte kushtetutën e varën në litar, rrezikuan ta varin edhe Ismail Qemalin. Ai iku nga Libani dhe erdhi në Evropë.

Historiani grek thotë që në 1907-ën Ismail Qemali takoi kryeministrin grek. Në atë bisedë thotë ai, është rënë dakord që Vorio-Epiri t’i kalonte Greqisë. Por nuk ka një dokument që ta vërtetojë këtë, e thotë vetëm në një libër, pa citime e pa fakte.

Por në të vërtetë Ismail Qemali pasi takoi Georgios Theotokis, takoi edhe një kryetar të shoqatës greko-shqiptare me një arvanitas në krye. Ai takua me Ismail Qemalin dhe nxorën në gazetë një material për të cilin kishin rënë dakord. Ata do të promovonin çështjen shqiptare në Greqi, shkrimin e gazetave në gjuhën shqipe.

Dhe në fund thuhej; “U ra dakord që kur të bëhet Shqipëria e pavarur, kufijtë me Greqinë do jenë kufij historikë. Kjo është fraza e shkruar, një ditë pasi takoi Georgios Theotokis.

Ismail Qemali nuk mund të thoshte tjetër gjë te Georgios Theotokis dhe tjetër gjë te ky njeriu që ishte i Georgios Theotokis, sepse ajo shoqata ishte një OJQ.

Kufijtë historikë kanë qenë në Lepan, në Nafpaktos, deri aty ka qenë provinca e Epirit të vjetër, edhe Thema Bizantine kur u krijua në shekullin e 9-të e kishte qendrën pikërisht në Gjirin e Korintit.

Këtë e thoshte sjellja, deklaratat e tij në mes të Evropës, pasi ngriti flamurin Tha që nuk ka paqe Ballkani, pa marrë Shqipëria, Kosovën e Çamërinë.

Është edhe tentativa e tij për të mbrojtur Janinën. Në 1913-ën kur Janinën e kishin rrethuar trupat grekë të mbretit Konstantin, Ismail Qemali i bëri thirrje dhe aty bëri për herë të fundit një tentativë për t’u lidhur me klasën e vërtetë të pashallarëve shqiptarë, sepse ata kishin forca të gatshme, ndërsa Ismail Qemali nuk kishte ushtri.

Ndaj u bëri thirrje pashallarëve qe të merrnin ushtrinë e tyre e të shkonin në Janinë për ta mbrojtur, sepse kufijtë nuk ishin vendosur ende. Por pashallarët e lanë në baltë dhe bënë secili më vete marrëveshje të pista sepse kishin pronat e tyre në Greqi…

Amerikanët duan g*ditjen e Ballukut? Andi Bushati flet për fjalët që qarkullojnë në rrethet e ‘ngushta’: Ja cfare ndodh pas shkarkimit te saj

Analisti Andi Bushati, gjatë një lidhje direkte në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka deklaruar se “pista amerikane” si aryse pse SPAK po godet Belinda Ballukun, nuk bazohet në ndonjë provë, por fakti që SPAK po heton procedura ku është i implikuar edhe Rama, krijon dyshime se ka një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar.

Ylli Rakipi: Ka patur shumë aludime, kishe edhe ti dyshime, që te Balluku po hetohet se ka edhe ndërhyrje të huaj. Luajmë shumë me teori konspirative, amerikanët, etj…

Andi Bushati: E kam hedhur këtë dyshim, por e kam hedhur, për të qenë i ndershëm, pa patur fakt, por duke u nisur nga një logjikë, që deri tani SPAK nuk ka guxuar kurrë më parë, të prekë procedura ku është implikuar Edi Rama. E merr Veliajn për fustanet e Ajolës, Ahmetajn për vilat e grave, por jo për punët që kanë bërë në bashkëpunim me Ramën. Fakti që kemi një thyerje, ose risi, të lë të dyshosh, se në lojë është futur përdhunshëm një forcë tjetër. A janë europianë? A janë amerikanë? Ore, a janë këto banda kriminale që kanë paguar se kanë inat Ballukun? Nuk e di, por ka një forcë tjetër që ka bërë të lëvizë trajektorja që SPAK ndjek gjithë këto vite.

Andi Bushati: Kryeministri thotë po më vjedhin kompetencat, po cënohet imuniteti i deputetit, njëri pushtet po ndërhyn te tjetri. Në fakt, për mua kjo është të kërkosh gjilpëren në kashtë. Ky mund të jetë debat midis konstitucionalishtësh. Kur një ministër vjedh, çfarë duhet të bëjë? Duhet të qëndrojë në detyrë? Këtu po quhet grusht shteti kur pezullohet një njeri që dyshohet se ka vjedhur, të cili i kemi parë dhe lexuar mesazhet që bën nga fillimi në fund një tender. Ne këtu hyjmë, mos po i prishin Ramës qeverinë? Ta lënë qeverinë të vjedhin?

Denis Dyrnjaja: Ne kemi Ilir Metën që na tha gjykata nuk është është provë e vërtetë. Bushati thotë nuk i bëjmë gjyqin dhe i bëri gjyëin ndërkohë.

Andi Bushati: Balluku mundet që, vëllai, komshiu, i dashuri tja ketë shkruar ai dhe mund të mos jenë prova. Por nuk po diskutohet kjo. Asnjë nuk thotë Belinda Balluku nuk ka manipuluar tenderin, por po thonë duke pezulluar një njeri që prezumohet si hajdut, po bëjmë grusht shteti. Duke pezulluar një njeri që ka vjedhur duke shfrytëzuar zyrën, por vjedhim kompetencat e kryeministrit. Me sa duket, edhe mbrojtësit e Ballukut, ngaqë e dinë se është deri këtu, nuk bëjnë debat a ka apo jo prova, por a po na cënohet kushtetuta.

Për mua, SPAK-u që të ishte laboratorisht korrekt dhe të bënte process të pasharë, duhet ta çonte për imunitet Ballukun. Çështja që ka zgjedhur për ta kapur veshin kështu… vjen se ka marrë mesazhin nga Rama, që unë Belindën nuk e dorëzoj, nuk ia heq imunitetin, është detyruar të gjejë artificën. Debati nuk është si po vepron SPAK. Puna është ta lëmë gënjimin e publikut se po shkelet Kushtetuta, se po rrëmbehen kompetencat e Edi Ramës, sepse ai ka kompetenca edhe mbi Federatën e Futbollit…
Kur secili mbrohet, ne marrim rast pas rasti, ka të drejtë filani mbi kauzën me të cilën po mbrohet. Nëse Veliaj, që për mua është hajdut recidivist si Balluku, mbrohet në GJK dhe thotë mua kryeministri nuk më shkarkon dot, kjo gjë ha diskutim dhe duhet gjykuar. Varet për cfarë shkon.