Fotoja që t*rpëron Shtetin Shqiptar! Ja çfarë po ndodh me v*rrin e të madhit Petro Marko

Ky është varri i Petro Markos, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj dhe figurave më dinjitoze të atdhetarisë shqiptare.

Autori i “Hasta la vista”, zë i lirisë, i idealeve dhe i shpirtit shqiptar, prehet sot në një varr të rrënuar, mes barishtesh dhe harresës.

Kjo pamje nuk i takon Petro Markos dhe as neve si shoqëri.

Ju bëj thirrje të gjithë biznesmenëve shqiptarë, veçanërisht atyre të Vlorës dhe Labërisë, që me kontributin tuaj të ndershëm, të bashkohemi për të rindërtuar këtë varr, për ta bërë atë të denjë për njeriun që i dha letërsisë dhe kombit tonë aq shumë.

Rindërtimi i këtij varri nuk është thjesht një akt bamirësie, por është një detyrim moral, një mirënjohje për penën dhe zemrën që i dha dinjitet gjuhës shqipe dhe emër vendit tonë.

Petro Marko nuk kërkoi asgjë për veten; ai i dha gjithçka Shqipërisë. Të paktën, ne le t’i kthejmë nderimin që meriton.

Mos ta lëmë Petro Markon në harresë.

Ta ngremë sërish nderin aty ku i takon! (Laureta Petoshati)

Roberti i propozon Nora Istrefit sërish për martesë në emisionin e tij? (Video)

Emisioni i radhës i Robert Berishës, i cili transmetohet këtë të dielë, pritet të thyejë rekordet e shikueshmërisë, pasi e ftuara speciale është askush tjetër veçse ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.

Promo e emisionit ka zbuluar se kimisë mes ish-çiftit nuk i mungojnë ngacmimet. Nora shihet teksa hyn në studio nën tingujt e hitit të saj “Natën”, pikërisht në momentin e vargut kuptimplotë: “A po të mungoj, oh natën natën”, detaj ky që nuk u ka shpëtuar ndjekësve.

Por, momenti që ka “ngrirë” buzëqeshjen e Norës dhe ka ndezur rrjetin është veprimi i papritur i Robertit. Ai i ka zgjatur asaj një kuti me unazë dhe i është drejtuar me pyetjen: “A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu?”.

Ndonëse nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për ndonjë skeç humori, lojë apo një provokim të qëllimshëm, ky fragment ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në aludime për një ribashkim të mundshëm apo për kuptimin e fshehur pas datës 4 shtator.

Për të mësuar përgjigjen e Norës dhe të vërtetën e unazës, publikut do t’i duhet të presë transmetimin e plotë të dielën.

VIDEO

Nga fama në trgjedi: Aktori njohur shqiptar gditet me 8 plmba dhe humb

Mishel Prela, aktori kryesor i filmit “Saimir”, i luajtur në Itali me aktorin e madh Xhevdet Ferri, tregon kalvarin e jetës, nga fama në Europë, burgu, atentati me 8 plumba e deri te jetesa në azilet e Tiranës.

Misheli i gjymtuar nga atentati, ku njërën këmbë ia kanë amputuar, thotë se aktualisht po qëndron në një azil ditor, me 20 vetë të tjerë në dhomë. “Kam një fatkeqësi që jam i amputuar. Dikur kam qenë artist, kam luajtur me të madhin Xhevdet Ferri, që sot s’është më. Dhe kam ardhur për të bërë një apel se kam shkuar në spitale dhe s’kam gjetur zgjidhje” tha ai për gazetarët e Fiksit.

Fama në Venezia, Berlin, Kanë …

Filmi “Saimir” është xhiruar në vitin 2005 dhe 2006 në Romë, Milano, Ostia dhe Firenze. “Pati dhe një sukses në festivale, Venezia, Berlin, Kanë. Pata fatin dikur të njoh Tarantinon, Scarlet Johansson, Robert De Niron, Al Paçinon dhe shumë vipa ndërkombëtarë” pohon ai.

Filmi ishte dramatik dhe quhet “Saimir”, i cili është edhe emri i i tij në film. “Unë jam në rolin kryesor. Unë u përzgjodha rastësisht në rrugë, isha me një motor dhe ndaloi një person. Më mbrapa pata fatin të mësoja me të madhin Xhevdet Ferri. Unë në atë koha s’isha në shkollë aktrimi, isha 18 për 19 vjeç”, shton më tej Misheli.

Sipas tij, regjisori italian Françesko kishte ardhur nga Italia dhe kishte bërë provime te Akademia e Arteve me aktorë profesionistë dhe s’kishte gjetur aktor. “Më përzgjodhi mua. Xhirova dhe ishte një eksperiencë fantastike. ‘Saimir’ ishte dramë, tregonte marrëdhënien babë e bir që pati dhe shumë sukses”, thotë 39 vjeçari.

“Killeri” u pagua 80 mijë euro për “kokën” time!

Misheli tregon se jeta e tij është vërtetë një film, krahas atij të luajturit. “Pata oferta për të bërë filma të tjerë në role kryesore por që më ndodhën disa probleme që s’i kisha parashikuar. Shkova në një rrugë të gabuar. U ktheva në Shqipëri dhe më ndodhi një problem. U konfliktova rastësisht për të mbrojtur një shok të vjetër. Ai personi erdhi për të më qëlluar mua. Për vetëmbrojte e qëllova dhe unë”, pohon Misheli.

Për këtë ngjarje, ai ka shkuar në burg dhe është akuzuar për plagosje. “Më dënuan me 10 vite burg. Mora avokat dhe e ula, në qeli kam qëndruar 5 vite në moshën më të re dhe më të mirë”, thotë ai.

39 vjeçari shton se me personin që ishte konfliktuar ishte sqaruar. “Ky personi që plagosa futi persona të tjerë për të më vrarë. Nuk erdhi vetë, pagoi një killer. Ky që nuk e njihja fare isha në një hotel, sapo dola jashtë më thirri ‘o Mishel’ dhe e mbaj mend që më ka kaluar plumbi i parë në rrëzë të veshit. Më ka gjëmuar për një distancë të gjatë, deri te shkolla ‘Partizani’, duke mos u reshtur fare. Unë pata 8 gjuajtje, 8 plumba në trup. Një e kam akoma në kockë, i cili më shpëtoi se pata një fluturim. Më qëlloi pas shpinë dhe dukë më ndjekur të 8 plumbat”, rrëfen ai.

Më tej tregon edhe momentin më dramatik me përballjen me vrasësin. “Në fund fare mbaj mend që ka ardhur dhe ma ka vënë pistoletën në ballë. Kam reaguar dhe i kapa pistoletën me dorë. Ia çova sipër se s’do isha më këtë ditë. Ma vuri prapë në kokë, po s’kishte më fishekë dhe iku me vrap. Te dora më kapi plumbi. Ky ishte paguar nga personi në fjalë, 80 mijë euro për eliminimin tim. Atentatori është në burg, ndërsa porositësi nuk e di”, shton Misheli.

Në spital ka kaluar një tjetër dramë, që zgjati plot 6 muaj. “Hipa në makinë dhe më çuan te Spitali ‘Nënë Tereza’, isha me pantallona të shkurtra, isha tërë gjak, me 8 plumba s’janë pak … Vinin doktorët dhe këta të policisë, mua mu merreshin mend po ikja dhe ata më pyesnin kush të gjuajti. Nuk e di u thashë. Vjen policia dhe më çojnë te Spitali Ushtarak. Aty më marrin me barelë, më fusin në sallë. Ishin 2 infermiere. Më panë kështu (me gjak) dhe thanë ‘lëne mo, mos e prek me dorë …’. Fati, hapet një derë dhe vjen një fytyrë fisnike, ishte me një këmishë të bardhë ky doktori, sot e falënderoj shumë. U thotë kapeni dhe i çon në djall, kapeni dhe reaminojeni. Më pas s’mbaj mend gjë, jam çuar pas një 3-4 ditësh a pas 1 jave s’e mbaj mend. Kam ndëjtur 6 muaj në Spitalin Ushtarak, luftë për jetë dhe arrita të mbijetoj”, tregon Misheli.

Sipas tij, doktori quhet Skënder Buci. “E falënderoj shumë dhe doktorët e tjerë që u ndodhën në atë spital. Arrita të shpëtoj, plumbat i kam pasur në bark, te veshi, në dorë, 1 e kam akoma. Falë Zotit ia dola. Pata probleme me këmbën, njëra këmbë ma amputuan. S’ma amputuan këtu se këtu ma mbanin dhe bënin ndërhyrje. Shkova në Francë kërkova azil, s’ma dhanë po pata një trajtim mjekësor. U ktheva po fatkeqësitë s’mu ndanë njëra pas tjetrës dhe nuk po bëj derman”, vijon ai.

Në fund, tregon se pas gjithë këtyre vuajtjeve, është i pastrehë. “Unë sot jetoj në qendrën ‘Strehëza’ që është në Shkozë. Momentalisht kam shumë probleme, jam vetëm. Erdha thashë t’i drejtohem Fiksit, artistëve kombëtare dhe ndërkombëtarë kush të dojë të më ndihmojë. Aty ku jam te ‘Strehëza’ jam me 20 veta të tjerë dhe nuk kam mundësi ta mjekoj këmbën as se si të lëviz. Më thanë se do më jepnin një shtëpi. Unë s’kam mundësi tjetër, marr një kemp 140 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat s’më mjaftojnë as për mjekime”, përfundon Misheli.

“Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD”, sherr mes demokrates dhe Flamur Nokës në Kamëz: Dil jashtë… (VIDEO)

Një incident ka ndodhur gjatë një mbledhje të strukturave të PD të degës së PD, Kamëz-Paskuqan, pasditen e kësaj të mërkure, ku merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi.

Disa anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet për asnjë gjë. Madje një demokrate i ka kërkuar llogari Nokës për mashtrimin, sipas saj, me Primaret, mungesën e analizës pas humbjeve të zgjedhjeve, etj. Por Noka i ka kërkuar të mos flasë dhe nga këtu nisën replika të ashpra.

Demokratja i tha Nokës se prej tij nuk do të qëndronte asnjë sekondë në PD, por është aty prej kontributeve që ka dhënë.

Por Noka i ka treguar derën zonjës, duke mos replikuar me të për pyetjet që i parashtroi.

Skenari i Himarës/ Si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë: Jemi krenarë që jemi shqiptaro-vlleh, por…

Sot vllehët përballen me sfidat e ekzistencës, që në Shqipëri, kryesisht mbeten në duart e tyre, duke qenë se i kanë të gjitha mundësitë dhe liritë për të vepruar dhe punuar të lirë.

Ligji i ka dhënë një dorë të madhe, por sigurisht nga e shkruajtura në të aplikuar ka një hendek shumë të madh. Kjo nuk lidhet vetëm me komunitetin vlleh, por dhe për vetë shqiptarët, që shpesh aplikimin e ligjit e shohin vetëm të shkruar dhe jo efektiv në jetët e tyre.

Historia e vllehëve mbetet e paqartë, pasi ka shumë versionin në lidhje me origjinën e tyre dhe prejardhjen e këtij komuniteti. Profesori dhe historiani Pëllumb Xhufi është një ndër personat që e ka studiuar gjatë dhe ka hulumtuar thellë për këtë komunitet.

“Ka 2-3 teori nga vijnë vllehët. Në fakt shfaqen në Ballkan që në shek e 11 në malet Pindi që në shekullin e 11-të, nga një autor bizantin. Ka shkruar një libër për çështje luftarake. Thotë që kanë ardhur nga Danubi, Rumania e sotme nga pushtimi i Romës nga Rumania e sotme. Në kohën e trojanit, jemi në vitin 105-110 të erës sonë. Pas pushtimit u vendosën në zonat e Greqisë, Malit të Zi, Shqipërisë, një zonë mjaft e përhapur. Në këto treva që përmenda, pjesa më e madhe e vllehëve janë asimiluar janë shkrirë në popullsinë vendase”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.

“Në vitin 1308 është një udhëtar, anonimi i Gorkës. I bën përshkrim Shqipërisë, Serbisë dhe flet dhe për vllehët. Kanë ardhur pas ardhjes së hungarezëve në Ballkan, aty ku janë vendosur dhe sot”, u shpreh Pëllumb Xhufi.

“Dikush tjetër thotë se kanë ardhur kur u dyndën sllavët në Ballkan në fillim të shekullit të 7-të”, u shpreh historiani.

Vllehët, patën probleme të shumta me popullsitë vendase. Përjashtim bënin shqiptarët, të cilët kishin një marrëdhënie fantastike me ta. Kjo shqetësonte fqinjët tanë jugorë. Ata, shihnin tek vllehët planin për grekëzimin e tyre në trojet jugore të Shqipërisë. Pak a shumë, një projekt i vënë në jetë edhe me shqiptarët në Jug, duke i pajisur me pasaporta greke ndër vite.

“Në vitin 1913 kur diskutoheshin kufijtë, u hodh një ide nga të huajt që të krijohej shteti shqiptaro-vlleh, të merreshin territoret e Pindit dhe Thesalisë dhe të bashkoheshin me Shqipërinë. Duke u nisur nga bashkëjetesa e këtyre dy komuniteteve, që u mbështet dhe nga shteti rumun”, u shpreh Xhufi.

Një ide e tillë nuk u përkrah as nga grekët, të cilët e luftuan shumë dhe nuk e pranuan asnjëherë kthimin në realitet të kësaj mundësie, që solli më pas dhe pasoja katastrofike për vllehët andej e këtej kufirit. Synimi i tyre ishte i qartë: trajtimi i tyre si popullsi greke, e mandej, territoret ku jetonin si territore greke.

“Fenomen nuk di, shqiptarë fshatra grekë-vlleh. Në Serbi-Mal Zi janë djegur. Manastiri p.sh ka qenë një qytet me shqiptarë dhe vllah. Kanë qenë shumë vlleh, por dhe shumë shqiptarë. Ishte qendra e vilajetit. Sot nëse sheh popullsinë e Maqedonisë vllehët janë shumë pak me dokumentat që dalin’, tha historiani.

“Edhe në Greqi dhe në Mal të Zi, nuk i njohin. Sidomos Greqia nuk i njeh fare. Masakrat e Greqisë ndaj vllehëve i di gjithë bota. Masakra, vëllenjtë janë vrarë nga grekërit. Janë torturuar, donin ti zhduknin fare”, u shpreh mësuesi Nasho Shytani.

“Situata e vllehëve të Shqipërisë, ashtu si komuniteti ortodoks shqiptar, për fat të keq është drejt zhdukjes dhe asimilimit. Komuniteti vlleh në Maqedoni jeton në disa rajone, në ato rajone që po harrohen dhe nuk po flitet shumë për komunitetin vlleh që jeton aty. Në Krushevë, Prespë, Manastir, Ohër, Strugë”, u shpreh studiues i historisë Naim Iljazi.

“Asimilimi i komunitetit vlleh ka ardhur që nga reformat agrare të Serbisë kundrejt popujve që kanë qenë shumicë në disa rajone”, u shpreh studiues i historisë, Naim Iljazi.

Naimi, studiues shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili ka punuar gjatë dhe me asimilimin e shqiptarëve ortodoks tregon me detaje mënyrën se si vllehet janë detyruar të humbasin identitetin e tyre.

“Në fillim asimilimi ka qenë i dhunshëm ndaj komuniteteve, shqiptare dhe vllehe, duke përdorur mjete dhe mekanizma të ndryshme. Më pas duke i joshur dhe blerë nëpërmjet pozicioneve të ndryshme. Më pas kanë filluar të asimilohen gradualisht në Maqedoni”, u shpreh Naim Iljazi.

Sot vllehët i gjejmë të shtrirë në disa zona, kryesisht në Shqipëri e Greqi, por dhe vende të tjera të Ballkanit.

Në malet e Pindit është dhe kryeqendra e vllehëve të Greqisë së sotme. Mecolla, është vend tipik arumun nga ku janë përhapur në vendet e tjera. Ka në zonën e Gramozit në faqen greke dhe shqiptare, Nikolica është fshat vlleh. Në Maqedoni. Te ne Voskopoja, ngulim që ka lindur dhe nisur shqiptaro-vllah”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.

Nëse para viteve 90, gjatë periudhës së komunizmit, vllehët ishin të shtypur, por e ruanin gjuhën dhe traditat e tyre, pasi qëndronin në vende të veçuara dhe jetonin së bashku, pas viteve 90 nisi një luftë e ashpër. Greqia me politika qartësisht joshëse dhe me dëshirën e shtimit të numrit tentoi të afronte vllehët, po ashtu dhe Rumania. Në territorin shqiptar, është ndjekur i njëjti skenar me shqiptarët në zonat e Himarës dhe Jugut. Ata, janë joshur duke u pajisur me dokumente greke. Më pas, janë përdorur statistikat për politikë.

“Këto dy ndërgjegje kombëtare, një greke dhe një rumune, ndikuan negativisht në një përçarje të madhe të vllehëve”, u shpreh avokati, Edmond Petraj.

Inside Story tregon me dëshmi se si vllehët u joshën nga Greqia për interesa të ngushta dhe pse qytete si Korça, apo Gjirokastra, cilësohen thuajse si të humbura sa u përket komunitetit vlleh. Ndikimi grek ka qenë shumë i fortë. Megjithatë, ka qendrëstar deri në vetëmohim.

“Futja e këtyre shteteve, Rumania e Greqia kërkojnë të na marrin me vete. Ata e kanë si stimuj që të marrin sa më shumë, por ne në të vërtetë nuk jemi rumunë, jemi arumunë. Nuk jemi as grekë, jemi shqiptarë. Ne këtu kemi lindur, këtu punojmë, këtu jetojmë, këtu varrosemi, martohemi, fejohemi. Të tëra këtu i kemi”, u shpreh studiues i historisë, Naim Iljazi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1421850479368045%2F&show_text=false&width=560&t=0

***

“Jemi shqiptarë, por…”, si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë

Pasojat direkte të këtyre tërheqjeve sa nga njëri krah në tjetrin është zvogëlimi artificial i numrit të komunitet vlleh. Kjo strategji automatikisht synon uljen e numrit të shqiptarëve në trojet e tyre në Jug. Në fakt, kambanat e alarmit kanë rënë prej kohësh.

“Janë ndikimet e këtyre shteteve që i kanë bërë të futen në ndikimin e fuqisë së identifikimit me pasaportë”, u shpreh Kryetarja e Shoqatës së Vllehëve për Korçën Mirela Veriga.

Jashtë kamerave dhe vetë anëtarët e komunitet vlleh, me dhimbje tregojnë se në qytete si Korça, apo Gjirokastra, tashmë vllehët shqiptarë janë në një proces të madh asimilimi, pasi kanë marrë në një masë të gjerë pasaporta greke. Kjo do të thotë se në deklarimet e tyre për shtetësi, deklarohen sipas pasaportës që kanë, përndryshe mund të kenë pasoja direkte në humbjen e benefiteve ekonomike.

Inside Story udhëtoi drejt qarkut të Korçës ku është dhe kryeqendra e madhe e vllehëve. Historia e zhvillimit të Voskopojës është padyshim një krenari, jo vetëm për komunitetin, por dhe vetë shqiptarët. Patjetër, një histori që mbart edhe dhimbje.

Interesant për Voskopojën ka të dhëna dhe nga arkivi i Vendikut, por është kondiku i manastirit të Shën Prodromit, që ka gjithë historinë e Voskopojës nga 1600 e kanë shkruajtur murgjit, deri në vitin 1800, pas shkatërrimit të Voskopojës. Asnjëherë nuk bëhet ndarje të karakterit etnik, shqiptar apo vllah, të gjithë janë voskopojarë”, u shpreh historian Pëllumb Xhufi.

“Vllehët e Shqipërisë janë pika kyçe, sepse të gjithë vllehët e botës i kanë sytë nga Voskopoja. Nëse Voskopoja nuk do të digjej, do të ishte historia e Ballkanit krejt ndryshe sot”, u shpreh avokati Edmond Petraj.

Sigurisht, ka shumë hamendësime për mënyrën se si do të ishte historia e Shqipërisë nëse nuk do të digjej Voskopoja, por sot realiteti është tjetër. Korça, një prej qarqeve më identifikuese të vllehëve, po lufton fort me shpresën se komuniteti do të mbijetojë dhe interesat greke do të mbeten larg.

“Në ambientet ku ndodhemi, është kisha rumune. Është kishë që identifikon komunitetin tonë. Komuniteti arumun në Korçë është shumë i madh dhe është i përqendruar në qytet dhe disa fshatra përreth. Është Voskopoja kryeqendra dhe disa fshatra përreth. Kisha është ambienti që na mbledh çdo të diel. Predikimet bëhen në gjuhën shqipe dhe në rumanisht”, u shpreh Mirela Veriga, Kryetare e Shoqatës së Vllehëve për Korçën.

“Komunitetin arumun të Korçës duhet të njihen mirë me historinë. Të rinjtë nuk e njohin më dhe nuk e flasin dialektin, është minus që mund ti bëjë të asimilohen, ose të pranojnë identitete të tjera që nuk i kanë. Ndoshta në prag të anëtarësimit në BE ata konsiderojnë se këto dallime nuk kanë rëndësi”, u shpreh Sekretarja e Konsullates së nderit të Rumanisë, Daniela Stoica.

“Identiteti është diçka që e mbart me vete gjatë gjithë jetës”, u shpreh Daniela Stoica.

Ndikimet e Greqisë pranohen dhe fliten afër, sidomos në Korçë, ku në verën e këtij viti është inauguruar dhe konsullata e re greke në pedonale.

“Korça duke qenë në kufi të Greqisë ka pasur dhe ndikimet e shtetit grek. Ndoshta dhe situata ekonomike pas viteve 90, duke ditur se shqiptarët kanë qenë të varfër. Ne jemi arumunët në Shqipëri, ashtu siç janë arumunët në Greqi. Unë them se jemi arumun, e para jam shqiptare e lindur dhe rritur në Shqipëri. Kushtet ekonomike detyruan shqiptarët të largohen dhe të gjejnë vende pune në shtete të tjera dhe Greqia ka qenë një nga ato vende”, u shpreh Mirela Veriga.

“Sidomos pas viteteve 90, ekzistonin më shumë mundësi për arumunet. Të rinjtë u drejtuan në Rumani me bursat. Disa kanë qëndruar atje, disa janë kthyer dhe kontribuojnë me profesionet e tyre këtu në Shqipëri. Një pjesë i janë drejtuar Greqisë për punë. Rumania ka investuar në burimet njerëzore për të forcuar komunitetin dhe Shqipërinë si vend”, u shpreh Daniela Stoica, Sekretare e Konsullates së nderit të Rumanisë.

Situata nuk është më e mire as në Gjirokastër, ku ndodhet një komunitet të konsiderueshëm të popullsisë vllehe. Inside Story udhëtoi drejt njësisë administrative “Odrie”, ku është dhe përqendrimi më i madh i minoritetit.

“Këtu jemi në njësinë administrative Odrie, njësi nën juridiksionin e Bashkisë Gjirokastër. Në këtë njësi janë 5 fshatra dhe në 4 prej tyre, jetojnë anëtarë të komunitetit vllah. Në Andon Poçi, Labovë e Madhe, Labovë e Vogël dhe Hundëkuq.

Në pesë fshatrat e njësisë administrative Odrie, bashkëjetesa ndërmjet shqiptarëve dhe komuniteti vlleh ka qenë e admirueshme. Banorët kanë qenë krah njëri-tjetrit në gëzime dhe në halle”, u shpreh administratorja Mimoza Shëngjergji.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1197521589160024%2F&show_text=false&width=560&t=0

**

Propaganda greke dhe realiteti, vllehët e Jugut të Shqipërisë: Jemi krenarë që jemi shqiptaro-vlleh!

Propaganda greke në raport me shqiptarët ka qenë shumë e ashpër, madje dhe në librat e historisë nxënësit mësojnë se trojet e tyre shtrihen deri në qytetet shqiptare. Këtu, përfshijnë edhe fshatrat e banuara nga vllehët që i identifikojnë me kombësi greke. Pa harruar faktin që shteti greke, sot e kësaj dite nuk njeh minoritete. Nuk njeh vllehët e Greqisë, por njeh vetëm grekë.

“‘Shteti grek nuk njeh minoritete, e thotë, është e grekëve, do të rrish në Greqi, je grek. Pavarësisht presionit të madh nga Ndërkombëtaret, GReqia nuk ka nënshkruar konventën kuadër të minoriteteve. Nuk e ka nënshkruar, e ka nënshkruar qeveria, por nuk e ka kaluar në parlament, si puna e ligjit tonë të luftës që është aktiv.

Një politikë, e cila synon dhe e bombardon atë që lind në Greqi me propagandë, jo me shkencë historike, nuk bëhet histori deri në gjimnaz ke vetëm propoagandë nacionaliste. Korça është Greqi, Gjirokastra dhe Himara është Greqi. Dikush shkon në Shkumbin. Disa shkojnë deri në Lezhë, vazhdojnë. Ka dhe historianë seriozë grekë që nuk e mohonin se suliotët janë shqiptarë, që Çamëria është e banuar nga shqiptarët, që heronjtë e luftës çlirimtare janë shqiptarë dhe arvanitas”,  u shpreh historiani, Pellumb Xhufi.

Vetë antarët e komunitetit kur pyeten në lidhje me Shqipërinë kanë një emocion të madh kur flasin. Ata e konsiderojnë veten shqiptaro-vlleh dhe e kanë atdhe vendin tonë.

“Më shumë se mua nuk e do njeri këtë vend. Sa e do një vlleh Shqipërinë, apo vendin ku jeton, ku ka lindur, jetuar, ka barrën e katandinë. Është pjesa kyçe e një personi.
Vllehët Shqipërinë e kanë atdhe që e duan jashtëmase. Mos e prek se kemi kontribute të jashtëzakomshme”, u shpreh Edmond Petraj, avokat.

“E thënë me fjalë të plota. Ne ndihemi krenar se jemi shqiptarë. Është e tepërt për të thënë kush jemi ne dhe ata, sepse ne jemi një. Ne jemi pjesë dhe quhemi shqiptarë me origjinë vllehe”, u shpreh Elvis Toci, Konsull nderi i Rumanisë.

“Çdo vllah, medaljonin e tij të vllahut ta mbajë në mendje, zemër dhe ta ketë të varur në gjoksin e tij”,  u shpreh Nasho Shyti, studiues i historisë.

Lufta e madhe, e një pjesë të vllehëve, është që të punojnë për të mbajtur vlerat e komunitetit vlleh të papërzier nga ndikimet e tjera. Këtë, e pranojnë hapur pjesëtarët e këtij komuniteti.

Sa i përket tendencës së Greqsië për të përvetësuar këtë komunitet, pjesa më e madhe e tyre nuk e pranon. Ata nuk gjejnë asnjë lidhje me grekët. Janë etni më vete që identifikohen qartë.

“Ka pasur vlleh në disa qendra, për të marrë shpërblimin nga Greqia thonë se jemi grek. Kur i pyet se çfarë gjuhe ka folur gjyshi e babai, nuk është greqisht, është gjuha romane. Tjetër gjë. Ka që e mohojnë për arsye ekonomike. Nuk besoj se ka vlleh që kur e thotë këtë gjë ta thotë me bindje. Ta thotë ose me nënqeshje, sikur të thotë skam ça bëj, ta them nga halli kur takon me të tjerë që bisedon, kanë marrë pasaportë grreke, kur i thua dhe i kujton këngë vllahe fillojnë e qajnë’“, u shpreh Pëllumb Xhufi, historian.

“Kam dalë me një përfundim se nëse ke grek në fshat asimilion fshatin. Nëse ke grekun, çoje dhe në fshat serb, do të flasë pas 6 muajsh greqisht fshati. Ndikimin dhe asimilimin Greqia e ka shumë të fortë”, u shpreh Edmond Petraj, avokat. / Inside Story

VIDEO

Arlinda Pogaj mësohet duke bërë tendera të mëdhenj, 520 mijë euro ushqim për qentë e policisë!

Operatori i Blerjeve të Përqendruara është kthyer në institucionin më të rëndësishëm në bërjen e tenderave. Të paktën deri më tani, para nismës së kryeministrit se “tenderat do t’i bëjë inteligjenca artificiale”.

Aktualisht, “inteligjenca” në fjalë ka një emër; Arlinda Pogaj, drejtoresha e OBP-së, e cila tenderon miliona euro çdo javë. Arlinda bën tendera ushqimesh, veshmbathjesh, medikamentesh apo për blerje të ndryshme produktesh.

Ajo është kthyer në epiqendrën e vetë funksionimit të shtetit, ku çdo ministër, drejtor, përgjegjës i ka “sytë” nga Arlinda për të parë se kë do të nxjerrë fitues të këtyre procedurave. Herë pas herë, e njëjta titullare kthen sytë edhe nga mediat, duke vënë kryqe dhe duke u “mburrur” se ka kursyer kaq e aq para.

Por, duke u mësuar të bësh tendera me vlera të mëdha, harxhon qindra mijëra euro për produkte që deri dje kushtonin dhjetëra mijëra euro. I tillë është edhe tenderi që ka analizuar redaksia e VoxNews, procedurë të cilëne ka hapur Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

Arlinda Pogaj mësohet duke bërë tendera të mëdhenj, 520

Faksimile: Tenderi që ka hapur Operatori i Blerjeve të Përqendruara për të blerë ushqim kafshësh

Ditët e fundit, në Agjencinë e Prokurimit Publik është parashikuar për t’u zhvilluar një tender për të blerë ushqim për kafshët. Natyrisht, çdo qenie e gjallë, meriton trajtim dhe kushte sa më dinjitoze. Por, kur shikon më pas vlerën e tenderit, natyrisht që lindin shumë dyshime.

Objekti i procedurës është “blerje ushqim koncentrat për qen dhe këlysh”. Ushqimi do të blihet për Institutin e Përgatitjes së Qenëve të Policisë. Deri më tani kemi parë me pikatore qen në aksionet policore, në aksionet për kapjen e armëve, drogës apo gjithçka tjetër.

Madje, edhe në kërkimet për njerëz të humbur apo gjithçka tjetër, shteti jonë lë shumë për të dëshiruar, aq sa 6 vite më parë kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë, vendet fqinje erdhën edhe me qen që zbulonin vendndodhjet e personave nën rrënoja.

Por, le të mbetemi te tenderi në fjalë, pasi OBP shkruan se fondi limit për blerje ushqimesh është plot 51.249.800 lekë. Nëse do t’a kthejmë në euro, shuma shkon në rreth 520 mijë euro. Kaq para’ s’janë përdorur për ushqim për trupat speciale, ata që shkojnë në çdo aksion.

Nëse do t’a marrim që vendi ynë tashmë i trajton edhe kafshët me dinjitet, së paku ky Operator duhet të japë shpjegime se sa qen ka Instituti, sa ushqim duan, çfarë do të blejnë?!

Vox News

Sherri i Flamur Nokës me demokraten, Jul Deda “i përvishet” Vokshit: Po Albana pse nuk reagon për ta mbrojtur atë gruan?!

Aktori dhe aktivisti i djathtë Julian Deda, ka reaguar ashpër për përplasjen që ka ndodhur në Degën e PD në Kamëz, mes Sekretarit Flamur Noka dhe një zonje demokrate, e cila kërkonte llogari për situatën ku ndodhet partia.

Teksa e quan “Mulin” kryetar të partisë që u mbyll gojën dhe nxjerr nga salla demokratet, Julian Deda “i përvishet” edhe Albana Vokshit, e cila mban postin e Kryetares së Forumit të Gruas në Partinë Demokratike.

Ndryshe ndodhi e tjetër u “shit” nga Albana Vokshi! Versionet kontradiktore të takimit të PD-së, sherri i Flamur Nokës dhe statusi i koleges në Facebook.

Sipas tij, aktivistja po thoshte të vërtetën në gjithë parashtrimin e saj për Flamur Nokën, ndërkohë që ky i fundit debatoi me të derisa e nxori nga salla, kurse ALbana Vokshi që duhet t’i dilte në mbrojtje as që reagoi.

Mire Muli, qe kujton se eshte pronar i partise dhe tenton ti mbylle gojen dhe pastaj i tregon deren nje zonje, e perseris nje zonje, nje gruaje, vetem se ajo po thote te verteten, po Albana qe duhet te jete ne mbrojtje te grave demokrate, pse nuk reagon? Ncnccncncncncnncncn…“, shkruan Julian Deda.

Çfarë shoqërie jemi? A është normale kjo që po i ndodh Selvije Jaos pas vdekjes së Shpat Kasapit?

Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh, por ka nxjerrë në pah edhe sjellje që po diskutohen gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndërsa dhimbja për humbjen e artistit është e freskët, vëmendja është përqendruar te një statistikë e pazakontë në profilin e partneres së tij, Selvije Jao.

Brenda pak orësh nga tragjedia, llogaria e saj në Instagram ka pasur një rritje të menjëhershme, duke shtuar mbi 20 mijë ndjekës të rinj.

Ky fluks kureshtjeje në moment zie ka ngritur pikëpyetje te shumë komentues nëse një reagim i tillë është normal.

FOTO/ SPAK e akuzon për përfshirje në grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, ky është oficeri i Antiterrorit që u arrestua!

Publikohet fotoja e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj i arrestuar së fundmi nga SPAK për përfshirje në grupin e organizuar kriminal të goditur nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.

Igli Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre ndërsa dyshohet se gjatë periudhës që ka kryer veprat penale, të ketë qenë pjesë e skuadrës së Operacionales.

kujtojmë se jë operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës është zhvilluar në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë.

Gjykata e Breshias ka lëshuar në total 24 masa sigurie, 10 nga të cilat janë ekzekutuar në Breshia.

Ndërkohë, me urdhër të SPAK në Tiranë është arrestuar oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës.

Ai dyshohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën tek Forcat Operacionale ka dekonspiruar hetimet.

FOTO/ Lei Kraja befason me deklaratën e saj: Dua fëmijë me Arbër Çepanin. REAGON ish-FITUESI i Big Brother!

Moderatorja, Lei Kraja i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Ish moderatorja e njohur, ishte e ftuar dje në Top Albania Radio ku po diskutohej rreth Arjan Currit për podkastin që kishte me Grida Dumën.

Ndër të tjera, aty u fol për një martesë të mundshme të analistit në të ardhmen dhe pikërisht iniciuar nga kjo, Kraja tregoi se do të ishte e gatshme të bënte një fëmijë me Arbër Çepanin.

Madje tregoi se i kishte thënë disa herë aktivistit të njohur për të qenë ai babai i fëmijës së saj.

E ftuar në “Pardon My French”, Lei Kraja tha: “E kam menduar dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit: “Hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë”. Duke qenë se i kam thënë disa herë: “Hajde bëhu babai i fëmijës time”.

Një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta dhe nuk dihet nëse është një provokim i bukuroshes për komente apo vërtetë ajo do të dëshironte që babai i fëmijëve të saj të ishte ish banori i Big Brother Albania.

‘Dua një fëmijë me të’, ja si i përgjigjet Arbër Çepani kërkesës së Lei Krajës

Moderatorja e njohur, Lei Kraja, i habiti të pranishmit në studion e emisionit si dhe dëgjuesit kur bëri deklaratën e papritur. Ajo tha se ka menduar që nëse nuk do të ketë bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i thotë Arbër Çepanit që të bëjnë një fëmijë me kontratë.

Kësaj deklarate të papritur të Leit i ka kthyer përgjigje menjëherë Çepani. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” videon ku tregon moderatoren teksa thotë kërkesën e saj për të.

“Jam dakord. E bëjmë që tani”, ka shkruar Arbër në postimin e tij.

Galeria fotografike (

1 / 7

)