3-0 me Çekinë, SiΙvinjo me “këmbë në tokë”: Kemi dhe dy finaΙe, por…

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, thotë se me Çekinë, ekipi shqiptar ka bërë një hap të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar akoma asgjë pasi shton se janë dhe 2 ndeshje të tjera.

“Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Ndeshja e rëndësishme, fitorja e rëndësishme. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar dhe vendoset gjithçka në Nëntor.”

Trajneri Sylvinho ka falenderuar së pari tifozët e shumtë në numër që mbështetën Kombëtaren Shqiptare.

“Së pari falenderoj tifozët, ishin shumë e shumë shqiptarë që na mbështetën. Gara ishte shumë e vështirë, fizike, por mendoj se ne kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer.”

Pavarësisht fitores me 3 gola avantazh, trajneri Sylvinho thotë se Çekia është një skuadër e fortë dhe nëse ata nuk do të penalizoheshin me karton të kuq, do të ishte shumë e vështirë fitorja kundrejt tyre.

Pyetje: A keni menduar që do të fitoni kështu si sot?

Sylvinho: Ne punojmë për të fituar, por ata janë skuadër e fortë pavarësisht rezultatit të golave. Ashtu siç ndodhi në Pragë 11 me 11, do të ishte shumë e vështirë.

Kurajon për të vazhduar përpara, trajnerit Sylvinho ja jep grupi për të cilin thotë se po bëhet më i fortë.

“Ky është një grup që bëhet i fortë çdo ditë e më shumë. Si një ish-futbollist e di shumë mirë marrëdhënien me lojtarin. Të gjithë lojtarët që vijnë tek ne i besoj. Ishte shumë e bukur të shikoje shprtin e garës dhe të shikoje lojtarët të vrapojnë pas topit. Ishte shumë e bukur.”

Teksa thotë se ekipi shqiptar ka akoma shumë rrugë për të bërë, trajneri Sylvinho shprehet se janë duke ndërtuar diçka shumë të rëndësishme.

“Mendoj se jemi duke ndërtuar diçka shumë të rëndësishme, mungon akoma shumë rrugë, por deri tani kemi bërë shumë mirë. Jam i kënaqur me publikun, njerëzit dhe me të gjithë që punojmë këtu.”

Çfarë s’u pa nga ndeshja Shqipëri-Çeki, ρolicia s’e fal Lenjanin, babait të Brojës i haρin dy herë çantën

E gjithë shqiptaria në festë pas triumfit 3- 0 që kuqezinjtë e Silvinjos arritën në shtëpi ndaj Çekisë. Menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit Makelie, në rrugët e Tiranës ka shpërthyer një festë tërësisht e ligjshme, ku nuk munguan flamujt dhe boritë e makinave.

Në një stadium të mbushur plot, atmosfera ishte elektr izuese sidomos gjatë dëgjimit të këngëve patriotike. Nuk munguan edhe momentet pikante të kësaj sfide, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj. Nga kontrolli i rreptë në hyrje të stadiumit, te banderolat në shkallët e tij, një tribunë të mbushur me personazhe, Ballist Morina, tifozi special kuqezi, mund të themi se kjo ishte një natë magjike për Kombëtaren shqiptare.• Ermir Lenjani nuk i shpëton kontrollit të sigurimit, që mesa duket duhet të zbatonte detyrën e tij edhe te futbollisti i Kombëtares shqiptare.

• Po ashtu edhe Xhevahir Broja, babai i futbollistit Armando Broja, kaloi në lupën e kontrollit, madje dy herë, sa u detyrua dhe u tha: “Po më kontrolloi njëherë ai mbrapa”.

• Kristjan Asllani dhe Mario Mitaj kanë ulur çorapet e futbollit dhe mbrojtëset e tyre janë në fund. Lojtarët të kujtojnë të famshmin Rui Kosta, i cili luante me të njëjtin stil.

• Daku përqafon gjyqtarin e takimit, pasi e këshilloi për të mos bërtitur drejt kundërshtarit.

• 20 917 tifozë të pranishëm në “Arenën Kombëtare”.

Asαni lë pa fjαΙë UEFA-n: Goli i tij më i bυkuri i raυndit?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2023, 00:19

Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares është idhulli i momentit për shqiptarët anë e mbanë globit.

Golat e tij nga distanca po mahnisin jo vetëm shqiptarët, por edhe institucionin më të lartë të futbollit, UEFA-n.

Edhe në ndeshjen e sotme kundër Çekisë, Asani shënoi një super gol në minutën e 9-të.

Ky gol i mrekullueshëm i numrit 9-të të Kombëtares shqiptare, nuk ka kaluar pa u vënë re nga UEFA.

Në rrjetet sociale, UEFA thotë se goli i Asanit mund të jetë goli i këtij raundi të ndeshjeve kualifikuese të Euro2024.

Tani mbetet që ky propozim i UEFA-s të bëhet zyrtar dhe shqiptarët të votojnë sa më shumë golin e Asanit si golin më të bukur.

Vlen të thuhet se deri më tani, Asani ka fituar dy herë “titullin” goli më i mirë i raundit duke i bërë shqiptarët tepër krenarë.

https://www.instagram.com/_u/euro2024/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2f35f8b4-146c-4cd8-a3d6-386b7bd09e54&ig_mid=44970BD3-2725-40E5-9A7C-9CC08566E580

“FiΙmi, zgjαtim i lojës boshe, νanitoze, të rreme dhe degjenerυese që ofron BBV“

Pak ditë më parë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u zhvillua premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

Ky film me protagonistë shumë personazhe të “Big Brother Vip” u vu në qendër të kritikave, jo vetëm për stafin dhe kualitetin por edhe mesazhet që përcjell.

Gazetari i njohur Arben Rrozhani ka bërë një shkrim rreth këtij filmi por me titullin “Në kuadër të histerisë.”

Ai thotë se ky film është zgjatim i lojës boshe, vanitoze, të rreme dhe degjeneruese që ofron Big Brother.

Nga Arben Rrozhani

Në kuadër të histerisë

Me një ceremoni madhështore të paralajmëruar prej disa javësh, me plane të gjera nga ajri dhe toka, me një tapet të kuq që mbulonte oborrin e Pallatit të Kongreseve, me dhjetra figura që kanë mbushur gossip-et, lajmet rozë dhe ato me pullë të kuqe, parmbrëmë ishte premiera e një filmi të prodhuar nga televizioni kombëtar “Top Channel”.

Më shumë se një film, “Në kuadër të dashurisë” ishte pompuar si “bishti” i “kometës” që po vinte drejt Tokës, pjesëmarrjes në kast të personazheve që fituan apo ishin më të spikaturit të edicionit të vjetshëm të BBV-së, si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari dhe pas 100 vendeve bosh vinin ca aktorë të tjerë në role episodike si Ndriçim Xhepa, apo Zamira Kita, aktorë të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, brezit të dytë të atyre që bënë historinë e filmografisë shqiptare të viteve të real-socit.

Jo këta të fundit, por ata të parët, ishin edhe yjet e mbrëmjes, të adhuruar prej disa qindra njerëzish që prisnin jashtë për të bërë foto, marrë autografe dhe pare/prekur nga afër idhujt e tyre.

Bërja e një filmi është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për çdo vend, veçanërisht për Shqipërinë e varfër, e cila prej tre dekadash ka nxjerrë vetëm disa prodhime me skenare klishe të gjakmarrjes apo eksodit, por duke iu ikur temave të nxehta që kanë përcëlluar shoqërinë shqiptare.

Edhe angazhimi i artistëve/aktorëve të njohur është një vlerë e shtuar për artin, që ka nevojë për lojën, staturat dhe profesionalizmin e tyre që u ka rezistuar kohërave, siç është i mirënjohuri Ndriçim Xhepa. Por jo kur ata bëhen pjesë e nismave private, ku më shumë peshon show i gossip-eve se sa arti i mirëfilltë dhe ku ata, për hir të pjesëmarrjes që të mban gjallë, apo të shpërblimit të nevojshëm monetar, bëhen bashkëpunëtorë në vrasjen e artit dhe ngritjen në piedestal të antivlerave.

Mëse tre vite më pare, aktori i humorit, Ermal Mamaqi, bëri reklamë të madhe me filmin e tij “I Love Tropoja”, ku merrnin pjesë, veç tij, edhe aktorë të njohur shqiptarë dhe madje edhe kryeministri i vendit që kishte vënë paruke me flokë të gjata dhe një lente në syrin e majtë.

Filmi i pompua po aq shumë sa edhe ai që u dha parmbrëmë, por mbi të u sulën tropojanët që u ndjenë të fyer pse në një nga episode që ndodh në Tropojë, sipas skenarit, vendasit për ta nderuar mikun e tyre, i vendosin vajzat e shtëpisë për të fjetur me të.

Mamaqi bëri edhe një film tjetër pas këtij, me një këngëtare të dashur për brezin e ri, por asgjë nuk ka mbetur në kujtesën kolektive, aq më shumë në analet e artit.

E ashtuquajtura komedi romantike e prezantuar parmbrëmë i ka të gjitha shanset që të ketë të njëjtin fat. Është zgjatim i lojës boshe, vanitoze, të rreme dhe degjeneruese që ofron BBV për disa javë, shpërqendrimi i vëmendjes nga problemet e rënda social-ekonomike që ka vendi, bombardimi i vulgut me idhuj të rremë dhe mbajtja në vend e një atmosfere tallavaje që i volit pushtetit politik të zhytur në krim dhe korrupsion.

Ndaj parmbrëmë, Ndriçim Xhepa kaloi si pa u vënë re, ndërsa yjet e tapetit ishin një këngëtar/aktor/reklamaxhi që u tregon vendin grave me dhunë, një ish-aktore teatri që shijon paratë e burrit jashtë Shqipërisë, një vajzë që ende e di se Skënderbeu ka lindur në vitin 1959, apo një imazh ekranesh që fitoi garën se kush zhvishej më shumë.

Këta janë modelet që u ofrohen sot shqiptarëve, pa dallim moshe, që nuk kanë asgjë për t’i dhënë shoqërisë shqiptare, përveç marrjes së mendve, deri në histeri.

FOTO LAJM/ As golat e Kombëtαres nuk i bαshkojnë Ramën dhe Kυrtin

Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e djeshme u shfaq në super në formë.

Ndeshja, përveç tifozëve që kanë mbushur stadiumin, po ndiqet dhe nga politikanët.

Në fotot më poshtë shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që po e ndjek me ministren e Energjisë, Belinda Balluku.Nga ana tjetër, Rama po e ndjek me bashkëshorten e tij dhe djalin, Lindën dhe Zahon. Ndërkohë në krah ka Armand Dukën, kurse mbrapa ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe gazetarin Alfed Peza.

Siç kuptohet, Ramën dhe Kurtin, as golat e kombëtares nuk i bënë dot bashkë. Marrëdhënia mes dy kryeministrave vazhdon të jetë disi e ftohtë, që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive.

Kujtojmë se sot Rama e përmendi Kurtin në Kuvend, duke e cilësuar vëlla, ndërsa nuk u kursye në kritika në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për situatën në veri të Kosovës.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Premte 13 Tetor 2023

Dashi

Do jeni shumë besnikë ndaj partnerit/es tuaj sot dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesantë që do iu joshin. Në mbrëmje do merrni një surprizë. Beqarët do kenë fat në dashuri dhe do futen në një etapë të re të jetës së tyre. Në planin financiar shpenzoni me maturi që të mos keni vështirësi.

Demi

Nëse ju dalin probleme në jetën tuaj në çift, mundohuni t’i zgjidhni ato sa më parë të jetë e mundur. Po i latë pas dore situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar. Beqarët ka gjasa të kenë dashuri me shikim të parë. Gjithçka do ndryshojë për ta. Në planin financiar nuk priten vështirësi.

Binjakët

Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Mezi do prisni qe dita te marre fund. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm e vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar. Ne planin financiar fatmirësisht yjet do i keni ne krah dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Situata do filloje te normalizohet

Gaforrja

Ditë e kontraktuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë do jeni në qejf dhe të gatshëm të bëni çmenduri me partnerin/en dhe herë do debatoni. Beqarët nuk do jenë në humor për ta kërkuar princin e tyre të kaltër. Nëse shpenzoni pa fund financat do dobësohen shumë saqë nuk do dini çfarë të bëni më pas.

Luani

Komunikimi do jetë i ngrohtë dhe dita do kalojë për mrekulli sot për ata që janë në një lidhje. Megjithatë mos harroni t’iu kushtoni disa orë edhe miqve tuaj. Beqarët do jenë të zënë me punë dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Në planin financiar do jeni realistë dhe nuk do shpenzoni.

Virgjëresha

Do jeni në formë të shkëlqyer sot dhe të gatshëm të bëni ndonjë çmenduri vetëm e vetëm që marrëdhënia në çift të jetë e shkëlqyer. Beqarët gjithashtu do jenë sharmantë dhe askush nuk do iu rezistojë dot. Do i kenë ata mundësitë e zgjedhjes. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë.

Peshorja

Ditë shumë problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni zënka të njëpasnjëshme me partnerin/en dhe nuk do arrini dot të vendosni qetësinë. Beqarët do jenë spontane dhe kjo do i bëjë më tërheqës. Mundësitë për të hedhur hapa drejt një lidhjeje do jenë të mëdha. Financat do fillojnë të përmirësohen.

Akrepi

Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në kërkim të shpirtit binjak, por mundësitë do jenë të pakta. Në planin financiar situata do jetë shumë e mirë dhe do arrini të kryeni edhe investime.

Shigjetari

Vështirësitë në jetën tuaj në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Mundohuni të tregoheni paksa më të kuptueshëm sepse përndryshe lidhjes suaj mund t’i vijë fundi. Beqarët ka mundësi të pëlqejnë në një mënyrë tjetër një mik të vjetër. Gjeni mënyrën e duhur për t’ia shprehur ndjenjat. Financat do jenë të stabilizuara.

Bricjapi

Çastet intime do jenë edhe më të shumta gjatë kësaj dite kështu që shfrytëzojeni pa fund jetën tuaj në çift. Partneri/ja mund t’iu bëjë edhe ndonjë propozim interesant. Beqarëve do ju bëhen ftesa pa fund, por do e kenë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

Ujori

Bashkëpunimi në çift do përforcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i zgjidhni ato sa më parë. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri edhe pse do kërkojnë gjatë gjithë kohës. Do ju duhet ende të prisni. Klima për financat do jetë përgjithësisht pozitive.

Peshqit

Jeta juaj në çift do ecë më së miri gjatë kësaj dite. Do i kushtoni më tepër kohë partnerit/es dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për të filluar lidhje serioze të cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat nuk do kenë probleme, kështu mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim.

Raqka u νjedh fondet koρshteve? Prindi: Na detγroi edυkatorja të blej letra higjienike për djaΙin

Nuk dihet se ku shkojnë taksat e qytetarëve të rregullt të qytetit të Korçës. Për buxhetin e bashkisë për të financuar institucionet që ka në varësi jo njëherë…

Në redaksinë e JOQ ka mbërritur një denoncim për bashkinë Korçë ku një prind i shqetësuar rrëfen se edukatoret i kanë detyruar të kontribuuojnë me 10 mijë lekë të vjetra dhe të sjellin letra higjienike për fëmijët e tyre.

Ai thotë se ajo ua komunikoi këto në një mbledhje me prindër teksa u bëri me dije se bashkia nuk i kishte dhënë fonde për materiale për fëmijët. Përpos kontibutit monetar ajo u kërkoi atyre fletpre, lapsa si dhe 2 pako letra higjienike për secilin.

QYTETARI DENONCON:

“Pershendetje JOQ Jam nje prind dhe jetoj ne qytetin e korces,dua te shpreh nje shqetsim.kam femijen 4vjec i cili eshte ne kopesht shteteror ketu ne korce.

Edukatoret na njoftojne per mbledhje me prinder ku na thone se bashkia nuk i ka dhene fonde per ngjyra per te vizatuar femijet,fletore,lapsa si dhe letra higjenike,ti bie shkurt na kerkuan nga 10 m lek te vjetra si dhe letra higjenike nga 2 pako per cdo femije dmth.ju lutem publikojeni kete vjedhje se di dmth ku shkojn taksat tona?!

Dikush nga ne si prinder mbase se ka fare mundesine per ti cuar keto qe kerkojn.po ju njs dhe foto te produkteve qe cuam,flm nese e publikoni

Tekstet e Ιetërsisë së vitit të ρarë në gjimnazet shqiρtare: Shkër… e poshtër!

Librat e hartuar nga autorët shqiptarë për arsimimin e brezave të rinj shpesh kanë ngjallur polemika me mënyrën e përkthimit apo ato çfarë vendosin të përfshijnë në këto tekste shkollorë.

Tekstet, kurrikulat bazë të çdo viti janë themelet e procesit të të mësuarit për 9 muaj, dhe ato çfarë janë shkruar aty nguliten fort në mendjen e nxënësve të shkollave.

Të kujdesshëm ose jo me edukimin e brezave të rinj, gjykimi varet nga ju, por një tekst i mbërritur në redaksinë e JOQ tregon një përmbajtje që ngjall debat.

Bëhet fjalë për një tekst të librit të letërsisë së vitit të parë në gjimnazet e Shqipërisë i cili është përkthyer dhe përshtatur nga autorët shqiptarë me një gjuhë kontraverse. Në faqe flitet për një dialog të periudhës antike greke.

https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ae0c0fc9-54e2-4649-b84b-8b9b1817b1b8&ig_mid=7A320D4D-3A99-463B-99A4-D9FCF5AFF03C

Shqiρëri/ Fυsin qenin në bαgazh dhe ecin me derë haρυr

Një rast i neglizhencës ndaj kujdesit të kafshëve shtëpiake ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Bëhet fjalë për një rast të ndodhur në autostradën Grabian, afër Lushnjës ku një qen është parë në pjesën e pasme të një makine që udhëtonte me bagazh hapur.

“Qeni dridhej sa here frenonte mjeti”,-shkruan qytetari që ka parë skenën.

Janë të paqarta arsyet se pse pronarët e qenit të racës pastor gjerman kanë vendosur ta terrorizojnë kafshën e gjorë në këtë mënyrë, por një gjë është e më se e sigurt: Qeni duhet të dërgohet në një shtëpi ku i falin dashuri dhe siguri, me pronarë të denjë që nuk e keqtrajtojnë.

https://www.instagram.com/joqalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=eb809415-4f6e-4764-bdd1-600cc039ff52&ig_mid=14173370-2458-4300-B595-2ADDFF0328FE