Fati tr*gjik i familjes se Shpatit, si vd*q babai këngëtar në moshë të re! Gruaja do rrise djalin e vogel me probleme i cili ka

Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në Itali, në moshën 40 vjeçare, duke lënë mes dhimbjes së pamasë familjen, miqtë dhe gjithë dashamirësit e muzikës së tij. Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni vajtojnë sot për një nga artistët me këngët e të cilit u rritën breza.

Shpati mësohet se kishte shkuar në Itali për një koncert dhe sapo ka mbërritur në hotel, ka pësuar arrest kardiak dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ai ishte baba i një djali të vogël, të cilin tashmë Selvija duhet ta rrisë e vetme.

Newsbomb.al mëson se shumë vite më parë, edhe babai i tij, këngëtari dhe tekstshkruesi Naim Kasapi ka ndërruar jetë në moshë të re, duke lënë fëmijët jetimë.

Vite më parë, nëna e tij Gjylymsere Kasapi ka treguar për ikjen e hershme të bashkëshortit dhe sakrificat për të rritur e vetme fëmijët. Ajo ka qenë pedagoge në Universitetin e Shkupit dhe deputete në Kuvendin e Maqedonisë.

Shpati udhëtar në fatin tragjik të të atit, edhe babai

Shpat Kasapi me nenen – fotografi e vitit 2015

Mesa duket, fati tragjik i këngëtarit ka qenë i shënjuar në rrugën e të atit e i tillë do të jetë edhe për bashkëshorten e tij Selvije dhe djalin Roel.

Vogëlushi do të rritet nga nëna e tij, pas vdekjes së parakohshme të Shpat Kasapit, ashtu siç u rrit edhe këngëtari nga nëna e tij Gjylymserja, kur tekstshkruesi Naim Kasapi ndërroi jetë dhe barra i ra asaj si kryefamiljare.

“Fatkeqësisht, Naimi vdiq në moshë relativisht të re dhe barra ngeli mbi mua. Është shumë e vërtetë se prindi asnjëherë nuk është i kënaqur më sukseset e arritura të fëmijëve, por kjo gjithsesi është subjektive. Konsideroj se fëmijët e mi kanë arritur atë që kanë dëshiruar dhe konsideroj se duhet të jem e lumtur si nënë e tyre”, është shprehur ajo vite më parë.

Selvije Jao, bashkëshortja e Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër, ndan dhimbjen e saj për humbjen e tij.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ajo tregon për vuajtjen, lodhjen dhe boshllëkun që la Shpati në jetën e familjes.

“Ndrove jetë nẽ krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i beheshin dokumentat në ltali, që të mund ta çonim sa me shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Sa të afert kemi qenë, sa bashkëpunues ne privatësine tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke te thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le ketu vetem, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat…
Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohen kur duart e tuai duheshin me shumë se kurrë.
Si t’ia shpjegoj Roelit qe babi nuk
është më?
Mẽ thoje gjithmonë se do tē mẽ doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta ne krahet e mi, pse ma kepute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet…
Allahu tē deshi pranë vetes por une mezi pres tē zgjohem nga gjumi dhe te jesh ketu për ne”, shkruan ajo.

Gazetari Robert Papa paralajmëron arr*stimin e Edi Ramës, ja informacionet që kanë në duar amerikanët, kryeministri del i…

Informacionet e gazetarit të njohur, Robert Papa kanë sjellë sërish në qendër të debatit politik marrëdhënien mes qeverisë shqiptare, SHBA-ve dhe zhvillimeve më të fundit në hetimet e SPAK-ut për zv/kryeministren e pezulluar Belinda Balluku. Papa ndalet te mënyra se si qeveris Edi Rama, te ndikimi i tij mbi institucionet dhe te informacionet që, sipas tij, disponojnë amerikanët. “A e keni vënë re fjalorin rrugaçëror, ordiner, mediokër? Si mund të drejtohet një shtet kështu, me mesazhe, me sharje, “palloshë,” “trap,” fjalë të tjera ofenduese ndaj njëri-tjetrit? Jam krenar për kasetat e para të “Fokusit.”

I pari që hyra, ju tregova shqiptarëve thashethemet e bllokut, orgjitë e bllokut, prapaskenat, thikat, vrasjet, helmet. Më duket sikur skenat janë të njëjta.

Tetë orë në zyrën e Mehmet Shehut: thika, helme, tortura psikologjike, presione, trysni. Mos vallë Rama ka blerë Gjykatën Kushtetuese duke bërë shantazh? Kështu lloj figurinash s’kanë pse të kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka pse Gjykata Kushtetuese ta marrë këtë çështje, sepse modeli i Bangladeshit, i Gruevskit, i pranverës arabe mund t’i ngjasojë. Dhe kur janë me mijëra nxënës shqiptarë të arsimuar nëpër botë, në Europë, në Amerikë, kudo, me doktorata, inxhinierë, arkitektë, doktorë, si mund të vësh zëvendës kryeministre dikë që nuk ka shkollë, që ka mashtruar? Media kontrollohet prej tij dhe mesazhet që dalin natyrisht kontrollohen. Pse nuk dalin mesazhet me Ramën ku ka investime miliona dollarë? Nuk diskutohet pjesa e luanit që është për Ali Babën”, shprehet Robert Papa.

Arrestimi i mundshëm i Ramës

Ai komenton edhe mundësinë e një përballjeje të Ramës me drejtësinë, duke sjellë argumentet dhe shembujt që, sipas tij, ekspozojnë kryeministrin përballë zhvillimeve të reja. “Shumë njerëz më pyesin: “Do arrestohet ky?” Po, dhe mund të arrestohet. Dhe diçka ka ndodhur. Unë e di që ju prisni që të vijë gjithçka nga mrekullia, të vijë nga Amerika. Unë e di që Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet SPAK-un. Kaq mjafton. Në qoftë se SPAK-u në kohën e Yuri Kim-it ishte selektiv dhe nuk shkonte te Palloshi i lartë dhe te Lubia, ky do të shkojë. Dhe ai “pit stop-i” i Dumanit në departament, por dhe personi që zëvendësoi Eskobarin, që injoroi Ramën, Peleshin, Spiropalin kur erdhi.

Natyrisht që nuk ka biseduar për motin, për klimën, për ndotjen, kur kanë shkuar në zyrën e SPAK-ut. Amerikanët janë të interesuar që mos preket siguria kombëtare dhe trafiqet. Ramës sapo i dolën shumë probleme me Sinaloan. Ka transferta të mëdha financiare në Manhatan nga njerëzit që kanë qenë afër Ramës dhe Lubisë (Ballukut). Kash Patel i di. Don Bonxhino i di. Rama të mos ketë frikë. Kishte planifikuar një ndalesë në Manhattan, sepse kishte pronotuar hotelin. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të vijë më vonë, se kryeministër është. Ai ka imunitet dhe unë nuk besoj se do të ndodhë si shkrimi i Ëashington Examiner që thoshte Rama si Noriega apo Erdogan.

Zoti Rama ka dëshirë të qëndrojë i përjetshëm si Erdogan. Unë e di. Por nuk mund të qëndrojë në këtë mënyrë kur i bien të gjithë. Korrupsioni është fjalë përkëdhelëse për Ramën. Nuk është korrupsion; është vjedhje, kusari, arbitraritet miliona e miliona. Ç’është ky ligj? Pesë vjet burg? Dumani mund të bëjë verifikimin e pasurisë. Janë miliona. Ata i dinë llogaritë. Për mendimin tim, korrupsioni i fondeve publike duhet të ketë dënim maksimal. Po kur ka fakte që vërtetohet, pse jo? Nuk jemi anëtar i BE-së, Amerika e ka.

Nuk ndodh ndryshe.Një qeveri që ka favorizuar drogën, që i ka dhuruar me qindra milionë dollarë taksa të munguara oligarkëve, duke i hequr nga pensionistët, mësuesit, arsimtarët, doktorët, inxhinierët, dhe ofendon gjithkënd. E dini ju se sa mijëra shqiptarë të suksesshëm ka nëpër botë? Unë, në Amerikë, jam i sigurt: arkitektë, inxhinierë, doktorë, dentistë, që tentojnë të hyjnë në politikë . Dhe ti merr dikë nga Greqia. Nuk është turp që ka punuar babysitter dhe pastruese, dhe e bën zëvendës kryeministër pa diplomë. Dhe 1 milion vetë ikin. Unë e di që gjithkush shpreson goditjen amerikane, por Trumpi është impenjuar shumë me Gazën. Edhe atje duket se s’ka sukses. Me Ukrainën, që është një plan me 28 pika, dhe Rubio ka bërë gafën e radhës kur u ka thënë senatorëve që plani është rus, ne vetëm e kemi aprovuar”, thotë ndër të tjera Robert Papa.

“Takimi me Parashqevinë dhe kush është Zoti i saj”, Ilnisa Agolli zbulon cfare po ndodh me ikonen e muzikës shqiptare në Manhattan

Gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli ka takuar ikonën e muzikës shqiptare Parashqevi Siamkun në New York.

“Takimi me Parashqevinë dhe Zotin e saj”, kështu e quan Agolli takimin me Siamkun, ndërsa zbulon bisedën mes tyre.

Ndër të tjera gazetarja ka ndarë një foto nga darka, ku shihen të dyja duke buzëqeshur.

Mund të them se në darkat pos apokaliptike nëpër rëndomjen e Ballkanit dhe Europës, në Neë York ndodhi e paharrueshmja një natë.

Ishte e fundit për mua.

Unë jam gazetare. Nga ato që është mësuar të përballet me afate në jetë, sa herë udhëton. Gjë kjo që nuk më befason edhe aq. Por çudia ndodh. Amerika të përplas vetveten me të dy kohët, si jetoj e se si duhet të jetoja.

Pasi brodha bregun lindor dhe atë perëndimor, ndërmjet Atlantikut e Paqësorit, kuptova rëndësinë e fatit periferik se luksi nuk vishet nga fati, sa nga ata që në jetë të sjell fati.
Edhe kur është qorr, është më e butë jeta po aq sa liria.

Në rastin tim, ndodhi e kundërta.

Njeriu lind me misionin dhe kufinjtë kohorë nuk përcaktohen dot, mendova. Po kaloja nga Radio City në 5th Ave, drejt Elton Ilirjanit.

Nuk isha as në ditën e tretë në New York dhe rrugët e Manhattan m’u dukën të njohura. Eltoni është si puna e një ushtrimi të mirë për poetët kur nuk prodhojnë dot, por kur ata munden e kthejne në përvojë pavetëdijen e tyre.

Totalisht e ndërgjegjshme në atë çka doja të shmangia në bisedë me të, ishte Parashqevia. Kjo sepse unë e ndaj privaten nga profesioni, njerëzoren nga ajo jo njerëzorja dhe kjo nuk më bën të shfrytëzoj të jashtëzakonshmen e profesionit tim, përballë humanes së zakonshme që e shoh si poezi dhe e shkruaj kur situata thjeshtëzohet.

Mesa duket, pas distancimit tim pa vënë në siklet mikun tim gjenial që mes meje m’u duk se vëreu dhe një herë tjetër ndryshimin e Shqipërisë të vogël dhe Amerikës, ndodhi e papritura.
Një darkë me Parashqevinë në krah.
E cila përmbushi veç kënaqësisë time dhe gojët e “përrallës nga e kaluara” teksa tejkaloi edhe një mijë e një netët e klasikes botërore.

Shkova rreth 15-të minuta vonesë.

Eltoni fisnik i pashoq, ishte ulur ne tavolinë me Parashqevinë. Milos, restoranti ishte ftues. Pjatat e para dhe verën e gjeta të shtruar.

Parashqevia dallohej qysh larg nga bereta që kishte zgjedhur. Kur i dhashë dorën dhe u ula, ndjeva aftësinë profetike që kishte. Shkëlqente me ato lloj xixash e depërtoi në kokën time, siç kurora që nuk ia shpëtoi kurrë fatin e gruas në Shqipërinë e këngës. Dikur ajo vezullonte, e si për ironi, një vit më parë i dha famë edhe gurit në mes të Time Square, duke jetuar pa bërë zë.

Ilnisa, më tha, me një zë të ngrohtë e të qetë.

– Jam e lumtur që je Agoll, dhe Dritëronë e ruaj ende në kujtesë përgjatë vizitës që pati në Neë York. Njëjtë si ti, ai nuk donte të takonte askënd dhe Eltoni më tha se ti nuk i kishe kërkuar asnjë takim me mua. Përse?
Sepse kam takt, i thashë. Dhe Zoti nuk të braktis kurrë kur ke takt.

Ishte shumë e bukur. Fliste, ngadalë. Një shqipe të ëmbël, me të njëjtën delikatesë siç në artin stimulues që na la të gjithëve dekadash. Befas, me një vetëpërmbajtje të papritur u ndal tek Zoti. Ai thoshte, është shpëtimtari.

Parashqevia mesa duket kishte ndërtuar një lidhje të veçantë me të në gjithë këto vite, ku vetëm mëshira e tij e sëmbonte dhe asfare ajo e hipokritëve gojëshqyer në çastin e marrjes së pak vëmendje, qysh ditën e parë që Eltoni i puthi dorën. Aty në mesin e Hudson Yard dhe i’u përkul në gjunjë ikonës, pa ia kundërshtuar të shkuarën e ashpër rrugëve të Neë York, e për rrjedhojë ngrohur shpirtin pa i marrë asgjë në këmbim.
Vajmedet mendova, ç’rezultat do të kishte e gjitha kjo nëse shqiptarët do të ndërronin ca qasje dhe portalet të abuzonin më pak me këtë histori frymëzuese në dhembje. Nëse do të ndjehej më pak ekzorcizëm rretheqark dhe akoma më pak gënjeshtra dhe e gjitha kjo të kishte zhvillim dhe zgjidhje.

-Përsërisni pas meje, m’u drejtua mua dhe Eltonit, përpara se të hamë.
Ishte një lutje. Një lutje që le të themi na bëri mirë. Ne folëm për Amerikën, për të bukurat e të vështirat e saj dhe për dëshirën time të madhe për të qenë atje.
Në Neë York, ku e magjishmja ështe e mundur.

Në fund kur ikëm, u ndalëm të pinim një cigare.
Me të njëjtën paqe më foli: Ilnisa, dua të të pagëzoj me emrin Becky Saint Alban. Kështu dua të të quaj dhe ecim më tutje sepse Neë York është i ashpër në dimër shpirt, por plagët e gjejnë shërimin cepave të fatit ose pallatit.

Pra, instikti i saj që e njohu me rrugën, mes të ftohtit të braktisjes dhe të njëjtës erë si ajo e asaj nate, e shfaqi përsëri modelin gozhdues në sytë e mi për të gjetur gjithnjë cepin e sigurt.
Kjo ishte Parashqevia që takova unë dhe ajo në sytë e mi qartazi kishte vendosur të mos e rrëfente kurrë mërzinë, njëjtë si Zoti i saj.

I cili në fakt na shpallet vazhdimisht në trajta dhe forma të ndryshme. Unë nuk di kush erdhi më parë nga të dy, por di të them që e lexova si vepër takimin me të.
Dhe kjo më pëlqeu!“, shprehet Agolli.

“Në zemër të Shqipërisë! Tokë pa Zot”, gazetari zbulon zonën në Shqipëri ku policia nuk futet dot

Në Shqipëri kemi shumë zona që janë tokë pa zot. Afër Rinasit kemi një zonë që është tokë pa zot dhe u desh vrasja e fundit që aty të zbulohej një arsenal armësh”.

Kështu u shpreh gazetari Elkier Bushkolaj në A2CNN. Sipas tij, sa herë shkon Policia e Shtetit aty, zbulohet prapë një arsenal armësh.

Çfarë ndodh? Ia hoqën Durrësit, e ka pasur Drejtoria e Policisë së Durrësit dhe ia sollën Tiranës. Ishte një lëvizje shumë e mirë. Por, problemi është që nuk prodhoi efektivitet. Ndodhi vrasja e Gentian Betës, ndodhi vrasja e Rinasit, ndodhën një seri ngjarjesh kriminale që tregoi që nuk kishte lidhje me Policinë e Durrësit, por kishte lidhje dhe me paaftësinë e Tiranës, që në fund ditës po flasim për strukturën që ka elementët më të mirë në Policinë e Shtetit dhe sërish situata atje është tokë pa zot”, tha Bushkolaj.

Në lidhje me vendet e trajnimit të grupeve kriminale, gazetari shpjegoi: “Shumë prej grupeve kriminale kanë bazat e veta. Për shembull, në qytetet e mëdha janë zona të caktuara. Kirasi ka një grup kriminal që operon në atë zonë. Një grup kriminal tjetër operon në tjetër lagje të Shkodrës. Tirana ka zonat e veta specifike. Një grup kriminal për shembull operon në Fresk, një tjetër grup kriminal mund të operojë në Yzberisht apo në Astir”.

Karriera e Ballukut ka mbaruar! Klodiana Lala tr*ndit: Prisni se do të ndodhë e keqja e madhe: SPAK ka bërë gati një

Gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala, e ftuar në “Studio24”, ka folur lidhur me hetimin që SPAK po kryen ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se procedura hetimore është e paplotë dhe se kjo çështje pritet të prodhojë tronditje politike deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Sipas Lalës, një hetim serioz ndaj zyrtarëve të lartë duhet të fokusohet te pasuritë që ata kanë përfituar në mënyrë të paligjshme, pjesë të cilën, sipas saj, SPAK nuk e ka trajtuar siç duhet në rastin Balluku.

“Hetimi i SPAK për Ballukun nuk është i plotë. Kur godet një zyrtar të lartë, thelbi është gjurmimi i pasurisë së marrë padrejtësisht,” deklaroi ajo.

Lala tha se shumë elementë të skandalit të tenderave të vitit 2021 u zbuluan vetëm falë të dhënave të një telefoni të sekuestruar, çka tregon se abuzimet kishin arritur përmasa të pakontrollueshme brenda institucioneve të infrastrukturës.

“Sapo kupa u mbush, zullumi nisi të shkërmoqë mazhorancën socialiste duke goditur majat e qeverisë. Rënia e Ballukut është sinjali i parë që drejtësia po i afrohet kryeministrit,” u shpreh Lala.

Gazetarja theksoi se tenderat publikë në infrastrukturë, në shumicën e rasteve, janë “të paracaktuar”, duke nënkuptuar se fituesit shpesh caktohen paraprakisht mbi baza interesash të ngushta.

“Pjesa më e madhe e tenderave në infrastrukturë janë të përcaktuar. Pse? Sepse aty ka interesa dhe përfitime. SPAK ka material të bollshëm. Balluku është drejt përfundimit të karrierës politike,” shtoi ajo.

Lala komentoi gjithashtu edhe shkresën e Këshillit të Ministrave drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku argumentohej se pezullimi i Ballukut krijonte “pasoja të pariparueshme në funksionimin e shtetit”.

Sipas saj, kjo është një lëvizje e pastër politike.

“Mendoj se është një veprim politik. GJKKO e ka pezulluar Ballukun nga një detyrë ku ajo është emëruar, jo votuar. Qytetarët nuk zgjedhin ministra. Mandati i saj si deputete nuk është prekur,” përfundoi Lala.

E RËNDË në Greqi/ Daja ab υzon sek▪︎ua|¡sht me nipërit e mitur për të kënaqur SHQIPTARIN!

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Athinë në Greqi, ku një 20-vjeçar rumun dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nipërit e tij të mitur të moshës 2 dhe 4 vjeç.

Protothema.gr raporton se i përfshirë në këtë rast të rëndë është edhe një shqiptar i moshës 40 vjeç, i cili mësohet se është partner i 20-vjeçarit rumun.

Rasti u zbulua kur nëna e dy fëmijëve pa djalin e saj 4-vjeçar duke bërë lëvizje të çuditshme me trupin e tij dhe kur e pyeti, fëmija iu përgjigj: “Kështu bëra me dajën”.

Nëna e fëmijës menjëherë bëri denoncim te autoritetet, me një psikolog fëmijësh dhe një mjek ligjor që ekzaminuan dy djemtë, duke hapur rrugën për lëshimin e një urdhër arresti kundër dy burrave.

Gjithashtu policia gjeti video dhe foto në telefonat celularë si të 20-vjeçarit ashtu edhe të 40-vjeçarit, ku duken që të dyduke kryer akte seksuale para fëmijëve të mitur. Në telefonat e tyre u gjetën edhe materiale pornografike me fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Pas arrestimit , 20-vjeçari rumun pranoi veprimet e tij të sëmura dhe u la në paraburgim, ndërsa 40-vjeçari, i cili mohoi çdo përfshirje, pritet të dalë para gjyqtarit ditën e nesërme.

EMRI/ Kush është “SKIFTERI” nga Tirana që terrorizoi Europën: Hapi kasafortën me stetoskop, grabiti 1.2 milionë EURO bizhuteri!

Policia e Spanjës arrestoi një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e një argjendarie në një qendër tregtare në Madrid.

Ai mori bizhuteri me vlerë 1.2 milionë euro.

Mediat spanjolle shkruajnë se bëhet fjalë për një grabitës të famshëm, inteligjent, por edhe të frikshëm Shamir Hoxha, shqiptar, 42-vjeç.

I arrestuar nga Policia Kombëtare e Spanjës më 22 tetor 2025.

Në momentin e arrestimit mbante në qafë një nga bizhuteritë e vjedhura dhe rreth 3.000 euro në para të thata.

Vjedhja ndodhi më 28 prill 2025, gjatë një ndërprerjeje masive të energjisë që preku një pjesë të madhe të Spanjës, duke lënë pa energji dyqanet dhe sistemet e sigurisë.

EMRI/ Kush është "SKIFTERI" nga Tirana që terrorizoi

Ky kaos e lehtësoi zbatimin e planit, pasi qendra tregtare Plaza Norte 2, në San Sebastián de los Reyes (Madrid), ishte bosh dhe masat elektronike të mbrojtjes nuk funksiononin.

Hoxha e planifikoi grabitjen me saktësi, duke shfrytëzuar ndërprerjen e energjisë për të çaktivizuar alarmet, bravat elektronike dhe sistemet kundër vjedhjes të vitrinave.

Grabitja zgjati vetëm 4 minuta, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë. Ja përshkrimi hap pas hapi se si e kreu:

U ngjit në çatinë e jashtme të qendrës tregtare dhe bëri prerje në çati pikërisht sipër argjendarisë José Luis, duke krijuar një vrimë për hyrje.

Depërtimi i brendshëm: Pasi hyri në pjesën e brendshme, hoqi pllakat e gipsit për të arritur në një korridor teknik që lidh dyqanet. Prej andej, bëri vrima të tjera në mure për të arritur direkt në ambientin e pasmë të argjendarisë.

Zbriti nga tavani deri në dysheme. Hapi xhamat e vitrinave me një kaçavidë të thjeshtë, pasi bravat elektronike nuk funksiononin për shkak të mungesës së energjisë.

Zbrazi të gjitha vitrinat, duke marrë 2.200 bizhuteri, përfshirë një koleksion ekskluziv ari të bardhë me diamante. Plaçkën, me vlerë mbi 1 milion euro, e futi në një çantë shpine.

Doli në këmbë nga qendra tregtare (kishte parkuar makinën e tij të dorës së dytë, të blerë muaj më parë, larg kamerave).

Të nesërmen iku në Rumani, ku braktisi automjetin. Policia e gjurmoi falë kësaj makine dhe hyrje-daljeve të shumta në Spanjë gjatë muajve vijues.

Si u kap?

Policia Kombëtare e Spanjës nisi një hetim të thelluar pas grabitjes, duke analizuar pamjet nga kamerat e sigurisë së Plaza Norte 2, të cilat regjistruan gjithë ngjarjen në 4 minuta. Edhe pse ndërprerja e energjisë çaktivizoi shumë sisteme, kamerat rezervë kapën lëvizje të dyshimta.

Agjentët gjurmuan një makinë të dorës së dytë (e parkuar larg për të shmangur zbulimin), të cilën Hoxha e kishte blerë disa muaj para grabitjes.

Kjo makinë ishte kyçe: ai e braktisi në Rumani një ditë pas grabitjes, por targa dhe lëvizjet e saj të regjistruara e lidhën direkt me krimin. Në bashkëpunim ndërkombëtar me autoritetet rumune dhe shqiptare, policia monitoroi lëvizjet e tij ndërkufitare për 6 muaj.

Më 22 tetor 2025, Hoxha u lokalizua dhe arrestua në Madrid nga agjentë civilë. Në atë moment mbante në qafë një nga bizhuteritë e vjedhura (një copë ari të bardhë me diamante) dhe rreth 3.000 euro të pajustifikuara.

Menjëherë më pas, gjykatësi urdhëroi paraburgimin e tij në burgun Soto del Real, ku ndodhet në pritje të gjykimit.

Deri më tani, vetëm ajo bizhuteri është gjetur; pjesa tjetër e plaçkës, me vlerë mbi 1 milion euro, vazhdon të jetë e zhdukur, edhe pse policia beson se një pjesë është shitur në tregun e zi të Evropës Lindore.

Kush është Shamiri: profili i një grabitësi të zgjuar

Shamir Hoxha është i njohur prej vitesh për forcat policore të Europës.

Me origjinë nga Tirana, Shqipëri, ai ka kaluar vite duke lëvizur mes Spanjës, Italisë dhe Francës, gjithmonë i përfshirë në krime ekonomike të rënda.

Dosja e tij përfshin grabitje bankash, trafik bizhuterish dhe mashtrime të sofistikuara ndaj kompanive teknologjike. Në moshën 39-vjeçare, pamja e tij nuk bie shumë në sy, por fama si individ tepër inteligjent dhe metodik e paraprin.

Disa anekdota rreth karrierës së tij kriminale janë përhapur në media dhe rrjete sociale:

Në vitin 2021, thuhet se arriti të hapte një kasafortë në Milano duke përdorur vetëm një stetoskop dhe një elektrik dore.

Në Paris, në vitin 2023, la një shënim në murin e një argjendarie të grabitur: “Marr vetëm atë që siguracioni e kthen mbrapsht”.

Flet pesë gjuhë dhe zakonisht e ndryshon identitetin çdo gjashtë muaj.

Të njohurit e tij thonë se kurrë nuk përdor armë; ai preferon lëvizjet e heshtura përpara dhunës.

Si u krye grabitja:

Hetimi tregoi se Shamiri kishte studiuar për javë të tëra infrastrukturën e Plaza Norte.

Ndërprerja e energjisë, e shkaktuar nga një defekt në rrjetin kryesor elektrik, la gjithë zonën tregtare pa kamera dhe sensorë.

Grabitësi përdori një gjenerator të vogël portativ për ndriçim dhe pajisje të specializuara për të hapur derën e kasafortës pa shkaktuar dëmtime të dukshme.

Agjentët e Njësisë së Krimeve të Veçanta arritën të gjurmonin lëvizjet e tij falë pamjeve të kamerave të jashtme dhe gjurmëve të gishtërinjve të gjetura në një kuti veglash.

Arrestimi u krye në periferi të Madridit, ku Shamiri po përgatiste arratisjen me një makinë me targa të falsifikuara.

Deri tani, policia ka rikuperuar rreth 800.000 euro në para dhe bizhuteri; megjithatë, një pjesë e bizhuterive vazhdon të mungojë.

Shefi i komisariatit ka pranuar publikisht se “planifikimi dhe ekzekutimi i grabitjes tregojnë një nivel të pazakontë profesionalizmi brenda krimit të organizuar”./PeriodistaDigital

Deputeti i PS letër zyrtare ministrisë greke: Na vini në dispozicion listën e shqiptarëve të ndaluar dhe arsyet

Ndalimet e shtetasve shqiptarë në kufirin greko-shqiptar kanë marrë një zhvillim të ri.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës greke në Tiranë, duke kërkuar publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtyre vendimeve.

Sipas tij, mungesa e transparencës ka krijuar prej vitesh pasiguri te shumë qytetarë që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme. Kjo kërkesë vjen pasi shteti fqinj ka shpallur ‘non grata’ gazetarët Marin Mema dhe Artan Hoxha së fundmi.

Bido thekson se ‘është koha që kjo çështje të sqarohet zyrtarisht, për të shmangur keqkuptimet dhe për të forcuar besimin ndërmjet institucioneve të dy vendeve’.

Reagimi i Bidos:

Ndalimet në kufirin shqiptaro-grek nuk mbeten pa përgjigje!

Sot, i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për të kërkuar publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim.

Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar prej vitesh pasiguri dhe është koha që të sqarohet zyrtarisht.

Letra zyrtare:

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë
Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë

Kërkesë për publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek

I nderuar Ministër,
I nderuar Ambasador,

Me anë të kësaj letre ju drejtohem në mënyrë zyrtare për një çështje që ka rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

Prej vitesh në opinionin publik shqiptar përflitet se ekziston një listë shtetasish shqiptarë ndaj të cilëve autoritetet greke kanë vendosur masën të ndalimit të hyrjes në territorin grek. Mungesa e informacionit zyrtar ka krijuar pasiguri dhe shqetësim, sidomos te qytetarët që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme.

Për këtë arsye, ju kërkoj që të bëni të ditur:

1. Listën zyrtare të personave ndaj të cilëve është vendosur masa e ndalimit të hyrjes, së bashku me arsyet ligjore përkatëse; ose, nëse publikimi i emrave nuk lejohet,

2. Numrin e përgjithshëm të rasteve, kategoritë e arsyeve ligjore dhe procedurën që ndiqet për vendosjen e kësaj mase.

Transparenca mbi këtë çështje i shërben qytetarëve, forcon besimin midis institucioneve dhe ndihmon në shmangien e çdo keqkuptimi.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Greqisë, mbetem në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

Me respekt,
Ardit Bido
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Qarku Vlorë

Nga Italia në SHBA / Mediat e huaja shkruajnë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Shpat Kasapit

Media të shumta të huaja kanë pasqyruar lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit shqiptar Shpat Kasapi.

Këngëtari tepër i dashur për publikun shqiptar në mbarë botën ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak teksa ndodhej në Itali me bashkëshorten e tij dhe djalin.

Lajmin e trishtë e kanë pasqyruar mediat italiane si “Tgcom”, “Fanpage” e të tjera, si dhe media ndërkombëtare si USAToday.

Nga Italia në SHBA / Mediat e huaja shkruajnë për ndarjen e
Nga Italia në SHBA / Mediat e huaja shkruajnë për ndarjen e
Nga Italia në SHBA / Mediat e huaja shkruajnë për ndarjen e

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Ish-partnerja e Shpat Kasapit shpreh ngushëllimet për humbjen nga jeta të këngëtarit

Afërdita Dreshaj, ish-partnerja e Shpat Kasapit, ka shprehur ngushëllimet e saj për lajmin se këngëtari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një sulmi në zemër.

“Pusho në paqe, Shpati! Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”, shkroi ajo krahas fotos së Shpat Kasapit.

Afërdita dhe Shpati kanë qenë një ndër çiftet më të përfolura të showbiz-it, por marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2013.

Ish-partnerja e Shpat Kasapit shpreh ngushëllimet për humbjen nga jeta