Rαma feston sot ditëIindjen, sa νjeç bën

Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama, feston sot ditëlidjen. Ai bën 59-vjeç.

Rama lindi në 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e Amerikës.

Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë dhe vazhdon të mbajë këtë post.

Sot Rama, pavarësisht se ka ditëlindjen, agjenda e tij si shef i qeverisë është e ngarkuar,

pasi në vendin tonë ndodhet ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Vetëm një javë në qeΙi dhe Safet Gjici, nuk dυron dot më: Më mbani me …!

Ka vetëm një javë në qeli dhe duket se ish-kryebashkiaku I Kukësit dhe biznesmeni Safet Gjici, nuk po mundet dot ta përballojë jetën në qeli. Ai ka ankimuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Gjici i është drejtuar Apelit nëpërmjet avokatëve të tij, për prishje të vendimit të shkallës së parë.

Avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit në gjykatën e apelit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit. Pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.

Ήoroskoρi ditor për sot, e Mαrtë 4 Korrik 2023

Dashi

Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën sentimentale te çifteve. Duhet te tregoheni paksa me te organizuar dhe te mendoheni mire para se te flisni. Për beqaret ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv. Ka shume gjasa ta bëni për vete personin qe keni do iu pëlqen prej kohesh. Financat nuk do jene te favorizuara. Shmangni çdo lloj transaksioni.

Demi

Nëse ka disa gjera qe nuk iu pëlqejnë tek ai qe keni ne krah është me mire t’ia thoni. Mos e shtyni për me vone sepse do iu mblidhen edhe me tepër pakënaqësi. Beqaret do jene sharmante, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Financat do fillojnë te përmirësohen pak nga pak. Vazhdoni te tregoheni sa me te matur dhe te kujdesshëm.

Binjaket

Do keni shume mosmarrëveshje sot me atë qe keni ne krah dhe kjo do iu merite pa mase. Asnjeri prej jush nuk do toleroje dhe kjo do e vështirësoje situatën. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet sepse do ketë disa persona qe do kërkojnë vetëm te luajnë me ta. Sektori i financave do jete mjaft i qëndrueshëm. Shfrytëzojeni për te kryer investimet e duhura.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do ketë një rëndësi shume te madhe gjate kësaj dite. Do i kushtoni kohen e duhur parterit dhe do mundoheni me çdo kusht t’i zgjidhni mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do gjejnë një person i cili do jete fiks si ata e kishin ëndërruar. Për te ruajtur qëndrueshmërinë financiare nuk duhet te shpenzoni pa u menduar.

Luani

Do i shprehni edhe me shume ndjenjat sot për te dashurin tuaj te zemrës dhe çdo gjë do shkoje me se miri ndërmjet jush. Disa do mendojnë t’i çojnë gjerat me tej. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por do mund te fillojnë edhe angazhime serioze. Situata financiare do konsolidohet mjaft dhe ju do keni mundësi te bëni ndonjë shpenzim me tepër.

Virgjeresha

Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete mjaft e trazuar gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me njeri-tjetrin dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret duhet te dalin sa me shume qe te mundin ne mënyrë qe te takojnë persona te shumte. Financat do jene te mbrojtura, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te dëshironi. Bëjeni çdo gjë me kufi.
Peshorja

Edhe nëse keni debate te forta me partnerin tuaj nuk duhet te tregoheni pesimiste. Ne një lidhje janë normale debatet, por duhet te dini si t’i zgjidhni ato me kujdes dhe diplomaci. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen me te qete. Nuk duhet ta teproni me shpenzimet sot sepse situata financiare është mjaft delikate. Kujdes!

Akrepi

Entuziazmi dhe emocionet do e pushtojnë sot jetën sentimentale te çifteve. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni keqkuptimet e vogla qe kishit pasur. Beqaret do kenë takime te shumta, por asnjeri nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar nuk duhet te veproni pa u nxituar sepse do keni probleme te mëdha.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i mire për jetën tuaj sentimentale sot. Ata qe kane shume kohe bashke do mendojnë për një bashkëjetesë ose për një fejese. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk kane për ta gjetur personin qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi dhe situata do përmirësohet ndjeshëm.

Bricjapi

Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. As vete nuk do jene te qarte për atë qe doni dhe do konfliktoheni gjithë kohës me atë qe keni ne krah. Për beqaret dita do jete me e pozitive. Do ia kaloni mire me mite tuaj dhe do takoni disa persona te rinj e mjaft interesante. Ne planin financiar do tregoheni te paarsyeshëm dhe problemet do jene goxha te mëdha.

Ujori

Ndikimi i yjeve nuk do jete shume pozitiv për jetën sentimentale te çifteve. Do keni shume dyshime mbi partnerin dhe here pas here do bëni skena xhelozie. Beqaret me shume gjasa do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do futen ne një etape te re. Sektori i financave do jete i qete. Nuk do ketë as përmirësime te mëdha, por as probleme.

Peshqit

Dite përgjithësisht e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe nuk do keni konflikte. Ata qe kane qene larg njeri-tjetrit do kenë takime pasionante. Beqaret do dëshirojnë te qëndrojnë vetëm edhe sot për te reflektuar mbi te ardhmen. Financat duhet te administroni me kujdes. Me pak durim do ia dilni mbanë ta përmirësoni situatën.

Kini kυjdes! Ky insekt është më heΙmυes se neρërka

Shpesh herë qytetarët i neglizhojnë pickimet nga insektet, por ndonjëherë këto raste mund të lënë pasoja të rënda.

Mjeku toksikolog, Lulëzim Banushaj ka folur në një intervistë televizive lidhur me këtë çështje. Ai theksoi se merimangat e zeza janë bërë më helmuese se nepërka, qoftë edhe ato të voglat.

Sipas tij dhimbjet dhe pasojat që shkakton pickimi i saj janë shumë më të rënda kur i krahason me pickimet e tjera dhe ndodh që të ngatërrohen me dhimbje që i shkaktojnë sëmundjet që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Nëse personi nuk e ka kuptuar sepse ndonjëherë e ndjejnë që i ka pickuar diçka, por nuk e dinë se çfarë ne e kuptojmë nëpërmjet klinikës.

Merimanga ka klinikë shumë të rëndë, me dhimbje shumë të forta, me ethe, dhimbje të të gjithë trupit, dhimbje të forta të barkut, që ngatërrohen dhe me sëmundje të tjera, me sëmundje kirurgjikale. Nga rastet që kemi parë ne është më helmuese se nepërka,” u shpreh mjeku.

Çim Peka: Rαma më ftoi edhe mua, nuk mund të shkoja në një shfaqje me Sorosin, Ruçin e Bαshën. E refυzova

Çim Peka thotë se Edi Rama e ka ftuar edhe atë në ceremoninë e nderimit të ish-presidentit amerikan Bill Clinton para Kryeministrisë, por ai e ka refuzuar.

“Presidenti Bajram Begaj gëzon shëndet të plotë!

Mungesa e Presidentit Begaj në pritjen që Rama i bëri Presidentit të madh Bill Klinton dhe tutorit të qeverisë shqiptare Aleks Soros, vjen në shenjë respekti ndaj institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kreu i shtetit përveç se ishte ftuar në rang ministri duke e injoruar atë, Rama kishte vendosur ti thoshte Presidentit Bill Klinton se ti nuk vlen as sa Sekretaria e Shtetit, Hillari Klinton vetëm e vetëm që Presidenti Klinton të mos e takonte Presidentin Begaj.

Prova;

Dekoratat që jep Presidenti janë më të lartat në hierarki, Sekretarja Klinton ishte dekoruar nga Presidenti Nishani me dekoratën më të lartë.

Ndërkohë Presidenti Clinton dekorohet me të njëjtën dekoratë që mori ish-ambasadorja Juri Kim, pasi këto dekorata ka të drejtë t’i japë kryeministri.

Si përfundim, Edi Rama është thjeshtë një i sëmurë mendor që mendon se sot është monark dhe për të nuk ka pikë rëndësie hierarkia institucionale, mjafton të flitet vetëm për të.

Qesha me ftesën që më dërgoi Rama për të qenë pjesë në barazimin e peshës së Bill Klinton me Juri Kim. Sigurisht që nuk shkova në të njëjtën shfaqje që ishte edhe Aleks Soros, Gramoz Ruçi e Lulzim Basha”, shkruan Peka.

Trαgjike, grυαja νdes në dαsmën e djalit, u mbγt me proshυtë

Ajo ishte duke festuar dasmën e djalit të saj dhe, gjatë drekës së dasmës në një restorant në provincën e Pescara-s, ajo u mbyt teksa po hante proshutë.

Gruaja 85-vjeçare, banuese në Cugnoli, një fshat në Val Pescara,

ishte në tavolinë me miqtë dhe familjarët kur pësoi simptomat e mbytjes. Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të të pranishmëve dhe mbërritjen e ndihmës, asaj nuk ka pasur shpëtim.

Njerëzit që ishin me të lajmëruan menjëherë 118 dhe, ndërkohë, tentuan manovrën Heimlich,

një teknikë e ndihmës së parë e dobishme për heqjen e një pengese të rrugëve të frymëmarrjes.

Por gjithçka ishte e kotë dhe pas mbërritjes së tyre, mjekët mundën vetëm të konstatonin vdekjen e gruas. Policia është njoftuar.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Serramonacesca.

Një kafshatë proshutë shkoi anash mbi gruan, duke rezultuar në vdekjen e saj brenda pak minutash.

Ραrashikimi i motit gjatë kësaj jave, ja çfarë ρritet të ndodhë me temρeraturat

Java filloi me mot të nxehtë dhe me diell, ndërsa temperaturat po shënojnë rritje. Vranësirat janë të pakta dhe sporadike gjatë kësaj fillim-jave. Në tërë rajonin parashihet që fillimi i javës të jetë stabil dhe kryesisht me diell.

E Marta sjellë rritje të mëtutjeshme të temperaturave, por nuk pritet nxehtësi ekstreme. Pasditen e së martës nuk do të mungojnë zhvillimet konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë e që do të jenë të përqëndruara kryesisht në zonat kodrinore-malore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Rrebeshe intensive mund të ketë në disa zona kufitare të Kosovës me Malin e Zi dhe Serbinë afër Malit të Zi.

E mërkura na sjellë destabilizim më të fortë të atmosferës. Rrebeshe intensive dhe stuhi të izoluara priten në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore ku prapë mund të ketë vërshime të shpejta.

Rrebeshe lokale parashihen edhe në Shqipërinë kontinentale, Mal të Zi dhe Kosovën lindore. Në kohën e rrebesheve dhe stuhive eventuale temperaturat shënojnë ulje kalimtare.

Bregdeti gjatë tërë javës me mot kryesisht stabil dhe me diell. Ka gjasa për ndonjë rrebesh afatshkurtër lokal në mesjavë, por mbetet mot stabil në bregdet.

Nga e enjta deri të shtunën pasditeve do të ketë gjasa për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas ecurive aktuale sinoptike nga e shtuna parashihet të kemi përmirësim të motit dhe depërtimin e një anticikloni që më në fund mund të na siguroi disa ditë stabile dhe pa rrebeshe shiu në të gjithë rajonin. Temperaturat në bregdet tipike verore, ndërsa në kontinent pak më freskët në kohën e rrebesheve dhe fronteve nga veriu.

Në fundjavë ngjashëm. Fillimisht fronti ulë pak temperaturat, ndërsa me stabilizimin anticiklonik do të ketë rritje graduale por të ndjeshme të temperaturave.

Sa ρagoi Edi Rama për të sjeΙΙë Bill CΙinton në Tiranë?

Kryeministri shqiptar Edi Rama është gati të shesë dhe shpirtin e tij për të dëshmuar se ai është i preferuar, i vlerësuar dhe i mbështetur nga krerët e botës. Nga “Bilali”, “Mccgonigal”, e tashmë tek vizita e papritur e ish-presidentit të SHBA Bill Clinton në Tiranë tregojnë se takimet dhe fotot e Ramës me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë më të rëndësishme se njëqind marrëveshje apo projekte investimi, sepse përmes saj ai do të tregojë për shqiptarët se po takon udhëheqës të kalibrit botëror dhe përderisa e vlerëson bota, duhet ta vlerësojmë edhe ne.

Rama dështoi në qeverisjen e tij me tërheqjen e investimeve të huaja dhe këtë e kanë treguar raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, por për të mbajtur të karikuar vëmendjen e opinionit publik, kryeministri vazhdon me rolin e tij si lider botëror, që ka lidhje me më të fuqishmit. Për këto takime, ofron çdo gjë të mundshme: para, lobistë, favore shtetërore. Disa prej tyre janë zbuluar.

Kryeministri Rama pagoi 80 mijë dollarë për një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama dhe ju desh të shkelte ligjet amerikane në vitin 2013. Ndërsa bëhej gati ta hidhte foton në qarkullim përmes makinës të tij propagandistike në fushatën zgjedhore, prokurorët amerikanë filluan hetimet për Bilal Shehun, ndërmjetësin për financimin e parave për fushatën e Presidentit Obama. Rasti tjetër i fundit është ish-agjenti i FBI “McCgonigal. Rama dyshohet se e korruptoi për interesat e tij me shuma të mëdha parash. Dosja në SHBA ende po hetohet.

Këtë skemë Rama mund ta ketë ndjekur edhe me Bill Clinton. Le të rendisim faktet. Ai vjen me ftesë të kryeministrit Rama. Nuk pritet të njoftojë as vendime të SHBA, as të sjellë ndonjë investim të fuqishëm amerikan. Tashmë Clinton nuk ka asnjë rol në strukturat amerikane dhe s’është aktiv në politikë. Nëse bëjmë disa kërkime të thjeshta në internet, ish-presidenti i SHBA drejton një fondacion privat. Ishte fondacioni i Clintonit që i dha medalje Ramës në vizitën e tij në SHBA vitin e kaluar. Thuhet lartë e poshtë se pa gjysmë milionë dollarë Bill Clinton nuk del nga Amerika.

Ai ka lidhje dhe me Sorosin, pasi djali i multimiliarderit George Soros është i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Clinton në Tiranë. Soros ka shumë ndikim në pushtetin e Ramës dhe rreth gjysma e kabinetit të tij ka punuar me të si marrës grantesh, partnerë, marrës bursash, apo aktivistë të iniciativave të fondacionit. Padyshim që në ardhjen e Clinton “fshihet” një dorë e Sorosit. Ndërsa dora tjetër janë oligarkët. Biznese që marrin shuma marramendëse parash publike nga qeveria mund t’i kenë bërë qokën e radhës Edi Ramës. Pyetja është, sa mund të ketë paguar Samir Mane për të sjellë Bill Clinton në Tiranë?

“Ηαjde merri ato 5 mijë euro”, Ronaldo Sharka i ρërgjigjet Luizit dhe Kiarës: Mi ρremtove kur hυmba tim atë, nuk ndihesh keq?

Ronaldo Sharka i është përgjigjur përmes një videoje Luizit dhe Kiarës pasi këta të dy “e sulmuan” pas deklaratës së tij për Kiara Titon.

Ronaldo tha në episodin e mbrëmjes së kaluar te “Kepi i Vipave” se ai do ta prezantonte emisionin më mirë se prezantuesja aktuale, Kiara Tito. Kaq është dashur që Luizi të shpërthejë ndaj Ronaldos.

Në një koment në Instagram, Luizi ka mbrojtur nusen e tij, Kiarën, duke ironizuar Ronaldon.

“Nuk bëhen të gjitha punët me by*hë o Butterfly. Jo gjithçka bëhet për followers, ka një limit!”, shkruante Luizi në Instagram.

Më pas ai i bëri thirrje që të shkonte në Korçë të merrte dhe 5 mijë eurot që ia kishte premtuar në Big Brother.

Përmes videos së shpërndarë në Instagram, Ronaldo i kujton Luizit se ato lekë ia premtoi kur humbi të atin.

Më tej Ronaldo thotë se është më tepër i zhgënjeyr nga Kiara të cilën e ka konsideruar gjithmonë si motër.

U αksidentυan teksa υinin për dasmë në Shqipëri, shυhet pas 18 ditësh në sρitaΙ 6-υjeçarja Leila Kurti

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s.

Ajo u shua në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit të shkuar, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Leila Kurti

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit. Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Mediat fqinje shkruajnë se Gentian Kurti, 41-vjeç, është mjaft i njohur në San Polo ku jeton bashkë me familjen prej vitit 1998. Ai është drejtues i një servisi për makina dhe është këshilltar në bashki në radhët e Fratelli d’Italia (FDI), që prej 2018-s. Ndërsa bashkëshortja e tij Michela punon në restorantin Red Lion.

Gjithnjë sipas mediave italiane, 8 vjet më parë, familja shqiptare kishte përjetuar një tjetër tragjedi. Çifti humbi djalin Marko, i cili ishte po ashtu 6 vjeç. Ai ndërroi jetë për shkak se kishte lindur me deformime të rënda.

Kryebashkiaku i San Polo, Franco Palu vendosi që dita kur Leilës t’i jepet lamtumira e fundit, të jetë ditë zie./tvklan.al