E mitυra shoqërohet me b. υrrin e martυαr, e ëma shokohet teksa përballet me të vërtetën: E njoh mirë pasi e kemi në lagje

Në emisionin e përjavshëm “1 herë mat” këtë të diel trajtohet fenomeni i tradhëtisë, ku një burrë i martuar frekuentohet me një të mitur e cila banonte në lagjen e tij.

E ëma e saj konkatoi dedektiven Shkënda Lili për të zbuluar rutinën e vajzës së saj 17-vjeçarja gjatë daljeve të shpeshta dhe e vërteta që mësoi në fund e shokoi.

Zonja tregoi se vajza e saj është bërë agresive, nuk komunikon me prindërit dhe del shpesh nga shtëpia. Ajo tha se adoleshentja shoqërohet me një vajzë që i dukej e dyshimtë. “Vajzës i kemi plotësuar çdo dëshirë”, u shpreh gruaja, ndërsa shtoi se kontaktoi dedektiven pasi ajo dhe burri janë në zënë me punën në biznes.

Pasi u njohën me objektivin, grupi i hetimit nisi investigimin në terren.

Dita ditës, hetuesin kapën momente të vajzës që konsumon duhan dhe alkool, nën shoqërinë e miqve të saj, veçanërisht shoqes që përmendi dhe mamaja e saj.

Ndërsa në fundjavë, vajza i kërkoi leje të ëmës për të shkuar në ditëlindjen e shoqes. 17-vjeçarja u pa të shoqërohej me një zotëri dhe të shkonte në festë me makinën e tij.

Teka pa fotografitë, zonja zbuloi se djali me të cilin shoqërohej vajza e saj, është një burrë i martuar që jeton në lagjen pranë shtëpisë së tyre:

Mamaja e vajzës: Po ky burri këtu, ç’ka të bëjë me vajzën time? Se këtë edhe e njoh

Shkënda: E njeh këtë zotërinë?

Mamaja e vajzës:E njoh, se është edhe në lagje

Shkënda: Janë takuar para dy ditësh

Mamaja e vajzës:Nuk ka mundësi, se ky është edhe i martuar. Është edhe me fëmijë

Shkënda: Është i martuar ky zotëria

Mamaja e vajzës:Po, po, po… Unë e njoh shumë mirë

Mamaja e vajzës:Nuk ka mundësi o Shkënda, nuk ka mundësi që goca ime të jetë lidhur me këtë zotërinë

Shkënda: Fatkeqësisht me këtë ka qenë

Mamaja e vajzës:Çfarë mund të bëj unë? Çfarë mund të më ndihmoni o Shkënda? Çfarë të bëj unë e shkreta

Shkënda: Nuk di çfarë të them, e rëndësishme është që ti e more vesh…

Shihni se si shqiptarët grαbisin shqiρtarin në Mykonos (Video)

Del videoja e grabitjes së biznesmenit shqiptar Tonin Preka, i cili prej vitesh është zhvendosur në Mykonos aty ku zhvillon biznesin e tij në fushën e ndërtimit. Në nëntor të vitit të kaluar ai ra pre e një grabitje me armë e leva nga 5 persona të maskuar.

Ka qenë pikërisht biznesmeni Tonin Preka që i pa në një qendër tregtare dhe njoftoi policinë pavarësisht se ata edhe në këtë rast e kërcënuan me armë.

Në pamje duket momenti kur 41-vjeçari përleshet me agresorët madje i merr njërit prej tyre edhe pistoletën por nuk mund të qëllojë sepse i bie karikatori i armës. Grabitja ka ndodhur në zyrën e sipërmarrësit, e cila ndodhet ngjitur me shtëpinë e tij ku ka pasur fëmijët dhe bashkëshorten. Grabitësit, të cilët më vonë u identifikuan që ishin shqiptarë dhe ish-punonjës së biznesmenit kishin ruajtur në ditën ku ai do të paguante punëtorët dhe i grabitën çantën me 40 mijë euro.

Të gjithë anëtarët e bandës jetonin në një kamper në ishullin grek të Mykonisit, ndërsa në darkë kryenin grabtije tek vendasit dhe tek turistët.

E rëndë/ Tentoi të υrasë bυrrin shqiρtar me heΙm miu, arrestohet 46-vjeçarja (Detaje)

Një 46-vjeçare italiane është arrestuar në Rimini, Itali, pasi ka tentuar të vrasë disa herë me helm miu burrin shqiptar.

Dyshimet e mjekëve lindën kur, duke filluar nga korriku i vitit 2022, shtetasi shqiptar, 54 vjeç, u shtrua disa herë në spital, duke shfaqur në të gjitha rastet simptoma të përputhshme me helmimin nga miu.

Sipas mediave italiane, konfirmimi erdhi më pas me ekzaminimet klinike dhe analizat e kryera nga instituti i mjekësisë ligjore të Universitetit të Padovës, të cilat konstatuan pozitivitetin e gjakut të burrit ndaj përbërësve aktivë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që përmbahen në helmet e minjve.

Më pas, mjekët e kuptuan se 54-vjeçari kishte marrë doza të substancave vdekjeprurëse sa herë që arrinte në spital.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti dhe konfiskoi një shiringë me një substancë të panjohur të kuqërremtë në një sirtar të dollapit të dhomës së gjumit. 46-vjeçarja aktualisht ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj.

Ish-shokυ i Luizit u shfaq krαh Megit, reagon Kiara

Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare.

Por njerëzve nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit.

Meridiani, Joni dhe Mario i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë. Madje Mario ka qenë i ftuar në dasmë dhe ka postuar foto me nusen.

Pas këtij veprimi, ndjekësit kanë vënë re se në çështje minutash, Kiara e ka hequr Marion nga lista e personave që ndjek.

Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçare për të cilën këngëtari ka folur disa herë edhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ραrashikimi i motit për javën e αrdhshme, çfarë ndodh me temperaturat

Edhe për këtë javë që presim përpara vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Thënë kjo pasi edhe pse ndodhemi në muajin Korrik (për pak ditë në pikun e verës) sipas hartave meteorologjike të projektuara ditët e mirëfillta me diell dhe temperatura të larta janë ende largë.

Megjithatë siç u përmend edhe më lartë, vendi do të ndikohet nga kushte (në tërësi) relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet për të gjithë javën me kthjellime por duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë do të ketë shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të vendit.

Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar.

Për shkak rrezatimit të fortë diellor kombinuar me lagështirën në ajër reshjet konvektive të kësaj periudhe në disa zona do të jenë edhe në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave të rrëmbyeshme. Këto reshje zakonisht shoqërohen edhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Për adhuruesit e plazhit përgjatë vijës bregdetare (por edhe pjesërisht ultësira perëndimore) moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Gjithashtu edhe temperaturat në mesditë do të mbeten në vlerat 32-34 grad celcius pavarsisht vranësirave dhe reshjeve të mesditës dhe pasdites.

Ήοroskoρi javor, ραrashikimi për secilën shenjë, 3-9 korrik 2023

DASHI

Flisni këtë javë, idetë e shkëlqyera që mund t’ju vijnë nuk duhet të mbahen të fshehta. Jeni duke rifituar qartësinë mendore dhe dëshirën për të bërë, ndaj përfitoni nga ky moment për të rregulluar jetën tuaj, duke rivendosur prioritetet tuaja. Mund të jetë gjithashtu java e duhur për të përpunuar disa kujtime të rëndësishme me terapistin tuaj, duke marrë parasysh marrëdhënien harmonike midis Marsit dhe Saturnit.

DEMI

Sa më shumë ta vrisni mendjen tuaj duke u përpjekur të kuptoni nëse plani juaj do të funksionojë apo jo, aq më shumë do të lini vend për dyshimet dhe pasiguritë tuaja. Ndonjëherë ju thjesht duhet të përpiqeni dhe të hidheni në një sipërmarrje, duke u përballur me frikën tuaj. Filloni javën me disa shqetësime për t’u kapërcyer, përqendrohuni në atë që mund të kontrolloni, pasi mënyra se si të tjerët ju perceptojnë nuk është një prej tyre.

BINJAKËT

Këtë javë po lundroni me erën në vela. Projektet në punë po shkojnë mirë dhe e gjeni kohën së bashku sërish stimuluese. Puna në grup mund të jetë terren pjellor për lulëzimin e ideve të reja. Në përgjithësi, duket sikur më në fund po shihni një shpërblim të vogël për përpjekjet tuaja. Sidoqoftë, mbani mend se motivimi juaj nuk mund të varet vetëm nga përshtypjet e jashtme.

GAFORRJA

Ju jeni vërtet në qendër të vëmendjes këtë javë. Ndoshta keni një prezantim ose detyrë të rëndësishme për të bërë në punë, ose ndoshta jeni në pozicionin e mentorit për herë të parë pas një kohe të gjatë. Mos kini frikë të vini veten në qendër të vëmendjes, mishëroni personin që dëshironi të jeni. Përfshirja mund të jetë e lodhshme, sigurisht, por ju keni miq rreth jush të gatshëm për t’ju mbështetur dhe për t’ju brohoritur.

LUANI

Mos u habitni nëse ju kërkohet të merrni pjesë në projekte të reja në punë këtë javë. Ndërsa mund të duket si shumë jashtë rolit tuaj, ju keni mësuar shumë kohët e fundit dhe mund të jetë koha e duhur për t’i praktikuar këto aftësi. Më mirë të mësosh praktikisht sesa teorikisht, por mos mendo se ajo që di nuk është e mjaftueshme për këtë.

VIRGJËRESHA

Ju pret një javë plot me zbulime emocionuese, por vetëm nëse jeni gati të dëgjoni të tjerët. Për disa arsye njerëzit duket se duan t’ju besojnë këto ditë dhe zbulimi i historive të tyre mund të hapë një derë për përvojat që nuk i keni pasur kurrë, një mënyrë krejtësisht e ndryshme për të parë botën. Kur ju kërkohet këshilla, gjëja më e logjikshme është ta jepni atë, bazuar në përvojën tuaj.

PESHORJA

Të jesh me të tjerët, të bashkëpunosh, të biesh në dashuri, mund të jetë e bukur, por gjithashtu mund të jetë shumë frikësuese. Ndonjëherë keni frikë se duke qenë së bashku dëshirat tuaja do të mbeten në hije nga ato të të tjerëve, ose se do të pushtoheni nga kërkesat dhe nevojat e të tjerëve. Kjo javë ju mëson të jeni të kuptueshëm, por edhe të shihni potencialin e një lidhjeje.

AKREPI

Mendoni jashtë kufijve tuaj për të ecur përpara me një projekt që e keni shtyrë për një kohë. Sigurisht, ka ende shumë punë për të bërë, por sa më shumë të përsërisni të gjitha gjërat që duhet të bëni, aq më shumë rrezikoni të jeni në ankth. Gjithçka bëhet me hapa të vegjël dhe mund t’ju duket stimuluese të provoni metoda të ndryshme për të filluar. Një shembull mund të jetë alternimi i ditëve tuaja me aktivitete të ndryshme, fillimisht puna dhe më pas momentet e intimitetit me gjysmën tjetër.

SHIGJETARI

Nëse jeni duke flirtuar me dikë dhe gjërat duket se po shkojnë mirë, çuditërisht, apo jo, pse të dyshoni se do të ketë një ngërç? Shijoni gëzimet e vogla këtë javë, megjithëse nuk është e lehtë të zgjidhni të relaksoheni pas një periudhe stresi intensiv fizik dhe emocional. Për dyshimet tuaja, kërkoni këshilla nga ata që ju kanë njohur gjithmonë.

BRICJAPI

Merrni disa ditë këtë javë për t’u çlodhur. Dalëngadalë po gjeni ekuilibër në jetën private dhe në fillim të javës mund të organizoheni me prindërit apo bashkëjetuesit për t’i kërkuar që t’ju heqin pak peshë nga supet. Puna si ekip ju bën më efikas dhe mund të jeni në gjendje t’i zgjidhni disa çështje më shpejt.

UJORI

Java premton të jetë e mbushur me angazhime, por ju jeni të motivuar dhe gati për ta përballuar. Kjo furi më në fund po ju jep stimulin që kërkoni, por bëni kujdes të mos e mbingarkoni veten. Më mirë jepini vetes një renditje të qartë të prioriteteve dhe afateve me një listë të detyrave për t’i kontrolluar gjatë rrugës.

PESHQIT

Herë pas here keni nevojë për një dorë ndihme nga Universi dhe këtë javë po jua jep. Me takimin mes Jupiterit dhe Mërkurit mund të gjeni zgjidhje se si të fitoni pak më shumë, ose kompromisin e duhur për të menaxhuar më mirë financat tuaja. Jo se gjithçka zgjidhet brenda natës, por duhet të ndiheni më të lehtë në këtë mënyrë. Është disponimi i duhur për të shpalosur krijimtarinë tuaj ose për të shijuar një moment romantik me dikë.

Jυristja: Jam një mγsΙimane me shami që ka υizituar kisha katoΙike dhe ende s’ka shkυar në…

Destinacionet e pushimeve verore nuk janë  vetëm për t’u çlodhur, por edhe  për të mësuar mbi kultura të ndryshme. Juristet Kiti Shabanaj dhe Suela Lala tregojnë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan se si i organizojnë pushimet e tyre verore.

Suela thotë se pavarësisht mbulesës, ka vizituar edhe kisha katolike por ende nuk ka shkuar në një prej vendeve më të mëdha të fesë islame.

Kiti Shabanaj: Unë nuk i konceptoj dot pushimet duke ndenjur në të njëjtin vend. përveçse muzetë, aktivitete të tjera kulturore, ne gjithmonë praktikojmë edhe ngjitjen në mal. Kudo ku ka det, ne zgjedhim që të ketë edhe mal.

Suela Lala: Më ka ndodhur që të vizitoj shumë vende që janë të besimit katolik. Çuditërisht në Turqi akoma nuk kam qenë dhe çuditen shpesh.

Orinda Huta: Vërtet?

Suela Lala: Po, e kam në plan por nuk kam qenë. Tek vendet katolike më ka interesuar gjithmonë që të vizitoj edhe kishat dhe është dukur ndonjëherë e çuditshme ose më kanë parë çuditshëm si një vajzë myslimane me shami, po viziton kishën.

Kυsh është Durim Keçi që Fjolla Morina e akυzon për Vis Martinajn që rrahυ Vαngjush Dakon për biznesin e bixhozit, roli i Fatmir Xhαfajt

Kengetarja Fjolla Morina, nje personazh i njohur per policine, pretendon se Durim Keçi nga Shijaku e di se ku ndodhet Ervis Martinaj, ish bosi i bixhozit, fati i të cilit mbetet mister që nga muaj gusht i vitit të kaluar.

Disa gazetarë të kronikës së zezë, kanë theksuar se Vis Martinaj është parë për herë të fundit në Shijak. Po kush është Durim Keçi? Konsiderohet si një personazh me precedentë të theksuar penalë, subjek i OFL-së dhe me aktivitet kriminal në Itali. Keçi është lakuar si mbështetës i së majtës dhe me lidhje me Vangjush Dakon Kujtojmë që Vis Martinaj e ka rrahur me shpulla Vangjush Dakon pas mosmarrëveshjeve për kontrollin e biznesit të bixhozit, si dhe ka kërcënuar Olsi Ramën, ndërsa rrahu edhe bashkëshortin e Etilda Gjonajt, Irvelin Gjonaj.

Martinaj e ngriti biznesin e bixhozit me nipte sekondare që i mori në Vlorë nga disa njerëz të Fatmir Xhafajt. Besohet se molla e sherrit mes Vangjush Dakos dhe Fatmir Xhafajt ka qenë pikërisht bixhozi. Xhafaj tentoi ta arrestonte Dakon në vitin 2018, por plani përfundoi
me shkarkimin e Xgafajt, pasi Dako ishte linja e bixhozit të Olsi Ramës.

Po për interesat e tij në bixhoz, Xhafaj u përplas edhe me ish drejtoreshën e Lojrave të Fatit, Luneda Sufali, e cila u tall dhe e sfidoi Xhafajn në Komisionin e Ligjeve në vitin 2017, pasi kishte mbështetje të fortë nga pas. 5 vite më vonë, Fatmir Xhafaj arriti t’a arrestonte Dakon përmes benjaminit të tij, Sotir Kllapi. Nisur nga këto linja, kuptohet interesi i madh për eliminimin e Martinajt, i cili kishte lidhje interesash me Fatmir Xhafajn.

Por, nuk ka anjë provë deri më sot rreth eliminimit të Vis Martinajt. Ndaj nuk dihet se ku e mbështet Fjolla Moriana pretendimin e saj. Durim Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës, Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale”: Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”,
“Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe” Shfrytëzim prostitucioni”.

Në Itali, 45-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare.
Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane. Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha:

“Ata të dy do t’i bëj të ma paguajnë shtrenjtë! Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie.

Nga masa e arrestit më burg, lihet në detyrim paraqitje dhe kështu arratiset. Gjatë kësaj kohet Durim Keçi jetonte në Shqipëri.

Mbrëmja e Matυrës, υαjzat mbi 2000 euro për υeshjet: Prindërit ραguajnë me këste

Flasin vajzat maturante, ku 18-vjeçarja e cila shpenzoi mbi 2500 euro për të veshur në mbrëmjen e Maturës, dhe tjetra që shpenzoi më pak se 100 euro.

Është koha që maturantët të festojnë për sukseset e arritura dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në mbrëmjen e maturës.

Modelet dhe tendencat e veshjeve ndryshojnë çdo vit, së bashku me shpenzimet.

Këtë vit thonë stilistët trendi i fustaneve, është ai i fustaneve të rënduara me gurë e xixa.

Maturantja Klea Gjikolaj, ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për lukun e maturës.

“Vetëm fustani pa taka 1000 euro, takat 1200 euro, make up 250, akeseorët 100 euro“,- tha Klea.

Ndërsa maturanti Kaltri Tola thotë se i përket një ekstremi tjetër. Ai tregon se ka shpenzuar 30 herë më pak.

“Kurse unë ekstremi tjetër dje në darkë e gjeta kostumin dhe shpenzimet më kanë shkuar 30 herë më pak se Klea. Nuk mund të them se nuk doja ta shijoja , por preferoj të jem modest dhe më duket shpenzim pak koti me thënë të drejtën sepse mund ta bëjmë qejfin dhe pa shpenzuar miliona”,- tha Kaltri.

Stilistja Zajmira Qeraxhiu, tregoi se maturantët nuk kursehen dhe prindërit i mbështesin.

Edhe nëse nuk kanë mundësi ekonomike, ata paguajnë me këste vetëm që fëmijët e tyre të duken bukur.

“Unë shikoj që prindërit mendojnë se të jetë mire fëmija, jam mire dhe sakrifikohen dhe paguajnë 2-3 herë dhe 4 këste që vajza të ndihet mirë. Janë ata gjëra që ngelin kujtim dhe është një fustan që mund të shkoj nga një minimum 15 mijë lekë të reja deri tek 1 milion e gjysmë dhe 2 milion”, – tha Zajmira Qeraxhiu, stiliste.

“U martoυa me njeriun e gabυαr, grυαja më rreh sa herë i bie derës! Ju Ιυtem më ndihmoni, si t’ja bëj?

Gjykata vendosi që Fatmir Murrizi të banojë në një nga dhomat e banesës sociale në Durrës. Por vendimi ka indinjuar ish-gruan e tij, Bukurie Dervishin, e cila pretendon se ish-burri e dh unon, por edhe Murrizi pretendon se është ai i dhu nuari në këtë mes, edhe fizikisht.

“Më rr eh ish-gruaja. Ajo ka një vit e gjysmë që më ka nxjerrë jashtë nga shtëpia, ku jeton me dy djemtë tonë. Ajo më ka degj eneruar në publik, e më ka lënë jashtë banesës, nuk kam asnjë mundësi të shkoj diku tjetër”, tha ai.

Sipas tij ato që ajo thotë në media nuk janë të vërteta.

“Ish-gruaja ka mash truar gjykatën, opinionin publik, gjykatën dhe poIicinë, më qëIIimin e vetëm që të më mbajë mua larg… Jam durrsak i vjetër… u martova me gruan e gabuar. Dua vetëm të jetoj aty dhe të rri me djemtë. Nuk i trokas dot në derë…”, tha ai.

Nga ana tjetër Bukuria, 44 vjeçe,kërc ënoi të hi dhej nga kati i tretë, sepse nuk mund të jetojë nën të njëjtën çati me personin që e dhu non.

Edhe pse gjykata i ka dhënë të drejtë Murrizit të jetojë në një nga dhomat, ai e ka të pamundur sepse Bukuria kër cën on me vet ëvr asje. Çifti ka dy fëmijë të së murë me hidr ocefaIi