Emri Aldo Bare ‘rikthehet’ fuqishem ne Shqipëri! Kush është vajza e tij e dajës që Edi Rama i ka dhënë pushtetin e madh

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, është në qendër të një skandali të rëndë lidhur me lidhjet e saj familjare me botën e krimit të organizuar. Burime të shumta konfirmojnë se emri i saj është propozuar në këtë garë me mbështetje të drejtpërdrejtë nga rrjete kriminale që prej vitesh ushtrojnë ndikim mbi ekonominë e jugut dhe veçanërisht zonat bregdetare të Vlorës.

Profili familjar i Mersinit përfshin lidhje të drejtpërdrejta me individë të dënuar për krime të rënda. Ajo është motra e Alxhi Nallbanit, i njohur me nofkën “Xhili”, i dënuar me 14 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe trafik ndërkombëtar droge.

Po ashtu, kushëriri i saj i afërt, Renardo Nallbani (“Nardi”), është dënuar me 14 vjet burg për veprimtari kriminale dhe aktualisht ndodhet në burg për përfshirje në aferën e inceneratorëve, një nga skandalet më të mëdha financiare të tranzicionit shqiptar.

Një tjetër lidhje që ka ngjallur reagime është ajo me Alfred Shkurtin, i njohur si “Aldo Bare”, një nga figurat më të njohura të mafies shqiptare, i dënuar për vrasje dhe drejtim organizate kriminale. Sipas burimeve, Mersini është vajza e dajës së tij, çka e vendos në një rrjet të gjerë lidhjesh gjaku me botën e krimit.

Në vend që të ishte subjekt hetimi për pastrim parash apo lidhje me persona me precedent penal, Brunilda Mersini po promovohet si përfaqësuese politike në një nga bashkitë më strategjike të vendit — Vlorën, portën kryesore të jugut dhe zonë me potencial të lartë për turizëm dhe investime.

Kjo kandidaturë shihet nga qarqet investigative si pjesë e një plani të koordinuar të grupeve kriminale për të konsoliduar kontrollin mbi pasuritë bregdetare, veçanërisht në zonat e Tragjasit, Orikumit dhe Zvërnecit, duke i kthyer këto territore në një “koloni kriminale” nën maskën e politikës.

Sipas të dhënave hetimore, procesi i tranzicionit të pronave në Tragjas dhe projektet ndërtimore në Rradhimë e Ujin e Ftohtë lidhen ngushtë me strukturat që mbështesin politikisht Mersinin.

Nëse institucionet e drejtësisë mbeten spektatore, ky rast nuk përfaqëson vetëm një skandal elektoral, por provon kapjen e plotë të pushtetit vendor nga rrjete kriminale që përdorin politikën si mjet për pastrim, kontroll dhe legjitimim të veprimtarisë së tyre.

Nuk e ze gjumi i natës? Ramen dhe PS do u shkunden themelet: LALA: Kush eshte ministri dhe deputeti qe do arr stohen

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale.

Lala tha se dy persona që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si edhe një deputet aktual i Kuvendit të Shqipërisë nga rradhët e socialistëve.

“Në dosjen e prokurorisë së Fierit, rezulton një ish ministër i kohës së Ramës në qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2″, që rezulton i përfshirë dhe një deputet i Kuvendit në rradhët e socialistëve, që rezulton person i referuar si i përfshirë në aferën Bankers. Pra këta janë referuar si të përfshirë në disa vepra penale.

Momenti i dytë, janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë patur çështje të Bankers dhe dyshohet se kanë marrë vendime për arsye korruptive. Ka edhe zyrtarë të tatimeve, po verifikohen nëse kanë patur rol për shmangien e tatimeve, që kompania të dilte me humbje.

Këto janë fushat e veprimit ku është ndalur Prokuroria e Posaçme. Janë bërë shumë përgjime, gama e personave të hetuar do të jetë shumë e madhe. SPAK ende nuk i ka thirrur personat.

Me sa duket prokuroria po sheh nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim si Fieri për personat e parë të dyshuar. Mund të ketë mundësi për masa të reja për zyrtarët e lartë”, deklaroi Lala.

Ngjarje e RËNDË/ VR*TET këngëtarja 22-vjeçare, pl*gosen dhe dy të tjerë

Ylli në ngritje i muzikës latine dhe influencuesja DELAROSA është qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm në Los Angeles.

Të shtënat ndodhën në Northridge, në Luginën e San Fernando, pak para orës 1:30 të mëngjesit të së shtunës.
Zyrtarët e LAPD identifikuan 22-vjeçaren Maria De La Rosa, e njohur nga fansat me emrin e saj artistik DELAROSA, si viktimë të hënën, teksa po hetojnë mbi rrethanat e të shtënave.

Persona të armatosur thuhet se iu afruan një automjeti të parkuar dhe hapën zjarr ndaj pasagjerëve në atë që policia dyshon se ishte një sulm i lidhur me bandat.

“Dëshmitarët përshkruan se kishin parë dy të dyshuar meshkuj që i afroheshin një automjeti që ishte parkuar në Rrugën Bryant”, tha policia e Los Angelesit në një deklaratë të hënën.

“U qëlluan disa plumba drejt disa viktimave që ishin parkuar në zonë me automjetin e tyre.”

Policia tha se tre persona ishin brenda makinës kur filluan të shtënat. Të tre u goditën me armë zjarri.

Sulmi ndodhi në Rrugën Bryant, pak në lindje të Tampa Avenue, një bllok përndryshe i qetë i lagjes Northridge.
22-vjeçarja Maria De La Rosa, e njohur nga fansat me emrin e saj artistik DELAROSA, ishte gruaja që u qëllua dhe u vra në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Zyrtarët e LAPD konfirmuan se 22-vjeçarja Maria De La Rosa, e njohur nga fansat me emrin e saj artistik DELAROSA, ishte gruaja që u qëllua dhe u vra.

DELAROSA u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë nga një person privat, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Hetuesit e policisë së Los Anxhelosit thonë se personat që qëlluan me armë iu afruan makinës së parkuar të viktimave në këmbë përpara se ta shpërthenin automjetin me disa plumba nga afër. Dy viktimat e mbijetuara mbetën në gjendje kritike gjatë fundjavës, tha policia.

Nuk janë bërë arrestime dhe detektivët nuk kanë dhënë detaje rreth një motivi të mundshëm.

DELAROSA, e cila ka pak më shumë se 40,000 fansa në Instagram, sapo kishte filluar të depërtonte në skenën e muzikës latine, duke publikuar këngën e saj “No Me Llames” në gusht.

Galeria fotografike (

1 / 5

)

“Ju lutem, ju lutem”/ Video rrëqethëse: Policia në Vlorë arreston babanë në sy të fëmijës së mitur, vajza qan e traumatizuar

Arrestimi i një babai në Vlorë është filmuar në kamera nga vajza e tij e mitur, e cila dëgjohet teksa qan me të madhe gjatë gjithë kohës.

Shtetasi L.SH ka qenë në makinën e tij kur efektivi i policisë ka kërkuar ta shoqërojë, por ai nuk ka pranuar të dalë nga mjeti dhe ka shtrënguar dorën fort në timon. Në video dëgjohet vajza që bërtet e traumatizuar për mos t’i marrë të atin.

Policia sqaroi se shoqërimi i personit në fjalë është bërë sepse përveç shkeljes rrugore, gjatë kontrollit në mjet i është gjetur një sasi lëndë narkotike dhe një thikë.

“Punonjësi i Policisë është hasur fillimisht me kundërshtim me fjalë dhe më pas me kundërshtim me veprime të dhunshme nga shtetas L. Sh. Në këto kushte, është bërë menjëherë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë, nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasit L. Sh., 45 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Video e publikuar nga A2

Cristiano Ronaldo merr vendimin e bujshëm për dasmën me Georginan

Cristiano Ronaldo ka marrë një vendim të bujshëm për jetën e tij private: ylli portugez dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, do të kurorëzohen në Madeira gjatë vitit të ardhshëm.

Lajmi u raportua nga Correio da Manhã, duke konfirmuar se futbollisti ka zgjedhur ishullin ku ka lindur për ceremoninë, duke thyer traditën që martesa të mbahet në vendlindjen e nuses, në këtë rast Argjentinë.

Vendimi vjen në një periudhë ku Ronaldo, 40 vjeç, po përjeton një sezon të shkëlqyer me Al-Nassr. Ai ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje, përfshirë një roveshatë spektakolare, dhe po përgatitet për Kupën e Botës 2026—edhe pse përballet me një pezullim në ndeshjen hapëse pas kartonit të kuq ndaj Irlandës.

Ceremonia pritet të jetë private dhe do të mbahet pas Botërorit dhe para nisjes së sezonit të ri në Ligën Saudite. Më herët këtë muaj, Ronaldo rrëfeu në “Piers Morgan Uncensored” se vajzat e tij e kanë shtyrë të bëjë hapin e madh dhe t’i propozojë Georginës.

Çifti ka dy vajza së bashku: Martine, 7 vjeçe, dhe Bella Esmeralda, 3 vjeçe. Portugezi është gjithashtu baba i Cristiano Jr, 15 vjeç, dhe binjakëve Mateo e Eva, 8 vjeç.

Ronaldo vazhdon të shkruajë histori edhe brenda fushës. Ai ka shënuar 104 gola në 117 ndeshje me Al-Nassr dhe është nën kontratën më të shtrenjtë në historinë e sportit, me vlerë minimale 492 milionë paund për dy vite. Pas largimit nga Manchester United, sulmuesi legjendar ka mbrojtur ngjyrat e klubeve si Real Madrid, Juventus dhe Sporting—ku nisi gjithçka dhe ku sot po planifikon dasmën e tij.

Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja e m▪︎sakroi brenda banesës në Greqi!

Shokuese janë detajet rreth vrasjes brutale të një gruaje 75-vjeçare në Salaminë nga nusja e saj.

Autorja e krimit rrëfeu vrasjen duke treguar arsyen pse hyri në banesën e vjehrrës së saj.

Sipas protothema.gr, gruaja shkoi për t’i grabitur një shumë prej 1.100 euro, megjithatë, situata doli jashtë kontrollit pasi viktima e njohu.

Ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë djalit të saj një shumë prej 10.000 euro për t’i ruajtur, por paratë humbën.

Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush), ndërsa bashkëshorti i vrasëses vendosi të mbledhë paratë dhe t’ia kthente nënës së tij.

Ai mblodhi 8.000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i jepte së shpejti edhe 2.000 të mbetura. Më në fund, ai arriti të mblidhte edhe 1.100 euro të tjera dhe po përgatitej t’ia jepte nënës së tij.

Por, një natë, bashkëshortja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, e mori shumën e parave dhe luajti kumar me to, duke i harxhuar të gjitha.

Pastaj, për të mos u kapur nga burri i saj, vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës, të merrte 1,100 euro dhe t’i kthente në vendin ku i kishte lënë i shoqi.

Dhe kështu ndodhi. Duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që të mos e filmonin, vuri maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e vjehrrës.

Ajo theu xhamin e një dritareje, hyri me forcë brenda banesës dhe filloi ta kërcënonte të  moshuarën duke i kërkuar paratë.

Vjehrra duket se e njohu e më pas nusja mori një shishe dhe e goditi në kokë, duke bërë që e moshuara të rrëzohej përtokë. Në gjendje shoku, siç tha ajo, mori një thikë dhe e goditi.

Pas krimit, ajo u kthye në shtëpinë e saj, lau rrobat që mbante veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.

Ngjarja ndodhi 31 tetor dhe pas një hetimi të plotë, arritën në gjurmët e gruas, e cila rrëfeu krimin.

PD notë-verbale delegacionit të BE: Deklaratat e Kos për zgjedhjet e 11 majit minojnë besimin e shqiptarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në emër të opozitës, i ka paraqitur sot një Notë-Verbale Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, duke vënë në dijeni edhe Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit.

Bardhi thekson se po përcjell qëndrimin e opozitës në lidhje me deklaratën e bërë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, e mbajtur bashkë me Kryeministrin Edi Rama. E pyetur nga media, Komisionerja deklaroi: “Zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime, dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian.”.

“Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron realitetin e vërejtur gjatë procesit zgjedhor. Një deklaratë e tillë duket e papërputhshme me gjetjet e OSBE-ODIHR, nuk merr parasysh qëndrimet e shprehura nga Anëtarët e Parlamentit Evropian që shërbyen si vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri dhe rrezikon të ndikojë besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e Bashkimit Evropian.”- shkruan Bardhi.
Në letër Gazment Bardhi përvec citimeve të Raportit Final të OSBE-ODIHR, i kujton Delegacionit të Bashkimit Europian edhe mbledhjen e Komitetit për Çështjet e Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian më 4 qershor 2025, ku eurodeputeti Michael Gahler, Kryetar i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjevenë Shqipëri, prezantoi raportin e misionit të Parlamentit Europian për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke evidentuarnjë alarm serioz lidhur me “strukturat kriminale të ngulitura në Shqipëri që kanë interes të mbajnë pushtetin politik të pandryshuar për të vazhduar aktivitetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës”. Ndër të tjera europarlamentari Gahlertheksoi se ndikimi i përhapur i këtyre rrjeteve jo vetëm që deformon procesin zgjedhor, por përbën edhe një pengesë themelore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllë sytë ndaj një infiltrimi kaq sistematik kriminal dhe ndikimit të tij shkatërrues mbi demokracinë.

Sipas notës-verbale të opozitës vërejtjet e paraqitura nga OSBE-ODIHR nuk e mbështesin përfundimin se “zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme”.

“Ndershmëria kërkon kushte të barabarta për të gjithë garuesit, mundësi të barabarta, mungesë të përfshirjes së grupeve kriminale dhe respektim të plotë të kritereve të Kopenhagenit. Liria kërkon që qytetarët të votojnë pa presion, pa stimuj financiarë të paligjshëm dhe pa intimidim të punonjësve të administratës publike ose të grupeve vulnerabël.” – shkruan Bardhi.
Nota-Verbale e grupit parlamentar të PD, mbyllet duke theksuar se: “Opozita në Shqipëri dëshiron të shprehë rezervat e saj lidhur me komentet e Komisioneres dhe kërkon me respekt që deklaratat e ardhshme të jenë në përputhje me vlerësimet e institucioneve kompetente përgjegjëse për vëzhgimin e zgjedhjeve. Përndryshe, interpretimet personale që nuk bazohen në gjetjet faktike të këtyre institucioneve mund të kontribuojnë pa qëllim në uljen e besimit publik tek vlerat e vërteta evropiane që institucionet e Bashkimit Evropian synojnë të mbrojnë”.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

“Doja të ishim bashkë”, Mira Konçit shpjegon divorcin pas 25 vitesh me Shpëtim Saraçin

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi sollën përgjatë viteve të tyre të qëndrimit në Shqipëri hite duke rezultuar si një dyshe e suksesshme artistike. Më vonë, kimia e tyre në art përshkallëzoi edhe në jetë dhe nga dashuria erdhën dy fëmijët në jetë, Era dhe Drini.

Me largimin e Erës në SHBA për studime, edhe çifti bashkë me djalin iu bashkuan në vitin 2017. Siç Mira Konçi tregon në programin “Rudina”, veç shkollimit të fëmijëve, një nga arsyet ishte edhe kujdesi shëndetësor për kompozitorin.

Me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Këngëtarja thotë se mes tyre pati një marrëveshje që ai të vijonte karrierën në Shqipëri, ndërsa Mira të qëndronte me fëmijët në SHBA pasi e kishte të pamundur mos të ishte pranë tyre.

Mira Konçi: U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.

Rudina Magjistari: Çdo nënë unë mendoj që do ta bënte këtë gjë, është normale, pa diskutim.

Mira Konçi: Faleminderit! Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.

Ajo thotë se fillimisht nuk ishte fort dakord, por e mirëkuptonte edhe pozitën e tij.

Mira Konçi: Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që të ishim bashkë.

Çifti i dhanë fund martesës pas 25 vitesh bashkë.

E pyetur nëse në të ardhmen do të ketë një këngë të kompozuar nga Saraçi, vendin tashmë ia ka marrë e bija, Era e cila e pati menjëherë përgjigjen:

“Do të futem unë. E folëm edhe me babin para nja një jave për të bërë një këngë edhe me Drinin për të na e bërë babi, të këndojmë unë me Drinin”, tha ajo e entuziazmuar.

“Për vrasjen e Gilmando Danit u pagua plot 5 mln euro…”, atentati i Rinasit, policia po heton profilin e dy të dyshuarve

Hetimet për ngjarjen e rëndë të 11 nëntorit te rrethi i Rinasit, ku u ekzektuan Gilmando Dani dhe punonjësi i AMP, Mustafa Sheqeri, vijojnë intesivisht nga policia.

Hetuesit i kanë fokusuar hetimet te vëzhgimi i kamerave të sigurisë, por jo vetëm. Policia ka dyshime se grupi ka qenë i pozicionuar në dy vende me tre shpërndarje, një person te parkingu i Rinasit që ka pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit kur kanë dalë dhe janë futur në makinë Dani dhe Sheqeri, makina e autorëve te rrethi i Rinasit dhe një mjet tjetër dyshohet se ka qenë pranë vendngjarjes.

Grupi hetimor ka prova të rëndësishme në duar për ta zbardhur ngjarjen, ku dyshohet se informacioni i parë për Gilmandon Danin dhe Mustafa Sheqerin erdhi nga Barcelona. Deri në këtë fazë të hetimeve policia ka profilin e të paktën dy personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentat dhe po punohet për sigurimin e provave.

Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet janë thelluar dhe se hetuesit kanë zbuluar se për vrasjen e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullazit është paguar plot 5 milionë euro dhe se grupi që ka marrë përsipër atentatin dhe që veprojnë si vrasës me pagesë janë rekrutuar nga një person tjetër, i cili ka bërë lidhjen me porositësit.

Grupi hetimor pret dhe përgjigjen nga autoritetet spanjolle. Dani dhe Sheqeri qëndruan 4 ditë në Barcelonë, atje ku takuan edhe persona të tjerë për të cilët hetuesit i kanë kërkuar informacion autoriteteve spanjolle, por ende pa asnjë rezultat. Katër ditë enigmatike që përfunduan më 11 nëntor, kur u nisën drejt Shqipërisë./ A2 CNN

Gazetari Hoxha “non-grata” në Greqi, Fredi Beleri: Dikush duhet t’i vendosë barrierë

Shpallja non grata e gazetarit Artan Hoxha nga Greqia, për Fredi Belerin nuk ka të bëjë me çështjen e tij. Eurodeputeti tha se çështjet me gazetarin Hoxha i ka zgjidhur në gjykatë.

“Po lexoj që ishte hakmarrje për çështjen Beleri. Nuk ka të bëjë shpallja e zotit Hoxha non grata me çështjen Beleri unë jam përballur me zotin hoxha në gjykata ai vazhdon të shpifë dhe të thotë opinionet e veta për lajmet dikush duhet t’i vërë një barrierë”, tha Beleri në Off the Record” në A2 CNN.

Beleri u shpreh se media greke e ka bërë të ditur sot arsyet e shpalljes non grata, por sipas tij gazetaria të vetëpastrohet dhe të mos shpifë.

“Çështja Beleri nuk ka të bëjë me ndalimin e zotit Hoxha, e ka shkruar media greke sot arsyen. Nuk kam informacion zyrtar. Unë jam përballur dhe jam akoma në gjyqe shqiptare ai është shmangur dhe nuk e gjente policia për t’i dhënë fletën e thirrjes. Figurat publike kanë të drejtën e mbrojtjes së jetës private, nuk mund të flasësh duke shpifur. Vetë gazetarët duhet të vetëpastrohen dhe të kemi një gazetari të denjë”, theksoi Beleri.