“Ndihem në rrezik kur jemi me të”/ Nëna e këngëtαres shqiptare ngre aΙarmin: Vαjza ime nuk është mirë, ka disa muaj që… (Video)

Fjolla Morina, prej muajsh ka shqetësuar ndjekësit në rrjetet sociale duke akuzuar me emra, sipas saj kokat e krimit të organizuar e vrasës. Ajo është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në Instagram dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj.

Nëna e saj, Selvete Rexha është rrëfyer për Insajderin sot.

Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.

E njëjta thotë se këngëtarja ka probleme psiqike prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.

Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.

Rexha mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.

Arjan Shehu: Falë meje, një grυa u bë me fëmijë pas 8 υitesh ρërpjekje

Arjan Shehu trashëgimtar i Sektit Halvetjan, ka treguar se falë tij një grua u bë me fëmijë, pas tetë vitesh përpjekje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Arian Shehu, i cili është gjithashtu artist i mirënjohur i muzikës polifonike shqiptar, tregoi rastin e një gruaje që nuk mund të bënte fëmije edhe pas shumë vitesh përpjekjeje, por pas takimit me zotin Arian, për 1 muaj zbuloi se kishte mbetur shtatzënë.

Njëra nuk bëri fëmijë 8 vjet, i dhashë një gjë, dhe në krye të muajit ngeli shtatzënë. Bëri djalë.

I dhashë një nuskë që e mbajti në mes- tha ai./albeu.com/

7-υjeçari bie nga anija, bashkë me të hυmb jetën edhe nëna që u ρërpoq ta shρëtonte

Një djalë shtatë vjeçar nga Polonia dhe nëna e tij vdiqën tragjikisht pasi ranë nga një anije në Detin Baltik, siç njoftuan autoritetet suedeze që po hetojnë rastin.

Tragjedia ndodhi të enjten, kur fëmija ra në ujë dhe nëna vendosi të hidhej pas tij, tha zëdhënësi i Administratës Detare Suedeze Jonas Franzen për Associated Press. Siç ka treguar ai, fëmija ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Gruaja dhe fëmija u transportuan me avion në spitalin e Karlskrona, përpara se të shpalleshin të vdekur më vonë. Në një deklaratë të shkurtër të premten, Zyra e Prokurorit Publik të Suedisë tha se kishte nisur një “hetim paraprak për incidentin”.

Anija suedeze Stena Spirit mbante 310 pasagjerë dhe ishte në mes të udhëtimit për në Gdynia, Poloni nga Karlskrona, Suedi kur ndodhi tragjedia, thanë zyrtarët.

Anijet dhe helikopterët nga Suedia dhe njësitë e NATO-s në zonë ndihmuan në operacionin e shpëtimit.

Mαrtohet υαjza e Jozefina Toρallit, veprimi i ish-shokëve të Lυizit çudit rrjetin(FOTO)

Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare. Megi dhe Angji Serreqi janë martuar në Shkodër ku mësohet se dasma është zhvilluar në Shirokë buzë liqenit.

Ndërkohë, që nga fotot që ka publikuar vetë Megi Topalli, rrjeti ka nisur menjëherë me komentet për Luizin.

Kujtojmë se Megi dhe Luizi kanë patur një lidhje 10 vjeçarë e cila ka patur një vëmendje të madhe mediatike dhe është pikërisht arsyeja pse vajza e Jozefina

Topallit është figurë e njohur për publikun.

Prandaj edhe në ditën e dasmës, komentet për Luizin kanë qenë të pashmangshme.

Por rrjetit nuk i kanë shpëtuar komentet e ish shokëve të Luizit. Mario, Joni dhe Meridiani i kanë uruar jetë të lumtur Megit në postin e saj me fustanin e nusërisë.

Duket se pavarësisht prishjes së miqësisë me Luizin, djemtë ruajnë kontakte me ish partneren e tij, Megin.

Kjo e fundit ka zgjedhur t’i kthejë një përgjgije falenderuese Jonit.

Joni: U plakshi bashke e Zoti ju ruajt dy engjëjt.

Megi: Shume faleminderit, ju përqafoj ty Jovin dhe Partik./albeu.com/

Mira teΙefonon nga Londra duke qarë: Vαjza ime u martυa me një djαΙë me n gjγrë!

Mira ka telefonuar këtë të Shtunë nga Londra dhe rrëfeu për “Aldo Morning Show” se si vajza e saj është martuar me një djalë me ngjyrë. Në nisje të bisedës, ajo nisi të qante sepse pavarësisht se e ka pranuar marrëdhënien e tyre, thellë në zemër nuk është e lumtur.

Mira: Unë jam nga ato mamit që vajza ime është martuar me një person me ngjyrë (qan), nuk është se nuk paragjykojmë se nuk është shumë e lehtë. Por ndodh, s’ke ça i bën fëmijës! Nuk janë shqiptarët kaq të civilizuar sa shprehen.

Aldo: Lëri se gënjejnë po hë!

Mira: Megjithëse djali që kam për dhëndër është me gjithë të mirat, është njohur me gocën që në fakultet në vit të parë, kanë 12 vjet, por prapë nuk e di…Kur vete në Amerikë i shikoj, nuk e di si…

Aldo: Je bërë gjyshe?

Mira: Jo akoma, me djalin po me vajzën jo. Ata kanë arritur majat atje ku janë, por prapë zemra të vret pak…

Aldo: Po mirë zemra, po edhe njerëzit vërdallë.

Mira: S’kam problem për njerëzit unë, kisha hallin tim. Ata janë të lumtur, kanë gjetur njëri-tjetrin, nuk kanë probleme. Tani ia kam mbushur mendjen vetes, kam vite se s’kam ça bëj. Nga Tirana erdha në Londër dhe kur erdha e pashë m’u mbush mendja, se ajo e kishte mendjen top.

Çfarë ka brenda MlSHl i sufIIaqeυe? Nuk do të HANl më ρasi të LEXONl këtë artikuII

Sufllaqet janë një ushqim i shpejtë mjaft popullor në Shqipëri i huazuar nga Greqia dhe Turqia.

Mishi shërbehet me pite, sallatë, patate të skuqura dhe salca të ndryshme.Në dukje, kjo pjatë është për të lëpirë gishtat. Në të vërtetë, a do ta dini çfarë ka brenda në mishin që po hani?Në teori, mishi për përgatitjen e donerit duhet të jetë prej pule, viçi, qengji ose derri.

Por, janë pikërisht erëzat dhe salcat që e maskojnë mjaft mirë përmbajtjen e vërtetë të donerit.Në rastin e donerit të pulës, është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh nëse mishi është i importuar ose vendas. Kjo pikërisht në këtë kohë kur e gjithë bota ashtu si edhe Shqipëria është tro.nditur nga lajmet e importit të mishit të kaIbur apo me saImoneIë nga Brazili.

Çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve?Një vëzhgim në tregun e përgatitjes së donerit ka zbuluar se në 15% të rasteve mishi i reklamuar si pule, përmbante edhe mish viçi. Në raste të tjera, doneri i mishit të viçit përmbante edhe mish derri.Nga pikëpamja shëndetësore, ajo që duhet të dini është se doneri nuk përgatitet nga copa të mirëfillta mishi pa dhjamë.

Përkundrazi, shumica e donerëve që shihni në treg përgatiten nga mbetjet e mishit të viçit, derrit, pulës siç janë, këmbët, veshët, gjuha, bishti dhe mbetje të tjera të pazakonta që kasapët duhet t’i hedhin në pIehra.

Gjatë prodhimit, mishi ose pjesë të tij përpunohen me erëza dhe shtypen duke marrë një formë cilindrike. Gjë që e bën të pamundur përcaktimin e prejardhjes së vërtetë të mishit, ose vërtetësinë e pretendimit të shitësve dhe prodhuesve.

E si të mos mjaftonte kjo, prodhuesit e donerit kanë shumë mangësi në shpjegimin e përbërësve dhe përqindjeve të duhura në produktet që ata shesin.Donerët në të vërtetë kanë një përmbajtje shumë të lartë kripe dhe dhjami, që e bën masën shtazore më të lëngshme.

Një porcion me doner përmban 14.7 gramë kripë, më shumë se dyfishin e sasisë së lejuar ditore të kripës që është 6 gramë.Niveli i yndyrës është gjithashtu shqetësues: 117.2 gramë yndyrë.

Ndërkohë që doza ditore e lejuar për meshkujt është 95 gramë dhe për femrat 70 gramë. Kjo sasi është e barabartë me një shishe 750 ml me vaj vegjetal. Cilësia e këtij të fundit është për t’u diskutuar.Nga ana tjetër, kur vjen puna te servirja e donerit, masa cilindrike zh vishet dalëngadalë ndërkohë që mishi rrotullohet dhe piqet. Në shumë dyqane ku xhiroja nuk është shumë e madhe, një doner i plotë nuk shitet brenda ditës. Kjo do të thotë se ai paketohet, ruhet në frigorifer, në rastin më të mirë.Ose vendoset të piqet sërish të nesërmen ose të pasnesërmen në varësi të shitjeve. Pra, i njëjti mish, ngrohet dhe ftohet çdo ditë deri në copën e fundit. Për fat të keq, pavarësisht studimeve dhe vëzhgimeve është krejt e pamundur të dish plotësisht se çfarë përmban me të vërtetë ai ‘mal’ mishi në cilindër.

Fakte ushqimore Një racion me doner përmban 175 kalori, 11.5 yndyrna, 60 mg kolesterol, 265 mg kripë. Po ashtu përmban 2 gramë karbohidrate, 0.5 gramë fibër, 0.5 gramë sheqer dhe 16 gramë proteina.Nëse njeriut i nevojiten normalisht 2,000 kalori në ditë. Një racion me doner ofron 25% të dozës së lejuar ditore të yndyrnave të ngopura, 20 përqind të kolesterolit, 10 përqind të kripës dhe 30 përqind të proteinave.

Ju është hakur telefoni dhe se keni kuptuar, ekspertët tregojnë si mund të dallojmë

Mund t’ju duket e çuditshme por po ka disa raste të personave të cilëve u është hakuar celulari dhe sigurisht që nuk është e lehtë ta zbuloni vetë. Por ka disa shenja që ekspertët janë mbledhur për t’ju vënë nën dyshime. Cilat janë këto?

Pajisja juaj dërgon ose merr mesazhe të çuditshme

Nëse miqtë tuaj marrin mesazhe që ju nuk i keni dërguar, diçka nuk është në rregull. E njëjta gjë është e vërtetë me emailet. Në mënyrë të ngjashme, marrja e mesazheve që nuk janë të destinuara për ju është një shenjë negative.

Aplikacionet e reja po instalohen pa zgjedhjen tuaj

Edhe pse prodhuesi i pajisjes tuaj ka të drejtë të instalojë një aplikacion të ri, gjatë një përditësimi të softuerit tuaj, nëse një shfaqet në një kohë të papërshtatshme, atëherë duhet të dyshoni se diçka nuk është në rregull. Është më mirë të mos e hapni aplikacionin e ri derisa të bëni një Kërkim në Google dhe të siguroheni se për çfarë bëhet fjalë.

Bateria e pajisjes suaj mbaron shumë shpejt

Sigurisht, jetëgjatësia e baterisë bie me kalimin e kohës, por nëse vëmë re një ndryshim të papritur, mund të nënkuptojë se disa malware po funksionojnë në sfond, duke e zbrazur baterinë më shpejt.

Pajisja juaj po nxehet më shumë se zakonisht

Ashtu si më parë, kur disa malware funksionojnë vazhdimisht në sfond, ai bën që procesori të nxehet, në nivele ku tani vërehet se diçka po ndodh.

Disa faqe interneti duken ndryshe nga më parë

Shumë programe “ndërmjetësojnë” midis shfletuesit të pajisjes tuaj dhe internetit, duke “lexuar” kështu të gjitha të dhënat që dërgoni dhe merrni. Ky funksion mund të ndikojë në pamjen e disa faqeve të internetit.

Disa aplikacione ndalojnë së punuari normalisht

Nëse kjo ndodh, programet mund të përpiqet të përgjojë të dhënat prej tyre, duke ndikuar kështu në funksionimin e tyre të qetë.

Fatura e telefonit celular vjen ‘e fryrë’

Hakerat e sofistikuar mund të përfitojnë nga një dobësi në pajisjen tuaj dhe të bëjnë thirrje në linja të huaja që paguajnë shuma të tepruara. E njëjta gjë vlen edhe për mesazhet.

Dritaret pop-up shfaqen pa asnjë arsye

Ashtu si në kompjuterët tanë, ashtu edhe në pajisjet tona celulare, programet përdorin dritare “pop-up” për t’i kërkuar përdoruesit të ndërmarrë disa veprime.

‘The Telegraph’/ Si bαndat shqiρtare eΙiminuan mαfίαn italiαne në Ekυαdor

Çdo ditë, nga ora 17:00 dhe 21:00, fëmijët 10 vjeç mblidhen në fushën e betonit të futbollit në lagjen veriore Pascuales të Guayaqui për të mësuar se si të vrasin. Për katër orë ndërsa dielli perëndon mbi qytetin port në Ekuador, ‘shkolla për sicarios ‘i mëson nxënësit e saj të ngarkojnë armët, të gjurmojnë objektivat e tyre dhe të vrasin.

Shkollat, janë hapi i parë për vrasësit e rinj aspirantë për t’u bashkuar me bandat rivale që konkurrojnë për një pjesë të tregut në rritje të eksportit të kokainës në Evropë. Grupet vendase janë futur në një luftë brutale për të punuar për zotërit e rinj të rajonit të eksportit të kokainës: bandat shqiptare .

Ky port plot zhurmë, porta për në plazhet e Paqësorit të Ekuadorit dhe në ishujt Galapagos, është kthyer në një zonë lufte. Sipas burimeve të policisë britanike, nga 11 ton kokainë rekord që u kapën në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, shumë ka të ngjarë të jetë marrë nga grupet kriminale nga Ballkani .

Ata e dërgojnë drogën në brigjet britanike nga Amerika e Jugut, nëpërmjet Belgjikës ose Holandës, të cilat i kanë kthyer në portet kryesore të drogës në Evropë në vitet e fundit. Migrimi nga Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka lejuar që bandat të krijohen në qytete kyçe në të gjithë kontinentin dhe të marrin nën kontroll rrjetet e trafikimit të dominuara më parë nga mafia italiane.

Duke lënë mënjanë ndërmjetësit tradicionalë italianë apo meksikanë, shqiptarët negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit. Ata tani komandojnë kryesisht të gjithë zinxhirin e furnizimit nga Amerika e Jugut në Evropë. Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se grupet e dhunshme kriminale shqiptare tani dominojnë botën e krimit britanik. Guayaquil, një pikë kyçe e dërgesës në gazsjellësin shqiptar, është bërë epiqendra e fundit e dhunës në botë të lidhur me drogën.

“Të gjithë duan një copë,” thotë Juan, duke shpjeguar se si bandat vendase po luftojnë për epërsi për të punuar me shqiptarët. Shqiptarët mbështeten te bandat lokale në Ekuador për t’i ndihmuar ata të transportojnë kokainën e tyre dhe të ofrojnë siguri. Dhe kjo ka krijuar një rivalitet të ashpër mes kundërshtarëve për t’u bërë më i madhi dhe më i miri.

Sipas burimeve brenda komunitetit të inteligjencës së Ekuadorit, shqiptarët bashkëpunojnë me banda të ndryshme në pika të ndryshme të zinxhirit të furnizimit, por ato me më shumë terren, më shumë armë dhe më shumë kontroll bëhen partnerët e preferuar.

Juan thotë se shqiptarët kanë filluar të marrin me vete vrasësit më të mirë për të punuar në Evropë.

“Unë njoh tre nga miqtë e mi që shkuan. Ata paguajnë për vizën dhe gjithçka. Nuk kam pasur kurrë mundësi, por kjo është ajo që shumica prej nesh ëndërrojnë.” Shqiptarët drejtojnë dy zinxhirë furnizimi në Guayaquil, një nga Kolumbia jugore dhe tjetrin nga Peruja. Porti në lumin Guayas në Guayaquil është kthyer në një qendër kryesore të shpërndarjes së kokainës për shqiptarët, pasi ata kërkojnë të rrisin eksportet e tyre në Evropë.

Në vitin 2021, policia sekuestroi një sasi rekord prej 210 ton kokainë në port, nga 128 ton në 2020. Policia në port tha për The Telegraph se janë katër teknika kryesore që përdoren nga trafikantët në port. E para, e cila është më e pëlqyera nga shqiptarët, përfshin drejtimin e një kompanie, të cilën ata ose e themelojnë vetë ose e blejnë për të fshehur kokainën në çdo gjë, nga çaji te karkalecat e detit.

Një alternativë është teknika “rip-on/rip-off”. Trafikantët thyejnë kontejnerët e hapur të eksporteve legjitime për të transportuar drogën dhe përdorin vula të klonuara doganore për të fshehur ndërhyrjet e tyre. Më pas kokaina hiqet nga kriminelët në Evropë, të cilët kapin kontejnerët në destinacionin e tyre.

Së treti, trafikantët fshehin drogën në zgavrat e anijeve me kontejnerë, madje kanë filluar të përdorin anije peshkimi për të kapur disa në det. Dhe së fundi, trafikantët kanë filluar të lidhin drogën në trupat e anijeve të ankoruara në porte dhe policia është detyruar të trajnojë kapitenët e anijeve për t’i zbuluar ato paraprakisht.

Portet veriore i afrojnë shqiptarët me tregjet më fitimprurëse, përfshirë Britaninë e Madhe. Autoritetet belge në Antwerp thonë se një rekord prej 90 ton kokainë, me vlerë 13 miliardë euro, u kap në port vitin e kaluar.

Ekspertët besojnë se shqiptarët punojnë si një rrjet i lirshëm dhe jo si një bandë nga lart-poshtë me një figurë udhëheqëse. Dritan Rexhepi është një nga organizatorët më të mëdhenj kriminalë të Shqipërisë në Ekuador dhe njihet për trafikun e kokainës në Britaninë e Madhe.

Në vitin 2020, ai kërkoi të lante hesapet kundër një rivali shqiptar në Britani, Ndrek Prenga, të cilin e kishte akuzuar se i kishte vjedhur një nga dërgesat. Ai thuhet se ka organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e dyshuar të vëllait të Prengës në Shqipëri. Në nëntor të vitit të kaluar, Rexhepi u lirua me kusht nga burgu për akuzat e trafikut të drogës.

39-vjeçarit iu tha që të paraqitej pranë autoriteteve çdo 15 ditë derisa t’i mbaronte dënimi në vitin 2027, por dokumentet gjyqësore, të siguruara nga The Telegraph, tregojnë se që nga janari i këtij viti, ai nuk është paraqitur.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kokaina e shqiptarëve hyn përmes porteve të Harwich ose Tilbury në Essex, dhe Immigham dhe Hull përgjatë lumit Humber.

Pjesa më e madhe e saj mendohet të gjejë rrugën e saj në duart e Hellbanianz, një bandë me rrënjë në Barking, në lindje të Londrës, e cila rekruton tregtarë të rinj në mediat sociale me premtimin e Ferrari, ora Rolex ari dhe kartëmonedha 50 £.

Në qytetin bregdetar të Grimsby në Veri Lindore Lincolnshire, tregtarët vendas i thanë The Telegraph se bandat shqiptare kanë krijuar një rrjet dyqanesh dhe berberësh nga ku shesin drogën e tyre.

The Telegraph mori informata për disa gangsterë shqiptarë që u ofronin adoleshentëve kredi në formë parash dhe droge. Kur këto nuk mund të kthehen, përdoruesit e cënueshëm detyrohen të fshehin dhe shesin drogë për të shlyer borxhin.

“Më dhanë drogë falas. E dija se ishte shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por isha i dëshpëruar”, thotë një përdorues 16-vjeçar i kokainës, i cili kërkoi të mbetet anonim.

“Më pas më thanë se u detyrohesha 200 £. Nuk mund të paguaja dhe ata filluan të kërcënojnë mamin, motrën time, të gjithë. Tani, unë jam skllav i tyre për të zgjidhur një llogari.” /THE TELEGRAPH

Foto e rraIIë, kush është bjondja me të cilën po ρërqafohet Edi Rama?

Fotografi austriak Hubert Lobnig, ka celur në galerinë “Zeta” në Tiranë, një ekspozitë të frymëzuar nga takimi i tij i parë më Shqipërinë në vitin 1992.

Fotografitë që kanë ngacmuar më shumë audiencën kanë qenë ato të shkëputura nga shtëpia e cuditshme e kryeministrit Rama,

në atë kohë pedagog në Akademinë e Arteve.

Përvec fotos ku dukej një dhomë e kthyer në studio pikture, dhe një mur i ngjyer me të kuqe ku binin në sy shkrimet me të bardha,

një tjetër fotografi ka kuriozuar publikun.

Eshtë pikërisht fotoja ku kryeministri po përqafohet me një bjonde.

Lobnig nuke ka thënë emrin e personazhit, por ka treguar se është pedagoge.

Një ρoIic ndaIon një djalë që dukej si djaIi i tij që kish hυmbur,pak sekonda më vonë, sheh diçka në makinë

Humbja e një fëmije është gjëja më e vështirë që një prind mund të përballojë në jetë.

Një mëngjes, ndërsa William Jazwinski po ngiste makinën e tij, ai pa të ndezur sirenën blu të policisë pas tij. Prandaj ai e uli shpejtësinë dhe u ndal, kur policia iu afrua makinës, William e pyeti nëse po ecte shumë shpejt. Polici tha jo, në fakt ai e kishte ndaluar vetëm ta falenderonte për shërbimin e tij besnik.

Në fillim William nuk e kuptoi se çfarë po i referohej agjenti, por më pas ai u kujtua se kishte një simbol në pjesën e pasme të veturës, që thotë se ai i ka shërbyer vendit si ushtar.

Polici e pyeti Williamin ku kishte punuar dhe i riu tha se kishte qenë në detyrë për 15 muaj në Irak. Ishte në atë moment që oficeri i policisë filloi të fliste lirshëm me këtë të huaj, me të cilin kishte diçka të përbashkët shumë të rëndësishme.

Polici i tha se edhe i biri i tij kishte shërbyer në Irak, por ai nuk ishte kthyer kurrë në shtëpi. William u prek nga historia e policit dhe i tha atij se i vinte shumë i keq dhe se ishte afër tij në këtë dhimbje.

Para se të largohej nga William, agjenti vërejti një flamur të vogël amerikan të mbështetur në kroskotin e makinës. Ishte pikërisht i njëjti flamur që kishte marrë së bashku me njoftimin për humbjen e jetës së djalit të tij.

Në atë moment polici i bëri ish-ushtarit një pyetje të çuditshme. Ai pyeti nëse mund ta përqafonte.

“Ju më kujtoni djalin tim, mendova që ti ishe ai.”

William nuk mundi të mbante lotët dhe doli nga makina për ta përqafuar policin. Ata të dy u bashkuan në një përqafim të gjatë plot lot.

Nuk ishte vetëm polici ai që kishte nevojë për këtë përqafim. William kishte kaluar kohët e fundit sindromën post-traumatike, e një fazë rehabilitimi të gjatë dhe se përqafimi ishte pikërisht ajo që donte.

William e tregoi historinë në profilin e tij në Facebook, e cila u nda dhe u vlerësua nga mijëra njerëz.