“Doja të ishim bashkë”, Mira Konçit shpjegon divorcin pas 25 vitesh me Shpëtim Saraçin

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi sollën përgjatë viteve të tyre të qëndrimit në Shqipëri hite duke rezultuar si një dyshe e suksesshme artistike. Më vonë, kimia e tyre në art përshkallëzoi edhe në jetë dhe nga dashuria erdhën dy fëmijët në jetë, Era dhe Drini.

Me largimin e Erës në SHBA për studime, edhe çifti bashkë me djalin iu bashkuan në vitin 2017. Siç Mira Konçi tregon në programin “Rudina”, veç shkollimit të fëmijëve, një nga arsyet ishte edhe kujdesi shëndetësor për kompozitorin.

Me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Këngëtarja thotë se mes tyre pati një marrëveshje që ai të vijonte karrierën në Shqipëri, ndërsa Mira të qëndronte me fëmijët në SHBA pasi e kishte të pamundur mos të ishte pranë tyre.

Mira Konçi: U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.

Rudina Magjistari: Çdo nënë unë mendoj që do ta bënte këtë gjë, është normale, pa diskutim.

Mira Konçi: Faleminderit! Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.

Ajo thotë se fillimisht nuk ishte fort dakord, por e mirëkuptonte edhe pozitën e tij.

Mira Konçi: Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që të ishim bashkë.

Çifti i dhanë fund martesës pas 25 vitesh bashkë.

E pyetur nëse në të ardhmen do të ketë një këngë të kompozuar nga Saraçi, vendin tashmë ia ka marrë e bija, Era e cila e pati menjëherë përgjigjen:

“Do të futem unë. E folëm edhe me babin para nja një jave për të bërë një këngë edhe me Drinin për të na e bërë babi, të këndojmë unë me Drinin”, tha ajo e entuziazmuar.

“Për vrasjen e Gilmando Danit u pagua plot 5 mln euro…”, atentati i Rinasit, policia po heton profilin e dy të dyshuarve

Hetimet për ngjarjen e rëndë të 11 nëntorit te rrethi i Rinasit, ku u ekzektuan Gilmando Dani dhe punonjësi i AMP, Mustafa Sheqeri, vijojnë intesivisht nga policia.

Hetuesit i kanë fokusuar hetimet te vëzhgimi i kamerave të sigurisë, por jo vetëm. Policia ka dyshime se grupi ka qenë i pozicionuar në dy vende me tre shpërndarje, një person te parkingu i Rinasit që ka pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit kur kanë dalë dhe janë futur në makinë Dani dhe Sheqeri, makina e autorëve te rrethi i Rinasit dhe një mjet tjetër dyshohet se ka qenë pranë vendngjarjes.

Grupi hetimor ka prova të rëndësishme në duar për ta zbardhur ngjarjen, ku dyshohet se informacioni i parë për Gilmandon Danin dhe Mustafa Sheqerin erdhi nga Barcelona. Deri në këtë fazë të hetimeve policia ka profilin e të paktën dy personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentat dhe po punohet për sigurimin e provave.

Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet janë thelluar dhe se hetuesit kanë zbuluar se për vrasjen e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullazit është paguar plot 5 milionë euro dhe se grupi që ka marrë përsipër atentatin dhe që veprojnë si vrasës me pagesë janë rekrutuar nga një person tjetër, i cili ka bërë lidhjen me porositësit.

Grupi hetimor pret dhe përgjigjen nga autoritetet spanjolle. Dani dhe Sheqeri qëndruan 4 ditë në Barcelonë, atje ku takuan edhe persona të tjerë për të cilët hetuesit i kanë kërkuar informacion autoriteteve spanjolle, por ende pa asnjë rezultat. Katër ditë enigmatike që përfunduan më 11 nëntor, kur u nisën drejt Shqipërisë./ A2 CNN

Gazetari Hoxha “non-grata” në Greqi, Fredi Beleri: Dikush duhet t’i vendosë barrierë

Shpallja non grata e gazetarit Artan Hoxha nga Greqia, për Fredi Belerin nuk ka të bëjë me çështjen e tij. Eurodeputeti tha se çështjet me gazetarin Hoxha i ka zgjidhur në gjykatë.

“Po lexoj që ishte hakmarrje për çështjen Beleri. Nuk ka të bëjë shpallja e zotit Hoxha non grata me çështjen Beleri unë jam përballur me zotin hoxha në gjykata ai vazhdon të shpifë dhe të thotë opinionet e veta për lajmet dikush duhet t’i vërë një barrierë”, tha Beleri në Off the Record” në A2 CNN.

Beleri u shpreh se media greke e ka bërë të ditur sot arsyet e shpalljes non grata, por sipas tij gazetaria të vetëpastrohet dhe të mos shpifë.

“Çështja Beleri nuk ka të bëjë me ndalimin e zotit Hoxha, e ka shkruar media greke sot arsyen. Nuk kam informacion zyrtar. Unë jam përballur dhe jam akoma në gjyqe shqiptare ai është shmangur dhe nuk e gjente policia për t’i dhënë fletën e thirrjes. Figurat publike kanë të drejtën e mbrojtjes së jetës private, nuk mund të flasësh duke shpifur. Vetë gazetarët duhet të vetëpastrohen dhe të kemi një gazetari të denjë”, theksoi Beleri.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 25 Nëntor 2025

Dashi

Do jeni shume diskrete gjate kësaj dite me personin qe keni ne krah dhe te tjerët qe ju rrethojnë nuk do ju kuptojnë. Për ju e rëndësishme duhet te jete qe te merreni vesh vetëm me partnerin. Beqaret do e takojnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie. Ne planin financiar duhen bere mire llogarite para se te hidhni çdo hap.

Demi

Nuk do iu pëlqejnë rregullat qe do vendose partneri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe here pas here nuk do i zbatoni ato. Debatet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do i marrin gjerat me sportivitet dhe nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Buxhetin do e mbani gjithë kohës te ekuilibruar. Çdo shpenzime do e kryeni te mirë menduar.

Binjaket

Do jeni te vendosur gjate kësaj dite te bëni atë qe dëshironi ne jetën tuaj ne çift dhe partneri do jete i te njëjtit mendim. Do kaloni çaste te paharruara. Beqaret do fiksohen keq pas një personi i cili nuk do ju përshtatet ne asnjë pike. Mos bëni gabime për te cilat te pendoheni shpejt. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do kryeni transaksione te rëndësishme.

Gaforrja

Do filloni te dyshoni sot për ndjenjat kundrejt partnerit tuaj dhe kjo do iu pengoje t’i çoni gjerat me tej. Mire është te flisni hapur me te sa me shpejt qe te mundeni. Beqaret do e fillojnë me ne fund një histori dashurie dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar mos u tregoni te pamatur sepse do futeni ne një udhëkryq pa dalje. Kujdes!

Luani

Do filloni projekte te përbashkëta sot me atë qe keni ne krah dhe bashkëpunimi do përforcohet. Beqaret do mundohen gjithë kohës ta bëjnë për vete dike qe kane kohe qe e pëlqejnë, por nuk do ja dalin dot mbanë. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Nuk pritet asnjë surprize e keqe edhe sikur te kryeni ndonjë shpenzim me shume.

Virgjeresha

Dite goxha e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo çast do jete edhe me i bukur nga ai qe ka kaluar dhe emocionet nuk do pushojnë. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës dhe do fillojnë menjëherë një histori dashurie. Financat do kenë tronditje. Merrni masa sa me shpejt nëse nuk doni te mbeteni pa para.

Peshorja

Do keni goxha paqartësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ju duhet pak kohe për t’i zgjidhur. Merrni kohen e duhur për te folur me qetësi. Beqaret do kërkojnë një person perfekt, pa te meta dhe pa vese. Jo vetëm sot, por gjithmonë kjo do jete e pamundur. Ne planin financiar do keni surpriza te njëpasnjëshme. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime.

Akrepi

Do keni me shume se kurrë nevoje gjate kësaj dite te dashuroheni si kurrë me pare. Partneri do mendoje ne çdo moment t’iu surprizoje sa me shume. Beqaret fatkeqësisht do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe pse mundësitë për takime nuk do mungojnë. Ne pune shpenzoni me kursim nëse nuk doni qe gjendja te ketë tronditje. Mendoni edhe për te nesërmen.

Shigjetari

Pas një kohe te gjate me zënka dhe debate, sot me ne fund do ndiheni me te qete. Do i sqaroni me qetësi disa probleme. Beqaret do takojnë një person qe do ua shtoje dëshirën për te jetuar. Emocionet do jene te njëpasnjëshme. Ne planin financiar duhet te hiqni menjëherë dore nga çdo lloj shpenzimi ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet.

Bricjapi

Te gjithë planetët do bëhen bashke sot dhe do ju krijojnë një ambient te ngrohte për jetën ne çift. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë me pare. Beqaret do enden me kot duke kërkuar dashurinë. Sot do jene fat sido qe te jete. Financat do rriten akoma me shume nga sa ju kishit menduar. Do keni mundësi te hiqni edhe para mënjanë.

Ujori

Yjet do ndikojnë pozitivisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia pritet te ketë disa përmirësime. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te ndërgjegjshëm për gabimet e kryera. Për beqaret priten takime te këndshme. Kënaquni me aq njëherë pa kërkuar menjëherë lidhje. Financat do jene goxha delikate. Nuk është mire te kryeni shpenzime te konsiderueshme.

Peshqit

Do vazhdoni edhe sot te keni goxha probleme ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do arrini dot te bini ne një mendje. Kujdes me marrjen e vendimeve. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme dhe do ndihen te plotësuar për momentin. Financat nuk do arrini dot t’i stabilizoni kështu qe me vështirësi do ja dilni mbanë. falënderoni miqtë qe do ju mbështesin.

GJAMA E BURRAVE – VALLJA ANTIKE ILIRE E LASHTËSISË E TRASHËGUAR PËR MIJËRA VJET NGA RITET E AKILIT DERI TEK SHQIPTARËT

Një tjetër pjesë përbërëse e ceremonisë së varrimit ishin edhe vallet e varrimit, shprehje të së cilave kanë mbetur si një trashëgimi artistike e artit ilir të periudhës nga shekulli i pestë p.e.s deri në kohët romake (p.sh. në një urnë guri e Iapodëve, e gjetur në Ribiç).

Burimi:

  • texts Iliri – povijest, život, kultura by Aleksandar Stipčević
  • Publication date 1989
  • Topics History, Balkanology, Archaeology
  • Collection opensource
  • Language Serbian
  • History, Balkanology, Archaeology
  • Addeddate 2016-08-16 07:59:10
  • Identifier AleksandarStipcevicIliri1989
  • Ilirët: historia dhe kultura
  • Autori: Aleksandar Stipçeviq

______

Për ata që kan dëshir të blejn Librin :

https://knjiga.hr/iliri-povijest-zivot-kultura…/

____

Libri i plot dixhital:

https://archive.org/…/AleksandarStipcevicIliri…/mode/1up

SHIKO VIDEON KËTU

Me emër dhe mbiemër, ky është personi që bëri për spital kryeministrin Edi Rama në ’97!!

“Më 21 duke u gdhirë 22 janari i vitit 1997, u rrah barbarisht në shtëpinë e tij në Tiranë, pedagogu i Akademisë së Arteve, intelektutali i pavarur dhe bashkëpunëtori i shtypit të lire, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama. Lajmi mori dhenë nëpërmjet gazetës “Koha jonë” dhe mediave të tjera të pavaruara.”

Kështu e nis shkrimin e tij Hamdi Jupe dhe sjell në vëmendje një ngjarje të ndodhur 25 vite më parë, rrahjen e Edi Ramës në viti 1997. Si një koleg dhe person që e ka njohur nga afër kryeministrin e sotëm, në ambientet e gazetës “Koha Jonë” ku Edi Rama punonte atë kohë, ai tregon sesi e gjetën të gjakosur në spital.

“Gazetari Martin Leka përshkruante gjendjen e piktorit të shtrurar në spital. “Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…” Zëri i kolegut të radios londineze “BBC” përmes receptorit të telefonit këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë.

Në urgjencën e spitalit nr. 2, e vetmja shenjë që identifikonte njeriun e plagosur rëndë me piktorin dhe publicistin e njohur Edi Rama, ishte gjysma e trupit jashtë krevatit të zakonshëm të mjekimit. Zoti dhe trupi i hekurt i tij dukej se e kishin shpëtuar gjallë”, shkruan Hamdi Jupe.

Gazetari publikon fotot për rrahjen e Edi Ramës dhe një pjesë pjesë të shkrimit të gazetës “Koha Jonë”.

Përpjekjet për të dalluar tiparet e fytyrës së Edit i pengonin rrëketë e gjakut që kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Hematomat kishin filluar të përshpejtoheshin. Buza kishte filluar t’i enjtej me shpejtësi. Ndërsa mjeku bëhej gati të ndërhynte, bashkë me Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, dëgjuam disa copëza nga fjalët: “Deshën të më vr.isnin?!…”

Me mirësjellje, mjeku na porositi të mos i flisnim. Sapo dolëm, në korridor e jashtë urgjencës ishin mbledhur dhjetëra miq të Edit, intelektualë, piktorë, aktorë e gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut etj”, shkruante “Koha jonë” me 24 janar 1997, referuar asaj që thotë Jupe. Kronika shoqërohej me fotografi që tregonte piktorin me fytyrën të bërë copë.

Edhe pse ngjarja edhe sot nuk ka asnjë autor, Hamdi Jupe flet për një dëshmitar.

“Rama është rrahur nga 4 pjesëtarë të grupit operativ të SHIK- ut, me drejtues Arjan Çengon. Në këtë grup ka qenë një person nga Tropoja, një nga Mirdita dhe dy të tjerë nga Dibra. Gjithçka po ju them më është pohuar nga kryesuesi i këtij grupi, Arjan Çengo. Ma ka thënë me gojën e vet, besoj në pranverën e 1997-s. Kur e kam pyetur për arsyen e rrahjes së Ramës, më ka thënë se e kanë bërë me urdhër të shefit të tyre, Gazidedes. Kush e ka njohur Gazideden, e di që ai nuk bëntë asgjë pa urdhër të Berishës”, ka thënë Izet Haxhia, ish-truprojë i Berishës, për Gazetën Dita, më 23 janar 2016.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Edi Rama dhe sot që është kryeministër i Shqipërisë nuk është interesuar për zbardhjen e asaj ngjarje dhe për nxjerrjen para ligjit të operativëve të SHIK-ut që e bën për spital. Dëshmitarët dhe kolegët që punuan me Ramën atë kohë janë shumë, ama duket se vetë kryeministri e ka lënë pas atë ngjarje, që kur iku menjëherë në Paris./m.j

Kur do e kthej “borxhin” Europa?! Në sa kilometra katrorë shtriheshim dhe sa ishim në 1900

Nga Roland Qafoku

Shikoni me kudjes se çfarë na kanë bërë! Kjo është një hartë e rrallë e vitit 1900 dhe është publikuar këto ditë në faqen World GeoDemo. Diçitura orgjinale është: Harta etnike e Ballkanit në 1900.

Me ngjyrë të verdhë janë ngjyrosur trojet etnike me popullsi shqiptare.

Shqiptarët janë të shpërndarë në një territor rreth 100 mijë kilometër katrorë dhe me një popullsi rreth 2-3 milionë banorë.

Imagjinoni që në vitin 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër shteti shqiptar që ka të njëjtin territor edhe sot mbeti vetëm 28.800 kilometër katrorë dhe një popullsi as 600 mijë banorë.

Sakatim më të madh nuk ka. Ky është krimi më i madh që Fuqitë e Mëdha i kanë bërë një kombi në 150 vitet e fundit.

Ndërkaq, interesante është edhe përhapja e shqiptarëve në këto territore. Kufizimi i parë është në veri në Nish që është tokë shqiptare, ndërsa sot atje nuk ka asnjë shqiptar. Veri-Perëndimi pothuajse duket qartë se më shumë se gjysma e territorit të sotëm të Malit të Zi banohej nga shqiptarë.

Në jug ekstremi i fundëm është Preveza dhe e gjithë Korfuzi është i ngjyrosur me të verdhë e shoqëruar me pak ngjyrë blu të hapur që janë grekë në minorancë.

Ndërsa me krijimin e shtetit të Kosovës, Evropa dhe veçanërisht SHBA vuri një drejtësi në vend, Çamëria të dhemb në zemër. Si mund t’i shkëputësh një kombi një krahinë të tërë dhe pas një shekulli të bësh sikur nuk ekziston!

Nga harta kuptojmë se shqiptarët kanë jetuar edhe në Athinë dhe veçanërisht në Selanik. Madje deri në Turqi. Por në Lindje vëmë re se të verdhë ka edhe në Rumani.

Një tjetër element i saktë i hartës janë edhe arbëreshët në Itali kryesisht në zonën e Puljas. Përfundimisht, duke e krahasur me kombet dhe shtetet e tjera, shqiptarët duket se janë më homogjenët.

E verdha është dominuese, e dallueshme dhe e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme. Shikoni me kujdes që ka disa njolla të kuqe nëpër territorin shqiptar që tregon se në zona të veçanta kishte turq dhe kjo është e kuptueshme nga pushtimi 500-vjeçar.

Një populli tjetër në territorin tonë janë rumunët, ose ata që ne i quajmë vlleh dhe që në hartë janë me ngjyrë rozë. Ka pak serbë dhe bullgarë dhe asgjë tjetër. Grekë ka shumë pak në afërsi të liqenit të Ohrit dhe grekët nuk duken as në zonën e Dropullit, se në Himarë jo e jo.

Ndonjë “grek i kulluar” mund ta zoom-ojë hartën dhe ta shikojë mirë këtë.

Mjafton kjo hartë për të kuptuar se ç’na kanë bërë! “Shqipëria e gjorë. Me sa shumë pak miq dhe me sa shumë armiq”, shkruan historiania e njohur Margaret MacMillan për atë kohë.

Monedha apo paraja e mbretit iliro-shqiptar ‘ΒΑΡΓΥΛ’ i nxjerr sërish bojën gjuhës greke

Aleksander HASANAS

Kjo monedhë është e shkruar pastër, qartë në gjuhën shqipe, pra sërish këtu na duhet të bëjmë një krahasim me gjuhën e quajtur “greke” ashtu siç kemi shpjeguar edhe në monedha të tjera, në rast se shkrimi mbi monedhën e të mirënjohurit ‘Mbretit Bardhyl’ do lexohej nga greqishtja {β=v} atëhere i bije se Bardhyli na ishte quajtur ‘Vardhyl’ gjë e cila bije ndesh nga vet shkrimet më të lashta mbi këtë Mbret të njohur, madje me një emër krejtësisht të qartë nga gjuha shqipe: i Bardhi/yll = Bardhyl.

Eshtë gjuha greke tepër e re në moshe e cila solli devijime dhe përshtatje të tilla mbi emërtime të ndryshme ashtu si edhe në rastin e emërtimit: BASYL = Vasil. Njëjtë bije ndesh kjo gjuhë fantazmë edhe me emërtime të tjera të mbretëve ilir: Bato, Bal, (Ballai) ashtu si nuk mundet dot ti lexojë e ti emërtojë kishat e mëdha romake ‘Basilica’, e ti quaj ato ‘Vasilica’ etj.

Në shek. IV p.K., Bardhyli e rrëzoi mbretin më të parë Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinë e tij, që e kishte qendrën rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anë të kryengritjes, i përkrahur nga shumë luftëtarë, të cilët e mbështetën, meqë ai ishte i paanshëm.

Politika e shtetit ilir gjatë gjithë kohës së dinastisë së Bardhylit pati si qëllim përfshirjen nën sundimin e vet edhe të atyre tokave të banuara nga ilirët që ishin të pushtuara nga maqedonasit. Për t’i çliruar këto toka, Bardhyli mundi tre mbretër maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirëve tribut vjetor.

Në vitin 360 p.K., kur maqedonasit u përpoqën ta ndryshonin këtë gjendje me luftë, mbetën të vrarë 4000 maqedonas, së bashku me mbretin e tyre, Perdikën. Për të dobësuar ndikimin e maqedonasve në kufijtë jugorë të tyre, në Epir, enkelejtë lidhën aleancë edhe me tiranin e Sirakuzës. Vetëm kur Maqedonia, me në krye Filipin II, arriti të shuante grindjet politike në vend, pozita e ilirëve ndaj fqinjëve lindorë u dobësua.

Në vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse në moshë 90-vjeçare, u vu në krye të ushtrive ilire dhe përballoi sulmet maqedonase, të cilat më në fund e detyruan të lëshonte të gjitha qytetet që më parë i kishte pasur Maqedonia në varësi. Pasardhësit e Bardhylit vazhduan këtë politikë, por ata nuk arritën të çliroheshin plotesisht nga varësia maqedonase.

Flet Edona, studentja që kërkoi futjen e gjuhës shqipe në Universitetin e Harvardit: Dua që fëmijët e mi të flasin shqip

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Burim Goxhuli, ishte në qytetin Cambridge, në Massachusetts, ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe solli më shumë hollësi mbi këtë programi. Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Departamentin e gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së afërt, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, pavarësisht nga njohuritë e studentëve. Ligjeruesi, Faton Limani, thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

“Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjërues, përveç atyre gjërave bazike që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezantim ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të hjuhës dhqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, – u shpreh ai.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Cosovic, ajo, që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha dhqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”,-rrëfeu ajo./Burimi “VOA”

Shqipëria një superfuqi?! ”National Geographic”: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën

Zbulimi i gazit të hidrogjenit duket me një rëndësi thelbësore për vitet që do të vijnë, shruan prestigjozja National Geographic e cila i ka kushtuar një artikull minierës së Bulqizës, si një ndër depozitat me sasi të konsiderueshme të kësaj lënde.

Zbulimi i një sasie të madhe hidrogjeni thellë në një minierë shqiptare ka bërë që studiuesit t`i futen kërkimeve për më shumë gaz të bllokuar nën Tokë.

Puna gjeologjike në terren ndodh në të shumtën e herëve në vende të rrezikshme, që nga shpatet e vullkaneve shpërthyese e deri tek thellësitë e humnerës së ftohtë të Antarktidës. E megjithatë, priret të mos ndodhin në brendësi të minierave që shpërthejnë.

Pikërisht në një vend të tillë shkoi një ekip shkencëtarësh për të eksploruar: miniera e kromit në Bulqizë në Shqipëri, në verilindje të kryeqytetit Tiranë.

Dhe në vend që të kërkonin për minerale të çmueshme apo dhe formacione të ndryshme shkëmbore, ata po hulumtonin për shkakun e këtyre shpërthimeve: gaz hidrogjen i pastër … një burim energjie ky i rinovueshëm i aftë për të transformuar botën.

Ashtu sikurse është raportuar në një studim të fundit në revistën Science, ekipi arriti të gjente gazin. Thellë nën Tokë, ata hasën në një pishinë të vogël që vlonte si xhakuzi.

“Gazi ishte vërtet intensiv”, thotë Bardhyl Muceku, një gjeolog i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe një prej autorëve që kanë marrë pjesë në studim.

Rreth 84% e gazit ishte hidrogjen dhe ky ishte vetëm një nga vend-derdhjet në minierën e Bulqizës, që në total, nxirrte të paktën 200 tonë hidrogjen në vit.

Bota është vetëm disa vite larg të qenit të aftë për të nxjerrë vëllime domethënëse të gazit natyror të hidrogjenit nga Toka me efikasitet. Gjëja e parë që duhet të bëhet, është që këto rezervuarë të gjenden.

“Kemi shumë punë përpara për t`u bërë,” thotë Geoffrey Ellis, një gjeokimist i naftës në Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së.

Zbulimet si Bulqiza janë arsye për t`u mbushur me optimizëm se mund të ketë mjaftueshëm hidrogjen të bllokuar nën tokë për të fuqizuar planetin.

Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në kozmos, por është vështirë të gjendet në Tokë. Kur nuk lidhet me përbërës të tjerë, mbetet thjesht një gaz pa ngjyrë që i pëlqen të arratiset drejt qiellit.

Ky konsiderohet një turp, pasi nëse ne do ta kapnim atë, do të na ndihmonte në kalimin e ngrohjes pa nevojën e karburanteve fosile.

“Mund të përdoret si një rezervë energjie me karbon të ulët”, thekson Katriona Edlmann, një eksperte e gjeoenergjisë në Universitetin e Edingburgut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

“Mund ta djegësh atë dhe ai thjesht prodhon ujë. Ose mund të përdoret në qelizat e karburantit dhe prodhon elektricitet. Gjithashtu mund të shpërndahet në të njëjtat mënyra si gaz natyror”.

Për njerëzimin nuk është e paditur se hidrogjeni ka dalë prej planetit Tokë prej shekujsh. “Ne kemi qenë në dijeni të rrjedhjes së hidrogjenit për mijëra vjet,” thotë Edlmann, “dhe xhepa të vegjël të mbushur me gaz mund të gjenden në të gjithë globin”.

Gazi i hidrogjenit, si një molekulë, është i vogël, i lehtë dhe difuziv. Industria e naftës gjithashtu nuk ka qenë në kërkim të hidrogjenit.

“Ata nuk kanë qenë të intersuar, nuk ishte ajo që kërkonin, dhe shpesh në kërkimet e tyre për depozitat e naftës apo të gazit metan, nuk e kanë raportuar praninë e hidrogjenit në raportet e kompanisë,” thotë Ellis.

Sot, hidrogjeni përdoret si një burim i vogël energjie elektrike, por çfarë është e rëndësishme është fakti që ai duhet të prodhohet.

Ka një sërë mënyrash për ta bërë këtë që nga përdorimi i energjisë diellore për ta ndarë hidrogjenin nga molekulat e ujit, tek përdorimi i avullit për nxjerrjen e hidrogjenit nga gazi metan.

Por këto metoda ose janë tepër të shtrenjta, ose të përiruar për të lëshuar gazra serë, ose dhe të dyja. “Hidrogjeni i lirë është hapi kryesor drejt një ekonomie hidrogjeni,” thotë Ali Hassanpouryouzband, një shkencëtar i energjisë në Universitetin e Edinburgut.

Në një botë ideale, gazi i pastër i hidrogjenit i nxjerrë nga nëntoka do të ishte mënyra më ekonomike për të marrë substancën e vlefshme. Por kjo botë dukej prej kohësh imagjinare, deri kur në vitin 2012, u gjet në Mali një rezervuar i konsiderueshëm i gazit hidrogjen. Që prej atëherë janë gjetur hsumë xhepa hidrogjeni, duke përfshirë disa në Europë apo Amerikën Latine.

”Tani, fakti që gazi i hidrogjenit nuk mund të bllokohet nën tokë, nuk duket shumë i justifikuar”, thekson Ellis.

Por, ku tjetër mund të jetë ”burgosur” hidrogjeni?

Kërkuesit nuk mund të dalin thjeshtë në mënyrë rastësore për të kërkuar për të. Fillimisht, ata kërkojnë për të dhëna se ku prodhohet, pra duhet të dinë se si e bën Toka.

Edhe pse dihet se janë disa mikrobe ato që prodhojnë gazin, gjuetarët e hidrogjenit priren të përqëndrohen tek prodhuesit gjeologjikë. Shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur ose magnez në prani të ujit, i cili mund të prodhojë hidrogjen. Rrezatimi natyror që buron nga shkëmbinj të caktuar gjithashtu mund të ndajë ujin për të farkëtuar hidrogjen.

Miniera e Bulqizës në Shqipëri ishte një objektiv kryesor për hulumtuesit për dy arsye kryesore. Së pari, prehet në një shtrat të lashtë deti që daton që nga koha e dinosaurëve, që është i mbushur me lëngje dhe shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur, duke e bërë atë një fabrikë premtuese hidrogjeni.

Dhe e dyta, ai ka shpërthyer në disa raste, në vitin 2011, 2017 apo dhe 2023. Ky gaz u raportua fillimisht në vitin 1992, por edhe pas disa shpërthimeve të para, mendohej se fajtori për këtë ishte metani.

“Në fillim të këtyre incidenteve as nuk e mendonim se ishte hidrogjen”, thotë Muceku. Edhe pse u zbuluan sasi metani nga shkencëtarët në Bulqizë, pjesa më e madhe e gazit që dilte ishte hidrogjen. Me një minimum prej 200 tonësh në vit, ky është një nga derdhjet më pjellore të hidrogjenit të gjetura ndonjëherë.

Megjithatë gjuetarët e hidrogjenit nuk kënaqen më kaq. Ekipi i Mucekut vlerëson se miniera përmban gjithsej 5000 deri në 50 mijë ton avull të paqëndrueshëm. Depo me miliona ton gaz hidrogjeni janë të ”burgosura” dhe po kërkohen nga hulumtuesit e fokusuar në energji.

I rëndësishëm këtu është fakti që ky gaz nuk shpërbëhej nga reaksionet gjeologjike të padobishme. “Ky akumulim duhet të ishte formuar gjatë një periudhe dhjetëra mijëra vjeçare,” thotë Ellis.

Ndërsa Muceku shpjegon se kur miniera u pre në thellësi, hidrogjeni filloi të arratisej dhe të shkaktonte shpërthime aksidentale. Gërmimet duket se kanë çarë çatinë e një rezervuari të fshehur.

Pllakat e zhvarrosura në fund të detit ishin gjithmonë objektiva me prioritet të lartë për gjuetarëët e gazit të hidrogjenit, por ky studim ka nënvizuar një nocion të ri, se ndoshta kemi të bëjmë me fillimet e një epoke të re, që energji hidrogjeni mund të gjenten në lloje të ngjashme të sarkofagëve tektonikë në të gjithë botën. / KultPlus.com