Çfarë i dha Dolce banorit? Edi fut një qese të bardhë në xhep, videoja e dyshimtë e BBV Kosova bëhet virale

Një video e shkëputur nga nata e parë e “Big Brother VIP” Kosova 4 është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat dhe kureshtje të madhe tek publiku.

Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi, kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh për sjelljet e dy banorëve brenda shtëpisë.

Në video shihet Edi tek kuzhina e jashtme, i cili merr një qese të vogël në dukje me diçka të bardhë brenda dhe e fut fshehurazi në xhep. Gjatë të njëjtit moment, banorja Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen: “Kështu mundem?”, ndërsa menjëherë pas kësaj ulet poshtë banakut dhe qëndron e fshehur për disa sekonda.

Këto lëvizje të çuditshme kanë ngjallur dyshime të shumta dhe videot janë shpërndarë gjerësisht në TikTok, Instagram e “X”, ndërsa fansat komentojnë dhe aludojnë për atë çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë.

Deri më tani, produksioni nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth këtij momenti, ndërsa publiku vazhdon të diskutojë e të kërkojë përgjigje për sjelljen enigmatike të banorëve.

SHIKO VIDEON KËTU

VIDEO/ Qyteti më verior i Amerikës i thotë lamtumirë diellit për 65 ditë, si është të jetosh në errësirë për tre muaj

Qyteti më verior i kontinentit amerikan, Utqiagvik në Alaskë, i dha lamtumirën dritës së diellit më 18 nëntor. Që nga ajo ditë dhe për rreth 64–65 ditë, banorët nuk do ta shohin më diellin.

Lindja e ardhshme e diellit pritet më 22 janar 2026, sipas shumicës së mediave ndërkombëtare. Aktualisht, Utqiagvik ndodhet në ditët e para të natës polare.

Deri në fund të janarit, qyteti do të jetojë në errësirë të gjatë, ku burime të vetme të dritës natyrore do të jenë agimi i dobët në horizontin jugor dhe Shkëlqimi i Veriut, që shpesh ndriçon qiellin.

Sipas mediave lokale, perëndimi i fundit i diellit ndodhi më 18 nëntor në orën 13:56, ndërsa lindja e ardhshme është më 22 janar në 13:23, që do të thotë 64 ditë pa diell.

AccuWeather flet për rreth 65 ditë errësire, duke cituar të njëjtën datë për kthimin e diellit.

Fox Weather thekson se nuk bëhet fjalë për errësirë absolute, pasi çdo ditë ka pak dritë të agimit polar dhe shfaqje mahnitëse të Shkëlqimit të Veriut. Daily Mail përmend 66 ditë dhe datën 23 janar, duke treguar një ndryshim të vogël në llogaritje.

Altin Dumani i jep opozitës “Qeverinë teknike”! Shkarkon Ramën me kallëzimin e Angonit 2 dhe “peshkon” një Erion numër 3

Altin Dumani është më i vendosur se kurrë në ditët e fund të largimit të tij të “lavdishëm”, për të bërë detyrat që i kanë ngarkuar Partia, Liria, Drejtësia e Drapërit dhe “shumatorja e ofiqeve” të uzurpuara pa dashje, por me qëllim, që nuk i ka patur kurrë asnjë shtetar shqiptare në 120 vite shtet, atë të Kryministrit, Kryeprokurorit, të Presidentit dhe pushtet absolut me një vulë dhe një firmë, nga çdo gjykatës sharlatan i GJKKO në çdo shkallë.

Atij, i mjafton një Erion nga gjykata dhe një Angon pa emër e identitet, pa nam dhe nishan, për të marrë në dorë fatet e vendit, duke vendosur se kush do të drejtoi vendin si qeveritar, kryeqeveritar, kush do e fitoi tenderin, pse nuk e ka fituar humbësi dhe të qaj me lot për gjithë tendërhumbësat, duke marrë përsipër kapacitete profesinale, ligjore dhe intelektuale që kurrë nuk mund t’i ketë struktuar e drejtuar dhe për pak ditë.
prej tij

Të gjitha këto gjetje imagjinare sipas bisedave telefonike janë përdorur si akuza të forta, por ligjiërisht nuk përbëjnë asnjë provë, e nëse ekzistojnë janë thjeshtë indicie për të gjetur fakte konkrete, fizike, përndryshe janë një rrezik i madh për drejtësinë e vërtet dhe janë si provat e inkuzitorëve me shtriga dhe djaj, në periudhën e tmerreshme të inkuzicionit.

Me yryshin që kanë marrë disa “delirant” në strukturën e SPAK, keq e më keq do t’i ketë punët shteti dhe qeveria e majtë. Dumani nuk largohet pa formuar edhe qeverinë e re teknike, sepse pothuajse e ka kryer… një hap larg është. Asgjë nuk e pengon për të pezulluar nga detyra kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, sepse ai nuk është i zgjedhur por i vetëshpallur kryeministër, njëlloj si Balluku… as më shumë e as më pak.

Me një Erion të tretë, pas Erioni Banit që shkarkoi Veliajn edhe Erion Çelë që shkarkoi zv. kryeministren, sepse Eriona dhe bidona radhe ka plot drejtësia, Edi Rama na e merr të keqen… ikën për “shkarpa”!

Nëse nuk e beson po i’u sigurojmë se shumë shpejt Edi Rama do merret i pandehur, pas nje letre anonime të dërguar nga Nesti Angoni i dytë, i cili disponon 6 biseda të Ramës me Belën që tenderin ta fitoi Kallashi që i plotëson të gjitha kushte, pak më i shtrenjtë, por nën fondin limit. Kurse Pallashi plotëson vetëm 7 nga 11 kushtet dhe natyrisht si më i lirë mund të bëjë ndonjë birë, duke e ditur se i lirë për pleh ose falas është vetëm m*ti.

Por, për djajtë që kanë dalë nga shishja e vettingut dhe sharlatanët që deri tani kanë hetuar me dhjetëra raste të Shkeljes e Barazisë në Tendera dhe asnjë rast korrupsioni ose vjedhjeje, kjo eshtë “lufta e vërtetë” në emër të drejtësisë. Populli duhet ta marri vesh se vepër kriminale më të rëndë e më të madhe se kjo: Të fitoj ca miliona Kallashi kur duhet t’i fitonte Pallashi…nuk ka!

Ndaj për të shuar stuhin e “zëmërimit popullor”, për gjëmën qê i ka bërë vendit humbja e tenderit nga Pallashi, pa vullnet por i “tromaksur” nga ky krim tenderash, Presidenti me kërkesen e madhërisë së tij Altin Dumani i parë, do dekretoi qeverinë teknike, ku pa asnjë dyshim kryeministër teknik do jetë tekniku më i madhe e Lojrave Olimpike për pushtet, Sali Rama i Tretë, duke larguar Edi Ramën e katërt.

12 vjet duke kërkuar qeveri teknike më në fund u erdhi fati në derë, e gjetën njeriun që jo qeveri emëron e shkarkon, por i bënë funksionarët e shtetit të kërcejnë pupthi para tij, falë dozës së injorancë së atyre që bëjnë ligjet.

Mesi i Dhjetorit na gjen me qeveri teknike me kompetent të PD-së dhe me ca ushtarë të trembur të PS-së!

Rroftë SPAK, rrnoftë qeveria teknika, rroftë demonkracia…do jenë sloganet e festave të fund vitit!

Mos e merrni seriozisht, sepse edhe ndodh edhe nuk ndodh, por në mos qoftë e vërtetë… u sajoft, që të gëzoi ca ditë festash të bukura në fund të vitit edhe opozita e “shkalafitur”, që ka vite që e ëndëron këtë ditë! /Ekskluzive.al

Monika Kryemadhi ne Big Brother Vip? Ish kryetarja e LSI befason me deklaraten e saj

E teksa dhjetori po afron dhe të gjithë janë në dilemë sa i përket banorëve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme. të Big Brother Vip Albania, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shfaqur hapur qëndrimin e saj në rast se do t’i shkonte një ftesë nga produksioni.

E pyetur nga gazetarët e “Andale” nëse do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të komentuar në Shqipëri, Kryemadhi tha se tipi i saj nuk ja lejon që të qëndrojë e mbyllur.

Ndërsa, për opinioniste të këtij formati ajo pohoi se do t’i pëlqente! Duke marrë parasysh se si Monika Kryemadhi është, e drejtpërdrejtë dhe me deklarata “bombë” mendojmë se do të ishte e duhura për një format të tillë si Big Brother Vip Albania.

Por, a do të jetë apo jo dhe nëse kjo deklaratë e ish-deputetes ka shkuar në “veshin” e produksionit, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhjetorin!

Po në Big Brother Monika a do të shohim?
Kryemadhi: O jo nuk e përballoj dot. Big Brother është për njerëz introvert, që rrinë të mbyllur, unë nuk rri dot mbyllur.
-Po si opinioniste? Se ti je shumë e fortë në opinionet e tua

Kryemadhi: Opinioniste do ta bëja, mund të jem çik e drejtpërdrejtë për shkak se ndoshta mendoj që ka ikur koha e të qenurit me lajlelule, sepse njerëzit nuk kanë kohë për të humbur. Mendoj që është koha për të folur drejtpërdrejtë dhe ti fusësh njerëzit në temë. Ndoshta mund të jem interesante në Big Brother , por nuk e di sa produktive do jem për produksionin sepse mund të krijoj probleme.

Diten e shan, naten e…! Sali Berisha, zëvendëspresident i George Soros?! Zbulohet cfare i ndodhi ne BRAZIL

Nga Indrit Vokshi

U dha lajmi se Sali Berisha u zgjodh zv.president i CDI, union i cili ka 17 zv.presidentë. CDI quhet Centrist Democratic International, nuk është unioni më i madh i të djathtëve konservatorë por i centristëve e kristian-demokratëve. Sa për saktësim.

Por CDI ka partner NDI, National Democratic Institute. Organizata NDI është organizatë e cila ka si detyrë, ndër të tjera, promovimin e grupeve të margjinalizuara dhe politikat gjinore, përfshi LGBT. Organizata NDI, është e afërt me Partinë Demokratike në ShBA, pra me partinë e Antony Blinken që këta e shanin si bajloz të Sorosit i cili na preku nderin duke na akuzuar për korrupsion.

NDI, përveçse nga qeveritë liberale, financohet zyrtarisht edhe nga Fondacioni Soros. Elon Musk kur mori detyrën si Shef i Departamentit të Eficencës në qeverinë e Donald Trump, i preu fondet NDI dhe e detyroi të mbyllte shumë zyra nëpër botë.

Tani Sali Berisha me gjasë ka paguar kuota a ça ka bërë, për tu zgjedhur zv.president i 17 i CDI-së, union i cili si partner të afiluar zyrtar, ka NDI-në e partisë së Blinkenit dhe që financohet nga Fondacioni George Soros.

Partia e Donald Trump psh nuk është anëtare e CDI. Tani si ka mundësi që “trumpisti” shqiptar, ai i cili bën thirrje për hetimin e Fondacionit Soros, shkon lobon për të qenë zv.president nr.17 në një organizatë e cila ka partner NDI-në e George Soros?

Do thoni ju pse merresh me ketë punë? Për qejf, duhet sqaruar kjo, sepse ka 4 vjet që një ish-kryeministër si ky, ka bërë rrëmujë, ka shkaktuar konflikt, i ka sjellë kosto politikës shqiptare, duke akuzuar se kundër tij ka komolot sorosian, duke akuzuar si të Sorosit cilindo që sia bën mbarë. Sot shkon tek organizata partnere e George Sorosit?

Më e pakta që duhet bërë në ketë rast është transparenca. Tiu tregohet njerëzve se ky i cili mburret e thotë jam konservator, do të bashkëpunojë me NDI e cila ka në program grupet e margjinalizuara, LGBT, financuar nga George Soros.

Thjesht për ta ditur, meqenëse besimtarët e vet shajnë dynjanë lart e poshtë!

‘SH*RRI I MADH’, Andi Bushati nuk foli dy muaj gruan e tij, Balina (Del arsyeja tr*nditese)

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Balina Bodinaku, ka ndarë një prej rrëfimeve më personale gjatë një interviste në emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ajo tregoi se vendimi për t’iu bashkuar formatit si opinioniste, në edicionin e parë të BBVA, ka qenë një nga periudhat më sfiduese të jetës së saj, jo vetëm profesionalisht, por sidomos emocionalisht dhe familjarisht.

Balina zbuloi se bashkëshorti i saj, Andi, nuk e ka përkrahur aspak vendimin e saj për të qenë pjesë e programit. Kjo solli tension të madh në marrëdhënien e tyre, aq sa për dy muaj me radhë nuk i kishin folur njëri-tjetrit.

“Kur unë pranova të isha opinioniste e BBVA, Andi nuk ishte pro. Nja dy muaj nuk kemi folur. Nuk ishte betejë, ishte kokëfortësi. Thjesht kokëfortësi nga të dyja palët,” u shpreh Balina.

Ajo sqaroi se nuk bëhej fjalë për një konflikt klasik me zënka apo shpërthime emocionale, por për një situatë të heshtur, të tendosur — një ngërç që u krijua pikërisht nga vendosmëria e të dyve për të qëndruar në qëndrimet e veta. Balina pranoi se në atë kohë secili prej tyre kishte parimet e veta dhe askush nuk bënte hap pas.

“Dola nga spitali dhe shkova në BBVA”

Përveç tensionit në marrëdhënie, Balina tregon se periudha në të cilën iu desh të përfshihej në spektakël ishte jashtëzakonisht e lodhshme. Pak para nisjes së edicionit, ajo kishte kaluar një problem serioz shëndetësor dhe ishte ende në fazë rikuperimi.

“Ajo periudhë për mua ka qenë: dil nga spitali dhe shko në BBVA. Ishte shumë e vështirë. Pjesën më të madhe të stafit as nuk i kisha parë ndonjëherë. Ishte një eksperiencë që nuk i thoja dot jo,” tregoi ajo.

Sipas Balinës, atmosfera e edicionit të parë të Big Brother VIP ishte e mbushur me energji të forta, presion të madh dhe shumë emocione. Formati sapo kishte nisur rrugëtimin, dhe pritshmëritë e publikut ishin të jashtëzakonshme — gjë që i vendoste edhe më shumë përgjegjësi të gjithë atyre që punonin pas skenës.

Një eksperiencë që i ndryshoi jetën

Pavarësisht vështirësive, Balina shprehu mirënjohje për përvojën që i dha BBVA, duke e cilësuar atë si një kapitull shumë të rëndësishëm të karrierës së saj. Ndërsa për situatën me bashkëshortin, ajo nënkuptoi se gjithçka është tejkaluar me kohë dhe se sot raporti i tyre është i konsoliduar.

Rrëfimi i saj i sinqertë ka ngjallur interes dhe diskutim në rrjete sociale, duke treguar edhe një herë se suksesi i formatit shpesh ka një kosto që publiku nuk e shikon dot përtej ekranit.

Me ne fund! ‘Do marrin lekë në bankë!’ – Kush përfiton nga ‘skema e re e qeverisë

Në paketën e re fiskale për vitin 2026, Ministria e Financave ka përfshirë një ndryshim të rëndësishëm që prek drejtpërdrejt sektorin e bujqësisë: rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me synim korrigjimin e skemës së rimbursimit për fermerët.

Sipas parashikimeve paraprake, qeveria planifikon që fermerët të kompensohen me një normë prej 10% për TVSH-në, duke i dhënë fund periudhës aktuale ku skema tatimore për bujqësinë është zeruar dhe kompensimi është 0%.

10% rimbursim, direkt në llogaritë bankare të fermerëve

Ministria e Financave ka sqaruar se kompensimi 10% do të:

  • kalojë drejtpërdrejt në llogarinë bankare të fermerit,
  • nuk kërkon ndërmjetës,
  • nuk lidhet me faturimin e tregtarëve apo grumbulluesve.

Skema synon të thjeshtojë procesin dhe njëkohësisht të mbrojë fermerët nga humbjet që vijnë si pasojë e axhendës aktuale fiskale.

Kostoja e kësaj mase llogaritet të arrijë 1.5 miliardë lekë në vit, ose rreth 15 milionë euro.

Pse po ndryshon skema? Problemi i TVSH-së 0%

Ndryshimet e viteve 2018–2019, kur TVSH për bujqësinë u vendos në nivelin 0%, u pritën fillimisht si politikë lehtësuese. Por në praktikë, skema rezultoi problematike:

  • Grumbulluesit, tregtarët dhe kompanitë që blejnë prodhimin vendas nuk mund të rimbursojnë më TVSH-në, pasi nga fermeri marrin faturë me 0%.
  • Për shkak të kësaj, blerësit ose:
    • nuk e blejnë prodhimin vendas,
    • ose, nëse e blejnë, janë të detyruar të ngarkojnë 20% TVSH në çmimin final.

Kjo e rrit automatikisht çmimin e produktit në treg dhe i bën produktet shqiptare më pak konkurruese krahasuar me ato të importit.

Në shumë raste, siç kanë raportuar edhe shoqatat e fermerëve, prodhimet kanë mbetur stok, pasi blerësit janë orientuar drejt importit që për ta është më i leverdishëm në aspektin fiskal.

Çfarë synon qeveria me skemën e re?

Sipas Ministrisë së Financave, rishikimi i ligjit të TVSH-së synon:

  • të ulë kostot për fermerët,
  • të nxisë prodhimin vendas,
  • të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore,
  • të krijojë stimuj të rinj për investime në bujqësi,
  • të shmangë bllokimin e prodhimit në magazina.

Skema e re e kompensimit pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në zinxhirin e furnizimit: nëse fermeri kompensohet me 10%, grumbulluesit dhe tregtarët do të kenë më shumë fleksibilitet për të blerë prodhimin vendas, pa u penalizuar nga barra e TVSH-së.

Në pritje të projektligjit

Ndryshimet janë njoftuar si pjesë e paketës fiskale 2026, por projekti i plotë ligjor ende nuk është publikuar. Detajet teknike pritet të bëhen të ditura në javët e ardhshme, ndërsa sektorët e interesuar po presin shpjegime për procedurat, mënyrën e llogaritjes dhe dokumentacionin që kërkohet.

Sektori i bujqësisë, që përbën një pjesë të madhe të ekonomisë së vendit, pritet të jetë një nga përfituesit kryesorë të kësaj reforme fiskale, nëse ajo zbatohet me korrektësi dhe transparencë.

Cmenduri! Dy 16 vjecare hapin v*rrin e vjetër në Pogradec, policia tm*rrohet kur shikon cfare i bënin

Policia e Pogradecit ka finalizuar një operacion hetimor që ka çuar në arrestimin e dy 16-vjeçarëve, të cilët dyshohet se janë autorët e një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në muajin maj të këtij viti. Sipas njoftimit zyrtar, të miturit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, duke goditur shtëpinë e një 42-vjeçari që ushtron detyrën e inspektorit të pyjeve pranë Bashkisë së Pogradecit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme, ndërsa pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi dhe kanë shkuar në varrezat e qytetit, ku kanë hapur një varr të braktisur për të fshehur armën e krimit, një automatik të llojit kallashnikov. Pas një periudhe disa mujore ndjekjeje dhe punë operative, policia ka arritur të zbulojë vendndodhjen e armës, duke e sekuestruar së bashku me një sasi municioni luftarak dhe gëzhoja të modelit 56, të cilat përputhen me armën e përdorur në ngjarje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se njëri nga 16-vjeçarët është person i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i proceduar për plagosje me thikë ndaj një bashkëmoshatari pas një konflikti banal. Për këtë arsye, hetuesit po verifikojnë nëse i mituri ka qenë pjesë e ndonjë grupi të strukturuar të të rinjve që mbajnë armë në zonë, apo nëse ngjarja lidhet me ndonjë hakmarrje ose presion ndaj inspektorit të pyjeve, i cili në ushtrim të detyrës së tij ka bllokuar shpesh raste të prerjeve të paligjshme të druve në zonat malore të Pogradecit dhe Çervenakës.

Në banesën e njërit prej të rinjve, gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e rendit, u gjetën gjithashtu fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike. Ndërkohë, Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin e ngjarjes dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë ndihmuar autorët në fshehjen e provave.

Të dy të arrestuarit do të përballen me akuzat për “Vrasje të mbetur në tentativ딓Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe “Prishje e varreve”, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme procedurale

U rr*hën me gr*shta në Durrës! Zbulohet historia se si Luigj Gurakuqi la menjane sh*rrin për Faik Konicen, dhe i beri nderin e jetes

Faik Konica dhe Luigj Gurakuqi kanë qenë dikur bashkëpunëtorë në revistën “Albania”. Por pas shpalljes së Pavarësisë, rrugët e tyre u ndanë. Madje, sikurse tregon Sej Vllamasi në kujtimet e tij, mes tyre ka pasur edhe një sherr fizik ku u zunë me grushta në Durrës.

Në vitin 1922, ky sherr do të rikthehej në vëmendje në diskutimet që bëheshin në parlamentin shqiptar. Temë u bë kur diskutohej për caktimin e një deputeti të Vatrës së SHBA-së në parlamentin shqiptar.

Vatra në atë kohë drejtohej nga Konica. Si rrjedhojë, deputetët gjatë diskutimeve nuk mungojnë t’i bëjnë “gjyqin” Konicës. U fol për disa kritika që ai kishte bërë ndaj shqiptarëve në shtypin e huaj.

Në këto diskutime, evidentohet edhe elementi i sherrit që kishte bërë me Luigj Gurakuqin. Ky i fundit, merr fjalën dhe del në mbrojtje të Konicës. Evidentoi rolin e tij në çështjen shqiptare.

“Po zotnij! Jemi zanë e mund të zihemi prapë. Por gjithmonë ball për ball e jo me sharje prapa kurrizit. Zihja personale nuk do më shtrëngojë kurrë të harroj shërbimet e tija”, u shpreh Luigj Gurakuqi duke i dhënë fund këtij debati.

Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj. Të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harrosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja.

Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ç`të mungon. S`di se ç`të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën. E, pikë së pari herë-herë, mbastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën.

Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur. I shenjtë mall e dashuri e shenjtë. Kush është ai shqiptar që s`e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jeshë jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç`forcë e ç`bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell si një copë të atdheut…

“Merr rolin e një burri shteti te nderuar, hap rrugën për të rinjtë”, Elez Biberaj kërkon DORËHEQJEN e Sali Berishës

Gazetari shqiptaro-amerikan dhe historiani i njohur Elez Biberaj ka analizuar krizën e brendshme që ka përfshirë Partinë Demokratike, duke theksuar se figura si ish-kryeministri Sali Berisha, pavarësisht peshës historike, po e fronon ringritjen e forcës më të madhe opozitare në vend.

Sipas Biberajt, Partia Demokratike sot mbështetet më shumë te figura e Berishës, sesa te një program i qartë politik. Kjo sipas tij ka bërë që partia të shikojë pas, duke u fokusuar më tepër te një stil i vjetër udhëheqjeje, në vend që të mendojë për të ardhmen.

“Sot, Partia Demokratike mbijeton kryesisht falë qëndrueshmërisë personale dhe trashëgimisë së Berishës. Karizma dhe pesha e tij historike vazhdojnë të sigurojnë besnikëri, por nuk mund të zëvendësojnë një program të qartë apo një platformë të orientuar drejt së ardhmes. Pa një riformësim të guximshëm, demokraci të brendshme, zëra të rinj dhe një vizion bindës, partia rrezikon të shihet si mbetje e së shkuarës, jo si forcë e rëndësishme për demokracinë e sotme”, ka thënë Biberaj.

Ndonëse ish-kryeministri ka lënë gjurmë të thella në tranzicionin shqiptar, si presidenti i parë pas komunizmit dhe si një nga liderët më të rëndësishëm politikë të tre dekadave të fundit, sipas gazetarit ka ardhur momenti që ai t’ia lërë stafetën figurave të reja.

Ai shton se pikërisht kjo trashëgimi historike duhet ta nxisë Berishën që të bëjë hapin që i takon një burrë shteti, të hapë rrugën për një brez të ri udhëheqësish brenda Partisë Demokratike.

Biberaj vlerëson se partia ndodhet në një pikë kritike, ku mungesa e ndryshimit rrezikon ta kthejë atë në një strukturë të ngurtë dhe të shkëputur nga aspiratat e elektoratit. Ai paralajmëron se shtyrja e procesit të transformimit të brendshëm do të thellonte vetëm më shumë paralizën politike, duke rrënuar edhe më tej besueshmërinë e elektoratit dhe shpresën e qytetarëve.

Megjithatë, sipas tij, një largim i Berishës nuk duhet parë si një akt destabilizues, por si një shans për rilindjen e opozitës. Një garë e hapur, një proces transparent dhe promovimi i zërave të rinj mund të çlirojnë energjitë e bllokuara prej vitesh në PD dhe të hapin rrugën për një alternativë më moderne dhe përfaqësuese në skenën politike.

“Largimi i Berishës mund të shkaktojë beteja fraksionesh dhe paqëndrueshmëri afatshkurtër, por më shumë gjasa ka që të gjallërojë opozitën, duke çliruar energjinë dhe talentin e gjatë të shtypur. Partia Demokratike ka tashmë anëtarë të rinj premtues, potenciali i të cilëve është errësuar nga përçarjet e brendshme. Me hapësirë për t’u zhvilluar, ata mund të ndihmojnë në riformësimin e së ardhmes së partisë. Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike duhet të zgjerojë bazën e saj duke tërhequr anëtarë dhe zëra të rinj, duke siguruar që rinovimi të mos kufizohet vetëm në ndërrimin e brezave, por të mbështetet në pjesëmarrje gjithëpërfshirëse. Me zgjedhjet vendore në vitin 2027 dhe ato parlamentare në vitin 2029, partia ka një mundësi vendimtare për t’u riorganizuar dhe rindërtuar”, ka thënë ai më tej.

Pjesë nga shkrimi i Elez Biberajt:

Elitat e Rrënjosura, Demokracia e Penguar:

Sistemi politik është ngurtësuar, duke gërryer kapacitetin institucional, penguar rinovimin dhe kufizuar mundësitë e pjesëmarrjes demokratike. Politika mbizotërohet nga Partia Socialiste dhe një Parti Demokratike e dobësuar. Këto dy parti kanë penguar në mënyrë sistematike fuqizimin e forcave të tjera politike dhe shfaqjen e alternativave të reja.

Rrjetet e klientelizmit dhe rrënjosja e elitave ushqejnë një sistem të ngurtë, ndërsa suksesi i brezit të ri shqiptar jashtë vendit nxjerr në pah potencialin e shpërdoruar brenda vendit. Emigrimi ka varfëruar kapitalin njerëzor, duke thelluar inercinë dhe duke zgjeruar hendekun mes gjallërisë shoqërore dhe ngurtësisë politike.

Përballë prirjeve autoritare dhe gërryerjes së mbikëqyrjes institucionale, e ardhmja demokratike e Shqipërisë kërkon një kundërvënie dhe mobilizim të gjerë në të gjitha sferat politike, institucionale dhe shoqërore. Kjo nënkupton një ndryshim rrënjësor: parti politike që ofrojnë alternativa të besueshme, një shoqëri civile të rigjallëruar, zëra intelektualë të angazhuar dhe një qytetari pjesëmarrëse, mbi të gjitha, një brez i ri i gatshëm të veprojë si promotor i ndryshimit.

Të dy partitë kryesore po përballen sot me kriza të përtëritjes, ndonëse në forma të ndryshme: Partia Demokratike si rrjedhojë e përçarjes dhe lodhjes, ndërsa Partia Socialiste si rrjedhojë e përqendrimit të tepruar të pushtetit dhe pajtimit të verbër me kryeministrin.

Kjo krizë e ngecjes është më e dukshme në Partinë Demokratike, e cila përballet me një sfidë vendimtare. Gabimet e viteve të fundit – mospjesëmarrja në procesin për ndryshimet territoriale, tërheqja nga parlamenti dhe bojkotimi i zgjedhjeve vendore – e kanë shtyrë partinë drejt skajit politik.

Shpallja e Sali Berishës si person i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara, pasuar nga problemet ligjore dhe vendosja në arrest shtëpiak, thelluan ndasitë e brendshme dhe dobësuan besueshmërinë e partisë. Megjithëse ajo garoi në një mjedis zgjedhor tërësisht të anuar kundër saj, rezultatet nxorën në pah një të vërtetë më të thellë: mesazhi i saj nuk arriti të gjejë jehonë. Retorika, stili i udhëheqjes dhe vizioni politik i Partise Demokratike duken gjithnjë e më të shkëputur nga aspiratat e elektoratit.

Sot, Partia Demokratike mbijeton kryesisht falë qëndrueshmërisë personale dhe trashëgimisë së Berishës. Karizma dhe pesha e tij historike vazhdojnë të sigurojnë besnikëri, por nuk mund të zëvendësojnë një program të qartë apo një platformë të orientuar drejt së ardhmes. Pa një riformësim të guximshëm – demokraci të brendshme, zëra të rinj dhe një vizion bindës –partia rrezikon të shihet si mbetje e së shkuarës, jo si forcë e rëndësishme për demokracinë e sotme. Berisha mbetet një nga figurat më përcaktuese të historisë postkomuniste të Shqipërisë: presidenti i parë demokratik i vendit, kryeministër dy herë dhe një udhëheqës opozitar i palëkundur.

Tani, ai ka mundësinë ta përmbyllë karrierën publike duke marrë rolin e një burri shteti të respektuar dhe duke hapur rrugën për udhëheqje të re, në vend që të kapet pas pushtetit. Duke udhëhequr një kalim të hapur dhe konkurrues, ai mund të kontribuojë që e ardhmja e partisë të mos kushtëzohet nga besnikëria ndaj një figure të vetme, por të formësohet nga debati i hapur, meritat e anëtarësisë dhe vizioni i qartë politik për të ardhmen.

Në fund të fundit, asnjë udhëheqës, sado me peshë, nuk mund të mbajë pafundësisht barrën e sigurimit të mbarevajtjes së një partie – besueshmërinë, rëndësinë dhe rolin e saj në peizazhin politik. Shtyrja e ditës së pashmangshme të përballjes do të zgjasë vetëm agoninë e Partisë Demokratike, duke thelluar paralizën e brendshme, duke gërryer besimin publik dhe duke e bërë kalimin në udhëheqjen e ardhshme më të ndërlikuar dhe më të kushtueshëm.

Largimi i Berishës mund të shkaktojë beteja fraksionesh dhe paqëndrueshmëri afatshkurtër, por më shumë gjasa ka që të gjallërojë opozitën, duke çliruar energjinë dhe talentin e gjatë të shtypur. Partia Demokratike ka tashmë anëtarë të rinj premtues, potenciali i të cilëve është errësuar nga përçarjet e brendshme.

Me hapësirë për t’u zhvilluar, ata mund të ndihmojnë në riformësimin e së ardhmes së partisë. Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike duhet të zgjerojë bazën e saj duke tërhequr anëtarë dhe zëra të rinj, duke siguruar që rinovimi të mos kufizohet vetëm në ndërrimin e brezave, por të mbështetet në pjesëmarrje gjithëpërfshirëse. Me zgjedhjet vendore në vitin 2027 dhe ato parlamentare në vitin 2029, partia ka një mundësi vendimtare për t’u riorganizuar dhe rindërtuar.

Rinovimi demokratik duhet të përfshijë edhe Partinë Socialiste në pushtet. Ironikisht, kjo parti ka qenë më demokratike në brendësi gjatë viteve ’90 nën udhëheqjen e Fatos Nanos sesa është sot. Nën udhëheqjen e Ramës, besnikëria ka zëvendësuar llogaridhënien, ndërsa pluralizmi i brendshëm i ka lënë vendin pajtimit të verbër. Partia Socialiste duhet të përballet me rreziqet e sundimit të një njeriu të vetëm dhe të rimarrë karakterin e saj institucional, duke promovuar një debat të vërtetë politik dhe duke toleruar mendimin ndryshe.

Ky ngushtim i pluralizmit të brendshëm pasqyrohet edhe në peizazhin më të gjerë politik, ku tridhjetë e pesë vjet pas rënies së komunizmit, nuk kanë dalë alternativa të besueshme që të sfidojnë mbizotërimin e dy partive kryesore. Pas arrestimit të ish presidentit Ilir Meta për akuza korrupsioni, partia e tij pothuajse u shpërbë, duke lënë jetën politike shqiptare të mbajtur peng nga socialistët dhe demokratët.

Mungesa e alternativave pasqyron jo vetëm ngecjen e sistemit politik dhe ngushtimin e zgjedhjes demokratike, por nënvizon edhe domosdoshmërinë e hapjes së rrugëve për aktorë të rinj. Brezi i ri i Shqipërisë e ka dëshmuar aftësinë e tij për inovacion jashtë vendit, por roli i tij në atdhe mbetet i papërfillshëm. Për të marrë drejtimin, ky brez duhet të kanalizojë aftësitë e veta në angazhim qytetar, organizim nga baza dhe ndërtimin e platformave politike që pasqyrojnë realitetin e tyre. Universitetet, rrjetet profesionale dhe lidhjet me diasporën mund të shërbejnë si terren për të nxitur formimin e udhëheqjes, duke ndihmuar të rinjtë shqiptarë të shndërrojnë përvojën e fituar jashtë vendit në reforma brenda atdheut.

Shfrytëzimi i këtij potenciali përmes lëvizjeve qytetare dhe ndryshimeve institucionale mund të sjellë një rigjallërim politik. Pa këtë, Shqipëria rrezikon të mbetet një vend me njerëz të talentuar, por i drejtuar nga një politikë e ngurtë. Demokracia shqiptare do të përfitonte ndjeshëm nga forca të reja politike moderne, me platforma që i përgjigjen realiteteve të një brezi të lindur pas komunizmit, në vend që të mbetet e lidhur me trashëgimitë e së kaluarës.

LoNevoja për rinovim shtrihet përtej partive politike, duke përfshirë themelet e vetë jetës demokratike. E ardhmja e vendit nuk mund të varet vetëm nga Partia Socialiste, Partia Demokratike apo ndonjë aktor i vetëm politik. Ajo që kërkohet është një rinovim që angazhon qytetarët, shoqërinë civile, median dhe partnerët ndërkombëtarë për të siguruar llogaridhënie dhe për të nxitur pjesëmarrjen qytetare. Së bashku, këto shtylla përbëjnë themelin e ringjalljes demokratike, por secila është e brishtë dhe kërkon përkushtim të vazhdueshëm.