Çfarë është organizata CDI ku Berisha u zgjodh si zëvendëspresident

Centrist Democrat International (IDC-CDI) është një prej organizatave më të mëdha politike globale të qendrës së djathtë.

Me një histori mbi gjysmë shekulli dhe një prani aktive në katër kontinente, kjo organizatë përpiqet të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave demokratike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin e ekonomikave të ndërtuara mbi përgjegjësinë sociale.

IDC-CDI dhe figurat në drejtimin e organizatës

Në Asamblenë e fundit të mbajtur në Sao Paulo të Brazilit, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha u zgjodh nënkryetar i IDC-CDI-së. Ky është një nga postet e larta drejtuese në organizatë, që aktualisht ka 17 zëvendëspresidentë nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë mbledhje u rizgjodh gjithashtu si president i organizatës ish-presidenti kolumbian Andres Pastrana Arango, ndërsa Antonio Lopez-Isturiz nga Partia Popullore e Spanjës u konfirmua si sekretar i përgjithshëm.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kkyeministri i Hungarisër, Victor Orban.

IDC-CDI u themelua në vitin 1960 (fillimisht nën emrin Unioni Botëror i Demokristianëve) dhe sot përfshin 115 parti politike nga 82 vende.

Ajo funksionon përmes rrjeteve rajonale të shtrira në:

-Europë

-Amerikën Latine

-Afrikën

-Rajonin Azi–Paqësor

Si pjesë e strukturës së saj, organizata ka edhe një forum të posaçëm rinor që nxit përfshirjen politike të të rinjve.

Sipas faqes së saj zyrtare, parimet e IDC-CDI-së bazohen në humanizmin kristian ose integral, duke vënë në qendër dinjitetin e njeriut, respektimin e të drejtave themelore, paqen, drejtësinë dhe ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme. Organizata gëzon edhe status këshillues pranë Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC).

Plenkovic, i rizgjedhur gjithashtu në të njëjtin post, deklaroi se IDC-CDI është një forum ku partitë demokristiane dhe qendër-djathta koordinojnë përgjigjet politike ndaj sfidave globale, nga siguria ndërkombëtare e deri tek krizat energjetike e gjeopolitike.

Zgjedhja e ish-kryeministrit shqiptar vjen në një moment tensioni të lartë politik në Shqipëri, por edhe në një kohë të vështirë ligjore për Berishën, për shkak të procesit gjyqësor kundër tij lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”. IDC-CDI ka qenë ndër forumet e para ndërkombëtare që e ka mbështetur Partinë Demokratike në akuzat e saj për parregullsitë e zgjedhjeve të 11 majit.

Madje, vetëm pak orë pasi Berisha u konfirmua si zëvendëspresident, Asambleja e IDC-CDI miratoi një rezolutë të veçantë (lexo këtu) për regresin e demokracisë në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për liritë politike dhe zhvillimet institucionale në vend.

IDC-CDI njihet gjithashtu për veprimtarinë e saj historike në mbrojtje të aktivistëve demokratikë në vende autoritare. Organizata ka ndërhyrë në raste të ndjeshme ndërkombëtare, si rasti i vdekjes së disidentëve kubanë Oswaldo Paya dhe Harold Cepero, duke kërkuar hetime të pavarura dhe respektim të të drejtave të njeriut.

“Deputeti i PD i kërkoi financime Berberit për protestat kundër Veliajt”, Këlliçi iu përgjigjet akuzave

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas akuzave të publikuara së fundmi, sipas të cilave ai dyshohet se ka pasur komunikime me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me organizimin e protestave para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi i ka quajtur pretendimet të pavërteta dhe të paqena, duke theksuar se një komunikim i tillë është “objektivisht dhe ligjërisht i pamundur”.

Sipas tij, protestat para Bashkisë së Tiranës nisën më 5 prill 2024, ndërkohë që Berberi ndodhej në paraburgim që prej 14 marsit 2024.

Këlliçi e cilëson akuzën si “shpifje të qëllimshme”, të cilën thotë se do ta ndjekë në rrugë ligjore.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.

Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.

Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.

Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.

Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.

Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.

Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.

Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.

Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.

Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

Shkencëtarët zbulojnë misterin e tërmeteve që tronditën Santorinin

Shkencëtarët kanë zbuluar se shkaku i dhjetëra mijëra tërmeteve pranë ishullit grek të Santorinit më herët këtë vit u shkaktua nga magma që lëvizte në një kanal nëntokësor për rreth tre muaj.

Për të kuptuar se çfarë shkaktoi më shumë se 25 mijë tërmete që përshkuan rreth 20 kilometra horizontalisht në shtresën e Tokës, studiuesit përdorën fizikën dhe Inteligjencën Artificiale. Çdo tërmet u trajtua si një sensor virtual dhe më pas IA-ja analizoi modelet e lidhura me ta.

Aktiviteti sizmik filloi nëntokë nën ishujt Santorini, Amorgos dhe Anafi në janar 2025. Ishujt përjetuan dhjetëra mijëra tërmete, shumë prej tyre mbi magnitudën 5.0 dhe të ndjeshme për banorët dhe turistët.

Shumë turistë u larguan, ndërsa vendasit frikësoheshin se vullkani nëntokësor Kolumbo mund të shpërthente ose se kjo ishte paralajmërim për një tërmet më të madh, si ai shkatërrues me magnitudë 7.7 që goditi rajonin në vitin 1956.

Shkencëtarët, të cilët botuan gjetjet në revistën Science, krijuan një hartë 3D të Tokës rreth Santorinit dhe harta e aktivitetit sizmik të çdo tërmeti, si dhe lëvizjet dhe tensionet në shtresën tokësore, rezultoi në një model të detajuar të shkakut të aktivitetit sizmik.

Ata zbuluan se ngjarja u shkaktua nga lëvizja horizontale e magmës nga Santorini dhe vullkani Kolumbo përmes një kanali 30 km të gjatë, më shumë se 10 kilometra nën shtratin detar. Vëllimi i magmës që lëvizte në shtresën tokësore mund të kishte mbushur rreth 200 mijë pishina olimpike.

Këto “intruzione magmatike” shkatërruan shtresat e shkëmbinjve, duke shkaktuar mijëra tërmete.

Për momentin, shkencëtarët thonë se duket se aktiviteti ka mbaruar.

Megjithatë, vullkanet mund të hyjnë në faza të zgjatura paqëndrueshmërie që zgjasin shumë vite, siç ka treguar aktiviteti i fundit vullkanik në jug-perëndim të Islandës.

Shkencëtarët theksuan se përdorimi i Inteligjencës Artificiale, i kombinuar me fizika bazike të shtresës tokësore dhe reagimin ndaj tensioneve, mund të transformojë monitorimin, kuptimin dhe parashikimin e aktivitetit vullkanik, duke ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve në zonat sizmikisht aktive.

Keni blerë djathë apo qumësht në rrugë? Eksperti zbulon analizat: Ja bakteri vdekjeprurës që u gjet, fatal për jetën

Emisioni “SEPSE nga Arestina Skenderi” i ka kushtuar një speciale temës së sigurisë ushqimore, sidomos produkteve që shiten në rrugë nga ambulantët apo fshatarët. Granit Sokoli bleu në rrugë, nën vëzhgimin e kamerës së emisionit “SEPSE”, qumësht, vezë, djathë, gjalpë dhe tregoi çfarë ka bërë me to.

Për “SEPSE” Sokoli ka treguar ekskluzivisht analizat që ka bërë më parë për qumështin dhe djathin të shitura në rrugë tek ambulantët apo fshatarët. Sokoli thotë se gjetjet e para janë alarmante.

“Qytetarët mashtrohen. Në analizat e qumështit që blemë në rrugë u gjet ujë i përzier brenda tij. Ky është mashtrim dhe rrezik për shëndetin. Bidonat nuk tregojnë asnjë standard sigurie. Përdoren disa herë, mbahen në kushte të papërshtatshme dhe askush nuk e di nëse lopët janë trajtuar me antibiotikë para mjeljes. Nëse konsumojmë qumësht me mbetje antibiotikësh, kur të kemi nevojë për trajtim mjekësor, antibiotiku nuk ka më efekt. Ky është rrezik real për shëndetin publik.” pohon Sokoli gjatë emisionit “SEPSE”.

“Djathi me bakter vdekjeprurës: Listeria… rrezikon 25% të konsumatorëve”

“Në djathë u gjet bakteri Listeria. Ky është një bakter i rrezikshëm, që mund të jetë fatal në 25% të rasteve, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.”

Eksperti jep një paralajmërim të qartë:

“Mos blini kurrë qumësht apo djathë në rrugë. Janë produkte të pasigurta dhe mund të përfundojnë në fatalitet. Siguria ushqimore është zero”, pohon Sokoli gjatë emisionit “SEPSE”./ A2

“Askush nuk e thotë…”/ Kapitulli i BE për sigurinë ushqimore: Shumë biznese ushqimore do të mbyllen

Në emisionin “SEPSE” nga Arestina Skenderi, eksperti Granit Sokoli ka ngritur një paralajmërim serioz për bizneset ushqimore, të mëdha dhe të vogla, të cilat, sipas tij, rrezikojnë të mbyllen me hapjen e kapitullit të BE-së për sigurinë ushqimore. Sokoli thekson se ky është një realitet që nuk thuhet me zë të lartë, por është krejtësisht i vërtetë.

“Për të plotësuar standardet e Bashkimit Europian, me gjithë dhimbjen që do t’i kushtojë bizneseve, një pjesë e tyre do të mbyllen sidomos për qumështin apo mishin. Do të mbyllen kur ne të jemi anëtarë. Ato që nuk kanë NIPT nuk do të ekzistojnë fare. Nëse nuk merrni masa, edhe nëse je një biznes i madh, tregu do të të nxjerrë jashtë, sepse nuk i plotëson kushtet. Bizneset janë të detyruara t’i plotësojnë këto standarde, dhe nëse nuk i përmbushin, janë jashtë. Bizneset kanë kohë të marrin masa dhe të investojnë”, pohon Sokoli gjatë emisionit “SEPSE”.

Eksperti paralajmëron se bizneset kanë kohë për të bërë investimet e nevojshme, për të përmirësuar higjienën, gjurmueshmërinë, dokumentacionin dhe standardet teknike. /A2

PPE e përfshin Shqipërinë në katër prioritetet globale: Integrimi në BE të kushtëzohet


Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), të mbajtur në Sao Paolo të Brazilit, ku merr pjesë si organizatë anëtare.

Në deklaratën e saj, eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, prezantoi katër përfundimet kryesore të përbashkëta të punimeve.

Një ndër katër pikat kryesore të prezantuara nga PPE lidhej posaçërisht me Shqipërinë.

Montserrat theksoi se procesi i integrimit europian të vendit duhet të mbetet i kushtëzuar nga respektimi i standardeve demokratike dhe garantimi i pavarësisë institucionale.

Në deklaratë theksohet:

“Ne insistojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga një lidership i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.”

https://www.instagram.com/dolorsmontserrat_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0fe9a2d4-84f0-4e29-80dd-7644b0427e65&ig_mid=0E6A23D9-552D-4372-BEDB-120FC28BD9E3

U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd, e moshuara: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë.

Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në limonadë, pasi ishte në dijeni që kishim marrë pensionin.

“Vajta mora pensionin, mora tre muaj njëherësh. Erdhi dhëndri, kaq mbaj mend, pije këtë më tha mua. Kur shkova në spital unë lek hiç, lekët mi kishin marrë“, shprehet Merushe Bitroshi.

Ishte pikërisht djali i shtëpisë Jetmir Bitroshi së bashku me bashkëshorten të cilët fatmirësisht u kthyen nga Greqia atë ditë dhe gjetën prindërit në gjendje të rëndë.

“I gjetëm shtrirë, erdhi ambulanca i çoi në Tiranë. Po të mos kishim ardhur, mund edhe të kishin ndërruar jetë”. tregon Jetmir Bitroshi

Policia arrestoi 36-vjeçarin Ismail Kllogjeri i cili u dha të moshuarve një dozë të madhe valiumi duke shkaktuar intoksikimin e tyre dhe më pas u grabiti pensionin. Kjo nuk është hera e parë që familja Bitroshi kishte probleme me dhëndrin për shkak të sjelljeve të tij të dhunshme./TCH

https://www.youtube.com/channel/UCyny-dfYPbE-CjAkzkZqF8A

Vetëm dy muaj pas inaugurimit, bllokohet aksi i ri Qukës-Qafë Plloçë (FOTO+VIDEO)

Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve.

Mësohet se si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosë në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve.

Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet të marrin masa për hapjen e aksit.

Vetëm dy muaj pas inaugurimit, bllokohet aksi i ri Qukës-Qafë

15-υ jeçarja: Saρo babi hγri në dυsh ndod hi g jëja më e tmer rshme në jetën time

Një 15-vjeçare ka zbuluar se i ati ka një marrëd.hënie jashtëmartesore me një femër dhe ndjehet në dilemë se çfarë duhet të bëjë.

Ajo është shumë e vogël për tu përballur me këto situata dhe ndihet në faj përt atë që ka zbuluar.Tashmë në kokën e saj lind pyetja më e madhe…Nëse duhet t’i tregojë gjithçka së ëmës.

Historia është shumë pre.këse por rrëfen realitetin e hi.dhur kur një prind nuk merr asnjë përgjegjësi për familjen e tij.

Në lot ajo rrëfen faktin se ka qenë shumë e lidhur me babain e saj, por në të njëjtën kohë ka respekt për të jëmën e cila është një zonjë grua dhe meriton të jetë e dashuruar.

“Jam një vajzë 15 vjeçe shqipëtare dhe tashmë po përjetoj periudhën më të vë.shtirë të jetës time.Kam 1 muaj që kam zbuluar diçka të tme.rrshme në lidhje me prindërit e mi dhe

ekzaktësisht me babain tim, i cili ka qenë edhe mashkulli më shembullor në vizionin tim.Por, duket se qenkam ga.buar shumë për të pasi ai është një njeri u ulët dhe i paf.ytyrë dhe ka bërë një veprim që as në botën tjetër nuk do tia fal.

Babai po tra.dhëton mamin tim, e cila është një grua e devotshme për familjen dhe ska asnjë faj në këtë botë.

Nuk e di se prej sa kohësh vazhdon kjo histori, por një ditë e pashë se po i dërgonte një ze.mër dikujt në telefonin e tij celular.

Ishte një veprim i dukshëm nga ana e tij pasi kur po e dërgonte, mesazhin e shoqëronte dhe me një buzëqeshje din.akërie në fytyrën e tij.Në atë moment babi shkoi në dush dhe i kapa telefonin dhe nuk u mendova dy herë.

Duke ia ditur kodin e hapjes, e pash kujt ia kishte dërguar mesazhin dhe ishte një vajzë e cila duhet ti vijë t.urp nga vetja që pr.ish familje.Babi nuk i kishte f.shirë ende mesazhet e asaj dite.

Kisha disa kohë që dy.shoja se kishte diçka, por nuk e dija se çfarë ishte.Dhe për të qenë e sinqertë, nuk kam dy.shuar kurrë tek babai, i cili gjatë gjithë kohës shtirej se po luante rolin e prindit shembullor në shtëpi.

I mora në telefon numrin e asaj që ja niste dhe një ditë i rashë pa numër dhe më doli zë femre.Fliste me dialekt të Tiranës.Babin e kam biznesmen dhe shumë shpesh udhëton dhe në Tiranë shkon pothuajse përditë.

Doja ta of.endoja atë që më doli në telefon, por u mpíva dhe nuk po dija se si të veproja. Nuk desha të tregohem e pa-kulturuar.

Kam biseduar me një shoqen time dhe ajo më këshilloi t’i kontrolloja telefonin e tij celular, në mënyrë që të kuptoja sa kohë kishte dhe nëse ishte një çështje serioze.

Pr.oblemi është se çfarë duhet të bëj?Një pjesë e imja thotë t’ja tregoj mamit, një pjesë tjetër thotë të mos shka.tërroj martesën e prindërve…

Babin nuk e shoh dot me sy. Nëse ai ndahet me mamin me kë do të jetoj unë? Po vëllai?A do martohet ajo me babin tonë? Po mami do të martohet me burrë tjetër?”, thotë ajo

Ja a rsγeja se ρse fe mrat ΒËRTASlN kur b.ëjnë ..ks dhe…

Se.ksi është një prej kënaqësive më të mëdha të jetës, ku piku i kënaqësisë ndodh me arritjen e org.azmës.

Kemi menduar gjithmonë se femrat ulërasin instinktivisht gjatë raportit s.eksual, me arritjen e kulmit të kënaqësisë. 

Në të vërtetë një studim i publikuar në revistën shkencore “Archives of Se.xual Behavior” ka zbuluar se nuk ekziston asnjë lidhje mes orga.zmës së femrës dhe shprehisë me zë.

Kjo pasi u zhvillua një sondazh bazuar në 71 femra me moshë nga 18 deri në 48 vjeçe, dhe në pjesën më të madhe të rasteve, u zbulua e vërteta.

Femrat që ulërasin me forcë gjatë raportit se.ksual, e bëjnë vetëm për të kënaqur dhe stimuluar partnerin.

Klithmat kësisoj përdoren si instrument manipulimi, në mënyrë që mashkulli të arrijë i pari org.azmën.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo gjë përdoren nga femrat kur mërziten gjatë aktit, lodhen ose nuk ndihen mirë.

Nga ana tjetër meshkujt, binden se ato klithma janë prej kënaqësisë për shkak të performancës së tyre në shtrat.