Edi Rama i VENDOSUR: Nga Janari, nuk do të ketë asnjë…

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot me vendosmëri se Qeveria do të ndërmarrë një hap të rëndësishëm në politikën e pagave, duke sanksionuar se nga janari i vitit 2026, në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 Euro.

Rritja Në Faza E Pagës Minimale
Kryeministri theksoi se kjo rritje vjen si një vazhdim i lajmit të mirë për pensionet dhe do të shtrihet në të gjithë sektorët, si atë publik, ashtu edhe atë privat.

Faza E Parë (Janar 2026): Paga minimale do të rritet me 10,000 Lekë, duke arritur në 50,000 Lekë (ekuivalent me rreth 500 Euro). Ky ndryshim do të sanksionohet me ligjin e buxhetit 2026 që do të kalojë në Parlament.

Qëllimi Afatgjatë (Fundi I Mandatit): Rama premtoi se rritja do të vazhdojë, me objektivin që paga minimale të arrijë në 70,000 Lekë deri në fund të mandatit të katërt qeverisës.

Implikimet E Vendimit
Rama e diktoi këtë rritje si një hap të domosdoshëm dhe të premtuar, i cili do të prekë drejtpërdrejt mirëqenien e mijëra qytetarëve shqiptarë që marrin pagën minimale.

Sektorët E Përfshirë: Rritja konsiderohet e konsiderueshme dhe e shtrirë në të gjithë sektorët e punësimit.

Ky deklarim i Ramës vjen në një kohë me zhvillime intensive politike dhe ligjore, përfshirë çështjen e pezullimit të Zv. Kryeministres Belinda Balluku, por Kryeministri duket i vendosur të mbajë fokusin tek premtimet ekonomike.

Lajmi i fundit! Bëhuni gati, meteorologia jep lajmin për motin: Pritet dimri më i ftohtë se …

Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televízíve, ka bërë páráshíkimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet të vijë.

Sipas sáj, Shqípëria do të përjetojë një nëntor me temperatura më të lárta se mesatarja shumëvjèçáre dhe reshje lokale krýesisht në zonat malore.

Gjoni theksoi se deri të mërkurën do të ketë reshje të izoluara në veri dhe veriperèndim të vendit, ndërsa më pas pritet pèrmírësim i kushteve atmòsferíke.

Meteorologia shtoi se përgjatë gjíthë muajit nëntor, temperaturat do të mbèten të ngrohta, dùke luhatur nga 16 deri në 20 gradë Celsius në zonat bregdetare, dhe 9 deri në 15 gradë në zonat malore.

“Deri të mërkurën do të kemi reshje lokale krýesisht në zonat malore, si Kukës e Lezhë. Gjatë ditës së mërkurë do të kemi kthjellim të motit. Për fatin tonë të mirë. Ne jemi të mbròjtur, nga masat ajrore që lèvízín në Itali dhe nga masat ajrore të ftohta. Jemi më të mbròjtur për shkák të pozícionit tonë gjeografík.

Kemi fatin për të mòs u përballur me përmbýtje masive, apo stuhi. Përgjatë nëntorit nuk presim që të kemi rënie drastíke të temperaturave. Temperaturat do të vazhdojnë të lárta. Në bregdet temperaturat do të shkòjnë 16-20 gradë, në vendet e ùlëta 15-19 gradë dhe në zonat malore 9-15 gradë. Kjo trègòn që kemi temperatura relativisht të lárta, do të vazhdojnë të tilla përgjatë muajit.”

Ndërkohë, dimri 2025–2026 páráshíkohèt të jetë më i ftohtë se ai i një viti më parë, me temperatura mesatarisht 2 deri në 3 gradë më të ùlëta, por pa káluar nën mesatarèn shumëvjèçáre.

“Do të jetë dhjetori, ai që do të sjellë ùlje të temperaturave. Gjatë dy javëve të párá do të kemi reshje shiu. Nëntori është muaji që mèrr sasínë më të madhe të reshjeve, megjíthëse gjatë viteve të fùndít ka pasur një rënie. Gjatë këtij muaji presim që të ketë reshje shiu.

Sa i tákon dimrit 2025-2026 presim që të jetë pak më i ftohtë se ai i një viti më parë. Presim që temperaturat të jenë 2-3 gradë më të ùlëta. Do të jetë një dimër i ftohtë por jo nën mesatarèn shumëvjèçáre. I gjíthë muaji nëntor të jetë me temperatura të ngrohta, në disa zona lokale do të jetë 3-4 gardë më shumë se mesatarja shumëvjèçáre.”

“I është futur uji në pra*****” Kërc*nohen me jetë gjyqtari dhe prokurori i Ballukut? Ish Kryeministri zbulon detajet e renda

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas postimit të Kryeministrit Edi Rama, i cili citoi prokurorin amerikan, Robert H. Xhakson.

Sipas kreut të PD-së, ky postim lidhet direkt me seancën e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke u shprehur se Rama ka ‘kërcënuar me vdekje’ gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes nëpërmjet postimit.

Postimi i Berishës:

Kërcënimi me vdekje nga Ramaduro i gjyqtarit dhe prokurorit të Ballukut, një akt i rëndë kriminal mafioz.

Sot Edi Rama, apo Ramaduro i Europës, në tmerr dhe panik vetëm pak orë para shqyrtimit në apel të vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut, në një akt të pashembullt mafioz e kriminal, kërcënoi haptas me vdekje gjyqtarin dhe prokurorin e vendimit. Për të dhënë mesazhin mafioz, Rama nuk iu dërgoi atyre plumb në zarf, por citoi fjalët e një prokurori amerikan, i cili sipas tij ka thënë:

“Kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes; dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.”

Citimi i këtij paragrafi, ndërkohë që Lubi Balluku me peshën e 90 milion eurove të vjedhura së bashku me Ramën, nisej për në sallën e gjyqit, ishte një kërcënim madhor me vdekje për ata që kanë vendosur pezullimin e bashkëvjedhëses së tij, zv/kryeministres.

Ky është kërcënim me vdekje i zyrtarëve në detyrë nga njeriu që për pushtetin e tij është i gatshëm të kryejë çdo krim. Ky nuk është kërcënim për pezullimin e Ballukut, por drejtpërdrejt kërcënim me vdekje, sepse në aferën e Tunelit të Llogarasë dhe afera të tjera, Rama është Hajduti i Parë, Lubia vjen fill pas tij.

“Punët i ke me Gimin, jo me mua”/ Përgjimet për tenderin e “Unazës së Madhe”, zbulohet biznesmeni që foli me Berberin
Shtoj këtu se në rastin e Lubi Ballukut, çdo masë dhe çdo hap është ndërmarrë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën, madje me zbatimin e tyre në formën më të lehtë të mundshme. Sepse, në rast se do të zbatonin me rigorozitet ligjin, Lubia duhet të ishte si Lali Vjedhësi, dhe sot Ramës duhej t’i komunikohej akuza për vjedhjen në bashkëpunim të 90 milion eurove.

Heqja e imunitetit dhe arrestimi i Lubisë do të ishte zbatimi i plotë i frymës dhe germës së Kushtetutës së vendit, për qeveritarët dhe zyrtarët e lartë gjakpirës që pasurohen duke vjedhur qytetarët e tyre. Në vend të këtij vendimi, bazuar në germën dhe frymën e kodeve të vendit, u vendos pezullimi nga detyra i hajdutes më të madhe në historinë e kombit.

Natyrisht, me këtë masë duhet pranuar se u hap rruga për pezullimin, fill pas saj, të hajdutit më të madh në historinë e kombit, që sot kërcënon me vdekje gjyqtarë dhe prokurorë, sepse i është futur uji nën prapanicë. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë kërcënim mafioz të Edi Ramës, këtë status përsëri po e mbyll me: Keni parë, s’keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, të dy hipur në një kalë.

Po na vj*dhin hapur! Përmb*tet Aeroporti i Vlorës , investimi milionësh nën ujë pas shiut të parë

Aeroporti i Vlorës, projekt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë plot 104 milionë euro është zhytur në ujë me reshjet e para të dimrit.

Sic mund të shihet dhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, pista është e mbuluar thuajse totalisht nga uji duke treguar se infrastruktura e drenazhimit ka qënë e papërgatitur dhe duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe menaxhimin e projektit.

Kjo situatë vjen në një kohë kur afatet e premtuara për përfundimin e aeroportit janë shtyrë disa herë.

Fluturimet e para projektoheshin të bëheshin në verën e vitit 2025, por kjo jo vetëm që nuk ndodhi por tashmë zona është përmbytur duke ngritur dyshime serioze për sigurinë dhe funksionalitetin e tij në të ardhmen. Sakaq deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë ende një sqarim zyrtar për praninë e ujit në pistë.

Prej muajsh Aeroporti i Vlorës, certifikimi i të cilit u inagurua me bujë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku, prej kohësh është përfshirë nga skandale ku dyshohet se zyrtarët më të lartë të qeverisë janë të përfshirë në afera korruptive.

VIDEO

18-vjeçari ne Tirane kaρ m▪︎t mamanë me djalin e tezes. Tr*ndit babai i djalit: Unë ja pata fal kur shkonte me

Historia që është trajtuar sot në emisionin me “Zemër të Hapur” është nga më të rëndat, një 49-vjeçar baba i 4 fëmijëve ka zgjedhur të rrëfejë historinë e familjes dhe problematikat më shumë se 20 vite mes tij dhe bashkëshortes.

49-vjeçari rrëfen se është martuar me shkuesi dhe së bashku me bashkëshorten ka sjellë në jetë 4 fëmijë, të cilët sot janë të rritur mbi 20 vjeç. Burri rrëfen se që në muajt e parë të martesës zbuloi tek bashkëshortja tradhti, një tradhti shumë të rëndë mbi kufijtë e njerëzores.

Një inçest në familjen e origjinës së bashkëshortes tronditi marrëdhënien e tyre. Por kjo do të pasonte edhe më shumë problematika të tjera tradhtie, sipas burrit. Por ajo që është më e rëndë në këtë histori është se djali i çiftit ka parë shumë skena turpi në familje.

49-vjeçari: U fejuam bashkë me shkuesi. Unë kam qenë 21 vjeç, ajo ka qenë afër 18 vjeçe. Zbulova se gruaja kishte pasur eksperienca dhe e tmerrshmja ishte se eksperiencat i kishte pasur brenda familjes.

Vëllezërit e saj nuk donin që unë të pija as kafe, as të dilja e më vinte çudi. Gruaja më ka thënë se ishte viktimë e një incesti. Besoj se marrëdhënia ka qenë pa dëshirë. Ndërpreva komunikimet me kunetërit.

Bashkëshortja më tha jo kam pasur këtë e jo atë, gjente justifikime. Motra e madhe i tha gruas sime që mos trego sikur të vdesësh. I ka treguar vetëm motrës së madhe. Abuzuesi ishte pjesëtar i familjes.

Pas kësaj unë vendosa t’ja fal. E mora dhe shkova në Greqi për dy vjet e pastaj erdhëm në Shqipëri. Për 25 vite nuk kam qenë tek shtëpia e tyre. Nuk e kam dhunuar bashkëshorten. Fund martesës i ka dhënë ajo. Gruaja ka vijuar edhe më tej të njëjtën rrugë. Këto fakte të tjera i paska ditur djali.

Djali: Para 6 viteve kam qenë 12 vjeç dhe gjithmonë më kanë mbajtur me mashtrime, duke më dhënë lekë që të ikja nga shtëpia e ata bënin punët e atyre. Sa herë shkonin motrat te shkolla, mua më jepnin lekë që të ikja nga shtëpia se isha i vogël.

Në një moment unë kuptova diçka, hyra nga penxherja dhe i kam gjetur brenda. Ishte nëna ime dhe kushëriri i saj. Isha i vogël, më bërtitën, më rrahën dhe më nxorrën jashtë. Kushëriri i nënës nuk më preku, mami më rrahu. I kam zënë disa qindra herë, nga vrima e çelësit i kam parë nudo. Motrat e mia e dinë të vërtetën, por bëjnë sikur nuk e dinë.

Nuk i flisnin njera tjetres prej 1 viti! Dalin prapaskenat e sherrit te dy gazetareve ne Top Channel, ja cfare i vuri “zjarrin” sherrit

Pas ditësh të tëra komentesh e spekulimesh, dy moderatoret Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi më në fund kanë dhënë reagimet e tyre të para pas largimit nga programi, një zhvillim që ka ndezur rrjetin. Neada ishte e para që reagoi.

Në “Instagram”, ajo publikoi një foto me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë nga një dërgues anonim. Në mesazh, i cili u interpretua si qëndrimi i saj i parë pas situatës, qëndronte shkrimi: “Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti”.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt konfliktin, postimi la të kuptohej se moderatorja ka pranuar realitetin e largimit të saj nga ekrani. Ndërsa Neada zgjodhi një ton reflektues, Enxhi Nasufi reagoi me një qasje më të guximshme. Ajo publikoi një foto me nënën dhe qenin e saj, por atë që mori vëmendjen ishte gjesti i saj sfidues: ajo shihej duke nxjerrë gjuhën dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit, një lëvizje që ndjekësit e interpretuan si ironi ndaj gjithë situatës.

Prej disa kohësh po përflitet për një sherr të madh mes dy moderatoreve të njohura, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. Madje u shkrua se mes tyre ka pasur dhe një përplasje fizike. U aludua se raporti mes dy kolegeve prej kohësh nuk ka qenë i mirë. Fillimisht konfliktet kanë nisur me mosmarrëveshje të vogla në prapaskenë, por situata është përshkallëzuar deri në momente ku debati verbal është kthyer në përplasje fizike. Sherri mes dy moderatoreve ka ndezur rrjetin, por ende nuk ka një version zyrtar të plotë për shkakun e konfliktit. Diskutimet vazhdojnë, ndërsa publiku pret sqarime të mëtejshme nga televizioni apo vetë protagonistet.

Në pritje të detajeve të reja, të dyja reagimet kanë krijuar dy narrativa krejt të ndryshme: njëra e qetë dhe reflektuese, tjetra provokuese dhe sfiduese. Bëhet me dije se konfliktet mes dy vajzave kanë më shumë sesa 1 vit që kanë nisur. Si Enxhi, ashtu edhe Neada, nuk kanë pasur një raport me njëra-tjetrën, duke mos pasur as edhe një përshëndetje mes tyre. Një situatë kjo, që nga stafi dihej prej kohësh, ndonëse askush nuk fliste. Kanë qenë përplasjet verbale që janë thelluar edhe më shumë, çfarë kanë sjellë edhe debatin final që solli edhe në largimin e tyre të menjëhershëm nga puna.

Nuk dihet se çfarë hapi do të marrin dy vajzat, për të vijuar apo jo karrierën në moderim, por ajo që dihet me siguri, është fakti se ndonëse ngjarja u mohua, e gjithë ndodhia ka lënë një shije të hidhur në publik. Panorama

Modelja tr*ndit ne Big Brother! Flas shpesh me Edi Ramën, ja cfarë më ka thënë privatisht

Modelja e “OnlyFans”, Bia Khalifa, e cila është pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 4”, ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë të papritur dhe të bujshme.

Ajo shpeshherë ka provokuar me sjelljen dhe veshjen e saj, por këtë herë ka befasuar të gjithë duke përmendur emrin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe duke pretenduar se ka njohje personale me të.

Gjatë një diskutimi, Bia u shpreh me bindje: “Kam shumë informata që kam marrë nga Edi Rama. Kam pasur me të shumë biseda intelektuale.”

Ajo nuk u ndal me kaq, por ndau edhe detaje specifike nga bisedat që pretendon se ka zhvilluar me kreun e qeverisë shqiptare: “Më tha që qyteti i tij i preferuar është Vlora dhe se po rregullon rruga e rrugica”.

Kjo deklaratë e guximshme ka shkaktuar menjëherë habi dhe diskutime si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë mbi vërtetësinë e kësaj njohjeje të pretenduar.

Video Player

Sulo Halili u vr* për h*kmarrje?! DETAJE TR*NDITESE: Kush është kushëriri që vr*ste shqiptarët me urdhër nga grekët

Një tjetër pistë hetimore ka dalë në skenë pas vrasjes së 27-vjeçarit Sulo Halili.

Ai u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur pasditen e 7 nëntorit në Skourta të Viotias në Athinë. Policia greke dyshon se vrasja e Sulo Halilit, ka ardhur si hakmarrje për vrasjen e Alfons Ndocit, i cili është akuzuar për krime të rënda në Greqi.

Burime ekskluzive të “Top Channel” bëjnë me dije se Sulo Halili është kushëriri me 42-vjeçarin Xhuliano Halili, autor i 5 vrasjeve në Greqi dhe aktualisht i dënuar në këtë shtet. Në vitin 2008 dhe 2009, Halili akuzohet për vrasjen e dy shtetasve grekë. Më pas në nëntor 2021, Halili akuzohet se ka ekzekutuar shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjeç, babë e bir, me urdhër të kriminelit famëkeq grek Vasilis Varelas.

Në qershor 2024, teksa ndodhej i burgosur, Halili vrau në burgun e Koridhalos 35-vjeçarin shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosi 46-vjecarin Altin Vokrri. Edhe kjo ngjarje dyshohet të ketë qenë e porositur./ Top Channel

Ja si reagon Sokol Balla per ish gruan Belinda Balluku pas pezullimit nga SPAK

Sherbimet e fundit Belinda Ballukut, ashtu sic i beri edhe Erion Veliajt deri ne momentin e arrestimit nga SPAK.

Ndersa e gjithe media, opinioni publik, por edhe vete Rama me qeverine e tij, mbeshtesin veprimet e SPAK, Sokol Balla, me ‘ushtaret’ qe i paguan me parate e ABC News (behet fjale per opinionistet ne emisionin e tij, te cilet mendimin e tyre te lire e kane ne baze te rroges qe u jep ABC dhe jo cfare mendojne vertete), e ka sulmuar ashper SPAK, duke deklaruar qe ‘Republika e prokuroreve ka dale jashte kontrolli dhe qe demokracia eshte ne rrezik’.

Kjo nuk eshte thene direkt nga goja e tij, por pikerisht nga opinionistet qe kishte ftuar ne emsionin e tij, pra te derigjuar prej tij, pasi askush nuk mund te peshtyje aty ku ha buke, vecse te flase mire per pronarin, ose pagadhenesin, sa kohe te pakten te marre rrogen prej tij.

Kjo nuk dihet nese eshte vije editoriale e mbeshtetur nga Rama, nga Veliaj, apo nisme e vete Sokol Balles per te dale mire ne sy te ish gruas, por qe ka ndodhur sonte, ku eshte hedhur balte ndaj SPAK per te mbrojtur Belen. Apo Sokol Balla i trembet hetimit pasuror te Ballukut, qe mund te preke dhe ate?!

Lexo gjithashtu:Del formacioni i kuqezinjve, Silvinjo vjen me pese ndryshime te forta kunder Anglise

Me poshte lexoni te plote sesi e trajton ABC News nen drejtimin e Devolleve te Kosoves dhe Sokol Balles se financuar prej vitesh nga Veliaj, masen e sigurise se dhene sot ndaj zevendeskryeministres Belinda Balluku.

*****
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme lëshoi dy masa sigurie, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, lidhur me hetimin që po kryhet nga Prokuroria e Posaçme për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se me veprimet e fundit të Prokurorisë sistemi i demokracisë është vënë në rrezik. Sipas tij, “Republika e Prokurorëve” ka dalë mbi sistemin dhe askush nuk i kontrollon dot.

“Sistemi i demokracisë është në rrezik sot. Sot përfundimisht, republika e prokurorëve ka dalë mbi sistemin, ka vënë nën kontroll sistemi dhe praktikisht ne tashmë nuk jemi në një sistem që ndërtohet në mënyrë demokratike. Nuk kam të bëjë fare me penalitete ndaj Ballukut, që unë e kam lexuar dosjen dhe kam bindjen e plotë se në atë dosje nuk ka asgjë për Ballukun, po tha them.

Lexo gjithashtu:Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

Që të arrijë një prokuror, kushdo qoftë ai, të anashkalojë në mënyrën më të ndershme të mundshme institucionin që është parlamenti dhe të përdorë makinacione për të shmangur ballafaqimin në parlament po prodhon precedent, unë kam insistuar dhe për Veliajn, nuk duhet lejohen prokurorët, të cilët duke përdorur një mekanizëm ligjor, që ka problem ai mekanizëm ligjor të përjashtojnë nga politika individë pa kaluar në filtra.

Mos të harrojmë se gjykata Kushtetuese e rrëzojë këtë praktikë dhe tani arrin absurditeti më i madh kur një prokurë kërkon pezullimin e zv.kryeminisrres, që është institucion, që nuk ka të bëjë kryesisht me të drejta personale si e trajtojnë ata, që i trajton ligji.”, tha ai.

Ai theksoi se posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili buron nga Parlamenti dhe SPAK nuk mundet kurrsesi t’i shmanget atij.

Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se ka parë dosjen ndaj Belinda Ballukut, e cila sipas tij nuk ka asgjë që e implikon atë, nga dyshimet dhe pretendimet që ngre organi i akuzës.

“Posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili rrjedh nga parlamenti dhe në këtë plan unë e di se zbatohet ligji në këtë rast, por di një gjë që më ka shqetësuar mua sot, pushteti i prokurorëve është totalisht i pakontrolluar, Sot me të drejtë unë them: çfarë ka ajo dosje, që arriti deri në pezullimin zv.kryeministres, e di njeri? Asnjeri. Atëherë kush i kontrollon këto dsoe4js, të cilat shpien në penalitete të rënda të sistemit politik”, tha ai.

Lexo gjithashtu:U pl*gos me Danin, ja kush eshte biznesmeni, ishte dhe polic i axhensise speciale te policise, udhetuan bashke per…

Ai theksoi se dosja në ngarkim të Belinda Ballukut është 48 faqe, ndërsa konkluzioni i saj është gjysmë faqe. Sipas Meçes, dosja nuk përmban asgjë, që implikon zv.kryeministren Belinda Ballukun nga ato që pretendon SPAK.

“Në qoftë se jemi sot jemi tek të zonja zëvendëskryeministrja. Unë dosjen e kam pasur në dorë, është 48 faqe dosja, 40 faqe janë vetëm zbardhje e komunikimeve në telefonata, nuk ka gjë për Ballukun. Nuk implikojnë fare në tender.

Gjysmë faqe është konkluzioni dhe shtatë faqe është ligji mbi prokurimet nen për nen. Analiza e veprës penale është gjysmë faqe, dhe për këtë mbaj përgjegjësi penale për këtë që po them.Kush e kontrollon këtë dosje, kush e kontrollon këtë pushtet të prokurorit, i cili thotë se personi, në këtë rast zv.kryeministrja më zhduk provat”, tha ai

Artan Hoxha: Qeni antidr*gë i policisë u hodh nga kati i tretë dhe ng*rdhi, se b*soni cfare i bënë policët

Gazetari Artan Hoxha ka treguar një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur me një qen antidrogë të Policisë së Shtetit.

Sipas pretendimeve të gazetarit, qeni mori mbidozë kokaine gjatë procesit të stërvitjes, dhe më pas u dha lajmi se ai ngordhi pasi u hodh nga kati i tretë i një ndërtese.

Sipas tij, e gjitha ndodhi me qëllim pasi qeni po zbulonte më shumë ngarkesa me drogë se sa duhej, dhe në këtë mënyrë po i prishte punë policisë.

Artan Hoxha ndër të tjera tha:

“Qeni antidrogë po kapte më shumë. Por që qeni ta nuhasë, edhe atij i jepet lënda narkotike që t’i zhvillohet nuhatja. Pastaj pa pritur u dha lajmi që qeni u hodh nga kati tretë dhe ngordhi. Kishte marrë mbidozë. U gjet që qeni kishte përdor lëndë narkotike. Qeni u bë pengesë, se nuk reagonte pozitivisht. Nuk e hante urdhrin. Ca ti bënin, i dhanë mbidozë.”