Gjykimi i boksierit në Goran Gogic në KAOS/ New York Post: 3 shqiptarë tentojnë të korruptojnë jurinë me 100 MIJË dollarë!

Një përpjekje për të korruptuar jurinë ka cuar në kaos gjykimin federal të ish-bokserit të rëndë Goran Gogic në New York.

Sipas autoriteteve amerikane, tre persona të lidhur me organizata kriminale shqiptare dhe familjen mafioze Gambino ofruan një ryshfet prej 100,000 dollarësh për të nxjerrë Gogic jo fajtor në gjykimin e tij për trafikim të kokainës.

Gjyqtari Joan Azrack vendosi të shpërndajë jurinë, duke e ndërprerë gjykimin e nisur të hënën, vetëm në ditën e parë.

Rasti, i cili lidhet me një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës në historinë e SHBA-së, do të rifillojë pas 30 ditësh me një juri anonim dhe pjesërisht të izoluar, sipas vendimit të gjykatës.

Të dyshuarit dhe lidhjet me krimin e organizuar

Tre të dyshuarit, Mustaga Fteja, Valmir Krasniqi dhe Afrim Kupa, u arrestuan dhe akuzohen për pengim të jurisë.

Sipas prokurorëve:

Afrim Kupa, 52 vjeç, u kap në një incizim të fshehtë duke ofruar ryshfet dhe ka lidhje të dokumentuara me mafian shqiptare dhe familjen Gambino.

Valmir Krasniqi, 35 vjeç, kosovar dhe menaxher i një restoranti në Bay Ridge, gjithashtu ka lidhje me krimin e organizuar shqiptar.

Mustaga Fteja nuk rezulton të ketë lidhje direkte me mafian, por është pjesë e planit të korrupsionit.

Sipas prokurorëve, të tre kanë diskutuar mënyrën e dhënies së ryshfetit brenda një shtëpie në Staten Island, duke përdorur anglishten dhe shqipen.

“Si do ta paguani? Kush do të japë paratë?” pyeti Fteja.

“Paratë,” u përgjigj Kupa.

“Do më japësh mua? Sa?”

Një, njëqind mijë,” konfirmoi Kupa.

Detaje mbi gjykimin e Gogic

Goran Gogic, 46 vjeç, i lindur në Mal të Zi, ka luajtur boks në Gjermani nga 2001 deri në 2012, me rekord 21-4-2.

Ai akuzohet për trafikimin e 22 tonëve kokainë, me vlerë mbi 1 miliard dollarë, nga Kolumbia në Evropë përmes SHBA-së.

Autoritetet amerikane thonë se Gogic punonte me furnizues kokainash dhe anëtarë të ekuipazheve të dyshimta në anije tregtare.

Tre nga transportet e tij u sekuestruan nga autoritetet në vitin 2019, duke përfshirë një ngarkesë me vlerë mbi 1 miliard dollarë, e konsideruar si një nga sekuestrimet më të mëdha në histori.

Gogic ndodhet në paraburgim pa të drejtë lirimi në Metropolitan Detention Center në Brooklyn, ndërsa prokurorët e konsiderojnë një trafikant të rrezikshëm të nivelit të lartë të kartelit të Ballkanit.

Masat ndaj të dyshuarve

Afrim Kupa u mbajt pa garanci.

Valmir Krasniqi u mbajt pa garanci dhe mohoi përfshirjen, duke thënë se pyetja “Është bërë?” i referohej takimit në shtëpinë e tij, jo ryshfetit.

Mustaga Fteja u lirua me një garanci prej 150,000 dollarësh.

Prokurorët besojnë se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë të tjerë në këtë plan. Të tre mund të përballen me deri në 20 vite burg nëse shpallen fajtorë.

Sa para ka fituar Michael Jackson që nga vdekja? Do të shokoheni…

Sipas Forbes, që nga viti 2009 pasuria e Michael Jackson ka sjellë 3.5 miliardë dollarë të ardhura.

Vetëm vitin e kaluar ai fitoi 105 milionë dollarë, më shumë se çdo artist i gjallë.

Fitimet vijnë nga muzika, filmat, shfaqjet dhe marrëveshjet e licencimit. Edhe pas vdekjes, emri i tij vazhdon të jetë një nga më fitimprurësit në botë.

Ndërkaq, traileri i parë i filmit biografik për Michael Jackson ka bërë histori, duke u kthyer menjëherë në një fenomen global.

Vetëm disa orë pas publikimit, ai u bë traileri më i shikuar për një film biografik muzikor të të gjitha kohërave.

Sipas të dhënave të “WaveMetrix”, të publikuara më 8 nëntor, traileri arriti më shumë se 116.2 milionë shikime në mbarë botën, duke tejkaluar çdo rekord të mëparshëm për këtë zhanër.

Filmi, i prodhuar nga “Lionsgate” dhe i drejtuar nga Antoine Fuqua, do të dalë në kinema më 24 prill 2026. Rolin e Mbretit të Popit e luan Jaafar Jackson, nipi i artistit legjendar, i cili do të interpretojë xhaxhain e tij në ekran.

Në krah të tij luan aktori i nominuar për “Oscar”, Colman Domingo, në rolin e Joe Jackson, babait të Michaelit.

Kasti përfshin gjithashtu Miles Teller si avokati John Branca, Kat Graham si Diana Ross, Nia Long si Katherine Jackson, Laura Harrier si Suzanne de Passe, Kendrick Sampson si Quincy Jones dhe Juliano Krue Valdi në rolin e Michael-it të vogël.

Suksesi i jashtëzakonshëm i trailerit ka habitur edhe vetë producentët.

Presidenti i “Motion Picture Group” në Lionsgate, Adam Fogelson, deklaroi se pritja për filmin ka qenë shumë më e madhe se parashikimet, duke shtuar se ekziston mundësia që historia e Michael Jackson të vijojë edhe me një film të dytë.

Shpëtoi biznesmenin 85-vjeçar nga mbytja, Giorgia Meloni përshëndet aktin e shqiptarit: Hero!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përshëndetur aktin e të riut shqiptar Elton Zefi, i cili shpëtoi një 85-vjeçar italian, i cili ra në lumë me makinën e tij dhe rrezikonte të mbytej.

Kryetarja e Qeverisë Italiane shkroi në Instagram se jeta e një personi arriti të shpëtohej falë guximit dhe altruizmit të të riut shqiptar, të cilin e cilësoi një hero.

“Një jetë e shpëtuar fal guximit dhe altruizmit të atyre që zgjodhën të ndërhyjnë. Heronj”, shkruan Meloni.

Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytej në ujërat e kanalit Battaglia në Padova.

Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtonte jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij.

Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i njohur nga Padova, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal për arsye ende të paqarta.

Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa Salvalajo mbeti i bllokuar brenda, në gjendje shoku.

Në atë çast, Elton Zefi, i cili atë ditë festonte ditëlindjen, pa skenën dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër burrë që ndodhej aty pranë.

Ata tentuan fillimisht të thyenin xhamat e makinës, por pa sukses.

Zefi tregoi më pas se kishte arritur të dallonte dorën e të moshuarit nga sedilja e pasme, ku xhami kishte mbetur i hapur.

Aty ai kuptoi se kishte shpresë. Pas disa përpjekjesh, i lodhur, me këmbët e mpira nga të ftohtit dhe duke rrezikuar të mbytej edhe vetë, ai vendosi të bënte dhe një përpjekje të fundit.

85-vjeçari arriti të dilte nga makina dhe të nxirrej në breg.

Pak çaste më vonë mbërritën edhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa gjithë momenti u regjistrua në një video që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale.

Burri i moshuar u transportua në spital, ku mori kujdes mjekësor dhe është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

FOTO/ Beatrix Ramosaj gjen lumturinë, kush është partneri i huaj i këngëtares! (Lidhja DISKRETE në SHBA)

Pas disa momente të vështira në jetën e saj personale, Beatrix Ramosaj ka gjetur dashurinë.

Ajo, për të cilën kemi folur pak muaj më parë, tashmë është konfirmuar nga disa pamje, që zbulojnë se këngëtarja po shijon një romancë të re.

Vite pasi u largua nga Shqipëria, pas gjithë bujës që shoqëroi pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja është fotografuar në një dalje të rrallë publike në Shtetet e Bashkuara.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, Beatrix shihet në një stadium në Louisiana, duke ndjekur ndeshjen e basketbollit mes New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers.

Ajo duket e qetë, duke shijuar atmosferën sportive, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është shoqëruesi në krah të saj një djalë që dyshohet se është partneri i saj i ri.

Djali në fjalë bëhet me dije se është i huaj dhe se në fakt është djaloshi që prej disa muajsh është në lidhje me Trixën.

Pas një momenti të vështirë që kaloi në Tiranë, ajo vendosi që të shpërngulej njëherë e mirë në SHBA, për të nisur një tjetër jetë.

Për gati 3 vite, Trixa ka preferuar që të jetë disi më diskrete në rrjetet e saj sociale, duke postuar rrallë dhe asnjëherë detaje nga jeta e saj private.

Të paktën kështu ka qenë deri pak muaj më parë, ku këngëtarja ka dhënë disa sinjale se ka gjetur sërish dashurinë.

Në “Instastory” ka ndarë një postim ku ka treguar vendin që gjendet. Në sy ra mbishkrimi i publikimit, ku shkruan: “Të dua ty” në anglisht.

Fillimisht u raportua vetëm ky lajm nëpër portale, duke mos u thelluar më tej. Por burime, bëjnë me dije se në fakt këngëtarja kishte nisur një lidhje të re dashurie.

Bëhet fjalë për një raport të nisur në muajt e fundit që po jetohet nga protagonistët në mënyrë private.

Miqtë bëjnë me dije se partneri i ri i Trixës është i huaj dhe se vetë këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale si histori.

Duke qenë se edhe miqtë e afërt e saj janë shumë hermetik për të dhënë detaje, do të na duhet të presim vetë këngëtaren që të nisë të publikojë foto apo indicie për këtë raport sentimental.

Që pas futjes së saj në “Big Brother”, jeta e Beatrix ndryshoi totalisht.’

Galeria fotografike (

1 / 15

)

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 22 nëntor 2025

Dashi

Jeni ne një lidhje qe prej shume kohesh? Sot do futeni ne një etape te re dhe akoma me te bukur se me pare. Do ndiheni vërtet mire. Nëse jeni beqare duhet te tregoheni me te disponueshem ndaj ftesave qe do iu bëhen ne mënyrë qe te njihni sa me shume persona. Ne planin financiar do iu mungoje realizmi dhe mund te bëni goxha gabime.

Demi

Sipas te gjitha gjasave jeta ne çift do ece ne drejtimin e duhur. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe do mendoni si te ndërtoni një te ardhme te qëndrueshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën. Me financat tregohuni sa me te matur dhe te kujdesshëm qe te mos keni vështirësi as me vone.

Binjaket

Te dashuruarit do kalojnë një dite shume te qete dhe pa asgjë te rëndësishme. Beqaret do ndihen me fat duke qene se yjet do iu krijojnë mundësinë e takimeve mbresëlënëse. Shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Para se te merrni vendime ne planin financiar duhet t’i bëni mire e mire llogarite sot, përndryshe mund te keni probleme serioze.

Gaforrja

Ndikimi i planetëve ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh sot. Ata do iu ndihmojnë te gjeni rrugën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Beqaret do e dashurojnë pavarësinë qe kane dhe nuk do ndihen ende gatite fillojnë një lidhje. Mundësitë ne fakt nuk do mungojnë. Sektori i financave do jete shume i turbullt. Duhet shume kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Luani

Pritet qe jeta sentimentale e beqareve te jete mjaft harmonike sot. Secili do mendoje te beje surpriza dhe ta beje tjetrin te ndihet sa me mire. Beqaret do jene te vetmuar edhe këtë dite dhe kjo sepse do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për te dale. Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara. Do keni mundësi te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do jete eksplozive gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me partnerin dhe asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Beqaret do ndihen me afër se kurrë me një mik te vjetër. Shprehini me mënyrën tuaj ato qe ndjeni. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Tregohuni te kujdesshëm me çdo shpenzim sepse gjendja mund te arrije katastrofën.

Peshorja

Dite goxha e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju kujtohen disa probleme qe keni pasur ne te shkuarën dhe do mërziteni tej mase. Ne fakt partneri ka ndryshuar. Për beqaret çështjet e zemrës do marrin një drejtim pozitiv. Me paratë do i keni punët mire dhe do dini si t’i menaxhoni si duhet ato. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Akrepi

Do merreni vesh me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe do i sqaroni menjëherë mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm dhe jo te joshin cilindo qe do iu dale para. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes dhe do kryeni edhe disa transaksione.

Shigjetari

Planetët do ju ndihmojnë te vendosni qëndrueshmërinë sot ne jetën ne çift. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni. Beqaret me mire ta lënë veten te lire sesa te bëjnë çmenduri te cilat as nuk do ju shpërblehen. Për financat mos u qani. Gjendja nuk do jete e shkëlqyer, por te ardhurat do ju dalin aq sa për te kryer shpenzimet e nevojshme.

Bricjapi

Dite e zjarrte dhe emocionuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë personit qe dashuroni dhe do kërkoni te mos ndaheni asnjë çast. Beqaret do kujdesen për çdo detaj ne mënyrë qe te krijojnë një lidhje me personin qe pëlqejnë. Financat nuk do jene aspak te mira. Shpenzimet qe do kryeni do jene te pafundme kështu qe bëni kujdes.

Ujori

Do ketë shume debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do merreni aspak vesh me partnerin. Atmosfera do jete shume delikate. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te hedhur hapa ne jetën sentimentale. Duhet ende kohe për te reflektuar. Për financat nuk do shqetësoheni aspak. Gjendja do jete edhe me e mire nga sa pritej.

Peshqit

Lëreni veten sa me te lire sot dhe bëni atë qe ndjeni ne lidhjen tuaj. Askush nuk do mund t’iu gjykoje apo t’iu kritikoje. Beqaret duhet t’i besojnë intuitës se pare e cila nuk ka për t’i zhgënjyer. Merkuri do jete si thike me dy prese ne planin financiar. Beni kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse mund te mbeteni ne një gjendje te vështirë.

“21 Janari”/ Artan Hoxha e zbulon për herë të parë: Kaseta që kam në disponim është regjistruar duke u përgjuar Komandanti i Gardës! Dëgjohet qarta…

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar për herë të parë detaje të reja sa i përket kasetës që ai ka në disponim në lidhje me “21 Janarin”.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në NeWs24, Artan Hoxha u shpreh se kaseta është regjistruar duke u përgjuar Komandanti i Gardës..

Sipas tij ndaj dëgjohet shumë qartë zëri i tij kur jepet urdhri për të qëlluar, dhe krismat e armës së tij.

Artan Hoxha: Thanë pse kaseta doli pas 13 vitesh? Ata që kanë regjistruar kasetën nuk kanë regjistruar në sallën operative. Ka patur pajisje edhe për filmime video edhe komunikimet në radio. Është regjistruar kaseta nduke u mbajtur në përgjim komandanti i Gardës, ndaj dëgjohen krismat e armës së tij, në ato 8 sekondat që jepet urdhri.

© BalkanWeb

BIRN: Arsyetimi i Gjykatës së Posaçme për masat ndaj Belinda Ballukut, rrezikon dënimin deri në..

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për pezullimin nga detyra dhe ndalimin për të udhëtuar jashtë shtetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe të masave të sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, analizon gjithë arsyet përse ato ishin të domosdoshme, që nga mundësia se të pandehurit mund të dëmtojnë provat e trembin dëshmitarët, e deri në vijimin e abuzimeve me fondet publike dhe arratisjen e mundshme të tyre.

Në arsyetimin e gjyqtarit Erjon Çela, renditen si shkaqe për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ballukut, mundësia se ajo mund të sjellë dëme të tjera në fondet publike, nëse do të vijojë të qëndrojë në detyrat që mban, si ministre dhe zëvendëskryeministre.

Ashtu si prokurori i SPAK, Dritan Prençi, edhe gjyqtari Çela çmon se në rastin konkret plotësohen të gjitha kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligj për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj Ballukut e dy vartësve të saj.

Që në fillim të arsyetimit të tij për nevojën e masave të sigurimit personal, gjyqtari Çela sjell në vëmendje se e drejta për liri dhe siguri, e parashikuar në nenin 27 të Kushtetutës, është një nga vlerat themelore në një shoqëri demokratike.

Megjithatë, sipas tij, edhe e drejta për liri dhe siguri, si çdo e drejtë tjetër mund të kufizohet për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

Çela vëren se një nga rastet kur e drejta e individit për liri dhe siguri mund të kufizohet është kur ka dyshime të arsyeshme se ai ka kryer një vepër penale, parashikuar në shkronjën “c” të paragrafit 2 të nenit 27 të Kushtetutës.

Gjykata vlerëson se, në gjëndjen që janë aktet e procedimit penal në ngarkim të të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, ka rrethana që tregojnë se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprave “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim në dy procedurat e tenderimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë’ dhe ai i “Ndërtimit të Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, të financuara me mbi 210 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Në vijim, gjykata konstaton se vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo në ankande publike” për të cilën akuzohet Balluku, kryhet me veprime aktive të kundërligjshme në format e përzgjedhjes së procedurave të prokurimit, shkeljen e rregullave që pengojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe realizimin e barazisë së shtetasve në tendera dhe ankande publike. Kjo, me qëllim krijimin e avantazheve ose privilegje të padrejta për të tretët, për të eleminuar konkurentët e padëshiruar në garë dhe në forma dhe mënyra të tjera.

“Nga ana subjektive, krimi kryhet me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim për të krijuar avantazhe ose privilegje të padrejta për të tretët, nisur nga motivet se e ka të afërm, mik, shok apo ka interesa të tjera materiale ose morale”, argumenton gjykata në vendimin për caktimin e masaës së sigurisë dhe nënvizon se kjo vepër penale kryhet nga ana e funksionarëve shtetërorë.

Në vijim, gjykata thekson se për të marrë një vendim për caktim mase sigurimi personal, përveç ekzistencës së kushteve të përgjithshme, duhet që të verifikohet nëse ekziston edhe një nga kushtet e veçanta siç janë, “ekzistenca e shkaqeve të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, largimi i të pandehurit ose rreziku që ai të largohet, rreziku që i pandehuri për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të tij mund të kryejë krime të renda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet”.

Sipas gjykatës, nëse vërtetohet vetëm një nga këto shkaqe, nuk ka detyrim të hetohet dhe të vërtetohet për ekzistencën ose jo të kushteve të tjera që sipas ligjit justifikojnë apo jo caktimin e masës së sigurimit.

Në analizë të fakteve dhe duke konsideruar rrezikshmërinë e veprave penale, si dhe masën e dënimit të parashikuar, vlerësohet nga gjykata se plotësohen të treja kushtet e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale për të caktuar masat.

Gjykata vlerëson se, në rastin konkret, ekziston mundësia që Balluku në cilësinë e zëvendës kryeministres dhe ministres së Energjisë e Infrastrukturës, si dhe dy të pandehurit e tjerë, Gentian Gjyli si drejtor i përgjithshëm i ARRSH-së e Erald Elezi, administrator i KESH, të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave.

“…Kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet Qëndrore që drejtojnë vetë të pandehurit në detyrë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, por edhe nisur nga fakti që organi procedues po vijon me pyetjen e personave zyrtarë që kanë vepruar në kuadër të ndjekjes së procedurave të prokurimit, të cilët janë vartës të drejpërdrejtë të të pandehurve të sipërcituar. Si dhe nisur nga fakti që organi procedues po heton për shkeljet e këtyre të pandehurve edhe në procedura prokurimi të tjera”, argumenton gjyqtari Çela .

Në vijim, gjykata vlerëson se, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë i dënimit nga 1 deri në 5 vjet që parashikon ligji për veprën penale që ata po hetohen, si dhe nga fakti se e kanë kryer dy herë e në bashkëpunim, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve Balluku, Gjyli e Elezi.

Po ashtu, Çela çmon se, për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve, duke qenë në ushtrimin e funksioneve të tyre shtetërore, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. “…Kjo, lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë”, arsyeton gjykata.

Një praktikë e mëparshme e SPAK në rastin e hetimit në gjendje të lirë, pa caktuar asnjë masë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për aferën e sterilizimit, rezultoi me dëme financiare, pasi ndëkohë që ishte i pandehur, ai vijonte të bënte korrupsion me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kohën kur drejtonte SASPAC – ç’ka solli më pas arrestimin e tij.

Për të pandehurën Belinda Balluku, gjykata vlerëson se nuk ka ndalim për caktimin e masës së sigurimit pezullim nga detyra lidhur me funksionin e saj si zëvendëskryeministres apo ministre. Në vendim sillet në vëmendje përcaktimi i nenit 242 i Kodit të Procedurës Penale “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ku në pikën 1 parashikohet se: “Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to”.

Nga ana tjetër, konstatohet se kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”, që janë personat e zgjedhur deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillave bashkiakë.

Çela ka vlerësuar se bazuar në rrethanat konkrete, ndaj Ballukut më e përshtatshme ka qenë caktimi do masave të sigurimit, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit. Gjykata thekson se, caktimi i këtyre masave të sigurimit personal, nuk e pengojnë të pandehurën Belinda Balluku që të ushtrojë funksionet e saj si deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa ndaj dy të pandehurve të tjerë është caktuar masë sigurimi “Arrest në shtëpi”. Për të tre është konsideruar dhe fakti se kanë fëmijë të mitur.

E frikshme/ Gjenden dy duar te prera pranë autostradës, e rende çfarë zbuloi policia

Dy duar të prera janë zbuluar në autostradën A45 në North Rhine-Westphalia në Gjermani, të hënën në mbrëmje, ndërsa Policia ka identifikuar një grua nga Eritrea dhe tani po heton sfondin e ngjarjes makabre.

Siç raportoi gazeta “Bild”, ato janë dy duar të prera dhe i përkasin një gruaje nga Eritrea, e cila mund të identifikohet nga gjurmët e gishtërinjve.

Njëra pistë çon në një strehë refugjatësh në një qytet të madh në shtetin federal, megjithatë, vendi ku u gjet trupi është shumë larg shtëpisë së gruas. Ajo ende nuk është raportuar e zhdukur dhe hetuesit nuk gjetën prova të një krimi të dhunshëm në dhomën e saj.

Policia mbylli përkohësisht autostradën A45 midis kryqëzimit Olpe-Süd dhe Freudenberg për të kontrolluar përsëri zonën. Një skuadër vrasjesh po heton, por deri më tani nuk janë gjetur pjesë të tjera të trupit. Ekspertët mjeko-ligjorë po përpiqen të sqarojnë se si u prenë duart.

Siç raporton “Bild”, rasti i gruas nga Eritrea po bëhet gjithnjë e më misterioz. Foshnja e saj është gjetur disa orë më vonë në një karrocë fëmijësh jashtë manastirit të Kröffelbach në Waldsolms, Hesse.

Grupi hetimor vazhdon kërkimet për nënën dhe babain e foshnjës, si dhe për të zbuluar se si janë prerë duart dhe kush është gruaja. Po vet me të, çfarë ka ndodhur?!

Tr*gjedi e madhe, vd*s 13 vjecarja ne shkollë, dalin detajet e renda

Një 13-vjeçare ka humbur jetën këtë premte në një shkollë në Pire, Greqi. E mitura mësohet se ka ndërruar jetë pasi dyshohet se u mbyt me ushqim gjatë pushimit të drekës.

Mediat greke raportojnë se fëmija pësoi një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

Edhe pas tentativave të mjekëve të cilët i dhanë ndihmën e parë në shkollë, vajza nuk arriti t’iu mbijetonte incidentit tragjik.

Menjëherë u thirr një ambulancë, e cila e transportoi 13-vjeçaren pa ndjenja në spital.

Pas mbërritjes në spital e mitura ka pësuar edhe arrest kardiak ku dhe ka ndërruar jetë. Drejtori dhe një mësues i shkollës u arrestuan ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e saktë të vdekjes së 13-vjeçares.

Largimi nga ‘Top Channel’ pas sh*rrit mes tyre, ja cfare po ndodh me jeten e Neades dhe Enxhit

Pas konfirmimit të largimit nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, moderatorja Neada Muçaj ka bërë reagimin e saj të parë publik, duke pranuar hapur situatën në të cilën është përfshirë pas konfliktit të shumëpërfolur me kolegen Enxhi Nasufi.

Në Instagram, Neada publikoi një foto në të cilën shfaqej me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë nga një dërgues ende anonim. Mesazhi i shkruar në kartolinë dukej si një kujtesë për të që qëndresa sjell gjithmonë dritë në fund të ditës:

“Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti.”

Me këtë postim, moderatorja la të kuptohej se e ka pranuar largimin e saj nga televizioni.

Ndërkohë, reagimi i Enxhi Nasufit ka qenë krejt i kundërt. Pak pasi lajmi për largimin e tyre u bë publik, ajo publikoi në rrjetet sociale një foto me nënën dhe qenin e saj, por vëmendjen e mori qëndrimi provokues: Enxhi shihej duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit një lëvizje që shumë ndjekës e kanë interpretuar si ironi ndaj situatës.

Konflikti mes dy moderatoreve ka ndezur diskutime të shumta online, pasi ende nuk është zbardhur se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre dhe çfarë dinamike ka çuar në këtë përplasje.