E bujshme! Egli Tako në lidhje të fshehtë me biznesmenin e njohur, baba i dy fëmijëve (Dalin fotot)

Egli Tako përflitet për një lidhje të fshehtë me biznesmenin e njohur Endri Topalli? Pamjet nga udhëtimet nxisin dyshimet në rrjet

Rrjetet sociale janë “përvëluar” nga komentet dhe aludimet e fundit rreth një historie të mundshme mes ish-banore së “BBVA”, Egli Tako, dhe biznesmenit të njohur Endri Topalli, i cili është baba i dy fëmijëve.

Gjithçka ka nisur nga disa postime në Instagram, ku të dy duket se ndajnë pamje nga vende pothuajse identike — fillimisht nga makinat respektive në trafik, e më pas nga i njëjti ambient luksoz me pamje nga ura e Bosforit në Stamboll. Ndjekësit vunë re detaje të përbashkëta, si këndet e fotove, oraret dhe lokacionet, duke ngritur dyshime mbi një udhëtim të përbashkët.

Për më tepër, në profilin e Eglit vihet re se ajo ndjek Endri Topallin në Instagram, fakt që ka shtuar edhe më shumë “benzinë në zjarr”. Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, teksa spekulimet janë shtuar duke pyetur nëse mes tyre ka lindur një marrëdhënie.

Nga ana e tyre, as Egli Tako dhe as Endri Topalli nuk kanë bërë asnjë reagim apo deklaratë publike mbi këto thashetheme që po qarkullojnë me shpejtësi. Deri tani, gjithçka mbetet në kuadrin e aludimeve nga postimet në rrjete sociale.

Mbetet për t’u parë nëse dyshja do të vendosë të sqarojë publikun, apo do të vazhdojë ta mbajë këtë çështje në heshtje.

Çfarë mendoni ju? A është rastësi apo diçka më shumë?

“Atij k▪︎ rνës, ρaΙΙoshit…”/ Kujt i drejtohej Balluku me fjalet e renda? Lala: E kam të konfirmuar, bëhet fjalë për…

Lala u shpreh se çështja e radhës në SPAK do të jetë aeroporti i Vlorës, por nuk dihet ende nëse do t’i faturohet Ballukut pasi është çështje nën hetim.

“Në komunikimet që Balluku kishte me ish-vartësin e tij Evis Berberi, lihet të nënkuptohet që ka komunikime paralelisht me Ramën, që e etiketon me terma jo etikë. E kam të konfirmuar këtë gjë, edhe pse disa prej nofkave të përdorura nuk qëndrojnë me thënë të drejtën.

Çështja e Rradhës në SPAK por që nuk di a do t’i faturohet Ballukut është Aeroporti i Vlorës. Rama hezitoi ta lëshonte direkt Ballukun, për herë të parë në një intervistë për DË përdori një gjuhë të drunjtë dhe të ftohtë, ndryshe nga gjuha e përdorur në rastet për Veliajn apo Tahirin”, tha ajo.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur prova të reja gjatë hetimeve të zhvilluara, që çuan edhe në akuzën e re ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe vendosjes së masës së sigurisë ndaj saj prej GJKKO, me pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se nga hetimet rezulton se edhe tenderi për Lotin 4 të Unazës së Madhe është paracaktuar nëpërmjet dokumenteve që ta fitonte konsorciumi i tre firmave të bashkuara që garuan.

“SPAK mund të ketë prova të reja. I ka shtuar akuzë të re, është për Lotin e 4-t në Unazën e Madhe përveç tunelit të Llogarasë. Akuza e re është po shkelje e barazisë në tenderë. Vendimi i GJKKO-së është marrë ditën e djeshme, por u konfirmua ditën e sotme. Momenti i parë është tuneli i Llogarasë dhe e dyta për një çështje që nuk dihej nga media, nuk kishte informacion, për Lotin 4 të Unazës së Madhe ku tre kompani janë bashkuar së bashku për të marrë dhe fituar këtë tender me një vlerë mbi 20 mln euro. Edhe këtu dyshohet se janë përshtatur kriteret, është ndërhyrë, me qëllim që të fitonte kjo kompani”, u shpreh gazetarja në “News 24”.

Madje ajo tregoi detaje nga aksionet dhe procedurat e prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së, siç janë kontrolle banesash e zyrash të institucioneve. Kontrolle ka pasur edhe në Gjirin e Lalëzit, si dhe në banesën e drejtoreshës Juridike të Ballukut.

“Ka pasur kontrolle në Gjirin e Lalëzit dhe të banesave të njerëzve të besuar të Ballukut, sekuestruar telefona të tyre janë sekuestruar, si drejtoreshës juridike të zv/kryeministres. Madje është sekuestruar edhe telefoni i bashkëshortit të një prej të dyshuarve me të cilën besohet se fliste. Janë ushtruar kontrolle edhe në disa zyra, zyra juridike, ku besohet se janë bërë letrat apo procedurat për tenderët dhe janë sekuestruar materialet nga prokuroria”, vijoi Lala.

Gazetarja shpjegoi se përveç akuzës së shkeljes së barazisë në tenderë për tunelin e Llogarasë, Balluku ka akuzë të njëjtë për një vepër të njëjtë penale, pra e përsëritur dy herë. Kurse ekspertët po punojnë për të zbërthyer të gjitha komunikimet e telefonave.

“Edhe për Lotin nr. 4 është ngritur akuzë zyrtare, në vendimin e GJKKO gjendet, pra Balluku është nën akuzë për dy vepra penale, edhe pse është shkelje e barazisë së tenderëve, por janë dy tender të ndryshëm, pra dy herë nën akuzë për të njëjtën vepër penale. Ekspertët po vlerësojnë për të zbuluar se çfarë gjendet në telefonat e sekuestruar, komunikimet e kryera mes tyre”.

E fundit! Kapet me rroba te vj*dhura, arr*stohet TikTokerja e famshme shqiptare (Foto)

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko–Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum pranë DPPSh, ka finalizuar një operacion të mirëorganizuar të koduar “Outlet”, pas sigurimit dhe administrimit të informacioneve në rrugë operative për kontrabandë mallrash në Tiranë.

Arrestimi

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasja:

  • Estela Kapo, 49 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte bërë personazh i njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku reklamonte veshje dhe produkte të ndryshme që tregtonte në biznesin e saj.

Estela kishte krijuar një komunitet ndjekësish duke promovuar video të shpeshta të produkteve “outlet”, çmimeve të ulëta dhe ofertave të përditshme.

Policia e Tiranës  ka arrestuar një 49-vjeçare, e cila shiste rroba të kontrabanduara te dyshuara të vjedhura në Greqi.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasja Estela Kapo, 49 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1307692424467294%2F&show_text=false&width=560&t=0

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Tiranë me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve në DPPSh, operacioni policor i koduar “Outlet”.

Goditet një rast i kontrabandimit në Shqipëri, të mallrave të dyshuara të vjedhura në Greqi.

Zbulohet dhe bllokohet dyqani në Yzberisht, ku shiteshin mallrat (veshjet) e kontrabanduara.

Vihet në pranga administratorja e dyqanit.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja:

-E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Bashkia Tirane i iku nga duart! Edi Rama i jep postin e madh Ogerta Manastirliut

Ogerta Manastirliu është caktuar drejtuese politike për qarkun e Tiranës. Kjo është lëvizja e radhës e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili e bëri publike vendimin duke u shprehur:

“Ne e mbështesim Bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe për këtë arsye menduam për Ogertën si drejtuese politike të qarkut, por edhe si deputete të Tiranës.”

Kujtojmë se Ogerta Manastirliu ishte kandidate për Bashkinë e Tiranës, por Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në kryeqytet, duke lënë në detyrë kryetarin aktual, Erion Veliajn.

Shkarkimi i tij u shpall i kundërligjshëm nga Kushtetuesja dhe për pasojë, Manastirliu do të vijojë punën si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që merr përsipër edhe detyrën e re politike në kryeqytet.

Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, deputetët e zonës dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, zhvilluan një takim me banorët e Njësisë 4, në vijim të turit të dëgjesave publike për Buxhetin 2026 që po zhvillohen në të gjithë territorin e Tiranës.

Gjatë takimit me komunitetin e Njësisë 4, Ogerta Manastirliu vuri theksin te politikat e reja për strehimin dhe krijimin e Agjencisë së Strehimit për strehimin social dhe të përballueshëm.

“Qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm. Përpos asaj që Bashkia sot jep në programet e saj të strehimit social, kreditë sociale apo banesat sociale me qira apo vetë ndërtimet që realizohen në kuadër të programeve të strehimit, qeveria është duke punuar për një tjetër program që lidhet me këtë Agjenci që do të krijohet për t’iu dhënë mundësi çifteve të reja, familjeve të reja për të pasur banesën e parë dhe për t’iu krijuar mundësinë e një strehimi të përballueshëm”, tha Manastirliu.

Lajm i trishtë! P*rplaset trageti me mbi 250 persona në bord, dalin detajet e renda

Seul, Kore E Jugut – Një traget pasagjerësh i Koresë së Jugut, “Queen Jenuvia 2”, me 246 pasagjerë dhe 21 anëtarë të ekuipazhit në bord (gjithsej 267 persona), është përplasur në shkëmbinj pranë bregut juglindor të vendit.

Situata Dhe Operacionet E Shpëtimit
Aksidenti ndodhi pranë ishullit Jangsan në Qarkun Sinan, natën e së Mërkurës me orën lokale.

Gjendja E Trageti: Trageti ka ngecur në një shkëmb nënujor dhe aktualisht nuk është në gjendje të lëvizë. Zyrtarët e Rojës Bregdetare konfirmuan se nuk ka rrezik të fundoset ose të përmbyset dhe se nuk ka përmbytje.

Viktimat: Mediat lokale raportuan se vetëm pesë persona pësuan lëndime të lehta nga përplasja.

Shpëtimi: Pasagjerët aktualisht po transferohen në anije patrullimi dhe po zhvendosen në një vend të sigurt.

Urdhri I Kryeministrit: Kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Min-seok, ka urdhëruar që të gjitha anijet e disponueshme të mobilizohen për të ndihmuar.

Roja Bregdetare planifikon ta zhvendosë anijen në breg në rast të baticës së lartë. Trageti po udhëtonte nga ishulli turistik Jeju për në qytetin portual të Mokpo-s.

Rikujtim I Një Tragjedie
Zona ku ndodhi aksidenti është pranë vendit të fundosjes së tragetit Sewol në vitin 2014, ku humbën jetën më shumë se 300 persona, kryesisht nxënës shkolle.

Videoja surreale e CR7 kur hyn për darkën me Trump, shikon përreth, por asgjë, të gjithë e injorojnë

Imagjinoni të jeni të rrethuar nga një aureolë verbuese: kudo që shkoni është e pamundur të mos iu vënë re. Dhe imagjinoni gjithashtu që pasi të jeni vënë re, cilido – pa dallim gjinie, moshe, arsimi, bindjesh politike ose fetare – t’ju qëndrojë sipër pa ju lënë të merrni frymë, në kërkim të një selfie, një autografi ose çfarëdo prove tjetër se ju ka takuar. Ky është fati që zakonisht bie mbi portugezin Cristiano Ronaldo dhe shumë pak të tjerëve në planetin Tokë.

“Më thoni një person më të famshëm se unë në botë”, kishte thënë disa ditë më parë CR7 dhe është e vështirë mos t’i japësh të drejtë.

E megjithatë Ronaldo ka përjetuar para pak orësh një eksperiencë vërtet të veçantë për të: të hyjë në një sallë ngrënieje plot me njerëz dhe të jetë literalisht i injoruar. Videoja që e tregon nga mbrapa në darkën e shtetit të organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga Donald Trump është surreale: Cristiano shikon përreth, por nuk ndodh asgjë. Askush nuk e sheh, askush nuk e kërkon. Asgjë.

Tejet elegant, bomberi i Al Nassr dhe i kombëtares portugeze ka bërë hyrjen e tij të martën në mbrëmje në “East Room” të Shtëpisë së Bardhë, në Uashington, për të shkuar të ulet – së bashku me partneren dhe të fejuarën e tij të ardhshme Georgina Rodriguez – në tavolinën e rezervuar për të ftuarit me më shumë konsideratë, të vendosur pikërisht përballë Trumpit, bashkëshortes së tij Melania dhe princit trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman.

Pra, personit për të cilin ishte përgatitur i gjithë eventi, në optikën jo vetëm të forcoj marrëdhënien strategjike dhe ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite (investime, shitje armësh, partneritete), por edhe për të kontribuar në “rehabilitimin” ndërkombëtar të bin Salmanit (pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 pasoi një izolim diplomatik), duke i dhënë atij një skenë prestigjioze dhe legjitimitet në sytë e botës.

Pikërisht për këtë, pra për të “fryrë” në maksimum dukshmërinë e eventit, Trump ka ftuar në darkë personalitete me profil të lartë si Cristiano Ronaldo, Elon Musk, Tim Cook dhe shumë të tjerë, mes të cilëve edhe miku i tij i madh i kohëve të fundit, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, jo më pak i lumtur për të përfituar nga ana e tij nga raporti i privilegjuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara.

CR7 ishte aty në rolin e ambasadorit të Arabisë Saudite, atdheu i tij i ri futbollistik dhe jo vetëm. Sepse kur të paguajnë 200 milionë në vit, është e qartë se nuk e bëjnë vetëm që të shtysh një top në rrjetë, por edhe për t’i dhënë fytyrën tënde, zërin tënd dhe shpirtin tënd për kauzën e pronarit. Në fund të fundit Al Nassr është në duart direkte të fondit sovran saudit, më e qartë se kaq…

https://x.com/TouchlineX/status/1991009772884083136/photo/1

Shtatë orë në takim me Ballukun, Rama largohet me Marta Kos për darkë

Kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e Kryeministrisë pas një “mbledhjeje” prej gati shtatë orësh me zëvendës –kryeministren e pezulluar tashmë, Belinda Balluku.

Takimit të Ramës me Ballukun iu bashkua më pas edhe deputeti Ulsi Manja.

Sipas raportimeve, Rama është larguar me komisioneren për zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila ndodhet në vendin tonë në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor nesër në Tiranë.

V▪︎es 30-vjeçari shqiptar në Angli/ Flinte në koshat e mbeturinave, u shtyp nga kamioni. Miqtë e kishin braktisur

Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sajmir Beca, ka humbur tragjikisht jetën pasi u shtyp nga një kamion mbeturinash në Northampton të Anglisë.

The Sun raporton se 30-vjeçari po flinte brenda një koshi plehrash. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 tetor në Rrugën Wellington, ku fqinjët raportuan se u zgjuan nga britma të forta në orët e para të mëngjesit.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e transportuan me urgjencë Sajmirin drejt Spitalit të Coventry-t. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më 6 nëntor.

Miqtë e tij, të tronditur nga humbja, treguan se Sajmiri kishte kërkuar më herët strehë tek persona të ndryshëm, por pasi nuk gjeti një vend ku të qëndronte, përfundoi duke fjetur në rrugë.

Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Ekzekutoi të fortin Naim Zyberi, si u lirua nga burgu Gerd Gjinerari dhe u zhduk pa gjurmë

Kur një vendim gjykate liron të dënuar përjetë, ndërsa të tjerë vuajnë dënime të plota për krime më të lehta, mesazhi që përcillet është i qartë: drejtësia funksionon ndryshe në varësi të emrit dhe lidhjeve të të dënuarit.

Një prej personazheve të liruar është Gerd Gjinerari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e “të fortit” të Tiranës, Naim Zyberi, ngjarje e ndodhur në Itali.

Gjykata mbështeti vendimin e saj në një raport të thelluar të Shërbimit të Provës dhe një vlerësimi të sjelljes së tij gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit. Raporti nga burgu përmend angazhimin e Gjinerarit në aktivitete rehabilituese, përfshirë edukimin dhe pjesëmarrjen aktive në proceset e grupit të mbikëqyrjes.

Një tjetër komponent i rëndësishëm që ndikoi në vendimin e gjykatës ishte fakti që Gjinerari ka arritur të stabilizojë marrëdhëniet me familjen e viktimës dhe ka shprehur pendesë për veprën e tij.

Por, vendimi për liri, u konsiderua gjerësisht si i dyshimtë dhe me shkelje. Për këtë Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi një hetim disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo, i cili kishte aprovuar lirimin.

ILD u vu në lëvizje pasi sipas ligjit, Gerd Gjinerari nuk plotësonte asnjë nga kushtet për të përfituar nga lirimi me kusht. Ai ishte një i dënuar për vepra penale të rënda dhe ishte përsëritës, kriter ky që e bënte të papërshtatshëm për një lehtësim të mundshëm të dënimit. Përveç kësaj, vendimi për lirimin e tij ishte në kundërshtim me provat që ishin administruar gjatë procesit gjyqësor dhe me rrethanat që kishin dalë në dritë.

“Është e rëndësishme të theksoj efikasitetin e masin standardet jo numrat. Por edhe standardet e nisjes së hetimit disiplinor. Ka një debat ndoshta edhe për çështjen e nisjes se hetimit disiplinor me nismë nga ILD, për shkak të publikimeve në media, ka ndodhur në disa raste që ILD ka nisur hetim për këto shkaqe. Ka ndodhur prapë që për shkak të këtyre hetimeve ka përfunduar me procedim disiplinor në këshillat përkatës të jenë marrë dhe masa”, u shpreh Artur Metani.

Sipas verifikimeve të kryera, gjyqtari kishte shpërfillur edhe praktikën e tij të mëparshme në trajtimin e kërkesave të ngjashme, duke dhënë një vendim të gabuar që krijoi një precedent të rrezikshëm për sistemin e drejtësisë.

Pas gjashtë muajsh, vendimi i lirimit të Gerd Gjinerarit u rrëzua nga Gjykata e Apelit të Korçës, por ai nuk u rikthye kurrë pas hekurave, pasi kishte humbur çdo gjurmë, duke mos u paraqitur asnjë ditë as në Shërbimin e Provës. Edhe sot ai vijon të jetë ende në arrati.

Sipas ILD-së ky rast ngriti një sërë shqetësimesh, jo vetëm për mënyrën e trajtimit të çështjes në Gjykatën e Korçës, por edhe për cilësinë e vendimeve në të ardhmen. Rasti mund të merrej si referim nga magjistratët e tjerë për të marrë vendime të ngjashme pa respektuar ligjin dhe rregullat.

“Përpara disa vitesh të paktën 2 vjet me parë ne kishim një urdhër të ministrit të drejtësisë në fuqi që vlerësimet e sjelljes që harron stafi i burgjeve duhet të miratohen Ministri i Drejtësisë pra ai ishte një filter i dytë përveç vlerësimit që bën stafi duhet të kalonin edhe nga një ekip, nga një komision në Ministri. Kjo ishte një lloj filtri pikërisht për te shmangur nga ana e stafit keqpërdorim të funksioneve te detyrës, vlerësime të pamerituara dhe vlerësime subjektive”, u shpreh zv. drejtori i burgjeve, Fehmi Sufaj.

“Dhënia e me shume te drejtave të karakterit ekzekutiv autoritetit të burgjeve është një version i pranueshëm në mënyrë të konceptuari të rregullimit ligjor ekzekutivo-penal. Jam dakord që ti jepen tagra me shume burgjeve. Çka nuk e ç’bën edhe rolin e gjykatës”, u shpreh avokati Ardian Visha.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka evidentuar një sërë shkeljesh të rënda nga ana e gjyqtarit Kuqo. Ato përfshijnë një zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedurial, referenca kontradiktore që nuk përputheshin me provat dhe faktet e administruara gjatë procesit gjyqësor, si dhe një mosrespektim të kritereve ndaluese të lirimit me kusht. Kritere të qarta për ata të dënuar për krime të rënda, veçanërisht për përsëritësit.

Në përfundim të hetimit, ILD kërkoi që Këshilli i Lartë Gjyqësor të merrte masat e duhura dhe të fillonte procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo për shkeljet që ai kishte kryer. Gjyqtari Kuqo është akuzuar për shkelje shumë të rënda disiplinore, të cilat diskreditojnë pozitën dhe figurën e tij si magjistrat dhe e bëjnë të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën e tij. Në fund, ai u shkarkua nga detyra.

Më 11 qershor 2020, në një atentat mafioz u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit, Hekuran Billa, i liruar nga burgu 1 vit përpara ekzekutimit. Kjo ngjarje, është dëshmi e fortë e një prej pasojave që sjell procesi i dyshimtë i lirimeve me kusht.

Kur vendimet jepen pa meritë dhe pa përgjegjësi, nuk janë një mundësi për rehabilitim. Janë një lojë fati, ku shpesh humbja është e pashmangshme. Billa ishte një nga ata që përfitoi nga ky sistem, por për të, kjo nuk ishte një dhuratë, ishte një dënim i maskuar si liri.

Po të mos ishte liruar nga burgu, Hekuran Billa sot mund të ishte ende gjallë. Ndoshta pas hekurave, por ende në jetë. Fati i tij nuk do të ishte vulosur nga plumbat, por nga drejtësia që dikur i dha një dënim të përjetshëm. Një vendim gjyqësor dhe një prokuror që zgjodhi të heshtë i dhanë mundësinë të dilte i lirë. Një hap që e çoi drejt vdekjes.

“Ndërkohë qe ne nuk kemi parë ndonjëherë qe në burgje të këtë persona adapt profesionista, të cilët mund me të vërtetë të tregojnë sjelljet dhe reagimin pozitiv që duhet të kenë nesër pasnesër në shoqëri, individë të caktuar që janë nëpër ato institucione siç mund të ishin p.sh ekspertë antropologë të cilët studiojnë sjelljet e njerëzve dhe të na jepnin një databaze të saktë te këtyre personave”, u shpreh avokati Bledar Meminaj.

Në vendimin e marrë në shkurt të vitit 2019 nga gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha, argumentohej se viktima kishte sjellje të mirë në burg, kishte kryer një pjesë të dënimit si dhe nuk kishte asnjë masë disiplinore. Ai konsiderohej i gatshëm për riintegrimin në shoqëri.

Por, një vit më vonë, Hekuran Billa u ekzekutua në mes të Tiranës, në një atentat të mirëorganizuar. Fati e kishte ndjekur deri në atë moment, por nuk mundi ta mbrojë më.

Hetimet që pasuan këtë ngjarje zbuluan se lirimi i Billës nuk ishte një vendim i zakonshëm, por një skandal i drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi një hetim disiplinor ndaj gjyqtares dhe prokurorit.

“Në asnjë rast ILD nuk mund të marrë as kompetencën e Kuvendit në kuptimin e ushtrimit të pushtetit legjislativ, por as pushtetin ose funksionin e gjykatave apo prokurorive. Unë mendoj që ILD me këtë tematikë inspektimi ia ka dalë më së miri pasi rekomandimet e bërë përfshi edhe ato për Gjykatën e Lartë dhe identifikimi i shkeljeve të magjistratëve ka bërë që sot që gjyqtare e prokurorë të jenë më të kujdesshëm në zbatimin e këtij instituti”, u shpreh Artur Metani.

Dokumentet të siguruara nga Inside Story tregojnë se procesi i lirimit të Hekuran Billës nga burgu ishte shoqëruar me një seri shkeljesh ligjore. Referuar hetimit disiplinor, një rol kyç kishte prokurori Bujar Memia i cili nuk kishte ushtruar asnjë ankimim kundër vendimit të gjykatës për lirimin me kusht të Billës.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë u provua se: Prokurori Bujar Memia nuk e kundërshtoi lirimin e Billës, edhe pse ky i fundit kishte qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Britaninë e Madhe./Inside Story

VIDEO

Κrim i rë ndë në Itali, υëllai υre t motrën: “Nuk e duroja dot më”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Napolin, ku një 25-vjeçar telefonoi numrin 112 për të rrëfyer se kishte vrarë me thikë motrën e tij.

Kur karabinierët mbërritën në banesë, gjetën të pajetë 23-vjeçaren Noemi Riccardi, ndërsa vëllai i saj, Vincenzo Riccardi, pranoi menjëherë autorësinë e sulmit, duke deklaruar se kishte vepruar në një “gjendje çmendurie”.

Sipas hetuesve, menjëherë pas krimit ai ka bërë edhe një video-telefonatë me nënën, duke i treguar trupin e vajzës. Karabinierët e stacionit të Nolas e arrestuan 25-vjeçarin në vendngjarje, ndërsa Prokuroria hapi hetimin për të zbuluar motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Burime hetimore bëjnë të ditur se si Vincenzo, ashtu edhe motra e tij Noemi, trajtoheshin në të njëjtën qendër të shëndetit mendor në Nola. Hetimet po fokusohen tani në historikun e tyre mjekësor dhe në dinamikën familjare që mund të ketë çuar në krimin e rëndë.

Telefonata alarmuese erdhi nga vetë autori i dyshuar, i cili njoftoi se kishte therur motrën me thikë. Forcat e rendit e gjetën ende brenda banesës, në gjendje të rëndë agjitacioni, pa tentuar të largohej. Mjekët e emergjencës mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e të resë.

Sipas vlerësimeve paraprake, Noemi është goditur me thikë të paktën gjashtë herë. Arma e krimit, një thikë kuzhine, u sekuestrua në vendngjarje. Në momentin e sulmit, nëna e tyre nuk ndodhej në shtëpi.

“Isha i acaruar, nuk mund ta duroja më”, mësohet t’u ketë thënë Vincenzo oficerëve, ndërsa versioni i tij po verifikohet në detaje.

Noemi Riccardi, 23 vjeçe, jetonte me nënën dhe vëllain e saj në të njëjtin apartament. Vincenzo, 25 vjeç, nuk rezulton të ketë pasur më parë precedentë për dhunë në familje. Prokuroria po punon për të rindërtuar të shkuarën familjare dhe çdo element që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të motivit.