Rriten tensionet / Sulmohet në Rusi ambasadori i Polonisë

Ambasadori polak në Rusi, Krzysztof Krajewski, u sulmua në Shën Petersburg.

Për fat të mirë ai shpëtoi pa u lënduar, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Shërbimit të Mbrojtjes së Shtetit të Polonisë (SOP). Incidenti, më i rëndë nga sulmet e tilla në vitet e fundit, u konfirmua nga Ministria e Jashtme polake.

Sipas gazetës Gazeta Wyborcza, Krzysztof Krajewski ishte në Shën Petersburg për t’u takuar me diasporën polake vendase, për shkak të përvjetorit të Pavarësisë së Polonisë. Gjatë vizitës, kur po shkonte në kishë, ambasadori u rrethua nga një grup “aktivistësh” që bërtisnin slogane anti-ukrainase.

Grupi i aktivistëve filloi ta mallkonte ambasadorin dhe u përpoq ta godiste, por burrat e sigurisë reaguan menjëherë dhe e penguan atë të lëndohej.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme polake, “ishte sulmi më serioz i këtij lloji në shumë vite dhe vetëm ndërhyrja e rojeve parandaloi rrahjen e ambasadorit”.

Qeveria polake shprehu mosmiratimin e saj për sulmin dhe “agresivitetin” e grupit të protestuesve.

Në shenjë proteste, Ministria e Jashtme polake thirri ambasadorin rus në Varshavë për shpjegime, ndërsa njoftoi marrëveshjen për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Gdansk dhe lëvizjen e kufizuar të diplomatëve rusë në Poloni.

ALARM gjatë fluturimit Luton–Tiranë/ Pesë pasagjerë bien pa ndjenja, avioni i Wiz Air devijon në Mynih dhe kthehet në Londër!

Një avion i nisur nga Londra me destinacion Tiranën nuk ka mbërritur ende në Shqipëri pasi në Gjermani ka devijuar rrugën.

Avioni i Wiz Air i nisur nga Luton Airport pritej të mbërrinte në Rinas në orën 10:55, por në Mynih avioni ka devijuar rrugën dhe është kthyer në destinacionin fillestar, Londër.

Raportohet se 5 pasagjerë janë sëmurur papritur me gjendje të fikëti dhe sapo ekuipazhi ka njoftuar pilotin ai ka devijuar rrugën për t’u kthyer në Londër pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana.

Avioni ka mbërritur në aeroport dhe 5 ambulanca ndodhen në pistë duke pritur pasagjerët e sëmurë, të cilét nuk dihet çfarë u ka ndodhur.

ALARM gjatë fluturimit Luton–Tiranë/ Pesë pasagjerë

Ndërkohë pasagjerët e tjerë pritet të nisen drejt Tiranës më vonë dhe kjo ka shkaktuar vonesa edhe për pasagjerët që do udhëtonin nga Tirana drejt Londrës.

“Teze më bej një foto firmës tënde dhe ma nis”/ Zbardhen përgjimet, ish-kreu i ARRSH firmoste transfertat për ‘DAAM shpk’!

Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka hedhur dritë mbi fakte të reja lidhur me krahun e djathtë të Belinda Ballukut, Evis Berberin, i cili sipas SPAK vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk.

Kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun, nga sot e pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes.

Në një pjesë të dosjes theksohet se: “Shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë”.

Në  dokumentin hetimor, theksohet se Berberi udhëzon shtetasin Ervis Lami kur dhe si të veprojë me pagesat e tatimeve, në mënyrë që të shmangë gjobat. Po ashtu angazhohet të realizojë transfertat, të cilat i siguron me anë të të motrës, Elektra Berberi e cila punon në bankë.

Kjo e fundit i thotë se shkresat për firmosje do ja çojë tek shtëpia e mamasë së tij. Ndërkohë që shitja fiktive e kompanisë DAAM shpk sipas përgjimeve të SPAK rezulton të jetë bërë shtetases Brunilda Buli, të cilës Evis Berberi i drejtohet si “Teze”.

“Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis! Ne What app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “”, thuhet në përgjimet e SPAK .

Ndërkohë që transferta e Berberit është finalizuarnë adresë të një kompanie tjetër: “Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19″”

Pjesë nga dosja e SPAK:

Kohë në të cilën shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë, siç rezulton nga bisedat, si më poshtë:

Në datën 11.02.2019, në orën 09:33, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Ervis Lami, urdhër pagesën në vlerën 293,913 lekë për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

Në orën 13:27, Evis Berberi: “Mos me harro Tatim fitimin sot se ha gjobe”.

Në orën 13:27, Ervis Lami: “Atje po iki”.

Në orën 13:28, shtetasi Evis Berberi: “Thanks”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 11.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie, është kryer pagesa në vlerën 293,093 lekë, në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me përshkrimin “tat i thj mbi fitim janar-dhjetor 2018”.

Në datën 13.02.2019, në orën 11:40, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Do besh nesër një kërkese për 21 mije € Ne mënyre qe ti thyjm për te bere pagesën?”.

Në orën 11:40, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 11:40, Ervis Lami: “Edhe ti fusim ne banke ti kemi gjendje?”.

Në orën 11:40, shtetasi Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 11:40, Ervis Lami: “Oki”.

Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms motrës së tij, shtetases Elektra Berberi (punonjëse e bankës Raiffeisen gjatë kohës së komunikimeve): “Me bej kërkese për 21000 euro nesër”.

Në orën 11:57-11:58, Elektra Berberi: “Ok Do vish vet?? Se ke një formular pa firme. Apo ta çoj te mami dhe e firmos atje?”.

Në orën 11:58, Evis Berberi: “Çoje te mami”. Në orën 11:58, Elektra Berberi: “Ok”.

Më pas në orën 13:13, Elektra Berberi: “Ta bëra rezervimin, deri ne 30,000 euro tërheq kështu qe je ok. Pa komision eshte.”.

Në orën 13:13, Evis Berberi: “Ok thanks”.

Në orën 13:16, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Ervis Lami: “E bera kërkesën! Neser I ke gati”.

Në orën 13:16, Ervis Lami: “Oki shoku”.

Në datën 25.02.2019, në orën 08:26, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Thuaj pak motres per 30 mijë”.

Në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi: “Ok Transferte?”.

Në orën 08:44-08:45, Ervis Lami: “Pagese fature pjesore. Do ja nis une me foto faturen”

Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok?

Shtetasi Evis Berberi: “Fola”. Coja”.

Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19”,

Në datën 07.03.2019, në orën 09:20, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi:

“Mirmengjes. Me duhet nje firme e Brunildes. Me foto. Dhe passëordi emailit Daam”.

Në orën 09:29, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetases Brunilda Buli: “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis!

Ne Whats app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “./News24

Fundjava sjell dëborën, temperaturat bien ndjeshëm

Orët e vona të mbrëmjes do të rikthejnë sërish reshje intensive në disa qarqe të vendit pas përmbytjeve në dy ditët e fundit nga moti i keq.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, situata mbetet alarmante në Vjosë për shkak se reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së premte.

Sipas parashikimeve, në fundjavë ulen temperaturat duke sjellë reshje bore në veri.

“Do të jenë qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës, ku pritet të kemi reshje intensive dhe lokalisht shkojnë deri në shumë intensive, ndërsa në qarqet Shkodër, Korçë dhe Berat priten që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Në të gjitha qarqet do të jenë të shoqëruara me stuhira. Në fundjavë pritet dëborë”, është shprehur Anira Gjoni, specialiste e IGJEO.

Rama takim me komisioneren e BE-së, Marta Kos në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos në Kryeministri.

Ende nuk ka detaje se për çfarë po diskutojnë Rama e Kos, por ky takim vjen në vigjilje të Samitit të Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet nesër në Tiranë.

Nesër, Shqipëria do të mirëpresë Samitin me temë: “Plani i Rritjes, Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”).

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja Marta Kos do të zhvillojnë diskutime thelbësore mbi këtë plan, i cili ka për qëllim integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Samiti, që pritet të jetë një pikë kthese në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian, do të zhvillohet të premten në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 20 nëntor 2025

Dashi

Do doni ta mbani gjithë kohës pas vetes sot atë qe keni ne krah dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij. Secili ka nevoje për pak me tepër liri dhe pavarësi. Beqaret ka rrezik te joshen dhe te bien pre e intrigave te një personi aspak te përshtatshëm. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te hidhni çdo lloj hapi ne mënyrë qe te mos keni vështirësi me vone.

Demi

Duke filluar qe sot gjerat do ndryshojnë ne jetën tuaj ne çift. Do jeni largpamës dhe shume me tolerante sesa kohet e fundit. Beqaret do lodhen paksa, por ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin e përshtatshëm. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do ju mbështetë gjithë kohës. Nuk pritet asnjë problem, mjafton qe ju te shpenzoni me maturi.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e favorizuar gjate kësaj dite. Do arrini t’i sqaroni te gjitha keqkuptimet qe keni pasur me partnerin dhe do dashuroheni si ta ndieni. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare. Emocionet do jene akoma me te mëdha. Financat nuk do kenë përmirësime, por te paktën mundohuni t’i mbani te stabilizuara.

Gaforrja

Dashurohuni ashtu si ta ndjeni me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mos mendoni për asnjë gjë tjetër. Do ndiheni mjaft mire. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te kërkuar dashurinë dhe për te pranuar ftesa. Te tjera çështje do jene shume here me te rëndësishme për ta. Financat do jene disi delikate. Mundohuni te merrni sa me shpejt masa.

Luani

Do dashuroheni plot pasion gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Do kaloni çaste fantastike. Beqaret do kenë disa surpriza te këndshme te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do arrini t’i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet dhe do mendoni vetëm për t’u pasuruar dalëngadalë.

Virgjeresha

Jo vetëm qe jeta juaj ne çift do jete gjithë kohe e mbrojtur, por pritet te merren edhe vendime te rëndësishme. Tashme do jeni te sigurte për ndjenjat tuaja dhe pe rate qe doni te bëni. Beqaret do realizojnë takime pa fund, por asnjeri nuk do jete ne lartësinë e duhur. Gjendja e te ardhurave do vazhdoje te jete e qëndrueshme. Mos bëni asgjë qe ta ndryshoni situatën.

Peshorja

Ne dashuri jo çdo gjë do shkoje si e kishit imagjinuar. Debatet dhe mosmarrëveshjet e vogla nuk do mungojnë ne disa momente te ditës. Beqaret do kalojnë çaste emocionuese fale disa takimeve te mrekullueshme qe do realizojnë. Buxheti do jete gjithë kohe i ekuilibruar. Do e dini mire sa te shpenzoni ne mënyrë qe situata te mos dale jashtë kontrollit.

Akrepi

Sot do keni mundësi t’i tregoni atij qe keni ne krah gjithë dashurinë qe ndjeni për te. Edhe ai nga ana tjetër do përkujdeset mjaft dhe do ju beje te ndiheni sa me mire. Beqaret do kenë plot takime, por duhet te tregohen sa me te matur. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire. Beni shume kujdes me çdo lloj shpenzimi qe te kryeni.

Shigjetari

Do jeni shume ne humor gjate kësaj dite dhe do i hapni rruge here pas here partnerit. Ne mbrëmje do ketë edhe ndonjë surprize. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm, por duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar. Ne këtë mënyrë do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Financat do jene aq te mira saqë do keni mundësi te kryeni edhe shpenzime.

Bricjapi

Do jeni shume kureshtare sot juve qe keni një lidhje dhe do i kërkoni partnerit te provoni gjera te reja. Ai do ua plotësojë pjesën me te madhe te dëshirave dhe do ndiheni mjaft mire. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te ndryshuar status edhe pse do iu jepen mundësi pa fund. Gjendja financiare do vije duke u përmirësuar dalëngadalë.

Ujori

Shfrytëzojeni çdo moment sot kur te jeni pranë atij qe dashuroni sepse jo çdo dite është e njëjtë. Do pendoheni me pas për gjerat qe nuk i keni bere. Beqaret do kërkojnë pa fund personin e duhur, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Financat do filloni dalëngadalë t’i përmirësoni fale një strategjie strikte qe do ndiqni gjithë kohës.

Peshqit

Kjo e sotmja do jete një dite shume e veçante sot për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Marrëdhënia ne çift do jete harmonike dhe ne mbrëmje priten surpriza. Beqaret do realizojnë disa takime dhe mund te fillojnë edhe një histori te bukur dashurie. Çdo gjë do varet pre tyre. Ne planin financiar do i rregulloni një nga një te gjitha problemet qe keni pasur.

Jo, fajin nuk e ka më Saliu, Bollino: Ja kush jane fajtoret qe Rama eshte ne Pushtet

Nga Carlo Bollino

Protestat e Berishës në nivelin e Këlliçit para Bashkisë: një grusht njerëzish me të njëjtat pankarta!

As stilin e pankartave s’ka dashur ta ndryshojë: Sali Berisha ka vendosur të kopjojë fiks modelin e protestave të Belind Këlliçit para Bashkisë, duke imituar madje edhe tabelat e kuqe e të zeza që mbanin protestuesit, sot si një vit më parë. Të përdorësh fjalën “protestues” është e tepërt. Në të vërtetë bëhet fjalë për një grusht deputetësh dhe punonjësish të PD-së, partinë që Berisha e ka katandisur nga ish-forca më e madhe opozitare në një OJF deputetësh pa asnjë mbështetje mbarëpopullore.

“Qëllimi i protestës nuk ishte masiviteti”, tha Berisha në rrëfimin e tij televiziv, duke u përpjekur të justifikojë në mënyrë patetike dështimin e tubimit të organizuar mbrëmë para Kryeministrisë. Por ta përgënjeshtronte u kujdes Syri, televizioni i familjes, i cili ëndërronte masivitet dhe që madje titulloi: “Mijëra protestues i bashkohen thirrjes së opozitës para Kryeministrisë”. Në realitet nuk ishin më shumë se 200 vetë (pothuajse të gjithë burra), saktësisht si në protestat e para të Këlliçit. Në protestat e fundit para Bashkisë kishin mbetur rreth njëzet mbështetës të paguar e të lodhur, dhe mjafton kjo për të parashikuar fatin e strategjisë së dështuar që Berisha ka vendosur të ndjekë.

Që nga sot, për rreth një orë çdo javë, i njëjti rreth shërbëtorësh do të mblidhet para Kryeministrisë, gjyshi-Berisha do të kërcënojë me revoltë kombëtare dhe pastaj të gjithë në shtëpi. Së shpejti do lodhen edhe ata, dhe gjithçka do të shuhet, si “Mosbindja e Madhe Civile Pa Ndërprerje” e shpallur nga Berisha dhe Noka, për të cilën nuk ka mbetur më asnjë gjurmë pas shfaqjes së parë.

Berisha vazhdon të mos mësojë nga gabimet e tij, dhe Partia Demokratike, për shkak të tij, po fundoset duke tërhequr me vete shpresat për të pasur në vend një opozitë të fortë e të besueshme. Si në kohën kur bashkëpunonte me Ramiz Alinë duke refuzuar të hiqte emrin “Enver Hoxha” nga universiteti dhe duke e quajtur ende “shoku Ramiz” për t’i garantuar një tranzicion të butë, ashtu edhe sot Berisha duket sikur i është vënë në shërbim Edi Ramës, duke i dhuruar pushtet absolut pa asnjë alternativë.Por në kohën e protestave studentore, Berisha mashtroi opinionin publik dhe ëndrrën e studentëve, sepse kishte planin t’i  siguronte vetes një të ardhme politike si lider absolut. Po tani? Çfarë ëndërron sot Sali Berisha? Në këmbim të çfarë vazhdon të tradhtojë ëndrrat e popullit opozitar?

E vërteta është se Berisha nuk ëndërron më asgjë sepse, duke ditur që nuk ka asnjë të ardhme politike përpara, ajo që i intereson është vetëm të mbrojë të shkuarën e tij. Arsyeja nuk është imuniteti, të cilin për vite me radhë e kishte objektiv duke pushtuar rolin e liderit të opozitës. SPAK ka treguar se nuk ka asnjë imunitet për Berishën dhe familjen e tij, veç sikletit dhe kujdesit të zakonshëm që drejtësia historikisht i ka rezervuar, duke pasur frikë nga dhuna e tij fizike dhe egërsia verbale e bazuar te shpifja. Berisha mund të vazhdojë të sillet me bullizëm edhe pa e mbajtur peng PD-në, dhe drejtësia do të vazhdonte ta druante njësoj. Vendimi për ta fundosur Partinë Demokratike mbështetet pra vetëm te vizioni i tij arkaik e patriarkal i bajraktarit që e konsideron veten pronar të padiskutueshëm të fisit të vet, me pushtet jete e vdekjeje mbi secilin prej anëtarëve.

Partia Demokratike është fisi i tij, dhe anëtarët e deputetët e saj pranojnë (ose durojnë) të njëjtën rregull patriarkale. Besojnë se po vdiq bajraktari, nuk do të ketë të ardhme për ta dhe as rrogë deputeti. Nuk kuptojnë se mbijetesa e tyre varet pikërisht nga largimi i tij, sepse nëse Berisha mbetet në krye, në zgjedhjet e ardhshme do zhduken edhe vetë ata.

Fajtor, pra, nuk është më vetëm kryetari, por të gjithë ata që ende e rrethojnë. Mbaroi koha e batutës “fajin e ka Saliu”. Jo, fajin e kanë të gjithë ata që e mbështesin ende si shërbëtorë të verbër. Faji është tek ato pak dhjetëra deputetë dhe funksionarë partie që mbrëmë u mblodhën në bulevard, te këmbët e bajraktarit të tyre, vetëm për t’i bërë të besojë se është ende ai lideri, siç ndodhte në ditët e fundit të Benito Musolinit. Siç ndodh gjithmonë me çdo diktator në ditët e fundit, i izoluar nga vendi i vet, por që ngushëllohet duke parë pak shërbëtorët e mbetur besnikë që e mashtrojnë duke i treguar se nuk është ende vetëm.

Rezultatet zgjedhore të 9 nëntorit në 5 bashkitë ku u votua, përputhen në mënyrë perfekte me pamjet e bulevardit bosh të mbrëmjes së djeshme. Janë rezultate dhe imazhe që nxjerrin në pension sondazhistët, sepse Partia Demokratike e Sali Berishës është tashmë humbëse pa asnjë mundësi rikthimi. Është një forcë e mposhtur që në nisje dhe që nuk premton më asnjë surprizë. Braktisja e kutive dhe e sheshit tregon se militantët e opozitës kanë reshtur së ëndërruari. Ata, ndryshe nga shërbëtorët e verbër që qëndrojnë për oportunizëm në oborrin e Berishës, nuk besojnë më te bajraktari. Populli opozitar ka folur, dhe ai tregon se është më i emancipuar dhe se është më i mirë se ata që pretendojnë ta përfaqësojnë.

Legjenda , Robert De Niro do të luajë në një film te madh per shqiptaret! Ja çfarë roli do të ketë aktori i shquar

Legjenda e Hollivudit, Robert De Niro, do të marrë pjesë në një projekt të veçantë filmik që do të xhirohet pjesërisht në Kosovë, duke sjellë për publikun ndërkombëtar një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së vendit. Filmi përqendrohet në Luftën e Kosovës dhe Masakrën e Reçakut, duke pasqyruar dhimbjen dhe qëndresën e popullit kosovar.

Sipas producentit Fitim Krasniqi, ky projekt synon të tregojë historinë e familjeve të prekura nga konfliktet dhe të shndërrohet në një urë kulturore mes Kosovës dhe audiencave globale. De Niro do të luajë rolin e babait të Krasniqit, duke i dhënë jetën një personazhi të bazuar në ngjarje reale.

Krijuesit e filmit planifikojnë të përfshijnë edhe aktorë të tjerë të njohur ndërkombëtarë, ndërsa xhirimet në Kosovë do të fillojnë në vitin 2026. Ky është hera e parë që një yll i nivelit të De Niros merr pjesë në një film që lidhet drejtpërdrejt me historinë e Kosovës, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe pritshmëri pozitive.

Projekti synon të sjellë emocionet, rezistencën dhe historinë e vendit për publikun global, duke i dhënë një zë ndërkombëtar tregimit të Kosovës

Fantazma e 21 Janarit: Çfarë tradhtuan te “kafsha e rrallë politike”, gabimi me datat dhe nervozizmi i dukshëm pas daljes nga SPAK

Nga Orgen Peci

Për 14 vite me radhë, 21 Janari ka qenë “elefanti në dhomë” i politikës dhe i drejtësisë shqiptare. Një plagë e hapur që rridhte akuza politike, por që ishte mpiksur juridikisht me dënime qesharake për gardistë të dorës së dytë.

Sot, pamja e Sali Berishës duke hyrë në SPAK për të dëshmuar mbi ato katër vrasje, shënon një thyerje tektonike të status quo-së. Për dy orë, ish-Kryeministri u përball jo me akuzat për pronat e panumërta të vajzës dhe dhëndrit apo procedurat e privatizimit, por me hijen më të rëndë që e ndjek pas: akuzën për një krim shtetëror.

“Pakujdesia” vs “Urdhri për Vrasje”

Deri më sot, drejtësia e vjetër e kishte paketuar 21 Janarin si “vrasje nga pakujdesia”. Kjo narrativë u godit pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, e cila urdhëroi drejtësinë e re shqiptare të hetojë zinxhirin komandues.

Paraqitja e Berishës këtë të enjte në SPAK nuk është thjesht procedurë – është zbatimi i atij urdhri ndërkombëtar. Sipas këtij Prokurorët e Posaçëm nuk mund të kërkojnë më se kush e tërhoqi këmbëzën – atë e dimë. Ata duhet të kërkojnë përgjigjen e pyetjes që ka trembur politikën shqiptare për një dekadë e gjysmë: Kush dha urdhër për të qëlluar mbi turmën?

Fokusi i hetimit tek komunikimet me ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, dhe misteri i serverave të fshirë të Kryeministrisë, tregon se SPAK po tenton të rindërtojë atë që njihet si “mens rea” (qëllimi kriminal) në nivelet më të larta të shtetit.

Strategjia? E njëjtë deri në lodhje: Mbrojtja përmes sulmit

Edhe nën presionin e dy dosjeve të rënda, Berisha mbetet “kafshë politike” e një lloji të rrallë. Qëndrimi i tij pas daljes nga SPAK ishte i qartë: ai nuk do të mbrohet juridikisht, por politikisht duke sulmuar.

Duke e cilësuar 21 Janarin si një “grusht shteti” të organizuar nga Edi Rama, Berisha po përpiqet të bëjë dy gjëra:

Të legjitimojë dhunën e shtetit: Duke argumentuar se Garda mbrojti institucionet nga një puç, ai justifikon përdorimin e armëve si akt kushtetues dhe jo si vrasje.

Si dhe të relativizojë akuzën: Duke kërkuar hetimin e Ramës si organizator, ai tenton ta kthejë procesin në një “barazim fajesh” politik, ku të dyja palët janë përgjegjëse për gjakderdhjen.

Megjithatë, “lapsusi” i tij me datat (21 janarit iu referua si 11 janari) dhe nervozizmi i dukshëm tradhtuan faktin se kjo dosje peshon shumë më rëndë se ajo e “Partizanit”. Nëse “Partizani” është çështje parash dhe firmash, “21 Janari” është çështje gjaku.

A dënohet “lideri i opozitës”?

Marrja në pyetje e Berishës për 21 Janarin dërgon një sinjal që shkon përtej personit të tij. SPAK ka tani mundësinë të na dëshmojë se pavarësisht kritikave për ritmin apo selektivitetin, ka filluar të prekë aty ku politika shqiptare kishte vendosur një pakt të pashkruar mos-sulmimi.

Më optimistët mendojnë se lër herë të parë, politika shqiptare nuk e ka më luksin të vendosë kapakun mbi të vërtetën. Sipas tyre, Kutia e Pandorës u hap, dhe askush, as “doktori” që dominoi skenën për 34 vite, nuk mund ta mbyllë më atë.

Por sot për sot Berisha është në SPAK si “person që ka dijeni”. Mbase në diskursin publik kufiri ndarës mes dëshmitarit dhe të akuzuarit për këtë çështje është më i hollë se kurrë. Por duhet të bëhet i tillë edhe juridikisht.

Nëse hetimi arrin të provojë se urdhri për zjarr erdhi nga zyra e Kryeministrit, apo se provat u manipuluan me urdhër politik, do flasim për rishkrimin e historisë së tranzicionit shqiptar.

Sigurisht ai që që ndodhej në atë zyrë në 21 janar do vazhdojë me të vetën duke e trajtuar çdo avancë të hetimit si sulm, burgosje apo dënim të një “lideri të opozitës”.

Në të vërtetë statusi “lider i opozitës” është bërë oksigjeni i vetëm që mban në këmbë Sali Berishën në PD, jo si drejtues që e çon partinë drejt pushtetit, por si barrikadë personale përballë drejtësisë.

Për t’i garantuar vetes këtë status, ai ka mbajtur peng opozitën, duke e kthyer PD-në nga një alternativë qeverisëse në një mjet mbrojtjeje personale. Ky titull i jep një imunitet moral për momentin por jo votat. Ai e di mirë këtë.

Kjo ka çuar në zhdukjen e çdo shansi real që PD të rikthehet në pushtet: një parti që funksionon si strehë politike për një njeri të vetëm nuk mund të jetë alternativë për askënd tjetër. Në thelb, beteja nuk është më mes mazhorancës dhe opozitës, por mes nevojës së një njeriu për të ruajtur statusin e tij dhe të ardhmes të një partie që po zhytet gjithnjë e më shumë në margjina.

Në çdo rast, Prokurorët e Posaçëm dhe Gjykatësit e Posaçëm është momenti të kuptojnë në qelizë, se koha nuk i shëron të gjitha plagët. Disa prej tyre, si 21 Janari, duhet t’i pastrojë Drejtësia. (Dita)

Pas shiut vjen acari, meteorologia jep lajmin e forte çfarë ndodh me motin gjatë javës tjetër

Sinoptikania Lajda Porja bëri parashikimin e motit për fundjavën dhe ditët në vijim. Sipas saj, të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila ka prekur aktualisht Europën Qendrore.

Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta. Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë të jenë prezente deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.

“Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore veri-lindje do të ketë më shumë dhe më pak qarku i Korçës, do të bien temperaturat. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja në një intervistë televizive.

Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të bien deri disa gradë nën zero.

Të mërkurën e javës tjetër pritet një rritje e temperaturave dhe rikthim i reshjeve, me një fenomen të shkurtër më 27 të muajit, që mund të sjellë reshje të dendura, veçanërisht në veri dhe pjesërisht në qendër.

“Do të kemi episodin e ftohtë i cili do të jetë 0, deri në disa gradë nën zero në zonat malore, të shtunën, të dielën, të hënën dhe deri ditën e martë. Të mërkurën e javës tjetër rriten temperatura, rikthehen reshjet, ka sinjale që data 27 të ketë një tjetër fenomen, i cili fatmirësisht do të qëndrojë shumë pak, por do të sjellë dhe do të prodhojë reshje të dendura. Më shumë është veriu, por kësaj here është pjesërisht edhe qendra.”

Në disa zona ekziston rreziku për përmbytje, për shkak të lagështisë së lartë të tokës pas periudhës së reshjeve. Deri më 28 nëntor, moti pritet të mbetet i paqëndrueshëm.

“Në zona të caktuara do të ketë rrezik për përmbytje, sidomos pas kësaj periudhe ku toka është e tejngopur me lagështirë, edhe sikur një episod i vogël me reshje të bjerë është fatal për zonat që janë përmbytur. Deri nga data 28 moti është i paqëndrueshëm.”