Shiti υίr g jërίnë për një iPhone, 17 υj.eçαres i ndodh e ρaρritura në d homën e hοteΙit …!!!!

Në Kinë, vajzat janë duke e shitur vlrgjërlnë e tyre online.

Një vajzë shkoi në një hotel për të marrë iPhone 17 në këmbim të vlrgjërlsë së saj, por u tr.onditur kur disa burra të zhv.eshur dolën nga banjo dhe e mbajtën atë për sh.trati.

17-vjeçarja, që mbante pseudonimin “Xio Chen”, raportohet se e vendosi vlrgjërlnë në shitje online për 2,500 euro.

Por, duket se ajo nuk e dinte se disa burra do të ishin të interesuar për të.

Për ta shpëtuar vajzën, vlogerja Nana nga Pekini u shfaq dhe iu tha burrave të largohen.

Sipas raporteve, vajza dëshironte një iPhone 8, pasi të gjithë miqtë e saj e kishin një.

Në Kinë, për fat të keq, adhurimi i parasë dhe pasurisë është në rritje tek të rinjtë.

Madje, shumë vende në botë e kanë këtë lloj mentaliteti tani – duke përfshirë edhe ato më të civilizuarat.

Për ta shpëtuar vajzën, vlogerja Nana nga Pekini u shfaq dhe iu tha burrave të largohen.

Sipas raporteve, vajza dëshironte një iPhone 17, pasi të gjithë miqtë e saj e kishin një.

Në Kinë, për fat të keq, adhurimi i parasë dhe pasurisë është në rritje tek të rinjtë.

Madje, shumë vende në botë e kanë këtë lloj mentaliteti tani – duke përfshirë edhe ato më të civilizuarat.

La derën hαρur ρër t’u fr eskυar, e r ejα gjen në mëngjes në s htrαt komshiυn duke …

Një e re eshte gjendur ne nje situate thuajse të pabesueshme.

Një 27-vjeçare e cila jeton në Palermo, Itali gjeti në mëgnjes në shtratin e saj komshiun, i cili i kishte hyrë nga ballkoni.

Policia ka thënë se sipas deklaratës së saj, ajo e kishte lënë hapur derën e ballkonit për t’u freskuar.

Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj komshiun e saj i cili po i prekte trupin.

Ajo tentoi ta largonte dhe më pas nisi të ulërinte. 36-vjeçari u arrestuar ndërsa ajo ndihet ende e shokuar nga ngjarja.

Kjo është 20- υj. eçαrja që u Ιidh me s hokυn e babait (FOTO)

Vajza nga Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me 60-vjeçarin Ress Benson tre vite më parë, ndërsa thotë se tërheqja mes tyre ka qenë e menjëhershme.

Ajo ka deklaruar se pas përfundimit të studimeve, ata pritet të hedhin hapa të mëtejshme, pse jo edhe të martohen.

Leah u njoh me Ress kur ishte vetëm 17 vjeçe, dhe pas kësaj familja e vajzës mbeti e shokur dhe e ndaluan që të takohet me të.

Pasi ndenji një vit pa folur, Leah rivendosi sërish kontaktet me 60-vjeçarin, për shkak se siç thotë ajo, tërheqja për Ress ishte shumë e madhe.

Ata u bënë çift zyrtarisht dy vite më parë, pavarësisht kundërshtive të forta të familjarëve të 20-vjeçares

dhe miqve të saj. Për këtë Iidhje ajo nuk pendohet dhe thotë se ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar. 

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 19 nëntor 2025

Dashi

Do jeni me te dëshirueshëm se kurrë sot na partneri juaj dhe do kaloni momente te paharrueshme pranë tij. Dita do jete si një ëndërr e mrekullueshme. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë shpejt ata qe kane dëshiruar. Për shkak te shpenzimeve te mëdha, situata financiare nuk do jete shume e qëndrueshme. Kujdes!

Demi

Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella sot. Do dashuroheni ne pafundësi dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Edhe beqaret nga ana tjetër do kenë dashuri me shikim te pare, megjithatë nuk duhet te nxitohen për asgjë. Ne planin financiar do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat dhe fatmirësisht nuk do keni as problemin me te vogël.

Binjaket

Do grindeni kot se koti me partnerin tuaj sot dhe dita do jete e paqëndrueshme. Mos i kaloni limitet sepse do futeni ne një tunel te erret. Beqaret edhe pse do kenë mundësi te shumta për takime nuk duhet te bëjnë asnjë çmenduri. Çdo gjë duhet te realizohet ne kohen e vet. Ne planin financiar duhet te merrni masa drakonike sepse përndryshe nuk keni për t’ia dale mbanë.

Gaforrja

Asnjë planet nuk do ndikoje tek jeta sentimentale e çifteve sot, prandaj çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos u tregoni impulsive dhe te paduruar. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do e gjejnë atë qe kane ëndërruar gjithë kohës. Financat nuk do jene te mira dhe kjo do jete një shqetësimi i juaji për gjithë kohen. Tregohuni te kujdesshëm me shpenzimet.

Luani

Sot duhet te merrni ne dorën fatin e jetës suaj ne çift dhe duhet ta përforconi lidhjen qe keni krijuar. Partneri do beje te njëjtën gjë dhe gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do kenë shume mundësi te gjejnë personin ideal. Shume shpejt ata nuk do ndihen me vetëm. Ne planin financiar nuk duhet ne asnjë mënyrë te kryeni shpenzime te tejskajshme sepse do keni shume vështirësi me vone.

Virgjeresha

Do ndiheni mire sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni debate te forta. Te dy do tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm se disa dite me pare. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë personin ideal dhe do ndihen te plotësuar ne këtë plan. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete.

Peshorja

Ata qe janë ne çift do e adhurojnë personin qe kane ne krah dhe do ndihen te gatshëm te bëjnë çdo lloj sakrifice për te qëndruar gjithë kohës me te. Beqaret do takojnë shume persona qe do iu ngjajnë me atë qe kane ëndërruar, por ne te vërtetë nuk do jene te njëjtë. Kujdes me hapat qe do hidhni. Ne planin financiar do iu duhet te merrni vendime te rëndësishme.

Akrepi

Dite e shkëlqyer për te dashuruarit. Momentet e lumtura do jene te shumta gjate kësaj dite kështu qe shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe ua ndriçoje rrugën dhe do iu nxite te tregoheni me te kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari

Edhe pse partneri është shume kokëforte, sot do arrini te rivendosni bashkëpunimin ne çift. Do tregoheni pak me tolerante dhe te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Nëse zemra juaj është ende e lire mundësitë për te gjetur personin e duhur do jene te pakta kështu qe qëndroni me miqtë. Ne planin financiar do përballeni me disa vështirësi. Kujdes!

Bricjapi

Mos kërkoni gjate gjithë kohe te jeni ne qendër te vëmendjes dhe partneri te qëndrojë gjithë kohës me ju sepse nuk do iu plotësohen dëshirat. Çdo gjë e ka një kufi, mos e tejkaloni atë. Beqaret ka mundësi te fillojnë një aventure shume te bukur dashurie. Për financat do jeni paksa te shqetësuar sepse ato nuk do jene ne gjendjen me te mire. Me pak durim dhe kujdes mund t’ia dilni.

Ujori

Nëse kohet e fundit jeni përballur me vështirësi dhe debate te forta ne jetën sentimentale, sot ka ardhur koha t’i zgjidhni ato dhe te qetësoheni. Ai qe keni ne krah do kërkojë falje për gabimet qe ka bere. Beqaret do kenë takime joshëse, por nuk do ndihen te sigurte për te filluar menjëherë një lidhje. Rrethanat nuk do jene te favorshme për përmirësime te financave.

Peshqit

Duhet te tregoheni me te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite nëse doni qe emocionet te jene edhe me te mëdha me vone. Nëse nga ana tjetër jeni beqare duhet te luani me sharmin dhe aftësinë tuaj joshëse. Pritet te keni fat ne dashuri. Ne planin financiar nuk duhet te shpenzoni kuturu sepse do keni probleme shume te mëdha. Tregohuni me largpamës.

Zyrtare/ Shorti i Play Off të Botërorit, Shqipëria njeh rivalët e mundshëm

Tani është zyrtare. Pas ndeshjeve të fundit të kualifikueseve të botërorit, tashmë janë përcaktuar përfundimisht edhe vazot, çka do të thotë se kuqezinjtë janë njohur me kundërshtarët e mundshëm në Play Off të Botërorit.

Duke qënë se jemi në vazon e 3-të, Shqipëria ka si rival të mundshëm në vazon e dytë Poloninë, Çekinë, Sllovakinë dhe Uellsin.

Duke qënë se dardanët janë në një vazo me të besuarit e Sylvinhos, edhe kundërshtarët e mundshëm janë të njëjtë me tanët. Shorti i Play off hidhet me 20 nëntor.

NDARJA NË VAZO NË SHORT

VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

“Si t’ja bëjmë me e kap k… ta rrjepim ta totururojmë”/ Atntati në Rinas, prishje pazaresh apo gditje ndaj Shullazit

Janë bërë të qarta lidhjet mes grupeve rivale të botës së krimit, ndërsa zbulohet se pistat kryesore në lidhje me masakrën janë hakmarrje nga Troplinët e Durrësit mbi faktin që Danbi mund t’u ketë vënë gjobëvënie, ose një hakmarrje nga Durimn Bami mbi ngjarje të së shkuarës.

Pjesë nga dokumentari:

Por cilat janë pistat ku grupi hetues është ndalur në hetimin e vrasjes së Gilmando Danit dhe mikut të tij të ndjerë Muçi Shaljani. Cila ishin përplasjet e Gilmando Danit me grupet e tjera rivale? Dhe a u mor miratimi nga Nikla për ekzekutimin e tij? A është baza e arsenalit të armëve të gjetura në banesën e shtetasit Ylli Zalla, në fshatin Zall në Fushë-Krujë, baza nga ku u furnizuan dhe dolën për qitje, trupa e pushkatarëve që eleminuan Gilmando Danin?
Ylli Zalla që kishte vuajtur më herët një dënim të ngjashëm për armënbajtje pa leje, pasi në banesën e tij iu gjetën armë të shumta zjarri dhe që pas kontrollit të fundit në banesë, ai nuk u gjet aty.

“Në kuadër të operacionit ‘Tracking’, Policia e Tiranës, ka gjetur në banesën e shtetasit Ylli Zalla, një personazh problematik me të shkuar kriminale, një arsenal të tërë armësh. Ku 48-vjeçari dyshohet se në atentatin e ndodhur në Rinas, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka pasur rol ndihmës, për sigurimin e armëve që u përdorën në krimin e rëndë. Ku gjatë kontrollit u gjetën mina me celularë, armë, tritoll, armë automatike dhe pushkë”, deklaron policia e Tiranës.

Por kush ishin banesat e para që u kontrolluan nga policia dhe përse grupi hetues u përqëndrua te ‘të fortët’ e Niklës dhe të Vlorës, konkretisht vëllezërit Valter Bami dhe Durim Bami.

Gilmando Dani i cili siç thamë kishte shumë hesape të hapura, pasi ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 12 vite burgim për akuzën e gjobëvënies ndaj biznesmenit të kompanisë Ylvi Beqja në Tiranë si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit. Ndërkohë që ishte shoqëruar për ngjarje tjera të rënda penale, teksa u mbijetoi dy atentateve mafioze në vitet 2011 dhe 2015. Dani që ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë, në tetor 2024.

Ndërsa kreu i grupit të tij kriminal, Emiljano Shullazi, ndodhet në burg pasi krahas dënimit me 14 vite burgim për gjobëvënie, ai po gjykohet edhe për vrasjen e shtetasve Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi në shkurt të vitit 2005.  Teksa ndaj tij ka një masë sigurie për akuzën e sigurimit të kushteve për të vrarë Marklen Hakën. Grupi i Emiljano Shullazit që ka disa konflikte të hapura me grupin e Marklen Hakës dhe Durim Bamit të njohur si ‘të fortët’ e Niklës si dhe me klanin Troplini në Durrës.

“Lidhur mbi ngjarjen ku humbën jetën Gilmando Dani dhe shtetasi Muçi Shaljani, janë ushtruar kontrolle në banesat e vëllezërve Xhuljan dhe Lefter Kullaj,
Ervin Kodra, Valter Bami, Gentian Koçi, vëllezërve Edion dhe Fatmir Bami si dhe Zyber Bami. Kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku nuk janë gjetur sende të kundaligjshme.

Ndërkohë që shtetasit Valter Bami, Gentian Koçi dhe Zyber Bami nuk janë gjetur në banesë, ndërsa shtetasit Xhuljan dhe Lefter Kullaj, Ervin Kodra, Edison dhe Fatmir Bami, janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë dhe u janë marrë faktorë plotësues të qitjes si dhe janë përpiluar vendimet përkatëse për kryerjen e ekspertimit kimike”thuhet në dosjen hetimore.

Por përse grupi hetues ka dyshime se pas atentatit në Rinas ku objektivi ishte Gilmando Dani qëndron Durim Bami dhe a ka lidhje kjo me atentatin e dështuar të ndodhur në janarin e vitit 2015, në Qafën e Kasharit ku Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani u qëlluan në një pritë të organizuar në këtë zonë ndërsa po ktheheshin nga Fushë-Kruja për në drejtim të Tiranës, pas njoftimit që kishin marrë se në rrugën e Kavajës në Tiranë, po këtë mbrëmje ishte qëlluar miku i tyre Pajtim Serjani.

Atentat që 5 vite më pas u pasua me atë ndaj Durim Bamit në Tapizë të Fushë-Krujës, ku mbeti i plagosur kushëriri i tij, Ervin Kodra. Por që vetëm bisedat në Sky Ecc, filluan të zbulonin aleancat fluide midis grupeve kriminale si dhe kush tashmë ishin kthyer në kundërshtarë. Siç janë edhe ato midis ish-deputetit socialist Arben Ndoka që siguronte të dhëna nga Emiljano Shullazi në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit. Të dhëna që do t’i nevojiteshin Ndokës dhe klanit të tij familjar për mënyrën sesi do të ekzekutohej Durim Bami.

Ndoka që kishte humbur vëllain e tij në një atentat, që thuhet se mori pranë vetes edhe Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën, përkatësisht mikun dhe vëllain e të zhdukurit Enver Stafuka, fati i të cilit ende nuk dihet edhe sot. Teksa ata dyshonin se në zhdukjen e tij kishte gisht Durim Bami arsye për të cilën u bënë palë me ish-deputetin Ndoka që thirri në ndihmë për vrasjen e ‘të fortit’ të Niklës edhe Astrit Avdylin, ‘Të fortin’ e Shijakut, që në këtë kohë ndodhej në burg pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ si dhe dilte në përgjime me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon në dosjen e bujshme ‘339’ .

Arben Ndoka sipas SPAK, bashkëpunoi me Aldo Avdylin, nipin e Astrit Avdylit për vrasjen e Durim Bamit. Aldo Avdyli i cili u strehua në Lezhë në ambientet e siguruara nga ish-deputeti dhe kur të ishte e nevojshme do të hynte në lojë duke ekzekutuar ‘të fortin’ e Niklës’ ku plani ishte që vëllai i Durim Bamit, Valteri të merrej peng.

Teksa rrugës, në lojë hyjnë edhe Arben Mërkuri i njohur si ‘Maneci’ i cili u vra në vitin 2022 në Durrës, i cili do të luante rolin e ekzekutorit. Ndërsa Gjin Ndoj, vrasja e të cilit u urdhërua nga Martinaj, po ashtu do të kishte rolin e vëzhguesit të Durim Bamit. Ndoka që bëri pakt edhe më Bajrat e Shkodrës, konkretisht me Behar Bajri Brajoviq, që nëse Durim Bami shkonte tek shtëpia e tyre, ishin ‘gati ta grinin’.

Por i paduruar për të mbaruar punë, Arben Ndoka kërkoi vrasës me pagesë edhe në Kosovë. Siç është edhe kjo bisedë me Ervis Martinaj.

“Më datë 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur.
Arben Ndoka: ‘Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super.’ Ervis Martinaj: ‘Ti jap unë pagesat e tyre’.”

Pjesë e kësaj dosje që lidhet me planin për vrasjen e Durim Bamit është edhe ajo më herët në janar të vitit 2020. Në një bisedë që zhvillohet në Sky Ecc mes Marklen Hakës dhe Emiljano Shullazit. Ky i fundit që edhe pse ndodhet në burg, përdor jo vetëm një celular, por edhe Sky. Marklen Haka që e informon Emiljano Shuillazin për lëvizjet e Durim Bamit me një makinë të blinduar ‘Range Rover’.

Bisedat në Sky:

Emiljano Shullazi: Kape… mos ja zgjat shumë. Se jam këtu dhe robt e mi që janë jashtë, e kanë pak problem të vijnë në Nikël dhe të mbarojnë punë. Po të jem vetë e mbaroj aty te dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja (Redjan Rraja), thotë që Duri është më i fuqishmi aty. I bën reklamë.
Ai Duri i ka çuar haber atij Ndokës (Arben Ndokës) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.

Si t’ja bëjmë me e kap k… me e rrjep me e torturuar, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan. Ndërsa në muajin mars të vitit 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndokën, duke i dhënë informacione për lëvizjet e Durim Bamit, por pa i thënë që këto informacione i merrte nga Marklen Haka.

Bisedat Sky Ecc

Emiljano Shullazi: Po më thotë që rri aty te Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind te lokal ‘A…’ dhe me shumë se 20 minuta nuk rri.
Rri me çunin e xhajës së vet, atë Koçin (Gentian Koçi) dhe Ervin Kodrën nga Tapiza. Kemi folur me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin).

Do terezi ai m… se del një ditë dhe rri gjithë javën pa dalë. Shohim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë e kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa t’i thuash e ke radhën ti.

Bisedat vijojnë edhe me persona të tjerë që kanë bashkëpunuar me qëllim vrasjen e Durim Bamit, por në asnjë rast nuk arrijnë ta realizojnë.
Në një moment, në gusht të vitit 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj, për faktin që Shullazin e kishin izoluar në regjimin e posaçëm ‘41 Bis’.
Një tjetër episod i dosjes së SPAK, lidhet me bashkëpunimin e Ervis Martinajt me Satilno Bashon për vrasjen e Fatmir Hysenit, i njohur si ‘Doqja’, për të cilin shfaq interes edhe Emiljano Shullazi.

Për të dokumentuar aktivitetin kriminal të Satilno Bashos, SPAK ka verifikuar edhe komunikimet e tjera që ai ka kryer, ku mes tyre bien në sy bisedat me Emiljano Shullazin, i cili ndodhet në burg. Nga bisedat Prokuroria ka vënë re bashkëpunimin e tyre me qëllim lokalizimin e Fatmir Hysenit, Armando Sulejmanit dhe personave të tjerë të lidhur me ta.
Nga konteksti i bisedave vihet re që Emiljano Shullazi ka dyshime se këta të dy persona janë përfshirë në vrasjen e Edison Harizajt, ngjarje e ndodhur më 6 nëntor 2018, në Durrës. Harizaj që njihej ndryshe si ‘Edison Faqedjeguri’ apo edhe ‘Edisoni i 7 pallateve’ në Vlorë.

Vrasja e tij që ndodhi në zonën e plazhit, në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’ dhe nga të shtënat mbeti i plagosur edhe miku i tij, Genci Caci.
Automjeti tip “Audi”, në të cilën udhëtonin Edison Harizaj dhe Genci Caci, u qëllua me breshëri kallashnikovi.

39-vjeçari Edison Harizaj i cili ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.
Ai ka qenë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje. Dënim që e kishte përfunduar në vitin 2010.

Bisedat Sky Ecc”

Emiljano Shullazi: Njërin duhet ta marrim peng që të dimë kush qëllon dhe të dimë se ku të trokasim pastaj.
Ku ma gjen dot ‘Doqen’?

Emiljano Shullazi që me Satilno Bashon shkëmben mesazhe edhe në prill të vitit 2020, duke biseduar edhe për çështje të tjera, siç ishte vrasja e Leonard Dukës. Që sipas Shullazit do të merrnin pagesë të mirë. Por sipas tij, fillimisht duhej të mbyllte problemet me gjyqin, pasi në atë kohë Satilno Basho ndodhej me masë ‘arrest shtëpie’. Por edhe pse realizuan disa atentate ndaj Durim Bamit, ky i fundit mundi tia hedhë paq. Por ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, ishin në luftë me kohën për të eleminuar Durim Bamin, as ky i fundit nuk ndejti duarkryq.
Por u organizuan njëkohësisht si të mbrohej ashtu edhe të sulmonte.

“Në zonën e Fushë-Krujës grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës”, thuhet në dosje. Kështu Durim Bami për t’u mbrojtur vendos të bëjë aleancë me kundërshtarët e përbetuar të Ervis Martinajt, Leonard Dukën dhe Endrit Doklen.
Durim Bami që vihet menjëherë në ndjekje të Arben Ndokës. Bashkë me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dikur koleg të të njëjtit grup parlamentar me Ndokën, nisin të thurin planin për ekzekutimin e tij.

Endrit Dokle, ish kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, që i shpëtoi dënimit me burgim përjetë duke u liruar me kusht, do të siguronte informacion për lëvizjet e Ndokës, ndërsa Marklen Haka, merr përsipër të gjejë togën e vrasësve.

“Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka janë organizuar me qëllim vrasjen e Arben Ndokës, më datë 28 Janar 2021. Në momentin kur ky do të shkonte për qokë në Rrugën e ‘Elbasanit’, pasi kishte ndërruar jetë një gjyqtar nga Lezha”, thuhet në dosje.

Nga komunikimet del se atë ditë Durim Bami shkoi në vendin ku mendohej se mund të vinte Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit.
E priti deri në mesditë, por Ndoka nuk mbërriti. Edhe një ditë më vonë, Durim Bami komunikon me Doklen për të mësuar informacion të ri për lëvizjet e ish-deputetit Ndoka.
Endrit Dokle i tregon se do të paguajë çfarëdo lloj shume për ta marrë këtë informacion, por nuk kishte ndonjë informacion të ri.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, vrasja e Arben Ndokës nuk u realizua. Nga ana tjetër, edhe Ervis Martinaj aleat me Ndokën ishte vënë në ndjekje të kundërshtarëve të tij më të egër, vëllezërve Duka ku grupi i Ervis Martinaj, mësohet se kishte thurur një plan për të vrarë Fatmir Hysenin, njohur si ‘Doçja’ dhe vëllain e tij Armand Hyseni. Fatmir Hyseni që del se është një nga kundërshtarët e Emiljano Shullazit. Dhe në këtë rast edhe të Gilmando Danit.

Fije të ngatërruara interesash që duket se aty ku bashkohen edhe ndahen për vdekje. Ndërsa Gilmando Dani thuhet se kishte llogari të hapura edhe me Troplinët në Durrës të cilëve u kishte vendosur gjobë. Por deri më tani është e vështirë në mos e pamundur për të kuptuar se kush e shkrepi në të vërtetë armën e zjarrit ndaj Gilmando Danit.

Apo ishte ky atentat një mënyrë për ti prerë krahun e djathtë të mbetur jashtë qelisë. Emiljano Shullazit?

Sali Berisha: S’e kam fajin unë, pse njerëzit nuk dalin në protestë! Detajet qe po cudisin shqiptaret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e zhvilluar këtë të hënë nuk është një ngjarje e vetme, por hyrja në “stinën e protestave të pandërprera”, e cila do të vijojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, i pyetur nëse ndien përgjegjësi nëse njerëzit nuk do marrin pjesë në protestat e thirrura prej tij, Berisha tha se ata që gjejnë arsyet te opozita për të mos protestuar, dalin “kundër vetes së tyre”. Pasi sipas tij nuk ka opozitë që mund të fitojë përballë “farsave elektorale”.

“Qëllimi i protestës së sotme nuk është masiviteti, është bërë e qartë. Protestat masive do të përgatiten. Por ata të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër, gjejnë shkaqe te opozita për të mos protestuar, unë u them që ata po ngrihen kundër vetes së tyre, sepse nuk ka opozitë që mund të fitojë farsat elektorale.

Përkundrazi, sa herë të zhvillohet, fitohet edhe më thellë nga ata që e zhvillojnë. Ata që mendojnë ndryshe, gënjejnë veten. Nëse në një vit elektoral, narkodiktatura arreston dhe çon për ndjekje penale liderët e tre partive kryesore opozitare, në qoftë se në muajt elektoralë, narko-regjimi, në kundërshtim me ligjin, organizon 4 mijë e 500 aktivitete për të ndikuar te votuesit, të ndaluara me ligj, kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Giro di Italia, 7 milionë euro ditën e votimeve dhe një ditë përpara, në qoftë se regjimi fal gjobat.

U kërkoj ndjesë shqiptarëve se nuk kam qenë i saktë kur kam thënë 200 milionë. Gjobat rezultojnë 1 miliard e 500 milionë euro, gjoba dhe detyrime. Në qoftë se pesëfishon grantet për bujqësi, nëse përdor kartelet e drogës, Troplinët, Bajrit, atëherë çdo njeri që mendon se opozita është përgjegjëse për rezultatin, padashur ose me dashje ndihmon qeverinë”, – tha Berisha.

Sipas tij, nisja e protestave ishte e pashmangshme, por opozita priti raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për të pasur prova zyrtare të parregullsive. Berisha tha se qeveria nuk arriti të ndikojë në ndryshimin e raportit paraprak dhe se dokumenti final “e rrëzon plotësisht legjitimitetin e zgjedhjeve”.

Ai po ashtu konfirmoi sot se protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje në javët në vijim, duke rikthyer qytetarët dhe opozitën në shesh deri në realizimin e objektivit final: largimin e kryeministrit Rama.

U*gjente! Përmbytjet paralizojnë vendin/ Shkollat mbyllen, shteti paralajmëron: Ora kr*tike nuk ka mbërritur

Reshje të mëdha shiu, të parashikuara për sot e nesër në Kosovë kanë nxitur autoritetet atje të japin alarmin për rrezikun e përmbytjeve. Shirat e rrëmbyer mbrëmjen e së hënës detyruan zyrtarët në kryeqytetin Prishtinë ta anulojnë mësimin e ditës së martë.

Drejtoria e Arsimit njoftoi prindërit në Facebook se anulimi i mësimit u vendos si masë parandaluese. Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi që dje se vendi do të përballet me reshje shiu gjatë dy ditëve në vijim, të cilat në disa zona pritet të jenë të intensitetit të lartë.

“Këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të befasishme uji në disa pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e institutit, ku nuk jepen më shumë hollësi.

Edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” paralajmëroi se ekziston një rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë ditës. Ajo u bëri thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet në afërsi lumenjve dhe kanaleve vaditëse.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit dhe t’i shmangin zonat me rrezik përmbytjesh. Kosova është përballur me një seri përmbytjesh vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.

Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, ka kontribuar ndjeshëm në përmbytjen e shumë zonave të vendit.

Fastastike! Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro

Zvicra po përgatitet të marrë mijëra punëtorë të huaj pas mungesës së vazhdueshme të stafit të kualifikuar që prej vitit 2020. Spitalet, hotelet dhe zyrat e inxhinierisë janë në krye të listës së sektorëve që kërkojnë urgjentisht profesionistë me përvojë, por edhe të sapodiplomuar. Autoritetet paralajmërojnë se hendeku i fuqisë punëtore mund të zgjerohet edhe më shumë muajt e ardhshëm, duke rritur presionin për rekrutim nga jashtë.

Qeveria zvicerane planifikon të punësojë rreth 85 mijë persona nga vende të tjera, duke ofruar paga që nisin nga 3.500 euro në muaj dhe mund të arrijnë deri në 6.500 euro, varësisht nga profesioni. Kërkesat më të mëdha regjistrohen në fushën shëndetësore, turizëm e hoteleri, si dhe në profesionet teknike, informatike dhe inxhinierike, shkruan A2 CNN.

Ndër profesionet më të kërkuara renditen mjekët, inxhinierët, specialistët e teknologjisë, personeli i restoranteve, punëtorët e kualifikuar, mësuesit, personeli i kontrollit, informaticienët, përfaqësuesit e shitjeve dhe punonjësit shtëpiakë. Në disa sektorë kërkesa është e menjëhershme, veçanërisht në shëndetësi, ku një nga katër mjekë është mbi 60 vjeç, duke krijuar nevojë për zëvendësim urgjent.

Një prej rrugëve më të shpejta për punësim është aplikimi përmes agjencive zvicerane të burimeve njerëzore.

Përparësi të madhe kanë kandidatët që zotërojnë gjuhën gjermane, italiane. (A2 Televizion)

Pasi e ‘shp*rrën’ nga Top Channel, Enxhi Nasufi reagon bujshëm me pr*vokimin e fortë

Moderatorja Enxhi Nasufi ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, duke bërë një reagim të parë vizual që është interpretuar menjëherë si një mesazh ndaj situatës së saj të fundit profesionale.

Largimi i saj nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” në Top Channel bëri bujë të madhe pak ditë më parë, ku u raportua për konflikte të brendshme që çuan në vendimin drastik të televizionit për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Pas kësaj ngjarjeje, Enxhi ka zgjedhur të reagojë përmes një fotoje në rrjetet sociale. Në imazh ajo shfaqet së bashku me nënën e saj dhe qenin, por detaji që ka marrë vëmendjen është qëndrimi i saj: ajo shihet duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit.

Ky postim është parë nga ndjekësit dhe media si një provokim i hapur dhe një përgjigje shpërfillëse ndaj zhurmës mediatike të krijuar pas largimit të saj nga ekrani.