Kishte inskenuar vdekjen e tij, kapet “Pipo”, narkotrafikanti që urdhëroi dhjetëra vrasje

Një nga bosët më të rrezikshëm ndërkombëtarë të drogës, i shpallur prej vitesh në kërkim nga autoritetet amerikane, është arrestuar në Europë, plot katër vite pasi kishte inskenuar vdekjen e tij.

Wilmer Chavarria, i njohur me nofkën “Pipo”, lideri i dyshuar i bandës së përgjakshme Los Lobos në Ekuador, u ndalua të dielën në qytetin spanjoll të Malagës në një operacion të përbashkët mes policisë spanjolle dhe asaj ekuadoriane. Ai kishte mbërritur në Spanjë me avion nga Maroku.

Familjarët e Chavarrias pretenduan në vitin 2021 se ai kishte ndërruar jetë pas një ataku kardiak të shkaktuar nga COVID-19. Por hetimet zbuluan se ai kishte siguruar një pasaportë të falsifikuar kolumbiane dhe një identitet të rremë venezuelas, për të ikur nga vendi në vitin 2022.

Sipas autoriteteve, për të shmangur identifikimin, ai iu nënshtrua shtatë ndërhyrjeve kirurgjikale për të ndryshuar pamjen dhe përdorte emrin e rremë Danilo Fernandez. Gjatë këtyre viteve, ai ka lëvizur lirisht midis Dubait, Marokut, Italisë, Holandës dhe Gjermanisë, duke qëndruar në disa nga hotelet më luksoze të kontinentit.

Sipas ministrit të Brendshëm të Ekuadorit, John Reimberg, “Pipo” ka vazhduar të koordinojë trafikun ndërkombëtar të drogës, ka urdhëruar vrasje në Ekuador dhe ka kontrolluar operacione të paligjshme të minierave, duke bashkëpunuar ngushtësisht me kartelin meksikan Jalisco New Generation.

Kishte inskenuar vdekjen e tij, kapet “Pipo”, narkotrafikanti

Reimberg e cilësoi operacionin si “një ditë historike”, duke deklaruar se Chavarria është përgjegjës për të paktën 400 vrasje. “Mesazhi është i qartë: kudo që fshihen, ne do t’i gjejmë”, tha ai.

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, i rizgjedhur me një platformë të fortë kundër bandave kriminale, përshëndeti arrestimin. “Disa e menduan të vdekur; ne e gjetëm në ferrin e tij”, shkroi ai në X. “Sot mafiet tërhiqen. Sot fiton Ekuadori”.

Vendi amerikano-jugor është përfshirë nga një valë dhune që prej vitit 2021, kur banda si Los Lobos morën kontrollin e burgjeve dhe eliminuan kundërshtarët e tyre. Sot, Ekuadori ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me një rritje prej 800% që prej vitit 2018. Katër nga 10 qytetet më vdekjeprurëse në botë ndodhen atje.

Los Lobos akuzohet gjithashtu për vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në gusht të vitit 2023, si dhe për atentate ndaj zyrtarëve lokalë dhe gazetarëve, në përpjekje për të kontrolluar portet strategjike për trafikun e kokainës nga Kolumbia dhe Peruja.

SHBA vendosi sanksione ndaj bandës në qershor 2024 dhe më vonë e shpalli organizatë terroriste, si pjesë e ofensivës së administratës Trump kundër karteleve ndërkombëtare.

Presidenti Noboa ka dislokuar ushtrinë në rrugë dhe ka rimarrë nën kontroll burgjet që dikur drejtoheshin nga kriminelët. Ai madje ka kërkuar ndihmën e ushtrive amerikane dhe evropiane për të luftuar grupet që ai i quan “narko-terroriste”.

Megjithatë, të dielën ai pësoi një humbje politike, pasi qytetarët ekuadorianë votuan kundër një referendumi që do të lejonte vendosjen e bazave të huaja ushtarake në territor. Pavarësisht kësaj, Noboa deklaroi se do të respektojë vullnetin e popullit, duke shtuar se lufta kundër krimit të organizuar do të vazhdojë.

Gazetari investigativ çon në Prokurorinë e Milanos Aleksandër Vuçiçin, dyshime se ishte organizator i “safarit njerëzor” në Sarajevë

Gazetari i njohur investigativ Domagoj Margeti? i ka paraqitur një raport të detajuar Zyrës së Prokurorit Publik në Milano, duke ofruar informacione që ai i konsideron të rëndësishme për hetimin e vazhdueshëm në Itali mbi të ashtuquajturat “safari njerëzore” të kryera gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri në vitin 1994.

Sipas raporteve të medias, autoritetet italiane po hetojnë aktualisht pretendimet se individë të pasur dhe me ndikim nga Italia dhe vende të tjera të botës udhëtuan në Sarajevën e kohës së luftës për të marrë pjesë në vrasjen e civilëve si një formë “gjuetie sportive”.

Në raportin e tij, Margetiç u kërkon hetuesve të shqyrtojnë përfshirjen e mundshme të Presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pretendimet e Paraqitura në Raport

Raporti i Margetiç përmban 19 pika të bazuara në deklarata publike, intervista në media, materiale arkivore dhe dëshmi të kohës së luftës. Akuzat kryesore përfshijnë:

– Aleksandar Vuçiç dyshohet se ka shërbyer si vullnetar i armatosur në Sarajevë gjatë viteve 1992–1993.

– Thuhet se ai ka qenë pjesë e një njësie paraushtarake të komanduar nga Slavko Aleksi?, e stacionuar për muaj të tërë në “Varrezat Hebraike në Sarajevë”, një pozicion i cili, sipas raportit, lidhet me organizimin e safarive të supozuara njerëzore.

– Raporti citon deklarata nga Vojislav Šešelj, Zoran Krasi?, Mirko Blagojevi? dhe të tjerë që kanë pohuar publikisht se Vu?i? shërbeu si vullnetar gjatë asaj periudhe.

– Margeti? i referohet gjithashtu një interviste të vitit 1994 në të cilën Vu?i? thuhet se pranoi se kishte kaluar “disa kohë” në Varrezat Hebraike si vullnetar.

– Ai i referohet një videoje amatore nga viti 1993 që dyshohet se tregon Vu?i?in të armatosur me një pushkë snajperi pranë Varrezave Hebraike.

– Raporti përfshin gjithashtu pretendime nga ish-zyrtarë boshnjakë dhe individë të tjerë të cilët, sipas Margeti?, e lidhin praninë e Vu?i? me aktivitetet e kryera në atë vijë të frontit.

Lidhje me Hetimin Italian

Hetimi i nisur në Milano synon të sqarojë rolin e qytetarëve italianë të dyshuar për pjesëmarrje në shënjestrimin dhe vrasjen e qëllimshme të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës.

Sipas Margeti?, pozicionet e mbajtura nga njësia e Aleksi?-it – ku dyshohet se ka shërbyer Vu?i? – përkojnë me vendet e identifikuara si vende të këtyre “safarive njerëzore”.

Gazetari argumenton më tej se Vu?i? dhe një anëtar tjetër i njësisë, Zlatko “Zak” Novakovi?, ishin ndër të paktët luftëtarë që flisnin gjuhë të huaja dhe për këtë arsye mund të kenë qenë në kontakt me vizitorë të huaj në pozicionet e vijës së frontit.

Përfundimi i Raportit

Margeti? arrin në përfundimin se informacioni që ai ka mbledhur “tregon qartë”, në interpretimin e tij, se Vu?i? ishte i pranishëm gjatë periudhës dhe në pozicionet ku u zhvilluan safaritë e dyshuara njerëzore dhe se, sipas tij, “do të kishte qenë e pamundur” që Vu?i? të mos ishte në dijeni të ngjarjeve të tilla.

Ai i bën thirrje Zyrës së Prokurorit të Milanos që t’i përfshijë këto akuza në hetimin e saj të vazhdueshëm.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Ahmetaj në arrati, Balluku nën hetim, Marta Kos: Hap përpara, tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë

Marta Kos

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në një intervistë për DW, foli në lidhje me hapjen e kapitullit të fundit të bisedimeve me Shqipërinë.

Ndër të tjera, Kos u pyet edhe për hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe arratinë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kos tha se “nuk është e lumtur që dëgjon këto raste”, por theksoi se ky është një hap përpara pasi këto çështje janë zbuluar, pasi kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë.

DW: Ju përmendët SPAK, gjithashtu përmendët prokurimet publike. Të gjitha këto na sjellin në mendje rastin e zv.kryeministres aktuale që është nën hetim. Ka gjithashtu edhe një ish-zv.kryeministër në arrati. Në të dyja rastet kemi korrupsion të nivelit të lartë.

Marta KosPër mua është një hap përpara se këto çështje janë zbuluar. Nuk jam e lumtur që dëgjoj këto raste. E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën, por kjo tregon se institucionet anti-korrupsion po punojnë. Siç e kam thënë më parë, ne gjithashtu kemi raste korrupsioni brenda Bashkimit Europian.

VIDEO

“Shyqyr që janë fëmijët se…”/ Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Pas 12 vitesh pushtet, socialistët rikthyen kartën e vjetër elektorale të rritjes së pensioneve. 

“Në Shqipërinë 2030 pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro”. Me këtë premtim në qendër të fushatës për zgjedhjet parlamentare, socialistët siguruan 83 mandate. Angazhimi u përfshi edhe në programin qeverisës “Shqipëria 2030”.

Pak muaj pas zgjedhjeve, me nisjen e diskutimeve për projekt-buxhetin 2026, kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku njoftoi rritjen e pensioneve. Duke nisur nga janari 2026, rritja sipas tij do të ishte e përmuajshme dhe do të ndahej me kategori.

“Shyqyr që janë fëmijët se...”/ Vetëm 1/3 e

Dhe, sipas kryeministrit Rama, këto vlera do të dyfishohen në 2027, trefishohen në 2028 dhe katërfishohen në 2029, për të arritur objektivin final të pensionit mesatar 400 euro.

“Petulla me ujë”

Faik Xhani është ish mësues nga Mati që prej vitesh ka drejtuar Shoqatën e “Pensionistëve të Shqipërisë”. 77-vjeçari i njeh mirë problemet e shtresës që ka përfaqësuar.

“Këto janë parlamentarë xhepash, jo shërbëtorë të popullit”, thotë Xhani, teksa na tregon shpenzimet minimale që i duhen një pensionisti çdo muaj.

“Shyqyr që janë fëmijët se...”/ Vetëm 1/3 e

“Të moshuarit janë me sëmundje, ju duhen lekë për ilaçe, për ushqim, për drita, ujë, telefon…Mishin e kanë harruar se çfarë është. Po rrofshin emigrantët, shyqyr që janë fëmijët se do hanim njëri- tjetrin”, vijon 77-vjeçari.

Kryeministri, shton ai, i bën “petullat me ujë” teksa i referohet rritjes së lajmëruar të pensioneve. 

“Nëse nuk jep edhe bonusin e fundvitit ai vetëm derdh ujin në lakra dhe asgjë nuk bën. Edhe indeksimin. Po i dha të gjitha këto është mirë, jo se na plotëson nevojat po është diçka”, përfundon pensionisti.

Faiku numëron 42 vite punë, por shteti e shpërblen çdo muaj me 17,000 lekë pension të pjesshëm.

Sa pensionistë preken dhe kush përfiton më shumë?

Aktualisht, pensioni mesatar urban është 19,409 lekë, ndërsa pensioni mesatar rural është 11,709 lekë. Sipas angazhimit të qeverisë deri në fund të 2029 pensioni mesatar urban i plotë do të arrijë 40,000 lekë teksa pensioni minimal pritet të jetë 20,000 mijë lekë.

Në Shqipëri ka 745,137 pensionistë. Nga ky total, vetëm 287,656 prej tyre marrin pensione të plota, ndërsa 343,763 të tjerë janë me pensione të pjesshme. Ndërkohë, rreth 113,718 mijë llogariten si pensione familjare dhe invaliditeti.

“Shyqyr që janë fëmijët se...”/ Vetëm 1/3 e

Burimi:ISSH

Kategoria e pensionit urban përbën grupin më të madh të pensionistëve në vend me 552,512 mijë të moshuar. Nga ky grup, vetëm një pjesë përfiton rritjen më të lartë, ata që kanë kontribuar me vite të plota pune, pra mbi 38 vite. 

241,431 janë pensione të plota urbane

311,081 janë pensione të pjesshme urbane

Referuar të dhënave të siguruara nga Faktoje.al, aktualisht rezultojnë 241 mijë pensionistë me vite të plota pune në qytet, pra më pak se një e treta e pensionistëve në vend. Kjo është kategoria që do të marrë rritjen prej 1,800 lekësh në muaj apo 21,600 lekë në vit.

Ndërkohë, shumica e pensionistëve, ata me pensione të pjesshme, do të marrin vetëm 800 lekë shtesë. Një rritje modeste në raport me inflacionin dhe nivelin aktual të pensioneve.

“Mekanizmi i indeksimit dhe shpërndarjes së shtesave fokusohet tek një grup i vogël përfituesish, duke krijuar efekt iluziv të përparimit, ndërsa shumica e pensionistëve mbeten me rritje që nuk kanë ndikim të matshëm në standardin e jetesës”,  argumenton eksperti për ekonominë dhe financat Eduard Gjokutaj për Faktoje.al.

Në zonat rurale shifrat janë më të ulta. Totali i pensionistëve në fshat rezulton 87,907, nga të cilët 46,225 me pensione të plota dhe 32,682 me pensione të pjesshme. Këta përfitojnë rritje prej 1,000 lekësh.

“Në terma praktikë, plani nuk siguron konvergjencë të qëndrueshme drejt pensionit mesatar të premtuar dhe shpërblen vetëm një minorancë, duke lënë pjesën më të madhe të të moshuarve me përfitime simbolike,” përfundon Gjokutaj.

Përfundim

Ndërsa premtimi për rritjen graduale deri në katërfishim krijon pritshmërinë e një transformimi të madh, të dhënat faktojnë se rritjen më të lartë e përfiton pjesa më e vogël e pensionistëve, ndërsa për të tjerët shtesa mbetet simbolike.

Aktualisht, pensioni mesatar urban është 19,409 lekë, ndërsa pensioni mesatar rural është 11,709 lekë.

400 eurot janë të arritshme vetëm për pensionet e plota, që përbëjnë më pak se një të tretën e pensionistëve në vend. Për shumicën e të moshuarve, vlera prej “400 eurosh” mbetet e paarritshme./Faktoje.al

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 18 Nëntor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Kjo është një javë rikuperimi: më në fund ndiheni sikur keni energjinë për t’u përballur me atë që e keni shtyrë. Durimi është i nevojshëm në dashuri, por një sqarim mund të zgjidhë më shumë sesa mendoni. Puna është në rritje. Entuziazmi juaj po kthehet: intuitë e shkëlqyer dhe karizëm i fortë. Pasioni në dashuri është në rritje, veçanërisht për beqarët.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 18 nëntor 2025), është koha të organizoni më mirë mendimet tuaja. Nëse diçka nuk po funksionon për ju, mos nxitoni gjërat. Në dashuri, ka disa pasiguri të vogla, por fundjava premton qetësi. Gjendja juaj fizike po përmirësohet.

BINJAKËT

Ju presin ditë të gjalla dhe plot aksion. Lajme të shkëlqyera në punë, veçanërisht për ata që kërkojnë projekte të reja. Në dashuri, bisedat rikthehen, por mbani këmbët në tokë.

GAFORRJA

Java fillon me pak tension, por gradualisht do të rifitoni ekuilibrin. Në dashuri, keni nevojë për konfirmim, por një surprizë e këndshme mbërrin drejt fundit. Në punë, kini kujdes me shpenzimet tuaja. Ditët do të jenë të gjalla dhe plot aksion. Lajme të shkëlqyera në punë, veçanërisht për ata që kërkojnë projekte të reja.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 18 nëntor 2025), entuziazmi juaj kthehet: intuitë e shkëlqyer dhe karizëm i fortë. Pasioni në dashuri është në rritje, veçanërisht për beqarët. Puna është e vështirë, por sjell kënaqësi.

VIRGJËRESHA

Ju dëshironi rregull dhe qartësi: është koha për të rregulluar atë që është prishur, pa u mbingarkuar nga ngjarje të papritura. Në dashuri, ju presin diskutime të vogla, por konstruktive. Projektet praktike janë një gjë e mirë.

PESHORJA

Kjo javë do t’ju rikthejë në ekuilibrin e brendshëm. Në dashuri – veçanërisht nga mesi i javës – mund të bëni një hap të rëndësishëm përpara. Në punë, do të merrni një konfirmim që e keni pritur. Faza e ristrukturimit vazhdon: po ndërtoni diçka të rëndësishme. Në dashuri, keni nevojë për më shumë hapje; nuk mund të kontrolloni gjithçka. Mundësi të mira ju presin në punë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 18 nëntor 2025), ditët janë intensive, por do të jeni në gjendje t’i përballoni të gjitha. Në dashuri, më shumë pasion, më pak xhelozi. Në punë, kushtojini vëmendje detajeve: një gabim i vogël mund të krijojë konfuzion. Është koha t’i organizoni më mirë idetë tuaja. Nëse diçka nuk ju bind, mos e nxitoni.

SHIGJETARI

Është koha të riktheheni në lojë: kontakte të reja, ide të reja, perspektiva të reja. Në dashuri, është më mirë të shmangni nxitimin: ajo që ka lindur tani duhet të rritet. Energjia është e lartë. Ditë të gjalla dhe plot aksion. Lajme të shkëlqyera në punë, veçanërisht për ata që kërkojnë projekte të reja. Në dashuri, bisedat kthehen, por mbani këmbët në tokë.

BRICJAPI

Faza e ristrukturimit vazhdon: po ndërtoni diçka të rëndësishme. Në dashuri, duhet të jeni më të hapur; nuk mund të kontrolloni gjithçka. Mundësi të mira ju presin në punë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 18 nëntor 2025), keni nevojë për diçka të re: një ndryshim peizazhi, një perspektivë të freskët. Në dashuri, dëshira për qetësi kthehet. Puna është paksa e pabarabartë, por idetë e duhura do të mbërrijnë së shpejti.

PESHQIT

Ndjeshmëria juaj po rritet, por po ashtu po rriten edhe njohuritë tuaja të çmuara. Në dashuri, do të gjeni ëmbëlsi dhe bashkëpunim, veçanërisht në fundjavë. Në punë, dëgjoni instinktet tuaja: ato do t’ju udhëzojnë mirë. Një javë rikuperimi: më në fund ndjeni se keni energjinë për të përballuar atë që e keni shtyrë. Keni nevojë për diçka të re: një ndryshim peizazhi, një perspektivë të freskët. Në dashuri, dëshira për qetësi kthehet.

Niko Stillo linguisti më i saktë i gjuhës shqipe: Mësuesit grekë na qëllonin me shkop në duar si dënim kur flisnim shqip!

Niko Stillo linguisti me i sakte i gjuhes shqipe-arvanitase vazhdon te punoje per gjuhen e vjeter shqipe.

Lexoni cfare shkruan:

  • Niko Stillo
  • Emri Niko
  • Mbiemri Stillo
  • Lindur më 1946
  • Lindur në Ftinë, Greqi
  • Kombësia shqiptar
  • Profesioni aktivist, autodidakt, shkrimtar, autor

Niko Stillo, (Greqisht: Νίκος Στύλος/Níkos Stílos) është aktivist, autodidakt, autor çam ortodoks nga Greqia. Që nga viti 1973 jeton dhe vepron në Gjermani.

Biografia

Niko Stillo u lind më 1946 në fshatin Ftinë në Qarkun i Prevezës. Ai është i quajtur ndryshe si djali i Ftinës të Çamofshatrave mbi Prevezë dhe është endur nëpër disa vende evropiane duke iu futur studimeve ekonomike derisa përfundon në Gjermani si mjeshtër i interierëve të brendshëm të restoranteve.

Prindërit e tij flisnin në gjuhën shqipe në familje. Gjuhën greke Niko e mësoi në një moshë pak të rritur, gjatë kohës që filloi të ndiqte shkollën fillore, shkollën e letrave, siç i thoshin shqiptarët e Greqisë, gjuhës zyrtare greke vite të shkuara.

Në krahinën e tij, njëri fshat dallonte nga fshati tjetër në gjuhë. Diku flitej shqip, diku greqisht edhe me tutje vllahisht.

Me idenë e një gjuhe të përbashkët, fanatikët të udhëhequr nga mësuesit e shkollave, gjetën terren për realizimin e qëllimeve të tyre. Mësuesit grekë numëronin fjalët e dëgjuara nga fëmijët që vinin nga familjet me origjinë shqiptare në gjuhën shqipe dhe i qëllonin me shkop në duar. Me gjithë kërkesat dhe metodat e rrepta për të mos folur gjuhën e prindërve, moshatarët e Niko Stilos e mësuan gjuhën e prindërve, shqipen.

Kur ishte në gjimnaz e mundonte pyetja se, ç’janë këta shqiptarët, këta arvanitasit. Me vite, njëra-tjetra, librat, ambienti i ndryshëm nga ai familjar dhe shkollor etj, dhanë një përgjigje. Gjeti shkrime 500, 800 vite para Krishtit. Mësoi se ajo gjuha e vjetër është shqipja. Duke lexuar gramatikat më të lashta greke të mbijetuara, i bëri përshtypje që në 12 vjetët e shkollës nuk kishte dëgjuar qoftë edhe një fjalë për to.

Duke u angazhuar gjithnjë e më tepër me temën e arvanitasve (shqiptarëve), gjeti fjalorin më të vjetër të gjuhës shqipe të Frang Bardhit “Dictionarium Latino-Epiroticum”. Arriti në përfundimin se librat me të cilat ishte informuar në shkollë, jo vetëm nuk shkruanin të vërtetën, por përpiqeshin edhe ta mbulonin atë. U njoh me epigrame të palexuara të pellgut Mesdhetar të shkruara me alfabetin grek, prej atyre që perëndimorët i quajnë etruske, e vetëm një pakicë studiuesish i konsiderojnë ato se bëhet fjalë për gjuhën e shqiptarëve.

Pjesëmarrje

Në shtator të vitit 2004 mori pjesë në Simpoziumin shkencor për arvanitasit si dhe për të botuar librin e tij të parë në gjuhën shqipe “Historia e shenjtë e arvanitasve”. Libri flet për historinë e shqiptarëve në kohën antike. Në veçanti, në libër shkruhet për mumien e Egjiptit që ndodhet në muzeun e Zagrebit.

Niko Stillo “devijon”, drejt një kauze tjetër duke ndenjur afër Spiro Muselimit, në rrugët e mërgimit i kushtohet përfundimisht studimit të historisë, gjuhës së popullit të vet, Çamërisë, Shqipërisë dhe lashtësisë së tyre. Si autodidakt, arriti të bëhej një studiues i mirëfilltë, duke kulmuar me veprat “Historia e shenjtë e Arvanitëve” dhe “Fjalori i Marko Boçarit”. Në jetëshkrimin për të shkruhet se “ai ecën në gjurmët e Aristidh Kolës, të cilin e ka pasur mik të dashur e shok të ngushtë jo vetëm në fushën e letrave, por dhe të veprimit.

Vepra e Niko Stillos:

  • – Historia e shenjtë e Arvanitëve
  • – Fjalori i Marko Boçarit
  • – Fjalori i Panajot Kupidorit
  • – Fjalori i Damiil Voskopojarit
  • – Etrushkishtja Toskerishtja vol parë

Nga Pirro Prifti

SHIKO VIDEON KËTU

Arkeologu Bjellorus zbulon 300 tulla me alfabetin më të vjetër të gjuhës shqipe, Ruset i vodhën!

Me një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga dy pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina, studiuesi bjellorus Aleksandër Novik rrëfen ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” një nga zbulimet më të mëdha në Rusi të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në më shumë se dhjetë shekuj arkeologji, faktet e ekzistencës së një alfabeti shqip mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes…

Por ja, në vitin 2015, arkeologu rus Dmitry Zenyuk  ka zbuluar në fshatin Margaritovo në zonën e Uzovit, Rusi, mbishkrime në gjuhën shqipe të shkruara në tulla. Në fillim, kur arkeologët zbuluan objektet me mbishkrimet shqipe, i krahasuan me Alfabetin e Elbasanit dhe u mendua se ishte një alfabet që shqiptarët e Ukrainës e kishin marrë me vete.

Për fat të keq, historia e vajtjes së një numri të madh shqiptarësh në territorin e Perandorisë Ruse, për studiuesit shqiptarë është pothuajse e panjohur. Për shumë vite, kjo histori ka qenë e panjohur, jo vetëm për shoqërinë ruse, por edhe për shkencëtarë dhe specialistë në fusha të ndryshme të disiplinave humanitare.

Zbulimi i 200  tullave ku janë ruajtur shkronja e fjalë shqipe ka tronditur tashmë opnionin shkencor, ndërkohë që sot në muzetë ruse numërohen rreth 300 copë të ngjashme. Fakti që për dy shekuj mërgimi në Rusi dhe tre shekujt të tjerë në Bullgari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur identitetin, traditat dhe gjuhën shqipe, nuk ka befasuar vetëm studiuesin e njohur Aleksandër Novik, por edhe albanologë të tjerë të huaj.

Nëpërmjet kësaj interviste Aleksandër Novik zbulon një faqe të panjohur të trashëgimisë shqiptare, një monument që ruhet përtej këtij vendi dhe larg syrit të studiuesve shqiptarë apo vëmendjes së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…

Dhe me sa duket këtë vit, pas përpjekjeve për reformimin e Akademisë, trashëgimia e shqiptarëve të Ukrainës po merr vëmendjen e merituar. Aleksandër Novik u nderua pak ditë më parë në Tiranë me Çmimin Kombëtar të Akademisë së Shkencave për vitin 2017, për studimet e tij për shqiptarët e Ukrainës.

Për “Shqiptarja.com”, Aleksandër Novik ka rrëfyer se në Rusi ccështja e studimit të diasporës shqiptare është shumë e rëndësishme. Sipas Novik gjatë shekullit të 20-të në Rusi janë bërë zbulime dhe analiza shkencore me nivel të lartë për të folurën shqipe në  vendbanimet e jugut të Ukrainës, në rajonet e Odesas she Zaporozhies, ku nisi edhe periudha e themelimit të kolonisë së parë të “Karakurtit” që i takon fillimit të shekullit të 19-të, më saktë vitit 1811.

Intervista

Zoti Novik, çfarë ju ka nxitur ju për të pasur një kontakt me shqiptarët e Ukrainës dhe të nisnit studimet për këtë minoritet etnik?

-Në jug të Ukrainës ka katër fshatra shqiptarë. Paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga krahina e Korçës dhe zonat rreth saj afërsisht. Ne supozojmë se kanë ikur pesë shekuj më përpara. Ata kanë ikur në lindje të Bullgarisë. Në rajonin e Varnës në Bullgari shqiptarët kanë jetuar afërsisht tre shekuj, edhe në fillim të shekullit të 19-të ata kanë ikur në territoret e perandorisë ruse për shkak të luftrave ruso-turke.

Deri tani ata kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare. Kuptohet që shqiptarët që janë atje flasin shqip, kuptohet në gjuhën arkaike. Ata flasin “klisha” dhe jo “kisha”, ata flasin “gluha” e jo “gjuha”, ashtu siç flasin edhe arbëreshët e Italisë.

Ju vetë jeni ukrainas, shqiptaro-ukrainas apo rus?

-Jo nuk jam shqiptar, nuk jam ukrainas, nuk jam rus. Në fakt kam prejardhje bjelloruse, jam bjellorus, por kam lindur në  Rusi, në Magadan, në verilindje të Rusisë shumë afër nga Alaska nga Amerika e Japonia, por shkollën e mesme e kam mbaruar në Bjellorusi dhe pastaj kam vazhduar studimet e mia në Petërburg, në Universitetin shtetëror të San Peterburg dhe pas mbarimit të Universitetit kam mbaruar studimet pasunivesitare në muzeun Punskamera dhe punoj në këtë muze tani. Jam drejtor i Departamemetit të Studimeve Europiane, dhe vazhdoj të jap ligjërata në Universitetin e Shën Petërburgut.

Cili ka qenë shkaku që ju frymëzoheni nga tradita të harruara të popujve ose të vetë popujve të harruar?

-Është profesioni im. Kam mbaruar studimet pasunivesitare dhe për mua është interesanate dhe e rëndësishme që të zbulojë të studiojë ruajtjen dhe traditën e popujve ballkanikë.

Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?

-Në Shqipëri? Shumë interesante kjo. Për herë të parë unë  isha në trojet shqiptare në Kosovë në vitin 1990, dhe pastaj pas dy vjetësh në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri.

E dinit mirë shqipen që në atë kohë?

-Normale, natyrisht që e dija sepse shqipen unë e kam studiuar në Universitetin e Shën Petërburgut.

Kur ratë në kontakt me gjuhën shqipe të folur, vutë re ndonjë diferencë me atë që kishit mësuar?

-Jo. Unë e kam mësuar gjuhën shqipe me pedagogë shumë të mirë në Universitetin e Petërburgut. Për shembull Gertruda Intrei ka jetuar  këtu në Shqipëri në vitet ‘50 dhe pastaj vazhdonte të punonte në Universitetin e Petërburgut. Unë isha student i saj. Këtu në Shqipëri ka filluar studimet në fund të viteve ‘50 edhe Irina Horonina. Kur isha për herë të parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë unë kam komunikuar pa problem.

Shqipëria ka jetuar në diktaturë dhe e izoluar, ju si albanolog a lejoheshit vinit në vendin tonë?

-Jo vendet tona ishin ndarë për shkak të politikës dhe para viteve ‘90 nuk mund të vija. Nuk ksistonin marrëdhëniet diplomatike, politike, tregtare e kulturore

Kur i takoni shqiptarët e Ukrainës, çfarë gjërash të veçanta keni zbuluar në karakterin e tyre dhe që u bënë përshtypje më shumë?

-Për mua është çudi që së pari shqiptarët e Ukrainës kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare dhe vetëdijen pothuajse për pesë shekkuj, në një kohë që nuk kishin raporte me Gadishullin e Ballkanit për dy shekuj, kur u zhvendosën në Rusi dhe për mua kjo përbën një rast të veçantë dhe me shumë interes në shkencat që unë studioj. Ata kanë ruajtur gjuhën amtare dhe vetëdijen etnike.

Para tre vjetësh në një seminar të Kosovës ju shpallët se kishit zbuluar mbishkrime në një alafabet të veçantë të shqipes rreth 500-vjeçare dhe kjo  më la shumë mbresë. “Shqiptarja.com” bëri një lajm që ngjalli interes të madh tek lexuesit. Ku bazohet ky studim juaji. Si zbuluan këto dokumente?

-Këto dokumente nuk u zbuluan në territorin e Ukrainës, por në territorin e Rusisë së sotme në brigjet e detit Azov në fshatin  Margaritovo. Tre vitet e fundit unë shkova bashkë me studentët e kolegët e mi në jug të Rusisë, në brigjet e detit Azov, në rajonin e Ostovit. Në fund të sheklullit të 18-të në këtë vend ishin  në themeluar disa fshatra, domethënë Margaritovo, Epirski, Albanski, domethënë fshati i Albanëve, i shqiptarëve. Para 20 vjetësh arkeologu rus Midriz Injuk ka zbuluar disa tulla me mbishkrime të sistemit të vjetër të shqipes.

I keni ju fotografitë me këto tulla?

-Po po kemi i kemi, dhe janë zbuluar rreth 200 tulla ku janë ruajtuar shenjat e sistemit të shkrimit të vjetër të shqiptarëve, ndërsa  duke i mbledhur të gjitha zbulimet janë rreth 300 kopje të tilla. Themeluesi i fshatit Margaritovo është Margaret Bllazon, dhe për të ka pasur diskutime se është edhe me origjinë greke, por kjo ngatërrohet, sepse kanë ardhur në Rusi shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë të Greqisë, që i quanin “Arvanutë të Greqisë” dhe “Arvanutë”. Ky problem ende diskutohet. Margariti ishte njeri pasur dhe unë mendoj se ai do të bënte fare mirë ndërtime me tulla me shenja të shkronjave greke, po të ishte grek, dhe s’kishte arsye t’i bënte në një gjuhë që s’ishte e askujt aty në Rusi. Aty para disa vjetësh arkeologu rus, Dmitry Zenyuk, ka zbuluar një sistem të shkrimit shqiptar. Themeluesi i fshatit Margariti mendohet se ishte shqiptar nga Kreta dhe ai ka marrë shumë tokë nga qeveria ruse për shërbimin e tij në ushtri dhe kishte afërsht 200 kilometra tokë. Kështu ai ka organizuar një ndërmarrje të tillë që ta rrethonte një pjesë të madhe me tulla dhe në çdo tullë të kishte një shenjë, shkronjë shqipe. Në korrik do shkojmë përsëri në atë zonë dhe ndoshta do të zbulojmë artefakte të reja. Në zonën e Detit Azov nuk flitet më në gjuhën shqipe, por popullata ka mbajtur kujtime për arnautët të cilët janë themeluesit e këtij fshati dhe vendbanimet përreth.

Kur u bë lajmi për alfabetin e rrallë të zbuluar në letër, kureshtje të madhe pati edhe i ndjeri Robert Elsie, që më pyeti për burimin e lajmit, pasi ju supozonit se mund të bëhej fjalë për Alfabetin 400-vjeccar të Elbasanit. Keni biseduar për këtë ju me Elsie?

-Këto mbishkrime që janë ruajtur në këto tulla, unë mendoj se janë pjesë e sistemit të vjetër të shkrimit të shqipes. Në fakt nuk është Alafabeti i Elbasanit, sicc u mendua në fillim,  por është një alfabet tjetër. Jemi duke vijuar studimet dhe në korrik ne do të shkojmë sërish në Margaritovo për ekspeditë me kolegët. Kemi biseduar edhe me Elsie. Ne mendojmë se është një alfabet tjetër edhe më i hershëm, me më shumë shkronja. Ideja për një alfabet më të hershëm ishte e Elsie. Kështu që do të vijojmë zbulimet tona.

Në këtë territor, ekspedita jonë e organizuar nga Universiteti Shtetëror i Shën Petersburg në vitin 2015 ka grumbulluar shumë materiale, tregime, etj. Në lidhje me praninë e shqiptarëve në shekujt e 18-të dhe 19-të. Kështu në fund të shekullit të 18-të, në rajonin e Azovit u themelua fshati Margaritovo, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me Margaret Bllazon, zyrtar i lartë, me origjinë nga shqiptarët e mërguar aty.

Më lejoni ju bëj një pyetje jashtë profesionit, cili është opinioni juaj për vendimin e largimit të Ambasadave ruse nga vendet e Ballkanit dhe Europës?

-Opinioni im privat dhe personal është që është gabim. Për jetën  njerëzve puna e diplomatëve është shumë e rëndësishme, dhe na duhet të kemi raporte të mira, marrëdhënie të mira, dhe diktati në këtë mënyrë ndikon keq mes marrëdhënieve mes popujve, mes vendeve të ndryshme. Na duhet të diskutojmë probleme nga më të ndryshmet.

Sa ka ndihmuar Ambasada Ruse gjatë pranisë së saj në Shqipëri për të thelluar studimet për shqiptarët e Ukrainës?

-Tek ne institucionet shkencore punojnë vetë dhe nuk kanë ndikim nga politikanët dhe nga qeveria. Unë për shembull mund të merrem me çdo popull në tërë botën, pa asnjë diktat nga Këshilli Shkencor. Jemi të lirë në zgjedhjen e studimeve tona. Jemi të lirë në veprimet tona.

Zbulimi i tullave

“Letrat” e dheut të harruar, ruhen shqip në tulla të lashta në Margaritovo

Sipas Aleksandër Novik në korrik të vitit 2015 në fshatin Margaritovo të rrethit Azov, në rajonin e Rostovit, ka shkuar për të punuar një ekspeditë etno-gjuhësore nga Univesiteti i Shën Petersburg-ut. Arsyeja e mbërritjes së tyre atje, ishte zbulimi i një monumenti të rrallë të trashëgimisë së lashtë shqiptare. Objektet e gjetura ishin rreth 200 tulla me mbishkrime të ngjashme me tre alfabetet e përdorura në Shqipëri rreth 400-500 vjet më parë, si ai i Elbasanit, i Vithkuqit dhe Alfabeti i Veso Beut, që kishin përkatësisht 53 shkronja, 31 shkronja dhe 22 shkronja.

Pas këtij zbulimi që bëri bujë në Moskë në vitin 2015, arkeologu Dmitry Zenyuk në një konferencë për mediat është shprehur se:

“Në fakt, ky është një zbulim që u bë për një kohë shumë të gjatë. Tulla e parë e ngjashme që kam gjetur ishte kur isha nxënës në klasën e tretë. Ndërsa në këtë moment nga zbulimet e bëra tulla të tilla njihen me rreth 300 kopje.

Në vitin 2007 kemi bërë një krahasim të letrave të shënuara në tulla me gjuhën e Elbasanit, ku gjatë kësaj kohe u përgatit një bazë teorike dhe u bënë tabelat krahasuese. Po kjo punë nuk ishte e mjaftueshem pa marrë mendinin e skstertëve shqiptarë.

Vetëm tani, për herë të parë, mund të deklarojmë zyrtarisht se në jug të Rusisë është hapur një monument që dokumentimin e shkrimit të vjetër të shqiptare.

Dhe është e mahnitshme! Në botë mbijetojnë disa disa shembuj të përdorimit të alfabetit të vdekur të shqipes në  arkivat shtetërore në Tiranë, ku një nga ato është “Bibla e Anonimit të Elbasanit” dhe disa letra nga tregtarët dhe artizanët nga Elbasani të afërmit e tyre të mërguar.

Prandaj gjetjet nga fshati Margaritovo janë me interes serioz shkencor!”. Këto kanë qenë deklaratat e arkeologut Dmitry Zenyuk, pas zbulimit të tullave me mbishkrime në gjuhën shqipe./Shqiptarja.com

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

Studiuesi Fotaq Andrea, autor i album-antologjisë “Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar”, së bashku me antikuarin Dritan Muka, Kanada, kanë njoftuar ditët e fundit nëpërmjet portalit të njohur « Zemra Shqiptare », zbulimin e rrallë të portretit origjinal të Skënderbeut nga piktori i shquar i Rilindjes italiane e europiane Gentile Bellini, 1467. Portreti mban të shkruar emrin SCANDER BECO, njëlloj si harta portolane e Bartolomeo Pareto-s e vitit 1455, që mban të shkruar emrin SCANDRE BECO.

Ky portret u ble në dhjetor 2020 nga antikuarët shqiptarë që morën pjesë drejtpërdrejt në ankandin “Capsule Auctions” të New Yorkut, ku u vu në shitje koleksioni i madh i Prof. Richard I. Johnson (1925-2020), me rreth 2000 objekte.

Kjo vepër e rrallë artistike, që paraqet origjinal, real dhe autentik portretin e Skënderbeut, prej shekujsh dihej e humbur, ndërkohë që, sipas traditës gojore të përcjellë brez pas brezi, ishte e njohur që piktori italian Gentile Belini kishte pikturuar drejtpërdrejt KryeHeroin e shqiptarëve gjatë  shekullit XV. Tërë studiuesit e ikonografisë skënderbegiane, nga Paolo Giovio më 1543 e deri te Friedrich Kenner më 1893, nga Faik Konica më 1901, te Atë Vinces Malaj më 1969, i janë referuar historikisht skicave të humbura të Gentile Belinit për portretin e Skënderbeut, ashtu sikurse gjithë studiuesit e sotëm me në krye prof. Kristo Frashërin.

Mbi bazën e një analize të thellë shkencore, duke ndjekur e kombinuar metodat kryesore klasike të eksplorimit të një vepre arti, si dhe duke iu referuar rreth 70 autorëve shqiptarë e të huaj, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka arrijnë në vëzhgime e përfundime të qarta dhe bindëse se portreti i purpurt i Skënderbeut është vepër unikale e Gentile Belinit e vitit 1467, kur “Atleti i Krishtit” dhe Mbrojtësi i Europës Gjergj Kastrioti ka pozuar përpara Belinit, portretistit zyrtar të dozhëve të Venedikut.

Studiuesit vërtetojnë për herë të parë se Skënderbeu ka shkuar për vizitë të fshehtë në Venedik, me sugjerim edhe të papa Palit II, për të kërkuar ndihma e të holla që të vazhdohej qëndresa dhe lufta e paepur shqiptare kundër pushtuesit osman. Gjatë kësaj vizite të fshehtë, që përkonte edhe me Karnavalet e Venecies të shkurtit 1467, Skënderbeu shoqërohej nga e shoqja Donika Arianiti Kastrioti dhe i biri 12 vjeçar Gjoni II Kastrioti. Po ashtu edhe nga Dhimitër Frangu, thesarmbajtësi i Skënderbeut dhe pesë apo gjashtë kalorës arbër.

Portreti i Skënderbeut, realizuar nga Gentile Bellini, piktori zyrtar portretist i Senatit të Venedikut, është bërë me vendim dhe porosi të drejpërdrejtë të Dhomës së Dozhëve në Venecie si një dhuratë për KryeTrimin shqiptar në shenjë mirënjohjeje e nderimi. Dy protagonistët Belini dhe Skënderbeu janë takuar në Venedik në shkurt 1467, njëmbëdhjetë muaj  para vdekjes së Skënderbeut.

Portreti origjinal i Skënderbeut është dhënë me saktësi të habitshme ravijëzimi portretual dhe me interpretim të thellë artistik , në periudhën kur kishte filluar të përdorej në pikturën italiane teknika e pasqyrave, e quajtur kamera luçida, si dhe teknika e pikturës në vaj mbi panel druri.

Ky portret i Skënderbeut të vërtetë, i vitit 1467 nga Belini, dallon dukshëm me portretin më të njohur deri më sot të Skënderbeut “legjendar” të piktorit Christofano dell Altissimo të vitit 1553, që ndodhet në Galerinë Uffizi të Firencës, pikturuar mbi bazën e përshkrimit fizik që i ka bërë Marin Barleti portretit të Skënderbeut në vitin 1508 dhe historiani italian Paolo Giovio në vitin 1543, si dhe mbi bazën e gravurave të fillimi të shekullit XVI.

Në bazë të metodës krahasimore dhe metodës vizu, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka nxjerrin në pah se organi i hundës tek portreti origjinal i Skënderbeut nuk është i kërrutë apo me kurriz a gungëz në mes dhe me majën të rënë poshtë, sikurse shfaqet përgjithësisht ky organ në tipologjinë skanderbegiane krijuar mbi bazën e mitit të hundës shqiponjë te Skënderbeu. Përkundrazi, është hundë e drejtë, e fortë, tepër lehtë e lakuar dhe me majën po ashtu të drejtë.

Nga ana tjetër, edhe pse portreti është i dëmtuar rëndë e i sfumuar pas gjashtë shekujsh e gjysmë sprove mbijetese, krejt tiparet, balli i gjerë e i lartë, syri i pastër gjithë shkëlqim, mustaku me mjekrën e derdhur të përhime e në të mëndafshtë, buza e poshtme mjaft e dukshme, si dhe pjesa e fortë kockore e fytyrës, shfaqin një portret të paparë gjer më sot të Skënderbeut të Madh, portretin gjithë madhështi të Burrit të shtetit të Arbërit, plot seriozitet, dinjitet e personalitet të lartë, me vendosmëri e siguri në vetvete, plot krenari e largpamësi.

Veç kësaj, në lojën hije-dritë të teknikës piktoriale të Gentile Bellinit, bie në sy mbi portret një ndriçim i veçantë mbi ballin e KryeHeroit shqiptar, që shfaqet si reflektim i një kuadrati dritësoreje ballore nga ku ka hyrë drita e diellit. Po ky ndriçim në formë kuadrati shfaqet edhe në një portret tjetër të Belinit mbi ballin e portretit të dozhit Leonardo Loredano, të cilit Barleti i kushtoi parathënien e librit të tij “Rrethimi i Shkodrës”. Të dyja këto vepra artistike belineske dëshmojnë se Mjeshtri i madh venecian pikturon me saktësi drejtpërdrejt në natyrë, sur le vif, duke pasur personazhin historik përballë tij.

Në studim i bëhet një analizë e hollësishme, mbi bazë faktesh historike, “rrugëtimit” të kësaj vepre artistikehumbur në thellësi të kohërave, por ruajtur me fanatizëm nga antikuarët italianë, deri në mesin e viteve 1950, kur Prof. Richard I. Johnson duhet ta ketë blerë portretin e Skënderbeut në Itali dhe ndoshta në Venecie.

Studiuesit Andrea dhe Muka nënvizojnë se këtë vepër fatlume për mbarë kombin shqiptar, titulluar SCANDER BECO, që e kemi sot para syve, e ruajti nga shkatërrimi dhe zhdukja e plotë,  DASHURIA, emri i Belinit të Madh dhe vetë emri i Skënderbeut të Madh shkruar me germa të arta mbi portret.

Për studiuesit e këtij portreti të Skënderbeut, të  “Babait të Kombit shqiptar”, siç e ka pagëzuar i pari Faik Konica, ky zbulim SCANDER BECO ka një rëndësi të trefishtë: si pasaportë nderi dhe krenarie për kombin shqiptar; si pasuri e çmuar kombëtare dhe më në fund si pasuri po aq e çmuar për trashëgiminë kulturore europiane e ndërkombëtare, ku sintetizohen dhe shkrihen në një tablo të vetme emri i Skënderbeut të Madh nga Gentile Bellini i Madh. /zemrashqiptare/ KultPlus.com

Kjo femer ka 250 ditë pushim në vit dhe një rrogë mbi 10 mijë euro në muaj, por “askush” s’e do!

Të kesh 250 ditë pushim në vit, mbi 130 mijë euro pagë dhe mjaft kohë për projektet personale tingëllon si puna e ëndrrave. Por për Amalie Lundstad, 29 vjeç, inxhiniere procesesh në një platformë nafte pranë brigjeve të Norvegjisë, kjo jetë vjen me shumë sakrifica. Mediat daneze tregojnë historinë e saj: tre vite duke punuar e izoluar në det, larg familjes dhe miqve, në një nga mjediset më të ashpra të punës.

Ajo punon me turne dyjavorë, me nisje që para orës gjashtë të mëngjesit ose në mbrëmje. Çdo ditë fillon me ndërrimin e ekipit, planifikimin e detyrave dhe kontrollet e sigurisë. Si përgjegjëse zone, Amalie duhet të garantojë funksionimin e saktë dhe të sigurt të proceseve teknike të platformës. “Punojmë gjithmonë dyshe. Parimi i ‘katër syve’ është thelbësor, sepse çdo gabim mund të ketë pasoja fatale”, shpjegon ajo, duke theksuar sasitë e mëdha të energjisë që kalojnë nëpër tubacione, shkruan A2 CNN.

Presioni psikologjik, izolimi dhe mungesat e gjata larg familjes bëjnë që shumë njerëz të mos e përballojnë dot këtë punë. Por sipas saj, shpërblimi është një jetë me liri të jashtëzakonshme. Platforma ka palestër, simulator golfi dhe aktivitete të tjera që e ndihmojnë ekipin të çlirohet nga stresi. Edhe pse është një nga të paktat gra atje, ajo është mësuar me ritmin dhe atmosferën.

Me gati 90 mijë ndjekës në Instagram, Amalie dokumenton përditshmërinë e saj dhe këshillon të rinjtë që mendojnë një karrierë të ngjashme. Por paralajmëron: koha e lirë është e bollshme, por jo fleksibël. “Ke shumë pushime, por nuk i zgjedh dot vetë. Humb festa, dasma, pushime me miq – sepse turni nuk ndryshon”. Për të, çelësi është që njeriu të ketë gjithmonë një qëllim dhe një plan, ndryshe jeta mes valëve bëhet e vështirë. (A2 Televizion)

13-υje. çarja në Fier bëhet nën ë, flet babai 17-vjeçar: Ajo cfare na ndodhi eshte vetem

Historia e një 13-vjeçareje nga komuniteti rom në Fier ka tërhequr vëmendjen e medias dhe autoriteteve sociale, pasi është bërë nënë në moshë të mitur. Babai, një 17-vjeçar, po procedohet nga policia për kryerje të marrëdhënieve me një të mitur.

Lajmi u bë i ditur pas thirrjes së mjekëve të maternitetit, të cilët raportuan rastin në polici. Ato jetojnë në një zonë rurale të Fierit, ku tradita e martesave të hershme brenda komunitetit rom është “një traditë më se normale” në jetën e tyre.

Në intervista për “Në kohë reale” në RTSH, 17-vjeçari, babai i fëmijës, tha se njohu vajzën nëpërmjet telefonit dhe se martesa e tyre në moshë të vogël është një praktikë e zakonshme në komunitetin e tyre.

“Kisha një vit me vajzën, kam mbaruar vetëm 6 klasë shkollë, kurse nusja klasën e 2 dhe të 3 ka bërë. Jemi njohur në telefon. Kështu martohemi në këtu të vegjël. Do iki jashtë shtetit bashkë me nusen dhe djalin. Ne të vegjël martohemi”, tha 17-vjeçari.

Edhe halla e vajzës shpjegoi se martesat e hershme janë një traditë e komunitetit.

“Ne kemi traditë që martohemi të vogla. Unë jam martuar 13-vjeçe dhe 14-vjeçe kam bërë fëmijë. Kam 7 fëmijë dhe vajzat e mia 13 vjeçe janë martuar.

Kështu e kemi traditë ne. Neve kështu jemi keq apo mirë, e kemi traditë që martohemi të vogla brez pas brezi. Ne të gjithë asnjëri nuk ka bërë shkollë. Do bredhim për bidona do hamë, para nuk duam, vetëm fëmijët dhe familjen. Kjo është tradita jonë”, tha halla e të miturës.

Rasti është diskutuar edhe nga profesionistë të fushës sociale dhe ligjore. Psikologia Aba Zeneli tha se nuk ka ndërgjegjësim të këtyre rasteve dhe se këto sjellin psikologjike dhe sociale për vetë komunitetin. Edhe avokati Altin Kaziaj tha se këto raste janë të dënueshme penalisht, por se martesat e të miturve në komunitetin rom janë të përsëritura.

“Ky është realitet pasi në këtë komunitete është një gjë normale që ka ndodhur, pasi martohen shumë shpejt. Këto janë raste pra të përsëritura dhe nuk ka asnjë lloj ndërgjegjësimi, duke sjellë pasoja psikologjike dhe sociale për fëmijët”, tha psikologia.

“Kjo është një vepër penale e rëndë dhe një problem social i madh. Përtej ritualeve tradicionale, dëmi psikologjik, fizik dhe mendor që i ndodh këtyre fëmijëve është i madh. Babai po procedohet, por fëmija mbetet i pambrojtur. Ky rast duhet të jetë një thirrje për ndërhyrje më të fuqishme sociale dhe ligjore në këto komunitete”, tha avokati.