Radio Televizioni i Serbisë: Një grup shqiptarësh sulmuan bazën ushtarake serbe në Bujanoc, vranë një qen

Radio Televizioni i Serbisë pretendon se “një grup i maskuar shqiptarësh” kanë sulmuar pjesëtarë të Ushtrisë Serbe sot rreth orës 15:00 në zonën e bazës “Debela Glava”, e cila ndodhet në komunën e Bujanocit pranë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.

Shërbimi Publik i Medias i Serbisë citon “burime jozyrtare” dhe raporton se një grup i armatosur shqiptarësh në rrëzë të kodrës qëlloi 15 herë në drejtim të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe, dhe me atë rast një qen që ndodhej në afërsi të menjëhershme u godit. Sulmuesit më pas ikën në drejtim të Kosovës me gjashtë xhipa, thotë RTS.

Baza “Debela Glava” ndodhet në Zonën e Sigurisë Tokësore (ZS) midis Serbisë dhe Kosovës, e cila u krijua me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, në një sipërfaqe prej 1,471 kilometrash katrorë.

Asnjë nga këto pretendime nuk është konfirmuar.

Avokati i njohur serb: Ka mjaft dëshmi se Vuçiç ishte pjesë e “turizmit të snajperëve” në Sarajevë

Avokati serb Cedomir Stojkoviç ka paraqitur disa dëshmi me të cilat thotë se dëshmohet që presidenti i tashëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte pjesë e “turizmit të snajperëve” gjatë rrethimit të Sarajevës. 

Stojkoviç nër rrjetet sociale  ka postuar një deklaratë të Vuçiçit dhënë në vitin 1994 për gazetën “Duga” e ku thoshte: “Shkova në Sarajevën serbe si vullnetar. Isha në varrezat hebraike për një kohë”.  Stojkoviq ka postuar edhe videon e Vuçiçit. 

Ai ka thënë se varrezat hebraike po përmenden aktualisht si vendi ku “turistë” ishin sjellë nga ushtria e Radovan Karaxhiçit prëmes Beogradit për të vrarë civilë me snajperë, në atë që është quajtur “turizëm snajperësh”. 

“Kjo po ndodhte pikërisht kur Vuçiqi, sipas rrëfimit të tij, ishte në luftë atje”, ka shkruar Stojkoviç. 

Ai ka thënë dëshmi tjetër është edhe deklarata e Vojislav Sheshelit gjatë gjykimit në Hagë se “Vuçiçi kishte qenë vullnetar me Slavko Aleksiçin te varrezat hebraike”. 

Stojkoviç ka thënë se është dëshmi se ky “safari snajperësh”, duke paguar për të vrarë civilët, po zhvillohej në kohën kur Aleksiqi po drejtonte atë zonë dhe Vuçiç ishte nën komandën e tij. 

Ai po ashtu tha se ka xhirime ku Vuçiq shihet me atë që duket se është snajper. Thotë se video është e vitit 1993 dhe atë video e ka postuar. 

Prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj italianëve që dyshohet se kanë paguar anëtarët e ushtrisë së serbëve të Bosnjës për të shkuar në Sarajevë, në mënyrë që ata të vrisnin qytetarë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990.

Më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në Sarajevë nga bombardimet e vazhdueshme dhe sulmet me snajper midis viteve 1992 dhe 1996, në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia.

Hetimi filloi nga një ankesë ligjore e paraqitur nga Ezio Gavazzeni, një shkrimtar me bazë në Milano, i cili mblodhi prova mbi akuzat, si dhe një raport të dërguar prokurorëve nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariq.

Gavazzeni ka thënë se kishte lexuar për herë të parë raportet rreth “turistëve të dyshuar snajperistë” në shtypin italian në vitet ‘90, por vetëm pasi kishte parë “Sarajevo Safari”, një dokumentar i vitit 2022 nga regjisori slloven Miran Zupaniq, filloi të hetonte më tej.

Në dokumentar, një ish-ushtar serb dhe një kontraktor pretenduan se disa grupe perëndimorësh qëllonin popullsinë civile nga kodrat përreth Sarajevës. Pretendimet e tyre janë mohuar me forcë nga veteranët serbë të luftës.

“’Sarajevo Safari’ ishte pika e fillimit”, ka thënë Gavazzeni.

“Fillova një korrespondencë me drejtorin dhe që andej e zgjerova hetimin tim derisa mblodha materiale të mjaftueshme për t’ua paraqitur prokurorëve të Milanos”, ka shtuar ai.

Gavazzeni pretendon se shumë italianë dyshohet se janë të përfshirë, pa dhënë një shifër.

“Kishte gjermanë, francezë, anglezë… njerëz nga të gjitha vendet perëndimore që paguanin shuma të mëdha parash për t’u çuar atje për të qëlluar civilë.”

“Nuk kishte motive politike apo fetare. Ata ishin njerëz të pasur që shkonin atje për argëtim dhe kënaqësi personale. Po flasim për njerëz që i duan armët dhe që ndoshta shkojnë në poligone qitjeje ose në safari në Afrikë”, ka thënë ai.

Ai pretendon se të dyshuarit italianë takoheshin në qytetin verior të Triestes dhe udhëtonin për në Beograd, nga ku ushtarët serbo-boshnjakë i shoqëronin ata në kodrat e Sarajevës. 

“Kishte një trafik turistësh lufte që shkonin atje për të qëlluar njerëz”, ka thënë ai. 

Gavazenni ka shtuar se kishte identifikuar disa nga individët italianë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë dhe të cilët pritet të merren në pyetje nga prokurorët në javët e ardhshme.

https://www.facebook.com/cedomir123stojkovic?fref=nf&ref=embed_post

Hapet në Bruksel godina e Misionit të Shqipërisë pranë BE! Kos: Kjo është shtëpia juaj e re

Një prag të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ka hapur dyer në Bruksel edhe godina e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke shpërndarë edhe pamje nga ceremonia e hapjes.

“Mirëmëngjes dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe komisionerja për Zgjerimin Marta Kos e cila vlerësoi progresin dhe rezultatet konkrete të vendit tonë dhe tha se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel.

“E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj.

Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është  – dhe do thoja mos më citoni – ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë”, tha Kos.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama vuri në dukje ndryshimin mes realitetit të dikurshëm dhe atij të sotëm në marrëdhëniet me BE-në, duke u shprehur se tashmë mjedisi është pozitiv dhe energjik.

“Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush”, u shpreh Rama në ceremoni.

Ndërsa ambasadori i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Ferit Hoxha tha se vendibeson tek Europa dhe ka një qeveri të përkushtuar ndaj procesit të integrimit.

“Është shumë komode për mua të mbroj kauzën e Shqipërisë sot, sepse përfaqësoj një vend e shoqëri që kurrë nuk e ka humbur besimin tek Europa, një qeveri me një përkushtim të patundur politik ndaj BE-së dhe e gatshme të shfrytëzojë çdo sekondë”. 

Galeria fotografike (

1 / 7

)

PLAS arma mes REPERËVE/ Don Xhoni me GRUPIN e tij sulmojnë “Bini Diez”!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur ndryshe si Bini Diez.

Sipas Paparacit, në incident është përdor edhe arma, ku grupi i reperit ka goditur Nebihun dhe i ka thyer veturën.

Deri më tani ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar deri te konflikti.

Paparaci është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës.

“Na duhen partnerë si ju”, Marta Kos: Po ju përgatisim një shtëpi në Evropë

Shqipëria hapi negociatat me BE edhe për grupkapitullin e fundit. Komisionerja Marta Kosi vlerësoi punën e vërë nga vendi ynë, duke ehte se është rezultat i punës së autoriteteve për zbatimin e reformave.

Kos tha se BE është e përkushtuar që Shqipërinë ta integrojë në BE.

““I dashur Edi, ju jeni udhëheqësi që shihni nga e ardhmja. Ne na duhen partnerë që mund të mbështetemi dhe Shqipëria është një prej tyre.

Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap të gjithë kapitujt, por edhe për BE. Sot tregon se BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria.

Ky sukses nuk do ishte i mundur pa angazhimin Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithë shteteve anëtare për të mbështetur Shqipërinë, jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE, suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteteve për zbatimin e reformave të rëndësishme.

Është rezultat i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe i mbështesin këto ndryshime. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit, kur jepni rezultate, ju ecni para, jeni frymëzim për Ballkanin perëndimor.

Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin real”, tha Kos. 

Tragjike në Korçë, 40-vjeçari i dehur hidhet nga ballkoni, në sy të gruas dhe fëmijëve

Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se 40 vjeçari L.Meçollari është gjetur ditën e djeshme në rrugë dhe është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve, ai ka qenë në gjendje të dehur pasi ishte përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike po ashtu. Mëngjesin e sotëm gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se një muaj më parë, 40 vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Kjo tentativë vetëvrasje është bërë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij. Viktima mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të jetë bërë alkooli dhe lëndët narkotike që përdorte.

Luana e hodhi në gjyq, gazetari Tozaj: Së shpejti do nxjerr listën e eskortave

Një konflikt i nisur nga deklarata e gazetarit Elton Tozaj ka marrë përmasa të reja dhe mjaft të tensionuara, duke e zhvendosur debatin nga studiot televizive drejt gjykatës. Moderatorja Luana Vjollca ka vendosur ta padisë zyrtarisht gazetarin, pasi akuzat dhe insinuatat e tij janë konsideruar nga pala e saj si të pavërteta, fyese dhe cënim i rëndë i figurës publike.

Gjithçka nisi pas një interviste të Tozajt në emisionin “Zgjohu me MCN”, ku gazetari deklaroi se Luana ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe se e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin. Ai përmendi disa raste të pretenduara, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin; afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.

Këto deklarata ndezën menjëherë rrjetin, duke hapur diskutime të ashpra rreth qëllimit dhe vërtetësisë së tyre.

Pas emisionit, avokati i saj ka kontaktuar gazetarin për të kërkuar sqarime dhe prova mbi deklaratat e bëra në publik. Tozaj vetë e bëri këtë publik përmes një postimi në “Instagram Story”, duke shkruar:

“Luana më vë avokatin të më marrë në telefon pas intervistës. Këto s’kanë as guxim të telefonojnë, aq të dh*ra janë…”

Ky postim jo vetëm nuk e ul tensionin, por e përshkallëzon akoma më shumë. Pak orë pas deklaratës së parë, Tozaj reagoi sërish këtë herë me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të ashpër, të cilin shumë e interpretuan si kërcënim:

“Së shpejti listën kush del si eskortë nëpër burgje.”

Galeria fotografike (

1 / 12

)

Zbulohet gjendja e Brojës pas dëmtimit të rëndë në këmbë

Sulmuesi Armando Broja shkaktoi shqetësim të madh mbrëmjen e të dielës së 16 nëntorit, pasi pësoi një dëmtim dhe u largua para kohe nga fusha në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Teksa ndeshja në “Air Albania” po shkonte drejt fundit, me miqtë që triumfonin 2-0, Broja, i cili kishte vetëm pak minuta që ishte futur në lojë, u detyrua të largohej i dëmtuar nga ajo që dukej një goditje e rëndë në pjesën e kaviljes.

Pas ndeshjes, për gjendjen e tij ka folur miku dhe kolegu i tij në kombëtare, Kristjan Asllani. Ai zbuloi se Broja kishte marrë një goditje në kavilje dhe se testet e para po bëheshin menjëherë pas ndeshjes.

Sipas Asllanit, doktori i ekipit bëri me dije se fatmirësisht nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, pasi nuk kishte ënjtje të kaviljes.

Në një rast të tillë, skenari më i keq për sulmuesin mund të jetë një mungesë prej 2 deri në 4 javë larg fushave të blerta.

Megjithatë, pritet ende ekspertiza përfundimtare mjekësore, e cila do të bëhet e ditur gjatë ditës së sotme (e martë, 18 nëntor) për të përcaktuar saktësisht kohën e rikuperimit.

FOTO/ Të veshura me fanellën KUQ e ZI, vajza dhe gruaja MOTIVUAN Silvinjon nga tribuna e “Air Albania”!

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo updeton ndjekësit e saj me çdo gjë që ndodh rreth saj, edhe e mbrëmshja nuk ishte përjashtim.

Tati së bashku me nënën e saj ndodheshin mbrëmë në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Angli.

Ajo ka publikuar foto të shumta, teksa spikasin ato ku është e veshur me një fanellë të Kombëtares.

Ajo duket mjaft e bukur me fanellën kuqezi, teksa flokët e verdha i ka të lëshuara. Gjithashtu ka hedhur dhe momente gjatë ndeshjes.

Galeria fotografike (

1 / 10

)

Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj janë përplasur fizikisht? Reagon Blendi Salaj

Prej disa ditësh në media ka qarkulluar lajmi se dy moderatoret e mëngjesit Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi kanë pasur një debat të fortë mes tyre, i cili ka degraduar deri në përplasje fizike.

Deri në këto momente asnjë prej moderatoreve e përfshira nuk ka reaguar, por një reagim ka ardhur nga kolegu i tyre në emision, Blendi Salaj.

Si fillim Blendi ka publikuar një story në profilin e tij në instagram ku postonte lajmin, të cilit ai i vinte vulën “FAKE NEWS” (Lajm i rremë).

Edhe mëngjesin e sotëm, Blendi së bashku me vajzat pohuan se “ngjarja nuk ka ndodhur kurrë”.

Më pas ishte Blendi ai që ironizoi lajmin duke u thënë vajzave në një moment gjatë emisionit se do të shkëputeshin për “një përplasje fizike”.