Shume vite me e re! Dalin per here te pare pamjet romantike te Sokol Balles me gruan ish banore te Big Brother (Foto)

Gazetari dhe moderatori i njohur, Sokol Balla, i cili katër vite më parë njoftoi se ishte bërë baba për herë të tretë, ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe të mbajë të fshehtë jetën e tij private, përfshirë edhe identitetin e partneres së vajzës së tij më të vogël. Por së fundmi, është zbuluar se nëna e vajzës është Sidrita Sadikaj, ish-banore e reality show-t të famshëm “Big Brother 9”.

Sidrita, 30 vjeçe dhe me origjinë nga Suhareka (Kosovë), u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2017 përmes pjesëmarrjes në edicionin e nëntë të “Big Brother Albania”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme të ekranit, ajo pati një lidhje të shkurtër me një model shqiptar, por marrëdhënia përfundoi pak pas përfundimit të formatit.

Pas daljes nga programi, ajo zgjodhi të vendosej në Tiranë, ku duket se ka ndërtuar jetën e saj të re — tashmë familjare — me gazetarin Sokol Balla. Çifti ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike, duke mos ndarë publikisht foto të përbashkëta apo detaje nga jeta e tyre. Edhe ardhja në jetë e vajzës së tyre nuk u bë lajm zyrtar, por u konfirmua vetëm përmes një postimi të shkurtër të Ballës rreth katër vite më parë.

Megjithatë, ndjekësit e Sidritës në rrjetet sociale kanë vënë re se fotot dhe vendpushimet që ajo poston përkojnë shpesh me ato të gazetarit të njohur, duke i çuar fansat në dyshime të vazhdueshme për një lidhje mes tyre. Së fundmi, një foto familjare e Ballës, Sidritës dhe vajzës së tyre të vogël ka qarkulluar në rrjet, duke konfirmuar për herë të parë publikisht lidhjen e tyre.

Në një epokë ku figurat publike ndajnë çdo detaj të jetës së tyre personale në rrjetet sociale, çifti Balla–Sadikaj ka zgjedhur një tjetër rrugë: atë të qetësisë, diskrecionit dhe mbrojtjes së privatësisë familjare, duke e forcuar më tej lidhjen e tyre përtej vëmendjes së syve publikë.

Kujtojmë se para lidhjes me Sidrita Sadikajn, Sokol Balla ka qenë për një kohë të gjatë në një marrëdhënie me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, një tjetër figurë e rëndësishme e jetës publike në vend.

Ndërkohë, as Balla dhe as Sadikaj nuk kanë bërë ende një reagim publik apo konfirmim zyrtar mbi marrëdhënien e tyre, duke ruajtur me kujdes kufirin midis karrierës mediatike dhe jetës personale. Por faktet dhe imazhet flasin vetë.

E bujshme! SPAK urdher kontrrolli pronarit te TV te madh ne Shqiperi! Kane zbuluar korrupsion te madh, pritet qe

Një vendim gjykate ka hapur rrugë për SPA K dhe BKH që të kryejnë kontrolle të thelluara në pronat dhe aktivitetet biznesore të Artan Dulakut, i njohur si “bos” në fushën e ndërtimit dhe medias. Burime të WebLajm konfirmojnë se hetimi ka të bëjë kryesisht me pronat që dikur ishin të përdorura nga Ushtria, dhe konkretisht me portin e Limionit në Sarandë.

Operacioni policor dhe kontrolli gjyqësor vijon, ndërsa SPAK ka arsyetuar para gjykatës se kontrolli është i domosdoshëm për të siguruar prova që lidhen me manipulimin e kontratës për përdorimin e portit ushtarak. Sipas burimeve, kontrolli nuk përqendrohet vetëm te Dulaku, por përfshin edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë që dyshohet të jenë përfshirë në procedurat që mund të kenë shkelur ligjin.

ℹ️ Pasqyra historike dhe ecuria e çështjes

📜 Dhënia e Qirasë / Koncesionit të Portit dhe Baza e Limionit

  • Porti i Limionit dhe baza ushtarake pranë tij kanë qenë në qendër të dyshimeve prej kohësh. Deri në vitin 2020, territori dhe objekti ishin pronë e Ushtrisë. Gjatë asaj periudhe, qeveria miratoi një vendim (VKM) që mundësoi dhënien me qira të portit dhe bazës “Marina Bay” për zhvillim rezidencial dhe turistik.
  • Kompania “Marina Bay Saranda”, në bashkëpunim me “Concord Investment” dhe “Kastrati Group”, morën të drejtën e përdorimit të portit dhe bazës për një periudhë të gjatë, duke planifikuar investime në vilat, hotelin dhe infrastrukturën e jahtëve.
  • Ky veprim ngjalli reagime dhe ankesa në treg, pasi disa aktorë publik dhe ish-oficerë të ushtrisë argumentuan se territori i portit dhe baza kishin karakter strategjik ushtarak, dhe veprime të tilla nuk mund të kryheshin pa miratim të organeve kompetente të ushtrisë dhe strukturave të larta shtetërore.

⚖️ Sekuestrimet dhe sfidat juridike

  • Në mars 2023, GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), me propozimin e SPAK-ut, vendosi të sekuestronin “Bazën Ndihmëse të Limionit, Sarandë”, duke argumentuar se ndërhyrjet ligjore dhe kontratat e lidhura janë bërë në shkelje të ligjit dhe pa konsultim me strukturat ushtarake.
  • Kompania Marina Bay Saranda e apeloi vendimin e sekuestrimit në Gjykatën e Apelit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por nisi humbje juridike. Pas rrëzimit të rekursit, vendimet e gjykatave të shkallës së parë dhe Apelit u mbajtën në fuqi.
  • Sipas burimeve nga Zoom.al, kompanitë që përfaqësojnë Kastratin dhe Dulakun kanë ngritur ankesa në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar që vendimet e tre shkallëve janë të papajtueshme me dispozitat kushtetuese.
  • Artikulli “Tri shkallët e gjyqësorit sekuestruan ‘Bazën e Limionit’” raporton se vendimi për sekuestrimin është një nga pikat kryesore që po argumentohet në Kushtetuese. Sipas një tjetër burimi, “Kastrati humb gjyqin në Gjykatën e Lartë, Porti i Limionit mbetet nën sekuestro”, kompania humbi sfidën juridike në Gjykatën e Lartë dhe nuk arriti të rrëzojë masën e sekuestrimit.  Për më tepër, lajmet e vjetra raportojnë se porti i Limionit gjatë vitit 2019 ishte dhënë me koncesion si pjesë e paketës së porteve ku “Limion” dhe “Marina Rodon” ishin shpallur për përdorim 35-vjeçar nga shoqëritë Kastrati dhe Edil Al.

E bujshme! Nis rrethimi i madh i Edi Ramës: SHBA e BE, gati për g*ditjen finale! Ja plani për të mos mbyllur mandatin

SPAK dhe shërbimet partnere të BE-së dhe SHBA-së kanë goditur bazat e sistemit të ndërtuar nga Edi Rama për të mbajtur pushtetin, përmes tenderëve, PPP-ve dhe strukturave të lidhura me bandat. Hetimet nuk ndëshkojnë individë, por mënyrën se si funksionon qeverisja…

Në trembëdhjetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës, drejtësia ka rrëzuar një nga një shtyllat mbi të cilat ai ka ngritur pushtetin e vet. Hetimet ndaj ministrave, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të lartë nuk janë raste të zakonshme korrupsioni. Ato kanë zbuluar se problemi nuk është tek individët, por tek mënyra se si funksionon vetë sistemi.

Në çdo dosje të madhe, drejtësia ka goditur skemat dhe mekanizmat e abuzimit që Rama ka ndërtuar si pjesë e një modeli qeverisës të qëllimshëm. Ai përpiqet të paraqesë çdo hetim si devijim personal të një zyrtari, me justifikimin se “kanë ngrënë mollë pas shpinës së tij”. Por drejtësia ka nisur të ndëshkojë prodhimin e “mollëve”, jo konsumatorët e tyre.

Rasti Tahiri e tregoi qartë këtë prirje. Ish-ministri nuk u dënua për trafik narkotikësh apo përfitime direkte, por për kanabizimin e vendit në vitin 2016, një proces që u mbështet politikisht nga vetë Rama. Në atë kohë, përkrah tij ishte Koço Kokëdhima, deputeti më me ndikim në jug dhe person i afërt me strukturën qendrore të PS-së.

Hetimi për tenderët në shëndetësi e çmontoi sistemin e PPP-ve, modelin e promovuar nga Rama si shpëtim ekonomik. Ato rezultuan kanale transferimi parash nga buxheti drejt rrjeteve private, me kompani fantazmë dhe administratorë të rremë. E njëjta logjikë është gjetur në aferat e inceneratorëve, energjisë dhe koncesioneve natyrore.

Drejtësia po heton gjithashtu lidhjet midis politikës dhe grupeve kriminale, që kanë shërbyer si bazë elektorale dhe financiare për pushtetin. Shërbimet partnere të SHBA-së dhe BE-së i kanë dokumentuar me hollësi këto lidhje dhe kanë burime të afërta edhe brenda rrethit të Ramës. Të dhënat e tyre tregojnë se rrethimi ndërkombëtar ndaj tij ka nisur, me qëllim të qartë: të mos i lejohet ta mbyllë mandatin.

SPAK nuk po vepron si trupë prokurorësh të izoluar, por si pjesë e një strategjie më të gjerë që synon çmontimin e sistemit Rama. Faza e parë është shembja e trashëgimisë së tij politike, përmes ekspozimit të çdo strukture të ndërtuar mbi korrupsionin. Pasi të jetë rrëzuar themeli i pushtetit, do të vijë koha e përballjes personale./Pamfleti

Belinda Balluku nuk do i hajë Krishtlindjet! Gazetarja tr*ndit: Ja kush janë dy ministrat qe do arr*stohen me te

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në Oponencë se përveç zv/kryeministres Balluku, në hetim nga SPAK janë dhe 2 ministra të rëndësishëm, bashkëpunëtorë të saj.

Sipas Llabanit, njëri ministër është për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet, dhe tjetri, një ministre për sigurinë kombëtare.

Ajo u ndal dhe tek një tjetër skandal që po heton NATO dhe që lidhet me shoqërinë KAYO  në varësi të ministrisë së Infrastrukturës.

Oponencë, tha Llabani, do të vijojë me publikimin e provave e fakteve që faktojnë megaskandalin e blerjes së armatimeve nga KAYO, e cila drejtohet nga njerëz që nuk janë kompetentë.

“Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio  këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë”, u shpreh moderatorja e Oponencë, Anduena Llabani.

Anduena Llabani: Unë vërtet kam folur që Balluku nuk e feston Shën Valentinin, por nuk jap garanci se cfarë do të ndodhë për Krishtlindje. Di që dhe 2 ministra shumë të rëndësishëm, të emëruar nga Balluku, të njohur dhe si bashkëpunëtorë të saj janë nën hetim, njëri për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet por flas dhe për ministre që sigurinë kombëtare e kanë shitur tek persona që shesin shtëpi në Amerikë. Dmth unë kam një pyetje, me kaq shumë gjëra sa ka zonja Balluku, një njeri që ka 70% të buxhetit shqiptar.

Një nga skandalet që po hetohet sot dhe nga strukturat e brendshme të NATO-s, është çështja e sigurisë për blerjen e armatimeve nga ministria, e ashtuquajtura KAYO, një firmë që firmos miliona para nga shteti për blerje armatimesh dhe rezulton se kjo shoqëri drejtohet nga persona që nuk janë fare kompetentë. Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio  këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë.

Anduena Llabani: Unë vërtet kam folur që Balluku nuk e feston Shën Valentinin, por nuk jap garanci se cfarë do të ndodhë për Krishtlindje. Di që dhe 2 ministra shumë të rëndësishëm, të emëruar nga Balluku, të njohur dhe si bashkëpunëtorë të saj janë nën hetim, njëri për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet por flas dhe për ministre që sigurinë kombëtare e kanë shitur tek persona që shesin shtëpi në Amerikë. Dmth unë kam një pyetje, me kaq shumë gjëra sa ka zonja Balluku, një njeri që ka 70% të buxhetit shqiptar.

Një nga skandalet që po hetohet sot dhe nga strukturat e brendshme të NATO-s, është çështja e sigurisë për blerjen e armatimeve nga ministria, e ashtuquajtura KAYO, një firmë që firmos miliona para nga shteti për blerje armatimesh dhe rezulton se kjo shoqëri drejtohet nga persona që nuk janë fare kompetentë. Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio  këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë.

U nisën për të kapur në flagrancë Aldo Avdylin, por RENEA u përball në derë me ministrin e Edi Ramës: Skam bërë gjë, sot mora detyrën…

Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arrestimin e një prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, siç është Aldo Avdyli nga Shijaku.

Para se Avdyli të kapej gafil, në zonën e liqenit të Thatë, në një pallat shumë pranë “Queen Casino”, efektivët e RENEA-s dhe agjentët e policisë kriminale të përballeshin me një personazh të pazakontë që nuk e kishin parashikuar në këtë operacion.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar nga burime pranë repartit RENEA se një ministër i Edi Ramës, është përballur me efektivët e policisë, para se ata të lokalizonin apartamentin dhe më pas të arrestonin të shumëkërkuarin Aldo Avdyli.

Bëhet fjalë për ministrin aktual të Mjedisit, i cili në orët e para të mëngjesit është çuar i traumatizuar nga krevati dhe është përballur me RENEA-n tek dera e apartamentit.

Policia kriminale kishte lokalizuar saktësisht Aldo Avdylin, duke e gjurmuar atë me pajisjen inteligjente “IMSI CATCHER”, por saktësisht nuk dihet se në çfarë apartamenti ndodhej Aldo Avdyli.

Në orët e para të mëngjesit, RENEA dhe policia kriminale hynë në pallatin ku kishte lokalizuar Aldo Avdylin, duke kontrolluar fillimisht disa apartamente.

Në njërin apartament, burimet policore tregojnë se kanë trokituar dhe kanë bërë thirrje se ishin policia, ndaj personat brenda duhet ta hapnin derën vullnetarisht.

Por siç mësohet nga policia, nga brenda shtëpisë është dëgjuar një zhurmë dhe nga ana tjetër policët që ndodheshin në korridor janë bërë gati për të reaguar qoftë dhe me armë.

Personi që lëvizi në brendësi të apartamentit dhe më pas hapi derën, ishte ministri i sapo emëruar i Mjedisit në qeverinë “Rama 4”.

I tronditur nga ajo që pa, ai iu drejtua punonjësve të policisë se nuk kishte bërë asgjë, pasi pikërisht atë ditë kur policia kishte bërë aksionin, ministri kishte marrë zyrtarisht detyrën e ministrit.

Njësia e policisë e bindur që kishin trokitur në derën e gabuar ka vijuar më pas më kontrollin e disa apartamenteve të tjerë, derisa hynë pikërisht në apartamentin ku qëndronte i shumëkërkuari Aldo Avdyli.

Kapja e tij ishte një sukses spektakolar i policisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit, pasi për vite me rradhë Aldo Avdyli, nuk kishte asnjë imazh në policinë kriminale, asnjë gjurmë ADN-je dhe asnjë shoqërim në ambientet e policisë.

Aktualisht Aldo Avdyli, është i arrestuar për llogari të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila ka vendosur dy masa sigurimi ndaj tij.

Masa e parë “Arrest me burg” ndaj Avdylit është vendosur në muajin maj 2024, duke e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj një emri të njohur të botës së krimit, Durim Bamit.

Sipas hetimit, Avdyli del se përfshihet në një skuadër prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eliminimin fizik të Durim Bamit, por realisht nuk ia dalin dot.

Ndërsa masa e dytë e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit nga Shijaku, i cili tashmë akuzohet për organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

I vënë në presion nga masa e dytë e sigurisë, Avdyli mësohet të jetë vendosur në Tiranë./Syri.net

28 miliardë euro për “Mburojën e Akilit”, Greqia në bisedime me Izraelin për të blerë sisteme të përparuara raketash

Greqia është në bisedime me Izraelin për të blerë sisteme të përparuara raketash që do të përdoren për të ngritur një kupolë mbrojtëse ajrore.

Reuters duke iu referuar dy zyrtarëve me njohuri për planin raporton se marrëveshja, e cila është në proces negociatash, është pjesë e një plani për të modernizuar Forcat e Armatosura Greke, duke u fokusuar tek mbrojtja ajrore e vendit.

Athina ka njoftuar se do të shpenzojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për të përmirësuar aftësitë e saj mbrojtëse, ndërsa rimëkëmbet nga një krizë borxhi e viteve 2009-2018 dhe përpiqet të konkurrojë me rivalin e saj historik në Egje, Turqinë.

Sipas marrëveshjes, rreth tre miliardë euro do të drejtohen për krijimin e një sistemi shumështresor anti-ajror, i cili do të quhet “Mburoja e Akilit” dhe do të jetë në gjendje të përballojë sulmet me dronë.

Në të njëjtën kohë, Athina planifikon të blejë avionë luftarakë të rinj të fshehtë, fregata dhe nëndetëse nga SHBA-ja dhe Evropa.

Zyrtarët zbuluan se Greqia synon të blejë 36 sisteme artilerie PULS dhe sisteme anti-ajrore për “Akilin”.

Negociatat me Izraelin do të intensifikohen muajin e ardhshëm, tha një nga zyrtarët për Reuters, duke shtuar se kompanitë greke do të ndërmarrin rreth 25% të projektit.

Vlera e 36 sistemeve të artilerisë PULS, të prodhuara nga kompania izraelite Elbit, është 650 milionë euro.

Sistemet do të përdoren për të mbrojtur kufirin lindor të Greqisë me Turqinë.

Zyrtari i dytë konfirmoi për Reuters se negociatat për blerjen e sistemeve të artilerisë dhe anti-ajrore janë duke u zhvilluar. Ministria izraelite e Mbrojtjes, megjithatë, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

Greqia, e cila tashmë përdor sistemet Patriot të prodhuara në SHBA për mbrojtjen ajrore, dëshiron të zëvendësojë sistemet e vjetra ruse OSA, TOR-M1 dhe S-300. Në vitin 2024, vendi kishte shprehur interes për të blerë sisteme moderne anti-ajrore dhe artilerie nga Izraeli, por operacionet e saj ushtarake në Gaza i shtynë diskutimet.

Rama për Bruno Vespën: Shqiptarët ndihen edhe italianë, ja marrëveshjet historike mes Tiranës dhe Romës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi një intervistë me gazetarin italian Bruno Vespa në “Cinque Minuti”. Rama u pyet lidhur me mbledhjen dy palëshe të zhvilluar në Romë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj italiane. Ai theksoi se gjatë mbledhjes u nënshkruan marrëveshje për industrinë e mbrojtjes.

Kryeministri u pyet edhe lidhur me planin e emigracionit teksa theksoi se se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian.

Rama u pyet edhe lidhur me ministen Diella teksa theksoi se ajo është një produkt i inteligjencës artificiale dhe një anëtare i qeverisë. Sipas tij në muajt e ardhshëm ajo do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë.

Intervista e plotë:

Bruno Vespa: Mirëmbrëma Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, socialist, i rizgjedhur këtë pranverë për mandatin e katërt. Atëherë, Giorgia Meloni dje tha se plani Itali–Shqipëri për emigracionin do të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar. A e konfirmoni këtë?

Rama: Ajo është një lidere që nuk heq dorë dhe, duket, pret rezultatin e kësaj përpjekjeje të përbashkët në nivel europian. Mendoj se deri nga qershori do të ketë një përgjigje në nivel europian për të zhbllokuar këtë proces në nivel europian dhe për t’u dhënë shteteve diskrecionalitetin për vendet e origjinës dhe vendet e sigurta.

Bruno Vespa: Ka një interes të madh nga Europa për këtë formulë, ndër të tjera.

Rama: Disa vende kanë eksploruar mundësinë për të punuar me ne dhe për të përsëritur këtë model, por ne kemi refuzuar pasi ai është një ekskluzivitet i marrëdhënies shumë të veçantë me Italinë.

Bruno Vespa: Lidhur me këtë, është hera e parë që në një mbledhje dypalëshe, dje, të gjithë ministrat e vendit mik të flisnin në italisht.

Rama: Nuk besoj se mund të ketë një qeveri tjetër, përveç tonës, që do fliste 100% italisht si qeveria italiane. Dhe kjo me siguri pasqyron shumë gjëra, por para së gjithash, pasqyron faktin se në një mënyrë a në një tjetër shqiptarët ndihen edhe italianë.

Bruno Vespa: Atëherë, ju nënshkruat dje një numër të madh marrëveshjesh, ushtarake, shëndetësore, me pak fjalë shumë marrëveshje. Cilat janë më të rëndësishmet?

Rama: Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë dhe Italianë, është shumë e rëndësishme.

Më tej, janë të rëndësishme edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë si me sigurinë, luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar ashtu dhe me mjedisin apo, siç e thatë me të drejtë ju, me shëndetësinë.

Bruno Vespa: Atëherë, çfarë do ndodhte nëse Ukraina do e humbte luftën me Rusinë?

Rama: Unë besoj se përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje ne duhet të kërkojmë t’i përgjigjemi një pyetjeje tjetër që, sipas meje, është shumë shqetësuese. ‘Kur do ketë Europa një plan paqeje dhe kur do jetë në gjendje mbarë komuniteti politik dhe europian të shpjerë përpara një ide sesi të mbyllet ky konflikt pa i hequr asgjë mbështetjes për Ukrainën?’

Por nëse nuk duam një inerci që do e shndërronte Europën në një faktor të parëndësishëm dhe që do e vinte atë para një fakti të kryer që mbase nuk do na pëlqejë, duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: ‘Si mundet Europa të shpjerë përpara një ide paqeje?’

Bruno Vespa: Atëherë, ju do hyni në Europë brenda vitit 2030. Por gjëja që më ngjall kureshtje është se pjesë e qeverisë tuaj është një ministër, një ministre virtuale, Diella, fryt i inteligjencës artificiale. Ju e krijuat atë për të luftuar korrupsionin.

Rama: Po, sidomos për këtë. Diella, siç e thatë ju, është një produkt i inteligjencës artificiale. Është një anëtar i qeverisë. Në muajt e ardhshëm do marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë. Më tej, ndoshta në fund të pranverës, mund ta sjellim edhe në ‘Porta a Porta’ për të bërë një intervistë me ju.

Bruno Vespa: Me shumë kënaqësi.

Rama: Dhe detyra e saj është të përpiqet t’i bëjë shumë më të shpejta, shumë më transparente dhe shumë më pak të prekshme nga subjektiviteti njerëzor, le të themi, proceset e shërbimeve për qytetarët dhe, mbi të gjitha, prokurimet publike.

Bruno Vespa: Faleminderit Kryeministër. Urime për vendin tuaj dhe për miqësinë me Italinë, dhe për ju, mbrëmje të mbarë me Stefano De Martino dhe ‘Affari tuoi’.

Marrin kthesë hetimet për vrasjen e Sulo Halilit në Greqi, policia dyshon për ngatërrim identiteti me një tjetër shqiptar

Hetimet për ekzekutimin e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili në Skurta të Vojotisë po marrin drejtim të ri, pasi autoritetet greke po shqyrtojnë mundësinë e një ngatërrimi identiteti. Viktima, i gjetur i pajetë dhe i djegur në një zonë të pyllëzuar, ishte shpallur i zhdukur që prej 4 nëntorit, ndërsa identifikimi u konfirmua me analizë ADN-je.

Një nga pistat kryesore është se autorët mund të kenë ngatërruar 27-vjeçarin me një tjetër shqiptar me të njëjtin emër e mbiemër, i njohur për precedentë penalë dhe i përfshirë në veprimtari kriminale. Hetuesit theksojnë se të dy personat kanë ngjashmëri fizike dhe të njëjtën identitet nominativ, ndërsa viktima nuk kishte asnjë të dhënë kriminale.

Një skenar tjetër lidhet me konfliktin e mundshëm me ish-partnerin e të dashurës së Halilit, i cili dyshohet se e kishte kërcënuar më herët. Policia po verifikon çdo komunikim apo takim të mundshëm përpara zhdukjes së tij.

Familja e 27-vjeçarit mohon çdo lidhje me botën e krimit, duke deklaruar se ai ishte njeri i qetë, punëtor ndërtimi dhe i martuar. Një pistë që po hetohet është edhe një kontakt i dyshimtë në rrjetet sociale, pasi Halili komunikonte prej muajsh me një vajzë, të cilën mund të ketë shkuar të takonte ditën që u zhduk.

Autoritetet kanë sekuestruar telefonat e viktimës dhe familjarëve, po analizojnë mesazhet në TikTok dhe platformat e tjera, si dhe po verifikojnë kamerat e sigurisë për të rindërtuar lëvizjet e fundit të tij.

Gjetja e një fragmenti plumbi në trupin e tij i ka shtyrë hetuesit të dyshojnë për një ekzekutim të kryer nga persona me përvojë kriminale, të cilët më pas kanë tentuar të zhdukin provat duke djegur trupin.

Hetimet vazhdojnë me intensitet, ndërsa policia greke pritet të publikojë zhvillime të reja në ditët në vijim.

Ndryshon situata te vazot e “play off”-it, Shqipëria shmang Çekinë, por…

Platforma statistikore Football Meets Data ka publikuar përditësimin më të fundit të pikëve FIFA për skuadrat evropiane që pritet të jenë pjesë e play-off-it të Kupës së Botës.

Sipas vlerësimit, renditja e vazove mbetet ende e hapur për disa kombëtare, ndërsa Shqipëria pozicionohet aktualisht në Vazon 3 me 1405 pikë. Deri tani, skuadra kuqezi qëndron e sigurt në këtë grupim, por lëvizjet e fundit në renditje mund të ndikojnë te kundërshtarët e mundshëm në short.

Në krye të renditjes së vazove të para ndodhen Italia, Turqia, Ukraina dhe Polonia. Në Vazon 2 përfshihen Skocia, Hungaria, Uellsi dhe Sllovakia, e cila ka kaluar Çekinë, por duhet të shmangë humbjen ndaj Gjermanisë për ta ruajtur avantazhin.

Kështu Sllovakia, e cila në ndeshjen e parë mundi Gjermaninë, bëhet një kundërshtar i mundshëm për Shqipërinë.

Vazoja 3 përbëhet nga Çekia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa hyrjet nga Liga e Kombeve vendosen në Vazon 4.

Sipas Football Meets Data, disa skenarë priten të përcaktojnë renditjen finale: Polonia qëndron përpara Uellsit nëse fiton ndaj Maltës, ndërsa Rumania mund të parakalojë Çekinë vetëm me dy fitore, me kusht që çekët të marrin tre pikë ndaj Gjibraltarit. Analiza ofron edhe probabilitetet për secilën skuadër që të ngjitet në vazo më të lartë, shanset për të pritur një gjysmëfinale play-off dhe kundërshtarët më të mundshëm.

Në rastin e Shqipërisë, pozita aktuale është e qëndrueshme, por çdo lëvizje në pikët FIFA para shortit mund të ketë ndikim direkt në rrugën drejt Botërorit.

Atentati mafioz me dy të vrarë në Rinas, reagon për herë të parë Rama, zbulon “si do t’i parandalojë në të ardhmen” me stilin e Dubait

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë ka folur lidhur me ngjarjen në Rinas ku mbetën të vrarë 2 persona. Rama theksoi se nëse do të kishte kamerat Inteligjente në rrugë ngjarja do ishte zbardhur në kohë reale.

“Nëse do kishim atë sistem në këmbë, ajo ngjarja e Rinasit që ndodhi, do të ishte zbardhur në kohe reale. Por nuk është problemi tek zbardhja, problemi është që në momentin që ai sistem funksionon, parandalon, siç e ka treguar, rasti në emirate apo vende te tjera që kanë sisteme të tilla, paralajmëron në mënyrë jashtezakonisht efikase të gjitha llojet e shkeljeve që lidhen me rendin me qetesinë me sigurinë”, tha Rama.