SPAK spo e le rehat! Sali Berisha tr*ndit politikën dhe qeverine e Edi Rames: Do të nxjerr…

Tiranë – Pas atentatit në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë agjenti i AMP-së Muçi Shaljani, debati politik ka shpërthyer me forca të reja. Ngjarja kriminale po përdoret si pikë referimi në akuzat e ashpra mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Debati nisi kur Berisha deklaroi publikisht se i vrari Gilmando Dani kishte shërbyer si bodigard i ministrit Gonxhja, një pretendim të cilin ministri e quajti “gënjeshtër të pastër” dhe paralajmëroi se do ta çojë në gjykatë.

Berisha: “Jam gati për gjykatë, Gonxhja ka lidhje me bandat”

I pyetur nëse do të përballet në gjykatë me ministrin, Berisha u shpreh prerë dhe vijoi me akuza edhe më të forta:

“Absolutisht. Gonxhe punoi me bandat, dhe një nga banditët ka qenë edhe ky. Kjo është e provuar.”

Ish-kryeministri e rriti më tej tonin politik, duke deklaruar se, sipas tij, ministri Gonxhja është një “produkt i bandave” dhe ka pasur lidhje të ngushta me grupe kriminale të Vorës gjatë fushatave në Tiranë:

“Gonxhe bashkë këtë dhe me bandën e Vorës ka qenë njeriu më i lidhur.”

Berisha gjithashtu pretendoi se ka dëshmitarë, të cilët do t’i paraqesë nëse çështja shkon në gjyq:

“Do t’i nxjerr dhjetëra dëshmitarë. Këto nuk bëhen me dokumente, por i dinë të gjithë.”

Gonxhja: “Akuza të rreme, do përballen me drejtësinë”

Nga ana tjetër, ministri Blendi Gonxhja i ka cilësuar të gjitha deklaratat e Berishës si shpifje politike, duke theksuar se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për t’i hedhur poshtë këto pretendime në gjykatë. Ai ka refuzuar kategorikisht çdo lidhje me individë të përfshirë në ngjarjen kriminale të Rinasit.

Burime pranë ministrisë theksojnë se Gonxhja është duke përgatitur dokumentacionin për procedimin civil dhe penal ndaj ish-kryeministrit.

Pritet një betejë e fortë ligjore

Ky përplasja pritet të kthehet në një nga proceset më të shoqëruara me tensione politike të vitit, meqë përfshin:

  • një ministër të qeverisë aktuale,
  • një ish-kryeministër të opozitës nën hetime,
  • dhe akuzat për lidhje me botën e krimit, të cilat mund të rëndojnë klimën politike në vend.

Sh*rr i madh në Kombëtare? Armand Duka bën veprimin e rende ndaj Brojës pas festës në Andorra

Fitorja e Shqipërisë 0-1 në Andorra ishte historike, pasi për herë të parë Kombëtarja do jetë pjesë e play-off të një Kupe Bote, duke synuar fazën finale. Suksesi i djeshëm nuk ishte i plotë, pasi pas ndeshjes sulmuesi Armando Broja u pa i dëshpëruar dhe i vetëm në stolin e ekipit.

Me futbollistët dhe stafin që rendi drejt tifozëve për të festuar, sulmuesi Broja qëndroi i vetëm dhe kamerat e fokusuan të trishtuar. Sylvinho e hodhi në fushë 23-vjeçarin nga minuta e parë, por e largoi pas 59 minutave lojë për t’i bërë vend Uzunit, nga këmbët e të cilit erdhi edhe pasimi final për golin e Asllanit

Me Brojën që më shumë e ka me veten, ashtu siç u shpreh edhe Sylvinho pas ndeshjes, klima në ekip është prishur disi. Që Broja nuk po gjen formën as me Burnley dhe as me Kombëtaren kjo është e dukshme.

Si të mos mjaftonte kjo, në festën për në dhomat e zhveshjes presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk e ka përqafuar Brojën, ashtu siç bëri me futbollistët e tjerë. Në një video që po qarkullon në kanalet e komunikimit, duket Broja jo shumë në formë që largohet dhe Duka që nuk e përqafon apo uron.

Divorci i bujshëm/ Mira Konçi vjen në Shqipëri!

Ndarja e çiftit të njohur të muzikës shqiptare të viteve ’90, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut. Pas lajmeve për divorcin dhe jetës së tyre të ndarë në SHBA, Konçi ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se është rikthyer në Tiranë.

Artistja ka marrë pjesë në disa evente dhe festa, ku është takuar me kolegë dhe figura të njohura të skenës. Megjithatë, nga postimet e saj në Instagram nuk rezulton të ketë pasur ndonjë takim me ish-bashkëshortin, Shpëtim Saraçi, i cili prej vitesh është kthyer të jetojë në Shqipëri.

Kujtojmë se mediat raportuan për divorcin e çiftit pasi ata hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe fshinë fotot e përbashkëta. Thuhet se historia e tyre e ndarjes ka nisur që në periudhën kur ata kishin pak kohë që ishin zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ilirianews.al

Rr*zikon ta marrin me forcë! SPAK jep njoftimin tr*ndites për Sali Berishën: Ne kemi marrë keto masa

Pas deklaratës së Sali Berishës i cili u shpreh se nuk ka marrë fletë thirrje nga SPAK, për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ka patur një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas njoftimit të SPAK, janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare njëra në banesë e tjetra është dërguar në Kuvend dhe Partinë Demokratike.

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.” Si rrjedhojë e kësaj,  është dërguar urdhër thirrja edhe në tre destinacione të tjera.

Ku është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Spak ka bërë me dije se do të vazhojë: “zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi,” që do të thotë se “ekziston rreziku” që ish-kryeministri të merret me forcë nga Prokuroria e Posaçme.

SPAK: Përshëndetje, Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë si vijon:

Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:

“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.

Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:

sali.berisha@parlament.al, më datë 10.11.2025.

Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

E bujshme! Plas sh*rri në Top Channel, dy moderatoret e njohura p*rplasje fizike me njera tjetren, dalin detajet e renda

Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, treshja Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj dukej se shkonin mirë dhe nuk kishte qejfmbetje.

Enxhi, një këngëtare e talentuar, e cila njihej për notat e ironisë dhe Neada një zbulim i Ledion Liços, dukej se shkonin shumë mirë me njëra-tjetrën.

Por duket se kjo ka qenë një fasadë….ose gjërat mund të jenë përkeqësuar me kalimin e kohës.

Ka zëra që rrëfejnë mbi një sherr shumë të ashpër mes moderatoreve. Aq e rëndë ka qenë situata, sa vajzat kanë kaluar në përplasje fizike.

Natyrshëm na lind pyetja: Sa kohë ka që marrëdhëniet mes tyre janë acaruar?

Arsyet e sherrit nuk dihen, por që të arrihet deri në përplasje fizike, duhet të ketë patur mosmarrëveshje të vazhdueshme, derisa është arritur në atë pikë. Pra duket se situata është përshkallëzuar dhe vajzat nuk e kanë lënë më vetëm tek fjalët konfliktin.

Edhe ditën e sotme, në emision shihej ftohtësia mes moderatoreve dhe Blendi përpiqej shumë të mbante një ekuilibër mes të dyjave. Çfarë të fshihet vallë?! /Pamfleti

Më e lehtë sec imagjinohej! Ja si Shqiperia mund te futet ne Botëror! Zbuloni kundërshtarët e mundshëm

Shqipëria po përgatitet për ndeshjet e “playoff”-it të Botërorit 2026: shorti do të përcaktojë vetëm disa nga kundërshtarët e mundshëm të skuadrës së teknikut Sylvinho. Pas fitores 1 -0 kundër Andorras Shqipëria do të jetë për herë të parë në play off.

Tani Kombëtarja shikon përpara, duke studiuar rregulloren dhe kundërshtarët e mundshëm. “Playoff”-et do të përfshijnë skuadrat që janë renditur të dyta në grupet e tyre dhe katër ekipet më të mira të Nations League që nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt.

Shqipëria në “Playoff”-et e Botërorit: kundërshtarët e mundshëm

Duke qenë se Shqipëria nuk është kokë serie në “playoff”, por momentalisht përfshihet në vazon e tretë shorti do ta vendoste fillimisht përballë një skuadre të dalë nga vazo e dytë. Por cilat përfshihen në këtë kategori?

Aktualisht, asnjë kombëtare nuk është matematikisht e sigurt për pjesëmarrjen në “playoff”, me përjashtim të Skocisë. Renditja në vazo bëhet në bazë të renditjes FIFA të skuadrave të renditura në vendet e dyta të grupeve të tyre. Vetëm Vazo e katërt përfshin katër skuadrat më të mira të Nations League që nuk kanë arritur të zënë vendin e parë ose të dytë në grupet kualifikuese për Botëror.

Sipas renditjeve aktuale, Shqipëria mund të përballet në gjysmëfinale me një ndër Republikën Çeke, Hungarinë, Sllovakinë, apo Skocinë. Në rast kualifikimi për në finale, “Shqipëria” do të ndeshesh me një kundërshtar të cfarëdoshëm, pavarësisht vazos në të cilën bënte pjesë në gjysmëfinale.

Vazo e parë: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia.

Vazo e dytë: Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Skocia.

Vazo e tretë: Maqedonia e Veriut, SHQIPËRIA, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova.

Vazo e katërt: Skuadrat e rikthyera nga Nations League – Uellsi, Rumania, Suedia, Irlanda e Veriut.

Si funksionojnë “playoff”-et e Botërorit 2026, kush kualifikohet

Për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror, gjashtëmbëdhjetë skuadrat që arrijnë në “playoff” nuk do të përballen me një kundërshtar të vetëm, por do të duhet të kalojnë dy raunde.

Mekanizmi parashikon një gjysmëfinale dhe një finale, të dyja me eliminim direkt, dhe ndeshja do të zhvillohet në fushën e skuadrës më mirë të renditur në klasifikimin e FIFA-s. Shqipëria, aktualisht e 61 në renditjen botërore, është teorikisht jofavorite, por humbja në Palermo e një skuadre si Italia kundër një kundërshtari si Maqedonia e Veriut para Botërorit 2022 tregon se në këto ndeshje ka rëndësi mbi të gjitha momenti: llogaritjet dhe strategjitë tepër ambicioze mund të jenë të rrezikshme.

Me skuadrat më të mira tashmë pranë kualifikimit të drejtpërdrejtë, kuqezinjtë, duke mbyllur grupin në vend të dytë, do të kenë gjasa të jenë në vazon e tretë, duke luajtur kështu ndeshjet e marsit përpara publikut kundërshtar.

Kur luhen “playoff”-et e Botërorit 2026

Pamja e plotë e “playoff”-eve do të përcaktohet përmes shortit, ku do të marrin pjesë gjashtëmbëdhjetë skuadrat e kualifikuara. I parashikuar në nëntor, menjëherë pas përfundimit të fazës së grupeve, shorti do të përcaktojë çiftet për ndeshjet që do të zhvillohen më 26 dhe 31 mars.

Botërori 2026 do të nisë rreth tre muaj më vonë, duke shënuar një ndryshim historik: për herë të parë, turneu do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse, duke zgjeruar formatin tradicional që përfshinte 32 kombëtare./Lapsi.al

Zbulohet depozita gjigante e arit në Afrikë, me vlerë rreth 5.29 miliardë dollarë

Një kompani britanike, Shanta Gold Limited, ka zbuluar një depozitë të madhe ari në Kenia, me vlerë rreth 5.29 miliardë dollarë. Sipas medias “The Star Kenya”, kompania ka konfirmuar se zbulimi përfshin 1.27 milionë onza ari, një prej sasisë më të mëdha të verifikuara ndonjëherë në vend.

Projekti i shfrytëzimit do të drejtohet nga filiali Shanta Gold Kenya Limited, i cili pritet të përdorë teknologji të avancuar me galeri të hapura, që synojnë minimizimin e ndikimit në sipërfaqe. Kompania deklaron se operacioni mund të sjellë zhvillim të dukshëm ekonomik, përmes hapjes së vendeve të punës, rritjes së bizneseve lokale dhe rritjes së kontributeve fiskale ndaj shtetit kenian.

Për realizimin e projektit parashikohet ndërtimi i një uzine përpunimi me kapacitet 1,500 ton në ditë, një qendre elektrike prej 12 megavatësh, si dhe një depo për mbetjet minerare. Kostoja totale e infrastrukturës vlerësohet nga 146 deri në 180 milionë euro.

Për Kenian, e cila në vitin 2023 prodhoi vetëm 410 kilogramë ari, ky zbulim shihet si një shans për t’u shndërruar në një destinacion të ri të rëndësishëm për investimet minerare në Afrikë. Në renditjen e Fraser Institute 2023, vendi tashmë mban vendin e gjashtë në kontinent për atraktivitet ndaj investimeve në miniera.

I biri υ rau bashkëshorten dhe veten në Francë, flet nëna e 36-vjeçarit nga Korça!

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Brest në Francë, ku një çift shqiptarësh, Andon Janaqi dhe Anjeza Zeneli, nga Liboniku, u gjetën të vdekur në banesën e tyre.

Pasditen e së enjtes, policia lokale u njoftua për të shtëna me armë zjarri në banesën e çiftit të bashkëshortëve.

Menjëherë mbërritën në vendin e ngjarjes ku dhe konstatuan trupat e pajetë të burrit dhe gruas, përkatësisht 36 dhe 30 vjeç.

Çifti ishin prindër të dy djemve dhe prej katër vitesh jetonin në Francë. Lidhur me këtë tragjedi ka folur së fundmi nëna e Andonin, 36-vjeçarit i cili ndërmori aktin ekstrem duke vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas veten.

Për euronews, ajo ka rrëfyer se i biri e donte shumë gruan e tij, mirëpo përgjatë kohëve të fundit kanë pasur debate me njëri-tjetrin.

E pyetur nëse ka komunikuar me familjarët e 30-vjeçares, nëna e Andonit u shpreh se nuk kanë pranuar të flasin me të.

Nëna e Andonit: Janë me karta franceze, këto kohët e fundit nuk e di si u bë ky muhabet për djalin. Dua ndihmë që të më sjellin trupin e djalit, me një rrogë të vogël jam, çupën e madhe e kam me të meta mendore.

Dua nevojën e shtetit. Me familjen e nuses nuk kam folur. Me çfarë surrat më merr mua më thanë. Falje nuk i kërkoj se këtë më tha, ti nuk ke fytyrë të më flasësh mua. Evlat ajo, evlat unë. Ai e bëri për dashuri se e deshte shumë.

Është plagë si për atë dhe për mua. Edhe për fëmijët që mi la rrugëve. Probleme ka, iku djali, mi la fëmijët. Me një vajzë me të meta mendore. E kisha të mrekullueshëm atë bir, nuk e di pse e bëri këtë gjë. Pyet Lavazhin poshtë në Libonik çfarë djali kisha unë, të pyesësh njëherë çfarë djalë kisha unë.

Me llogjikë, punëtor, nuk prishte me asnjë gojë. E kisha djalë të shkëlqyer”, ka rrëfyer ajo, teksa ndër të tjera i ka bërë apel shtetit që ta ndihmojnë për të sjellë trupin e të birit pasi gjendja e tyre ekonomike nuk është e mirë dhe nuk ka mundësi.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

FOTO/ Gazetarja Qeqa Krelani nuk përmbahet ndaj Armando Brojës: Bëhu burrë edhe shko merr ndihmë psikologjike!

“Hipotekimi” i vendit të dytë nga Shqipëria në Grupin K, kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ka bërë jehonë.

Kombëtarja ka shanse të mëdha për të luajtur për hërë të parë në një kompeticion kaq madhor, por fillimisht duhet të kalojë përmes fazës “play-off”.

Përtej golit të Kristjan Asllanit dhe euforisë nga kampi ynë në transfertën kundër Andorrës, Armando Broja ishte totalisht në “hije”.

Gazetarja sportive Qeqa Krelani, e cila është shqiptare e Kosovës ka reaguar me nota të larta ironike kundrejt sulmuesit 24-vjeçar.

Qeqa KrelaniBroja, bëhu burrë edhe shko merr ndihmë profesionale. Urgjent të duhet ndihë psikologjike! Ti ke për shënuar së shpejti gol…por vetëm nëse ndeshja zgjatë 5 ditë. Tifozeria shqiptare është tifozeria më e durueshme në botë. Janë njerëz qe falin. Urime Shqipëria.

Galeria fotografike (

1 / 16

)

Zbulohet se kur nis Big Brother Albania në Top Channel

Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti në Top Channel.

Nga dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës.

Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera, drejt e në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në Digitalb.

Kujdes… Big Brother po ju vëzhgon

https://www.youtube.com/channel/UCyny-dfYPbE-CjAkzkZqF8A