Cm*nduri në Shkodër! Gjyshi 70 vjecar krγ en marr▪︎d henie me 63 vjecaren ne publik, policia zbulon cfare i kerkoi i moshuari

Një ngjarje e pazakontë ka marrë vëmendjen e opinionit publik në Shkodër, ku Policia e qarkut ka njoftuar fillimin e procedimit penal ndaj dy personave të moshuar, të cilët akuzohen për veprat “Prostitucion” dhe “Marrëdhënie seksuale në vende publike”.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për një 70-vjeçar, me inicialet A.M., dhe një 63-vjeçare, me inicialet M.G., të cilët dyshohet se janë kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në një ambient publik të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga kalimtarë, çka ka bërë që situata të raportohet menjëherë te autoritetet.

Policia ka shoqëruar të dy personat në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po mblidhen provat përkatëse. Sipas informacioneve të para, dy të moshuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një aktivitet që klasifikohet si prostitucion, por hetimet janë ende në fazë të hershme.

Institucionet kompetente – përfshirë Prokurorinë – po ndjekin rastin për të përcaktuar rrethanat, motivet dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Pas përfundimit të hetimeve, pritet një vendim përfundimtar lidhur me përgjegjësinë penale të tyre.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur habi për moshën e personave të përfshirë dhe për mënyrën e zhvillimit të episodeve. Ndërkohë, autoritetet theksojnë se ligji zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht moshës, dhe se sjellje të tilla në hapësira publike përbëjnë shkelje penale.

At*ntati në Rinas/ Tr*ndit gazetarja Lala: Gilmandon e tr*dhtoi …

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të rëndësishme në lidhje me dinamikën dhe motivin e mundshëm të atentatit mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani Sheqeri..

Sipas Lalës, ekzekutimi ishte një akt i pastër i larjes së hesapeve dhe një mesazh i drejtpërdrejtë për bllokun kriminal të Emiljano Shullazit..

Mesazh Për Shullazin Dhe Tradhtia E Mundshme.

Lala shpjegon se shënjestra e vërtetë ishte vetë Emiljano Shullazi, por duke qenë se ai ndodhet në qeli, autorët u hakmorën tek njeriu i tij më i afërt, Gilmando Dani..

  • Hakmarrja “Besohet se mesazhi dhe objektivi ka qenë Emiljano Shullazi, por duke mos pasur mundësi për të arritur tek ai, janë hakmarë tek njeriu i afërt i tij, Gilmando Dani.”
  • Itinerari Lala thekson se Dani mund të jetë tradhtuar nga një person i afërt që ka pasur dijeni për çdo lëvizje të tij, duke përfshirë udhëtimin drejt Barcelonës më 7 Nëntor dhe kthimin..
  • Saktësia Autorët kishin informacion aq të saktë sa prisnin të qetë te rrethrrotullimi duke e ditur jo vetëm që do kalonte aty, por edhe se Dani ishte i ulur pikërisht në vendin e pasagjerit, ku dhe u drejtuan breshëritë..

Lexo gjithashtu:Video tronditëse! Ekzekutohen në mes të rrugës ish-kandidati për Kryetar Bashkie

Dinamika Paramilitare Dhe Gjurmët.

Mënyra e veprimit e autorëve tregon një planifikim të lartë dhe aftësi profesionale ushtarake:

  • Veprimi Si Komando “Ata kanë vepruar si paramilitarë, njëri qëllim dhe tjetri i mbron krahët. Kanë vepruar si komando, e ndihmon me armën, e pret derisa mbaron sulmin.”
  • Armatimi Ndaj mjetit janë qëlluar deri në 80 plumba..
  • Kujdesi Për Gjurmët Atentatorët treguan kujdes ekstrem për të mos lënë gjurmë, duke u kujdesur edhe për mbledhjen e gëzhojave dhe plumbave..

Lexo gjithashtu:Ja pse Rama nuk u thirr në OKB, DASH e “ka futur në rreth të kuq”, paralajmërimi i fortë nga SHBA

Gazetarja thekson se pista kryesore e hetimit duhet të fokusohet te njerëzit që Dani ka takuar gjatë udhëtimit dhe kush mund të ketë shitur itinerarin e tij..

“Më zgjodhi kur merrja 800 mijë rrogë”, Turjan Hysko për Orindën: Ajo është Kisha ime, gruaja me fuqi shëruese

Turjan Hysko së fundmi ka dhënë një intervisët “The Dalina Show”, në Andale Media, me Dalina Buzin, ku ka folur me sinqeritet për karrierën e tij dhe për marrëdhënine me partneren, Orinda Hutën.

Gjatë bisedës Turjani shprehu dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë ndër këto vite nga bashkëshortja e tij:

“Orinda është qetësia ime, është një grua, e cila ka një fuqi shëruese. Unë ndonjë bukurosh nuk jam, por Orinda ka qenë shumë e bukur, shumë e suksesshme. Mund ta kishte zgjedhur jetën shumë herë më të lehtë. Orinda më zgjodhi mua kur unë e kisha rrogën 800 mijë lekë. Ra në dashuri me mua dhe nuk u shkëput kurrë”.

Gjithashtu, ai u shpreh në shumë momente në jetë, Orinda ka qenë forca që e ka mbajtur të qëndrueshëm.

“Ndonjëherë madje, fëmija kam qenë unë dhe jo ajo. Në gjithë këtë rritje tonën, njerëzit mendojnë se jam unë ai që e mbaj gjithçka. Por sa herë që e pyes Orindën për një mendim, nuk kam ndjerë asnjëherë frustrimin që kjo grua po më zvogëlon, apo po më krijon ndonjë ngërç që të jem i detyruar të bëhem i ashpër ndaj saj.

Jo në çdo moment të stresit apo dridhjes sime, më ka thënë: ‘Turjan, ti nga një kasolle ta ngresh nga e para, prapë do ta kthesh në një shtëpi të madhe.’  Ajo është një shtyllë shumë e madhe për mua. Domethënë, është tamam fraza familje. Ajo është kisha ime,” u shpreh Turjani

E RËNDË, nëna υ▪︎ret djalin 9-vjeçar!

Një tragjedi familjare ka ndodhur në qytetin e Muggias, në provincën e Triestes, ku një grua i mori jetën djalit të saj 9-vjeçar.

Ngjarja e rëndë, e cila ka shokuar opinionin publik në Itali, ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku gruaja, me origjinë nga Ukraina, vrau djalin e saj nëntëvjeçar duke i prerë fytin me një thikë të madhe kuzhine në shtëpinë e tyre.

Babai i fëmijës, i ndarë nga ish-gruaja e tij dhe që jetonte jashtë rajonit, ngriti alarmin pas përpjekjeve të përsëritura të pasuksesshme për ta kontaktuar atë.

Kur oficerët e Skuadrës së Ndërhyrjes së Shpejtë mbërritën në apartament, fëmija ishte tashmë i vdekur.

Sipas raporteve fillestare, rasti i familjes ukrainase ishte ndjekur për njëfarë kohe si nga gjykata ashtu edhe nga shërbimet sociale, për shkak të ndarjes dhe situatës komplekse që lidhej me kujdestarinë dhe kushtet e jetesës së fëmijës. 

Babai i fëmijës, i paaftë të kontaktonte gruan, iu drejtua autoriteteve.

Karabinierët bastisën apartamentin që ndodhej në qendër të Muggia-s dhe gjetën trupin e fëmijës në banjo, pasi kishte qenë i vdekur prej orësh.

Gruaja u gjet në gjendje shoku dhe me një tendin të dëmtuar që rezultonte nga një përpjekje për të vrarë veten.

55-vjeçarja u mor në paraburgim për t’u marrë në pyetje nga hetuesit.

Pavarësisht mbërritjes së mjekëve në banesë, nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar jetën e fëmijës 9-vjeçar.

Tragjike/ Iu ngatërruan flokët me makinerinë që përgatiste brumin, humb jetën 49 vjeçarja në Greqi

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Damasit të Larisës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një 49-vjeçare, pronare e një furre buke, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme gjatë punës.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja fatkeqe u aksidentua për vdekje pasi flokët e saj u ngatërruan në makinën që përgatiste brumin që përdorej në furrë.

Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të punonjësve të saj dhe ndërhyrjes së EKAB-së, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje, mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.

Pamje SKANDALOZE nga aksi Qukës-Qafë Plloçë/ U përurua dy muaj më parë, rruga që kushtoi 260 milionë euro nis të degradohet!

Një rrëshqitje dherash është regjistruar të mërkurën në mesditë në fillim të aksit të ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë, në një prej skarpateve të saj.

Edhe pse fatmirësisht nuk pati dëme, ngjarja ka shtuar shqetësimet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj rruge, e cila u përurua pas 14 vitesh punime dhe me një kosto marramendëse prej 260 milionë eurosh.

Kompania kontraktore ndërhyri për pastrimin e rrugës dhe punimet për stabilizimin e terrenit vijojnë edhe gjatë së enjtes. Por përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt tregon për probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.

Vetëm pak javë më parë, një rrëshqitje shkëmbore në të njëjtin aks bllokoi për orë të tëra njërën korsi të qarkullimit.

Kompania kontraktore ndërhyri për pastrimin e rrugës dhe punimet për stabilizimin e terrenit vijojnë edhe gjatë së enjtes. Por përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt tregon për probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.

Vetëm pak javë më parë, një rrëshqitje shkëmbore në të njëjtin aks bllokoi për orë të tëra njërën korsi të qarkullimit.

Rruga që pritej të ishte një investim strategjik për lidhjen Lindje-Perëndim po kthehet në shembull të mungesës së përgjegjësisë dhe keqmenaxhimit të fondeve publike.

Në vend që të lehtësojë lëvizjen dhe zhvillimin e zonës, aksi Qukës-Qafë Plloçë ndërtimi i të cilit zgjati plot 14 vite, po dëshmon se 260 milionë eurot nuk garantojnë një vepër të qëndrueshme, sidomos kur mungon transparenca dhe cilësia në çdo fazë të ndërtimit.

Pamje SKANDALOZE nga aksi Qukës-Qafë Plloçë/ U

Rruga e re kombëtare Qukës–Qafë Plloçë, u inaugurua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të këtij viti.

“U bënë miliarder brenda natës”/ Skandali me armët që tronditi Rumaninë, dëshmitari: E njëjta skemë është përdorur edhe në Shqipëri

Autoritetet në Rumani kanë arrestuar një ish-senator i cili dyshohet se kishte tentuar t’i ofronte ryshfet prej 1 milion eurosh ministrit të Mbrojtjes të shtetit për të lehtësuar një marrëveshje armatimi që mund të financohej në mënyrë mashtruese nga një program i Bashkimit Evropian.

Marrëveshja në fjalë është e ndërlikuar: blerja e predhave të tipit rus në Kazakistan, importimi i tyre në Rumani, ribrendimi i tyre si predha rumune dhe më pas shitja e tyre në Ukrainë përmes një ndërmjetësi në Bullgari.

Ideja ishte të krijohej një skemë për biznes të ardhshëm që mund të përfitonte fonde nga programi i BE-së për Riarmatosjen e Evropës, që u lansua në mars për të mbështetur prodhimin e armëve brenda bllokut 27 anëtarësh.

Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë ka biseduar me dy figura kyç të përfshira në këtë rast.

Njëri prej tyre tha se ishte kontaktuar nga ish-senatori Marius Ovidiu Isaila, ndërsa tjetri nga një biznesmen bullgar i quajtur Roman Ivanov Angelov.

Në fillim të tetorit, Angelov dyshohet se udhëhoqi një delegacion që kontaktoi kreun e Romtehnica, kompani tregtare e armëve që përfaqëson Ministrinë e Mbrojtjes të Rumanisë, duke kërkuar që të shfrytëzojë kontaktet e saj në Kazakistan.

Ofertë “e dyshimtë”
“Ata më propozuan një marrëveshje”, tha shefi i Romtehnica, Razvan Mincu, për Radion Evropa e Lirë. “Ne do të merrnim municion nga Kazakistani dhe do t’ua rishisnim atyre”.

Por, Mincu tha se oferta iu duk “e dyshimtë” dhe kishte refuzuar propozimet.

Sipas një raporti të prokurorëve rumunë, Isaila i ishte afruar një ndërmjetësi duke tentuar që ta korruptonte ministrin e Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, që të lehtësonte marrëveshjen.

REL-i ka biseduar me ndërmjetësin, politikanin Octavian Berceanu, i cili u bë sinjalizues dhe bëri 17 incizime të fshehta për organet e rendit gjatë takimeve të tij me Isailan.

“Kjo ka të bëjë me një grup që dëshiron të sjellë municione ruse apo të llojit rus në Rumani, të cilët më pas mund të eksportohen në Bullgari e prej aty në Ukrainë. Të gjitha [të blera] me para të Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Më ofruan 10 milionë euro për t’u bërë pjesë e këtij grupi. Kjo është metoda, ata u ofrojnë shuma të mëdha politikanëve për t’i rekrutuar ata”.

Deklaratat e Isailas dhe transkriptet e incizimeve të bëra nga Berceanu, të publikuara më 10 nëntor nga faqja rumune Gandul, sugjerojnë se ai po punonte me të tjerët – shpesh u referohej si “ne” dhe nënkuptonte se bëhej fjalë për shuma të mëdha parash dhe ndikim politik.

Në një moment, ai citohet të ketë thënë: “Unë jam personi që e hap derën. Dhe unë e hap derën për ju: NATO, Ambasadë amerikane, Gjermani”.

Në një shkëmbim tjetër, ai citohet t’i ketë thënë Berceanut: “Më thuaj sa të duhet dhe në mbrëmje… brenda 24 orësh, do t’i kesh të gjitha paratë”.

Isaila po ashtu citohet duke përshkruar se si funksiononte skema. “Ne i blejmë [predhat] nga Kazakistani, i çmontojmë vetë, i sjellim të çmontuara këtu… i rimontojmë, i lyejmë, i sistemojmë dhe shteti rumun i shet ato”.

“Miliarderë brenda natës”
Sipas transkriptove, Isaila gjithashtu sugjeroi se një skemë e ngjashme veçse ishte zbatuar në Shqipëri, dhe tha se të përfshirët në të “u bënë miliarderë brenda natës”. Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri dhe autoriteti kundër korrupsionit nuk iu përgjigjen pyetjeve të REL-it.

Ministri rumun i Mbrojtjes, Mosteanu, publikoi në rrjetet sociale se “një person u përpoq të blinte ndikimin tim me një milion euro për të lehtësuar një kontratë me Romtehnica. Refuzova në mënyrë kategorike çdo takim me atë person”.

Ndërkaq, Isaila është dërguar në paraburgim për 30 ditë, vendndodhja e biznesmenit bullgar, Roman Angelov, nuk dihet. Angelov është hisedari i vetëm në një kompani të quajtur Sofia Arm Tech, që vitin e kaluar mori një licencë ndërkombëtare për tregti armësh.

Para kësaj, kompania nuk kishte regjistruar asnjë aktivitet në dokumentet që kishte dorëzuar në regjistrin tregtar të Bullgarisë pas themelimit të saj në vitin 2020. Regjistrat tregojnë se kompania ka tetë punonjës.

As Angelov dhe as kompania nuk iu përgjigjën pyetjeve të Shërbimit bullgar të REL-it./REL

Vrasja në Rinas/ Plumbat goditën edhe makinën e anëtarit të FRPD, po priste nënën në aeroport!

Breshëria e plumbave në ekzekutimin e Glimando Danit mesditën e 12 nëntorit kanë prekur edhe makinën tip “Passat” të një qytetari që ishte i parkuar aty pranë.

Sipas deputetit demokrat Besart Xhaferit, automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi për Euronews.

E TRISHTË/ Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj të vetëm, nëna e 27-vjeçarit nga Tepelena që u gjet i djegur në Greqi ndërron jetë!

Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj të vetëm, nëna e shqiptarit Sulo Halilit nga Tepelena që u gjet i qëlluar dhe i djegur në Greqi ka vdekur.

Nëna e ndërtuesit 27-vjeçar Sulo Halili, i cili u gjet i vdekur, i karbonizuar brenda një makine në Skourta të Beotisë më 8 nëntor, ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, e paaftë të duronte dhimbjen e humbjes së fëmijës së saj.

Njëkohësisht, detaje tronditëse po dalin në dritë rreth vrasjes së tmerrshme të një ndërtuesi 27-vjeçar nga Halkida.

Sipas informacioneve fillestare, i riu dyshohet se është joshur në Vilia për të takuar një grua që e kishte takuar përmes një aplikacioni takimesh.

Megjithatë, në vend të një takimi, duket se ishte ngritur një kurth i organizuar mirë.

Autorët, sipas informacioneve të deritanishme, e mbajtën rob për rreth 24 orë, gjatë të cilave e torturuan dhe më pas e qëlluan.

Më pas, e transportuan trupin e tij në Skourta dhe i vunë flakën makinës për të zhdukur gjurmët e krimit.

Automjeti i djegur dhe gjetjet e para të autoriteteve

Automjeti në të cilin u gjet trupi ishte raportuar i vjedhur në maj nga Glyfada dhe mbante targa nga një makinë tjetër në Pieria.

Ky detaj, sipas policisë, tregon se një rrjet i krimit të organizuar me një metodologji “profesionale” mund të jetë pas krimit.

Oficerët e vrasjeve besojnë se është e mundur që 27-vjeçari të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë çuar në zonën e shkretë ku u gjet automjeti i djegur.

Telefoni celular është “çelësi” i çështjes

Autoritetet policore po vazhdojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht çështjen.

Në qendër është telefoni celular i viktimës, i cili ende nuk është gjetur dhe besohet se përmban informacione thelbësore në lidhje me njerëzit që e zunë në kurth dhe e çuan në takimin fatal.

Krimi i shëmtuar ka ngrirë komunitetin lokal në Halkida dhe Viotia, me banorët që flasin për një krim me egërsi të paparë.

Autoritetet policore thonë se hetimi është çështje kohe, pasi provat çojnë gradualisht tek njerëzit që organizuan dhe kryen aktin e shëmtuar.

“Luana Vjollca po e përndjek ish-partnerin e saj Krenar Çoçaj”, gazetari i njohur zbulon episodin në avionin drejt Milanos!

Gazetari i njohur Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë këtë mëngjes gjatë intervistës së tij në programin “Zgjohu me MCN”, ku ka folur për marrëdhënien e shumëpërfolur mes moderatores Luana Vjollca dhe ish-partnerit të saj, biznesmenit Krenar Çoçaj.

Sipas Tozajt, Luana po e përndjek ish-të dashurin e saj në udhëtimet e fundit që ai ka bërë me partneren aktuale, modelen e njohur Endi Demneri.

Gazetari shtoi se së fundmi, moderatorja është gjendur në të njëjtin avion me çiftin, gjatë një fluturimi drejt Milanos.

Ky nuk është rasti i parë që përflitet për një “rastisje” të tillë. Edhe gjatë verës, mediat rozë raportuan se Krenari dhe Endi po kalonin pushimet në Saint-Tropez, ndërsa në të njëjtën periudhë atje ndodhej edhe Luana, e cila po shijonte kohën me mikeshat e saj.

Fotot dhe detajet e publikuara në atë kohë ngjallën dyshime se moderatorja po kalonte pushime shumë afër ish-it të saj, megjithëse asnjë prej palëve nuk reagoi për lajmet që qarkullonin.

Galeria fotografike (

1 / 13

)