Vrasja në Rinas/ Plumbat goditën edhe makinën e anëtarit të FRPD, po priste nënën në aeroport!

Breshëria e plumbave në ekzekutimin e Glimando Danit mesditën e 12 nëntorit kanë prekur edhe makinën tip “Passat” të një qytetari që ishte i parkuar aty pranë.

Sipas deputetit demokrat Besart Xhaferit, automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi për Euronews.

E TRISHTË/ Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj të vetëm, nëna e 27-vjeçarit nga Tepelena që u gjet i djegur në Greqi ndërron jetë!

Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj të vetëm, nëna e shqiptarit Sulo Halilit nga Tepelena që u gjet i qëlluar dhe i djegur në Greqi ka vdekur.

Nëna e ndërtuesit 27-vjeçar Sulo Halili, i cili u gjet i vdekur, i karbonizuar brenda një makine në Skourta të Beotisë më 8 nëntor, ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, e paaftë të duronte dhimbjen e humbjes së fëmijës së saj.

Njëkohësisht, detaje tronditëse po dalin në dritë rreth vrasjes së tmerrshme të një ndërtuesi 27-vjeçar nga Halkida.

Sipas informacioneve fillestare, i riu dyshohet se është joshur në Vilia për të takuar një grua që e kishte takuar përmes një aplikacioni takimesh.

Megjithatë, në vend të një takimi, duket se ishte ngritur një kurth i organizuar mirë.

Autorët, sipas informacioneve të deritanishme, e mbajtën rob për rreth 24 orë, gjatë të cilave e torturuan dhe më pas e qëlluan.

Më pas, e transportuan trupin e tij në Skourta dhe i vunë flakën makinës për të zhdukur gjurmët e krimit.

Automjeti i djegur dhe gjetjet e para të autoriteteve

Automjeti në të cilin u gjet trupi ishte raportuar i vjedhur në maj nga Glyfada dhe mbante targa nga një makinë tjetër në Pieria.

Ky detaj, sipas policisë, tregon se një rrjet i krimit të organizuar me një metodologji “profesionale” mund të jetë pas krimit.

Oficerët e vrasjeve besojnë se është e mundur që 27-vjeçari të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë çuar në zonën e shkretë ku u gjet automjeti i djegur.

Telefoni celular është “çelësi” i çështjes

Autoritetet policore po vazhdojnë hetimet intensive për të zbardhur plotësisht çështjen.

Në qendër është telefoni celular i viktimës, i cili ende nuk është gjetur dhe besohet se përmban informacione thelbësore në lidhje me njerëzit që e zunë në kurth dhe e çuan në takimin fatal.

Krimi i shëmtuar ka ngrirë komunitetin lokal në Halkida dhe Viotia, me banorët që flasin për një krim me egërsi të paparë.

Autoritetet policore thonë se hetimi është çështje kohe, pasi provat çojnë gradualisht tek njerëzit që organizuan dhe kryen aktin e shëmtuar.

“Luana Vjollca po e përndjek ish-partnerin e saj Krenar Çoçaj”, gazetari i njohur zbulon episodin në avionin drejt Milanos!

Gazetari i njohur Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë këtë mëngjes gjatë intervistës së tij në programin “Zgjohu me MCN”, ku ka folur për marrëdhënien e shumëpërfolur mes moderatores Luana Vjollca dhe ish-partnerit të saj, biznesmenit Krenar Çoçaj.

Sipas Tozajt, Luana po e përndjek ish-të dashurin e saj në udhëtimet e fundit që ai ka bërë me partneren aktuale, modelen e njohur Endi Demneri.

Gazetari shtoi se së fundmi, moderatorja është gjendur në të njëjtin avion me çiftin, gjatë një fluturimi drejt Milanos.

Ky nuk është rasti i parë që përflitet për një “rastisje” të tillë. Edhe gjatë verës, mediat rozë raportuan se Krenari dhe Endi po kalonin pushimet në Saint-Tropez, ndërsa në të njëjtën periudhë atje ndodhej edhe Luana, e cila po shijonte kohën me mikeshat e saj.

Fotot dhe detajet e publikuara në atë kohë ngjallën dyshime se moderatorja po kalonte pushime shumë afër ish-it të saj, megjithëse asnjë prej palëve nuk reagoi për lajmet që qarkullonin.

Galeria fotografike (

1 / 13

)

Zbulohet kush ishte MINISTRI që kaloi pak sekonda pas ATENTATIT ku u vra Gilmando Dani në Rinas!

Të tjera të dhëna dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.

Pamjet e siguruara nga VoxNews tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Ajo ka qenë eskorta e delegacionit që ka kaluar ka qenë e ministrit të Malit të Zi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës, më 11 nëntor, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj një automjeti tip “Mercedes Benz S-Class”, duke lënë të vrarë Gilmando Danin dhe duke plagosur rëndë agjentin e AMP-së Muçi Shaljani.

Hetimet për ngjarjen vijojnë nga policia dhe prokuroria.

Rama: Të hyjmë në BE edhe pa të drejtë vote, të na përfaqësojë Komisari Europian Italian

Êshtë zhvilluar këtë të enjte mbledhja mes qeverisë së Italisë dhe Shqipërisë në Romë.

Kryeministri Edi Rama foli sërish për procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian duke theksuar se e dëshiron Shqipërinë pjesë të BE-së edhe pa të drejtë vote.

“Mund të them që ajo ç’ka tha Meloni shkon në drejtimin e thellimit të marrëdhënie. Kemi një nga projektet më të mëdha në Europë për energjinë, që po ecën para. Jemi tashmë duke punuar për një tjetër projekt të madh që do të lidhë lindjen me perëndimin, do përfshihen Italia, Greqia, Rumania dhe është i një rëndësie të madhe strategjike. Kemi edhe kulturën dhe nëse s’do të ishte pranishme kultura, s’do të ishte as Italia, kjo nderon Italinë dhe ministrin e saj. Më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete. Shpresoj që muezu i artit italian në Shqipëri të jetë një tjetër fakt konkret dhe të jeni ju ai që do të hapë dyert e muzeut.

Koha do të kalojë dhe do të tregojë që unë kam të drejtë, gaboja kur isha më i ri si ministër i kulturës, tani që jam një veteran nuk besoj se gaboj. Nëse duke nisur punën  për këto negociata përgjegjësia do të jetë e Giorgias atëherë do të jemi në duar të sigurta. E kam thënë që jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur veton dhe votën, nuk na intereson. Jemi gati që të nënshkruajmë. Këtu sot është një ditë historike dhe nëse në takime të tjera, më duhet të them që me këtë nivel mikpritje, në këtë pallat kaq të bukur dhe me këtë atmosferë, nuk keni sipas meje të dytë, nuk keni konkurrencë, unë jam i anshëm, nuk jam objektiv me ketë që them”, tha Rama.

“Ishte fejuar me një arkitekte”, gazetarja zbulon arsyen e udhëtimit të Gilmando Danit në Spanjë: Po përgatiste…

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar arsyen e udhëtimit të Gilmando Danit drejt Spanjës, katër ditë përpara se të ekzekutohej në mënyrë mafioze pas kthimit në Shqipëri.

Sipas informacioneve të gazetares Hoxha, nga grupi hetues, Gilmando Dani, pavarësisht të shkuarës kriminale, së fundmi ishte fejuar me një arkitekte dhe po niste një jetë të re. Përgatitjet për dasmën ishin pikërisht arsye e udhëtimit të tij drejt Spanjës.

“Ai kryesisht jetonte në Shqipëri, pavarësisht udhëtimeve të shumta që ka patur. Pavarësisht të kaluarës së tij me precedentë, nuk kishte masa të rritura apo të shtuara për të garantuar jetën e tij.

Këto janë të dhëna që po mblidhen nga grupi hetues. Shkaku i hetimit është për të përgatitur dasmën. Ishte fejuar me një arkitekte dhe po përgatiste dasmën për të ndërtuar një jetë të re”, tha gazetarja Hoxha në emisionin “Breaking” me Dafina Hysën.

“Giorgia s’do të ketë nevojë t’i tërheqë veshin Qirjakos”, Rama: Deri në 2028 do të kemi zgjidhur çdo gjë me Greqinë

Kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se çdo çështje me Greqinë do të jetë zgjidhur deri në vitin 2028. Kohë kjo që përkon me marrjen e kryesisë së Këshillit Europian nga Italia, e që shihet si synim nga vendi ynë për të nisur negociatat politike për anëtarësimin në BE.

Deklaratën e bëri gjatë konferencës për shtyp me homologen italiane, pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive që u mbajt këtë të enjte në Romë.

“Unë do të thoja që si Italia, ashtu edhe Greqia janë dy vende fqinje. Pasi ka kaluar një moment jo të lehtë, ne jemi në rrugën e duhur. Po punojmë mirë së bashku. Për ne, vlerat, parimet e mbrojtjes së pakicave janë vlera dhe parime të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë demokratike. Dhe kur Greqia vepron përpara nesh, apo na thërret në këtë drejtim, apo na bën ndoshta ndonjë vërejtje, janë të mirëseardhura. Ndërkohë, ne jemi duke punuar edhe për pjesën tjetër dhe unë jam shumë optimist për faktin që për vitin 2028, kohë kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të duhet të drejtojë negociatat politike për anëtarësimin e Shqipërisë në Europë, nuk do të ketë nevojë t’i tërheqë veshin Qirjakos, sepse do të thotë që deri atëherë do të kemi zgjidhur gjithçka”.

Ndërsa Meloni, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të bënte Italia nëse do të kishim një problem nga Greqia, ajo u shpreh:

“Është e qartë që ne do të mbështesim mbylljen pozitive të dialogut politik. Por mund të them, e di që ka disa fërkime, vështirësi. I njoh miqtë e mi grekë dhe dua të them që janë njerëz që kanë punuar gjithmonë për të mirën dhe të ardhmen e Europës. Kjo besoj mjafton për të thënë që nuk ka gjë për t’u druajtur në këtë drejtim”.

Hetim tronditës në Itali: Turistë të pasur paguan mijëra dollarë për të qëlluar civilë në Sarajevë gjatë luftës

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim ndaj disa turistëve italianë që dyshohet se kanë paguar deri në 90 mijë dollarë për të marrë pjesë në “safari njerëzore” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, me tarifa shtesë për vrasjen e fëmijëve, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas hetimit, të pasurit italianë me lidhje në qarqe të së djathtës ekstreme, udhëtonin nga Trieste drejt Beogradit me linjën ajrore serbe Aviogenex, për t’u bashkuar për fundjavë me ushtarët serbë të Bosnjës, të cilët mbanin nën rrethim kryeqytetin boshnjak.

Ata dyshohet se paguanin 90 mijë dollarë për të qëlluar mbi civilë të paarmatosur nga kodrat përreth qytetit.

Gjatë rrethimit katërvjeçar të Sarajevës (1992–1996), mbi 10 mijë persona humbën jetën nga snajperët dhe bombardimet, në ngjarjen më të gjatë të këtij lloji në historinë moderne. Rrugë si Ulica Zmaja od Bosne dhe Bulevardi Meša Selimovi? u bënë të njohura si “Rruga e Snajperëve”, për shkak të rrezikut të përhershëm të goditjes nga plumbat.

Hetim tronditës në Itali: Turistë të pasur paguan

Hetimi nisi pas një padie 17-faqëshe të paraqitur nga shkrimtari dhe gazetari milanez Ezio Gavazzeni, me mbështetjen e ish-magjistratit Guido Salvini dhe ish-kryetares së Sarajevës Benjamina Kari? (2021–2024). Rasti u frymëzua nga dokumentari “Sarajevo Safari” i regjisorit slloven Miran Zupani?, publikuar në vitin 2022, i cili përmbante dëshmi tronditëse mbi “turizmin e snajperëve”.

Gavazzeni ka deklaruar për “La Repubblica se bëhet fjalë për “njerëz të pasur, me reputacion, biznesmenë që lanë Triesten për të marrë pjesë në një gjueti njerëzish dhe më pas u kthyen në jetën e tyre të respektuar”.

Ai shtoi se mund të jenë deri në 100 turistë të përfshirë në këtë praktikë çnjerëzore.

Prokurori Alessandro Gobbi thuhet se disponon lista me dëshmitarë që mund të japin prova. Njëri prej tyre, një agjent i inteligjencës boshnjake me inicialet E.S., ka pretenduar se shërbimet sekrete italiane ishin në dijeni të ngjarjes që në vitin 1993 dhe se ekzistojnë ende dosje të klasifikuara për këtë çështje.

Konsulli boshnjak në Milano, Dag Dumrukçiq, konfirmoi për “La Repubblica” se qeveria e Bosnjës po bashkëpunon plotësisht me autoritetet italiane. “Ne jemi të vendosur të zbulojmë të vërtetën dhe të përballemi me këtë kapitull të errët të së kaluarës”, tha ai.

Operacion masiv në Athinë / Arrestohen 40 anëtarët e një rrjeti që mashronin të moshuarit duke u vjedhur miliona euro

Një operacion i madh policor u krye të enjten në Athinë, Greqi, për të shkatërruar një rrjet të komunitetit rom që mashtronte të moshuarit.

Anëtarët e këtij grupi pretendonin të ishin punonjës të Operatorit të Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Helene, kontabilistë dhe zyrtarë publikë.

Deri më tani, 40 persona janë arrestuar si pjesë e aksionit të Nëndrejtorit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit, ndërsa hetimet vazhdojnë në Atikë dhe Korinth. Sipas autoriteteve greke, organizata kriminale dyshohet se është e përfshirë në më shumë se 1,000 raste mashtrimi dhe vjedhjeje, duke përfituar fitime të paligjshme të vlerësuara në afërsisht 7.6 milionë euro.

Në një video të publikuar në mediat greke oficerë policie të armatosur mund të shihen duke bastisur shtëpinë e një anëtari të bandës rome, duke thyer derën për të hyrë brenda.

Ky është një nga rastet më të mëdha që kanë shqetësuar autoritetet e prokurorisë vitet e fundit, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe në burgun e Korydallos, ku po shqyrtohet përfshirja e mundshme e të burgosurve romë.

Zelensky jep alarmin: Rusia po përgatitet për një luftë të madhe në Europë

Rusia po përgatitet për një “luftë të madhe” në Europë që në vitin 2029, paralajmëroi Volodymyr Zelensky në një mesazh urgjent drejtuar aleatëve të Ukrainës.

Duke postuar në X, presidenti ukrainas bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të dyfishojë sanksionet mbi ekonominë dhe armët ruse për të “ulur aftësitë e tyre”.

“Duke pasur parasysh situatën në fushën e betejës, nuk e shohim Rusinë që dëshiron të ndalet. Problemi është se kur shikojmë industrinë ushtarake ruse, shohim se ata po rrisin prodhimin e tyre. Sipas vlerësimit tonë, ata duan ta vazhdojnë këtë luftë”, shkroi Zelensky.

“Ne mendojmë se nëse shtyjmë fort, rusët do të kenë nevojë për një pauzë. Por duhet ta pranojmë se ata duan një luftë të madhe, ata po përgatiten të jenë në gjendje të fillojnë një luftë kaq të madhe në vitin 2029 ose 2030 – në këtë periudhë – në kontinentin evropian”, tha ai.

“Mendoj se duhet të mendojmë se si t’i ndalojmë ata tani në Ukrainë. Por edhe të bëjmë gjithçka për të ulur aftësitë e tyre. Jo për t’u dhënë para, të cilat ata ende mund t’i marrin nga energjia. Dhe jo për t’u dhënë armë”, vijoi ai.

Deklarata vjen ndërsa BE-ja po shqyrton se si mund të sigurojë më shumë para për Ukrainën, qoftë duke sekuestruar asetet e ngrira ruse, duke mbledhur fonde në tregjet e kapitalit, ose duke i detyruar disa nga 27 vendet e BE-së të mbledhin vetë paratë.

Presidenti rus Vladimir Putin “mendon se mund të na mbijetojë” në betejën për të ardhmen e Ukrainës, gati katër vjet pas pushtimit të plotë të Rusisë ndaj fqinjit të saj, tha Ursula von der Leyen.

“Dhe ky është një llogaritje e gabuar e qartë”, tha presidentja e Komisionit Evropian. “Prandaj, tani është momenti që duhet të vijë, me një shtysë të re, për të zhbllokuar përpjekjen cinike të Putinit për të blerë kohë dhe për ta sjellë atë në tryezën e negociatave.”