Deputeti i Partise Demokratike cudit shqiptarët! Ja si ia dola ta blej makinën 150 mije euro

Gazetari Poli Hoxha, deklaroi se në Partinë Demokratike ka njerëz që kanë makina që kushtojnë deri në 150 mijë euro.

“Nëse Edi Rama e pranon qeverinë teknike është një fitore shumë e madhe, që mua më duket ëndërr, jo shpresë.

Problemi është që duhet pastruar partia dhe nëse pastrohet, shkon në qeverinë teknike duke eliminuar treçerekun e elitës së Partisë Demokratike.

Probleme me drejtësinë ka vetë kryetari, aleati kryesor Ilir Meta ka probleme me drejtësinë…

Njerëzit kryesorë i ke që të parkojnë makina nga 150 mijë euro.

E kam pyetur njërin si e bleve dhe më tha që e kishte marrë me kredi”, zbuloi Poli Hoxha në emisionin “Off the Record”.

“Rrethi i parë i zotit Berisha kanë nga këto makina”, shtoi gazetari

Ndryshon historia! “Qamilja e gënjeu vajzën, e coi ne…”- Bleona Mata prej 15 vitesh e zhdukur, përfshirja në ngjarje e Begzim Isës dhe historia e 8-vjeçarit të lidhur duar e këmbë!

Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje.

Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota.

Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister.

Kjo është historia e Bleona Matës, nga fshati Zapod i Kukësit. Vogëlushja e cila ditën e humbjes së saj ishte e shoqëruar në mal nga 5 vajza. Me akuza dhe kundërakuza nga familjarët të cilët bëjnë me faj njëri-tjetrin për zhdukjen e Bleonës, e cila nëse sot është në jetë, duhet të jetë 21 vjeç.

Por si u zhduk Bleona Mata në stan? Çfarë kanë deklaruar nëna e saj Bukurija dhe vëllai Armendi dhe kë bëjnë ata përgjegjës për humbjen e njeriut të tyre të dashur?
Përse familja Mata akuzon shtetasin Begzim Isa, për rrëmbimin e vajzës së tyre?

Begzim Isa i cili në vitin 2013, u arrestua nga policia e Kukësit, në akuzën për rrëmbimin, mbajtjen në banesë për qëllime trafikimi të një mituri 7 vjeçar drejt Kosovës për një shumë prej 40 mijë eurosh. Prokuroria e Kukësit atë kohë ia kaloi çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nga ana e saj kërkoi 10 vite burgim në atë kohë për 21 vjeçarin, që nuk i pranoi asnjëherë akuzat edhe pse kjo ishte akuza e dytë ndaj tij për rrëmbim të miturish duke përfshirë edhe zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010.

Familja e Bleonës që gjithmonë ka ngulmuar se atë ditë të humbjes së vajzës së tyre, ai që është parë të ngjitet në mal, ka qenë 18 vjeçari atë kohë Begzim Isa dhe si bashkëpunëtore të tij në këtë rrëmbim ata akuzojnë Qamile Matën, që është edhe halla e Bleonës.

Vetë Bukurija nëna e Bleonës është shprehur disa herë se Qamile Mata e ka gënjyer vajzën e saj 6-vjeçare dhe pasi e ka futur në pyll ia ka dorëzuar Begzimit.

Pasi sipas saj ka qenë Qamile Mata që e ka marrë Bleonën ndërsa po luante me vëllain e saj në oborrin e shtëpisë dhe e ka çuar në mal.

“Atë ditë Begzim Isën në fshat e ka parë edhe vjehrra ime, por kjo e fundit ka heshtur. Atë ditë Begzimi mbante një kapuç në kokë. Qamilja e ka gënjyer atë ditë Bleonën, duke e marrë me vete në pyll, ku jam e bindur se ia ka dorëzuar Begzimit, i cili e ka trafikuar në Kosovë”, deklaron Bukurije Mata.

Të njëjtat dyshime atë kohë ndau edhe gjyshi i Bleonës, i cili edhe ky nga ana e tij tha se gjyshja e Bleonës e kishte parë Begzimin atë ditë në fshat.

Qamile Mata e cila përgjatë gjithë dëshmisë së saj të dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore është treguar kontradiktore. Ajo madje pavarësisht se ishin kushërinj me Begzim Isan, tha se nuk e njihte këtë të fundit, por nuk u shpreh asnjëherë qartësisht nëse e kishte parë apo jo Begzim Isën atë ditë në fshatin Zapod, duke deklaruar se nuk e mbante mend, pasi sipas saj kishte kaluar shumë kohë.

Ndërsa Begzim Isa pohoi se e njihte Qamilen dhe se bashkë ishin kushërinj të tretë, ndërkohë që motra e Begzimit mohoi çdo njohje të vëllait me Qamilen duke u shprehur se me familjen Mata nuk flisnin që nga viti i largët 1997, por pa dhënë shumë detaje se përse kishte lindur ky konflikt.

Pavarësisht insistimit, grupi hetimor nuk gjeti prova të lidhjes apo bashkëpunimit të hallës së Bleonës me Begzimin. Për këtë arsye, çështje iu kalua Krimeve të Rënda.

Begzim Isa që siç thamë u arrestua tri vite pas zhdukjes së Bleona Matës, pasi në banesën e tij u gjet i lidhur këmbë e duar me një litar një fëmijë 8 vjeçar, por që gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Bleona Matës, pasi sipas tij, atë kohë ai ka qenë në Kosovë me studime dhe jo në fshatin Zapod ku ndodhi rrëmbimi dhe më pas zhdukja e Bleonës.

Edhe pse gjetja i një fëmije të rrëmbyer në banesën e tij, e bënte atë të dyshuarin kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleona Matës, tri vite më parë. Vetë vajzat e tjera që kishin qenë atë ditë në mal me Bleonën, thanë gjatë dëshmive të tyre, se ata u ndanë me vogëlushen në momentin kur ajo u nis drejt banesës së saj. Dhe që aty nuk e panë më. Për këtë arsye grupi hetimor kreu edhe ballafaqimin e vajzave.

Por pavarësisht se dëshmitë ishin kontradiktore, hetuesit nuk mundën të gjenin prova që i implikonin ato në zhdukjen e Bleonës.

“Policia kreu edhe verifikimin e telefonatave të Begzim Isës, më qëllim për të zbuluar nëse ai kishte komunikuar me Qamile Matën, qoftë gjatë ditëve të fundit që është kthyer nga Kosova, ashtu edhe ditën kur u zhduk Bleona Mata, që u zhduk në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj.

Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.
Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pesë vajzat, edhe pse u ballafaquan me njëra-tjetrën, sërish ato nuk ishin në gjendje të tregonin se çfarë ndodhi atë ditë me Bleona Matën.

Ato kanë dhënë edhe dëshmi kontradiktore, duke ngritur dyshimet mbi to. Por për shkak të mungesës së provave, pesë vajzat, përfshirë këtu edhe hallën e saj, kanë shpëtuar nga përgjegjësia penale”, thuhet në dosjen hetimore.

Por humbja e Bleonës u përjetua si një dramë edhe në jetën bashkëshortore të çiftit Mata, midis të cilëve ekzistuan vazhdimisht zënkat.

Ku babai i Bleonës, Zamiri, akuzoi gjithmonë bashkëshorten e tij Bukurijen, për humbjen e së bijës dhe vetëm disa muaj pas humbjes së të bijës, iu drejtua Gjykatës së Kukësit, me një padi me objekt divorci. Ai kërkoi ndarjen nga e shoqja me pretendimin se ‘është nëna e Bleonës dhe gruaja e tij që është e përfshirë në rrëmbimin e vajzës.
Një tjetër histori që del në skenë.

Policia e Kukësit që thoshte se çifti Mata po divorcohej pasi Zamir Mata kishte dyshime se Bleona nuk ishte vajza e tij dhe se ajo ishte rrëmbyer nga babai i saj i vërtetë. Edhe kjo një pistë e pavërtetuar edhe sot. Bukurije Mata, hodhi poshtë akuzat e bashkëshortit teksa tha në atë kohë se për të rëndësi kishte gjetja e Bleonës së zhdukur.

Ekzekutimi MAFIOZ i Gilmando Danit/ Detaje të tjera: Zbulohet kush është INFORMATORI me SYZE që qëndroi pak metra larg shënjestrës!

Detaje të tjera janë zbuluar sa i takon atentatit të ditës së sotme tek rrethrrotullimi i Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë shoqëruesi i tij Mustafa ( Muço) Sheqeri ( Shaljani).

Atentati ishte realizuar me detaje.

Një nga personat, që dyshohet të ketë pasur rolin e vëzhguesit dhe informatorit, është identifikuar nga policia e Tiranës.

Kjo pasi ai është parë të ruante viktimën dhe të plagosurin që nga momenti kur dalin nga aeroporti, teksa futen në parkim për të marrë automjetin të cilin e kishin parkuar aty në datë 7 nëntor, datë në të cilën udhëtuan drejt Barcelonës nga ku edhe po ktheheshin.

Personi që i ruante, fillimisht ishte me syze, ndërsa më pas nuk ka pasur asnjë maskë mbuluese çka ka bërë më të lehtë identifikimin nga ana e grupit hetimor.

Ai qëndronte jo më larg se 30 sekonda nga shenjestra dhe i plagosuri.

Dhe përgjatë kohës njoftonte personat që ndodheshin në automjetin tip Toyota që rezultoi të jetë përdorur nga autorët e dyshuar të kësaj vrasjeje të rëndë.

Nga ana tjetër, autorët kanë shkuar disa minuta përpara në afërsi të rrethrrotullimit të Rinasit.

Kjo për shkak se avioni pretendohej të vinte 40 minuta më herët por ka pasur vonesë çka ka shkaktuar pritje.

Ndërkohë në momentin që janë njoftuar nga personi që vëzhgonte, autorët kanë dalë me mjetin e tyre në anën tjetër të rrethit, me drejtim për tu nisur nga Fushë-Kruja.

Në kamerat e sigurisë, personi që i ruan del në këmbë dhe shoqëron me sy automjetin tip benz ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muço Shaljani.

Dhe qëndron në këmbë duke parë gjithë ngjarjen. Pasi kryhet akti i rëndë kthehet dhe merr automjetin e parkuar në aeroport dhe largohet.

Këto të dhëna janë mbledhur nga hetuesit, është bërë identifikimi i informatorit dhe pritet të bëhet shpallja në kërkim e arrestimi i tij.

Ky person luan një rol kyç në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga ana tjetër një skenë e rëndë u zhvillua përpara syrit të mijëra qytetarëve.

Autorët dyshohet se ishin 3 dhe kanë qëlluar me 3 armë tip kallashnikov në drejtim të Gilmando Danit dhe Muço Shaljanit.

Pasi kanë qëlluar së pari, Shaljani ka bërë një tentativë për tu larguar por në pamundësi për shkak të plagëve.

Automjeti Tip toyota është rikthyer përsëri dhe ka qëlluar përsëri në drejtim të automjetit tip benz.

Autori kryesor që përshkruhet edhe si më aktivi, ka zbritur nga automjeti është afruar tek dera e pasagjerit dhe me armë dyshohet tip pistoletë tashmë, ka qëlluar edhe nga një distancë shumë e afërt Gilmando Danin, duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët u larguan në drejtim të fshatit Halil ku dogjën edhe automjetin, së bashku me armët e përdorura për të kryer krimin.

Ndërkohë policia ka gjetur rreth 50 gezhoja në perimetrin ku ka ndodhur ngjarja. Gëzhojat  dyshohet se i përkasin tipit të armës kallashnikov.  

Benzi LUKSOZ ku u VRA Gilmando Danit në pronësi të “Visit të Garave”? REAGON Elvis Kosova!

Elvis Kosova, për të cilin u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz, me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani, viktimë e atentatit të djeshëm dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), ka reaguar lidhur me vrasjen e djeshme të ndodhur në aeroportit të Rinasit, duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

Në një koment në rrjete sociale Elvis Kosova, shkruan se automjeti është në pronësi të kompanisë. 

Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve.

“As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s’di, s’kam fjalë me këto. Zot na ruaj”, shkruan Vis Kosova në një koment në rrjete sociale.

Elvis Kosova nuk është një emër i panjohur për policinë. Jo më larg se verën e këtij viti, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Benzi LUKSOZ ku u VRA Gilmando Danit në pronësi të "Visit

Ndërsa në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.

Zbardhen 16 LEJE/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “TOP” kompanitë ndërtuese!

Ndërtesat shumëkatëshe tashmë po përqendrohen edhe në bregdet teksa në Tiranë kjo është bërë diçka e zakonshme.

Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë pasur pjesë të axhendës së tyre një seri projektesh që arrijnë maksimalisht në 67 kate në Tiranë teksa për bregdetin ndërtimet mbi 20 kate po bëhen diçka e zakonshme.

Në kryeqytet projektet duket se po zhvillohen në pjesë të ndryshme të tij por më i madhi është ai në zonën e Bulevardit ë ri.

Kompania “Klar” do të zhvillojë një kompleks kullash që nisin nga 33 kate deri  në 67 kate. Janë të paktën gjashte të tilla që pritet të zhvillohen në këtë zonë.

Po kështu dy ndërtime të tjera mbi 30 kate pritet të zhvillohen në zonën e “Ali Demi”.

Pas përqendrimit në Tiranë, Vlora është një tjetër qytet ku “kullat” po gjejnë zbatim dhe projektet e fundit për të cilët KKTU ka miratuar lejet kanë në emrat e tyre fjalën “Tower”.

Ndërkohë që zona e Qerretit kryesisht me ndërtime më të ulëta dhe komplekse pritet të shohë të zbatuara disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie.

E njëjta tendencë po shtrihet edhe në pjesën e Veriut ku në Shkodër dhe Lezhë janë sërish disa projekte që prekin zonën e bregdetit me ndërtime relativisht të larta.

Më poshtë disa prej lejeve të miratuara për projekte në tre mbledhjet e fundit të KKUT zhvilluar në 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator.

1– Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.

2– Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k

3– Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.

4– Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.

5- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.

6- Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.

7- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.

8- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.

9– Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.

10– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.

11– Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.

12– Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”

13- Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.

14- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.

15– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimesh dhe hoteleri 1, 2, 3, 33, 34, 59, 60, 62 dhe 67 kate mbi tokë, me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.

O16- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k./Monitor

FOTO/ “5 burra të martuar më kërkuan takim, tre kishin foto me gratë dhe fëmijët”, Gazetarja: Njëri më tha se partnerja e dinte!

Gazetarja Alice Taylor ishte e ftuar në ‘Wake Up”, ku ndau një histori të çuditshme pas ndarjes së saj.

Ajo u shpreh se menjëherë pas divorcit, 5 burra të martuar i kanë shkruar menjëherë për takim, tre prej të cilëve mbanin foto në profil së bashku me gratë dhe fëmijët.

Pjesë nga intervista:

Blendi Salaj: Ti ngre këtë çështje. 5 burra të ndryshëm që të ofrojnë një takim. Ajo që të bën përshtypje është që të pestë janë të martuar, tre prej të cilëve kanë edhe gratë dhe fëmijët në fotot e tyre të profilit në rrjetet sociale dhe pa asnjë lloj turpi të ofrohen për ‘dashni’.

Alice Taylor: Njërin e pyeta ‘A je i martuar?’ dhe ai më tha ‘Po’. Më tha se kishte një marrëveshje me gruan. Kanë një marrëdhënie të hapur, por vetëm për burrin.

Galeria fotografike (

1 / 7

)

VIDEO/ Atentati në Rinas, GAFA e Berishës para mediave: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot sërish përmes një konference për shtyp lidhur me vrasjen e një dite më parë në Rinas, ku viktimë mbeti Gilmando Dani.

Por teksa po lexonte mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha bëri një gafë kur e quajti Danin krahun e djathtë të ish deputetit demokrat, Ervin Salianji, ndërkohë që nënkuptonte ish-ministrin e brendshëm të socialistëve, Ervin Hoxha.

Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet.

Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros”, tha Berisha.

VIDEO

Një ditë pas atentatit në Rinas, ndryshime në ministrinë e Brendshme, ish-deputeti i PS merr postin e rëndësishëm

Xhemal Qefalia është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas propozimit të bërë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Qefalia, ish-deputet i Partisë Socialiste, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, sot ai ka marrë një detyrë të rëndësishme ekzekutive, duke u bërë zëvendës i ministres Koçiu në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e rendit dhe të hetimit.

Me dekretimin e Qefalisë si zëvendësministër, pritet që Ministria e Brendshme të forcojë strukturat drejtuese në kuadër të masave për sigurinë publike dhe kontrollin e brendshëm policor.

VIDEO e VR*SJES së Gilmando Danit/ Pak sekonda pas ekzekutimit, kalon autokolona e delegacionit ZYRTAR para Benz-it!

Të tjera detaje dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.

Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Në fund të videos dallohet makina e policisë e cila prin autokolonën dhe makinat e tjera të delegacionit që e shoqërojnë.

Dje iu ekzekututa ‘krahu i djathtë’ në Rinas, ja çfarë VENDIMI mori Emiljano Shullazi në burg!

I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen e njohur si “Revanshi”.

Mungesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallahnikovi në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.

Gilmando Dani, i cili thuhet se kishte marrë kontrollin e rrjetit të mbetur të grupit, konsiderohej si “syri dhe veshi” i Shullazit jashtë qelisë.

Ai shihej si figura kyçe që mbante lidhjet midis anëtarëve të lirë të grupit dhe Shullazit, i cili prej vitesh ndodhet në qeli.

Deri më tani, nuk dihen ende arsyet e mungesës së Shullazit këtë të mërkurë në gjykatë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo lidhet me çështje sigurie.

Kujtojmë se në dosjen “Revanshi”, e cila është produkt i një hetimi të gjerë të SPAK-ut, Shullazi akuzohet për përfshirje në plane për vrasje dhe veprimtari kriminale të organizuar.

Sipas informacioneve të bëra me dije më herët dhe njoftimit zyrtar të Prokurorisë, Emiljano Shullazi ka komunikuar me Tesilvan Basho, të cilit i ka kërkuar eliminimin e Durim Bamit.

Në të njëjtën dosje përmendet edhe Arben Ndoka, të cilit Shullazi i ka vënë në dispozicion informacionet mbi lëvizjet e Bamit.