VIDEO/ Atentati në Rinas, GAFA e Berishës para mediave: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot sërish përmes një konference për shtyp lidhur me vrasjen e një dite më parë në Rinas, ku viktimë mbeti Gilmando Dani.

Por teksa po lexonte mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha bëri një gafë kur e quajti Danin krahun e djathtë të ish deputetit demokrat, Ervin Salianji, ndërkohë që nënkuptonte ish-ministrin e brendshëm të socialistëve, Ervin Hoxha.

Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet.

Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros”, tha Berisha.

VIDEO

Një ditë pas atentatit në Rinas, ndryshime në ministrinë e Brendshme, ish-deputeti i PS merr postin e rëndësishëm

Xhemal Qefalia është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas propozimit të bërë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Qefalia, ish-deputet i Partisë Socialiste, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, sot ai ka marrë një detyrë të rëndësishme ekzekutive, duke u bërë zëvendës i ministres Koçiu në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e rendit dhe të hetimit.

Me dekretimin e Qefalisë si zëvendësministër, pritet që Ministria e Brendshme të forcojë strukturat drejtuese në kuadër të masave për sigurinë publike dhe kontrollin e brendshëm policor.

VIDEO e VR*SJES së Gilmando Danit/ Pak sekonda pas ekzekutimit, kalon autokolona e delegacionit ZYRTAR para Benz-it!

Të tjera detaje dramatike bëhen publike për mediat në lidhje me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani.

Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Në fund të videos dallohet makina e policisë e cila prin autokolonën dhe makinat e tjera të delegacionit që e shoqërojnë.

Dje iu ekzekututa ‘krahu i djathtë’ në Rinas, ja çfarë VENDIMI mori Emiljano Shullazi në burg!

I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen e njohur si “Revanshi”.

Mungesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallahnikovi në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit.

Gilmando Dani, i cili thuhet se kishte marrë kontrollin e rrjetit të mbetur të grupit, konsiderohej si “syri dhe veshi” i Shullazit jashtë qelisë.

Ai shihej si figura kyçe që mbante lidhjet midis anëtarëve të lirë të grupit dhe Shullazit, i cili prej vitesh ndodhet në qeli.

Deri më tani, nuk dihen ende arsyet e mungesës së Shullazit këtë të mërkurë në gjykatë, ndërsa mbetet e paqartë nëse ajo lidhet me çështje sigurie.

Kujtojmë se në dosjen “Revanshi”, e cila është produkt i një hetimi të gjerë të SPAK-ut, Shullazi akuzohet për përfshirje në plane për vrasje dhe veprimtari kriminale të organizuar.

Sipas informacioneve të bëra me dije më herët dhe njoftimit zyrtar të Prokurorisë, Emiljano Shullazi ka komunikuar me Tesilvan Basho, të cilit i ka kërkuar eliminimin e Durim Bamit.

Në të njëjtën dosje përmendet edhe Arben Ndoka, të cilit Shullazi i ka vënë në dispozicion informacionet mbi lëvizjet e Bamit.

“Do të DJEG”/ Sulo Halili u kërcënua nga ish-i dashuri i vajzës me të cilën kishte LIDHJE jashtëmartesore!

Sulo Halili, 27-vjeçari shqiptar i cili u gjet i prangosur dhe i djegur në një makinë në Greqi, është kërcënuar nga ish-partneri i të dashurës.

Të afërmit e Halilit pritet të shkojnë pranë autoriteteve greke, në mënyrë që të hapin informacion mbi vrasjen misterioze.

Mediat greke shkruajnë se pas kësaj ngjarje fshihet një histori romantike.

Hetimet e policisë tregojnë se ish-partneri i të dashurës së viktimës, e kishte kërcënuar 27-vjeçarin shqiptar duke i thënë “Do të djeg“.

Policia greke tha se Sulo doli me preteksin e një takimi romantik, por u rrëmbye, u torturua për 24 orë, u qëllua dhe u transportua në një vend të pabanuar, ku dhe më pas autorët i vunë flakën dhe u larguan në drejtim të paditur.

27-vjeçari u nis nga Halkida të martën e kaluar pasdite për të shkuar në një takim në Vilia.

Me të mbërritur në stadiumin e fshatit, ai telefonoi gruan e tij në orën 7:15 për t’i thënë se gjithçka ishte në rregull.

Makina e tij u gjet atje, por vrasësit e kapën, e prangosën, e torturuan për orë të tëra dhe më pas e vranë dhe e dogjën.

Sipas raportit mjeko-ligjor, viktima u qëllua të paktën me një plumb, përpara se trupi i tij të digjej brenda makinës.

Shumë prova që tregojnë se disa njerëz jo vetëm donin vdekjen e 27-vjeçarit me origjinë shqiptare, por edhe ushqenin një urrejtje të veçantë për të.

Policia greke po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë, e cila tronditi Greqinë pak ditë më parë./Newsit.g

PAMJE TË REJA të atentatit në Rinas / Momenti kur dallohen AUTORËT teksa i zënë pritë dhe qëllojnë me 3 kallashnikovë makinën e Danit

Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani.

Në pamjet e reja shfaqet momenti kur automjetit tip “Mercedes Benz” ku udhëtonte Dani i bëhet pritë nga një automjet që kishte hapur krahun në anë të rrugës.

Sapo afrohet automjeti ku ndodhej Dani, tre persona dalin nga makina dhe zbrazin karikatorët në drejtim të makinës, e cila ndalon pas disa metrave.

Më pas, një tjetër person afrohet pa nxitim drejt automjetit, ku qëllon sërish me armë për t’u siguruar mbi vdekjen e shënjestrës së atentatit.

Britania “tregon muskujt” / Dëbon nënën shqiptare e tre fëmijëve, një i porsalindur, drejt burgut të Pojskës! Hyri ilegalisht

Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, një prej të cilëve i porsalindur, është bërë femra e parë që dëbohet nga Britania e Madhe drejt vendit të origjinës për të vuajtur dënimin.

Në mes të protestave masive anti-imigracion dhe një ndjenje të përgjithshme në rritje racizmi ndaj atyre që ekstremistët britanikë të krahut të djathtë e quajnë si “pushtim”, autoritetet në vend kanë vendosur të tregojnë “muskujt” duke dëbuar nënën shqiptare, e cila tashmë do të duhet të lërë fëmijët e saj dhe të porsalindurin, për të vuajtur një dënim 4 mujor në burgun e Pojskës në Pogradec.

Krimi i saj është se pak kohë më parë, ajo hyri në Britani duke përdorur një pasaportë të falsifikuar rumune.

Prokurorët dhe gjykata janë treguar të pamëshirshëm, duke mos marrë parasysh asnjë rrethanë në kërkesën e saj për të mos u dëbuar.

Ajo studioi inxhinieri kompjuterike në Shqipëri, ku u diplomua në vitin 2019, përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë me partnerin e saj, të cilin e kishte takuar në vitin 2018. “Nuk kam pasur një martesë zyrtare me burrin tim, por ne e konsiderojmë veten të martuar sepse kemi jetuar së bashku që nga viti 2019 dhe kemi fëmijë së bashku”, i tha ajo gjykatës, raporton gazeta The Telegraph.

“Isha ende në universitet, kështu që i mbarova studimet para se të vija të bashkohesha me burrin tim. Erdha në Mbretërinë e Bashkuar shumë shpejt pasi u diplomova. Kam një familje të madhe në Shqipëri dhe shkoj mirë me ta, por jeta ime është në Mbretërinë e Bashkuar. Jam vendosur në Mbretërinë e Bashkuar me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk mund ta duroja idenë e ndarjes prej tyre.

“Familja ime është shumë e turpëruar për këtë rast pasi nuk jam nga lloji i familjes që futet në telashe. Përpara kësaj vepre penale nuk kisha dënime në Shqipëri ose në Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar ajo, por gjyqtarja ka vendosur me “dorë të hekurt”.

“Të shpëtojmë Shqipërinë”, PD njofton datën e protestës para Kryeministrisë

Partia Demokratike ka njoftuar protestën e parë, të asaj që e quan si një riformatim të opozitarizmit në vend.

Në protestë do të kërkohet burgosja e zëvendës-kryeministres Belinda Balluku, dhe do të mbahet ditën e hënë në orën gjashtë të pasdites përballë Kryeministrisë.

“Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit.

Protestë, E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00 te Kryeministria”, ka njoftuar Partia Demokratike.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa, mortaja dhe dronë (FOTOT)

Kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems pritet të furnizojë Shqipërinë me sisteme artilerie të avancuara, përfshirë topa, mortaja dhe dronë.

Kështu raportongazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare. Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, dhe përfshin furnizimin me topa ATMOS 155 mm, të montuar në kamionë, mortaja SPEAR 120 mm dhe dronë taktikë të modeleve Magni X dhe Thor.

Edhe pse vlera e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, sipas çmimeve të njohura publikisht, një sistem i vetëm artilerie mund të kushtojë deri në 5 milionë dollarë.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa,

SPEAR 120 mm

Në marrëveshje parashikohet gjithashtu bashkëpunimi me kompaninë shtetërore shqiptare “KAYO”, e ngritur për të zhvilluar industrinë kombëtare të mbrojtjes.

Sipas marrëveshjes me Izraelin, Elbit do t’i furnizojë fillimisht Shqipërisë me dhjetë dronë, dhe më pas do ta ndihmojë në ngritjen e linjave të prodhimit të dronëve, si dhe të linjave të montimit për sistemet e artilerisë.

Haaretz thotë se marrëveshja aktuale është një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë mes dy vendeve dhe lidhet me memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim mbrojtës, të nënshkruar në korrik mes Tiranës dhe Tel Aviv-it.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa,

ATMOS 155 mm

Marrëveshja pritet të sigurohet nga ASHRA, kompania shtetërore izraelite për sigurimin e rreziqeve të tregtisë së jashtme.

Dronët Magni-X mund të mbahen në shpinë dhe, sipas Elbit, kanë aftësi tërësisht autonome, që u lejon të vazhdojnë fluturimin edhe në zona me ndërprerje të forta të sinjalit GPS.

Magni-X mund të mbajë një ngarkesë deri në 1.5 kilogramë, duke përfshirë kamera ditë-natë dhe sensorë të tjerë. Ai mund të qëndrojë në ajër deri në 60 minuta pa ndërprerje.

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli, topa,

Magni-X

Ky dron përdoret nga ushtria britanike si dhe ajo austriake. Dronët Thor kanë një kapacitet peshe deri në 15 kilogramë, përfshirë pajisje fotografimi ose një sistem “TerminaTHOR” për hedhjen e pesë mini-bombave nga ajri.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Skandali! Dëshmitarët e Hagës u manipuluan me pagesë dhe dëshmitë qesharake: Më kanë vjedh lopën…

Akoma më të rënda janë dyshimet se dëshmitarët janë udhëzuar me saktësi se si duhet të dëshmojnë kundër Hashim Thaçit dhe liderëve të UÇK-së. Në një rast, dëshmitarit i kërkohet të pranojë se UÇK e ka urdhëruar të vrasë Adem Salihaj, që ishte zëvendëskryeministër dhe shok i agjentit serb, Nazim Bllaca, në këmbim të saj do të paguhej 45 mijë euro.

“Kjo është deklarata e një dëshmitari që është marrë nga një person që quhet Ajriz Zeqiraj, Adem Salihaj me tha që do të më jepte 15 mijë euro më shumë, dmth 45 mijë euro nëqoftëse unë do të beja deklaratë me shkrim dhe me nënshkrimin tim dhe ta bëja me incizim të cd duke folur unë në atë cd. Unë e pyeta se çfarë duhet të thoja unë pastaj më shpjegoi se donte që unë të jepja një deklaratë ku të pohoja se isha paguar për të vrarë  Adem Salihajn. A keni dëgjuar dëshmitarë se kishte njerës që kishin ofruar ryshfet për dëshmi të rreme lidhur me krimet kundër anëtarëve të LDK”.

“Është farsë, është e montuar, ata duhet të lirohen patjetër shumë të poshtër janë, janë të trajnuar në Serbi pastaj janë shkue atje, japin deklarata pa lidhje”, u shpreh Adem Kadriaj, veteran i UÇK.

Në proces janë manipuluar edhe dokumente të organizatave të ndërkombëtare. I tillë është rasti i një dëshmitari në Hagë, skema e të cilit u zbërthye nga avokati i mbrojtjes. Ky dëshmitar e ka shkruar një raport në emër të Human Rights Uatch se UÇK-ja ka vrarë civilë në shtator 1998. Por në fund të dëshmisë së tij, e pranon se të dhënat i mori nga Serbia dhe vetë nuk shkoi asnjëherë në Kosovë.

– Çfarë provash kishe ti që ka ndodhur vrasje nga UÇK-ja në shtator 1998?

– Këto ishin pretendimet në atë kohë.

– Këto janë pretendime nga serbët apo jo?

– Po, korrekt

– Ju ricikluat propagandën serbe apo jo?

– Duhet të ishte shkruar ndryshe.

– Por ju këto pretendime I morët nga pala serbe?

– Po e saktë, po e morëm këtë informacion nga qeveria serbe nga burime zyrtare.

– Dhe ju nuk e vizituat kurrë vendin?

– U përpoqëm ta vizitonim.

– Por ju nuk e vizituat?

– Na u mohua leja.

– Nga serbët?

– Saktë.

– Kur thoni vrasje e shtatorit të 1998 a jeni në dijeni se askush në atë aktakuzë nuk u vra në 1998?

– Po, kjo ishte formuluar keq

‘Ka pasur momente kur janë keqpërdorur zakonisht të misioneve të OSBE, informacionet raportet që kanë dhënë ata. Ka pasur raste kur raportuesi i OSBE ka përfshirë në raport lajmet apo informatat nga tv serb dhe lajemt e rtv serb prokuroria i ka marë si të mirëqena’ u shpreh Skënder Musa, avokat i akredituar në Hage.

Një nga dëshmitarët e prokurorisë ne seancë dëshmoi se kishte spiunuar ushtarët e UÇK. Madje, kishte hapur zjarr për t’i vrarë. Ndonëse u ndalua prej tyre, ai jo vetëm nuk u ekzekutua por sot paraqitet në gjyq kundër tyre. Nga ana tjetër në listën e dëshmitarëve ka edhe persona me precedentë, në kërkim nga Interpoli por edhe që kanë dëshmuar në të shkuarën në gjyq pro Millosheviçit.

Ndërkohë që po kontrolloja pyllin në pikën e quajtur uji I mirë, dëgjova prerjen e druve. Kur shkova atje te shatërvani te uji i mirë, 4 veta dolën nga pylli nga një rrugë dhe që kishin armë automatike. Ata mu afruan, më lidhën duart dhe sytë dhe më çuan tutje.

Prokurori: Çfarë bënë me armën tuaj? Ata morën armën time zyrtare dhe e mbajtën me vete, unë isha përpjekur të qëlloj në drejtim të UÇK.

Prokurori: Përpara se të arrestoheshit me 2 gusht, ti u kishe thënë autoriteteve serbe se rëra po nxirrej me kamionë në mënyrë që shqiptarët e Kosovës të ndërtonin istikame. Po ke të drejtë.

Gjatë seancave dëshmitarët e prokurorisë kanë dhënë dëshmi qesharake të cilat, është e qartë se nuk mund të kenë vlerë juridike dhe as të kontribuojnë në këtë proces gjyqësorë. Një gjykatë e ngritur për krime lufte, por merr në konsideratë disa dëshmi ordinere për konflikte të paverifikuara po ordinere…Edhe nëse do të ekzistonin, s’mund të jenë pjesë e kësaj dosje.

“UÇK-ja ka qenë sikur me thënë çobanët. Unë e kam mbaru një hytbe, se unë jam mjeshtër i drunit, hytbe të xhamisë prej drunit, jam mjeshtër dhe jam mjeshtër me kualitet. Nezir mazreku është kushëri i jemi edhe ka qenë kryetar I socialistes të millosheviçit, ne Opterushë ka shërbyer si kryetarë edhe me e këqyrë me e marrë si gjoja bashkëpunëtor dhe ska të bëjë me bashkëpunëtor sen, sikurse nji vajzë e pamartueme po I thot nanës së vet nanë mama djalin t’i them filanes kurvë sa smë ka thënë ajo mu. Çobani i keq i ka çue dhënte te gropat e ukit.

E ka pak zanat tha më marrke e mqitke shpesh me dalë me bo … me nder me thene para juve. Kurr ska bo vaki kush me ma puth dorën, femrat em ma puth dorëne kam mërzi”.

Prokurori: Mjaft, mjaft

Deklaratat qesharake, prokurori përpiqet ti ndalë. Por, nuk mbaron me kaq. Rrëfimet ordinere nuk kanë kufij…

“Po o kan puna për dy kuaj dru, i kam vjedhë në mal, mu këput sharra të kam kalxuer një herë edhe i kam ngarku ato dru ishin kanë pa qekiq, smë kanë dashtë mue si agim, ka me kanë pa të veshur ata kanë kupë se unë jam ec i veshtë, sjam kanë çka do njeri. E ka mjellë tokën kollomoq këta i kanë vjedhë lopët në komunë të kacanikut, hupshin lopët pa shenja. Edhe mu ma kanë vjedhë mzatin dhe një lopë”.

“Kjo gjykatë merret me ata njerëz që dikush i ka infiltruar ata njerëz në Kosovë. Kjo gjykatë është shumë e dëmshme për ne. Aty nuk po dënohet Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Rexhep selimi, as Salih Mustafa as Pjetër Shala, atje dënohet UÇK, atje dënohet shteti i kosovës. Aktakuza është organizatë e përbashkët kriminale. Ky është fataliteti më i madh që ka ndodhur në historinë Shqiptare”, u shpreh Hysni Gucati, Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK

“Njejtë në atë kohë kanë vepruar gjykatat serbe në Kosovë”, u shpreh Hysni Gucati, Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

VIDEO