22-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lokal, 4 të vd•kur dhe 11 të pl•gosur

Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur, pasi një 22-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në një lokal.

Ngjarja ka ndodhur në Florida, ku një 22-vjeçar në tentativë për t’i shpëtuar policisë që po e ndiqte, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lokal.

Të paktën 11 persona u plagosën, njëri prej të cilëve është shtruar në spital në gjendje kritike.

Ndërkohë, pas aksidentit, i riu është vënë në pranga.

Top Channel

U p*rplasën për vd*kje nga 33-vjeçari i dehur, kush janë dy vëllezërit që humbën jetën në aks*dent (FOTO+EMRAT)

Dy personat që shikoni në foto janë vëllezërit Ramazan dhe Agim Harapi nga Meglusha e Shkodrës, të cilët fatkeqësisht humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Ramazan Harapi 66 vjeç ishte drejtues i automjetit ndërsa vëllai i tij, Agimi 52 vjeç ishte pasagjer. Dy vëllezërit u përplasën me një automjet tjetër që drejtohej nga 33-vjeçari A.Gj., i cili tashmë është arrestuar nga policia dhe ka rezultuar në gjendje të dehur.

Policia i vuri prangat menjëherë 33-vjeçarit i cili rezultoi pozitiv në testin e alkoolit ndërsa raportohet se ky i fundit ishte në korsinë e gabuar, duke i marrë jetën dy vëllezërve Harapi.

E fundit! Aksident i padëgjuar! VD*S deputeti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Zimbabve, ku ligjvënësi i opozitës dhe poeti i njohur, Desire Moyo (45 vjeç), ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në autostradën Bulaëayo-Gëeru. Automjeti me të cilin udhëtonte u përplas në mënyrë fatale me një elefant.

Bilanci i Aksidentit dhe Dëshmitë E Rënda
Viktima: Deputeti Moyo, i cili do të kishte festuar ditëlindjen e tij të 46-të të shtunën (një ditë pas aksidentit), ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Të Lënduarit: Katër persona të tjerë – të cilët, sipas raportimeve, janë gjithashtu deputetë – mbetën të plagosur. Ata u transportuan menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor, megjithatë gjendja e tyre shëndetësore specifike nuk është bërë publike.

Agresioni Pas Përplasjes: Një detaj tronditës i dhënë nga një kolegu i Moyo-s është se elefanti, pas përplasjes fillestare me makinën, reagoi duke sulmuar automjetin, duke e përkeqësuar dëmtimin dhe duke e bërë fatale situatën.
Figura Politike dhe Angazhimi Kulturor

Desire Moyo ishte një figurë me ndikim në Zimbabve. Ai ishte zgjedhur në rrethin zgjedhor Nkulumane në Bulaëayo (qyteti i dytë më i madh i vendit) dhe shërbente si anëtar i Komisionit Parlamentar për Sportin, Kulturën dhe Artet.

Vdekja e tij la një boshllëk të madh në komunitetin artistik, pasi ai njihej gjerësisht si poet, edukator dhe administrator arti, me një angazhim të veçantë në zhvillimin e sektorit kreativ në Zimbabve. Kryebashkiaku i Bulaëayos, David Coltart, e përshkroi atë si një “udhëheqës ikonik dhe kreativ”.

Konteksti: Rreziku Nga Kafshët e Egra
Ky aksident tragjik nxjerr në pah sfidat serioze të sigurisë rrugore në shumë zona të Zimbabvesë, ku përplasjet e automjeteve me kafshë të egra, përfshirë elefantët, janë rrezik real në autostradat që kalojnë nëpër korridore të faunës së egër. Incidente të tilla, shpeshherë me pasoja fatale, janë rezultat i lëvizjes së lirë të kafshëve në rrugët me shpejtësi të lartë, duke kërkuar masa shtesë mbrojtëse dhe paralajmëruese nga autoritetet.

‘Koka’ e vjeter e PS humb vëllain ne moshe te re, Rama ben veprimin qe nuk e priste askush

“Beni ynë nuk ja doli dot”, ka shkruar në një postim në rrjetet sociale ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, duke njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të tij, pas një lufte thuajse 1 vit e gjysmë me kancerin.

Ish-ligjvënësi tregoi se vëllai i tij u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa shprehet se familjes së tyre do t’u mbetet shpirti i përvëluar.

“Shendeti i lig i bëri pritë të pabesë”, Petro Koçi Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar”, shkroi ai.

Postimi i plotë:
Beni yne nuk ja doli dot!
Nder 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964. Edhe se i rritur ne kushtet e vetekuptueshme te nje familjeje ne veshtiresi ai shpejt u shnderrua ne nje djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.

8 vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi ne nje shkolle teknike per te plotesuar etjen dhe pasionin per fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej per nje shpirt krenar e te paster. Ndersa mberriti ne moshen e duhur per te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohes duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetes, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorezua as presionit shoqeror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirterore.

Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqise. Per te siguruar familjen beri pune te veshtira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier.

Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake. Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar!

Nderkohe si per ironi te fatit, pikerisht sot kur Petro Koci ka njoftuar humbjen e jetes se vellait nga kanceri, Rama ka vendosur te jape 15 milione euro nga buxheti i shtetit per pacientet e te onkologjiku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama njoftoi ndryshimet e reja në buxhetin e vitit të ardhshëm me një fond prej 1 miliardë eurosh dedikuar shëndetësisë.

Rama tha se për herë të parë do të ketë një mbështetje speciale dedikuar grave dhe vajzave që vuajnë nga tumori në gjiri duke akorduar një fond prej 15 milionë eurosh ku kjo kategori do të përfitojë falas rikonstruksionin e gjirit.

Tmerri i pacienteve te onkologjiku eshte denoncuar prej kohesh, por si per cudi, pikerisht sot Rama vendosi te beje leshime nga buxheti i shtetit per te semuret ne kete repart.

Rruga e Vjosës që “zhd•ku” pa gjurmë 3 persona, DEKLARATA e fr•kshme e banorëve të Përmetit!

Një kamer në fshatin Leshicë të Përmetit mundi të fiksojë për herë të fundit 66-vjeçarin Agron Çumani, para se të humbte çdo kontakt me familjen dhe të zhdukej përfundimisht pasditen e 4 nëntorit.

Policia dhe familja kanë nisur kërkimet vullnetare, deri në kufi me Greqinë por pa rezultat. Disa banorë të fshatit Lëshicë tregojnë se e kanë parë 66-vjeçarin të ecë i qetë me një thes në duar, ashtu si në këto pamje.

“E kam parë rreth orës 4 e gjysmë-5, e tërhiqte thesin zvarrë”.

Bashkëshortja e tij, Florida Çunami tregon se ditën e martë Agroni ka dalë për të kryer disa analiza dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më.

“Kishte probleme me kujtesën, e dinte rrugën për në shtëpi. Kam kërkuar tërë natën”

Çfarë e bën më tronditëse këtë ngjarje janë rrëfimet e banorëve, të cilët tregojnë për Top Channel se vite më parë në të njëjtën zonë, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë janë zhdukur pa lënë gjurmë edhe dy persona të tjerë.

“Duhet të merren masa“-thonë ata.

Banorët hedhin poshtë edhe mundësinë e mbytjes së këtyre personave në lumin Vjosë, pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë./tch

Dyshohet per vepra penale! Parlamenti i heq imunitetin Ministrit të njohur (foto)

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Polonisë votoi sot pro heqjes së imunitetit të një ish-ministri të Drejtësisë, duke hapur rrugën për arrestimin dhe ndjekjen penale të tij për disa vepra, mes të cilave abuzim me pushtetin dhe krijim të një organizate kriminale.

zbigniew_ziobro_xr

Zbigniew Ziobro, që shërbeu si ministër i Drejtësisë në vitet 2015–2023 gjatë qeverisjes nacionaliste të partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS), nuk mori pjesë në votim. Ai është larguar jashtë vendit, duke deklaruar se nuk do të kishte një trajtim të drejtë nëse do të qëndronte në Poloni.

Qeveria pro-evropiane e Donald Tusk kërkon zhvillimin e një hetimi për keqmenaxhimin që, sipas saj, ka ndodhur gjatë periudhës së qeverisjes së PiS-it.

Ziobro, arkitekti i reformës gjyqësore që shkaktoi përplasje të ashpra me Komisionin Evropian për pavarësinë e gjyqësorit, është zyrtari më i lartë i PiS ndaj të cilit është tentuar ngritja e akuzave penale.

Prokurorët duan ta akuzojnë atë për 26 vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e fondeve të “Fondit të Drejtësisë”, që duhej të ndihmonte viktimat e krimeve. Sipas hetimeve, Ziobro ka përdorur një pjesë të këtyre fondeve për të blerë programin spiunues “Pegasus”.

Vetë ai pretendon se është viktimë e një “gjuetie shtrigash” të orkestruar nga qeveria, në shenjë hakmarrjeje sepse kishte hetuar persona të afërt me rrethin e Tuskut të akuzuar për korrupsion.

Ndërkohë, disa prej vartësve të tij po hetohen nga autoritetet. Njëri prej tyre, Marcin Romanowski, është larguar në Hungari ku ka marrë azil politik.

Muajin e kaluar, kryeministri hungarez Viktor Orbán u takua me Ziobron në Budapest dhe akuzoi qeverinë e Tuskut për “gjueti politike shtrigash”. Sipas mediave polake, Ziobro vazhdon të qëndrojë në Budapest.

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 9 nëntor 2025

Dashi

Do të jetë një ditë me shumë energji. Marsi vazhdon të nxisë dëshirën tuaj për veprim, duke ju bërë gati për të arritur qëllimet personale dhe profesionale. Në dashuri, mund të ndjeni nevojën për më shumë qartësi – mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja. Në punë, çelësi i suksesit do të jetë veprimi: ecni me vendosmëri dhe do të shihni rezultate konkrete.

Demi

Hëna sjell momente reflektimi për marrëdhëniet e rëndësishme. E diela do të jetë e favorshme për të sqaruar keqkuptime dhe për të forcuar lidhjet familjare. Në aspektin profesional, këmbëngulja dhe durimi do të shpërblehen: mos u dekurajoni nga vështirësitë fillestare. Kujdesi në vendimet financiare do të jetë strategji fituese.

Binjakët

Do të përfitoni nga qartësia e mendjes dhe komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë. Yjet favorizojnë takime interesante dhe shkëmbime idesh frymëzuese. Në dashuri, tregohuni spontanë dhe mos e nënvlerësoni fuqinë e gjesteve të vogla.

Gaforrja

Mund të ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht. Është momenti ideal për t’u kujdesur për veten dhe ambientin ku jetoni. Në dashuri, kushtojini vëmendje nevojave të partnerit, kjo do të forcojë marrëdhënien. Kontrolloni emocionet: ruajtja e qetësisë do të jetë thelbësore për të shmangur konfliktet.

Luani

Entuziazmi dhe dëshira për sfida të reja do t’ju karakterizojnë. Marrëdhëniet shoqërore do të intensifikohen, duke sjellë mundësi të reja bashkëpunimi. Në dashuri, menaxhoni krenarinë me ekuilibër. Në punë, krijimtaria dhe vendosmëria do t’ju shpërblejnë me rezultate konkrete.

Virgjëresha

Do të keni mundësinë të bëni qartësi në çështje të pazgjidhura. Përqendrimi juaj do të jetë maksimal për të përfunduar projekte të vështira. Në planin emocional, ndiqni intuitën për vendime të rëndësishme. Reflektimi do t’ju ndihmojë të balanconi më mirë jetën personale dhe punën.

Peshorja

E diela do të sjellë momente bashkëbisedimi me miq dhe kolegë. Diplomacia do të jetë arma juaj më e fortë. Në dashuri, gjestet e vogla të kujdesit do të forcojnë marrëdhënien. Në punë, bashkëpunimet dhe marrëveshjet do të japin rezultate pozitive – planifikoni me qetësi dhe durim.

Akrepi

Do të ndjeni një shtysë të fortë për ndryshim dhe transformim. Është momenti i duhur për të marrë vendime të rëndësishme me guxim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë do të zhdukë keqkuptimet. Për profesionistët dhe sipërmarrësit, mundësitë e rritjes janë pranë, nëse veproni me plan dhe vendosmëri.

Shigjetari

Do të tërhiqeni nga aventurat dhe njohjet e reja. Kureshtja juaj do të sjellë përvoja të këndshme dhe frymëzuese. Në dashuri, tregohuni spontanë dhe mos kini frikë të shfaqni veten tuaj të vërtetë. Në punë, projektet krijuese do të marrin hov falë energjisë dhe dëshirës për të bërë më shumë.

Bricjapi

Do të ndjeni nevojën për rregull dhe stabilitet. Vullneti dhe këmbëngulja do të jenë çelësi për të çuar përpara planet afatgjata. Në dashuri, komunikimi i hapur do të forcojë marrëdhënien. Është periudha e duhur për të planifikuar dhe për t’u përqendruar tek ajo që ka vërtet rëndësi.

Ujori

Yjet ju favorizojnë me krijimtari dhe ide të reja. Takimet e sotme mund të sjellin mundësi interesante, si në punë, ashtu edhe në jetën personale. Në dashuri, kërkoni ekuilibrin midis lirisë suaj dhe kujdesit për partnerin. Ndiqni instinktin – mund të hapen horizonte të papritura.

Peshqit

Do të jeni veçanërisht të ndjeshëm dhe intuitivë. Është ditë e përshtatshme për reflektim mbi ndjenjat dhe marrëdhëniet. Në punë, fleksibiliteti dhe empatia do t’ju ndihmojnë të përballoni sfida. Në dashuri, besoni intuitës suaj – do t’ju çojë drejt momenteve të forta lidhjeje emocionale.

Sherr mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër, plagoset roja i sigurisë nga Kosova

Një incident i rëndë ka ndodhur pranë një klubi nate në Rümlang të Zvicrës, ku një punonjës sigurie me origjinë nga Kosova ka mbetur i plagosur me thikë.

Mediat në Zvicër raportojnë se incidenti ka ndodhur mesnatën mes të shtunës dhe të dielës se javës së kaluar, në klubin Rinora4 në Rümlang ku ndodhi një përleshje mes rojeve të sigurisë dhe një grupi të klientëve që po festonin.

Sherr mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër,

Pamjet filmike që kanë qarkulluar nga incidenti, tregojnë rojet duke përdorur spraj djegës gjatë përleshjes, ku mbeti i plagosur me thikë njëri prej tyre. Autori i dyshuar, një 26-vjeçar me origjinë po nga Kosova, u arrestua në kantonin Aargau.

Disa nga të lënduarit kanë paralajmëruar kallëzime penale për dhunë fizike, ndërsa drejtuesit e klubit distancohen nga ngjarja, duke theksuar se incidenti ndodhi jashtë ambienteve të lokalit.

Sherr mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër,

Një dëshmitar, që pretendon se është mik i të arrestuarit, tregon se çfarë ndodhi para sulmit. “Ishim një grup prej rreth 15 vetash në klub, kishim rezervuar një tavolinë dhe po kalonim mirë.” Alkooli kishte rrjedhur me bollëk. “Shpenzuam shumë para,” thotë 30-vjeçari nga Aargau.

Sherr mes shqiptarëve në një klub nate në Zvicër,

Kur njëri nga grupi pati vështirësi të qëndronte në këmbë, ai u kap menjëherë nga sigurimi, thotë ai. “U tërhoq jashtë në mënyrë të ashpër.” Ai dhe të tjerë e kundërshtuan veprimin dhe dolën jashtë me mikun. “Aty, sigurimi përdori menjëherë sprajin djegës dhe na goditi.”

Disa persona pësuan mavijosje dhe plagë të hapura. “Një mik duhej të qepte një plagë në pjesën e pasme të kokës me shtatë qepje.” Sjellja e punonjësve të sigurimit, sipas tij, nuk është arsye për të sulmuar dikë me thikë. “Por sigurimi duhet të kujdeset për rendin, jo të nxisë përleshje.” Disa nga grupi tani duan të bëjnë kallëzim penal për lëndimet e marra.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Gjëja më e shtrenjtë që ka blerë Cristiano Ronaldo kushton 50 milionë: Kam nevojë për të

Cristiano Ronaldo sapo ka blerë një avion personal që kushton 50 milionë – jo për luks të tepruar apo për dëshirë, por sepse për të është një nevojë: “Kam nevojë për të, nuk jam normal”. Përndryshe, kampioni portugez 40-vjeçar nuk do të kishte nxjerrë kurrë atë shumë, pasi ai është shumë i kujdesshëm për të mos shpërdoruar paratë e tij – që megjithatë janë shumë, madje tepër shumë. Para pak ditësh, Ronaldo u certifikua nga Bloomberg si futbollisti i parë miliarder, por ai shpjegon – në intervistën për mikun e tij Piers Morgan – se ishte i tillë prej kohësh dhe këtë e dinte mirë.

“Nuk është e vërtetë, jam miliarder prej shumë vitesh. Si e di? Epo, njoh paratë e mia, duhet të kujdesesh për gjërat e tua. Është normale. Nuk jam nga ata që shoh detajet, por kam njerëz rreth meje që më ndihmojnë të bëj gjërat e duhura në çdo fushë; për financat kam një njeri me të cilin flas pothuajse çdo ditë, për strukturën time, investimet, mundësitë. Dhe unë e mbaj kontrollin, sepse është jeta ime, janë paratë e mia.”

“E dija që do të bëhesha miliarder”

Është hera e parë që Ronaldo flet kaq hapur për veten si për një kompani, që në fakt është, përveçse golashënuesi më vdekjeprurës në historinë e futbollit (952 gola deri tani mes Al Nassr dhe Portugalisë, me shifrën legjendare të 1000 gjithnjë e më afër). “Si ishte momenti kur kuptova që isha bërë miliarder? E dija që do të ndodhte, ndaj isha i përgatitur – përgjigjet me vetëbesimin e tij të zakonshëm – Ishte çështje kohe. Sinqerisht, isha shumë i lumtur. Është si kur fiton Topin e Artë sepse i ke vendosur vetes objektivat e tua. Të gjithë kanë objektivat e tyre – të ndërtojnë një shtëpi, të kenë një makinë – dhe objektivi im ishte të arrija atë numër, po them të vërtetën”.

“Nuk jam i fiksuar pas parave: mendoj se paratë mund të të ndihmojnë në shumë mënyra, por kur arrin një nivel të caktuar, paratë nuk kanë më rëndësi, sipas meje. Por është gjithmonë bukur të kesh më shumë, sepse jemi njerëz. Nuk jemi kurrë plotësisht të lumtur me atë që kemi. Kështu që isha shumë i lumtur, sepse ishte një nga objektivat kryesorë që kisha në mendje. Përveç trofeve të futbollit, Ligës së Kampionëve, Topave të Artë, gjithçkaje. Financiarisht dhe në biznes, ky ishte objektivi im.”

Nëse ka diçka për të cilën askush nuk mund ta akuzojë portugezin Ronaldo, ajo është modestia e rreme. Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka frikë të duket si mendjemadh kur thotë se “të jesh i vetmi miliarder në futboll nuk më habit shumë, sepse nëse sheh historinë e futbollit, të tjerët s’mund të flasin, mund të më quajnë si të duan, por numrat nuk gënjejnë. Kjo është diçka që e them gjithmonë dhe do të vazhdoj ta them: nëse sheh shumë rekorde në futboll, Cristiano është në krye të listës. Pra, është edhe një rekord tjetër. Ndaj sinqerisht nuk më habit, sepse e dija potencialin tim në futboll dhe jashtë futbollit. E dija që do ta arrija atë numër për shumë arsye”.

Ronaldo pastaj forcon konceptin: “Dua të them, gjithçka lidhet me performancat e mia. Kjo ishte strategjia ime disa vite më parë: i thosha vetes, nëse vazhdon të jesh në majë, ai numër do të të arrijë, sepse gjithçka lidhet me këtë. Ky ishte plani im. Nëse më pyet nëse mendoja se do ta arrija kaq shpejt, të përgjigjem ndoshta jo, por e dija që do ta arrija.”

Në atë moment Piers Morgan bën shaka për vlerën e madhe të orës që Ronaldo mban në dorën e majtë, por Cristiano shpjegon se nuk i ka shpenzuar ai të gjitha ato para… “Është dhuratë, nuk mund të them jo. Kam një marrëdhënie sponsorizimi me Jacob (markë orësh luksoze), ndaj nuk e kam blerë me paratë e mia. Kam sponsorin.”

Ronaldo e avioni personal: “Për mua i domosdoshëm e jo luks”

Avioni personal, ai jo, nuk ka qenë dhuratë. Cristiano e ka blerë vetë, duke futur dorën në xhep, por vetëm sepse është ‘i detyruar’ ta bëjë këtë, pasi udhëton shumë dhe nuk mund të vendosë fjalë për fjalë këmbën në një aeroport apo të hipë në një avion linje si të gjithë njerëzit ‘normalë’: “Cila është gjëja më e shtrenjtë që kam blerë ndonjëherë? Një avion. Kam avionin tim personal që kur isha 30 vjeç, por e kam ndërruar një vit më parë. Tani kam një Global Express, pas 10 vitesh e ndërrova për një më të mirë.”

Në fillim të vitit 2025, Ronaldo zëvendësoi Gulfstream G200 me një Bombardier BD-700-1A10 Global Express XRS, me një vlerë rreth 50 milionë euro. Cristiano nuk kurseu as për opsionet shtesë, as për ngjyrimin e avionit, ku janë të stampuara qartë logoja e tij CR7 dhe një siluetë që kujton festimin e tij të famshëm: “Por tani jam në një moment të jetës sime kur nuk më interesojnë më gjërat materiale – përsërit kampioni nga Madeira – Ëndrrat e mia tashmë janë realizuar; kur isha i ri, më pëlqente të ngisja makina dhe të kisha të gjitha ato gjëra, nuk e kam më atë pasion”.

“Avionin e kam vetëm sepse më duhet, sepse nuk jam një person normal. Nuk mund të qëndroj në aeroporte. E blej për këtë arsye. Sigurisht, më ndihmon, më jep komoditet. Por nuk e kërkoj më. Dua vetëm të jem i lumtur, të shijoj jetën. Siç thotë Carl Jung, pas moshës 40-vjeçare është momenti kur vërtet e njeh dhe fillon ta jetosh jetën. Kjo është ajo që po filloj të ndjej: për mua, paratë janë një gjë e mirë, por nuk janë më të rëndësishme.”

https://x.com/TheNassrZone/status/1985738143539347658?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1985738143539347658%7Ctwgr%5E6ff2a2e0f0f1b5e4a84c8a1edf3c4742884c5e8a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fsport%2Fgjeja-me-e-shtrenjte-qe-ka-blere-cristiano-ronaldo-kushton-50-milione-kam–i103769

Me citimin e psikoanalistit dhe filozofit zviceran, Cristiano lë të kuptohet se tani që e ka kaluar atë moshë, është gati për kapituj të rinj në jetën e tij – jo më pak të frytshëm dhe të suksesshëm. Dhe pasi dëgjon sigurinë e jashtëzakonshme me të cilën flet për veten, mund të thuhet me siguri se ai miliard nuk do të mbetet i vetmi…

Elbasani përfshihet nga moti i keq, stuhi e pazakontë breshëri në Gramsh

Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi lokale të forta të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri.

Fenomeni është vërejtur gjithashtu në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.

Deri më tani nuk raportohet zyrtarisht për dëme materiale apo në bujqësi të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën me kujdes, në rast se kushtet atmosferike përkeqësohen më tej.