Detyrimet tatimore mbi 10 vite do të falen, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një videomesazh sa i përket faljes së gjobave tatimore ndaj bizneseve në bazë të viteve.

Përshëndetje. Përsëri unë dhe përsëri për të rejat e vitit që po troket. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po ju a kujtoj atyre që thoshin: ‘Hajd mo se premtoni për vota e pastaj harroni’. Por ja ku jemi. Nuk kemi zgjedhje përpara dhe ne jo vetëm që nuk premtojmë thjeshtë për vota jo vetëm nuk harrojmë, por ato 83 mandatet të atij besimi të jashtëzakonshëm që morëm nga njerëzit na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë dhe çfarë jam zotuar e konsideroj minimumin e borxhit moral të Partisë Socialiste ndaj shqiptarëve.

Siç e kemi të shkruar në programin që paraqitëm para zgjedhjeve, paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës popullore. Paqja fiskale, paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral është tanimë një paketë e shkruar e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes e po ashtu anasjelltas.

Do të mbyllim çështjet e vjetra, pikërisht për t’i dhënë krah këtij besimi dhe për të forcuar këtë bashkëpunim. Por si do të mbyllen çështjet e vjetra? Procesi do të realizohet në dy forma kryesore. Së pari do të ofrohet një falje për të gjithë sipërmarrjet me detyrime të prapambetura. Si do të jetë kjo falje?

A – Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.

B – Fshirje e 50% të detyrimeve për periudhat 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherësh brenda një afati të caktuar së bashku me fshirjen e gjobave dhe interesave.

C – Fshirje e 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhë, 5-10 vite, nëse shumat paguhen me këste brenda 1 viti, gjithashtu dhe kjo me fshirje të gjobave dhe të interesave.

D – Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhat 1-5 vite, me kusht që të paguhet i plotë tatimi, tarifa ose kontributi i së njëjtës periudhë.

Nga ana tjetër do t’i jepet mundësia të gjithë sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësira në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiareve. Për ndryshimet mes deklarimit të vjetër dhe atij të riut, pra të vetëkorrigjuarit, do të paguhet vetëm 5% tatim diftivi.

Por nuk mbaron me kaq. Si do të krijojmë ne një marrëdhënie të re besimi dhe bashkëpunimi mes administratës dhe sipërmarrjes në të ardhmen? Për një periudhë që mund të shtrihet deri në 3 vite, sipërmarrjet mund të lidhin marrëveshje vullnetare me administratën tatimore ku të pranojnë të rrisin me 18% fitimin e tatueshëm në krahasim me vitin e kaluar. Që do të thotë se ky fitim tatohet në bazë të ligjit në fuqi, ndërsa për çdo shtesë në këtë fitim, tatimi do të jetë vetëm 5%. Gjatë kohës që është në fuqi marrëveshja e paqes fiskale, sipërmarrjet nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve tatimore që lidhen me tatimin mbi fitimin.

Është një paqe e shkruar siç thasë, e cila do të diskutohet në Kuvend dhe jo më një paqe thjesht e propozuar në një program elektoral. Është një paqe e cila, sipërmarrja, përfaqësuesit e saj që na kanë takuar gjatë procesit elektoral na shikonin me dyshim dhe disa më thonin: ‘Muk keni për ta bo këtë. Është shumë e bukur po nuk do të bëhet’. Ja pra që do të bëhet. Sepse këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama.

Merren peng dhe υ▪︎iten në mënyrë mak abre në Emiratet Arabe mashtruesi i kriptomonedhave dhe gruaja e tij

Mashtruesi i kriptovalutave dhe “miku i Durovit”, Roman Novak dhe gruaja e tij janë vrarë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Çifti u zhduk rreth një muaj më parë pasi shkoi në një takim me investitorët në qytetin Hatta. Sipas një versioni, sulmuesit rrëmbyen çiftin dhe kërkuan një shpërblim, por kur nuk i morën paratë, i vranë. Një version tjetër sugjeron se kriminelët shpresonin të fitonin akses në llogaritë e kriptomonedhave të Novak. Raportet e medias pretendojnë se trupat e viktimave u copëtuan dhe u vendosën në çanta, të cilat më vonë u lanë pranë një qendre tregtare në Hatta.

Komiteti Hetues Rus ka hapur një çështje penale për vrasjen e dy personave. Sipas raporteve të medias, shtatë të dyshuar janë ndaluar dhe një gjykatë në Shën Petersburg pritet të vendosë për masat e tyre paraprake më 7 nëntor.

Novak ishte dënuar më parë në Rusi me gjashtë vjet burg për mashtrim në shkallë të gjerë, më vonë u lirua me kusht dhe u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai nisi një projekt kripto të quajtur Fintopio, duke mbledhur rreth 500 milionë dollarë investime para se të zhdukej.

Një version i tretë sugjeron se vrasja mund të ketë qenë e sajuar — për të ndihmuar Novakun t’i shpëtonte borxheve të tij. Sipas investitorëve, ai kishte një histori zhdukjesh me paratë e të tjerëve, duke e quajtur veten “mik i Durovit” (themeluesi i Telegram) dhe duke premtuar fitime të shpejta nga sipërmarrjet e kriptovalutave.

Greqi / Me pranga në duar dhe i djegυr në sediljen e pasme të makinës, υik tima dγshohet se është shqiptar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Skourta, Beotia, në Greqi pasi një burrë i djegur u gjet brenda një automjeti në një fushë.

Burri, i cili ende nuk është identifikuar, u gjet në pjesën e pasme të makinës, i prangosur, dhe vlerësohet se kanë kaluar të paktën dy 24 orë që nga momenti i vdekjes së tij.

Sipas raporteve fillestare, është e mundur që ai të jetë një shtetas shqiptar i cili ishte zhdukur disa 24 orë më parë. Personi në fjalë nuk kishte precedentë penalë. Disa ditë më parë, ai ishte larguar nga vendi i tij i banimit për në Vilia, ku nuk u kthye më. Të afërmit e tij kishin raportuar zhdukjen e tij, të alarmuar.

Automjeti i djegur me trupin u vu re nga një gjuetar. Automjeti ishte i vjedhur dhe kishte targa të falsifikuara. Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar ka shkuar në vendngjarje.

Po gërmonte për një pishinë, burri në Francë gjen një thesar me ar në kopshtin e tij. Policia ia lejon ta mbajë

Po gërmonte për një pishinë, gjen burri në Francë thesarin me ar në kopshtin e tij. Policia ia lejon ta mbajë

Një burrë në Francë zbuloi këtë vit një thesar ari në vlerë 800 mijë dollarë, teksa po gërmonte për të ndërtuar një pishinë në kopshtin e tij, njoftuan autoritetet lokale.

Burri lajmëroi policinë lokale pas zbulimit në muajin maj, dhe autoritetet i lejuan atij ta mbante arin, pasi nuk vinte nga një sit arkeologjik, tha bashkia e qytetit Neuville-sur-Saone, në lindje të vendit.

Sipas gazetës lokale Le Progres, ai gjeti “pesë lingota ari dhe shumë monedha” të mbështjella në çanta plastike. Policia konfirmoi se ari ishte blerë ligjërisht dhe ishte shkrirë rreth “15 apo 20 vjet më parë” në një rafineri të afërt. Për shkak se lingotat kishin numra unikë të gjurmueshëm, u përcaktua se nuk ishin të vjedhura.

Sipas kodit civil francez të shekullit XIX, thesar konsiderohet “çdo gjë e fshehur ose e varrosur, për të cilën askush nuk mund të provojnë pronësinë, dhe që zbulohet krejt rastësisht”. Pronësia i përket personit që e gjen atë në tokën e tij, raporton Le Progres.

Bashkia shtoi se pronari i mëparshëm i kopshtit ka ndërruar jetë, dhe se si arriti ari atje mbetet një mister.

Çmimi aktual i arit, sipas Hartford Gold, është 4,017.33 dollarë për ons.

Zbulime të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera: në 2024, një çift në Kaliforni gjeti monedha të rralla në vlerë 10 milion dollarë, ndërsa në 2023 një burrë në Gjermani gjeti lingota dhe monedha ari të vlerësuara mbi 150,000 dollarë. Në vitin 2022, më shumë se 260 monedha ari të gjetura nga një çift britanik nën dyshemenë e kuzhinës së tyre u shitën në ankand për rreth 1 milion dollarë.

‘Partnerë në k rim’! Rrëfimi i Ballukut: Në Llogara veprova me porosi të Edi Ramës

Sa më shumë thellohet skandali i tenderit të tunelit të Llogarasë, për të cilin nga opozita denoncuan këtë të premte se projektit të miratuar i mungojnë dy ura, duke e çuar shifrën totale të korrupsionit të dyshuar në 75 milionë euro, aq më e fortë bëhet heshtja si nga kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku.

Rama ia ka dalë mbanë që të shmangë, të paktën për momentin, përballjen me pyetjet për zëvendësen e tij. Këtë e ka arritur herë me hir, herë me pahir. Me pahir kur doli në konferencën për shtyp me Ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato, teksa e mbylli këtë konferencë kur një nga gazetarët e pranishëm kërkoi ta pyeste kryediplomatin e Brukselit për faktin që Balluku ishte marrë e pandehur.

Herë të tjera, skandali Balluku është mbytur mediatikisht nga ngjarje të tjera, që nga vdekja e themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, deri te miratimi në Kuvend i ligjit për barazinë gjinore të enjten në Kuvend. Te ky i fundit u ndihmua me, apo pa vetëdije edhe nga Partia Demokratike dhe debati shterpë i nisur prej saj për këtë ligj, që e vendosi përballe edhe Bashkimit Europian.

Edi Rama ka treguar në të shkuarën se ka larguar nga vetja dhe detyra vartësit e tij për shumë më pak se sa akuzat dhe shifrat që akuzohet Balluku. Por çfarë e pengon që këtë herë të zbatojë standardin që ka vendosur vetë?

Burime të Voxnews.al pranë zv.kryeministres Belinda Balluku sugjerojnë se Rama është i përfshirë edhe vetë në skandalin e tunelit të Llogarasë. Përfshirjen e kreut të Qeverisë në këtë tender e ka përforcuar vetë Belinda Balluku, që në një rrëfim të shkujdesur me bashkëpunëtorë të saj në këto ditë të vrullshme me SPAK ka deklaruar se ‘të njëjta mesazhe që ka me Ervis Berberin, ka edhe me Edi Ramën’.

Për kujtesë, mesazhet e Ballukut me Berberin, sipas dosjes së SPAK tregojnë garën fiktive në tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërhyrjen e zv.Kryeministres për të paracaktuar fituesin përmes mesazheve dhe takimeve me Berberin, ku të paktën në një rast këtë të fundit e ka pritur në shtëpi.

Përveç mesazheve, siç pohojnë burimet e Voxnews.al, Balluku u ka shprehur bashkëpunëtorëve të ngushtë të saj se paracaktimin e fituesit të tunelit të Llogarasë nuk e ka bërë ‘me kokë të vet’, por se ka vepruar sipas porosive të Edi Ramës.

Sipas këtyre deklaratave të zv.kryeministres, nëse fundoset Balluku, fundoset edhe Edi Rama dhe me sa duket kjo është arsyeja se përse Kryeministri nuk e ka shkarkuar ende zëvendësen e tij. Radha ‘e fundosjes’ do të përcaktojë edhe jetëgjatësinë e tjetrit. Nëse Rama fundoset i pari, Balluku e ndjek direkt. Por, nëse Balluku fundoset e para, atëherë Edi Rama ndoshta fiton ‘ca minuta shtesë…’

©Copyright Vox News

VëΙΙai i të fe jυαrit më kaρi me z οr, ρor mua më ρëΙqeu sepse me…

Kam nevojë që të më jepni një mendim dhe të më shpëtoni nga kjo rrugë pa krye që jam futur.

Për pak muaj kam ditën e martesës. Unë jam 28 dhe ai është 35. Jam shumë e dashuruar me të, por ka vetëm një anë të keqe, pi lëndë nar otike.

Më ka thënë që do mundohet çdo herë dhe më shumë që ta lërë, por ende pi. Por nuk është ky pr blemi..

Vëllai i tij, që është 2 vite më i vogël dhe shumë i bukur, një ditë kur sapo kisha dalë ngfa dushi,

u fut në dhomë dhe nisi të më puthte. Unë refuzova, por më pas iu bashkova dhe e bëmë…

“Jam e fe jυar ρrej dγ m υajsh, por kam një haΙΙ të mαdh”, kjo υ. αjzë ka neυojë për ju!

Jam e fejuar prej dy muajsh me një djalë. Ma prezantuan djalin fisi im që njihej me fisin e tij. U fejuam me shkesi, le ta themi troç. Unë nuk e njihja më parë dhe ai nuk më njihte. Pasi dolëm dy tre herë për kafe vendosëm të fejoheshim. 

Për familjen time ai është nj

ë djalë i mrekullueshëm që nuk ka të sharë, por unë po zbuloj që nuk është kështu. Ai dita ditës po më nxin jetën dhe nuk di si ta ndaloj.

Ai është shumë xheloz dhe prapanik dhe mendon se femrat nuk duhet të rrinë rrugëve gjithë ditën. Me pak fjalë ai nuk më lë të dalë.

Diskutojmë gjatë dhe më lë vetëm kur duhet të shkoj te shtëpia e shoqes sime të ngushtë, apo kur duhet të dalë me të. Kjo po bëhet një gjë e padurueshme.

Një ditë më telefonoi dhe më pyeti se përse nuk isha bërë e gjallë gjithë pasditen dhe nuk i kisha telefonuar. I thashë se më kishte zënë gjumi dhe më kishte dalë nga mendja. Nga e gjithë kjo filloi një sherr kot më kot.

Një ditë tjetër më tha se përtonte të vinte të më takonte dhe unë duke qenë se nuk do të dilja me të, i thashë nëse mund të dilja vetëm. Ai filloi të më thoshte se duhet të rrija në shtëpi, ç’punë kisha unë përjashta.

Insistova deri në pikën sa ai më tha “bëj çfarë të duash”. Si përfundim nuk dola, sepse kishte shkuar ora 7 pasdite dhe nuk kisha ku të shkoja. Hedh një status në msn dhe më pas fillova të lexoja një libër.

Pas një ore ai më telefonon sërish dhe më thotë. “Mirë? Dole me shoqen tënde?” Unë i përsërita disa herë që nuk dola, por ai nuk më besonte kështu që në nerva e sipër i them: “E di që të them gjithnjë të vërtetën. Nuk dola nëse më beson mirë nëse jo bëj çfarë të duash”.

Ai më përgjigjet: “Sigurisht që do bëj si të dua dhe sot në darkë do të dal”. Unë akoma më e acaruar i thashë që më mirë të dilte mbase gjente dikë më të mirë se unë dhe do t’i qartësoheshin idetë.

Pas pak i ritelefonova prapë dhe i thashë nëse do të dilte, ai me indiferentizëm më mbylli telefonin pa më kthyer përgjigje. Ky është sherri i fundit që kam bërë me të dhe më ka bërë shumë të mendoj. Kjo nuk është normale, nevrikoset për gjëra kot.

Dua të them se edhe ai shpesh qëndron në shtëpi, sepse ia kërkoj unë. Vetëm nëse më thotë se jam e lirë të dalë kur të dua edhe unë do ta lejoja të dilte. Sinqerisht që ndjehem në një udhëkryq, sepse nuk di si tu them prindërve që ai nuk është djali për mua.

Ata më fejuan me shkesi duke e ditur se ai është një djalë perfekt. Unë kam filluar të ndjej diçka për të, por nuk mund ta shtyj jetën në këtë mënyrë. Është e tmerrshme. Tani ndjehem pak më mirë që u shfryva shpresoj t’ju mos kem mërzitur, por duhet të flisja me dikë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 7 Nëntor 2025

Dashi

Rutina do e pushtoje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Shpeshherë do mërziteni aq shume nga gjerat e zakonshme saqë do bëni edhe çmenduri. Beqaret do ndihen me te lire dhe gati për çfarëdo lloj aventure. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi. Duhet me patjetër te largoni çdo lloj shpenzimi nëse nuk doni te keni akoma me tepër probleme.
Demi

Ne dashuri çdo gjë do shkoje me se miri, madje shpeshherë do ndiheni me te lumtur se kurrë me pare. Përfitoni nga çdo çast kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm dhe te mos fillojnë histori dashurie pa qene te sigurte për ata persona. Financat do jene goxha te kënaqshme. Do kryeni shpenzimet e dëshiruara.
Binjaket

Marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete aq e mire gjate kësaj dite. Here pas here do keni debate aq te forta saqë do doni t’i jepni fund gjithçkaje. Beqaret do kenë takime mjaft te bukura dhe shume shpejt do fillojnë histori dashurie serioze. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe shpenzoni aq sa ua mban xhepi. Vetëm ne këtë mënyrë gjendja do mbetet e qëndrueshme.
Gaforrja

Te dashuruarit do ndihen mire ne krahët e atij qe dashurojnë dhe nuk do e kenë mendjen aspak te kërkojnë diçka tjetër. Beqaret do përzgjedhin shume sot dhe serish nuk do arrijnë te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Mos kërkoni perfeksionin sepse nuk keni për ta gjetur. Financat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Luani

Marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione te forta gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret ka shume mundësi te dalin jashtë realitetit dhe te ëndërrojnë gjera te pamundura. Do zhgënjeheni tej mase. Nëse i bëni sytë katër ne planin financiar dhe merrni masat e duhura, do arrini ta përmirësoni situatën.
Virgjeresha

Do keni disa debate te vogla ne çift gjate kësaj dite, por nuk do ndodhe asgjë për t’u shqetësuar. Mos ngurroni te kërkoni falje nëse e keni pasur ju fajin. Beqaret do jene mjaft optimiste dhe nuk do ndalen derisa ta gjejnë personin e përshtatshëm. Me financat nuk do i keni punët mire. Do jeni impulsive me shpenzimet dhe kjo mund t’iu shkatërrojë.
Peshorja

Duhet te tregoheni shume te kujdesshëm dhe te matur gjate kësaj dite sepse problemet e vogla ne çift mund te zmadhohen aq shume saqë te shkohet deri ne ndarje. Beqaret do tërhiqen mjaft nga personat e mëdhenj ne moshe për shkak se ata ju japin siguri. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur qe te mundësi qe te mos keni probleme apo vështirësi.
Akrepi

Dite plot diell dhe kënaqësi pa fund kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni te bekuar qe e keni partnerin ne krah dhe do bëni plane për te ardhmen. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse po bene gabime nuk do ketë me kthim mbrapa. Ne planin financiar do jeni te stresuar sepse nuk do e mbani dot gjendjen te qëndrueshme.
Shigjetari

Dite shume e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë qe dëshironi do ju realizohet si me magji. Beqaret nga ana tjetër do kenë ftesa pa fund nga persona me te cilët ja vlen te krijohet një lidhje. Shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Ndikimi i Marsit ne planin financiar do jete si thike me dy presa. Matuni mire me çdo shpenzim qe do kryeni.
Bricjapi

Te gjithë planetët do e mbrojnë sot jetën tuaj ne çift duke e bere atë edhe me te bukur nga sa ka qene me pare. Do ndiheni mire pranë te dashurit te zemrës. Beqaret do e kërkojnë kudo dashurinë, por nuk do e gjejnë personin e përshtatshëm. Financat do bëhen delikate ne ndonjë moment, por gjithsesi ne pjesën me te madhe te ditës do e ruani ekuilibrin.
Ujori

Do i qëndroni besnike partnerit tuaj sot edhe pse shpeshherë tundimi do jete goxha i forte. Beqaret do e vuajnë tej mase vetminë. Edhe pse do bëjnë çdo përpjekje për ta ndryshuar situatën nuk do ja dalin dot mbanë. Financat do vazhdojnë te jene delikate. Nuk ka ardhur ende koha e përshtatshme për te kryer investime te mëdha. Kujdes!
Peshqit

Do dini t’i menaxhoni me kujdes debatet ne çift gjate kësaj dite dhe do dilni shpejt nga situata. Mbrëmja do jete edhe me e bukur. Beqaret do fillojnë një romance shume te bukur e cila do ua shtoje dëshirën për te jetuar. Financat duhen pasur gjithë kohës nen kontroll. Gjendja nuk ehte aq e favorshme sa për te kryer shpenzime kuturu.

E fundit! Edi Rama i jep g*ditjen e rëndë Belinda Ballukut? liron nga detyra …

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë ndryshimesh strukturore në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK).

Këto lëvizje vijnë si pjesë e ristrukturimit të përfaqësimit të ministrive në këtë institucion kyç për pronat.

Ndryshimet, të mbështetura në nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin për Kadastrën, sjellin emra të rinj në pozicionet e larta vendimmarrëse të Agjencisë.

1. ⚙️ Ndryshimet Në Përfaqësimin E MIE

Lëvizja më domethënëse lidhet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), e cila drejtohet nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku:

Lirohet nga Detyra: Z. Ermal Nufi, i cili ishte anëtar i Këshillit Drejtues si përfaqësues i MIE-së.

Emërohet: Znj. Viola Haxhiademi zë vendin e zotit Nufi si përfaqësuese e re e MIE-së në Këshillin Drejtues të ASHK-së.

⚠️ Largimi I Nufit Dhe Lidhja Me Çështjen SPAK

Largimi i Ermal Nufit merr një vëmendje të veçantë për shkak të lidhjes së tij profesionale me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Nufi ka shërbyer më parë si këshilltar ligjor dhe më pas si drejtor i kabinetit të Ballukut. Ky largim vjen në një kohë kur Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë.

Pavarësisht nëse ky është një largim i rregullt apo një masë pas hetimeve, lëvizja sinjalizon se po bëhen zëvendësime të stafit kyç të Ministrisë, sidomos të atyre që kanë pasur lidhje të ngushtë me drejtuesen aktuale.

🌾 Ndryshimet Në Përfaqësimin E MBZHR

Edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka ndryshuar përfaqësuesin e saj në Këshillin Drejtues të Kadastrës:

Lirohet nga Detyra: Z. Alban Mësonjësi, anëtar i mëparshëm.

Emërohet: Z. Dritan Palnikaj si përfaqësues i ri i MBZHR-së.

Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit të Vendimit në Fletoren Zyrtare dhe synojnë të forcojnë përfaqësimin e ministrive në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Behuni gati, vjen kthesa e madhe e motit, ja cpritet

Sipas parashikimeve të fundit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, dita e premte, 7 nëntor 2025, do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Shqipëria do të përjetojë një mot tipik vjeshtor, me ndryshime të shpeshta mes kthjellimeve dhe periudhave me vranësira, të cilat në disa zona do të jenë të dendura dhe do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu.

Që në orët e para të mëngjesit, reshjet do të prekin kryesisht zonat veriore dhe qendrore, me intensitet të ulët, ndërsa gjatë ditës do të shtrihen edhe në pjesën më të madhe të vendit, duke marrë karakter lokal dhe kalimtar. Parashikohet që në orët e pasdites reshjet të jenë më të përqendruara në ultësirën perëndimore dhe në zonat kodrinore pranë saj. Në disa zona malore, kryesisht në verilindje, mund të ketë reshje shiu të përziera me dëborë në lartësitë mbi 1200 metra.

Temperaturat do të mbeten në vlera tipike për fillimin e nëntorit. Minimalet pritet të zbresin deri në 4°C në zonat malore, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 22°C, veçanërisht në qytetet e ultësirës perëndimore si Tirana, Durrësi dhe Fieri. Megjithëse vlerat termike mbeten relativisht të buta, pritet një ndjesi më e freskët për shkak të lagështirës dhe erës që do të jetë aktive gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa në momente të caktuara mund të arrijë deri në 10 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e larta. Kjo pritet të sjellë valëzim në detin Adriatik dhe Jon me forcë 2–3 ballë, duke krijuar kushte relativisht të favorshme për lundrim, por me kujdes të shtuar për anijet e vogla peshkimi.

Në përmbledhje, 7 nëntori pritet të jetë një ditë tipike vjeshte me mot të paqëndrueshëm, reshje të lehta, periudha me kthjellime të shkurtra dhe temperatura të moderuara. Meteorologët këshillojnë qytetarët të kenë kujdes në orët e mëngjesit për shkak të lagështisë dhe mjegullës lokale, si dhe të mos planifikojnë udhëtime në terren të hapur pa masa mbrojtëse, pasi parashikohen intervale ere të fortë dhe reshje të papritura.