Pas sh*rrit të bujshëm! Sali Lusha ‘kap’ Joz Markun! Ja cfare sapo ndodhi me babain e Stresit

Marrëdhënia mes artistëve të muzikës Stresi e Jozi, duket se ka ndryshuar për mirë, pas gjithë përplasjeve, tensioneve dhe deklaratave publike që dyshja ka patur për një periudhë të gjatë tashmë.

Kjo lihet të kuptohet nga një postim i Jozit në instastory, ku ai ka qënë duke drekuar me Sali Lushajn, babain e Stresit, gjë e cila ka nxitur aludime për paqe mes këngëtarit dhe reperit. Ky takim vjen pas një periudhe të gjatë konfliktuale, që filloi menjëherë  pas daljes së Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, ku dy këngëtarët shkëmbyen kritika dhe akuza publike. Kujtojmë se, për një periudhë qarkulloi edhe një video Jozi i kërkonte stresit ta puthte, kjo video u komentua gjerësisht por më pas u mohua nga Stresi i cili tha se përqafimi nuk ishte miqësor dhe se Jozi “gabonte” me të.

Ndërsa në këtë rast vet Jozi, sqaroi se bëhej fjalë për një drekë të qetë mes miqve të përbashkët dhe se mes tij dhe Stresit nuk ka asnjë konflikt.

“Ai ka impenjimet e veta, unë të miat. Por ne gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe për familjet. I urojmë njëri-tjetrit vetëm të mirat,” ka thënë Jozi.

Dikur ziheshin si “macja me miun” tani ha drekë me të

Story i Kengetarit

Dikur ziheshin si “macja me miun” tani ha drekë me të

“E bëra t reshe me dy ρraktikante”, ky është mjeku cmendur në Tiranë që i futi dυart ρacientes dhe i kërkon të bë jnë s ▪︎ ks në zγrë

Një rast skandaloz është regjistruar në Qendrën Shëndetsore nr.10 , ku mjeku Sinan Manjani, ka ngacmuar seksualisht një paciente duke i kërkuar të kryejnë marrëdhënie në zyrë.

Gjatë bisedës mes tyre, të regjistruar në kamera nga vetë qytetarja, mjeku i fut duart dhe i shpreh dëshirën e tij duke i thënë “kam qejf të shkoj me ty”.

Qytetarja u takua me mjekun pranë një farmacie ku kishte shkuar për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe më pas ky i fundit e ftoi në qendrën shëndetësore për t’i matur tensionin.

Në vizitën e dytë, i sugjeroi bëjë check-up falas dhe kur pacientja u kthye ditën e tretë, sjellja e tij u kthye në ngacmim seksual të hapur ku mjeku bën komente me përmbajtje erotike.

Madje gjatë bisedës, Sinan M., i thotë se ka patur të dashur një infermiere dhe se ka bërë seks treshe me dy praktikante.

“Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës”, i thotë ai.

Më pas i tregon eksperiencën me dy praktikantet: “I thashë unë, “A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti… Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe”.

Pasi i flet për dëshirat e tij seksuale, ai i afrohet pacientes ndërsa kjo e fundit i drejtohet “Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Hë, se dëgjohemi jashtë!”

Por për Sinan M., nuk përbën asnjë problem se mund të dëgjohet nga pacientët apo kolegët e tij jashtë zyre.

“Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa…  vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje”, i thotë ai, në bisedën e publikuar nga emisioni investigativ “STOP”.

Biseda mes tyre:

Qytetarja – Si jeni? Të të pyes, nëse mund të marr ndonjë gjë kështu, se po ndiej si këputje, si aritmi, se këtu po të shkosh te qendra për të bërë vizitë…

Dr. Sinan M – Ta bëj unë vizitën, o goce, s’është problemi aty, se unë jam doktor, po mate njëherë tensionin ta shohim!

Qytetarja – Po ma bëre…!

Në vizitën e parë doktori tregohet i afërt dhe përpiqet të krijojë raport personal, duke e pyetur qytetaren për jetën private, gjendjen civile dhe origjinën.

Dr. Sinan M – Po mate tensionin njëherë!

Qytetarja – Ok!

Dr. Sinan M – Sa?

Farmacisti – 12, 8 e gjysmë.

Dr. Sinan M – Tani, këtë këputjen, e ke disa ditë?

Qytetarja – U bë nja dy, tre ditë.

Dr. Sinan M – Ju jeni gocë, jeni e martuar?

Qytetarja – Jam e ve.

Dr. Sinan M – S’ka gjë, s’të pyeta më gjatë. Nga ça rrethi vjen?

Qytetarja – Nga L***!

Dr. Sinan M – 10 me 7 e ke të ulët.

Qytetarja – Është i ulët?

Dr. Sinan M – Regjistroje pak emrin aty kësaj gocës! Vetëm ço të paktën, ço pak këtë këshu! Çoji më rrobat goce, se… Ulu aty, s’ka problem, se s’desha me të shtri! Çoji më rrobat mirë! Ça paske këshu? Si më rrike..! Për momentin, për momentin, nuk shikoj ndonjë gjë. Thjesht të ka ra tensioni. Nëqoftëse do ndihesh keq, po të jap numrin e telefonit edhe bjeri telefonit. Edhe po qe se ashtu, bëj një serum. Nëqoftëse ti ndihesh keq, edhe thuaj, përmend emrin tim. 69xxxxxx

Qytetarja – Doktor?

Dr. Sinan M – Sinani. Nji Sinan ka këtu.

Në vizitën e dytë, doktori i sugjeron të bëjë check-up falas, duke përmendur emrin e tij. Ai vazhdon me një sjellje, që e tejkalon marrëdhënien profesionale mjek-paciente.

Dr. Sinan M – Si jeni? Mirë? Të ka ra imuniteti. Do bësh një palë analiza gjaku. A do t’i bësh?

Qytetarja – Do i bëj, se…

Dr. Sinan M – Falas i ke! 12 me 9! Je një çikë frikacake. Shtrihu lart! Tani, sa vjeç ishe ti goce?

Qytetarja – XX!

Dr. Sinan M – XX. Ok! Tani ngjitu pak lart bëj edhe atë check up-in! Për 4 ditë të vijnë në e-Albania. Ti je në punë?

Qytetarja – Po! Po!

Dr. Sinan M – Prapë sot?

Qytetarja – Po në punë, nga puna u shkëputa.

Dr. Sinan M – Si je me problemet e menstruacionet e kështu gjërash?

Qytetarja – Të rregullta i kam pas.

Dr. Sinan M – Në kuptimin, flas, nuk ke pas ndonjë shqetësim, ndonjë diçka?

Qytetarja – Jo, s’është se kam vënë re ndonjë gjë.

Dr. Sinan M – Ngjitu lart aty vetëm me kartë identiteti! Thuaj jam me doktor Sinanin. Dakord? Mos e zgjat më muhabetin, jo kështu, jo ashtu!

Në vizitën e tretë, kur ndodhet i vetëm në zyrë, sjellja e tij kthehet në ngacmim seksual të hapur dhe të përsëritur.

Qytetarja – Doktor!

Dr. Sinan M – Super korrekte. Të ishe vonu edhe pak…

Qytetarja – Jo, po ngaqë më the pas orës 2 edhe prandaj…

Dr. Sinan M – Kishe marrë…?

Qytetarja – Do flasim për check up-in apo jo? Jo! Jo! Prit njëherë! Po prit, o..!

Dr. Sinan M – Check up-i është ashtu… Tani unë do të them vetëm një diçka.

Dr. Sinan M – Tani, sa kohë ke, që je divorcuar?

Qytetarja – U bënë vite.

Dr. Sinan M – Unë, kur të ftoj, ti e di. Unë nuk të ftoj kot. Unë të ftoj plot. Thjesht, ti m’u duke si e pafajshme, në kuptimin tamam të fjalës. Kur fillove fole pastaj, kuptova, që je për mu. Ja për shembull, tani të ka filluar aritmia menjëherë.

Qytetarja – Doktor! Të lutem! Prit!

Dr. Sinan M – Jo! Jo! Jo, se do pres unë. Unë desha vetëm për aritminë, se të ka filluar pak rrahja e zemrës.

Qytetarja – Po ndoshta nga sikleti tani.

Dr. Sinan M – Hë më, se ça sikleti do kesh ti?! Unë e ti dhe dhoma. Një sekondë! Ulu pak këtu!

Qytetarja – Hë, jo, jo, s’ka gjë! Ja, se unë po ulem këtu!

Dr. Sinan M – Dakord! Atëherë ke një diçka domethënë…

Qytetarja – Po prit!Më lësho dorën!

Dr. Sinan M – Ke ndonjë lidhje?

Qytetarja – Ncuq!

Dr. Sinan M – Nuk ke?

Qytetarja – Jo!

Dr. Sinan M – Sa u skuqe më… Ç’pate?

Qytetarja – Po tani pata siklet. Nuk e di, se unë erdha për vizitën, thashë do flasim për vizitën, për check up-in, që më the, se s’kisha kohë.

Dr. Sinan M – Jo unë…Flasim pastaj, se check up-in e bëjmë nesër!

Qytetarja – Po sot?

Dr. Sinan M – Sot do e bëjmë, të marrësh veten dhe do ta bëjmë. Dëgjo ti je, je me një moshe, që e kuptojmë njëri-tjetrin. Besoj, që ti, nuk është se të ik gjë. Të ka ik gjë domethënë nga ajo pjesa? Nuk të ka ik gjë. Më përpara dhe mund të ketë rrëshket nai gjë.

Doktori i bën komente me përmbajtje erotike, e ngacmon fizikisht, i bën ftesa me nënkuptime seksuale dhe mundohet të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale.

Dr. Sinan M – Me këta unë i kam thjesht, nuk dua, nuk dua as me i pa, me hedh sytë. Është ditë për ditë në punë. Tani, unë për grua, e kam një në shpi. Po e zure këtë këtu, që e ke zënë të dashur këtej, ke ik, se ti e ke grua pastaj, se ajo s’të len. Ore, unë kisha atë infermieren tjetër, që kam heq dhe aq më bezdiste, se po t’vishe ti dy herë-tre herë, ajo pastaj, sa hysh ti brenda, ajo të shifte ty nga maja e kokës te fundi i këmbës.

Dr.Sinan M – Ishin nja dy goca, të betohem, ishin shumë të reja. Ishin praktikante. Unë vetëm, ato të dyja. Po ju?

Dr.Sinan M – Praktikante. Po shumë mirë, ça viti jeni? – i thashë unë. A ikim, hajmë një drekë diku? Ju çoj unë me makinë në një fshat andej nga Bërzhita. Okej, ne na ke, thonë. Luta një shok të vijë, dy, tre, se ishin dy këto, por pesë veta nuk erdhën. Ika vetëm. Ça të bëja unë i shkreti…

Pacientja – Të zuri halli ty, doktor?

Dr.Sinan M – Më zuri halli…Edhe bëmë treshe, se i binte treshe, dmth. Tani u qetësove, që t’i mas prapë të rrahurat?

Qytetarja – Hë, s’ka gjë e jemi mirë. Tani do shtrihem unë të vizitohem aty, apo ti tashi…?

Dr. Sinan M – A t’i heq pak kartelat?

Qytetarja – Jo! Jo! Tani, o doktor, tashi..!

Dr. Sinan M – Po mirë! Ulu pak, se s’ka nai gjë!

Qytetarja – Tani, këtu jemi në zyrë.

Dr. Sinan M – Zyrë vari lesht’, se zyrë shteti!

Qytetarja – Qendër shëndetësore!

Dr. Sinan M – Po ça qendër leshi?! Vetëm këtu, andej kemi këta… I kemi të monitorume.

Qytetarja – Tani të flasim për vizitën, se për vizitën erdha!

Dr. Sinan M – Unë dhe t’u afrova, për vizitën.

Qytetarja – Po ti m’u afrove, por ajo nuk është vizitë. Jo! Jo! Të lutem! Jo! Jo! Doktor! Jo!

Dr. Sinan M – Po më shtyn kështu!

Qytetarja – Po të shtyj normal, se po më vjen sipër. Normal, që po të shtyj. Normal, që po të shtyj. Hë, se dëgjohemi jashtë!

Dr. Sinan M – Po vari mo k* rin! Mu më shumë sesa…  vari leshtë atyre, se… aty më rri mu, më plasi k*ri për to. As më rr*het fare! I fus çelësin tani ene vetëm me të dhënë ty puthje.

Qytetarja – Jo! Jo! Doktor, të lutem!

Doktori  – Mirë!

Në bisedat e mëtejshme doktori shfaq gjuhë të papërshtatshme, ofendon kolege femra dhe flet hapur për dëshira seksuale.

Dr. Sinan M – Mos ke qejf ndonjë kështu, gotë?

Qytetarja – Ça gote?

Dr. Sinan M – Pimë ndonjë duhan dhe pak raki!

Qytetarja – Eh, ç’na stresove doktor!

Dr. Sinan M – Mirë të them Exxxx, tani kam qejf të shkoj me ty!

Qytetarja – Vij për vizitë e më thotë doktori, “dua të shkoj me ty”…

Dr. Sinan M – S’e ke bezdi ta heq pak. Zhvishu doktor! Ja, sa t’i fus çelësin derës! Do ta ngresh çikë?

Qytetarja – Jo! Unë piva, s’pi dot më. Jo! Jo! S’pi dot më!

Dr. Sinan M – Hë moj, se s’është ndonjë gjë ça…

Qytetarja – Nejse, se sot ke pi një çikë ti…

Dr. Sinan M – Jo! Piva, se të prita ty, me thonë të drejtën.

Qytetarja – O doktor! Të lutem! O doktor! Të lutem! Të lutem! Se po e mora situatën në dorë, do zhvishesh aty, ku je pastaj!

Dr. Sinan M – Normal, që do zhvishem!

Qytetarja – Jo! Jo! Ik te vendi jot! Dil, dil te vendi jot! Jo! Jo! Jo, jo, jo, jo, jo mor doktor..! Seriozisht e more?

Dr. Sinan M – Jo ti…

Qytetarja – Jo, jo doktor! Doktor, jo! Të lutem! Jo,jo,jo..!

Dr. Sinan M – Mirë! Ka ndonjë gjë? S’ka ndonjë gjë!

Doktor Sinani thotë se ka patur të dashur një infermiere, ndërsa me dy praktikante njëherësh ka kryer raport. Ai i ofron pacientes raki dhe duhan, i bën propozime seksuale të drejtpërdrejta dhe tenton ta prekë fizikisht.

Dr. Sinan M – Megjithatë dëgjo! Unë mendoj këshu!

Qytetarja- Hë!

Dr. Sinan M – Më mirë ta bëjmë! Mos e zgjat kot, sepse është më e këndshme ta bëjmë, se mos ta bëjmë!

Qytetarja – O doktor!

Dr. Sinan M – S’ka gjë edhe ato do i bëjmë. Megjithatë, tani unë ta kërkova. Tani më thuaj po, jo!

Qytetarja – Jo doktor, se s’kam ardhur për atë punë!

Dr. Sinan M – Jo sot moj! Hahahahha..! Hajt ta mat dhe njëherë tensionin! Fati im është, që të njofta! Pse ma çoi Zoti!

Qytetarja – Jo! Jo!

Dr. Sinan M – Jam i keq!

Qytetarja – I keq? Të lutem! Doktor të lutem! Tani më lësho, se më…! Tani, të lutem! A po e mat, apo s’po e mat tensionin tashi? Do ma heqësh këtë?

Dr. Sinan M – Po ti e din, që në fund hiqet ai…

Qytetarja – Ti, për çfarë je i prerë tani?

Dr. Sinan M – Që do të zë, që do jemi bashkë!

Qytetarja – Që do më zësh? Po nuk më zë, o doktor!

Dr. Sinan M – S’ka ndonjë gjë, moj!

Qytetarja – Raki mos pi më, për sot njëherë!

Dr. Sinan M – Këtë, po e pi për ty faktikisht. E piva vetëm për ty. Ulu! S’ka gjë. Ulu, se kam q… ,se pastaj po m’u ngrite, mua ma heq trurin me atë barkun! Edhe me thënë të drejtën aty… Do të them vetëm një diçka!

Qytetarja – Pa më prekur!

Dr. Sinan M – Po mirë, se doktori edhe të prek!

Qytetarja – Po doktori të prek, kur bën vizitën. Në këtë rast, nuk po bëjmë vizitën tani.

Dr. Sinan M – Mirë! Me thënë të drejtën, këtë prerjen këtu, kët’, jo!

Qytetarja – Po mirë pra tashi, po shtyhu tani, se…!

Dr. Sinan M – Mirë! Dak..! Dak..! Dakord!

Qytetarja – Vetëm shtyhu! Të lutem!

Dr. Sinan M – Mirë!

Qytetarja – Vetëm shtyhu, të lutem! Mos më prek tani! Të lutem, mos më prek doktor!

Dr. Sinan M – E di, që femrën, po e preke…

Qytetarja – Jo! Mos më…, mos më..! Të lutem, mos më prek!

Dr. Sinan M – Mirë! Dakord! Hiqe dorën!

Qytetarja – Do ma hapësh derën të lutem tani?

Dr. Sinan M – Derën?

Qytetarja – Çohu! Të lutem!

Dr. Sinan M – Unë të kuptoj, që…?

Qytetarja – Që çfarë?

Dr. Sinan M – Ça dëshire ke…?

Qytetarja – Fakti, që unë po të refuzoj, do të thotë, që kam dëshirë?

Dr. Sinan M – Edhe komplimente për look-un! Po unë i kam shumë qejf brekët, me thënë të drejtën. Që i ke të zeza, atë e pashë. Po aman, po i ule pak, vetëm pak kështu përpara..! Se nuk jam prej…, prej…, prej druri unë…

Qytetarja – Po ça të bëj unë?!

Dr. Sinan M – Rob jam dhe unë…

Qytetarja – Po doktor! S’kam faj unë, mo doktor, se unë erdha për vizitë. Ciao! Faleminderit!

I k*rcënohet jeta? Altin Dumani e thote troc: Ja cfare po u ndodh gruas dhe dy vajzave te mia

Kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani, ka folur si asnjëherë më parë për familjen e tij dhe privimin e anëtarëve të saj nga liria, për shkak të disa kufizimeve të rrepta që rrjedhin nga detyra e tij e rëndësishme, dhe njëherësh e vështirë, për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Në një intervistë 360 gradë për Televizionin Publik Shqiptar, Altin Dumani ka falenderuar bashkëshorten dhe dy vajzat, për mbështetjen e madhe, duke treguar se ato janë dhe këshilltaret e tij më të mira.

“Falenderimi i veçantë shkon për familjen time, për dy vajzat dhe për bashkëshorten, të cilat kanë qenë mbështetëset më të zjarrta dhe këshilltaret më të mira në punën time, qoftë si drejtues por edhe si prokuror i posaçëm.

Ato kanë vuajtur këtë periudhë për shkak të kufizimeve që kishin, sepse në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, dhe ato nuk janë të lira. Kanë kufizime lirie edhe pa vendim gjykate, por pavarësisht kësaj më kanë mirëkuptuar, më kanë mbështetur, më kanë duruar”, rrëfeu Altin Dumani.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili për dy muaj duhet të dorëzojë mandatin, komentoi dhe ndryshimet ligjore për mbrojtjen e kreut të SPAK pas përfundimit të mandatit, nga 2 vite që ishte në 3 vite. Sipas Altin Dumanit, rreziku që i kanoset atij është shtuar.

“Këto ndryshime do të jenë produkt i rrezikut që më kanoset mua si drejtues i SPAK. Nuk mund të jap detaje, por rreziku dhe kërcënimet nga krimi i organizuar është i shtuar, jo vetëm në drejtimin tim, por edhe të prokurorëve të posaçëm”, i tha kryeprokurori i posaçëm gazetares Alba Alishani.

Mandi Nishtulla thyen rekord në Shqipëri: Ja sa fëmijë ka!

I ftuar në emisionin “Dnight”, artisti që njihet për shumë hite e energji të jashtëzakonshme në skenë, tregoi me lot në sy se ka kaluar një periudhë të errët, duke u përballur me varësinë nga lëndët narkotike.

“E kam provuar, kam qenë i varur, por falë babait tim dhe familjes, arrita të ngrihem sërish. Çdo të riu i them: hiqni dorë, sepse ajo nuk është jetë,” u shpreh Mandi mes emocionesh.

Ai tregoi se varësia e largoi për një kohë nga muzika, pasioni i tij më i madh, por se forca për t’u rikthyer e për të luftuar erdhi nga njerëzit e zemrës.

“Mund të mos jem i pasur me gjëra materiale, por jam njeriu më i pasur me fëmijë. Ata janë bekimi im më i madh,” tha këngëtari.

Mandi tregoi me krenari se është baba i nëntë fëmijëve – tre vajzave dhe gjashtë djemve, duke shtuar me humor se ndihet i bekuar dhe i “vulosur si pasha”, teksa falënderoi bashkëshortet e tij që i dhuruan këtë pasuri shpirtërore.

Ai nuk la pa përmendur edhe lidhjen familjare me muzikën, duke theksuar se talenti dhe pasioni për këngën i ka rrënjët në gjak. Këngëtari përmendi edhe Florjanin, autorin e hitit “Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, i cili është pjesë e rrethit të tij familjar.

Megjithëse ka kaluar vështirësi të rënda, Mandi theksoi se muzika ka qenë gjithmonë streha e tij shpirtërore, ndërsa sot ndihet më i fortë se kurrë.

“Mos e shkatërroni jetën me zakone të këqija. Unë jam dëshmi se njeriu mund të ringrihet. Familja, dashuria dhe muzika janë gjithçka,” tha ai në përfundim.

Rrëfimi i tij u prit me reagime të shumta në rrjete sociale, ku fansat dhe ndjekësit e përgëzuan për guximin, sinqeritetin dhe mesazhin inspirues që ndau me publikun.

Yll bukurie, kjo eshte 25 vjecarja shqiptare qe υr*u veten sonte, policia i gjeti tek… (Foto)

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur është S.D nga Gjakova.

Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.

E ndjera ishte studente në master, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë.

Portali Arbesh.info ka publikuar edhe foton e vajzës 25 vjeçare e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme.

“Deputetët e PD me makina 150 mijë euro”, Nikoll Lesi deklaratë të fortë: Ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Berishës

Gazetari Nikoll Lesi ka komentuar protestën që Berisha kishte thirrur sot jashtë ambienteve të Kuvendit.

Lesi u shpreh se lideri i PD është ai që nuk ngjall besim dhe njerëzit nuk e ndjekin.

Me gjithë këto zhvillime që kanë ndodhur në qeveri, me SPAK dhe PS, mendova se do ishte një protestë madhështore. As 100 veta nuk ishin. Këto janë pamje që të krijojnë një ndjenjë që kjo opozitë ka mbaruar.

Me këto ngjarje që ndodhën në mazhorancë duhet të kishte protesta me të paktën 100 mijë veta. E kam bindje se problemi më i madh për demokracinë, është opozita. Çfarë frymë, çfarë besimi krijon në popull ky lider (Berisha)? Me këtë lider opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Ndaj rri Rama në pushtet. Se me këto që kanë ndodhur, ministër të arrestuar, zv. kryeministër në arrati, zv. Kryeministre në hetim… nuk ka opozitë, nuk ka alternativë, dhe kjo më shqetëson mua si gazetar.

Doktori e ka bërë historinë e vet, mirë apo keq historia e tij ka mbaruar. Për të rrëzuar këtë qeveri, nuk ka një alternativë tjetër”, u shpreh ai.

Ai shton se me gjithë zhvillimet e ndodhur në skenën politike të PS, do duhej që opozita të kishte forcë dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme.

“Edhe sikur Rama të dalë dhe të thotë që shkojmë në zgjedhje të parakohshme, gjë që nuk ndodh, sërish opozita do të humbë”, tha ai.

Nga ana tjetër ai është ndalur edhe te një detaj që ka vërejtur sot në Kuvend, kur thotë se deputetët e opozitës shkojnë në Parlament me makinë 150 mijë euro, e kjo rrjedhimisht ul besimin në publik, sepse njerëzit presin që t’i besojnë dhe t’i ndjekin në rrugën për të rrëzuar qeverinë dhe fituar zgjedhjet.

Pashë sot deputetë të PD, jo të gjithë, që shkonin me makina 150 mijë euro… cili deputet më bind mua? Demokrati ka 12 vjet në opozitë? Si më bind t’i mua kur shkon me makinë të shtrenjtë?! Ata janë të dy në marrëveshje nën tavolinë, njëri bën sikur qeveris dhe tjetri bën sikur bën opozitë, dhe të dy janë bashkë në një marrëveshje”, shton Lesi.

“Bëhuni burra”, Ilir Vrenozi kundër protestave të Berishës: Futuni në grevë urie brenda Kuvendit! (Video)

Demokrati dhe militanti i njohur Ilir Vrenozi, ka kritikuar thirrjen e kreut të PD-së, Sali Berisha për protesta përpara Kryeministrisë.

Në një reagim të shpërndarë në rrjetin e tij social, Vrenozi e quan tallje kërkesën e Berishës, drejtuar demokratëve, për të dalë sërish në protesta. Sipas tij, PD-ja nuk ka më forc të mbledhë mijëra njerëz në sheshe, prandaj ai sugjeron një formë tjetër proteste.

Vrenozi deklaroi se deputetë e PD-së janë ata që duhet të sakrifikojnë për popullin kësaj rradhe dhe të futen në grevë urie brenda sallës së Kuvendit.

“Në qoftë se doni pak dinjitet, aty në parlament, në këtë parlamenti që këta tallen me ju e me ne, këta tallen mo, tallen, e kupton, se s’ka as vota s’ju duhen, asgjë mo. Asgjë nuk ju duhet. Këta tallen me ju tani. I vetmi shpëtim i juaji, i vetmi shpëtim, i them opozitës, deputetët e opozitës, i vetmi shpëtim i juaj është të futeni në parlament në grevë urie. Ta marrë vesh e gjithë bota, të kërkoni, po juve po rrini tani, po hyni aty juve po rrini. Kërkoni zgjedhje të reja, të mos jetë kryeministër Edi Rama, qeveri teknike.

Hyni në grevë urie aty, bëhuni njëherë burra ore. Mendimi im, unë vazhdoj ta them këtë mendim. Të na thirrni ne për protesta, ky është kallëk. Kështu që lërini këto kallëqe. Këto janë kot sa për, sa për, sa për bojë, sa për kështu, kupton? Jeni burra? Tregoni njëherë veten tuaj aty brenda. Tregoni mo njëherë aty veten brenda. E do sensibilizoni edhe Bashkimin Europian e të gjithë e të gjithë, edhe do t’ju afrohen njerëzit. Kurse kështu, kështu juve tani, të rrini derisa të vdesë Rama që ta merrni juve. Se o kështu o, është turp i Zotit. Është turp mo, po na shkelni me këmbë, është turp mo. Jeni burra, tregohuni burra, hyni aty. Hyni aty, se e vetmja zgjidhje që ju të rifitoni dinjitetin tuaj, në qoftë se doni. Në qoftë se doni të fshijnë këmbët këta me ju e të merrni atë rrogë e të rrini e të thoni, prit të presim të vdesë Rama dhe ta marrim ne, shumë keq. Shumë keq, kaq po them unë. Me shpirt e me zemër. Pastaj në qoftë se doni të bëni filma, eee, do bëjmë protesta, do dalim ne aty e e e e. Jeni burra, mblidheni bythën dhe hyni aty brenda. Ja sheshi ja mejdani, këtu, këtu! Këtu brenda! Hyni në grevë urie”, shprehet Vrenozi.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100076194467886%2Fvideos%2F754228930964209%2F&show_text=false&width=267&t=0

“Berisha ka frikë nga BE”, Frrok Çupi: Politikisht s’e ka dashur kurrë perëndimin, ndaj i sulmon

Analisti Frrok Çupi, ka komentuar qëndrimet politike të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i cilësuar ato si një luftë të hapur kundër vlerave perëndimore.

Sipas tij, kreu i PD është kundër perëndimit dhe Bashkimit Europian dhe kjo është arsyeja që i sulmon ambasadorët e huaj.

Së bashku me Metën, Berisha po zhvillon një luftë që ka në thelb seksizmin. Politikisht, ai nuk e ka dashur kurrë Perëndimin dhe Bashkimin Europian. Nuk mund të bësh luftë kundër barazisë gjinore në një shtet europian. Sulmi që ai i bën Perëndimit është shumë i hapur. Ky është njeriu që në çdo aspekt lufton kundër vlerave perëndimore”, tha ai.

Duke iu referuar situatës politike dhe zgjedhjeve lokale, analisti theksoi mungesën e opozitës reale në terren.

“Në këto ditë nuk kemi parë një fushatë zgjedhore të mirëfilltë. PD dhe partitë opozitare nuk kanë asnjë kandidat, sepse nuk janë gati t’i shërbejnë qytetarit,” tha Çupi në “Abcnews”

Sipas tij, edhe Partia Socialiste nuk ka zhvilluar një fushatë të zhurmshme, sepse njerëzit tashmë e besojnë.

“PS duket se nuk e ka parë të arsyeshme për të bërë një fushatë, por është e garantuar që njerëzit e besojnë. Padyshim, nuk ka asnjë parathënie apo hije diku, që mund të fitonte një gjë atje që nuk ekziston, siç është opozita,” përfundoi Çupi.

Studentja nga Kosova që u gjet e pajetë në Tetovë, dyshohet se…

Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, qyteti i Tetovës u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një studente e Fakultetit të Mjekësisë u raportua se ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese, duke humbur jetën në vendngjarje.

Vetëm më pas u bë e ditur se viktima është Daorsa Spahija, 24-vjeçare nga Gjakova, e cila po studionte në Tetovë.

Burime të afërta të Insajderi me autoritetet në Tetovë bëjnë me dije se 24-vjeçarja dyshohet se është shtyrë të kryejë vetëvrasje.

Sipas këtyre burimeve, i dyshuar për rastin është djali i një biznesmeni të njohur në Maqedoni, E. Sejdiu, biri i B. Sejdiut nga Kumanova.

Ndërkohë, sipas portalit IndeksOnline, burimet e tyre kanë pohuar se në banesën e të dyshuarit është gjetur telefoni i viktimës me mesazhe kërcënuese ndaj saj, si dhe një armë zjarri.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (e premte), në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Drejtuesit të një kompanie farmaceutike i bie të fikët gjatë konferencës së Trump (VIDEO)

Një moment dramatik ka ndodhur në Zyrën Ovale të enjten pasdite gjatë një konference të Presidentit të SHBA, Donald Trump për çështjen e uljes së mëdha të çmimeve që kompanitë farmaceutike “Novo Nordisk” dhe “Eli Lilly” do të ofrojnë për produktet e humbjes së peshës duke kontribuar në luftën kundër obezitetit.

Në momentin që po fliste David Rix, CEO i kompanisë “Eli Lilly”, pamjet treguan Gordon Findlay, një drejtues të kompanisë farmaceutike “Novo Nordisk” që humbi ndjenjat dhe u rrëzua pranë presidentit amerikan.

Zyrtarët në vendngjarje arritën ta mbanin Findley, i cili është shefi për tregun amerikan të kompanisë “Novo Nordisk”.

Stafi largoi personat dhe mediat nga Zyra Ovale ndërsa transmetimi u ndërpre. Mediat amerikane konfirmojnë se ai mori ndihmë të menjëhershme mjekësore, megjithëse gjendja e tij pas incidentit nuk është ende e qartë.

Më herët gjatë konferencës Donald Trump njoftoi marrëveshjen me kompanitë farmaceutike që synojnë uljen e çmimeve të ilaçeve për humbje peshe, duke e ulur koston në 150 dollarë në muaj për disa pacientë.