Raportet e Progresit të vendeve kandidate/ Marta Kos: Mali i Zi përpara Shqipërisë në BE!

Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ecurinë e tyre në këtë proces, përfshirë Shqipërinë.

Në fjalën e saj, Kos vlerësoi veçanërisht Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si vendet me progresin më të shpejtë, ndërsa e cilësoi Malin e Zi si më të përgatiturin në Ballkan për fazën e ardhshme të procesit të zgjerimit.

Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me vendet kandidate dhe rolin e reformave si faktor kyç në ecurinë e tyre drejt BE-së.

Vendet aspirante duhet të përgatiten për përgjegjësitë e integrimit. Ne duhet të përgatitemi për një Bashkim Evropian më të madh. Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2026, Shqipëria në vitin 2027 dhe Moldavia në vitin 2028.

Këto ambicie janë më të rëndësishme se vetë vitet, dhe Komisioni po i ndihmon vendet në realizimin e tyre. Këto vende kandidate kanë realizuar një pjesë të rëndësishme të ambicieve të tyre.

Kjo do të thotë se Mali i Zi është më i përgatituri për t’u anëtarësuar në BE. Nga matjet e bëra për periudhën 2024–2025, përgatitja e përgjithshme e Malit të Zi rezulton më e fortë. Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë: 5 nga 6 kapitujt janë hapur dhe një pritet të hapet në nëntor”, tha Kos.

Incidenti / Dhjetra të rinj me maska ndërpresin eventin kulturor serb në Kroaci: Plehra, largohuni andej nga keni ardhur!

Një incident ka ndodhur në një event kulturor serb në Split të Kroacisë, ku dhjetra të rinj të maskuar kanë vërshuar brenda ambienteve duke ndaluar organizimin.

Eventi “Mbrëmje folklorike” e organizuar nga Organizata Kulturore Serbe Prosvjeta do të duhej të mbahej në sallën e pallatit të qytetit të Splitit.

Në një moment, dhjetra të rinj të veshur me të zeza dhe të maskuar kanë vërshuar brenda ambienteve duke lëshuar thirrje të tipit “Plehra. Largohuni andej nga keni ardhur. Ikni dhe nuk do ju prekim me dorë”.

Incidenti ka shkaktuar edhe reagimin e kryeministrit Andrej Plenkovic, i cili ka thënë se autoritetet po kërkojnë të identifikojnë kush janë organizatorët e të rinjve të cilët i ka quajtur “Ustasha” dhe ka thënë se eventi serb do të vijojë të mbahet.

VIDEO

PROGRES-RAPORTI/ BE “shuplakë” Qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por ai është aktiv në gjithë Shqipërinë!

Progres-raporti i Bashkimit Europian për qasjen e qytetarëve shqiptarë në internet dhe punën e mediave online, i ka dhënë një shuplakë të fortë Qeverisë shqiptare, veçanërisht për mbylljen e platformës “Tik Tok” dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Siç shkruhet e zeza mbi të bardhë, arsyetimi publik ishte mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme, ndërkohë që aktualisht “Tik Tok” është i aksesueshëm në gjithë Shqipërinë dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit nga qeveria.

“Në mars të vitit 2025, qeveria vendosi të pezullojë aksesin në një platformë të madhe të mediave sociale në të gjithë vendin për 12 muaj me arsyetimin e mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtja e dëmshme. Ndërsa nuk kishte asnjë njoftim zyrtar për heqjen e ndalimit, platforma është e arritshme në të gjithë vendin pas një marrëveshjeje për të siguruar filtra për gjuhën e urrejtjes në gjuhën shqipe. Kapaciteti i sigurisë kibernetike të mediave është përgjithësisht i dobët. Disa sulme kibernetike kundër mediave ndodhën gjatë periudhës së raportimit”, thotë progres-raporti i BE.

Rrjeti social shumë i përhapur dhe i përdorur në Shqipëri, u vendos të mbyllej si pasojë e një vendimi të Qeverisë shqiptare, për një periudhë 12 mujore, pas disa ngjarjeve që ndodhen mes adoleshentëve dhe u tha se origjina e konflikteve ishte “Tik Tok”. Opozita akuzoi qeverinë se mbyllja ishte vetëm për të penalizuar zërat kritikë gjatë fushatës.

Gjithashtu, në dokumentin zyrtar të Bashkimit Europian që skanon punën e qeverisë shqiptare, i kushtohet vëmendje dhe vetërregullimit të medias, si dhe kushteve të punës së gazetarëve, veçanërisht atyre në tregun online.

“Vetërregullimi në sektorin e medias mbeti i dobët dhe i penguar nga burimet e kufizuara, një peizazh mediatik i polarizuar dhe përdorimi i vazhdueshëm i retorikës nxitëse në debatin publik. Mbetet e rëndësishme të sigurohet mbështetja për iniciativat vetërregulluese dhe të promovohet respektimi i kodeve etike në të gjithë sektorin”, vijon dokumenti.

Progres-raporti evidenton problemet me pagat, ngarkesën e punës dhe autocensurën, për të cilën thotë se mbetet e përhapur dhe e nxitur nga presioni politik.

Siguria e kufizuar në punë dhe kushtet e këqija të punës për gazetarët, të kombinuara me vetëcensurë dhe presion nga aktorët politikë dhe pronarët e mediave, vazhduan të paraqesin sfida serioze për gazetarët. Problemet mbeten me pagat e papaguara, ngarkesat e tepërta të punës dhe pasigurinë në punë, veçanërisht në mediat lokale dhe online.

Organizatat e lirisë së medias raportuan të paktën 13 ankesa të reja zyrtare në Inspektoratin Shtetëror të Punës midis shtatorit 2024 dhe marsit 2025. Autocensura mbetet e përhapur, e nxitur nga presioni politik, kërcënimet ligjore dhe varësia ekonomike“, përmbyllet ai.

Vlerësimi progresit të Shqipërisë, Rama: Le të vazhdojmë, përpara, së bashku!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raporteve nga Komisioni Evropian, të prezantuara nga komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos e cila përgëzoi vendet e Ballkanit Perëndimor për hapat e ndërmarrë në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Në raport, Kos përmend Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën si vendet me progresin më të lartë gjatë vitit, ndërsa veçon Malin e Zi si vendin më të përgatitur në rajon për procesin e zgjerimit.

Komisionerja nënvizoi gjithashtu ritmin e shpejtë të hapjes së grup-kapitujve nga Shqipëria dhe progresin e dukshëm në reformat institucionale dhe ligjore, që po e afrojnë vendin me standardet e BE-së.

Në reagimin e tij, kryeministri Rama vlerësoi raportin si një konfirmim të qartë të punës së bërë nga qeveria shqiptare në procesin e integrimit dhe theksoi se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“MartaKosEU: “Po, e kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t’u ulur më në fund si të barabartë në tryezën e BE-së. Le të vazhdojmë, përpara, së bashku”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Bonusi i fundvitit për pensionistët/ Ministri Malaj: 100 dhe 150 mijë lekë në varësi të pensionit!

Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se bonusi për pensionistët këtë fundvit do të jetë 100 mijë lekë për pensionistët që marrin pension mbi 200 mijë lekë.

Ndërsa kush ka pension nën 200 mijë lekë do të marrin  150 mijë lekë bonus.

“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka bonus mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, tha ministri Malaj.

Në komisionin e Ligjeve, Malaj ka deklaruar se deri në fund të mandatit, pensioni minimal do të jetë 200 euro ndërsa mesatari do të jetë 400 euro.  

“Deri në fund të mandatit pensioni minimal do të jetë 200 euro, dhe ai mesatar 400 euro. Jemi duke punuar me ministrinë e Ekonomisë për rritjen e pensioneve, dhe besoj se përgjigjet do ti merrni në buxhetin e vitit 2026”, tha Malaj.

Adriana Kalaja largohet nga Partia Demokratike!

Kryetarja e Gjykatës së Partisë Demokratike dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Adriana Kalaja është larguar nga PD.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kalaja me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet se dorëheqja e saj është e parevokueshme. 

Postimi i Plotë:

Të nderuar miq. Fillimisht, desha të shpreh mirënjohjen time të pafundme, për Ju që më mbështetët dhe vlerësuat pa kushte. Edhe për Ju, që në raste të caktuara nuk ratë dakort me qëndrimet apo veprimet e mia, por ishit bashkëudhetarë në këtë rrugë tejet të vështirë. Po kështu, do doja t’u “kërkoja ndjesë”, të gjithë atyre, që kur mora funksionet e rëndësishme në PD, nuk ndoqa traditën e të mosbërit asgjë, por punova me përkushtim e nuk mungova në asnjë protestë apo aksion politik, se për mua politika duhet të jetë moral.

Pas marrjes së këtyre funksioneve brenda Partisë Demokratike, më datë 3 qershor 2022, dhënë me votat e 2/3 të Këshillit Kombëtar, zgjedhur në këtë Këshill më datë 30.04.2022, kam punuar me korrektësi, përkushtim dhe seriozitet, së pari për të zbatuar këto funksione në mbrojtje të Statutit të PD-së, por edhe në interesin më të lartë të Partisë Demokratike, anëtarëve dhe votuesve të saj.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, përveç se jam angazhuar maksimalisht në mbrojtje të Statutit, si Kushtetuta e PD-së nga njëra anë, nga ana tjetër, kam dhënë kontributin tim pa kushte në mbrojtje të interesave të çdo demokrati, qytetari apo protestuesi dhe, rrjedhimisht, në ruajtje të demokracisë dhe pluralizmit në vend.

Ndaj sot, ndjehem e detyruar t’Ju bëj me dije, se kam vendosur të shpall kandidaturën time për pozicionin e Avokatit të Popullit dhe se mund t`Ju them me bindje, që angazhimi dhe puna ime e vazhdueshme në gjithë aktivitetin profesional dhe atë shoqëror, deri më tani, janë orientuar gjithnjë drejt nevojës për respektimin dhe garantimin e shtetit ligjor të së drejtës, parimeve dhe të drejtave themelore kushtetuese, paqes e drejtësisë sociale, objektiva, të cilat më kanë shoqëruar në çdo veprimtari apo eksperiencë profesionale.

Njëkohësisht me paraqitjen e kësaj kandidature, më lejoni t`ju bëj me dije, se qëllimi i aplikimit tim është ai për dhënien e kontributit tim profesional (ligjor, financiar) dhe qytetar, në përmbushjen sa më të mirë të rolit dhe pozitës, që Kushtetuta i ka dhënë Avokatit të Popullit jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të individëve, pa dallim, nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike në vendin tonë, por edhe për ndërmarrjen e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim me organet shtetërore për të zhvilluar e përmirësuar kuadrin rregullator dhe masat organizative, në përputhje me vlerat e parimet, që mbron Kushtetuta dhe në mbrojtje të interesit më të lartë publik e qytetar.

Siç edhe Ju jeni në dijeni, gjatë gjithë periudhës time të aktivitetit shoqëror, edhe pa mandatin e Avokatit të Popullit, kam qenë në ballë të betejave, në mbrojtje të të drejtave të demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, nga protestat e komisariatet e deri te proceset penale, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Për këtë arsye, Ju bëj me dije se ditën e enjte, kam depozituar pranë Kryetarit të Partisë Demokratike, dorëheqjen e parevokueshme si nga funksioni i Kryetares së Gjykatës, ashtu dhe nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Unë nuk e di si do shkojë procesi i mbështetjes apo i votimit për postin e Avokatit të Popullit, por di se kjo nuk do të thotë, se unë do heq dorë nga ato, që di të bëj më mirë:

1. Të ndjek rrugën e të drejtës dhe të ligjit.

2. Të jem në krah të çdo individi, që ka nevojë për mua.

3. Të jem në opozitë me çdo padrejtësi.

Deri atëherë, Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe Zoti Ju bekoftë.

Ekskluzive / Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në Gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut

Neda Balluku, moderatorja e njohur, i ka dhënë fund martesës dhjetë vjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e ministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë, mëson ekskluzivisht Voxnews.al.

Neda ka kërkuar këtë të hënë në gjykatë divorcin nga Orgen Balluku, teksa kohët e fundit marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë.

Ata u njohën në vitin 2010, kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit Big Brother Albania. Një prej çifteve më të përfolur në atë kohë, Neda dhe Ogreni vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djemtë, Serzh dhe Zai si dhe një vajzë.

Ekskluzive / Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në

Neda dhe Ogren Balluku në Big Brother

Ndonëse jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës.

Ekskluzive / Neda i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në

Neda dhe Ogren Balluku

©Copyright Vox News

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Vendimi i Kushtetueses lë Veliajn kryetar bashkie, reagon Florjan Binaj

Florjan Binaj, kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të Erion Veliajt, teksa ky i fundit do vazhdojë të mbajë postin e krybashkiakut të Tiranës.

Në postimin e tij, Binaj thekson se i qëndron idesë dhe nevojës për ndryshim, duke shprehur bindjen për vazhdimësinë e rrugëtimit të tij si kandidat për kryebashkiak të Tiranës.

“Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim. Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.

Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim.

Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë”, ka shkruar Binaj.

Elsa Lila thumbon Arbana Osmanin: Qetësia ime në intervistë varet nga personi që kam përballë

Këngëtarja Elsa Lila ishte javën e kaluar në dy podcaste.

Ajo foli te podcasti i gazetares Grida Duma, si dhe te podcasti i Arbana Osmanit.

Elsa rrëfeu jetën e saj në të dy podcastet, por ajo që i ka rënë më shumë në sy rrjetit ishte nervozizmi i këngëtares tek podcasti i Arban Osmanit.

Një komentues i shkruan Elsa Lilës:

“Elsa dhe te Grida u duke e vertete, po ishe shume me e qete. Ne fakt jo cdo dite jemi ne humor te mire plus qe nese kete podkast e ke bere pas Arbanes je munduar te vetekorrigjohesh. Vetem fakti qe ti je e ndergjegjeshme qe ne kete bote vetem genjehet, mjafton per shume reagime te tuat. Por gjithsesi intelekti yt eshte per tu admiruar”.

Këtij komenti ka zgjedhur t’i përgjigjet Elsa Lila që shkruan:

“Falemnderit per miresjelljen! Ky podcast eshte regjisuar shuuuuume kohe para tjetrit. Qetesia ime ka te beje, ashtu si per sejcilin prej nesh, nga personi qe kemi perballe”.

Elsa Lila thumbon Arbana Osmanin: Qetësia ime në intervistë varet

Në këtë mënyrë, këngëtarja e famshme ka thumbuar Arbana Osmani, pasi nënkupton se ka dalë jashtë natyrës së saj si artiste për shkak se drejtuesja e podcastit, në këtë rast Arbana Osmani, sipas Elsa Lilës qenë shumë agresive dhe e ka provokuar në pyetje.

©Copyright Vox News