Lëvizjet e fundit nga SPAK, Agron Shehaj mesazh Ramës: Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, pas thirrjes së zëvendëses së tij, Belinda Ballukut në SPAK.

Shehaj reagoi ndaj deklaratës së Edi Ramës, se “drejtësia ka punën e vet”, me një video-mesazh në rrjetet sociale. Kreu i Partisë Mundësia kujtoi se para Ballukut, drejtësia kërkoi të arrestojë Arben Ahmetajn dhe ka arrestuar Erion Veliajn.

“Si, nuk të intereson që po arrestojnë Belinda Ballukun? Ej, kthjellohu! Është zëvendësja jote. Para saj donin të arrestonin Ahmetajn që ia mbathi në arrati në Zvicër. Ndërkohë Erion Veliajn, krahun tënd të djathtë, e ke në burg, për korrupsion dhe ai. Sa veta duhet të të arrestojnë ty që të mbash përgjegjësi? Bëhu burrë, mbaj përgjegjësi dhe jep dorëheqjen!”, u shpreh këtë fundjavë Shehaj në video mesazhin e tij.

Akuzohet për ryshfet, arrestohet prokurori i njohur

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se prokurori B.Sh., dyshohet se ka kryer veprën penale të “marrjes së ryshfetit”.

Akuzohet për ryshfet, arrestohet një prokuror në Prizren“Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, u tha në njoftim.

Betimi për Drejtësi, medium i specializuar raportime në fushën e drejtësisë, tha se prokurori i arrestuar është Beqë Shala.

Sipas Betimit për Drejtësi, ai u arrestua teksa kjo media po kryente një hulumtim për këtë prokuror, duke pretenduar se posedon një video-incizim të Shalës duke pranuar ryshfet.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, një person zyrtar që në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthortë kërkon ose pranon ryshfet në mënyrë që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, mund të dënohet me gjobë ose me burgim nga një deri në tetë vjet.

Personi zyrtar po ashtu mund të dënohet me 12 vjet burgim nëse veprimi i kryer është në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare.
Po ashtu, ky kod parasheh dënime edhe më të larta me burg, përkatësisht deri në 15 vjet burgim, nëse vepra penale rezulton në dobi materiale në vlerën që kalon 15 mijë euro./REL/

I FUNDIT/ Ish-ministri i Albin Kurtit emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Ish ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit, raporton News24.

Dy muaj pas dorëheqjes nga posti e ministrit në detyrë të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Aliu, një prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosjes është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.

Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Ai shërbeu për më shumë se katër vjet si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2.

Kamioni humb kontrollin dhe përplas makinën, dy të v▪︎ ekur

Një aksident fatal është regjistruar të premten në Rumani ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Viktimat janë një shofer 42-vjeçar dhe pasagjerin e tij.

Në videot e kapur nga kamerat e sigurisë, në aksidentin fatal u përfshinë një kamion dhe një makinë. Kamioni humbi kontrollin dhe mori para makinën e cila nuk pati kohë të reagonte për t’iu shmangur tragjedisë.

Përplasja ishte e fortë dhe mjeti u shkatërrua duke iu hequr gjithë pjesa e sipërme e makinës. Shoferi dhe pasagjeri që ndodheshin në mjet fatkeqësisht nuk arritën t’iu mbijetonin plagëve.

13 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes ku nxorën pasagjerët e makinës. Viktimat u transportuan në spital ku më pas humbën jetën. Shoferi i kamionit nuk u lëndua. Testi i alkoolit që iu nënshtrua shoferi rezultoi negativ.

55% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin? Ibrahimaj: Gënjeshtër, nuk ka krizë ekonomike

Për ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, krijon habi deklarata se 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin.

Sipas ministres, këto janë deklarata nga një departament imagjinar statistikor i opozitës që punon me ndjesi dhe jo me vepra si departamenti i mazhorancës.

Ibrahimaj na thotë se janë rritur pagat, inflacioni është i ulët. Edhe pse çmimet janë rritur, shprehet ajo, pagat janë rritur më shpejt sesa çmimet.

Ja deklarata e ministres së Ekomonisë, Delina Ibrahimaj

Lexova me habi deklaratën se 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin.

Do të ishte mirë të dinim nga cili burim del kjo shifër sepse as INSTAT, as Banka e Shqipërisë, as Banka Botërore nuk kanë publikuar ndonjë të dhënë të tillë.

Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë departament imagjinar statistikor të opozitës, që punon me ndjesi.

Kur flasim për koston e jetesës, faktet janë të qarta: Pagat janë rritur si asnjëherë më parë.

Paga minimale është dyfishuar në më pak se pesë vite. Konsumi dhe kursimet janë në rritje.

Po, çmimet janë rritur, por pagat janë rritur me ritëm më të shpejtë se ato. Edhe sipas Bankës së Shqipërisë, vendi ynë ka pasur inflacionin më të ulët në rajon gjatë dy viteve të fundit.

Ndërkohë, arsimi publik është falas, librat për ciklin bazë subvencionohen nga shteti, energjia elektrike për familjet nuk është rritur përkundrazi është ulur dhe transporti publik ka mbetur pothuajse i pandryshuar.

Sa për “taksat e reja” dhe “politikat e gabuara”, faktet flasin vetë: Biznesi i vogël ka taksë zero. Vetëm 27% e bizneseve janë subjekt i TVSH-së, ndërsa 90% përfitojnë nga përjashtimi i tatimit mbi fitimin, politikë që përfaqëson 17 miliardë lekë në vit, të mbajtura në xhepat e sipërmarrësve të vegjël.

Edhe individët me të ardhura deri në 50 mijë lekë në muaj nuk tatohen fare.

Këto janë politika që sjellin ndihmë reale jo fjalë.

Ne e dimë që jeta nuk është e lehtë për të gjithë prandaj do të vazhdojmë të rrisim pagën minimale dhe mesatare duke ndjekur parimin tonë të drejtë: ata që fitojnë më pak paguajnë më pak. Nuk pretendojmë se gjithçka është perfekte, por kemi vullnetin, përkushtimin dhe përgjegjësinë për ta bërë më mirë hap pas hapi.

Ekonomia flet me fakte dhe me rezultate.

EMRAT/ SPAK sekuestron TELEFONAT e bashkëpunëtoreve më të afërta të Belinda Ballukut!

Mediat mësuan disa ditë më parë nga burime të sigurta pranë organeve të drejtësisë se SPAK ka nisur zyrtarisht hetimin penal ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në kuadër të një dosjeje të re që lidhet me dyshime për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë.

Hetimi është futur në fazën aktive, ku mësohet se janë sekuestruar telefonat personalë dhe komopjuterët të dy prej bashkëpunëtoreve më të afërta të Ballukut, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Viola Haxhiademi dhe Drejtoresha e Financave, Evis Mamaj.

SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në kërkim të dokumenteve, pajisjeve elektronike dhe provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e skemës së dyshuar të korrupsionit brenda ministrisë.

Hetimi synon “rrethin e brendshëm” të Ballukut

Haxhiademi dhe Mamaj janë konsideruar prej kohësh “dora e djathtë” e ministres Balluku, persona me akses të drejtpërdrejtë në proceset e tenderave, koncesioneve dhe kontratave shumëmilionëshe të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./Syri

Florjan Binaj gjen “lulishten” e fshehur me inerte! (Video)

Kandidati i pavarur Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet.

Po bëjmë shaka…

Bëhet fjalë për një shesh me inerte e cila qëndron në mes të rrugës “Xhanfize Keko”, ku mijëra qytetarë të kryeqytetit kalojnë me fëmijët dhe ku ndotja është alarmante.

Përmes humorit që e karakterizon, Binaj e përshkruan videon kështu: Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule drrase lulebetoni, lule leshixhami, lule leshiguri.

Me një dizajn shumë elegant, të arkitektëve italianë, Xhorxho lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi”.

VIDEO

Grida Duma paralajmëron rikthimin në politikë, jo me PD-në por …

Në episodin e fundit të podcastit të saj, Grida Duma ka surprizuar publikun me një deklaratë që ngjan si sinjal për rikthimin e saj në politikë.

Përballë Hati-t, një nga personazhet më viralë në rrjetet sociale, Duma flet për mundësinë e krijimit të një partie që do të ketë në qendër gratë dhe modelet e reja të shoqërisë shqiptare.

“Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë,” thotë Duma, duke i drejtuar Hati-t një ftesë të hapur për t’u përfshirë në këtë nismë.

“Bëj një sakrificë katër vite vetëm, jep modelin tënd të vërtetë. Ndoshta nuk fitojmë, por do prekësh gjithë Shqipërinë.”

E ftuara e saj, Hati, e pranoi idenë me entuziasëm:

“Mendoj që do e bëja. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.”

Në fund të bisedës, Duma e lë të hapur idenë se kjo mund të mos ketë qenë thjesht një shkëmbim idesh, por fillimi i diçkaje konkrete:

“Kjo është më shumë se një ftesë, por do ta mbaj mend që e kemi bërë këtë bisedë bashkë, përpara se të të marrë dikush tjetër.”

Stacioni i trenit kthehet në Tiranë, kostoja totale 18 mln euro

Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 18 mln euro, dhe me ndryshimet e fundit buxhetore, janë akorduar 3.7 mln euro, për të financuar zbatimin e projektit.

Traseja brenda kryeqytetit është 4 km, e cila nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qënë më parë stacioni trenit.

Ndërkohë, si linja zgjatuese janë Rinasi e Durrësi që përfundojnë vitin e ardhshëm, dhe pritet të vihen në funksion të udhëtarëve në fillim të vitit 2027.

Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile Hekurudha Shqiptare thotë se 90% e punimeve është mbyllur dhe kanë mbetur instalimet e brendshme që lidhen me godinat e stacioneve.

Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Po na la Zoti jetë, do vijoj të jem prokuror”/ Dumani ‘plas BOMBËN’ në Kuvend: Kemi hetuar 71 persona për…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024.

Gjatë fjalës së tij, Dumani iu përgjigj edhe disa pyetjeve të deputetes demokrate Jorida Tabaku, lidhur me hetimet ndaj inceneratorëve.

Dumani tha se hetimet për inceneratorët vijojnë, teksa shtoi se SPAK do e mirëpriste nëse ish-ministri Arben Ahmetaj do të pranonte të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.

Gjithashtu Dumani tha se nuk ishte tip që dorëzohej apo trembej thjeshtë, teksa shtoi se nëse i lë Zoti jetë, do të vijojë të jetë prokuror i Republikës.

Ai gjithashtu përsëriti thirrjen drejtuar Kuvendit për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.

“SPAK ka hetuar në kuadër të 3 procedimeve penale për 3 inceneratorët 71 persona. Po hetohet edhe për fakte penale dhe persona të tjerë që mund të jenë përgjegjës për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto 2 procedime penale kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor.

Lidhur me pyetjen që nuk e kemi marrë ende si të pandehur zotin Veliaj, dua t’ju them se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar lidhur me këtë procedim penal, por vijojnë akoma. Lidhur me pyetjen nëse ka përpjekje të SPAK për të kërkuar një dëshmi të Arben Ahmetajt nga Zvicra, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti, por për ne sot ai është një person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Nëse ai dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur. E fundit unë nuk dorëzohem, iu bëj ballë sfidave.

Unë do vijoj të jep prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, po na la Zoti jetë. Gjithashtu theksoj se i kam kërkuar disa herë Parlamentit që të rishqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të Prokurorëve të Posaçëm. Dhe jo pak herë është aluduar se e bëj këtë për interes personal. Por për këtë arsye, nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë unë nuk kandidoj”, tha mes të tjerash Dumani.