Trupi i shtypur nga kompresimi i mbeturinave! Gjendet I υ▪︎ekur në plehra ish-partneri i poIitikanes, dyshohet se…

Një ngjarje e tmerrshme dhe misterioze ndodhi në Castellon, Spanjë, ku Vicente Domínguez, ish-bashkëshorti i Maria Tormo, kryebashkiakes së Almassora, u gjet i vdekur në një kontejner plehrash.

Disa punëtorë sanitarë, që po grumbullonin mbeturina në një kamion, panë këmbët e tij duke dalë jashtë kontejnerit, përpara se trupi të ishte shtypur nga sistemi i kompresimit të mbeturinave. Ata arritën ta ndalonin kompresorin në kohë, duke shpëtuar trupin nga shtypja e mëtejshme.

Ngjarja e ndodhur më 22 tetor 2025, ka tërhequr një vëmendje të madhe mediatike dhe të publikut, pasi rrethanat e vdekjes së Domínguez mbeten të pasqaruara. Sipas autoriteteve, ai kishte të gunga dhe mavijosje në trupin e tij, të cilat përputheshin me një rrahje fizike të dhunshme. Aktualisht, shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që vdekja të lidhet me një konflikt të mundshëm me trafikantë droge, pasi Domínguez kishte një dosje penale dhe ishte përballur me probleme me alkoolin.

Për më tepër, shumë dyshime janë ngritur për mundësinë e një larjeje hesapesh që mund të ketë çuar në këtë ngjarje të tmerrshme. Domínguez, dikur një biznesmen i njohur, kishte kaluar kohë të vështira vitet e fundit, dhe ndoshta kjo ka ndikuar në rrethanat që çuan në vdekjen e tij.

Ish-bashkëshorti i kryebashkiakes Maria Tormo, e cila është një figurë e njohur politike në qytet, ka lënë pas një histori të ndërlikuar.

Ledri VuIa publikoi këngën më të re, REAGIMI i Xhensila Myrtezajt merr gjithë vëmendjen

Këngëtari i dashur për publikun, Ledri Vula, ka publikuar këngën e tij më të re, që duket se po pritet mjaft mirë nga fansat.

Kënga mban titullin “6ex AM” dhe menjëherë fansat, miqtë apo edhe kolegët e kanë postuar atë në rrjetet e tyre sociale. Në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj.

Ajo postoi në “Instastory” një fragment nga videoklipi i reperit duke shkruar “Amazing” dhe duke shoqëruar mesazhin me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj për kolegun.

Kujtojmë se ky reagim vjen në një periudhë kur dy artistët janë përfolur gjerësisht për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”.

Kimia mes tyre, si në skenë ashtu edhe para kamerave, ka nxitur debate dhe spekulime në rrjetet sociale.

Megjithatë, Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi, ndaj mbështetja e tyre reciproke është më shumë një shenjë e bashkëpunimit brenda grupit sesa diçka tjetër.

Në intervistat e mëparshme, Ledri ka theksuar se raporti me Xhensilën është profesional dhe ekipor, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje romantike.

A do të sfidojë Berishën në garën për kreun e PD? Habit SaIianji: Do ta bëj…

Ish-deputeti, Ervin Salianji, gjatë një interviste televizive u pyet nëse do të kandidojë për kreun e PD-së në vitin 2026. Ai iu shmang pyetjes duke thënë se ambicia e tij është që PD-ja të jetë e fortë dhe konkurruese për të rrëzuar qeverinë. Më tej, ai tha se do të bëjë gjithçka për të forcuar partinë.

“Mendoj se është momenti që të gjithë në PD të tërhiqen në ambiciet e tyre. Ambicia ime si e çdo opozitari është që PD të jetë e fortë konkurruese dhe që bën të mundur ndryshimin e qeverisjes. Ne duhet të gjithë që kanë profil publik dhe kontakte të gjejmë rrugën se si arrihet në këtë drejtim. PD duhet të bëjë bashkimin e të gjithë personaliteteve politike. Basha? Nëse është, a është e keni parë këto kohë…nëse është. Unë po them të gjithë personalitetet që janë aktiv, që kanë mendime ndryshe, që kanë kontribuuar, që për një arsye a tjetër mund të jenë të mërzitur të pakënaqur apo qëndrime ndryshe, të bashkohen të gjithë. Secili bashkohet rreth partisë. Pjesa tjetër që është e domosdoshme në PD është hapja drejt profileve që kanë kredibilitet.”, u shpreh Salianji

Por më pas kur u “ngacmua” sërish për kandidimin, ai tha:

“Personalisht po e them dhe do e them do bëj gjithçka që PD të jetë e fortë. Unë i vetëm nuk jam në të gjitha drejtimet. Nuk është betejë për interes personal por për ta pasur PD më të fortë dhe konkurruese për të ndryshuar qeverinë. Nuk kam qëllim personal për të pasur funksion, edhe pa funksion kam zë publik.”

Gjenden pa jetë 3 anëtarë të së njejtës famiIje, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën Canaro, në provincën e Rovigos në Itali, ku tre anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë në banesën e tyre, pas disa ditësh pa asnjë kontakt me të afërmit.

Sipas mediave italiane, trupat e pajetë të babait, nënës dhe vajzës së tyre 27-vjeçare u gjetën mbrëmjen e së martës, rreth orës 23:00, pasi karabinierët, të alarmuar nga familjarët, kërkuan ndihmën e zjarrfikësve për të hyrë në shtëpinë që ndodhej në rrugën Cesare Battisti.

Gjatë kontrollit, ekipet e zjarrfikësve përdorën pajisje për matjen e gazrave dhe konstatuan rrjedhje të monoksidit të karbonit nga bojleri, që dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes tragjike.

Del foto e Daniel Pepa shpaIIur në kërkim për ngjarjen në Durrës

Personi që shihni në foto është Daniel Pepa, 21-vjeçari i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë.

Pepa vrau Paluçin pas një sherri në një lokal për një kafe, pasi kamerieri iu tha se ekspresi është i fikur dhe nuk mund t’ua shërbente.

Katër persona janë vënë në pranga nga policia lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për mos kallëzim krimi.

Në kërkim përveç autorit të vrasjes së Paluçit, Daniel Pepa është shpallur edhe 30-vjeçari Gëzim Allci me akuzat e armëmbajtjes pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autori të krimit.

21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamarierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi. Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamarieri Alteo Pepa i tha se ekspresi është fikur. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve. Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa.

Tarifë e re/ Operatorët e transporit ngrenë aIarmin, ja sa do paguajë çdo pasagjer

Sipas vendimit transportuesit do të raportojnë çdo muaj numrin e pasagjerëve të transportuar, ndërsa operatori ekonomik do të lëshojë faturat përkatëse për pagesën e tarifës. Janë përcaktuar edhe përjashtime nga tarifa, si për pasagjerët nën moshën 2 vjeç, udhëtimet humanitare dhe transportet shtetërore të misioneve emergjente.

Në rastet e defekteve teknike apo situatave të jashtëzakonshme, transportuesit përjashtohen nga sanksionet administrative.
Ky vendim hyri në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare dhe do të zbatohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit.

PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE, MASËS, PËRJASHTIMEVE NGA SANKSIONET DHE PROCEDURËS PËR MBLEDHJEN DHE ADMINISTRIMIN E TARIFËS SË TRANSMETIMIT TË INFORMACIONIT TË UDHËTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Ky vendim përcakton rregullat, masën, përjashtimet nga sanksionet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës, që paguhet nga transportuesit që transmetojnë informacionin e udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit.
Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me ata të përcaktuar në ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

Ky vendim zbatohet për të gjithë transportuesit tokësorë, ajrorë dhe ujorë, që operojnë në hyrje, dalje ose transit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.

MASAT, RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR MBLEDHJEN DHE ADMINISTRIMIN E TARIFËS

Tarifa për transmetimin e informacionit të udhëtimit, për një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, është në vlerën 200 (dyqind) lekë për pasagjer. Pas vitit të parë, vlera e tarifës rishikohet dhe caktohet në vlerë fikse të rishikueshme çdo 3 (tre) vjet.

Të ardhurat nga kjo tarifë përdoren për mbulimin e kostove të transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit.

Tarifa përcaktohet në përputhje me parimet e kostos reale të shërbimit, efikasitetit dhe rishikimit periodik.
Vlera e tarifës përbëhet nga:

a) kostoja e infrastrukturës teknologjike (servera, pajisje sigurie, licenca softëare-ike);

b) kostoja operacionale (mirëmbajtje, mbështetje teknike, komunikim me sistemet e transportuesve);

c) kostoja e transferimit të vazhdueshëm të të dhënave te Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit;

ç) kostoja e transformimit të të dhënave dhe përpunimi në formatet e miratuara në rregulloren e përpunimit të të dhënave të udhëtimit;

d) kostoja e sigurisë dhe e auditimit të të dhënave;

dh) kostoja administrative e operatorit ekonomik për të menaxhuar dhe për të përpunuar kërkesat që lidhen me transmetimin ose me transformimin e të dhënave të udhëtimit.

Për rishikimin e tarifës, operatori ekonomik paraqet një raport financiar të detajuar, ku shpjegohen kostot ekzistuese dhe ato të reja, që justifikojnë ndryshimin e tarifës. Raporti financiar i detajuar verifikohet dhe miratohet nga Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit dhe duhet të përfshijë të gjithë zërat e kostove, përfshirë mirëmbajtjen, sigurinë, licencat, shpenzimet operative, krahasuar me sasinë e të dhënave të transmetuara.

Procedura për mbledhjen dhe administrimin e tarifës është, si më poshtë vijon:

a) Transportuesit, brenda datës 5 (pesë) të çdo muaji, paraqesin pranë Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit raportimin e të dhënave për pasagjerët e transportuar në muajin paraardhës;

b) Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit, brenda 5 (pesë) ditëve punë, verifikon dhe konfirmon të dhënat për numrin e pasagjereve dhe ia paraqet këto operatorit ekonomik që do të ofrojë shërbimin e transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit;

c) Operatori ekonomik, brenda 5 (pesë) ditëve nga konfirmimi i Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit, prodhon dhe i njofton faturën mujore përkatëse çdo transportuesi të detyruar për transmetimin e të dhënave, bazuar në numrin e pasagjerëve dhe për të cilët janë transmetuar të dhënat e udhëtimit;

ç) Një kopje e faturës së prodhuar i dërgohet Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit, së bashku me informacionin lidhur me momentin e njoftimit të faturës transportuesit;

d) Pagesa kryhet nga transportuesi në llogarinë e operatorit ekonomik që do të ofrojë shërbimin e transmetimit të informacionit të udhëtimit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit të faturës;

dh) Në rast mospagese të tarifës, sipas afateve të përcaktuara në këtë pikë, zbatohen parashikimet e ligjit nr.48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, të ndryshuar;

e) Administrimi i tarifës kryhet nga operatori ekonomik që do të ofrojë shërbimin për transmetimin dhe për transformimin e informacionit të udhëtimit dhe përdoret për qëllimin për të cilin është vendosur tarifa;

ë) Operatori ekonomik ka detyrimin për të siguruar transparencë të plotë në administrimin e tarifës, duke mbajtur të dhëna të sakta dhe të gjurmueshme për çdo pagesë të kryer nga transportuesit ose nga operatorët e tyre përfaqësues;

f) Operatori ekonomik është i detyruar të raportojë çdo tremujor te Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit për numrin e transportuesve të mbuluar, shërbimet e kryera dhe vlerën e përgjithshme të tarifave të arkëtuara. Raportet shoqërohen me dokumentacion mbështetës financiar dhe teknik.

Përjashtohen nga pagesa e tarifës:

a) pasagjerët nën moshën 2 (dy) vjeç, pa vend të rezervuar;

b) udhëtimet për qëllime humanitare, të konfirmuara nga autoritetet shtetërore;

c) transportet e kryera nga strukturat shtetërore, në funksion të misioneve të posaçme të sigurisë apo të emergjencës.
Transportuesit apo operatorët ekonomikë përjashtohen nga zbatimi i sanksioneve të parashikuar në shkronjën “dh”, të pikës 6, të këtij vendimi, në rastet e:

a) defekteve teknike të papritura në sistemet e transmetimit, të provuara dhe të dokumentuara;

b) forcës madhore (fatkeqësi natyrore, gjendje të jashtëzakonshme, të konfirmuara me vendim të organit publik, sulme kibernetike), që e bëjnë objektivisht të pamundur transmetimin;

c) njoftimit paraprak ose të menjëhershëm të problemit dhe bashkëpunimit me Sektorin e Inteligjencës së Udhëtimit për korrigjimin e tij;

ç) korrigjimit të shkeljes brenda afatit të arsyeshëm, kur nuk kanë ardhur pasoja.

III. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Delinda Disha shpall kandidaturën për kryebashkiake të Tepelenës!

Aktorja Delinda Disha ka njoftuar se do të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tepelenës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo, e cila ka shpërndarë një mesazh entuziast në rrjetet sociale, duke ndarë këtë kapitull të ri në jetën e saj profesionale dhe personale me ndjekësit.

“Mirëmëngjes miq! Nga sot jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë! Me respekt, Delinda Zhupa Disha”, shkroi Disha në një postim në Instagram.

Ajo bëhet kështu kandidatja e dytë nga fusha e aktrimit që merr pjesë në zgjedhjet pjesshme vendore, pas Florian Binajt që kandidon për Bashkinë e Tiranës.

Të fejuar prej një viti! Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi tregojnë planet për të ardhmen

Ata nuk janë vetëm një dyshe suksesi në fushën e atletikës, por edhe një histori e vërtetë dashurie që ka rrëmbyer vëmendjen e publikut.

Luiza Gega, kampionia e pistave, dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, kanë kaluar nga medaljet në momentet e përbashkëta të jetës. Sot, ata ndajnë jo vetëm pasionin për sportin, por edhe për njëri-tjetrin, të gatshëm të nisin një kapitull të ri, dasmën.

Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, çifti i shumëpërfolur vendos të flasë hapur. Nga fillimi i lidhjes, te propozimi për martesë, e deri te planet për dasmën Gega dhe Stërmasi zbulojnë anën e tyre më personale dhe ndajnë për herë të parë detaje që do t’i bëjnë lexuesit të ndihen më pranë tyre se kurrë më parë.
Rudina Magjistari: Është një kombinim i juaji jo vetëm profesional. Është folur dhe tashmë dihet që mes jush ka një raport përtej profesionit dhe miqësisë. Çfarë mund të themi në këtë rast, sepse ju e dini që jeni një nga çiftet më të përfolur dhe që ka më shumë kuriozitet.

Luiza Gega: Kjo ka ardhur vonë, ndoshta nga viti 2019, nuk është se e di fiks.

Taulant Stërmasi: Ne kemi punuar shumë, kemi qenë një grup shumë i madh, por që të arrish objektivat e mëdha duhet të jesh shumë afër. Sigurisht që përtej pjesës së sportit lidhet dhe pjesa e ndjenjave të secilit. Ka diçka, që kombinimi i të dyjave bëri që Luiza në dy vitet e fundit të kishte rezultate shumë të larta. Nuk ka lidhje me pjesën e medaljes, por më shumë me pjesën e të lidhur dhe të të kuptuarit gjerave bashkë.

Rudina Magjistari: E ka ndikuar në një frymëzim më shumë.

Taulant Stërmasi: Nëse unë si trajner dhe si njeri investohem shumë te partneri edhe partneri ndoshta ka detyrimin, duket sikur do ta kthejë. Është një motiv më tepër. Kam dëgjuar Luizën që ka thënë që dua të dal më mirë edhe prej arsyes sime.

Rudina Magjistari: Pra ju keni që në 2019-2020 që jeni si një çift së bashku, çift së bashku, çfarë dhe të dimë më tepër lidhur me raportin tuaj?

Taulant Stërmasi: Ne jetojmë bashkë!

Rudina Magjistari: A ka ndonjë plan për ju, besoj se është koha më e mirë për të marrë vendime.

Taulant Stërmasi: Disa gjëra vijnë vetvetiu dhe janë gjëra normale të një çifti normal. Kështu që disa gjëra janë rrugës dhe do shohim.

Luiza Gega: Unë vetë vij nga një familje e madhe dhe nuk e shikoj dot veten time pa krijimin e një familjeje, sepse i dashuroj fëmijët. Por, arsyeja pse unë kam folur për raportin është se nuk doja që t’i jepja vëmendje kësaj gjëje më shumë se sa asaj që unë bëja dhe përpiqesha. Mendoja që do vinte momenti i duhur.

Rudina Magjistari: Kur do të vijë momenti që t’ia bësh propozimin Luizës?

Taulant Stërmasi: Unë propozimin ia kam bërë, por ju nuk e keni marrë vesh.

Luiza Gega: Ne kemi një vit që e kemi bërë familjare, kemi bërë fejesën. Ne jemi një familje tradicionale, mami insistonte shumë dhe e bëmë edhe për t’iu bërë qejfin prindërve.

Rudina Magjistari: Kur do të jetë dasma?

Taulant Stërmasi: Dasmë do të ketë me patjetër, por jo tani afër.

Rozana Radi befason me deklaratën: Do ta kisha kënaqësi të jetoja me vjehrrën. Më mirë vjehrra se sa një pastruese filipineze

Në episodin e fundit të “Goca dhe Gra”, Rozana Radi bëri një deklaratë të papritur. Këngëtarja e njohur foli hapur për marrëdhënien me vjehrrën dhe bashkëjetesën me të.

Gjatë bisedës, ish-finalistja e edicionit të 4 të “Big Brother VIP” u shpreh se jetesa me vjehrrën nuk është aspak negative, përkundrazi ajo do ta konsideronte si një përvojë të këndshme, por duke dashur të dalë mirë duket se Rozana e ka “dreqosur” me deklaratën e saj.

“Unë mendoj që jetesa me vjehrrën nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrrën në shtëpi. Më mirë vjehrra se sa një pastruese filipineze”, tha artistja.

I ndalohet hyrja në Shqipëri predikuesit të njohur islamik, konsiderohet si rrezik për sigurinë

Një person i cilësuar i rrezikshëm për sigurinë e vendit, për vepra të terrorizmit është ndaluar këtë pasdite në Rinas që të hyjë në republikën e Shqipërisë.

Top Channel mëson se bëhet fjalë për predikuesin fetar Imran Hosein. Ai ishte nisur nga Amerika e Jugut , Triniadad drejt Shqipërisë për një agjendë fetare, por autoritetet e sigurisë kanë pasur ndaj tij informacione që lidhen me akte terrorizmi dhe për këtë arsye policia kufitare nuk ka lejuar që ai të hyjë në Shqipëri.

Aktualisht po mbahet në Rinas derisa të finalizohet rikthimi i tij nga vendi ku u nis.

Hosein është studiues dhe predikues islam nga Trinidad & Tobago, i njohur për komentet mbi eshatologjinë islame (shenjat e fundit të kohës) dhe çështjet botërore moderne. Autor librash dhe  ligjërues ndërkombëtar mbi ekonomi islame, politikë globale dhe interpretimin e ngjarjeve bashkëkohore në dritën e Kuranit.

Ndër temat kryesore për të cilat ai flet lidhen me Israelin. Hosein argumenton se Izraeli nuk është vetëm një shtet politik, por pjesë e një procesi historik dhe profetik që lidhet me përfundimin e botës në terminologjinë islame.

Nga ana tjetër edhe disa dijetarë dhe institucione islame e kanë kritikuar për interpretim të diskutueshëm të haditheve dhe qëndrime të pazakonta ndaj temave të caktuara.