Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 23 Tetor 2025

Dashi

Ditës se sotme do i mungoje bashkëpunimi dhe komunikimi ne çift. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu siç duhet dhe do jeni shpesh te mërzitur. beqaret ne te kundërt do kenë sukses ne dashuri dhe do fillojnë një tjetër etape ne jetën e tyre. Për financat do jete momenti i duhet për te bere një riorganizim tërësor te situatës. Do ja dilni ta stabilizoni gjendjen.

Demi

Marsi do e beje edhe mete bukur sot jetën tuaj ne çift. Komunikimi me partnerin do jete akoma me i ngrohte se me pare. Beqaret me mire te mos fillojnë asnjë lidhje sot sepse atmosfera do ju turbullohet me shume. Prisni edhe disa dite. Ne planin financiar duhet te ndërmerrni iniciativa dhe ta rregulloni sa me shume gjendjen ne te cilën ndodheni.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete përgjithësisht e mbrojtur gjate kësaj dite. Pjesa me e madhe do kalojnë momente qetësisë dhe do reflektojnë mbi te ardhmen. Beqaret do jene me te gatshëm te fillojnë ndonjë aventure edhe pse do e dini mire se emocionet do jene vetëm momentale. Financat fatmirësisht do influencohen pozitivisht nga yjet.

Gaforrja

Fale mbështetjes se Saturnit, ndjenjat tuaja për partnerin do thellohen edhe me shume gjate kësaj dite. Do dashuroheni si kurrë me pare dhe do ndiheni shpesh si mbi re. Beqaret ka shume gjasa te fillojnë një lidhje e cila vështirë se mund te ndërpritet ndonjë dite. Me financat tregohuni me te kujdesshëm dhe shpenzoni me kursim. Vetëm ne këtë mënyrë gjendja do jete e qëndrueshme.

Luani

Dite shume e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Saturni do ju nxite te tregoheni me kokëfortë dhe te mos hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë takime te papritura te cilat do ua ndryshojnë njëherë e përgjithmonë fatin. Ne planin financiar nuk pritet te keni asnjë lloj vështirësie kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me shume sesa zakonisht.

Virgjeresha

Ka rrezik te tundoheni nga një person sot dhe ta tradhtoni partnerin edhe sikur ne mendime. Priten debate te mëdha. Beqaret do kenë një dëshirë ekstreme për te filluar histori dashurie, por mundësitë nuk do jene dhe aq te mira. Edhe sektori i financave do jete shume i paqëndrueshëm. Beni kujdes me çdo shpenzim sepse do keni shume vështirësi me vone.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete shume e qete sot. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin me se miri. Mos kërkoni me patjetër emocione te zjarrta. Beqaret do kenë pas vetes Venusin dhe me shume gjasa statusi do ju ndryshoje. Financat duhet t’i kontrolloni disa here para se te kryeni ndonjë investim te madh. Duhet pasur shume kujdes dhe maturi.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete aq e bukur sot saqë here pas here do ju duket sikur jeni ne një ëndërr. Ata qe kane shume kohe bashke dhe janë martuar se fundmi do mendojnë për një fëmijë. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe do fillojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do bëni çmenduri dhe situata mund te dale jashtë kontrollit.

Shigjetari

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete përgjithësisht e ngrohte sot, megjithatë duhet te bëni kujdes me mënyrën sesi flisni dhe me ato qe do i kërkoni partnerit. Beqaret do i marrin gjerat qetësisht dhe nuk do nxitohen për asgjë. Ne këtë mënyrë do kenë edhe me tepër përfitime. Financiarisht nuk do jeni ne gjendjen me te mire. Kujdes me çdo hap qe do hidhni.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do jete mjaft e ndërlikuar gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni mire me partnerin tuaj dhe kjo do ju brengose pa mase. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim te veçante. As sot nuk do e ndryshoni dot statusin. Ne planin financiar do e gjeni shpejt një zgjidhje për problemet qe ju kishin dale.

Ujori

Çiftet do kenë një dite te turbullt dhe delikate. Matuni mire kur te flisni me partneri qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa u alarmuar. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Nuk do keni asnjë problem dhe asnjë vështirësi ne këtë sektor.

Peshqit

Do bëni çmos qe te ruani një marrëdhënie harmonike sot me partnerin tuaj dhe do ja dilni mbanë me sukses. Beqaret do takojnë shume persona, por nuk do arrijnë te krijojnë me asnjërin një lidhje. Do ketë shume tipare te cilat nuk do i tërheqin aspak. Ne planin financiar do keni mjaft sukses dhe do e përmirësoni tej mase situatën ne te cilën ndodheni.

Sot u υra për një kafe, si hyri në botën e krimit Flori Paluçi! Bashkëpunonte me siçilianët…

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me një nga viktimat e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Manëz, ku dy të rinj u vranë pas një konflikti.

Personi që shihni në foto është Flori Paluçi, 33-vjeçari i dyshuar si autori vrasjeve së Aranit Kurtit. Ai rezulton të ketë një të kaluar kriminale, pasi është arrestuar më herët në vitin 2015 në Itali, si pjesë e një bande të strukturuar grabitësish që vepronin në mënyrë të sofistikuar në disa qytete italiane. Grupi përbëhej nga 6 shtetas sicilianë dhe Paluçi si i vetmi shqiptar, të cilët identifikoheshin nga metoda e veçantë që përdornin për grabitjet hapjen e vrimave në muret e bizneseve për të depërtuar brenda tyre.

Hetimet ndaj këtij grupi nisën në verën e vitit 2014, pas dy grabitjeve të dhunshme të argjendarive në Ravenna dhe Alfonsine, ku brenda një periudhe 20-ditore, autorët arritën të merrnin sende me vlerë rreth 200,000 euro. Në njërin prej rasteve, grabitësit janë përballur edhe me pronarin e dyqanit, duke mbajtur armë lodër për të trembur dhe neutralizuar viktimën, e më pas janë larguar me një sasi të konsiderueshme sendesh të çmuara.

Ndërkohë, sot në Manzë konflikti që përfundoi tragjikisht nisi për një kafe. Aranit Kurti ishte ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21-vjeç, i cili i kishte kërkuar kamerierit të përgatiste një kafe, por kjo nuk u bë e mundur pasi ekspresi ishte i fikur. Pas kësaj, personi që ishte ulur me kamerierin, 33-vjeçari Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe mori armën, duke qëlluar ndaj Aranit Kurtit dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Paluçi.

“B*mba” e deputetit të PD, Sali Berisha do të largohet nga drejtimi në 2026-ën, ja arsyeja

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka bërë dje një deklaratë të “bombë” që po trondit radhët e opozitës. Në një intervistë për “Dritare TV”, deputeti Xhaferri zbuloi se mandati i kryetarit Sali Berisha përfundon në prill të vitit 2026. Sipas Xhaferrit, në të njëjtën periudhë duhet të zhvillohen zgjedhje të reja brenda PD-së, siç e përcakton statuti i partisë. Deputeti demokrat theksoi se nëse Berisha nuk e mban premtimin për të përsëritur zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i konsideron të manipuluara nga PS, ai duhet të largohet nga drejtimi. “Mandati i zotit Berisha mbaron në prill të 2026. Edhe në prill të 2026 duhet të ketë zgjedhje brenda në PD. Nëse Berisha nuk i ka ripërsëritur zgjedhjet, duhet të largohet”, deklaroi dje Xhaferri. Ai shtoi se do të vijojë të qëndrojë në PD, por nuk do të përfshihet në përplasje të brendshme. “Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarki, nuk është radha ime”, nënvizoi ai. Por deklarata deputetit të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri është parë si sinjal për ndryshime të mundshme në lidershipin e demokratëve. Brenda PD-së, kjo ka ndezur debat për riorganizimin dhe rikthimin e legjitimitetit. Burime brenda partisë thonë se 2026 mund të jetë viti i një epoke të re për demokratët.

Reagon Kokalari

Ndërkohë më herët edhe aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale me tone të forta ndaj qëndrimit të Sali Berishës, i cili edhe pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e dorëheqjes si kryetar i Partisë Demokratike. Kokalari, dikur një nga zërat më mbështetës të Berishës në periudhën e “Foltores”, është kthyer tashmë në një prej kritikeve më të ashpra të tij. Ajo fajëson personalisht Berishën për disfatën elektorale dhe kërkon largimin e tij nga skena politike. “Të jetë njeriu kaq i trashë sa s’kupton që duhet të ikë por vazhdon insiston duke u shtirur si misionar, vetëm Sali Berisha e bën. Realisht mendoj që Berisha do t’i bjere murit me kokë derisa të jap shpirt nga plagët e vetshkaktuara. Ka një arsye pse njerëzia thotë se murit me kokë nuk i bihet. Duhet të jesh i sëmurë psiqik të mendosh ndryshe, shkroi Kokalari.

Reagon Sula

Nga ana tjetër, edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u shpreh disa javë më parë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen. Z. Sula deklaroi se në zgjedhje ka patur parregullsi, por këto nuk e shpjegojnë të gjithë rezultatin, ndaj Berisha duhet të largohet dhe të mos e mbajë partinë deri në vdekje. “Çdo gjë e ka një fund. Jemi prindër dhe nuk mendojmë që të ikin fëmijët para nesh. Duhet të ikim ne sipas radhës. T’i mbajmë gjërat deri në Tufinë apo Sharrë, nuk e konceptoj dot. Gjithçka ka të bëjë me anën biologjike. Kur shihja kolegët që qeshnin sikur nuk kishte ndodhur asgjë… Unë nuk jam çmendur të them se nuk ka ndërhyrje në zgjedhje, por a shtrembëron numrin e votave apo mandateve? Merr Elbasanin, Durrësin, Tiranën dhe Fierin. Në Elbasan. Po mirë, Arbër Mazniku ishte më i fortë se Balla me bandat, krimin, lekët, Bashkitë? Balla ishte më i fortë se Mazniku. Pse në 2021, të gjithë ne morëm mbi 20 mijë vota më shumë në Elbasan? Ky është problemi. Në Tiranë, nga 151 mijë vota që janë në Tiranë, 136 mijë i ka lista e hapur. Pra votat i ka marrë lista e hapur, jo e mbyllura”, deklaroi ndër të tjera Sula.

Tha se kishte notuar, por kamerat e kapën në stacionin e autobusit autorin e vrasjes së pronarit grek të kampingut dhe punëtorit shqiptar

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë në rastin e vrasjes së dyfishtë në Finikounda më 5 tetor në Greqi, të pronarit grek të kampingut dhe punëtorit të tij shqiptar që i la gjysmën e pasurisë, pasi duket se disa nga pretendimet e njërit prej dy 22-vjeçarëve të arrestuar në lidhje me këtë çështje, po hidhen poshtë.

Autoritetet hetimore dhe policore kanë hetuar që në fillim rrugën që ndoqi 22-vjeçari pas vrasjes në kamping, ndërsa ai vetë pohoi në dëshminë e tij se u arratis duke notuar deri në Kalamata, por la shumë “pika të zeza” të arratisjes së tij të paqarta dhe alibi dyshuese.

Fillimisht ai u kthye duke notuar dhe më pas duke ecur deri në Kalamata.

“Di të notoj për orë të tëra, bëj snorkeling dhe kam edhe shërbim në Forcat Speciale”, kishte thënë ai ndër të tjera për oficerët.

Por në videon e televizionit “ERT”, 22-vjeçari shihet duke ecur jashtë stacionit të autobusëve në Kalamata pasditen e 6 tetorit (një ditë pas vrasjes), i veshur me rroba të ndryshme nga ato të natës së krimit. Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë.

Gjykatësi hetues dhe prokurori vendosën të ndalojnë përkohësisht dy 22-vjeçarët pas një procesi maratonë që zgjati afërsisht 16 orë, i cili filloi në mesditë të së dielës dhe përfundoi në orën 4 të mëngjesit të së hënës.

Gjatë deklarimeve të tyre, dy të rinjtë – 22-vjeçari greko-britanik që dyshohet si qitësi dhe shoku i tij që u dorëzua vullnetarisht – paraqitën pretendimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen në krim, ku njëri fajësoi tjetrin për atë që hyri në vendin e ngjarjes natën fatale.

Mbrojtja e 22-vjeçarit greko-britanik të akuzuar për vrasjen e dyfishtë në kampingun e Finikoundës ka përfunduar pas gjashtë orësh. Sipas avokatit të tij, i riu këmbënguli në pretendimin e tij fillestar se nuk ishte autori fizik dhe pretendoi se “bashkëpandehuri është ai që hyri në vendin e krimit”.

Bashkëpandehuri 22-vjeçar mori radhën e tij në zyrën e oficerit hetues, mbrojtja e të cilit filloi para orës 8:00 të mbrëmjes.

Avokati i greko-britanik, Dimitris Gavelas, deklaroi se mbrojtja e klientit të tij “ishte një maratonë” dhe “pati një vështrim depërtues nga oficeri hetues, duhet ta pranoj. Klienti im u përpoq të raportonte faktet ashtu siç i ka përjetuar vetë në çdo fazë të këtij procesi. Marrja në pyetje ka ende shumë për të bërë”.

Sipas Gavelas, 22-vjeçari “mbështet atë që ka mbështetur që nga fillimi, se ai nuk është autori natyror i kësaj vrasjeje seriale”.

“Klienti im pretendon se i bashkëpandehuri është ai që hyri në vendin e krimit”, shtoi avokati.

Kur u pyet se çfarë pretendon 22-vjeçari në lidhje me faktin se ai u identifikua nga i vetmi dëshmitar okular i krimit, Gavelas u përgjigj:

“Çfarë shpjegimi mund të jepet kur identifikimi i supozuar është i pasaktë? Unë dhe kolegët e mi e kemi shqyrtuar me kujdes deklaratën e betuar të këtij dëshmitari okular të supozuar ose të vërtetë dhe ajo është plot me pasaktësi. Ai nuk solli armë, nuk qëlloi vetë me të. Ai ishte jashtë në motoçikletë”, pohoi ai.

22-vjeçari pretendon se ishte në Finikounda “sepse ne ndihmuam autorin e një akti zhvatjeje”. Ky është pretendimi i tij. Sidoqoftë, rezulton se ai nuk e solli vetë kitarën.”

Avokati thotë se klienti i tij nuk i njihte dy viktimat dhe se ai nuk kishte qenë kurrë më parë në Finikounda.

Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet.

Siç shihet në pamje, Binaj është i mirëpritur nga qindra qytetarë të kryeqytetit, të cilët spontanisht pranojnë ta mbështesin dhe i urojnë fitoren.

“Ne biznesi i vogël jemi me ty, nuk kemi frikë të dalim në kamerë, s’kam patur frikë në 1997, jo tani”-thotë një qytetar.

“Nuk kemi punëtorë”-vazhdon ai duke sjellë në vëmendje një tjetër shqetësim të biznesit në Tiranë.

“Ti je rob i thjeshtë, mbaje këtë thjeshtësi”-thotë një tjetër qytetar.

“InshAllah fiton”-i drejtohet një grua. “Je djalë i mirë, si ne”-thotë një tjetër mbështetës që e ka takuar Binajn në terren.

VIDEO

Lajmi i fundit: Autobusët përplasen kokë më kokë, 63 të υ▪︎ekur…

Një aksident rrugor që përfshinte dy autobusë në njërën nga autostradat më të ngarkuara të Ugandës ka vrarë të paktën 63 persona dhe ka plagosur të tjerë. Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës në autostradën që lidh kryeqytetin Kampala dhe qytetin verior të Gulu.

Aksidenti u shkaktua kur dy autobusë që vinin nga drejtime të kundërta u përpoqën të tejkalonin automjete të tjera – një kamion dhe një SUV.

“Gjatë rrugës, të dy autobusët u përplasën ballë për ballë ndërsa po manovronin për të parakaluar”, tha Forca e Policisë së Ugandës për X, duke shtuar se “63 persona humbën jetën, të gjithë pasagjerë të automjeteve të përfshira” në aksidentin rrugor.

“Rama s’di çfarë flet”, mediat britanike ‘nxijnë’ kryeministrin: Po të punonte siç duhet, shqiptarët s’do emigronin

Mediat britanike i kanë bërë jehonë deklaratave të kryeministrit Edi Rama në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, ku u shpreh se marrëveshja e Brexit që nxori Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, çoi vendin në depresion. Një tjetër çështje që u diskutua ishte dhe ajo emigracionit dhe sesa shumë politikat angleze kanë sulmuar shqiptarët emigrantë, të cilët i konsiderojnë si kriminelë që kanë tejmbushur burgjet e Anglisë.

“Daily Express” i quan këto si “komente shpërthyese mbi vendimin historik për t’u larguar nga BE-ja” duke cituar deklaratat e Ramës se ato me emigrantë “disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it”.

“Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, citon “Daily Express” fjalët e Ramës. Shkrimi thekson se të mërkurën Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të presë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor, përfshirë zotin Rama, me qëllim forcimin e përpjekjeve për të goditur bandat e kontrabandës dhe për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Evropa.

“Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, ishin deklaratat e Ramës.

“Daily Express” nënvizon se Rama kritikoi Brexit duke pretenduar se bashkëpunimi më i ngushtë përmirëson përpjekjet për të luftuar migracionin e paligjshëm ndërsa nuk kanë munguar shigjetimet edhe për Nigel Farage.

“Nuk varet nga ne të vendosim se kush do të zgjidhet dhe kush jo në Britani. Por në fund të fundit, kemi parë më shumë se një herë se puna e Qeverisë është diçka krejtësisht e ndryshme nga poezia e opozitës. Kështu që nuk shoh ndonjë problem kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me këdo. Dhe, në fund të fundit, besoj se Farage nuk është problemi, Farage është një pasqyrë e problemeve që ka njëfarë kapaciteti teatral për të qenë tërheqës, por problemet janë diku tjetër”, citohet Rama.

Por “Daily Express” citon një burim nga Ministria e Brendshme Britanike, i cili ishte në detyrë kur “dhjetëra mijëra” shqiptarë kalonin kanalin me gomone. “Edi Rama nuk ka idenë se për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur në publik dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona”, tha burimi për median britanike.

Ndërsa tabloidi “The Mirror” e quan Ramën “kryeministri vizitor” duke cituar deklaratat e tiij se “Britania po paguan çmimin për largimin nga BE-ja”.

“Udhëheqësi shqiptar Edi Rama u tha atyre që kritikojnë njerëzit nga vendi i tij të “mbyllin gojën” (Shut the fuck up) dhe u tall brutalisht ish-Sekretaren e Brendshme të Partisë Konservatore, Suella Braverman. Ai vlerësoi qeverinë laburiste për përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm, duke e krahasuar këtë me “poezinë e opozitës”, citon “The Mirror”.

“Rama tha se thënë se migrantët ishin bërë “kurban” për Brexit-in. Ai tha se ishte ende i zemëruar me ish-Sekretaren e Brendshme Suella Braverman që iu referua “kriminelëve shqiptarë” në vitin 2023. “Meqë ra fjala, ku është ajo?” tha ai me shaka. Dhe shtoi: “Thjesht mbaje mend, e di, mos u merr me shqiptarët sepse nëse shqiptarët të mallkojnë, thjesht zhdukesh”, citon “Mirror” deklaratat e Ramës.

Rama u bëri thirrje politikanëve britanikë të “mos i përmendin shqiptarët për asgjë tjetër përveçse për arsye shumë të mira”. “Tani (ata) po u japin energji, po u japin shërbime, po punojnë shumë, janë krenarë që janë pjesë e këtij komuniteti të madh njerëzish, e kësaj shoqërie të larmishme. Dhe kështu kushdo që i preku ata duhet ta mbyllë gojën”, citohet Rama.

“The Independent” u ka bërë gjithashtu jehonë deklaratave të Ramës. Ajo nënvizon se rreth 22 000 njerëz u kontrabanduan nga bandat përgjatë rrugëve përmes Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar. Sipas saj është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të trajtohet migracioni i paligjshëm në të gjithë Evropën

“Vëllai është υ▪︎arë për parcelat me dr oge”- Mister υ▪︎ekja e Mirel Çokajt, flet e motra: Ngjarja nuk është aksidentale siç thotë policia! Dyshoj se ka gisht…

Familjarët e Mirel Çokajt, i cili u gjet i pajetë në zonën malore të Kelmendit, hedhin dyshime të forta mbi rrethanat e vdekjes së tij, duke pretenduar se bëhet fjalë për një vrasje dhe jo një aksident të thjeshtë.

Mirjana Çokaj, motra e viktimës, deklaroi pas daljes nga Prokuroria se beson se i vëllai është vrarë për shkak të përfshirjes në aktivitet të paligjshëm me lëndë narkotike. Sipas saj, gjithçka lidhet me një parcelë me drogë të zbuluar në Malësinë e Madhe.

Ajo hodhi dyshime të forta ndaj ortakut të vëllait, shtetasit Gëzim Preldalkaj, i cili ishte personi që njoftoi për gjetjen e trupit.

“Sipas tij, Mireli kishte rënë në humnerë, por unë dua të di si e dinte ai vendndodhjen e saktë. Telefoni i Mirelit nuk u gjet kurrë, dhe ai pretendon se dëgjoi vetëm zilen, por nuk e preku celularin. Unë dyshoj se dikush nga ortakët ka lidhje me vdekjen e tij,” shtoi ajo.

Deshmia

“Jam Mirjana Çokaj. Sa dola nga prokuroria, në lidhje me vdekjen e vëllait tim, Mirel Çokaj, që u gjet i vdekur në Malet e Kelmendit. Policia tha se është aksidentale, ndërsa unë dyshoj se ai është vrarë për parcelat me drogë. Ai dyshohet se është vrarë për një parcelë me drogë që u gjet në Malësinë e Madhe. Në atë parcelë janë gjetur 980 rrënjë drogë. Policia e Shtetit e ka asgjësuar. Vitet e fundit vëllai im është marrë me drogë. Ai ka qenë i dënuar për kultivim kanabis. Unë kur u përballa me ortakun, se nuk mundesha të ecja rrugës më. Ai eci përpara meje dhe e gjeti vëllanë rrugës. Gëzim Preldalkaj tha se vëllai im kishte rënë në humnerë dhe se kishte vdekur. Ai tha se telefonin e kishte dëgjuar dhe se kishte rënë dhe zilja.

Ai tha se nuk e kishte prekur me dorë telefonin, por celulari nuk u gjet. Dua të di se ku e dinte ai se ku kishte vdekur vëllai im. Dua që ta zgjidh çështjen e vëllait tim se dyshoj se dikush nga ortakët e tij ka dorë në vrasjen e vëllait. Nga telefonatat që mund të ketë bërë, do ketë thirrur furgonin. Dyshoj se vëllai ka ndryshuar rrugën. Dyshoj te ortaku i vetë. Vëllai se ka pasur që të kthehet atë ditë, por u kthye dy ditë më parë. Ai devijoi rrugën dhe shkoi te ai shteg. Vëllai im ose është shtyrë, ose dikush i ka rënë nga pas. Dua që të zgjidhet çështja e vëllait tim.”

NGJARJA

Ngjarja ndodhi më 18 shtator të këtij viti kur policia mori njoftimin se një person ishte rrëzuar në fshatin Kozhnje të Malësisë së Madhe. Në orët e pasdites fillimisht përmes dronit, efektivët konfimuan se trupi i pajetë i përkiste shtetasit Mirel Çokaj. 24 orë pas njoftimit u bë e mundur nxjerrja e viktimës nga humnera përmes një helikopteri të Forcave të Ushtrisë të cilët erdhën dhe nxorën trupin e pajetë.

Dyshimet e të afërmve lidhen me një vrasje të mundshme pasi sipas tyre Mirel Çokaj para se të humbte jetën ndodhej në një parcelë droge rreth një orë larg vendit ku u gjet. Sipas familjarëve 40 vjeçari parcelën e drogës e kishte bashkë me disa ortakë të tjerë dhe dyshojnë se njëri prej tyre të paktën mund ta ketë shtyrë shtetasin Mirel Çokaj drejt humnerës me qëllim për të mos i dhënë pjesën e fitimit që i takonte nga ky biznes i paligjshëm.

Kanabisi i kultivuar atje ishte gati për t’u korrur dhe për t’u bërë gati për treg dhe pikërisht në këto momente Çokaj u gjet i pajetë në humnerë. Të afërmit shtuan dyshimet edhe për faktin se telefoni celular i viktimës nuk është gjetur ende dhe mendojnë se personi që e ka shtyrë ka zhdukur edhe celularin dikund në humnerë duke e bërë të pamundur që të gjendet më.

Po ashtu viktima sipas familjarëve kishte për t’u kthyer dy ditë më vonë dhe jo atë ditë që u largua dhe se kthimin e ka bërë në një shteg tjetër të ndryshëm nga rruga që bënte zakonisht për tek parcela e drogës. Këto dhe të tjera dyshime që familja kanë çojnë sipas tyre tek një vrasje e mundshme dhe jo një rrëzim aksidental.

Në vendin ku ishte parcela e drogës, menjëherë pas ngjarjes policia ka gjetur atje 780 bimë kanabis sativa duke bërë asgjesimin e tyre, gjë e cila vërteton se viktima para se të rrëzohej ka qenë duke ruajtur parcelën e drogës, ruajtje që zakonisht në këto raste nuk mund ta bëjë një person i vetëm dhe sipas të afërmve duhet të ketë qenë edhe me një person tjetër kur janë larguar.

Tashmë prokuroria ka hapur hetimet dhe po merr në pyetje familjarët, të afërm, të dyshuarit që familja ka dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni rreth kësaj ngjarje nëse vërtetë kemi të bëjmë me një vrasje të Mirel Çokaj siç pretendohet./Panorama.al

Sigurimi i automjeteve ndryshon, ja çfarë duhet të dinë shoferët nga 1 janari

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë përsëri siguracioni i makinës. Të gjithë ata drejtues mjetesh që kanë shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajnë më shumë sigurim vitin tjetër.

Rregullorja e re për sigurimin e mjeteve hyri në fuqi në janar të këtij viti, duke marrë në konsideratë 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit dhe vjetërsia e makinës.

Kurse historiku me aksidentet nis të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm, pasi aksidentet apo dëmet e shkaktuara përpara vitit 2025 zerohen.

“Cilit modeli Evropian i jeni referuar për të miratuar rregulloren e faktorëve të riskut për sigurimin e mjeteve, bonus-malus? Apo është një rregullore shqiptare që ka probleme dhe arritje? Pse ne kemi vetëm 3 klasa, dhe kemi koeficiente në disa raste shumë të ulët, dhe në disa të tjera në anormalitet?”, pyeti Braçe.

“Nuk ekziston një model që i përshtatet çdo vendi. Këto janë faktorë minimal që mund të konsiderohen por mund të zgjerohen më tej për çdo shoqëri. Mund të mos jetë perfekte por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8 do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, u përgjigj drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi.

Drejtuesit e rregullt, marrin bonus vitin tjetër ose sigurim më të ulët, kurse drejtuesit ‘problematik’ do të marrin ‘malus’ ose sigurim më të lartë.

Grabitja e shekullit! Çfarë ndodh nëse grabitësit e muzeut të Luvrit nuk kapen brenda 7 ditësh

Grabitësit që kryen vjedhjen spektakolare të muzeut të Luvrit në Paris të dielën, vodhën 9 nga 23 bizhuteritë e koleksionit të perandoreshës Euzheni, bashkëshortes së Napoleonit të Tretë, përfshirë edhe kurorën e saj perandorake, të gjitha të shekullit të 19-të.

Për trashëgiminë historike të Francës dhe Europës, ato kanë vlera që nuk llogariten me para, ndaj dhe ngjarja, e kryer për 7 minuta, ka shokuar opinionin publik francez e më gjerë.

Për shtypin francez, kjo ishte vjedhja e shekullit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve dhe vënien përpara drejtësisë. Sipas ekspertëve, gjetja e objekteve të vjedhura është shumë e vështirë, por jo e pamundur.

Hetimet

Policia franceze ka disa prova fizike, duke përfshirë një helmetë motoçiklete dhe një dorezë që besohet se janë përdorur nga grabitësit e bizhuterive në Luvër.

Platforma e lëvizshme e vinçit, të cilën grabitësit e përdorën për t’u ngjitur në ballkonin dhe dritaret e galerisë, dyshohet se është vjedhur nga një shitës i cili postoi një reklamë në faqen e internetit Leboncoin, raporton Le Parisien.

Hetimi për vjedhjen e sendeve me vlerë në muzeun e Luvrit është duke vazhduar, hetuesit e Brigadës së Parandalimit të Krimit (BRB), në bashkëpunim me Zyrën Qendrore për Luftimin e Trafikimit të Mallrave Kulturore (OCBC), vazhdojnë të mbledhin deklaratat e dëshmitarëve dhe provat fizike që mund të ndihmojnë në identifikimin e anëtarëve të bandës që vodhi tetë bizhuteri të paçmuara nga dy vitrina në Galerinë Apollo në Luvër. Jeleku dhe pajisjet e gjetura në vendngjarje u dërguan menjëherë për analizë.

Sipas Reuters, qeveria franceze thuhet se do të punësojë ekipin që zgjidhi grabitjen e Kim Kardashian në Paris në vitin 2016 për të gjetur autorët e asaj që po përshkruhet si grabitja e dekadës në muzeun e Luvrit.

Bëhet fjalë për ekipin e BRB-së, i cili përbëhet nga rreth 100 agjentë, nga të cilët më shumë se dymbëdhjetë janë të specializuar në vjedhjet nga muzetë. Oficerët do të shqyrtojnë pamjet video, të dhënat telefonike dhe provat mjeko-ligjore, dhe do të aktivizohen informatorët.

“Ata mund të kenë ekipe që punojnë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për një periudhë të gjatë kohore”, tha një ish-anëtar i ekipit për Reuters, duke deklaruar se ishte “100 për qind” i sigurt se hajdutët do të kapeshin.

Të dielën rreth orës 09:30 të mëngjesit, katër persona hynë me forcë në Galerinë e famshme Apollo në Muzeun e Luvrit në Paris. Ata përdorën një shkallë mekanike të montuar në një automjet për t’u ngjitur në galeri. Hajdutët prenë xhamin e sigurisë dhe morën nëntë objekte me vlerë të paçmuar kulturore, dhe njëra prej tyre, kurora e Perandoreshës Eugenie, gruas së Napoleonit III, u gjet në vendngjarje , dhe supozohet se autorët e krimit ranë gjatë arratisjes. Objektet burojnë nga shekulli i 19-të dhe i përkisnin fisnikërisë franceze, të zbukuruara me mijëra diamante dhe gurë të tjerë të çmuar.

Java e parë është vendimtare

Arthur Brand, një ekspert i vjedhjes së veprave të artit, i shpjegoi Sky News se “dritarja” kritike për gjetjen e sendeve të vjedhura është java e parë.

“Këto bizhuteri janë aq të famshme sa thjesht nuk mund t’i shesësh. E vetmja gjë që mund të bëjnë është të shkrijnë argjendin dhe arin, të çmontojnë diamantet, të përpiqen t’i presin. Kështu që ndoshta do të zhduken përgjithmonë. Policia ka një javë kohë. Nëse i kapin hajdutët, sendet mund të jenë ende aty. Nëse u duhet më shumë kohë, sendet e vjedhura ndoshta do të zhduken dhe do të çmontohen. Është një garë me kohën”, tha ai.

Ai e quan teorinë se grabitja u bë me urdhër të një koleksionisti “qesharake”, duke shpjeguar se objekte të tilla si ato të vjedhura nga Luvri nuk mund t’u tregohen as miqve ose të afërmve “sepse rrezikon të përfundosh në burg”.

Grabitja shkaktoi një “tërmet” në Paris

Megjithatë, vjedhja e papritur në Luvër shkaktoi një “tërmet” të vërtetë në Paris, duke tronditur udhëheqjen politike të Ministrisë së Kulturës dhe administratën e muzeut, të cilat janë nën presion dhe kritika të forta. Të hënën, përpjekjet e autoriteteve u përqendruan kryesisht në përmbajtjen e tronditjes, sipas gazetës franceze Le Monde.

Të nesërmen, tronditja ende nuk kishte mbaruar. Katër grabitësit, të cilët vodhën tetë bizhuteri të paçmuara nga koleksioni i Luvrit, janë ende të lirë. Pyetje të panumërta mbeten gjithashtu pa përgjigje në lidhje me kushtet e sigurisë në Luvër.

Vjedhja e paprecedentë me thyerje në Galerie Apollo në mes të ditës të dielën, më 19 tetor, ndodhi vetëm në shtatë minuta , por pasojat e saj do ta ndjekin kryeqytetin francez për një kohë të gjatë. Luvri do të mbetet i mbyllur për publikun të paktën deri të mërkurën në mëngjes.

Administrata e Luvrit kërkoi kushte më të mira

Të hënën, Ministri i Brendshëm, Laurent Ninez, zhvilloi një takim njëorësh me Ministren e Kulturës, Rashida Dati, dhe të gjitha departamentet përkatëse, në një përpjekje për të identifikuar dështimet e sigurisë.

Sipas raportimeve, pati paralajmërime të cilat, megjithatë, nuk çuan në masa të shtuara sigurie në muze.

Që nga janari, presidenti i Luvrit, Laurence de Carre, i është ankuar Ministrit të Kulturës për “shenja shqetësuese neglizhence” dhe “shumëfishim të dëmeve” , duke theksuar nevojën për një rinovim të konsiderueshëm.

Siç është raportuar, De Carre, tani nën një presion të madh, është thirrur të dëshmojë para Senatit Francez të mërkurën.

Pas takimit, ministria urdhëroi një hetim administrativ “për të analizuar vjedhjen minutë pas minute” , paralelisht me hetimin gjyqësor. Përveç kësaj, Ministri i Brendshëm u bëri thirrje të gjithë prefektëve të forcojnë masat e sigurisë rreth institucioneve kulturore dhe të hartojnë një listë të të gjitha objekteve “të çmuara” të trashëgimisë kulturore.

Bardella: Poshtërim!

Pati shumë reagime politike pas vjedhjes së paprecedentë të hënën. Jordan Bardella, president i Asamblesë Kombëtare të ekstremit të djathtë, foli për “poshtërim”.

“Është turp për vendin tonë që ka arritur në një gjendje të tillë”, tha për Franceinfo Jean Brocha, një zëdhënës i Partisë Komuniste.

Nga ana e tij, ish-Presidenti François Hollande bëri thirrje, duke folur për BFM-TV, që “të mos fillohen konflikte”. “Tani që jemi nën sulm, duhet të jemi të bashkuar“, tha ai.