Ankohet familjari në Tiranë: Një çift parkon makinën para shtëpisë time dhe krγ ejnë mar. rëdhënie pa pikë turρi! (Video)

Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar një fenomen që sipas tij, po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në ambiente publike në Tiranë.

Ai ka dërguar një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë së banesës së tij, ku duket një automjet i parkuar përballë shtëpisë.

Brenda mjetit ndodheshin një burrë dhe një grua që po kryenin akte intime në publik.

Video e marrë nga joq:

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut, në rrugën “Jonuz Lici”, rreth orës 19:30 të mbrëmjes.

Qytetari thotë se raste të tilla janë bërë të shpeshta dhe se ndihen të fyer nga mungesa e respektit për hapësirën publike, sidomos në orare kur aty mund të kalojnë fëmijë.

Gjenden eshtra njeriu! Dyshohet se u përkasin 3 personave të zhdukur…

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur disa eshtra njeriu, që dyshohet të jenë të të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Mësohet se eshtrat u gjetën në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës, pas gërmimeve me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas këtij institucioni, mbetjet mortore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe që punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar.

LAJMI I MIRË/ Qeveria rishikon buxhetin, RRITET bonusi i fundvitit për pensionistët

Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët.

Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro.

“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë”, thuhet në relacion.

Bonusi i fundvitit edhe për këtë vit pritet të jetë i ndarë, pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të marrin më shumë dhe kush merr mbi këtë vlerë të ketë bonus më të ulët.

U përfolën për një romancë, Eminem dhe stilistja shqiptare shihen për herë të parë bashkë (VIDEO)

Ρrej disa ditësh po përflitet për një lidhje të mundshme mes reperit të famshëm, Eminem dhe stilistes shqiptare, Katrina Malota. Së fundmi në rrjet po bën xhiro një video ku reperi legjendar është në shoqërinë e stilistes së tij prej vitesh.

Ata janë parë duke u futur në të njëjtën makinë pas një darke në një restorant të njohur në Detroit.

Pamjet, të publikuara fillimisht nga “TMZ”, janë bërë virale brenda pak orësh, me fansat që komentojnë se kimia mes tyre është mëse e dukshme.

Sipas burimeve pranë mediave amerikane, Marshall Mathers (emri i vërtetë i reperit) dhe Malota janë bërë dukshëm më të afërt në muajt e fundit, pas një bashkëpunimi të gjatë profesional në skena, koncerte dhe xhirime videoklipesh.

Katrina Malota është një stiliste dhe make-up artiste me karrierë ndërkombëtare, e cila ka punuar me disa prej emrave më të njohur të industrisë muzikore si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Pavarësisht kësaj, ajo ka ruajtur një profil të ulët në rrjete sociale, ashtu si edhe vetë Eminem, i cili prej vitesh ka shmangur çdo koment rreth jetës së tij personale.

Burime të afërta me çiftin pretendojnë se marrëdhënia e tyre nisi si miqësi profesionale, por me kalimin e kohës “ata u afruan në mënyrë natyrale”, siç e kanë përshkruar disa burime për “TMZ”.

As Eminem dhe as Katrina nuk kanë dhënë ende ndonjë reagim zyrtar, duke e lënë publikun të spekulojë nëse bëhet fjalë për një romancë të re, apo thjesht për një marrëdhënie të ngushtë pune.

“Po shikonin të dy TV, djali u ngrit dhe shkoi në banjo, mori peshqirin dhe…” Detajet e frikshme nga υ▪︎asja e nënës nga i biri

Hetimet e para policore për vrasjen e nënës në Flamouli të Trikalës nga i biri i saj, flasin për grindje të shpeshta midis të dyve.

Djali 18-vjeçar e mbyti nënën e tij me një peshqir, ndërsa ajo ishte ulur e shkujdesur në divan dhe po shikonte televizor dhe më pas njoftoi policinë për krimin e rëndë. Pak minuta para vrasjes, djali ishte ulur pranë saj, i cili, duke u ngritur dhe pa thënë asgjë, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe e mbështolli rreth qafës së 54-vjeçares, derisa ajo i ra të fikët.

18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte grindje të shpeshta me nënën e tij, pasi nuk i miratonte, siç pretendonte, veprimet dhe sjelljet e saj. Pas vrasjes së nënës së tij, i riu, me të njëjtën qetësi, telefonoi policinë dhe u tregoi atyre se çfarë kishte bërë.

“Ejani të më arrestoni”, tha ai.

Forcat e policisë nxituan menjëherë në shtëpi dhe e gjetën gruan fatkeqe të vdekur, ndërsa arrestuan të birin. Në të njëjtën kohë, u njoftua shërbimi mjeko-ligjor i Larisës dhe materiali fotografik iu dërgua menjëherë kreut të shërbimit, i cili, bazuar në shenjat e vërejtura rreth qafës, konfirmon, në parim, vdekjen nga mbytja, informon “Protothema”.

Shenjat konfirmojnë përshkrimin e 18-vjeçarit, se si e vrau gruan që e solli në jetë.

I riu nuk ka probleme psikiatrike dhe nuk ka shfaqur as në të kaluarën, ndërsa hetimi i policisë është duke vazhduar për të përcaktuar motivet që e çuan në vrasje dhe rrethanat që mbizotëruan midis nënës dhe birit.

“Pësoi arrest kardiak…”/ Mjeku sqaron problemet shëndetësore nga të cilat vuan Fatos Nano: Këto 72 orë janë…

Mjeku Albert Troci ishte në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për gjendjen e rënduar shëndetësore të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Ai u shpreh se ish-kryeministri ka një ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes, teksa ka pësuar një arrest kardiak dhe kjo e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e tij. Sipas mjekut, 72 orët e para pas arrestit kardiak janë thelbësore, për të parë nëse pacienti mund të shërohet.

“Ka një ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Kjo do të thotë se mushkëria transformohet dhe krijon vështirësi në frymëmarrje. Nëse pacienti ka komplikacione edhe në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, gjendja bëhet edhe më e rënduar. Zoti Nano ka pësuar edhe arrest kardiak më pas. Mjafton një grip i lehtë, apo një infeksion i lehtë që ta komplikojë gjendjen. Nëse një pacient shtrohet në reanimacion, dmth që ka nevojë për ndihmë në frymëmarrje. Fakti që ka patur një arrest kardiak, do të thotë që gjendja e tij është përkeqësuar.

Këto janë 72 orët më të rëndësishme. Fillimisht duhet të kuptohet çfarë e shkaktoi arrestin kardiak. Nëse ka mungesë të oksigjenit në tru, kjo mund të çojë deri në humbje të kujtesës, dëmtim të pjesëve të trurit dhe nëse kjo mungesë oksigjeni në tru zgjat për një kohë të gjatë, gjendja përkeqësohet më shumë.

Kjo gjendje shkaktohet nga mjedisi ku jeton, nëse është i ndotur ajri, nga duhani, nga kequshqyerja por edhe mund të jetë e lindur”– tha mjeku.

Euro prek minimum të ri historik, ja çpo ndodh me të

Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët. Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje (ask) të ofruar nga bankat.

Burimi i prurjeve valutore është i vështirë të identifikohet në kohë reale. Hipotezat kryesore ngelen prurjet e lidhura me turizmin dhe me investimin në pasuri të paluajtshme.

Në treg ngelet sidoqoftë i fortë perceptimi për ndikimin e lartë edhe të prurjeve informale të valutës.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

As blerjet e vazhdueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë nuk e kanë frenuar dot rënien e mëtejshme të Euros. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.

Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.

Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2025 suficiti buxhetor kishte vlerën e 47.1 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 32%.

Zhvlerësimi i Euros bën më të lirë importin e mallrave dhe shërbimeve dhe vlerësohet se ka qenë një ndër faktorët që ka përcaktuar nivelet e ulëta të inflacionit në dy vitet e fundit. Por, nga ana tjetër, rënia e Euros ndikon negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve shqiptare dhe ul konkurrueshmërinë e tyre./Monitor

“Më ka ngacmυar s ek▪︎uaΙisht”/ Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren Egla Ceno për veprën penale të “Shpifjes”, duke e dënuar me një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra.

Egla Ceno, fituese e edicionit të fundit të “Big Brother VIP”, kishte deklaruar gjatë një emisioni televiziv se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator televiziv, duke përmendur mbiemrin “Kodra”.

Pas kësaj deklarate, Saimir Kodra reagoi publikisht dhe iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, duke kërkuar shpalljen fajtore të aktores për dëmtim të imazhit dhe reputacionit të tij.

Gjatë procesit gjyqësor, Egla Ceno paraqiti disa versione mbrojtjeje. Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, tha se nuk e kishte përmendur emrin e plotë të moderatorit, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”.

Në një seancë tjetër, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj kishin karakter simbolik dhe nuk kishin të bënin personalisht me Saimir Kodrën.

Gjykata vlerësoi se deklaratat e Egla Cenos përbënin shpifje dhe dëm të padrejtë ndaj figurës publike të moderatorit, duke vendosur dënimin me gjobë.

Polonia paralajmëron Rusinë: Putin do arrestohet nëse tenton të …

Polonia e ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin, se nuk mund të fluturojë nëpër hapësirën ajrore polake për të takuar Donald Trump në Budapest, sepse në atë rast autoritetet polake mund të detyrohen të ekzekutojnë urdhrin e arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës.

Gjykata Ndërkombëtare me seli në Hagë, lëshoi ​​një urdhër-arresti kundër presidentit rus në vitin 2023, për rrëmbimin e qindra fëmijëve nga Ukraina dhe transferimin e tyre në Rusi. Moska nuk e njeh Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe juridiksionin e saj dhe i mohon akuzat.

“Nuk mund të garantoj që një gjykatë e pavarur polake nuk do ta urdhërojë qeverinë të detyrojë aeroplanin të ulet me qëllim që të dorëzojë të dyshuarin në gjykatën e Hagës”, tha ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski, për “Radio Rodzina”.

Urdhër-arresti ndërkombëtar i GJND-së i detyron gjykatat e shteteve anëtare të vazhdojnë me arrestimin e Putinit nëse ai shkel në territorin e tyre.

“Unë besoj se pala ruse është në dijeni të kësaj. Dhe, si pasojë, nëse ky samit do të zhvillohet, shpresoj me pjesëmarrjen e viktimës së sulmit, aeroplani do të përdorë një rrugë tjetër”, shpjegoi Sikorski.

Hungaria, kryeministri i së cilës mban marrëdhënie të mira me Putinin, ka thënë se do të sigurojë që presidenti rus të mund të hyjë dhe të dalë nga vendi. Megjithatë, nëse dëshiron të shmangë hapësirën ajrore ukrainase, delegacioni rus do të detyrohet të kalojë nëpër hapësirën ajrore të të paktën një vendi të Bashkimit Evropian.

Të gjitha vendet e Bashkimit Evropian janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Hungaria në veçanti është në proces tërheqjeje.

“Gjithmonë kam dashυr ta υ ▪︎as nënën”, dëshmia SH0KUESE e 18-vjeçarit në Greqi: Kishte shumë LIDHJE jashtëm artesore!

Greqia është tronditur sot nga një krim i rëndë në familje, ku djali 18-vjeçar mbyti me peshqir nënën e tij teksa shihnin së bashku televizor, në Trikala të Larisës.

Policia arrestoi adoleshentin që i telefonoi vetë për krimin, duke rrëfyer edhe ngjarjen në zonën e Flamoulit.

Pasi kreu aktin e tij të tmerrshëm dhe në gjendje të qetë, 18-vjeçari telefonoi policinë, tha se vrau nënën e tij dhe qëndroi brenda në shtëpinë e tij duke pritur që policia ta arrestonte.

I riu, në një gjendje plotësisht të qetë psikologjike, foli me policinë dhe përshkroi arsyet që e çuan në këtë akt.

“Gjithmonë kam dashur ta vras ??nënën time, sepse ajo nuk më kushtonte vëmendje, debatonte me mua dhe kishte shumë lidhje”, i ka thënë ai hetuesve.

Me këto fjalë, 18-vjeçari nga Trikala i përshkroi policisë, sipas informacioneve nga “Protothema”, edhe arsyet që e çuan sot në vrasjen e nënës së tij, e cila dyshohet se ishte divorcuar nga babai i tij.

Në fakt, pretendohet se nënë e bir kanë pasur grindje të shpeshta, megjithëse sot nuk ishin grindur dhe të dy thjesht po shikonin televizor.

“Pa ndodhur asgjë mes nesh, u ngrita, vendosa, mora peshqirin e saj, ia vura rreth qafës, e mbyta dhe e vrava”, thuhet se i tha 18-vjeçari policisë.

Trupi i gruas do të transferohet në shërbimin mjeko-ligjor të Larisës për të kryer autopsinë.