E rëndë në VEND/ V▪︎et veten 37-vjeçarja duke konsumùar …

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në fshatin Lumas të Kuçovës.

Një 37-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fotoksinë.

Sipas uniformave blu, shtetasja me iniciale A.Sh., ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

“Ditën e djeshme, shtetasja A. Sh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lumas, Kuçovë, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe, për pasojë, ka humbur jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë Berat:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Berat, arrestuan shtetasin S. L., 34 vjeç, banues në Berat, pasi është konfliktuar dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 47 vjeç, banues në Dimal, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16-vjeçar, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Ditën e djeshme, shtetasja A. Sh., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lumas, Kuçovë, dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

E paprecedentë/ Tifozët e Kosovës, detyrojnë federatën sIIovene të marrë vendimin drastik

Kosova do të luajë më datë 15 nëntor përballë Sllovenisë. Transferta mund t’i sigurojë “dardanëve” vendin në fazën “play-off” për Botërorin 2026. Kështu do të mjaftonte vetëm një barazim.

Situata është e paprecedentë për federatën sllovene, që për herë të parë dje pasi nisi shitjen e biletave u detyrua ta pezullojë përkohësisht. Shkak janë bërë kërkesat e shumta që vijnë nga tifozët e Kosovës.

“Për blerjen e biletave në sektorin e mysafirëve, ju lutemi kontaktoni federatën e futbollit të ekipit mysafir. Gjatë blerjes së biletave në sektorin për tifozët sllovenë, duhet të respektohen rreptësisht të gjitha rregullat dhe udhëzimet e përcaktuara nga organizatori.

Hyrja në stadium(përveç sektorit të mysafirëve) NUK do të lejohet me simbole të përfaqësueses së Kosovës”, njoftohet për blerjen e biletave.

Kështu të gjitha tashmë menaxhohen nga Federata e Futbollit të Kosovës. Megjithatë tashmë tifozët e Kosovës duken se kanë siguruar bileta në numër të konsiderueshëm, përderisa u pezullua shitja e tyre.

Aksidenti tragjik i mori jetën vëIIait, ish-banori i BBV “shpërthen” në lot: Nuk mendoja që do…

Koreografi i njohur, Tan Brama, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku gjatë intervistës prekëse nuk i mbajti dot lotët në momentin kur u ndal të fliste për familjen e tij.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” tregoi momentin e dhimbshëm kur vëllai i tij i madh, Naimi, u nda nga jeta 6 vite më parë në një aksident në një ashensor.

“Mënyra se si ka ikur… Një aksident… Nuk kam folur ndonjëherë. Edhe te Big-u nuk e kam përmendur, e ruaja gjithmonë. Ndjesë! Është shumë e vështirë të flasësh. Ka qenë e vështirë, sepse ai ishte shumë i dashur, punëtor, alegro, gjithmonë i qeshur. Nuk ma mori mendja që do ikte në atë lloj mënyre.

Ishte e vështirë, shumë e vështirë. Unë isha në prova në mëngjes. Aty e mora lajmin. Dua të flas shumë, por është shumë e vështirë.

Naimi ishte me estradën e Tiranës. Bënte pantomime. Kur fillova të kërceja, ai më mbështeste. Më thoshte: ‘Bravo, është e vështirë;’. Ishte viti ’93. Nuk më thoshte asnjëherë ‘jo’. Kur fillova të dilja në televizion më thoshtë ‘Bravo’. Më ka mbështetur shumë. Si Çimi, ashtu edhe Naimi”, tha ndër të tjera Tan Brama.

“Κam υ▪︎ arë babanë, k am kaρur nυsen e djaΙit?!” Damka e turpit njoIIos Arturin, shpërthen në lot (Video)

Arturi vjen në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan në një gjendje të rënduar emocionale. Ai thotë se është i njollosur e i turpëruar prej 50 vitesh. Përballë tij ndodhet fqinja, Lavdia, kurse në publik bashkëshorti i saj, Thomai.

Arturi është i martuar me Valin, me të cilën ka dy djem, por thotë se nuk ka qenë i lumtur nga kjo martesë. Ai ndien se të gjithë, përfshirë çiftin në studio, ia kanë kthyer shpinën duke besuar gjëra që s’i ka bërë. Arturi thotë se është akuzuar nga vëllai, Petriti, se ka vrarë të atin, si dhe që ka marrëdhënie me nusen e djalit.

Artur: O motër! Pse ma mbylle derën? Pse më braktise? Unë të kërkova ndihmë! Pse? Pse gjithë këto? Më hodhe poshtë!

Lavdie: Gjithë fshati fliste keq për ty dhe unë s’mund të vija që të të hapja derën ty.

Artur: Motër, edhe ti i besove këto?!

Lavdie: Normale që i besova…

Artur: Po sa vite ke që më njeh? Për çfarë palaçoje më njeh mua? I besove këto Lavdie dhe më mbylle derën?

Lavdie: I besova Valit se ajo më tha.

Eni Çobani: Vali është bashkëshortja?

Artur: Ish-bashkëshorte se vetëm bashkëshorte nuk është!

Eni Çobani: Ligjërisht akoma e ke bashkëshorte.

Artur: A mundet që ta rrahësh një nënë, një bashkëshorte dhe ta kesh krah? A mundet?

Lavdie: Po mirë unë dija aq sa më tha tani…

Artur: Të drejtë keni! Edhe unë të isha në vendin tuaj me këto që ka thënë kurdisja e tim vëllai që më ka bërë qymyr, s’ka më të zi nga qymyri, por edhe unë të isha në vendin tuaj, s’ka mundësi t’i besoni kur më njihni nga afër sot e 30 e kusur vite!

Lavdie: Normale se unë atë do të besoja, s’do të të besoja ty!

Artur: Unë kam qenë dikushi dhe përfundova askushi!

Lavdie: Ti e shkatërrove familjen! S’të do fshati, s’të do kush, s’të do asnjë! T’u larguan të gjithë!

Artur: Nuk krijove njëfarë respekti? Unë të kërkova ndihmë!

Lavdie: Jo, kjo është e vërteta!

Artur: Kur kishe hall, unë t’u gjenda. Ti më braktise! Unë të kam motër, të kam gruan e shokut! Ajo motra jote, shoqja jote të thoshte se e rrihja?

Lavdie: Po.

Artur: A do të doje ti o Lavdie për djalin tënd, unë nuk ka rëndësi se kush ma bëri, neve na hyri sherri kur na hyri nusja.

Lavdie: Unë di çfarë më tha!

Artur: Hallet e mia m’i ka bërë Petrit Sollaku! Kam 50 vjet që vuaj nga ai plehrë vëlla! Unë kam vrarë babanë! Babai im është gjendur i vdekur! Unë e vrava babanë?! Unë kam kapur nusen e djalit?! Kam kapur unë nusen e djalit?!

Lavdie: Kështu u hapën tani…

Artur: Mos moj! Edhe ti e besove?! Kush do ishte ai prind të pranojë…a ka familjarë këtu? A pranohet nusja e djalit budallaçkë, pise, kokëfortë! Lëre edhe shkollën, dy klasë ka! E ëma budallaçkë, gjyshja budallaçkë, tri herë e martuar, tri herë e divorcuar, dy daja budallenj, qelbësirë do të pjellë kjo more?! Ku është ajo shoqja jote, ku është sot?!

Lavdie: As unë s’e di ku është.

Artur: Po nuk paska qenë nënë moj! Çfarë nëne është kjo moj që më vuri bojën e zezë mua?

Babai u gjet i vdekur, shpjegon Arturi. Më pas, u gjetën edhe dy banorë dhe për këtë akuzat rëndojë sërish mbi të. Ai ka qëndruar edhe në burg për shkak të një urdhri mbrojtjeje sikur ka ushtruar dhunë në familje. Arturi akuzon të shoqen se ka ndikuar edhe te djemtë duke thënë se ajo është shkaku që ata morën “rrugën e shejtanit.”/tvklan.al

Arrestimi i avokatit, thellohet skandali: Prokuroria e Elbasanit shpërndau një audio të prerë për mediat, audio e plotë tregon se nuk ka kërcënim!

Mbrëmjen e së shtunës u raportua arrestimi i avokatit Ulian Barjami, pas një përplasjeje verbale të ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Tiranë.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë për klientin e tij, Maksim Lika (i njohur si “Suci”), i arrestuar kohët e fundit në kuadër të një operacioni policor në Elbasan.

Avokati Barjami ka deklaruar në sallë se do të kallëzonte penalisht prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqësore, pasi sipas tij, kishte konstatuar “manipulim provash” kundër klientit të tij.

Ky moment duket se ka shkaktuar tensione në sallë.

Në një video të publikuar nga avokati Arben Llangozi, dëgjohet prokurori Gjergji Ceka të reagojë ashpër duke thënë: “Avokati duhet arrestuar”.

Audio e plotë:

Më pas ndërhyri gjyqtarja Megi Strakosha, e cila paralajmëroi avokatin për gjuhën e përdorur në sallë.

“Nuk funksionohet me kërcënime në sallën e gjyqit. Përqendrohu te mbrojtja e klientit tënd, përndryshe do të caktoj një avokat tjetër kryesisht”, dëgjohet të thotë gjyqtarja Strakosha në regjistrimin audio të publikuar.

Sipas Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, që reagoi menjëherë pas arrestimit, deklaratat e avokatit Barjami nuk përbënin kërcënim, por shprehje të të drejtës ligjore për të bërë kallëzim penal.

“Avokati, pasi konstatoi një mospërputhje mes provës me video dhe procesverbalit të paraqitur nga prokurori, deklaroi se do të bënte kallëzim për falsifikim provash. Reagimi i prokurorit Ceka, i cili tha ‘do të arrestohesh’, dhe ndërhyrja e menjëhershme e gjyqtares, janë të pajustifikuara në një proces të drejtë gjyqësor,” thuhet në reagimin e Dhomës së Avokatisë.

Ngjarja ka ngjallur debate në opinionin publik dhe në radhët e komunitetit ligjor, ndërsa Dhoma e Avokatisë ka paralajmëruar ndjekjen e rastit përmes kanaleve institucionale.

Vetë Prokuroria e Elbasanit kishte shpërndarë për mediat një audio të prerë, për të manipuluar opinionin publik dhe ligjitimuar arrestimin e avokatit, Ulian Barjami.

Audio e shpërndarë nga Prokuroria e Elbasanit:

FOTO/ Egli Tako në një romancë të re!

Vëmendja për Egli Takon ka qenë e madhe.

Jeta private e këngëtares ka qenë kryefjalë e mediave, për shkak të raportit që ajo krijoi me Gjestin.

Por, vetëm pak kohë më parë, ajo pranoi publikisht se gjithçka kishte përfunduar mes tyre.

E tashmë, në rrjet ka nisur të përflitet se një tjetër mashkull është shfaqur pranë Eglit në disa raste.

Në disa postime në rrjetet sociale, shfaqet Egli ku tashmë shoqërohet nga prezenca e një mashkulli enigmatik.

Nuk dihet nëse ky është një raport i ri sentimental për këngëtaren, apo bëhet fjalë për ndonjë mik apo të afërm të sajin.

Vetëm Egli ka preferuar që mos të shpërndajë asnjë detaj nga jeta private, duke preferuar që të përqendrohet vetëm tek karriera e saj si në muzikë, ashtu edhe në televizion.

Vetëm pak ditë më parë, ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale disa buqeta me lule që ka marrë në ambientet e saj të punës.

Duke vënë në dukje faktin se kjo surprizë ishte nga fansat e saj, nuk kanë qenë të paktë edhe ata që kanë menduar se ndonjë nga këto buqeta ka qenë nga partneri i ri që ajo mund të ketë.

E duke e ditur natyrën hermetike që ajo ka, sidomos muajt e fundit për jetën private, vështirë se vetë artistja do të vendosë të na zbulojë diçka.

Gerd Vaso rrëfen për herë të parë ndarjen me Enada Hoxhën: Nuk isha vetvetja, kam humbur shumë gjatë rrugëtimit tonë

Balerini i mirënjohur Gerd Vaso vjen me një rrëfim ekskluziv në “Grida Duma Podcast”, për karrierën, familjen dhe arsyet e ndarjes nga partnerja e tij, Enada Hoxha.

Për herë të parë ai ka folur për krisjen e martesës dhe fundin e saj.

Pjesë nga intervista:

Gerd Vaso: Është shumë e vështirë të punosh bashkë. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin ekstrem, në ekstrem dhe profesioni në një farë mënyre për Enadën ishte shumë i rëndësishëm dhe primar. Për mua nuk ishte, është ajo që e nisëm në fillim, për mua ishte kishte një lloj kufiri deri këtu. Deri këtu unë mundem, përtej kësaj nuk mundem. Unë nuk mundem dot të punoj me orare që nuk më mbajnë më mua, nuk më japin më kënaqësi mua. Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.

Grida Duma: Po jam e bindur që ti, jam e bindur ta them si për veten time, domethënë se jam e bindur se kështu më ka ndodhur mua. Kupton? Pra jam jam e bindur. sipas meje që të duhet të të ketë ndodhur që e ke bërë një sakrificë sepse e ke partnere jetë dhe në qoftë se partneri i jetës shtyhet më tej ti vazhdon të shtyhesh edhe përtej sepse të ndal nuk të ndalon dot vetja si te kushdo

Gerd Vaso: Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra.

Grida Duma: Ashtu?

Gerd Vaso: Personalitetin tim, dinjitetin tim karakterin tim im, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.

Grida Duma: Pra ti thua…

Gerd Vaso: U fokusova në familje, u fokusova në profesion, u fokusova komplet në një jetë tjetër

Grida Duma: Dhe ndryshova nga vetja dhe thua

Gerd Vaso: dola nga vetja ime.

Grida Duma: Dole nga vetja jote?

Gerd Vaso: Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 20 Tetor 2025

Dashi

Nesër energjia do të jetë në qendër të gjithçkaje. Marsi ju shtyn të guxoni dhe të mos qëndroni në situata që ju kufizojnë. Në punë kërkohet shpejtësi dhe guxim, por vendosmëria juaj do të sjellë rezultate të dukshme. Në dashuri, mund të përjetoni një takim që ndez zemrën ose të rizbuloni pasionin në çift. Ndiqni instinktin, por mos harroni arsyen. Gjeni edhe pak kohë për pushim, që të mos e teproni me lodhjen. Hëna dhe Marsi ju mbështesin, duke sjellë një ditë plot gjallëri dhe frymëzim pozitiv.

Demi

Nesër dita do të ecë ngadalë, por do të jetë me vlerë. Mos u nxitoni: vendimet e marra me qetësi do të jenë më të qëndrueshme. Në dashuri, jepni më shumë vëmendje dhe ëmbëlsi; partneri pret gjeste kujdesi, ndërsa beqarët mund të kenë një takim mbresëlënës. Në punë, mund të lindin tensione të vogla me kolegët, prandaj tregoni diplomaci. Shëndeti kërkon më shumë lëvizje, mos e lini veten në pushtetin e dembelisë. Një ditë e mirë për reflektim dhe për të riorganizuar qëllimet tuaja.

Binjakët

Nesër do të ndjeni një lehtësi që ju jep frymë të re. Kurioziteti dhe bisedat stimuluese do të ushqejnë mendjen tuaj. Në dashuri, çiftet do të gjejnë dialog të hapur që forcon lidhjen, ndërsa beqarët mund të marrin mesazhe të papritura që ndezin zemrën. Në punë, dita favorizon kreativitetin, por kujdes të mos shpërndaheni në shumë drejtime. Kujdesuni për trupin me zakone të thjeshta si një shëtitje apo një moment meditimi. Një ditë që ju hap mundësi të reja pa ju larguar nga prioritetet.

Gaforrja

Zemra juaj do të jetë veçanërisht e ndjeshme. Hëna e fortë rrit emocionet dhe intuitën. Në dashuri, mos kini frikë të shprehni ndjenjat: partneri do ta vlerësojë sinqeritetin tuaj, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një takim që prek shpirtin. Në punë, kushtojini vëmendje detajeve për të shmangur vonesat. Kujdesuni për gjumin dhe ushqimin për të ruajtur ekuilibrin. Një ditë e mirë për të qëndruar pranë njerëzve që ju kuptojnë dhe ju japin ngrohtësi.

Luani

Nesër do të shkëlqeni dhe do të tërhiqni vëmendjen si gjithmonë. Dielli ju jep një magnetizëm të veçantë. Në dashuri, çiftet mund të jetojnë aventura të reja, ndërsa beqarët do të kenë mundësi për takime pasionante. Në punë, mund të vijë një propozim interesant ose një vlerësim i merituar. Energjia juaj është e fortë, por mos e teproni me përpjekjet fizike. Një ditë që ju fton të buzëqeshni dhe të përhapni besim.

Virgjëresha

Nesër qielli ju dhuron qartësi mendore dhe aftësi për të marrë vendime të drejta. Në punë, mund të përfundoni një detyrë të rëndësishme ose të merrni një vlerësim për punën tuaj. Në dashuri, dëgjoni më shumë dhe kritikoni më pak, ëmbëlsia sjell më shumë rezultate se rregulli i rreptë. Për beqarët, dita hap mundësi për njohje të reja interesante. Kujdes me ushqimin dhe bëni pak lëvizje për të ruajtur shëndetin. Një ditë e përshtatshme për të vënë rregull dhe për të gjetur qetësi të brendshme.

Peshorja

Do të ndiheni në harmoni mes mendjes dhe zemrës. Në dashuri, bukuria dhe sharmi juaj do të tërheqin vëmendje të veçantë: çiftet gjejnë sërish ekuilibrin, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një takim të veçantë. Në punë, hapen mundësi të reja bashkëpunimi, por kushtojini rëndësi detajeve. Shëndeti është i mirë, mjafton të mos e neglizhoni pushimin. Një ditë që sjell besim dhe një frymë të re për të parë përpara me shpresë.

Akrepi

Nesër do të jeni tërheqës dhe plot magnetizëm, por edhe me emocione të forta. Në dashuri, ndjenjat thellohen: mund të ketë pasion ose një bisedë sqaruese. Beqarët duhet të vërejnë rreth tyre, dikush mund të ketë interes të veçantë. Në punë, vendosmëria shpërblehet, por shmangni debatet e panevojshme. Kujdesuni për trupin dhe mos e teproni me stresin. Një ditë ideale për të kthyer situatat e vështira në mundësi të reja.

Shigjetari

Nesër do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për veprim. Në dashuri, mund të ketë surpriza të këndshme: beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur, ndërsa çiftet do të forcojnë lidhjen përmes aktiviteteve të përbashkëta. Në punë, projektet afatgjata marrin mbështetje, por shmangni shpërqendrimet. Shëndeti përmirësohet me aktivitet fizik dhe ajër të pastër. Një ditë që ju hap horizonte të reja dhe ju shtyn të ndiqni ëndrrat me optimizëm.

Bricjapi

Nesër vendosmëria do të jetë arma juaj më e fortë. Në punë, do të keni forcë për të përballuar detyra të vështira dhe për t’i çuar përpara planet tuaja. Në dashuri, partneri ka nevojë për më shumë vëmendje; mos u mbyllni pas punës. Beqarët mund të afrohen me një person të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Shëndeti është i mirë, por merrni kohë për pushim për të shmangur lodhjen e tepërt. Një ditë e favorshme për të konsoliduar gjërat që kanë vërtet rëndësi për ju.

Ujori

Nesër do të keni dëshirë të thyeni rutinën dhe të provoni gjëra të reja. Në dashuri, origjinaliteti juaj tërheq: çiftet sjellin freski në marrëdhënie, ndërsa beqarët do të joshin me shpirtin e lirë. Në punë, idetë e reja mund të shndërrohen në projekte të suksesshme, por kujdes me organizimin. Energjia është e lartë, mjafton të shmangni teprimet. Një ditë që ju nxit të ndiqni intuitën dhe të bëni hapin drejt ndryshimeve që forcojnë pavarësinë tuaj.

Peshqit

Nesër do të jeni më të ndjeshëm dhe të hapur ndaj emocioneve. Në dashuri, çiftet gjejnë sërish romancën, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një takim të papritur e të veçantë. Në punë, krijimtaria ju ndihmon të gjeni zgjidhje origjinale, por kujdes të mos humbni realizmin. Shëndeti kërkon më shumë kujdes dhe momente pushimi. Një ditë që ju fton të besoni në ëndrrat tuaja, sepse yjet ju japin mbështetje për të ndërtuar hapa të sigurt drejt së ardhmes.

Publikohen pamjet e grabitjes si në filma në Luvër, gjithçka ndodhi për 7 minuta

Një grabitje spektakolare ka tronditur Muzeun e Luvrit në Paris, ku hajdutë të maskuar arritën të marrin bizhuteri me vlerë të paçmuar nga koleksioni i Napoleonit dhe i perandoreshës Eugenia. Ngjarja ndodhi në Sallën e Apolonit, një nga hapësirat më të njohura të muzeut, ku ekspozohen thesaret perandorake të Francës.

Sipas gazetës Le Parisien, në grabitje morën pjesë katër persona: dy të veshur me jelekë të verdhë, që hiqeshin si punëtorë ndërtimi, dhe dy të tjerë në skuterë. Ata përdorën një mjet ngritës për t’u ngjitur direkt në katin e parë të ndërtesës, nga ana e lumit Sena, ku po kryheshin punime restaurimi.

Në video të publikuara nga BFMTV shihet njëri prej tyre, me kapuç dhe jelek të verdhë, teksa përdor një mjet prerës për të çarë xhamin e një vitrine. Hajdutët thyen dy vitrina, një me bizhuteritë e Napoleonit dhe tjetrën me ato të sundimtarëve francezë, duke përdorur një prerëse metalike dhe më pas morën bizhutë e çmuara.

Pas grabitjes, ata u larguan me skuterë, ndërsa policia gjeti në vendin e ngjarjes dy prerëse, një bidon me benzinë, doreza, radio komunikimi dhe një jelek pune. Në rrugë u gjet gjithashtu kurora e perandoreshës Eugenia, e dëmtuar pjesërisht.

Sipas të dhënave të Luvrit, kurora përmban 1.354 diamante dhe 56 smeralde, dhe është një nga simbolet më të rëndësishme të epokës së Napoleonit III. Hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë.

Merr fund paqja! Izraeli sulmon Gazën: Po i përgjigjemi Hamasit, do paguajë çmim të rëndë…

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës, pas bombardimeve të mëparshme gjatë së njëjtës ditë. Izraeli pretendon se këto goditje janë përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Hamasi, të cilat janë mohuar kategorikisht nga organizata palestineze.

“Si përgjigje ndaj shkeljes flagrante të marrëveshjes së armëpushimit më herët gjatë ditës, ushtria izraelite ka nisur një seri goditjesh ndaj objektivave të Hamasit në jug të Rripit të Gazës”, thuhet në deklaratën zyrtare të ushtrisë.

Ndërkohë, si Izraeli ashtu edhe Hamasi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, e cila ka hyrë në fuqi më 10 tetor. Sipas një gazetari të AFP, sulmet izraelite janë përqendruar në anën lindore të Khan Yunis, gjithashtu në jug të enklavës palestineze.

Sipas Axios, SHBA po përpiqet të parandalojë shembjen e armëpushimit për shkak të përshkallëzimit të sotëm të dhunës në Gaza.

Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, zhvilluan bisedime me ministrin izraelit për Çështje Strategjike, Ron Dermer, duke i kërkuar përmbajtje dhe reagim të matur nga Izraeli pas sulmeve ndaj trupave të IDF në jug të Gazës.

Më herët gjatë ditës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda në rast të sulmeve kundër trupave izraelite apo të shkeljeve të mëtejshme të armëpushimit.

“Hamasi do të paguajë një çmim të rëndë për çdo sulm ndaj ushtarëve tanë dhe për çdo shkelje të armëpushimit në Gaza. Hamasi do të mësojë sot në mënyrë të ashpër se ushtria izraelite është e vendosur të mbrojë trupat e saj dhe të parandalojë çdo dëm ndaj tyre” deklaroi Katz.