Tragjike / Vuante nga epilepsia, 36-vjeçari hapi krahun dhe ndërroi jetë në makinë

Policia e Vlorës ka dhënë informacion për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Bishan, në aksin Levan-Vlorë, ku një shofer u gjet i pajetë brenda makinës.

Viktima është shtetasi 36-vjeçar Rafael Pasha, dhe sipas policisë ai vuante nga epilepsia. 36-vjeçari dyshohet të jetë ndjerë keq gjatë udhëtimit me makinë dhe ka ndaluar duke hapur krahun anës rrugës.

“Sot, në aksin rrugor Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Bishan, brenda një automjeti tip “Volksëagen”, të ndaluar në xhepin anësor të autostradës, dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale, drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Berat, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

“Ekspertiza e kryer në Itali është e tmerrshme”/ Rrëfimi i babait të Brian Spahiu: Jam i shokuar!

Ankthi i pritjes së ekspertizës për vdekjen e djalit të tyre Brianit, vetëm tre vjeç, mori fund mëngjesin e 23 shtatorit, por përgjigjet e ekspertizës shtuan edhe më shumë brengën e përjetshme.

“Ekspertiza e dytë e kryer në Itali mbi shkakun e vdekjes së djalit tim është e tmerrshme. Shkaku i humbjes së jetës është anestezia e tepërt. Në këtë përfundim arriti edhe mjekësia jonë ligjore, por ekspertiza më e detajuar që erdhi nga Italia e ka shtjelluar më thellë. Jam i shokuar sa herë që lexoj çdo rresht”, thotë për Faktoje.al Bledar Spahiu, babai i Brian Spahiut.

Qëndrimet

Në qëndrimet e mëparshme pas humbjes së jetës së djalit Bledar Spahiu shprehej se për ndërhyrjen kirurgjikale në mbushjen e 14 dhëmbëve kishte paguar 700 euro dhe 33 mijë lekë të reja shtesë për “dy herë anestezi”.

Djalin e nxori në agoni nga klinika, duke marrë sigurinë e dy mjekëve, Roland dhe Ina Xhaxho, se narkoza do i dilte shpejt, por pak orë më vonë nisen me urgjencë drejt Pediatrisë në QSUNT dhe e shtrojnë në Reanimacionin e Pediatrisë ku më pas humbi jetën.

“Kur doli nga salla mjekja Xhaxho më tha se kishte ndërhyrë në 14 dhëmbë, autopsia dhe ekspertiza nxorën se gjashtë dhëmbë nuk ishin mbushur fare”, kujton këtë detaj me shumë dhimbje Bledari, sot një prind që kërkon prej dy vitesh drejtësi për jetën e humbur të djalit 3-vjeçar.

“Drejtësi për tim bir. Këtë dua dhe do i shkoj deri në fund”, thotë për Faktoje Spahiu, ndërsa shpesh habi se përse u deshën dy vite zvarritje për të arritur në përfundimin se mjekët shkelën çdo protokoll mjekësor dhe etikë profesionale duke sjellë pasojën e rëndë, vdekjen e një fëmije vetëm 3-vjeçar.

Drejtësi e vonuar

Pas përgjigjes së akt-ekspertizës së hollësishme, Prokuroria e Tiranës kërkoi masë sigurie “arrest me burg” për mjekun anestezist Roland Xhaxho dhe “arrest shtëpie” për Ina Xhaxhon stomatologe (vajza e tij) dhe stomatologen tjetër të klinikës Marta Gina. Gjykata vendosi të zbusë masën për Roland Xhaxhon duke e lënë në “arrest shtëpie” dhe po në arrest shtëpie dy stomatologet.

Ata akuzohen deri më tani për “vrasje nga pakujdesia dhe mjekim i pakujdesshëm”. Megjithatë, përgjigjet e mbërritura mund të rëndojnë akuzat.

Faktoje.al mëson se po diskutohet mundësia e rikualifikimit të veprës penale në “Vrasje me dashje indirekte”, ç’ka rëndon më shumë pozitat e mjekut Xhaxho, vajzës së tij dhe stomatologes së punësuar në klinikën e tyre.

Dosja

I mituri Brian Spahiu humbi jetën në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor 2023, dy ditë pasi kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale dentare pranë klinikës private “Splendent”.

Faktoje.al mëson se nga akt-ekspertimi prej afër 200 faqesh jepen hollësi për të gjithë ecurinë fillimisht të anestezisë, më pas ndërhyrjes nga stomatologët dhe pasojave fatale që solli kjo “neglizhencë”, e cila nuk mund të lidhet kurrsesi me paaftësinë e mjekut, pasi Xhaxho renditet ndër mjekët më të mirë anestezist që ka vendi.

Po ashtu po hetohet edhe protokolli mjekësor pas përkeqësimit të shëndetit dhe trajtimit në reanimacionin pediatrik.

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu nuk është rast i izoluar dhe janë me dhjetëra çështje të padive për mjekim të gabuar, apo edhe mitmarrje në sektorin ku është në peshore jeta njerëzore, para së të përfundojnë në peshoren e drejtësisë nga ngjarjet fatale.

“Kam dy vite që shkoj në çdo derë, kam vetëm një qëllim: Drejtësi për tim bir”, thotë Bledar Spahiu, prindi që nuk feston më ditëlindjet e djalit, por përkujton vitet e ditës së mortit.

Urdhri i mjekut

Edhe pse janë me dhjetëra raste të denoncimeve ndaj mjekëve për mjekim të gabuar me pasoja të rënda deri humbjen e jetës së pacientëve, dënime për këtë vepër penale nuk janë dhënë. Kjo konfirmohet edhe nga një përgjigje e Urdhrit të Mjekut për Faktoje.al.

“Gjatë 10 viteve të fundit, Urdhri i Mjekëve ka marrë gjithsej 15 vendime disiplinore për gjykime të zhvilluara në të dyja shkallët e gjykimit, si dhe në shkallën e parë, kur ankesat janë shqyrtuar pranë Këshillave Rajonale, dhe në shkallën e dytë, kur ato janë kaluar për shqyrtim pranë Këshillit Kombëtar”, thotë Urdhri i Mjekut, që më tej shton se: “Në pjesën dërrmuese të rasteve, mjekët janë shpallur të pafajshëm”.

Përgjatë dhjetë viteve të fundit Urdhri i Mjekut numëron pak raste masash disiplinore për pezullim license, vërejtje dhe paralajmërim për heqje license.

“Janë marrë edhe masa disiplinore, përfshirë: 2 raste pezullimi licence (me kohëzgjatje 3 dhe 4 muaj), për shkelje të neneve 13 dhe 25 të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore; 2 raste vërejtjeje me shkrim, për shkelje të nenit 26 të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore; 2 raste vërejtjeje me paralajmërim për heqje licence, për shkelje të neneve 34, 35 dhe 36 të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore”, thuhet në qëndrimin e Urdhrit të Mjekut për Faktoje.al.

Aktualisht urdhri konfirmon se nuk ka masa disiplinore në fuqi për mjekët. “Për të gjithë mjekët ndaj të cilëve janë marrë masa disiplinore, ato masa janë shlyer tashmë. Për këtë arsye, aktualisht nuk ka masa në fuqi”, thuhet në reagim.

Rastet e rënda

Onkologjiku, QSUT (Tiranë), qershor 2024, Hetim për skemë zhvatjeje/transferimi pacientësh nga publiku te privati “Megis”, mosfunksionim i qëllimshëm i “Kobalto Terapisë”, shitje/transferim ilaçesh spitalore; nën hetim: Edmond Gashi, Alketa Ymeri (Pere), Emiljano Lela, Brikena Qirjazi (ish-zv/drejtoreshë), Halil Gashi (admin i klinikës), Florian Marku (farmaci). Masa sigurie: arrest shtëpie/detyrim paraqitjeje.

Kardiokirurgjia, QSUT (Tiranë), 2021-2024, Dosje SPAK ndaj prof. Edvin Prifti: 4 akuza (korrupsion në 7 raste, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, fshehje të të ardhurave, pastrim parash); sekuestrim rreth 1.1 mln euro (pjesërisht cash në banesë/zyrë). Më 13 shkurt 2024 dosja u çua për gjykim; shtator 2024 GJKKO ktheu për plotësime hetimi.

Klinika dentare “Splendent” (Tiranë), tetor 2023 (zhvillime 2024-2025), Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas një ndërhyrjeje dentare me anestezi të përgjithshme në klinikën private të Roland Xhaxho (anestezist/kardiolog), ku punonte dhe e bija Ina Xhaxho. Prokuroria sekuestroi dokumentacionin mjekësor dhe kërkoi ekspertizë të pavarur ndërkombëtare. Akuza: vrasje nga pakujdesia / mjekim i pakujdesshëm. Masa sigurie: arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje për mjekët. Çështja penale vijon në hetim me akt-ekspertizë italiane për shkaqet e vdekjes.

Spitali i Traumës (Tiranë), “masakra e Velipojës”, korrik 2021, Arrest me burg për Serdi Memini (kirurg ortoped) dhe Ervin Sulaj (anestezist), si dhe një infermiere, pasi u dyshuan se morën 3.7-3.9 mln lekë ryshfet nga i ati i një 17-vjeçari të plagosur. Apeli Shkodër la në fuqi “arrest me burg”.

Spitali i Traumës (Tiranë), shtator 2022, Arrestim në flagrancë i anestezistit Fitim Marku pas infiltrimit policor; dyshohet për marrje 20 mijë lekë ryshfet për shërbim. (Më pas masa sigurie u ndryshua në arrest shtëpie).

QSUT (Tiranë), shkurt 2023, Arrestim i dy punonjësve për korrupsion te shërbimi i skanerit: Nazmi Metaliu (mjek) dhe Astrit Mansaku (teknik imazherie); akuzohen se u merrnin para pacientëve për të kryer skanerin.

Spitali Rajonal Fier, qershor 2021, Pas pezullimit nga detyra, u ndaluan për korrupsion Agim Sula dhe Eduart Shyti; dyshohet marrje ryshfeti nga pacientë.

Durrës, janar 2023, Arrestohet mjek i Bankës së Gjakut: dyshohet se kërkoi 5,000 lekë për të mundësuar transfuzion gjaku.

Institucione të shëndetësisë publike (Tiranë), korrik 2020, Operacion antikorrupsion: 14 mjekë/ish-mjekë & punonjës (Higjiena, ISHSh, poliklinika) nën masa sigurie; ndërmjetësim për tamponë COVID-19 dhe ryshfete 5,000-10,000 lekë, libreza fiktive, etj. Disa me “arrest me burg”, disa me “arrest shtëpie/pezullim”.

Materniteti “Koço Gliozheni” (Tiranë), shtator 2016, Ndalohen për mjekim të gabuar/neglizhencë në rastin e vdekjes së Adia Çajku (35 vjeçe): Dritan Deçka, Helidon Klosi; Nazmie Ceni hetohet në gjendje të lirë.

“Shefqet Ndroqi” (Tiranë), tetor 2024 – Arrestohet radiologu Pëllumb Hysko nën akuza për ngacmim seksual/shpërdorim detyre; në hetim edhe një teknik laboratori. (Rast i vitit të kaluar, ende pa përfundim gjyqësor)./ Sebi Alla / Faktoje

Deri 13 orë në ditë/ Parlamenti grek miraton projektligjin për zgjatjen e orarit të punës

Parlamenti grek ka miratuar të enjten një projektligj të debatueshëm që lejon punëdhënësit e sektorit privat të zgjasin orarin ditor të punës deri në 13 orë, nga kufiri i mëparshëm prej 8 orësh. Vendimi është miratuar mes protestave masive të punëtorëve dhe sindikatave, që e cilësojnë këtë nismë si një “goditje të rëndë ndaj të drejtave të punës”.

Sipas qeverisë konservatore greke, ligji synon të “bëjë tregun e punës më fleksibël dhe më efektiv”, duke u dhënë kompanive më shumë hapësirë për të menaxhuar kërkesat e tregut. Por, kundërshtarët e tij paralajmërojnë se pasojat do të jenë të rënda për jetën sociale dhe ekonomike të punëtorëve, në një periudhë kur kriza e kostos së jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetet familjare.

“Kur pjesa tjetër e Evropës po diskuton për uljen e orëve të punës, në Greqi ne i zgjatojmë ato,” – deklaroi për BBC baristi 41-vjeçar Themis Lytras, i cili rrëfeu se qiraja e tij është dyfishuar në vetëm dy vjet.

Në javët e fundit, Athina dhe qytetet e tjera të mëdha janë përfshirë nga dy greva të përgjithshme, të organizuara nga sindikatat e punëtorëve, të cilat akuzojnë qeverinë se po e kthen Greqinë “në një laborator të lodhjes dhe shfrytëzimit modern”.

Sipas të dhënave të Bashkimit Europian, Greqia ka tashmë një ndër oraret më të gjata javore të punës në Evropë, me një mesatare prej rreth 40 orësh në javë, më e larta në Eurozonë. Për sindikatat, zgjatja e ditës së punës në 13 orë është jo vetëm në kundërshtim me trendet europiane, por edhe një regres social në një vend që po përpiqet ende të rikuperohet nga pasojat e krizës financiare dhe inflacionit.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se ligje të tilla mund të nxisin emigracionin e mëtejshëm të të rinjve grekë, të cilët kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më dinjitoze në vendet e tjera të BE-së.

Rrëfehen dγ gratë e shant azhυara për të bë. rë …s ks në gruρ: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit (Video)

Emisioni Fiks Fare ka vijuar sot me denoncimin e dy grave që shantazhoheshin dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale në grup.

Mashkulli që për njërën ishte burri dhe për tjetrin dashnori ishte personi që për vite me radhë ushtroi presion që të shkonin të tre në shtrat.

Një telefonatë mes dy grave e publikuar në emisionin Fiks Fare tregon presionin që ato kanë kaluar. Miranda dhe Silvana tregojnë në bisedë me njëra tjetrën se janë kërcënuar dhe vënë në presion që të shkonin të tre së bashku në shtrat, madje njëra nga gratë të xhironte skenat. Silvana tregon se sa herë i binte telefoni që të shkonin të tre në hotel, ajo dridhej nga ankthi dhe frika.

Ndërkohë Miranda tregon se i shoqi tani po akuzon atë për gjithë situatën.

Përveç traumës së përjetuar, Miranda përballet sot me një tjetër problem të rëndë: ish-bashkëshorti nuk paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre të mitur, i cili jeton me të. Ajo tregon se, kur ishte në punë, i përmbushte rregullisht detyrimeve që kishte ndaj dy vajzave të tjera që jetojnë me Gertin, ish burrin. Tani, që është pa punë, nuk ka të ardhura për të përballuar këtë detyrim.

Për më tepër, përmbaruesi gjyqësor refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës, duke i kërkuar Mirandës të gjejë punë dhe të paguajë ajo për vajzat, pavarësisht se ligjërisht është Gerti ai që ka detyrimin për djalin. Pasi vajzat janë në punë.

Në një intervistë për emisionin, Gerti pranon se vajzat e tij janë në punë, por ai nuk ka dorëzuar vërtetimet përkatëse në përmbarim, duke i shmangur kështu detyrimet që rrjedhin nga kjo situatë.

Ndërkohë, redaksia e “Fiks Fare” ka bërë një kërkesë zyrtare pranë zyrës përmbarimore, duke kërkuar sqarime për mospagesën e pensionit dhe moszbatimin e vendimit gjyqësor. Por që ende nuk ka një përgjigje./TCH

Konfirmohet emri i parë i “Big Brother VIP”, ja kush do jetë opinionistja

Është zbuluar tashmë emri i parë që do të ulet në panelin e opinionistëve të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, dhe bëhet fjalë për një figurë të njohur.

Sipas burimeve të Telegrafit, këtë detyrë do ta marrë Dalina Buzi. Zgjedhja e saj vjen pas një sërë diskutimesh brenda produksionit, ku është vlerësuar profesionalizmi, stili kritik dhe mënyra e veçantë e komunikimit që Buzi sjell në çdo ekran.

Oferta për këtë rol është bërë nga vetë Olsa Muhameti, producentja e njohur e spektaklit, e cila ka vendosur të besojë tek Buzi për të sjellë një frymë ndryshe në panelin e opinionistëve. Olsa ka qenë në kërkim të figurave që jo vetëm argëtojnë, por që analizojnë dhe komentojnë me thellësi zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Burimet bëjnë me dije se Dalina e ka pranuar tashmë ftesën, duke zyrtarizuar kështu rolin e saj në sezonin e ri.

“Big Brother VIP Kosova 4” pritet të nisë në fund të nëntorit, sipas planifikimeve të produksionit. Me emrin e Dalinës tashmë të konfirmuar, pritshmëritë e publikut janë rritur ndjeshëm, dhe fansat mezi presin të shohin si do të ndikojë prania e saj në atmosferën e spektaklit.

Publiku tashmë pret me kuriozitet të madh nisjen e sezonit të ri, i cili, sipas të gjitha gjasave, do të jetë ndër më të përfolurit e viteve të fundit./dritare.net

“Tërmeti” te mazhoranca/ Lala zbulohen prapaskenat e dosjes “Bankers”: Një ish-ministër i Ramës dhe deputet socialist..

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale.

Lala tha se dy persona që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si edhe një deputet aktual i Kuvendit të Shqipërisë nga rradhët e socialistëve.

“Në dosjen e prokurorisë së Fierit, rezulton një ish ministër i kohës së Ramës në qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2″, që rezulton i përfshirë dhe një deputet i Kuvendit në rradhët e socialistëve, që rezulton person i referuar si i përfshirë në aferën Bankers. Pra këta janë referuar si të përfshirë në disa vepra penale.

Momenti i dytë, janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë patur çështje të Bankers dhe dyshohet se kanë marrë vendime për arsye korruptive. Ka edhe zyrtarë të tatimeve, po verifikohen nëse kanë patur rol për shmangien e tatimeve, që kompania të dilte me humbje.

Këto janë fushat e veprimit ku është ndalur Prokuroria e Posaçme. Janë bërë shumë përgjime, gama e personave të hetuar do të jetë shumë e madhe. SPAK ende nuk i ka thirrur personat.

Me sa duket prokuroria po sheh nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim si Fieri për personat e parë të dyshuar. Mund të ketë mundësi për masa të reja për zyrtarët e lartë”, deklaroi Lala.

Biznesmeni i njohur goditet me armë, jashtë vilës luksoze 1.9 milionë USD

Një sulm me armë ka ndodhur ndaj biznesmenit të njohur, Eddie Jawad, ndodhi jashtë rezidencës së tij luksoze prej 1.9 milionë dollarësh në Macomb Township, Michigan.

Jawad, 59 vjeç, i njohur për zotërimin e mbi 20 stacioneve të benzines “Pit Stop”, u qëllua nga një person i paidentifikuar që u shfaq nga shkurret dhe e sulmoi atë jashtë shtëpisë së tij.

“Korrupsioni i lartë, por nuk e denoncojmë dot”, si shihen universitetet nga studentët! (‘Nderet dhe FAVORET’ që kërkojnë pedagogët)

Gruaja e tij, Khadije, tha për mediat se nuk bëhej fjalë për një grabitje.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti Jawadin me plagë nga arma zjarri, dhe ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Hetuesit besojnë se të shtënat ishin të qëllimshme, teksa autori mbetet ende në arrati.

Jawad është një figurë e njohur në komunitetin e biznesit arabo-amerikan të Michigan-it dhe ka qenë kritik i zhvillimeve të mëdha korporative, përfshirë kundërshtimin e ndërtimit të një stacioni benzine Sheetz në afërsi të pronave të tij.

Ai ka qenë një zë i fortë për mbrojtjen e interesave të bizneseve të vogla lokale, duke e akuzuar qeverinë për përparësi të zhvillimeve të mëdha.

DETAJE/ Vr asja që po trondit Italinë, υritet me THlKË modelja e njohur…

Pamela Genini, një modele 29-vjeçare dhe sipërmarrëse e re nga Strozza, u vra rreth orës 22:00 të së martës, më 14 tetor, në Milano.

Ajo u godit me thikë për vdekje në ballkonin e një apartamenti në katin e tretë në lagjen Gorla nga 52-vjeçari Gianluca Soncin, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin Niguarda të Milanos, pasi u përpoq t’i jepte fund jetës duke goditur veten dy herë me thikë në fyt, pasi masakroi 29-vjeçaren.

Fqinjët e viktimës ishin dëshmitarë të vrasjes brutale. Pamela Genini e ka kaluar jetën e saj mes Monte Karlos, Milanos dhe Dubait.

Në internet, viktima e përshkroi veten si një “modele dhe sipërmarrëse e re”.

Së bashku me shoqen e saj Elisa Bortolotti, ajo kishte krijuar një linjë me bikini: “EP SheLux” shkruhet në faqen e internetit të markës.

461 mijë shqiptarë në rrezik varfërie, jetojnë me afro 27 mijë lekë në muaj!

Afro 461 mijë shqiptarë jetojnë në kufi të rrezikut për të qenë të varfër sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave.

“Në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023”, thotë INSTAT.

Që një individ të mos konsiderohet i varfër, duhet të marrë minimalisht 27 mijë lekë në muaj, praktikisht ky është ‘minimumi jetik’ për vitin 2024, ndërsa në vitin 2023 ky tregues ishte afro 22 mijë lekë në muaj. Varfëria në vend do të ishte edhe më e lartë nëse do të mungonin ndihmat ekonomike apo pensionet. Në raport vlerësohet se përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

“Në vitin 2024, 36,7% e popullsisë do të vlerësohej në rrezik për të qenë të varfër, nëse tek të ardhurat e disponueshme do të përjashtoheshin të gjitha përfitimet sociale (duke përfshirë edhe pensionet e pleqerisë/familjare)”, thotë INSTAT.

Në vitin 2024, përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në familjet pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët, krahasuar me familjet me fëmijë në varësi. Për këto rezultate INSTAT thotë se janë përgjigjur janë 6.942 familje, nga 6.822 familje që u përgjigjën në vitin 2023. Pas përgjigjeve të dhëna ka rezultuar sipas raportit se të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri janë 51.122 lekë në muaj ose 613.464 lekë në vit.

Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. ZBULOHET drafti i PS, shfuqizohet nga pr.ligji i Qeverisë “gjinia e tretë”

Në debatin e fortë publik nëse Shqipëria duhet të njohë më shumë se dy gjini, burrë dhe grua, është përfshirë së fundmi edhe grupi parlamentar socialist, i cili me disa amendamente të depozituara në Kuvend, duket se do të thotë fjalën e fundit.

Në vendin tonë, nuk do të ketë gjini të tretë. Me firmën e kreut të grupit parlamentar socialiste, Taulant Balla, janë propozuar jo pak por 22 amendamente ndaj draftit të Ministrisë së Shëndetësisë për të rivendosur në shina, atë që propozuesi e cilëson si humbjen e konceptit klasik në shoqërinë shqiptare, ku ka dy gjini mashkullore dhe femërore.

Amendamentet nisin që në nenin e parë të drafit të qeverisë, e cila kishte parashikuar që ky ligj të rregullojë çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore.

Në variantin e firmosur nga Taulant Balla janë hequr fjalët “pavarësisht përkatësisë gjinore”, duke u zëvendësuar me “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.

“Ore, kush e ka votuar ligjin për gejt”, Laert Vasili DEBATON me Memën, Dorina: Ju po na merrni fëmijët
Në relacionin që i bashkëngjitet projektligjit thuhet se togfjalëshat “përkatësi gjinore” apo “përkatësisë së shumëfishtë”, synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua.

“Këto përcaktime synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit apo përkatësisë së shumëfishtë apo diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua. Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptim binar burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj. Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua””, thuhet në relacion.

Taulant Balla i ka dhënë një përgjigje edhe atyre që përdorin argumentin se shoqëria duhet të ketë më shumë se dy gjini për shkak se kjo është edhe një praktikë juridike europiane.

Sipas deputetit socialist, Gjykata e Drejtësisë e BE-së që mbron personat transgender nga diskriminimi, mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë.

“Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore (siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua”, thuhet në relacion.

Në dokumentin prej 3 faqesh të kreut të grupit të PS-së, është fshirë termi “përkatësi e shumëfishtë” e drafit të qeverisë në 15 raste kur ai përdorej, duke konfirmuar kështu qëndrimin se në Shqipëri edhe pas miratimit të këtij ligji, do të njihen zyrtarisht vetëm dy gjini, mashkullore dhe femërore.

Ndryshimet në pr.ligj

Neni 1 pika 2- Varianti i Qeverisë

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore…

Neni 1 pika 2- Varianti i PS

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave…

Pikat kryesore të relacionit

Projektligji përdor termat “pavarësisht përkatësisë gjinore”; “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”; “ka kuptim gjithëpërfshirës”; “Përkatësi e shumëfishtë”, ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera,….. orientimi seksual…”, terma këto të cilat janë përdorur më pas përgjatë gjithë dispozitave të projektligjit dhe që i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik apo binar të gjinisë që është ajo e burrit dhe gruas, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore.

Këto përcaktime synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit apo përkatësisë së shumëfishtë apo diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua.

Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptim binar burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj.

Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka zhvilluar jurisprudencë që mbron personat transgender nga diskriminimi (p.sh. rasti P. V. S. dhe Cornëall County Council, 1996), por kjo mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë.

Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore (siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua.

Projektligji në nenin 4, shkronja “k”, përcakton se “Përkatësi e shumëfishtë” është ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera si: mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja e imigrantëve, etnia, orientimi seksual ose prejardhja socio-ekonomike” Fjalët “përkatësia e shumëfishtë” përdoren 15 herë në projektligj.

Heqja e këtyre përcaktimeve nga dispozitat e projektligjit përmirësojnë edhe vetë qëllimin e nismëtarit për hartimin e një ligji në përputhje me kushtet aktuale të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë dhe nuk cenojnë garantim për mbrojtjen nga diskriminimi të individëve me identitete komplekse (p.sh. gra me aftësi të kufizuara, gra LGBTIQ+, gra emigrante). Ky propozim mbështetet edhe në faktin se edhe pse BE-ja njeh diskriminimin e shumëfishtë, acquis-i për barazinë gjinore mbetet i fokusuar në binaritetin burrë/grua. /Top Channel/