E rëndë/ Va ksina anti-C▪︎vid i shkaktoi ρ▪︎raIizë italianes, Gjykata njeh rastin e parë

Gjykata Civile e Astit në Itali ka njohur në një vendim të shkallës së parë që lidhte vaksinimin kundër COVID-19 me dëmtimin serioz neurologjik që e pengoi një grua 52-vjeçare të ecte.

Mediat italiane raportojnë se gruaja një javë pasi mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid, kishte patur “simptoma të rënda neurologjike’. Sot 52-vjeçarja nuk është më në gjendje të ecë dhe filloi të përjetojë simptomat e para pasi mori dy doza të vaksinës Pfizer-Biontech: e para më 4 prill 2021 dhe e dyta më 28.

Dhjetë muaj pas shtrimit të saj në spital, letra e saj e daljes përfshinte këtë fjali: “Një rol shkaktar i vaksinës nuk mund të përjashtohet”.

Gjykata emëroi dy konsulentë teknikë, Agostino Maiello dhe Stefano Zacà, të cilët përjashtuan sëmundjen e 52-vjeçarit si shkaktar dhe deklaruan se ” në terma probabilistikë , duke marrë parasysh të gjithë elementët e përshkruar në raportin e ekspertit, seria e vaksinimit në fjalë shkaktoi gjendjen e mielitit/poliradikuloneuritit”.

Sipas Gjykatës, intervali i shkurtër kohor nga vaksinimi deri në fillimin e simptomave ishte një faktor vendimtar në vendim. Vendimi, i lëshuar më 26 shtator, citon gjithashtu bazën e të dhënave të AIFA-s, e cila liston 593 raste të mielitit transversal të regjistruara pas vaksinimit deri në vitin 2022, 280 prej të cilave ishin të lidhura me vaksinat mRNA.

Asnjë si Elseid Hysaj! Mbrojtësi shkruan historinë në futbollin shqiptar

Elseid Hysaj shkruan historinë në futbollin shqiptar. Mbrojtësi 31-vjeçar është bërë zyrtarisht lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Hysaj u fut në fushë në minutën e 77-të të miqësores ndaj Jordanisë, në “Air Albania”, duke kaluar në librin e artë të rekordeve dhe duke lënë pas Lorik Canën, i cili mbante rekordin me 93 ndeshje.

Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj ka qenë sinonim i stabilitetit dhe profesionalizmit në Kombëtare, pjesë e skuadrës që ka bërë histori në Euro 2016 dhe Euro 2024. Me përvojën, karakterin dhe përkushtimin e tij, ai është kthyer në një figurë simbol të brezit të artë të futbollit shqiptar.

Mbrëmja e rekordit u shoqërua edhe me një fitore spektakolare: Shqipëria 4-2 Jordania, në një miqësore që do të mbetet në kujtesën e tifozëve jo vetëm për golat, por për momentin historik të një lideri që nuk ndalet.

“Ma puth Luizin…”/ Çfarë ndodhi mbrëmë live mes Kiarës dhe Oltës?

Mbrëmjen e djeshme ishte bashkë moderatore në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito, e cila foli për sezonin e ri të “Portokallisë”, për bashkëshortin Luiz Ejlli dhe vajzën e tyre, Luna Mari.

Por jo vetëm kaq, pasi ndodhi edhe një moment i papritur, ku Kiara foli live me aktoren e njohur, Olta Gixhari.

Gjatë transmetimit, Olta u përfshi përmes një telefonate, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, ajo reagoi me ngrohtësi dhe sinqeritet.

“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam”, u shpreh Gixhari, duke treguar se, pavarësisht vështirësive, ruan pozitivitetin dhe forcën e saj.

Ndërkohë, Kiara e pyeti me kujdes se si po ndihej, pasi një ditë më parë u bë e ditur se Olta nuk ishte mirë me shëndet, pasi kishte kaluar një problem me syrin.

Nga ana tjetër, Olta nuk harroi të dërgonte edhe një përshëndetje për Lunën dhe për Luizin.

“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunën. Meqë je, ma puth edhe Luizin”, tha ajo me humor, duke bërë që studioja të shpërthente në të qeshura. Kiara e priti mire këtë koment, duke e shoqëruar me të qeshur.

Kujtojmë se Kiara, Luizi dhe Olta kanë qenë së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.

Kastro Zizo rrëfen me dhimbje: Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite

Këngëtari dhe artisti Kastro Zizo ka ndarë një rrëfim tronditës mbi marrëdhënien me vajzën e tij dhe betejën ligjore për të qenë pranë saj, pasi i është mohuar kontakti për më shumë se një dekadë. Në një deklaratë televizive, Zizo zbulon se vajza e tij, tashmë 13 vjeçe, është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë vitesh shkëputjeje të detyruar. Artisti pohon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me të bijën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson “të tmerrshme”.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj,” – shprehet Kastro.

Ai shton se është në një proces ligjor për të rregulluar marrëdhënien me vajzën, dhe se kjo betejë është më shumë sesa një çështje prindërore, është një përballje me padrejtësinë.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë.”

Ai rrëfen gjithashtu se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacioneve nga shërbimet sociale.

“Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”.

U arratis nga burgu grek! Kapet pas gati 1 muaji 27-vjeçari shqiptar Ylli Shkalla, u gjet me makinë të vjedhur në…

Ylli Shkalla, shqiptari 27-vjeçar i arratisur nga burgu grek është arrestuar nga Policia e vendit fqinj.

Ai u vendos në pranga në Beoti, teksa policia gjeti një makinë të parkuar në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut).

Shoferi i mjetit, rezultoi të ishte 27-vjeçari shqiptar, i cili mëngjesin e 18 shtatorit u arratis nga burgu hapur i Kasandrës, Halkidiki.

Gjatë kontrollit të riut shqiptar iu gjet një pistoletë replika dhe një telefon celular. Nga hetimet rezultoi se makina që posedonte ishte e vjedhur.

Ylli Shkalla 27-vjeç, nga Tirana, ishte dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe i kishte mbetur vetëm një muaj burg.

Ai po vuante dënim në gjysmë liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte. Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.

“GoFoundMe” për Elvis Shkambin, avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Llogaria u hap për…

Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj ka four për herë të parë për hapjen e një llogarie ‘GoFoundMe’ për klientin e tij.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Shqipëria Live“ në Top Channel, ai tha se nuk ka folur me Elvis Shkambin në lidhje me këtë gjë, ndërsa shtoi se beson që llogaria është hapur për të ndihmuar familjen Shkambi në përditshmërinë e tyre dhe detyrimet që kanë.

Keni kërkuar informacion për GoFund që është hapur për klientin tuaj?

Ibraj: Nuk kam asnjë dijeni për këtë pjesë, i përket familjarëve të tij. Gjëja e fundit që më ka rënë në mendje është ajo e interesit financiar. Familja Shkambi nuk është në kushte të mira ekonomike, se po të ishte, mbase nuk do të kishte ndodhur kjo që ndodhi. Besoj se GoFund u hap për të ndihmuar familjen Shkambi në përditshmërinë e tyre, detyrimet. Mos harrojmë që kanë djalin, xhaxhain në burg, si dhe xhaxhin tjetër.

Nga ana personale, është e vështirë të jeni avokat i një personi që ka qëlluar mbi drejtësinë?

Ibraj: Për hir të së vërtetës ka shumë ngarkesë të madhe emocionale, është shumë e rëndë. Ne përballemi përditë me prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët ne punojmë në gjykata. Është një ngjarje e pajustifikueshme, por është një rast me ngarkesë të madhe emocionale. Opinioni publik ndahet në dy pjesë për këtë ngjarje./TCH

Cllevio “live” pas ekstradimit për përndjekien e Noizyt? Ja si qëndron e vërteta

Kleviol Ahmetaj, i njohur për publikun si Cllevio Serbiano, është ekstraduar së fundmi nga Dubai në Shqipëri, pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Cllevio ishte në kërkim për disa vepra penale të lidhura me përndjekjen e familjes së Noizyt dhe thyerje të masës së sigurisë dhe tashmë ndodhet në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie.

Megjithatë, ajo që ka nxitur debat në rrjetet sociale, është fakti se edhe pas lajmit të ekstradimit, Cllevio ka vijuar që të shfaqet në “TikTok” , në video të cilat duken si “live”, të realizuara në Dubai.

Këto paraqitje të reperit kanë ngritur një sërë pyetjesh dhe dyshime të ndjekësit e tij, të cilët janë ndarë mes atyre që besojnë se videot janë vërtet “live” dhe atyre që thonë se bëhet fjalë për materiale të regjistruara më herët dhe të planifikuara për publikim automatik.

Një detaj i cili nxjerr “zbuluar” këtë skemë të planifikuar nga reperi apo dhe miqtë e tij është ora.

Kapja dhe ekstradimi i tij u bë në bashkëpunimin e Interpolit dhe autoriteteve të Dubait dhe Policia e Shtetit publikoi pamjet e momentit ku ai mbërriti në Rinas, i shoqëruar nga efektivët e Policisë.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve ligjore, pranisë së tij në Shqipëri dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve, videot në TikTok që shfaqin Cllevion “live” nga Dubai në mbrëmje vazhdojnë të dalin në profilin e tij, por që gjithçka rezulton të jetë “fake” dhe këto video janë të regjistruara më herët!

Ditën President, natën “mjek”/ Bajram Begaj reagon për herë të parë për akuzat e PD

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë pas nismës së ndërmarrë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për shkarkimin e tij nga posti i Kreut të Shtetit.

Në një deklaratë për mediat, Presidenca thekson se Presidenti nuk komenton nisma politike të asnjë pale, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së neutralitetit që kërkon funksioni i lartë kushtetues. Sipas Presidencës, procedura për shkarkimin e Presidentit është një instrument kushtetues i Kuvendit dhe si i tillë, Parlamenti ka të drejtë ta përdorë kur e gjykon të nevojshme.

Në deklaratë, theksohet gjithashtu se pretendimet e bëra publike nga PD nuk janë të vërteta dhe se Presidenti pret që Parlamenti t’i hetojë me transparencë dhe profesionalizëm.

Reagimi i Presidentit Bajram Begaj:

Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.

Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.

Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.
Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.

Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut.

Çfarë ndodhi? Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI.

Kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.

Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni: Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.

Por le ta nisim këtë histori nga fillimi.

Një ditë të bukur, Behgjet Pacolli u fotografua si pa dashje te avllia e Kryeministrisë. Spekulimi shkoi deri aty sa një pjesë e mediave raportoi se ai mund të ishte kandidat i Ramës për poste ministrore.

Në fakt jo vetëm që nuk ishte i tillë, por atë fotografinë “si pa dashje” e kërkoi Rama të shkrepej, pas një bisede tepër të tensionuar me Pacollin në zyrën e kryeministrit.

Në këtë takim zoti Pacolli bëri një lëvizje të paimagjinueshme, ai i deklaroi kryeministrit:

“Unë do të mbaj 98 për qind të aksioneve të aeroportit dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për matrapazllëqet që ka bërë administratori im Valon Lluka me zyrtarët e tu. 40 për qind të aksioneve të kompanisë turke që u largua, unë i kam blerë me kontratë dhe nuk i kam detyrime kujt. Valon Lluka s’do të jetë më administrator im, pasi ai me zyrtarët e tu e kanë bërë këtë korrupsion”, – mësohet t’i ketë thënë Pacolli kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa ky i fundit, pikërisht në atë moment, kuptoi se në çfarë telashesh mund të ishte.

Pasioni për pikturën dhe podcastet e të dielave zor se i linin kohë kryeministrit Rama të nuhaste atë që kishte muaj duke u gatuar.

Pacolli pretendon se ka pasur një aferë dhe ujdi korruptive ndërmjet zonjës Balluku dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, për të cilën zoti Pacolli thotë se nuk dinte gjë prej gjëje, duke luajtur kartën e një burri në moshë, të çiltër dhe deri diku naiv.

Ndërkohë, partneri i tij në koncension “2A Group” rezulton se ka investuar më shumë se Pacolli, ndërsa të dy kanë marrë një kredi në shumën e 56 milionë eurove në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Ndërmjet kompanisë së Pacollit “Mabco” dhe partnerit “2A Group” të Imer Ademit ka disa kontrata noteriale që bëjnë fjalë pikërisht për kalimin e aksioneve, por BKT deri në këto momente rezulton se po mbështet hapur inkursionin e zotit Pacolli dhe nuk po i kryen procedurat paraprake që lejojnë regjistrimin e kontratave të mëparshme në QKB.

Janë ende të panjohura motivet pse BKT po e mbështet kaq hapur zotin Pacolli, por është fakt që zoti Pacolli ka kryer një veprim që ka ngritur dyshime tepër të forta, jo për korrupsion kësaj here, por për inkursion të interesave strategjike të Rusisë në Shqipëri.

Është një deduksion logjik ai që ka vënë në lëvizje partnerët amerikanë.

Supozojmë një moment për lehtësi arsyetimi se zoti Pacolli është një burrë i moshuar, i çiltër e naiv, dhe se “shtriga” Belinda Balluku, së bashku me ish-administratorin e tij Valon Lluka, kanë bërë ujdi e korrupsion pa dijeninë e këtij burri kaq të ndershëm.

Në këtë skenar pyetja që shtrohet është:

Ku e gjen forcën zoti Pacolli të sfidojë këtë klan të presupozuar si të korruptuar në territorin e vet?

Nëse zoti Pacolli është një biznesmen i rëndomtë që sheh hallin e punëve të veta, ashtu si me stil naiv, si mundet ai të shkojë në zyrën e kryeministrit (që presupozohët bosi i bosëve mbi territorin) dhe të mos synojë fare asnjë negociatë apo shteg për zgjidhje, por të shkojë dhe ta vendosë kryeministrin para faktit të kryer në territorin e vet?

Për të abstraguar më tej, na vlen të shohim profilin si biznesmen të zotit Pacolli. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë Boris Jelcin.

Fillimet e biznesit zoti Pacolli i kishte falë një lidhjeje personale të tij me Pavel Borodinin, person kyç në “rrethin e tenisit” të Jelcinit. Borodini i hapi rrugën zotit Pacolli të privatizonte si fillim fabrika tekstilesh, ndërsa në Moskë është sekret i hapur se Pacolli deri vonë ka lëvizur paratë e Borodinit. Fiks të njëjtat pretendime ngrinte edhe ish-prokurorja Carla Del Ponte në Zvicër.

Ky koncentrat i CV-së së zotit Pacolli nuk flet aspak për një biznesmen që s’bën kompromise me pushtetin politik, se të ishte ndryshe, vajza e Jelcinit do përdorte kartën e kreditit të Valon Llukës dhe jo të Behgjet Pacollit.

Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një burrë të moshuar parimor dhe paksa naiv; përkundrazi, kemi të bëjmë me një biznesmen i cili që prej ditës së parë është i formatuar dhe i kultivuar si dordolec i politikës dhe i pushtetit – si prestanome.

Dhe në kushtet kur një biznesmen prestanome dhe i shtrirë barkas para pushtetit politik sfidon hapur një pushtet në territorin e vet, ka vetëm dy opsione logjike:

a) Pacolli ka lajthitur

b) Dikush tjetër po e mbron Pacollin

Zakonisht të lajthiturit janë të painteresuar për shifrat dhe tepër të lidhur me aspekte emocionale ose estetike. Janë profil gati-gati identik me atë të kryeministrit të Shqipërisë.

Pacolli shfaqet tepër i qetë dhe i kalkuluar; ai s’ka bërë asnjë gabim me shifrat e veta dhe s’ka përjetuar emocionalisht asgjë nga sikleti ku ka futur të vetët dhe qeverinë shqiptare, çka të çon rrjedhimisht në bindjen se dikush tjetër po e mbron Pacollin. Dikush tjetër e komandon atë si dordolec.

Nuk është aspak e vështirë të bësh identikitin e këtij faktori për sa kohë CV-ja e zotit Pacolli kumbon fort jo vetëm si dordolec i Jelcinit apo Borodinit, por edhe si akrobat që muajin e fundit po bën hapa konkretë për të lidhur ujdi në Kazakistan për shitjen e gjysmës së paketës së aksioneve që ai posedon.

Një tjetër fakt interesant është se procedimi në Tiranë ndaj zotit Pacolli nuk është kurdisur në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës. Kjo mund të ketë ardhur ndoshta edhe për shkak se administrata e re e State Department (OPDAT) mund të ketë dijeni ekskluzive mbi pamundësinë absolute të kreut të SPAK Altin Dumani për të çuar përpara hetime ku mund të bëhet pis zonja Balluku.

E megjithatë, loja që ka hapur Pacolli në Tiranë është përtej cilësdo skeme korruptive apo zyrtari shqiptar, sepse Pacolli ka lënë zbuluar një aset gjeostrategjik si Aeroporti i Vlorës, ku minimalisht pronari i ri potencial me fijet në Kremlin zbarkon aty shpejt e shpejt disa radarë anti-dron ose sisteme interceptimi që ndryshojnë ekuilibrat e forcës në Mesdhe. /Hashtag.al

“Rruga” drejt botërorit/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë, nëse kalon në “play off”

Shqipëria është një hap larg vendit të dytë në Grupin K, i cili siguron pjesëmarrjen e kuqezinjve në fazën “Play Off” të Botërorit 2026.

Sipas asaj që raporton portali “Football Meets Data”, Kombëtarja jonë do të jetë pjesë e vazos së tretë, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë dhe Kosovën, duke shmangur një përballje me këtë të fundit.

Nëse ndodh kështu, Shqipëria do të ndeshet me një skuadër nga vazo e dytë, që momentalisht projektohen Uellsi, Hungaria, Skocia dhe Republika Çeke.

Siç raporton portali i statistikave, kuqezinjtë kanë 17% shanse që të ndeshen me Hungarinë.

Një tjetër faktor negativ do të jetë fakti që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet jashtë për arsye se ndodhet në vazon e tretë./ Top Channel