Çfarë ndodhi? Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI.

Kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.

Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni: Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.

Por le ta nisim këtë histori nga fillimi.

Një ditë të bukur, Behgjet Pacolli u fotografua si pa dashje te avllia e Kryeministrisë. Spekulimi shkoi deri aty sa një pjesë e mediave raportoi se ai mund të ishte kandidat i Ramës për poste ministrore.

Në fakt jo vetëm që nuk ishte i tillë, por atë fotografinë “si pa dashje” e kërkoi Rama të shkrepej, pas një bisede tepër të tensionuar me Pacollin në zyrën e kryeministrit.

Në këtë takim zoti Pacolli bëri një lëvizje të paimagjinueshme, ai i deklaroi kryeministrit:

“Unë do të mbaj 98 për qind të aksioneve të aeroportit dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për matrapazllëqet që ka bërë administratori im Valon Lluka me zyrtarët e tu. 40 për qind të aksioneve të kompanisë turke që u largua, unë i kam blerë me kontratë dhe nuk i kam detyrime kujt. Valon Lluka s’do të jetë më administrator im, pasi ai me zyrtarët e tu e kanë bërë këtë korrupsion”, – mësohet t’i ketë thënë Pacolli kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa ky i fundit, pikërisht në atë moment, kuptoi se në çfarë telashesh mund të ishte.

Pasioni për pikturën dhe podcastet e të dielave zor se i linin kohë kryeministrit Rama të nuhaste atë që kishte muaj duke u gatuar.

Pacolli pretendon se ka pasur një aferë dhe ujdi korruptive ndërmjet zonjës Balluku dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, për të cilën zoti Pacolli thotë se nuk dinte gjë prej gjëje, duke luajtur kartën e një burri në moshë, të çiltër dhe deri diku naiv.

Ndërkohë, partneri i tij në koncension “2A Group” rezulton se ka investuar më shumë se Pacolli, ndërsa të dy kanë marrë një kredi në shumën e 56 milionë eurove në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Ndërmjet kompanisë së Pacollit “Mabco” dhe partnerit “2A Group” të Imer Ademit ka disa kontrata noteriale që bëjnë fjalë pikërisht për kalimin e aksioneve, por BKT deri në këto momente rezulton se po mbështet hapur inkursionin e zotit Pacolli dhe nuk po i kryen procedurat paraprake që lejojnë regjistrimin e kontratave të mëparshme në QKB.

Janë ende të panjohura motivet pse BKT po e mbështet kaq hapur zotin Pacolli, por është fakt që zoti Pacolli ka kryer një veprim që ka ngritur dyshime tepër të forta, jo për korrupsion kësaj here, por për inkursion të interesave strategjike të Rusisë në Shqipëri.

Është një deduksion logjik ai që ka vënë në lëvizje partnerët amerikanë.

Supozojmë një moment për lehtësi arsyetimi se zoti Pacolli është një burrë i moshuar, i çiltër e naiv, dhe se “shtriga” Belinda Balluku, së bashku me ish-administratorin e tij Valon Lluka, kanë bërë ujdi e korrupsion pa dijeninë e këtij burri kaq të ndershëm.

Në këtë skenar pyetja që shtrohet është:

Ku e gjen forcën zoti Pacolli të sfidojë këtë klan të presupozuar si të korruptuar në territorin e vet?

Nëse zoti Pacolli është një biznesmen i rëndomtë që sheh hallin e punëve të veta, ashtu si me stil naiv, si mundet ai të shkojë në zyrën e kryeministrit (që presupozohët bosi i bosëve mbi territorin) dhe të mos synojë fare asnjë negociatë apo shteg për zgjidhje, por të shkojë dhe ta vendosë kryeministrin para faktit të kryer në territorin e vet?

Për të abstraguar më tej, na vlen të shohim profilin si biznesmen të zotit Pacolli. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë Boris Jelcin.

Fillimet e biznesit zoti Pacolli i kishte falë një lidhjeje personale të tij me Pavel Borodinin, person kyç në “rrethin e tenisit” të Jelcinit. Borodini i hapi rrugën zotit Pacolli të privatizonte si fillim fabrika tekstilesh, ndërsa në Moskë është sekret i hapur se Pacolli deri vonë ka lëvizur paratë e Borodinit. Fiks të njëjtat pretendime ngrinte edhe ish-prokurorja Carla Del Ponte në Zvicër.

Ky koncentrat i CV-së së zotit Pacolli nuk flet aspak për një biznesmen që s’bën kompromise me pushtetin politik, se të ishte ndryshe, vajza e Jelcinit do përdorte kartën e kreditit të Valon Llukës dhe jo të Behgjet Pacollit.

Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një burrë të moshuar parimor dhe paksa naiv; përkundrazi, kemi të bëjmë me një biznesmen i cili që prej ditës së parë është i formatuar dhe i kultivuar si dordolec i politikës dhe i pushtetit – si prestanome.

Dhe në kushtet kur një biznesmen prestanome dhe i shtrirë barkas para pushtetit politik sfidon hapur një pushtet në territorin e vet, ka vetëm dy opsione logjike:

a) Pacolli ka lajthitur

b) Dikush tjetër po e mbron Pacollin

Zakonisht të lajthiturit janë të painteresuar për shifrat dhe tepër të lidhur me aspekte emocionale ose estetike. Janë profil gati-gati identik me atë të kryeministrit të Shqipërisë.

Pacolli shfaqet tepër i qetë dhe i kalkuluar; ai s’ka bërë asnjë gabim me shifrat e veta dhe s’ka përjetuar emocionalisht asgjë nga sikleti ku ka futur të vetët dhe qeverinë shqiptare, çka të çon rrjedhimisht në bindjen se dikush tjetër po e mbron Pacollin. Dikush tjetër e komandon atë si dordolec.

Nuk është aspak e vështirë të bësh identikitin e këtij faktori për sa kohë CV-ja e zotit Pacolli kumbon fort jo vetëm si dordolec i Jelcinit apo Borodinit, por edhe si akrobat që muajin e fundit po bën hapa konkretë për të lidhur ujdi në Kazakistan për shitjen e gjysmës së paketës së aksioneve që ai posedon.

Një tjetër fakt interesant është se procedimi në Tiranë ndaj zotit Pacolli nuk është kurdisur në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës. Kjo mund të ketë ardhur ndoshta edhe për shkak se administrata e re e State Department (OPDAT) mund të ketë dijeni ekskluzive mbi pamundësinë absolute të kreut të SPAK Altin Dumani për të çuar përpara hetime ku mund të bëhet pis zonja Balluku.

E megjithatë, loja që ka hapur Pacolli në Tiranë është përtej cilësdo skeme korruptive apo zyrtari shqiptar, sepse Pacolli ka lënë zbuluar një aset gjeostrategjik si Aeroporti i Vlorës, ku minimalisht pronari i ri potencial me fijet në Kremlin zbarkon aty shpejt e shpejt disa radarë anti-dron ose sisteme interceptimi që ndryshojnë ekuilibrat e forcës në Mesdhe. /Hashtag.al

“Rruga” drejt botërorit/ Ja kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë, nëse kalon në “play off”

Shqipëria është një hap larg vendit të dytë në Grupin K, i cili siguron pjesëmarrjen e kuqezinjve në fazën “Play Off” të Botërorit 2026.

Sipas asaj që raporton portali “Football Meets Data”, Kombëtarja jonë do të jetë pjesë e vazos së tretë, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë dhe Kosovën, duke shmangur një përballje me këtë të fundit.

Nëse ndodh kështu, Shqipëria do të ndeshet me një skuadër nga vazo e dytë, që momentalisht projektohen Uellsi, Hungaria, Skocia dhe Republika Çeke.

Siç raporton portali i statistikave, kuqezinjtë kanë 17% shanse që të ndeshen me Hungarinë.

Një tjetër faktor negativ do të jetë fakti që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet jashtë për arsye se ndodhet në vazon e tretë./ Top Channel

Gjykata australiane jep vendimin për Belina Pupën, reagon Elvis Pupa

Belina Pupa është shpallur e pafajshme nga një gjykatë australiane, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj.

Pas disa muajsh në proces gjyqësor, burime për VipMagazine kanë konfirmuar lajmin.

Gjithashtu, bashkëshorti i influencueses, aktori i humorit, Elvis Pupa, ka ripostuar lajmin në Instagramin e tij dhe shkruan:

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë.”

Në 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq, në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Më vonë, në një deklaratë për Dritare Tv, Belina shprehu se ambienti ku janë evidentuar shkeljet ligjore ishte një pronë në emrin e saj, por e dhënë me qira.

Gjithashtu u dyshua se edhe Elvis Pupa ishte përfshirë në të njëjtën çështje dhe u raportua se ishte shpallur në kërkim nga autoritetet australiane.

Megjithatë, aktori i përgënjeshtroi aludimet dhe adresoi gjithë manipulimet që iu bënë ngjarjes.

“Do shpërthejë ferri”/ Çfarë ndodhi?! Një ditë pas largimit të Trump, Netanyahu kërcënon Hamas

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit

Një ditë pas vizitës së Presidentit Donald Trump në Tel Aviv dhe shpalljes së fazës së parë të planit të tij të paqes për Gazën, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar pasoja të rënda për Hamasin nëse nuk pranon çarmatosjen.

Netanyahu tha se kushtet e Presidentit Trump janë shumë të qarta, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët dhe të çmilitarizohet, përndryshe shpërthen ferri.

“Ne ramë dakord t’i japim paqes një shans. Së pari, Hamasi duhet të heqë dorë nga armët. Dhe së dyti, duhet të siguroheni që nuk ka fabrika armësh brenda Gazës. Nuk ka kontrabandë armësh në Gaza. Ky është demilitarizim”-, tha Netanyahu

Më 13 tetor, në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA, Hamasi liroi 20 pengje izraelitë të gjallë, ndërsa Izraeli reagoi me lirimin e rreth 2.000 palestinezëve nga burgjet e tij. Po atë ditë, autoritetet izraelite morën edhe katër trupat e pajetë të pengjeve të vrarë.

Ky shkëmbim është pjesë e fazës së parë të planit 20-pikësh për paqe të shpallur nga Presidenti Trump për Gazën. Më 14 tetor, ai bëri të ditur se ka nisur zbatimi i fazës së dytë, e cila përfshin çarmatimin e plotë të Hamasit, një kërkesë që deri më tani është hedhur poshtë nga grupi.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi kreu një sulm të befasishëm në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe rrëmbyer 251 të tjerë. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë masive ushtarake.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, deri tani mbi 67.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite, ndërsa enklava mbetet e shkatërruar në masë të madhe. Popullsia prej 2 milionë banorësh përballet me mungesë të thellë ushqimi, uji dhe ilaçesh.

Shqipëria përgatitet për stuhi/ Sinoptikania jep lakmin e papritur: Ja çfarë na pret në orët e ardhshme

Sinoptikania Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave, në një intervistë televizive, u shpreh se nga dita e premte, e në vijim, do të ketë ulje të dukshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Reshje mesatare shoqëruar me shtrëngata priten në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë, duke krijuar kushte jo të favorshme.

Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të dobëta, por moti pritet të mbetet me vranësira dhe i paqëndrueshëm.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, reshje të dobëta dhe lokale janë parashikuar në disa qarqe si Kukës, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 7°C në zonat malore deri në 22°C në zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke ndikuar në përhapjen e reshjeve dhe intensitetin e tyre.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat ku priten shtrëngata dhe reshje mesatare, për të shmangur rreziqet e mundshme gjatë lëvizjeve dhe aktivitetit të jashtëm.

Ukraina në rrezik/ Trump kërcënon Rusinë me ndërhyrje të drejtpërdrejtë: Ndalo luftën, ose SHBA …

Pasi armëpushimit në Linjen e Mesme , Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan këtë të enjte se duan me çdo kusht edhe mbylljen e luftës Rusi Ukrainë në Europën Lindore. Mesazhin e Washingtonit ndaj Moskës e dha Pete Hegseth, sekretari Amerikan i Luftës i cili nga Minesteriali i NATO-s në Bruksel deklaroi se nëse Rusia nuk pranon të ndalë gjakderdhjen, atëherë Shtetet e Bashkuara do ti përgjigjen Kremlinit në një mënyrë që vetëm Shtetet e Bashkuara dine ta bëjnë.

“Europa po i dërgon Rusisë një mesazh të qarte, Është koha që kjo luftë të mbyllet, të ndalet gjakderdhja dhe të ulemi në tryezën e negociatave të paqes. Tani nëse kjo luftë nuk mbyllet, duhet ta dini se nuk ka asnjë rrugë tjetër të mesme që do të siguronte vetëm paqe afatshkurtër. Nëse ky do të ishte opsioni i Moskës atëherë ne Shtetet e Bashkuara së Bashku me aleatët tanë do të ndërmarrim të gjithë hapat për të bërë të mundur që Rusia të përballet me kosto të larta nëse ajo kërkon të vazhdojë agresionin dhe gjakderdhjen. Nëse do të na duhet ta ndërmarrim këtë hap, Departamenti Amerikan i Luftës është gati të bëjë pjesën e tyre në një mënyrë që vetëm Shtetet e Bashkuara dine ta bëjnë”, tha Pete Hegseth.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes deklaroi nga Brukseli se mënyra më e mire për tu përballur me një agresion të mundshëm Rus ndaj Europës është që të kemi një NATO të armatosur deri në dhëmbë ndërsa theksoi se paqja vjen përmes forcës.

Në javën e fundit zyrtarë të Lartë Amerikan kanë bërë deklarata publike duke kërkuar që Moska të heq dorë nga qëllimet e saj maksimaliste në Ukrainë dhe ti jap fund luftës. Pete Hegseth deklaroi në mbërritjen e tij në Samitin e NATO-s se Aleatët do ti japin Ukrainës atë që ai e quajti fuqinë e zjarrit, një paralajmërim ky i drejtpërdrejt ndaj Moskës se Ukraina do të marrë të gjithë armatimin e nevojshëm për t’ia dale që ta fitojë këtë luftë.

Megjithatë Samiti i NATO-s këtë të mërkurë nuk I dha ende përgjigje pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti japin Ukrainës raketat Tomahawk, raketa këto me një rreze veprimi mbi 2 mijë kilometra që mund të godasin edhe Moskën. Ukraina ka bërë zyrtarish kërkesën e saj ndaj Uashingtonit, por Donald Trump ka deklaruar se nuk ka marrë ende një vendim final mbi këtë çështje pavarësisht se ka deklaruar disa here se mund të dërgonte këto raketa në Kiev.

Çfarë ndodhi? Emri i Arbana Osmanit është i ndaluar të përmendet në Top Channel, ja arsyeja

Arbana Osmani duket se tashmë është bërë një emër që s’duhet të përmendet më në Top Channel.

Mbrëmjen e së martës në emisionin “Goca dhe Gra”ku prezente ishte edhe moderatorja Kiara Tito,

Rudina Dembacaj nuk ka humbur rastin për ta pyetur menjëherë në lidhje me deklaratën që Dojna Mema bëri për të në “Mirëmbrëma Yje”.

Pikërisht në ‘Mirëmbrëma Yje’ thuajse rastësisht nga pyetjet në fund të emisionit që Arbana i bëri Dojnës kjo e fundit tha se Kiara e ka hequr nga Instagrami.

Megjithatë Rudina Dembacaj nuk e saktësoi si më sipër, emrin e emisionin, se ku dhe të kujt, Dojna tha këtë deklaratë për Kiara Titon.

“Në një emision që jepet vetëm në YouTube…”– nisi kështu fjalia e moderatores pa përmendur Arbana Osmanin dhe emisionin e saj në “Mirëmbrëma Yje”.

Kujtojmë që prej largimit të Arbana Osmanit nga Top Channel emri i moderatores më të dashur shqiptare është i ndaluar të përmendet në këtë televizon.

S’dihet pse gjërat nuk kanë funsksionuar dhe pse Arbana është sot larg Topit, pasi asnjëra palë s’ka folur për këtë largim, mungesë apo vendim.

LAJM I FUNDIT/ Bën ulje emergjente avioni i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes

Aeroplani që transportonte Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, u detyrua të bënte një ulje emergjente mbëmjen e kësaj të mërkure për shkak të një çarjeje në dritaren e kabinës.

Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Reuters.

“Avioni u ul sipas procedurave standarde dhe të gjithë pasagjerët, përfshirë Sekretarin Hegseth, janë të sigurt”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, në një postim në X.

“Gjatë rrugës së kthimit për në Shtetet e Bashkuara nga takimi i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, avioni i Sekretarit të Luftës Hegseth bëri një ulje të paplanifikuar në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një çarjeje në xhamin e përparmë të avionit. Aeroplani u ul bazuar në procedurat standarde dhe të gjithë në bord, përfshirë Sekretarin Hegseth, janë të sigurt”, ka shkruar Parnell në rrjetin social “X”.

Shantazhoi gruan dhe të dashurën të krγenin ma rrë▪︎ënie në gruρ dhe të filmonin skenat. Dy gratë tentojnë vetëvrasjen në malin e Dajtit

Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual.

Historia përfshin marrëdhënie seksuale treshe të detyruara, filmime të skenave intime dhe tentativë vetëvrasjeje nga viktimat e përfshira.

Ajo deklaron se pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore, burri i saj e detyroi të përfshihej në marrëdhënie intime me të dhe një grua tjetër. Sipas saj, ai kërkonte që marrëdhëniet të ndodhnin në prani të saj dhe të xhiroheshin me kamera, në disa raste nga vetë ajo dhe në disa raste nga e dashura e tij.

“E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – u shpreh ajo. Ajo thotë se e ka dokumentuar situatën me video që tashmë i ka vënë në dispozicion të emisionit.

Në të njëjtën kohë, sipas saj, gruaja tjetër përfshihej nën shantazh, pasi ish-bashkëshorti e kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen jashtëmartesore.

Ngjarjet shkuan deri në një moment të rëndë psikologjik, ku denoncuesja dhe gruaja tjetër tentuan të vetëvriteshin në malin e Dajtit, të dërrmuara nga presioni, frika dhe turpi.

“Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – tha denoncuesja.

I kontaktuar nga “Fiks Fare”, ish-bashkëshorti mohoi akuzat, duke deklaruar se ish-gruaja, ishte ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie me të dashurën në prani të saj. Ai e akuzon për manipulim dhe pretendon se gruaja donte të nxirrte fajtor atë për gjithçka, ndonëse kishte qenë vetë ajo që kishte tradhtuar e para.

Ai përmendi edhe një incident ku, sipas tij, ish-gruaja mori të dashurën e tij në makinë dhe e çoi deri në Dajt me qëllimin për ta sulmuar me kaçavidë – një akuzë që më pas u rrëzua nga vetë e dashura.

Gruaja tjetër, e përfshirë në këtë trekëndësh shantazhi, tregoi se ishte vazhdimisht nën presion. Ajo thotë se shantazhohej nga ish-bashkëshorti i denoncueses me kërcënimin se do ta demaskonte tek burri i saj, nëse nuk pranonte të përfshihej në takime intime me çiftin.

“Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” – tha ajo. Ajo konfirmon se kanë shkuar në Dajt, por jo për ta vrarë atë, siç pretendon burri, por sepse të dyja ishin në gjendje të rënduar emocionale.

Përveç kësaj, denoncuesja akuzon ish-burrin se nuk i paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre 10-vjeçar. Ndërkohë, zyra e përmbarimit i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin – edhe pse, sipas saj, ato janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.

Stafi i “Fiks Fare” iu drejtua zyrës së Përmbarimit për sqarim. Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, nuk pranoi të flasë, ndërsa drejtori i zyrës, Pjetër Caka, u kontaktua në telefon, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.