NATO “tregon muskujt” ndaj provokimeve ruse? Aleanca nis stërvitjet bërthamore

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore.
Rreth 2.000 pjesëtarë të personelit do të përfshihen në stërvitjet e quajtura “Steadfast Noon” që do të zhvillohen gjatë dy javëve, njoftoi aleanca më 13 tetor në nisje të manovrave.
Rreth 70 avionë do të përdoren gjatë stërvitjeve, tha NATO, përfshirë avionë luftarakë gjermanë që janë të aftë të transportojnë bombat bërthamore amerikane që janë të stacionuara në Evropë.
Manovrat e këtij viti pritet të zhvillohen kryesisht në hapësirën ajrore mbi Detin e Veriut. Baza ajrore holandeze në Volkel dhe bazat ushtarake në Kleine Brogel në Belgjikë, Lakenheath në Angli dhe Skrydstrup në Danimarkë pritet gjithashtu të kenë role të rëndësishme.
NATO thotë se Forcat e Armatosura gjermane kanë ofruar tre avionë Tornado, që janë të aftë të gjuajnë bomba bërthamore amerikane dhe katër Eurofighter për stërvitje.
Sipas aleancës, këto janë stërvitje rutinore dhe nuk janë përgjigje ndaj shkeljeve të fundit të hapësirave ajrore dhe provokimeve të tjera të bëra nga Rusia. Megjithatë, manovrat po ashtu synojnë të përçojnë një sinjal të qartë në Moskë se NATO-ja është e përgatitur që të mbrojë veten edhe me armë bërthamore, nëse është e nevojshme.

Kjo stërvitje është e nevojshme për të siguruar që parandalimi bërthamor të mbetet sa më i besueshëm dhe efektiv, tha javën e kaluar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Arsyeja pse Gjermania, një vend që nuk ka armë bërthamore, po merr pjesë në stërvitje, lidhet me parimin e NATO-s për ndarjen bërthamore.

Ky parim parasheh që, në një rast emergjent, armët bërthamore amerikane të tipit B61 të stacionuara në Evropë mund të hidhen edhe nga avionët e vendeve partnere dhe më pas të përdoren për të shkatërruar, për shembull, forcat armike.
Armët bërthamore amerikane nuk dihet se ku janë të vendosura në Evropë. Megjithatë, ka pasur raportime se armë të tilla ka në veri të Italisë, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
NATO-ja nuk ka dhënë detaje se cili skenar konkret do të ushtrohet gjatë manovrave.
Ekspertët ushtarakë thonë se manovrat, të cilat zhvillohen rregullisht në tetor, përfshijnë stërvitjen e mënyrës së transportit të sigurt të armëve nga magazinat nën tokë tek avionët dhe montimin e tyre nën avionët luftarakë.
Megjithatë, në këtë dhe stërvitjet sulmuese përdoren vetëm bomba për stërvitje, pa kokat reale bërthamore. /REL/

Pak minuta pasi mori shtetësinë gjermane, palestinezit i ndodh e PAPRITURA QË I RRËNOI JETËN…

Një palestinezi do t’i hiqet shtetësia gjermane e sapo marrë, pasi postoi një foto që tregonte mbështetje për Hamasin, shkruan The Telegragh.

Një ditë pasi festoi mbërritjen e pasaportës së tij gjermane, burri, i referuar vetëm si Abdallah, ngarkoi në Instagram një fotografi që tregonte luftëtarët e Hamasit me mbishkrimin “heronj të Palestinës”.

Pak më vonë, ai mori një letër nga ministria e Brendshme e Gjermanisë ku thuhej se shtetësia e tij ishte revokuar, sipas gazetës lokale Bild.

Gjermania ka shkuar më tej se shumica e vendeve evropiane për të ndëshkuar mbështetjen për Hamasin dhe për të frenuar mbështetjen pro-palestineze, nga ajo që e sheh si një detyrim historik ndaj Izraelit dhe për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës së saj naziste.

Ndërsa Gjermania ka bllokuar rrugën drejt shtetësisë bazuar në refuzimin e një aplikanti për njohjen e Izraelit si shtet, rasti i Abdallah besohet të jetë një nga rastet e pakta ku shtetësia është hequr. Nuk është e qartë nëse ai do të deportohet, duke pasur parasysh se Gjermania nuk e njeh Palestinën si shtet.

“Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë” – Inteligjenca gjermane: Në këtë vit pritet ta sulmojë Rusia, NATO-n

Shërbimi Federal i Inteligjencës gjermane ka paralajmëruar për një sulm rus ndaj NATO-s para vitit 2029.

Martin Jaeger, kreu i shërbimit BND të spiunazhit, u tha ligjvënësve se Rusia është e vendosur që të zgjerojë “sferën e saj të ndikimit më në perëndim drejt Evropës”, shkruan A2 CNN.

“Nuk mund të rrimë duarkryq dhe të supozojmë se një sulm i mundshëm rus nuk do të ndodhë deri në vitin 2029, në rastin më të mirë. Ne jemi tashmë nën sulm”, tha shefi i ri i BND-së, Martin Jäger, në një seancë publike dëgjimore të Panelit të Kontrollit Parlamentar të Bundestagut. Veprimet e Rusisë janë të dizajnuara për të minuar NATO-n dhe për të ndarë shoqëritë. “Për të arritur këtë qëllim, Rusia nuk do të shmangë një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake me NATO-n, nëse është e nevojshme.”

Në rastin më të mirë, Evropa po përjeton një “paqe të akullt që mund të shpërthejë në çdo moment në një konfrontim të nxehtë”, tha Jäger. Ai përmendi metodat e Rusisë si manipulim zgjedhor, dezinformim, spiunazh dhe sabotim. “Këto incidente të izoluara, që ndodhin shpesh, përfaqësojnë një nivel të ri konfrontimi”. Evropa, tha ai, po shtyhet drejt vetëshkatërrimit, e paralizuar nga frika dhe inercia.

Së bashku me Jeagerin ishin edhe udhëheqësit e shërbimeve të inteligjencës së brendshme dhe ushtarake të Gjermanisë, shkruan A2 CNN.

Edhe pse ata përmendën kërcënime të tjera, si ekstremizmi politik dhe fetar, ishte Rusia ajo që mbizotëroi në deklarimet e tyre.

Jaeger tha se Gjermania është “caku numër një i Rusisë në Evropë”, duke pasur parasysh se është ekonomia më e madhe e BE-së dhe luan një “rol udhëheqës në mbështetjen e Ukrainës”.

Paralajmërimet vijnë pas një serie incidentesh në Bashkimin Evropian, përfshirë inkursionin e dronëve rusë në Poloni dhe shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë.

Në Gjermani, Rusia dyshohet se qëndron pas një sërë inkursionesh me dronë së fundi, përfshirë edhe incidente që ndërprerë operimin në Aeroportin e Munihut./Periskopi/

E TMERRUAR dhe duke ulëritur, gruaja rrëmbehet nga një person i pa identifikuar (Video)

Policia e Witchita-s në SHBA, ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar një grua që dyshohet se u rrëmbye me forcë nga një burrë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Autoritetet publikuan foto dhe video nga kamerat e sigurisë që tregojnë gruan rreth orës 2 të mëngjesit të 12 tetorit, në rrugën North Volutsia, mes Grove dhe Hillside.

Në videon e regjistruar nga një kamerë e derës, shihet një burrë që e rrëmben me forcë gruan dhe largohen, ndërkohë që ajo thërret për ndihmë.

Policia ka njoftuar se po shqyrton të gjitha mundësitë dhe ka kërkuar ndihmë nga agjencitë rajonale dhe federale.

Hetuesit kanë përmirësuar tingullin e videos për të zvogëluar zhurmën e ambientit, shpresojnë se dikush mund të njohë zërin e gruas, por deri tani as ajo dhe as burri nuk janë identifikuar.

Skandal në Aeroportin e Vlorës/ Behgjet Pacolli përballet me surprizën e pakëndshme, ja çfarë ndodhi

Dorëheqja e Hajdarajt vjen vetëm pak kohë pasi paraardhësi i ti, Valon Lluka, krahu i djathtë i Behgjet Pacollit për më shumë se 18 vite dhe administrator i shumicës së kompanive të tij, u shkarkua në mënyrë të beftë…

Vetëm 1 muaj pas emërimit në detyrë, administratori i ri aeroportit të Vlorës ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Një javë më parë, Mentor Hajdaraj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i administratorit të kompanisë VIA, e cila menaxhon projektin strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

“Duke filluar nga data e këtij njoftimi, heq dorë nga çdo përgjegjësi ligjore, financiare dhe morale për çdo vendim, veprim apo marrëveshje që mund të ndërmerret nga ana juaj apo në emër të këtij bashkëpunimi të mëparshëm”, ka njoftuar ai.

Z. Hajdaraj ishte emëruar në këtë pozicion më 1 shtator, sipas një vendimi te njëanshëm të aksionarit Mabco Cosntructrion Sa të Behgjet Pacollit, por ka zgjedhur të largohet duke e motivuar largimin e tij me arsye personale, ndonëse ky variant duke i vështirë të besohet, pasi zoti Hajdaraj kishte vetëm një muaj në këtë detyrë

Doreheqja e Mentor Hajdarajt si administrator i Aeroportit te Vlores

Kjo duke patur parasysh edhe faktin se dorëheqja e Hajdarajt vjen vetëm pak kohë pasi paraardhësi i ti, Valon Lluka, krahu i djathtë i Behgjet Pacollit për më shumë se 18 vite dhe administrator i shumicës së kompanive të tij, u shkarkua në mënyrë të beftë dhe arbitrare nga drejtimi i kompanisë Vlora International Airport,.

Shkarkimi i z. Lluka nuk lidhej me mungesë performance apo aftësish profesionale përkundrazi, ai ishte një ndër figurat më të besuara të Pacollit. Arsyeja e vërtetë lidhet me konfliktin që ka shpërthyer për ndarjen e kuotave mes dy aksionerëve të aeroportit, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.

Menjëherë pas shkarkimit z. Lluka përmes një reagimi publik akuzoi publikisht Behgjet Pacollin per devijim te rende nga parimet e mirëqeverisjes.

Këto dy dorëheqje dhe shkarkime të njëpasnjëshme nuk janë të rastësishme. Ato dëshmojnë konfliktin e rëndë që ka shpërthyer mes dy Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit për ndarjen e kuotave. Aktualisht pronësia e aeroportit është e ndarë në masën 98 për qind për Pacollin dhe 2 për qind për Valon Ademin përmes kompanive të tyre respektive. Por Ademi pretendon se atij i takojnë 47 për qind e aksioneve, për shkak të investimeve që ka bërë në ndërtimin e aeroportit.

Sipas gazetës Tema, mes dy aksionerëve ka dhe një kontratë noteriale për ndarjen e aksioneve në këtë raport, e nënshkruar dy vjet më parë, kur doli nga koncesioni shoqëria turke Yda Group. Por kontrata nuk është regjistruar në QKB. Flitet se një nga arsyet se pse Pacolli largoi Valon Llukën ishte pikërisht fakti se ky i fundit kërkoi të regjistrohej në QKB ndarja e re e kuotave.

Tashmë Behgjet Pacolli duket se është në konflikt me të gjithë dhe po eliminon çdo figurë të pavarur nga vendimmarrja për konsolidimin dhe kontrollin e plotë personal mbi një projekt strategjik kombëtar me qellime te dyshimta. Ky është një skandal i rëndë që cenon besimin publik, rrezikon integritetin e një investimi strategjik për Shqipërinë. Por mbi të gjitha ky konflikt e ka pezulluar pa afat ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i cili duhet të ishte hapur verën që shkoi dhe që tani rrezikon të mos përfundojë asnjëherë. Të paktën, jo pa u zgjidhur konflikti i ashpër mes dy aksionerëve.

Zbulohen rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Play Off e Botërorit, ja situata aktuale

Fitorja e madhe e Shqipërisë ndaj Serbisë ka hapur rrugën drejt një objektivi historik. Kombëtarja kuqezi është tashmë shumë pranë sigurimit të vendit të dytë në grup, një pozicion që praktikisht e çon në fazën “Play Off” për kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Llogaritë janë të qarta: mjafton që Shqipëria të mposhtë Andorrën dhe Serbia të mos fitojë në transfertën ndaj Anglisë, që kuqezinjtë të mbyllin matematikisht çështjen e vendit të dytë.

Nëse Serbia arrin fitoren në tokën angleze, atëherë Shqipërisë do t’i duhet të marrë të paktën një pikë ndaj Anglisë për të ruajtur pozicionin.

Por çfarë ndodh më pas?

Vendi i dytë nuk mjafton për kualifikim të drejtpërdrejtë, Shqipëria kalon në fazën “Play Off”, ku 12 kombëtare do të ndahen në tre mini-turne, dhe vetëm fituesit e secilit turne do të sigurojnë biletën për Botërorin.

Sipas një faqeje ndërkombëtare të specializuar në statistika sportive, ndarja e vazove për momentin parashikohet kështu:

Vazo e parë: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia

Vazo e dytë: Uellsi, Skocia, Hungaria, Republika Çeke

Vazo e tretë: Sllovakia, Rumania, Shqipëria, Kosova

Vazo e katërt: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda, Moldavia (nga Liga e Kombeve)

Sipas rregullores, në gjysmëfinalet e “Play Off”-it, ekipet e Vazos së Tretë përballen me ato të Vazos së Dytë. Kjo do të thotë se Shqipëria mund të ndeshet me një nga katër kundërshtarët e mëposhtëm: Uellsin, Skocinë, Hungarinë ose Republikën Çeke.

Takimet do të zhvillohen me sistem eliminimi direkt (vetëm një ndeshje) dhe për shkak të renditjes më të ulët në koeficientët e FIFA-s, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë. Në rast kualifikimi për në finale, stadiumi do të përcaktohet me short dhe me pak fat, mund të jetë edhe “Air Albania”.

Në finale, Shqipëria mund të përballet me një nga fituesit e çifteve ku Vazo e Parë ndeshet me Vazon e Katërt, që do të thotë se rivalët e mundshëm për biletën e Botërorit mund të jenë Italia, Turqia, Ukraina ose Polonia.

Rruga drejt Botërorit mbetet e vështirë, por Kombëtarja shqiptare është më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës së madhe kuqezi.

Shqiptarët “makth” për Serbinë! Ja se si fitorja e Kosovës lë jashtë botërorit serbët

Fitorja e Kosovës në transfertë ndaj Suedisë ka sjellë pasoja të mëdha për Serbinë në garën drejt Botërorit 2026.

Sipas platformës së statistikave dhe të dhënave, “Football Meets Data”, ky rezultat do të thotë se Serbia pothuajse nuk ka më asnjë mundësi për të përdorur biletën e Ligës së Kombeve (UNL) për të arritur në fazën “play off” të Kupës së Botës.

Shanset e Serbisë për të qenë ndër 4 ekipet e Ligës së Kombeve që përfitojnë këtë rrugë kanë rënë në vetëm 0.2%, një rënie drastike që praktikisht i mbyll derën kësaj alternative.

Kjo do të thotë se përfaqësuesja serbe duhet të mbyllë grupin e saj në vendin e dytë në mënyrë që të shkojë në “play off”, diçka që sipas të njëjtit model ka vetëm 21% mundësi të ndodhë.

Në renditjen e fundit të publikuar, ekipe si Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Suedia dhe Rumania janë praktikisht të sigurta për ta përdorur biletën e UNL në rast nevoje, ndërsa Serbia tashmë është jashtë lojës.

Një tjetër “goditje” e fortë për skuadrën serbe, që pas humbjes me Shqipërinë, tani është “dëmtuar” edhe nga fitorja e Kosovës, me shqiptarët që u kthyen në një “makth” të vërtet për serbët në këtë fushatë kualifikuese./ Top Channel

“Dështuat me task-forcën për krimin zgjedhor”, Dumani ia thotë në sy Bylykbashit: Të kam çuar prokurorët në mes të natës! Bashkë kemi…

Kreu i SPAK, Altin Dumani është duke iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve në Komisionin e Ligjeve.

Pyetja e parë ndaj tij është drejtuar nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Ai e ka akuzuar SPAK-un se ka dështuar në parandalimin e krimit zgjedhor, me ngritjen e një task-force të posaçme nga prokurorët e SPAK.

Bylykbashi tha se deputetët opozitarë nuk mund të presin të digjen 3 apo 4 palë zgjedhje, ndërkohë që SPAK heton sot për krime zgjedhore të zgjedhjeve katër vite më parë.

Por drejtuesi i SPAK, Dumani, nuk ndau të njëjtin qëndrim. Ai tha se task-forca e SPAK ka vend për përmirësim, por nuk mund të thuhet se ka dështuar. Teksa përmendi disa statistika, Dumani tha se ka patur edhe komunikim direkt me Bylykbashin gjatë zgjedhjeve në Durrës, madje i ka çuar atij prokurorë sa herë ka pasur pretendime, për të verifikuar situatën në terren.

Dumani vuri në dukje edhe jo-maturinë e opozitës, duke thënë se teksa i dërgonin prokurorëve indicie për krime zgjedhore, në televizionet e lajmeve shfaqeshin titra se në këtë apo atë vend “po blihen vota”.

Pjesë nga deklarata e Dumanit në SPAK:

Ne në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, krijuam një task-forcë por unë nuk mund të them që task-forca ka dështuar. Ka vend për përmirësim, por nuk ka dështuar. Ne kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga çdo palë duke kryer edhe verifikime në terren. Sa i takon, ne i kemi vlerësuar të gjithë referimet e ardhura, pavarësisht nëse kanë ardhur nga qytetarë të thjeshtë, ne kemi regjistruar 44 procedime penale. Realisht nga ana e SPAK janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme. Aktualisht ne kemi një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Ky është një rast ku ne kemi parë korrupsion masiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër, kemi nën hetim dhe të arrestuar disa persona po për këto zgjedhje. Kemi dhe procedime penale 38, të cilat po i ndjekim me prioritet. Duhet të kemi parasysh, jemi një institucion me 20 prokurorë, nuk jemi as policia e shtetit as dogana. Kemi patur bashkë edhe një komunikim, çdo pretendim tuaj e kemi verifikuar, kemi dërguar prokuror edhe në mes të natës. Se ca gjëra duhen thënë siç janë. Dhe ju keni shkuar dhe e keni falënderuar. Por zoti deputet, ne sa po organizojmë punën për të hetuar rastin, shikojmë në media që në këtë vend po blihen vota. Kemi zotin Gjoni, kemi çuar dhe verifikuar çdo pretendim. Ne 20 prokuror jemi thashë, do të doja të mos kishim asnjë rast, jam njëlloj i shqetësuar si ju për blerjen e votës. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë.

Pas arrestimeve të BUJSHME, Dumani paralajmëron: Një tjetër kryebashkiak në rrjetën e drejtësisë!

Altin Dumani, kreu i SPAK, tha se është nën hetim për korrupsion aktiv një kryebashkiak.

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore.

Bylykbashi tha se Taks-Forca që u krijua për zgjedhjet rezultoi fiasco, por drejtuesi Dumani u përgjigj duke thënë se janë regjistruar 44 procedime penale dhe se një kryebashkiak është nën hetim aktualisht.

“Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar. Kemi regjistruar 44 procedime penale. Kemi të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime penale që po i ndjekim. Shpresojmë që edhe me këto të kemi rezultate konkrete”, tha Dumani.

Më tej, iu drejtua personalisht Oerd Bylykbashit: “Se tani, ca gjëra duhen thënë. Ne kemi patur komunikim edhe bashkë. Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale. Kam dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës. Ju madje edhe e keni falenderuar prokurorin e posaçëm. Ne sapo organizojmë punën për të organizuar rastin shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota.

Ja ku është dhe z.Gjoni, ka bërë denoncim, kemi çuar prokuror, janë bërë verifikime. Rast në Shkodër, sërish të njëjtën gjë kemi bërë. Ne 20 prokurorë jemi. Jam njësoj i shqetësuar si ju për blerjen e votës, vota është e shenjtë. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë”.

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, ja me sa vite burg dënohet mjeku Dervish Hasi

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi.

Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.

Hasi u arrestua më 18 janar 2024 nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.