“S’është mirë me gabu me mu”/ Stresi reagon pas deklaratave të Jozit: S’kam Ion pa e q …

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka reaguar pas videos virale ku shfaqej duke u përqafuar me reperin Stresi, duke zbuluar se prapa këtij veprimi nuk fshihej një miqësi e thjeshtë.

Në një emision televiziv në Kosovë artisti tha se kushdo që gabon me të mund të vonojë pak por do ta pësojë.

Gjithashtu pas kësaj deklarate reperi Stresi i cili shfaqej në video duke puthur në faqe Jozin ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së këtij të fundit.

Në një postim në instastory ai shkruan: Kedo qe kam puth skam lon pa e q….. nashta jam vonu 1 muj 2 ose 3
Por pa e q….. ska shans.

Katastrofë në stadium/ Të shtënat me armë, raportohet për 4 të vdekùr

Katër persona kanë humbur jetën dhe të paktën 12 u plagosën për shkak të një sulmi me armë zjarri gjatë një ndeshjeje shkollore në qytetin Liland, shteti Mississippi, SHBA, mëngjesin e sotëm.

Kryebashkiaku i qytetit, John Lee, tha se të shtënat ndodhën rreth mesnatës, dhe katër të plagosurit u transportuan me helikopter në spitale lokale.
Deri tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar por hetimet vijojnë.

Sulmi ndodhi në një rrugë kryesore, ndërsa njerëzit ishin mbledhur për ndeshjen sportive të shkollës së Lilandit kundër shkollës së Charlestonit.

Vritet në një burg këngëtàri i njohur

Ish-këngëtari i Lostprophets, vdiq pasi u sulmua në burgun Wakefield në West Yorkshire të Anglisë, të shtunën në mëngjes.

Ian Watkins po vuante një dënim me 29 vjet burg për vepra penale seksuale me fëmijë.

Sipas “Independent”, policia dhe ndihmësit mjekësorë u thirrën në burgun HMP Wakefield, një burg i kategorisë A, të shtunën në mëngjes, pas raportimeve se pedofili famëkeq ishte therur për vdekje me thikë.

Watkins u shpall i vdekur në vendngjarje dhe ka nisur një hetim për vrasje. Burgu u vu në izolim menjëherë pas incidentit, shtuan burimet.

48-vjeçari u dënua me 29 vjet burg në dhjetor 2013 me gjashtë vjet të tjera të pezulluara pasi pranoi një sërë veprash penale seksuale – përfshirë përpjekjen për të përdhunuar foshnjën e një tifozeje.

Ai ishte therur më parë në një incident në të njëjtin burg në vitin 2023 , duke pësuar lëndime jo kërcënuese për jetën pasi dyshohet se u mbajt peng nga tre të burgosur të tjerë për gjashtë orë.

Burgu në fjalë cilësohet si një ndër institucionet me rastet e dhunës më të larta, eri në pasoja të rënda për jetën, siç ishte edhe rasti i këngëtarit.

U shfaq në shkollë me armë, poIicia identifikon 15-vjeçarin: E kishte …

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një i mitur shfaqej brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një send që ngjante me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vepruan menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin e personit në fjalë, i cili rezultoi të ishte një 15-vjeçar.

Policia ushtroi kontroll në banesën e të miturit, ku u gjet edhe objekti i shfaqur në video, i cili rezultoi të ishte një lodër dhe jo armë e vërtetë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një i mitur brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një send në dukje armë, ju bëjmë me dije se:

Pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë bënë të mundur identifikimin e tij, një 15-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sendin në dukje armë që shfaqej në video, e cila rezultoi të ishte lodër.

Luizi rikthehet me këngë romantike, duet me Altin Shirën (VIDEO)

Luiz Ejlli ka sjellë një surprizë të re për publikun, duke bashkuar forcat me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Altin Shira.

Kënga është shoqëruar me videoklip ku Luizi dhe Altini transmetojnë emocione të forta përmes interpretimit të tyre.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme të Luizit, ky projekt tregon një anë më premtuese të tyre.

U ndalua pasi shkoi me Gretën në Gaza, Izraeli liron aktivisten shqiptare Albulena Fazliu

Në një përgjigje nga avokatët e organizatës Adalah është bërë me dije se, të gjithë anëtarët e bordit të flotiljes humanitare “Conscience” të ndaluar nga ushtria izraelite më 8 tetor, janë liruar. Sipas burimeve ajo mund të jetë deportuar me fluturim charter drejt Turqisë

Në bord ndodhej edhe aktivistja me origjin ë shqiptare Albulena Fazliu, e cila mund të jetë deportuar me fluturim charter drejt Turqisë.

“Të gjithë u liruan, tani u liruan edhe dy të fundit, të cilët kanë shtetësi izraelite”, bëjnë me dije avokates.

Sipas tyre, shumica janë depërtuar përmes Jordanisë.

“Shumica u deportuan përmes Jordanisë. Të tjerë, u deportuan me një fluturim charter turk. Ose fluturime të tjera”.

Flotilja humanitare “Conscience” u ndalua nga ushtria izraelite gjatë të mërkurës së 8 tetorit.

Kjo erdhi disa ditë pasi ndalimi i aktivistëve në anijet që po shkonin drejt territorit të shkatërruar nga lufta shkaktoi zemërim ndërkombëtar dhe protesta të gjera. 

Ushtria izraelite po bllokonte sinjalet me të paktën dy anije që po hipnin në bord, tha Koalicioni i Flotiljes së Lirisë në Instagram.

“Ushtria izraelite nuk ka juridiksion ligjor mbi ujërat ndërkombëtare”, shtoi ajo.

“Flotilja jonë nuk përbën asnjë dëm”.

“Tre anije – Gaza Sunbirds, Alaa Al-Najjar dhe Anas Al-Sharif – janë sulmuar dhe janë ndaluar në mënyrë të paligjshme nga ushtria izraelite” herët në mëngjes, 220 km larg bregdetit të Gazës, thanë organizatorët në X.

Ajo tha se një anije tjetër, Conscience, ishte gjithashtu “nën sulm”.

Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi se kishte ndaluar anijet që përpiqeshin të arrinin në Gaza dhe se ata që ishin në bord do të transferoheshin në një port izraelit ku do të deportoheshin.

“Një tjetër përpjekje e kotë për të shkelur bllokadën ligjore detare dhe për të hyrë në një zonë luftimi përfundoi pa asgjë”, tha ministria në një postim online.

Koalicioni i Flotiljes së Lirisë është një rrjet ndërkombëtar i grupeve aktiviste pro-palestineze që organizon misione detare civile që synojnë thyerjen e bllokadës së Izraelit ndaj Gazës për të ofruar ndihmë humanitare për palestinezët atje.

Anijet transportonin ndihma me vlerë më shumë se 110 mijë dollarë në ilaçe, pajisje respiratore dhe furnizime ushqimore të destinuara për spitalet e uritura të Gazës, tha FFC.

Incidenti është ngjarja e dytë e tillë në ditët e fundit, pasi Izraeli ndërpreu rreth 40 anije dhe ndaloi më shumë se 450 aktivistë në një konvoj ndihmash, Flotiljen Globale Sumud, që po përpiqej gjithashtu të dërgonte furnizime në Gaza, raporton Albanian Post.

Botërori, ende një “rrugë” e vështirë për Shqipërinë! Ja rivalët në rast se shkojmë në “play off”

Fitorja minimale ndaj Serbisë, e ka afruar Kombëtaren shqiptare me “play off”-in e Botërorit. Kuqezinjtë mbajnë vendin e dytë në Grupin K, me 11 pikë, 4 më shumë se Serbia e vendit të tretë.

Një fitore ndaj Andorrës në nëntor, thuajse do të siguronte pjesëmarrjen në fazën “play off”, për Botërorin, megjithëse një kualifikim në fazën finale duket i vështirë.

Ndarja e vazove, do të bëhet në muajin nëntor sipas pikëve dhe renditjes së FIFA-s. Megjithatë, llogaritë e para kanë nisur.

Faqja e statistikave “Football Meets Data”, e vendos Shqipërinë në vazon e tretë, ku bëjnë pjesë edhe Hungaria, Sllovakia dhe Bosnja Hercegovinë.

Sipas rregullores, një skuadër e vazos së tretë, përballet me kundërshtarë nga fazo e dytë, aty ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia. Nëse muajin e ardhshëm, nuk ka ndryshime, Shqipëria mund të përballet me një nga ekipet e vazos së dytë, por asgjë nuk është përfundimtare.

Pas kësaj, do të luhen katër çifte gjysmëfinaliste, ku do të dalin dy finaliste. Fituese në finale, do të shkojnë në Botëror. Me pak fjalë, një mision shumë i vështirë për Shqipërinë, por jo i pamundur.

Vlen të theksohet se këto janë parashikime momentale, pasi situata mund të ndryshojë në muajin nëntor, pas ndeshjeve të fundit në kualifikuese.

“Kam lekë, jam burri ideal për ty”, Albana Bejko publikon mesazhet që merrte nga mjeku përndjekës! Gazetarja: Një moment i frikshëm ishte kur…

Gazetarja sportive Albana Bejko ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj të përndjekjes nga mjeku kosovar Behar Kamberi Bejko.

Ajo tregoi se përndjekja kishte nisur më shumë se një vit më parë dhe se situata ishte bërë aq e rëndë, sa ajo u detyrua të kërkonte ndihmën e institucioneve për ta ndaluar.

Pas denoncimit të saj, autoritetet ndërhynë dhe arrestuan mjekun.

Në rrëfimin e saj, gazetarja publikoi edhe disa prej mesazheve kërcënuese dhe ngacmuese që ai i dërgonte vazhdimisht, ku i shprehej se “ishte burri i saj i ëndrrave” dhe “e donte shumë”, duke i kërkuar që të martoheshin.

“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua, më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh dhe unë më pas telefonave policinë”, – tha ajo.

Bejko theksoi se vendosi ta bëjë historinë publike për të inkurajuar edhe gra të tjera që përballen me raste të ngjashme, të mos heshtin dhe të kërkojnë mbrojtje nga ligji.

MESAZHET

“Përshëndetje Albanë nga Behari. Unë jam burrë ideal për ty. Jam doktor intelektual, gentleman, i bukur dhe i sinqertë. Ne të dy gjithnjë kemi komunikuar dhe do të komunikojmë mirë dhe shëndetshëm. Kam gjendje të mirë financiare dhe shëtis botën. Këto janë tiparet që përmbush kështu që mos hezito më. Por eja martohemi dhe jetojmë së bashku në një banesë këtu në Prishtinë, por edhe në Tiranë. Ku ti përsëris krejt gjërat ke me i pas dhe me i çu në vend, asgjë s’ka për të munguar. Ti do vazhdosh të punosh si tani. Albanë më merr në konsideratë kur unë jam mashkull ideal që të bëj propozimpër martesë. Pres reflektim nga ti”.

“Përshëndetje. Tashmë pasi që ne po njihemi që një kohë të gjatë dhe kështu kemi biseduar live kohë pas kohe, kemi bërë foto, kemi biseduar në telefon dhe të kam shkruar në email. Unë kam një ftesë për kafe me ty. Me qellim që të vazhdojmë komunikimin dhe të diskutojmë për së rrafshi në tavolinë. Pasi që edhe ti ma ke konfirmuar kërkesën që na dy të pimë kafe së bashku. Me rëndësi është që edhe ti me qenë e kënaqur dhe me ndje veten tande mirë. Kur të konvenon dhe kur është mirë për ju. Jam në pritje, më lajmëro. Behari, Albana, më të mirat”.

“Përshëndetje Albana nga Behari. Është kënaqësi që u takova mbrëmë dhe u njoha për së afërmi me ty. Nderimi im është që bëra foto me ty. Shumë jam i lumtur që fola me ty dhe të çmoj shumë, moj vajza më e bukur e Shqipërisë. Dhe shpresoj që së shpejti të shihemi dhe të pimë edhe nga një kafe. Të ftoj me ardh në Prishtinë. Ti gjithmonë më ke pëlqyer si person dhe besoj që do të kemi të mira. Me respekt nga Behari. Të dua shumë Albana”.

‘Ai meriton një çmim’! Nuk është Manaj. Vajza e Sylvinios vlerëson një tjetër futbollist

Shqipëria e Silvinjos mori fitore historike mbrëmë ndaj Serbisë. Kuqezinjtë triumfuan me golin e Rei Manajt, i cili pati vlerë për 3 pikë të arta.

Tati Mendes, vajza e trajnerit Silvinjo, prej kohësh reagon kur luan Kombëtarja. Dhe në ndeshjen historike ndaj Serbisë ka qëndruar po ashtu aktive.

Nëse një lojtar do duhej të veçohej mbrëmë, të gjithëve mund t’u shkojë mendja te Manaj si autor i golit vendimtar. Në anën tjetër, Tati ka pikasur portierin Strakosha.

“Ky portier meriton një çmim”, shkruan vajza e Silvinjos në bisedën e publikuar duke vlerësuar gardianin, që mbajti portën e paprekur. Strakosha ishte ndër protagonistët me pritjet dhe daljet e tij.

Miss Kosova: Flas dy gjuhë, shqip dhe atë të Kosovës (Video)

Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas një momenti të veçantë gjatë një interviste për garën ndërkombëtare të bukurisë.

Gjatë prezantimit të saj, bukuroshja u shpreh se flet gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe, duke i përshkruar si dy gjuhë të ndryshme.

Kjo deklaratë u shpërnda shpejt në platforma si Instagram dhe TikTok, duke u bërë virale brenda pak orësh.

Komentet e ndjekësve ishin të përziera. Disa e morën me humor, si diçka e shkaktuar nga emocionet e momentit, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e interpretuar si mungesë njohurie ose si një deklaratë të qëllimshme, transmeton telegrafi.

Megjithatë, shumë mbrojtën Brikenën, duke theksuar se mund të jetë hutuar për shkak të presionit të skenës ndërkombëtare dhe kamerave.

Pavarësisht diskutimeve, Miss Grand Kosovo 2025 vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, duke dëshmuar se çdo dalje e saj bëhet menjëherë e komentuar dhe virale.

VIDEO