‘Mbi 56 mijë makina ngelin në kolaudim’, DPSHTRR publikon shifrat alarmuese: Ja defektet më të zakonshme

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për 9 muajt e parë të vitit, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë.

Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar mbi 232 mijë mjete, nga të cilat 86.3% përbëhën nga automjete 4+1 deri në 8+1 vende; 6.1% përbëhen nga kamionë; 4.9% e përbëjnë motomjetet; 0.5% rimorkio; 1.8% autobusë, si dhe 0.4% mjete ndërtimi/ punime toke.

Pjesa më e madhe e kontrolleve 35% ose 81.251 testime mbi kontrollin teknik të mjetit janë kryer në Tiranë, duke reflektuar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Më pas renditen Durrësi me 31.647 testime, Fieri me 21.455, Shkodra me 16.317 dhe Elbasani me 14.777 testime të kryera mbi kontrollin teknik të mjetit. Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastrës mban numrin më të ulët për numrin e mjeteve që i janë nënshtruar kontrollit teknik, që arrin shifrën 4.965 mjete. Shumë prej tyre u riparuan e u rikthyen në qarkullim me standarde më të larta sigurie.

Sipas të dhënave të DPSHTRR, 56.229 mjete kanë ngelur ose janë refuzuar në testim. Po kështu, 50.735 mjete janë ritestuar pas riparimit; 5.325 mjete të ngelura priten për t’u paraqitur pas riparimeve dhe 239 mjete janë refuzuar, për shkak të problemeve të tilla si: xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte e mangësi në sistem, mangësi në dokumentacion etj.

Ndërsa, arsyet e ngeljes në testime lidhen me 34.4% mangësi vizuale dhe funksionale; 37.6% probleme me sistemin e shkarkimit të gazrave; 13.2% defekte në sistemin e drejtimit dhe 14.8% probleme me sistemin e frenimit.

Ndërkohë, mbi 6.128 mjete të vjetra u çregjistruan përfundimisht, një hap drejt rrugëve më të sigurta. Gjithashtu, ky proces është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit.

E FRIKSHME/ Reagimet në rrjet pas vrasjes së gjyqtarit, ja sa vite burg rrezikojnë ata që mbështesin krimin sipas Kodit të ri Penal

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës ishte një nga ngjarjet më të rënda në sistemin gjyqësor në historinë e Shqipërisë.

Gjyqtari u vra nga Elvis Shkambi, familja e të cilit ishte palë në një proces gjyqësor për një konflikt pronësie prej vitesh.

Por teksa ngjarja në vetvete tronditi mbarë opinionin publik dhe bëri jehonë edhe në shtypin e botës, në rrjetet sociale në vendin tonë shpërtheu një valë histerie duke justifikuar hapur veprimin e autorit që vrau gjyqtarin.

Shumë komentues në mediat dhe rrjetet sociale shprehën përkrahje të autorit të vrasjes, duke e justifikuar veprimin kriminal të tij me argumentin se gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar dhe zvarrit çështjet duke i shkaktuar dëme qytetarëve.

Por në draftin e Kodit të ri Penal që është ende në konsultim, është përfshirë edhe një nen që dënon pikërisht mbështetjen e kryerjes së një krimi, ku përfshihen edhe komentet apo thirrjet në rrjetet sociale.

Kjo vepër penale, siç parashikohet nga neni 409 në draftin e Kodit të ri, përfshin dënime nga 1 deri në 4 vite burg.

Për rastin konkret, atë të vrasjes së gjyqtarit Kalaja, ishte hapur edhe një faqe në Gofundme, për t’i kërkuar shqiptarëve të kontribuojnë financiarisht për autorin Elvis Shkambi që të përballojë shpenzimet për avokatin. Kjo faqe, ku u mblodhën rreth 14 mijë dollarë, tashmë është mbyllur.

Neni 409

Mbështetja e kryerjes së një krimi

1. Mbështetja e autorit të krimit për veprën që ka kryer, duke lartësuar publikisht veprimin e tij, mbështetur nëpërmjet justifikimit të veprimit dhe paraqitur atë si të dobishëm, si zgjidhje e pranueshme e situatës, apo përdhosja, mospërfillja, anashkalimi i rendit juridik apo, të drejtave themelore të viktimës të prekura nga krimi i kryer, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

2. Nëse mbështetja bëhet nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv të çfarëdo lloji, dënimi rritet deri në një të tretën e tij.

3. Nëse mbështetja sipas paragrafit të parë të këtij neni bëhet përgjatë kohës kur krimi është duke u kryer dhe, ajo ka ndikuar tek autori për vazhdimin drejt përfundimit të saj, mbështetësi është në rolin e bashkëpunëtorit përkrahës në kryerjen e krimit që ka mbështetur. Në këtë rast krimet e kryera nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën.

“E dimë formacionin e Shqipërisë”, trajneri serb tregon frikën: Zot na ruaj nga një…

Trajneri kryesor i ekipit kombëtar të Serbisë, Dragan Stojković, iu drejtua publikut një ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë.

Duke folur për pritshmëritë nga ndeshja, Stojković theksoi se “është e pamundur që ndeshja të jetë e mërzitshme”, duke shtuar se është i qetë dhe se pret që edhe lojtarët e tij të jenë të qetë.

Ai tha gjithashtu se nuk kishte asnjë dilemë për formacionin që do të zbresë në fushë dhe komentoi për fishkëllimat që u dëgjuan në stadiumin Rajko Mitic gjatë ndeshjes kundër Anglisë.

“Ata nuk mund të na befasojnë në lidhje me formacionin bazë, i dimë dy ndryshimet që do të kenë, por nuk mendoj se do të ndryshojnë asgjë në thelb.

Do të ketë një rotacion për shkak të dëmtimeve, por nuk do të ndryshojnë sistemin; do të luajnë me katër mbrojtës në vijën e pasme, kjo është e sigurt”, tha Stojkovic.

“Kur është një ndeshje e rëndësishme si kjo, të gjithë përpiqen të tregojnë cilësinë që kanë dhe ta vendosin atë në plan të parë.

Futbolli është një lojë e gjallë dhe nuk mund ta parashikosh kurrë se çfarë mund të ndodhë. Zoti na ruajt nga një karton i kuq… Atëherë gjithçka bie në ujë. Ne do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Serbinë në dritën e duhur.”

Dëshirat e trajnerit

“Duam të kemi një paraqitje maksimale në këto ndeshje kualifikuese të tetorit. Do të bëjmë gjithçka për ta arritur.

Tri pikë kundër Shqipërisë dhe tre pikë në Andorra. Duam ta bëjmë kombin të lumtur me këto rezultate, dhe për këtë po mendojmë. Sigurisht që mund të prisni një lojë ofensive nga ne.”

Skandal në Serbi/ Përkthyesi shtrembëron fjalët e Silvinjos, ndërhyn zyrtari Federatës

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, mori pjesë në konferencën për shtyp të trajnerit Silvinjo para ndeshjes me Serbinë.

Gjatë deklaratave të teknikut kuqezi, Kodra vuri re se disa gazetarë serbë po shtrembëronin përkthimin e fjalëve të trajnerit.

Ai ndërhyri menjëherë për të kërkuar që deklaratat të interpretoheshin saktësisht sipas mënyrës si ishin thënë.

Ndërhyrja kishte për qëllim të shmangte çdo keqkuptim në komunikim.

Në vijim, Kodra zhvilloi edhe një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e pranishëm, për t’i sqaruar pasaktësinë e citimit. Situata u qetësua pas sqarimit, ndërsa konferenca vijoi normalisht.

Del VIDEO, momenti kur Enis Vrapi shfaqet me kallash lodër në derën e Prokurorisë së Tiranës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur më 23 Maj, të këtij viti, ku 42-vjeçari Enis Vrapi, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, alarmoi Policinë, pasi shfaqej me një armë lodër në dyert e institucioneve.

Pesë muaj më parë do të raportohej në media si një ndjekje policore me aksidentim makinash. Emisioni “FactCheck” në MCN TV zbardh për herë të parë çka ndodhur më 23 maj 2025.

Në një video të publikuar nga emisioni “FactCheck”, shfaqet Enis Vrapi 5 muaj më parë ku shkoi me kallash në dyert e Prokurorisë së Tiranës, por fatmirësisht hetimet zbuluan se ajo ishte lodër, ndërsa prangosja e tij erdhi me një bilanc të plagosurish.

Teska brenda perimetrit të sigurisë së Prokurorisë ndodhej polici i “Ilirian Guard”, Vrapi parkon fuoristradën e tij “Land Rover” në hyrjen kryesore, bllokon rrugë dhe del nga makina me një armë kallashnikov. Ai ka tentuar të futet brenda dhe i kërkon rojës të hap derën, por ka hasur në refuzim.

Pas këtij momenti ai bën verime të pakontrolluara dhe largohet me shpejtësi. Ky alarm vuri në lëvizje policinë e cila mundi ta kap vetëm pas 45 minutash por pasi ai përplasi dhjetë automjete dhe aksidentoi dy persona, mes tyre dhe një polic.

Alarm global?! NATO nis stërvitjen bërthamore më 13 tetor/ Rutte: Do mbrojmë çdo aleat nga çdo kërcënim! (Video)

Baza ajrore Volkel në Holandë është një nga pikat kryesore ku do të zhvillohet stërvitja vjetore bërthamore e NATO-s “Steadfast Noon”, e cila do të nisë më 13 tetor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në këtë bazë më 18 shtator, tha se stërvitja është thelbësore për të ruajtur besueshmërinë, sigurinë dhe efektivitetin e parandaluesit bërthamor të aleancës.

“Do të shohim avionë, si F-35A holandez shumë mbresëlënës, që marrin pjesë në stërvitje së bashku me forca ajrore nga e gjithë aleanca. Kjo është një stërvitje e rregullt, që zhvillohet çdo vit, dhe na ndihmon të sigurojmë që parandaluesi ynë bërthamor të mbetet sa më i sigurt dhe efektiv”, deklaroi Rutte.

Sekretari i Përgjithshëm shtoi se stërvitja dërgon një sinjal të qartë çdo kundërshtari të mundshëm:

“Ne do t’i mbrojmë dhe do t’i mbrojmë të gjithë aleatët tanë nga çdo kërcënim”.

Stërvitja “Steadfast Noon” është një demonstrim i aftësisë parandaluese bërthamore të NATO-s, por në të nuk përdoren armë bërthamore.

“Uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve. Kjo stërvitje është shumë e rëndësishme”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm.

Çfarë ndodhi?/ Policia serbe ndalon Shakohoxhën një ditë para ndeshjes me Shqipërinë

Vetëm një ditë para ndeshjes Serbi-Shqipëri, policia serbe ka shoqëruar gazetarin dhe komentatorin shqiptar Dritan Shakohoxha. Shoqërimi vjen vetëm 24 orë para duelit mes dy kombëtareve dhe besohet se mund të ketë lidhje edhe me ngjarjet e ndeshjes së vitit 2014, ku Shakohoxha ishte pjesë e komentit nga Beogradi.

Gazetari është kontrolluar disa herë gjatë mbërritjes në Serbi, përfshirë edhe kontrollin e çorapeve të tij, të cilat rezultuan të lara. Pas këtyre kontrolleve, Shakohoxha është liruar dhe ka deklaruar publikisht:

“Unë do të shkoj ta shikoj ndeshjen. Veprime të qëllimshme dhe të papërgjegjshme. Asgjë më shumë se kaq”.

Raportohet se policia serbe ka përgatitur lista me emra, duke përfshirë gazetarë, komentatorë dhe personalitete, të cilëve mund t’ua ndalojë hyrjen në stadium. Situata ka ngritur shqetësime për freedomin e lirisë së medias dhe ndjekjen e ndeshjes nga tifozët shqiptarë.

Reagon Ledion Liço pasi Xum Allushi i përmendi ‘ndarjen’ nga Sara Hoxha dhe e thumboi publikisht

Moderatori i njohur, Ledion Liço, ka bërë një reagim të tërthortë në rrjetet sociale, pasi ish-banori i “Big Brother VIP”, Xum Allushi, e thumboi publikisht duke iu referuar zërave për një krizë të mundshme mes tij dhe Sara Hoxhës.

Kohët e fundit, vëmendja e medias u përqendrua te ish-banori Xum Allushi, i cili e ktheu ironinë e Ledionit (për “proteinat”) me një koment publik:

“Më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?” – duke iu referuar zërave për një ndarje të mundshme mes moderatorit dhe Sara Hoxhës.

Pas këtij thumbi, Ledion Liço ka shpërndarë një fotografi në InstaStory me një thënie të shkrimtarit Mark Twain, e cila shihet si përgjigje ndaj situatës së krijuar.

Në thënie, e ilustruar me foton e një qeni, shkruhet: “Nëse ushqen e kujdesesh për një qen të braktisur, ai kurrë nuk të kafshon. Ky është dallimi mes një njeriu dhe një qeni.”

Ky postim, edhe pse vjen pa një adresim të drejtpërdrejtë, interpretohet si një mënyrë elegante e moderatorit për t’iu përgjigjur atyre që e kanë sulmuar dhe kritikuar në rrjet, duke përfshirë ironinë e fundit nga Xum Allushi.

E ktheu New York-un si Shqipëria, kapet mat dhe arrestohet shqiptari. Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka (Video)

Një shqiptar është arrestuar nga policia ameriakane, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur vazhdimisht mbeturina të biznesit të tij në natyrë.

Bëhet me dije se Xhevahir Kalaja ishte kapur nga kamerat e sigurisë mbi 10 herë duke hedhur goma automjetesh dhe mbeturina nga biznesi i tij në pyllin në Parkun Scotti.

Siç raportohet Kalaja u arrestua më 10 shtator, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers.

Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar automjeti i tij të cilin e përdorte për të transportuar mbeturinat. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur shqiptari hedh mbeturinat në natyrë.

Po ashtu lidhur me ndotjen e mjedisit është arrestuar edhe një person tjetër. Ai u arrestua më 5 tetor 2025, pasi u kap në flagrancë duke hedhur mbeturina në Cumberland Drive dhe në zonën e 1157 Central Park Avenue.

Sakaq Policia e Yonkers thotë se zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester do të merret me ndjekjen penale.

VIDEO

Hoqën flamurin shqiptar nga stadiumi, reagon Federata Serbe: Do ta rikthejmë, e bëmë sepse…

Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.

E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq.

Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.

Sfida do të startojë mbrëmjen e së shtunës në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.