Federata Serbe del me reagim “urgjent” para Shqipërisë: Ndeshje me rrezik të lartë, mbështesim arrestimin e shqiptarit

Para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë ditën e shtunë, Federata e Futbollit të Serbisë ka lëshuar një njoftim urgjent, pas arrestimit të një shtetasi shqiptar që, sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, kishte tentuar të fuste në vend simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe sende të tjera të ndaluara.

Në deklaratë, FSS shprehet se “mbështet plotësisht veprimet e autoriteteve” dhe se ndeshja përbën një “ngjarje me rrezik të lartë”, ndaj do të merren masa të rrepta sigurie, shkruan media serbe, Kurir.

Federata serbe njofton se:

“Biletat janë të personalizuara, dhe në hyrje të stadiumit do të lejohet vetëm personi që ka emrin identik me atë në dokumentin e identifikimit.

Është konstatuar “interesim për treg të zi” në disa komuna të jugut të Serbisë, dhe çdo blerje e tillë “është hedhje parash kot”, pasi hyrja në stadium nuk do të lejohet.

Në hyrje, do të konfiskohen të gjitha çakmakët, monedhat metalike dhe sendet e forta, me kontroll që do të zhvillohet në dy pika sigurie”.

Federata apelon që tifozët të vijnë herët në stadium “për të shmangur vonesat dhe për të respektuar rregullat”.

FSS thekson se siguria e lojtarëve, tifozëve dhe gjithë pjesëmarrësve është prioritet absolut, dhe se nuk do të lejojë “asnjë incident që mund të dëmtojë reputacionin apo interesat e kombëtares dhe të shtetit serb”.

Ky reagim vjen në një atmosferë të tensionuar, me ndeshjen që autoritetet serbe e kanë cilësuar “me rrezik të lartë”, ndërsa mediat në Beograd theksojnë “rrezikun nga provokimet shqiptare”.

U ankua për dronët në Kosovë, Vuçiç: Fola pak ashpër mbrëmë për Turqinë. Erdogani, lideri më i madh pas Ataturkut

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është penduar për akuzat e tij kundër Turqisë dje në lidhje me marrëveshjen e armëve me Kosovën.

Ai ka bërë një kthesë 180 gradë, pasi dje lëshoi akuza të forta ndaj Turqisë, për shitjen e dronëve kamikazë te Forcat e Kosovës, duke thënë se ata kërkojnë destabilizimin e rajonit dhe ringritjen e Perandorisë Osmane.

“Dje, reagova fuqishëm, disa do të thoshin ashpër, ndoshta tepër ashpër. Gjithmonë do të jem një mikpritës i mirë për Presidentin turk Erdogan… ai është udhëheqësi më i madh turk pas Mustafa Kemal Ataturkut. Sjellja e Turqisë është me rëndësi të madhe për stabilitetin e këtij rajoni. Ne duam marrëdhëniet më të ngushta, marrëdhëniet më të mira me Turqinë”, ka deklaruar sot Vuçiç gjatë një konference për mediat.

Serbia ka shpenzuar më shumë se 1 miliard dollarë çdo vit për të paktën 7 vitet e fundit, duke rritur shpenzimet ushtarake në nivele alarmante. Qeveria serbe ka blerë armatime nga Irani, Rusia, Izraeli, Turqia dhe Kina.

Mbyllet një luftë, nis një tjetër? Pakistani godet me raketa kryeqytetin e Afganistanit, shpërthime të fuqishme në Kabul

Forcat Ajrore të Pakistanit raportohet se kanë kryer sulme ajrore në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Shpërthime të forta u raportuan në qendër dhe në veri të qytetit, ku disa shtëpi civilësh u goditën.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara, nga sulmet janë vrarë liderët talibanë pakistanez (TTP) Noor Wali Mehsud së bashku me Qari Saifullah Mehsud dhe Khalid Mehsud, pasardhës të mundshëm, thuhet se u vranë.

Po sot, Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, deklaroi se administrata e përkohshme afgane kishte kërkuar para nga Islamabadi për të zhvendosur terroristët e Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një konglomerat i disa grupeve terroriste, larg kufirit të saj.

Duke folur në Asamblenë Kombëtare, Asif akuzoi administratën e përkohshme afgane për mbështetjen e grupit terrorist TTP kundër Pakistanit dhe për ofrimin e strehave të sigurta brenda vendit të tyre.

DEKLARATA E FORTË/ Florjan Binaj: Nuk do të dal në fushatë me Berishën

Florjan Binaj, në një interistë për Grida Dumën në Top Story, tregoi se pse kishte vendosur të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.

Aktori dhe moderatori i njohur e tha hapur se kryedemokrati Sali Berisha dhe opozitarët e tjerë nuk zgjodhën asnjë kandidat dhe në këto kushte vendosi të provonte për të qenë përfaqësuesi i qytetarëve në nivel lokal.

I ftuar në “Top Story” të Grida Dumës, Binaj u shpreh:

“Dua ta filloj me një falënderim që unë u riktheva në këtë shtëpi që kam rilindur artistikisht. Që kur kam qenë fëmijë kam dashur të vendos drejtësi gjërave. Kam ngrënë edhe dru ndonjëherë. Angazhimi im ka qenë gjithmonë, edhe pse jo gjithmonë i dukshëm. Grupi im shoqëror dhe familja më thonin gjithmonë, se pse unë nuk e provoj”, tha fillimisht ai.

Më tej shtoi: “Kushtet e deshën që në këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mban shumë përgjegjësi. Prisja që rrethi im të thoshte: Ç’pate? Por në fakt të gjithë po më thonin që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Sepse partitë opozitare hapën krahët në një farë mënyre sepse e lanë sheshin e valles bosh. Unë dola që të ndizja edhe tek të tjerë që të kishte sa më shumë opsione. Ka ardhur koha që qytetari të jetë për qytetarin”.

Më tej, Binaj dha dhe një deklaratë të fortë, ai tha se po kandidon si kandidat i pavarur dhe nuk do të dalë në takime me qytetarët me Sali Berishën dhe me asnjë nga liderët e tjerë opozitarë.

Binaj theksoi se nuk ka biseduar me Sali Berishën, por pohoi se do të pranojë ekipet e tyre për ta ndihmuar në fushatë, por theksoi se kandidon si i pavarur dhe kërkon votat e qytetarëve te Tiranës, si të djathtë, ashtu edhe të majtë.

“Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës. Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.

Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha shiko mos është kamera e fshehtë. Më pas më tha ne të mbështesim, më tha nëse jemi ne të vetit, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.

Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën.

Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe pune, por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj.

VIDEO/ Publikohet audio-incizimi rreth SKANDALlT se▪︎sυαΙ të kryetarit të KOMUNËS në Kosovë!

Një skandal seksual ka përfshirë kryetarin aktual të Komunës së Novobërdës në Kosovë, Sasha Millosheviq.

Emisioni Debat Plus ka publikuar disa audio-incizime, që dëshmojnë rastin, ku dëgjohen biseda nga momentet intime me një nga punonjëset e komunës.

Sipas materialit të transmetuar të mërkurën, incizimet janë censuruar për përmbajtjen eksplicite, por në to dëgjohen edhe fjalë fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve në Beograd, si dhe përmendje e veprimeve të tjera të dyshimta e të paligjshme.

Video e marrë nga Debat Plus:

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së kryetarit.

Erion Veliaj lë qelinë për herë të parë?! Ja çfarë pritet të ndodhë

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë fizikisht i pranishëm në seancën e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin nga detyra.

Lajmin e bëri publik moderatori Endri Xhafo, duke iu referuar një komunikimi të drejtpërdrejtë me një prej avokatëve të Veliajt.

“Sot kam komunikuar me një nga avokatët e zotit Veliaj, sepse ai ka një grup avokatësh që e ndihmojnë në këtë çështje. Më tha se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e datës 31 tetor,” u shpreh Xhafo.

Ai sqaroi se pjesëmarrja e Veliajt në seancë është pjesë e një procesi të rregullt gjyqësor, dhe Gjykata Kushtetuese ka detyrimin ta sigurojë këtë praninë përmes bashkëpunimit me institucionet përkatëse.

“Është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Atë që ai e kërkoi në Këshillin Bashkiak dhe nuk ia dhanë, tani realizohet në mënyrë shumë praktike. Drejtoria e Burgjeve merr masat për transportin e personit të ndaluar me kërkesë të GJK,” shtoi Xhafo.

Veliaj ndodhet aktualisht nën masë sigurie, ndërsa po ndjek një betejë ligjore për të kundërshtuar shkarkimin e tij dhe për të bllokuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.

Xum Allushi bëri deklaratën e fortë për Ledion Liços, ish-banorit të BBV i ndodh e papritura

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Xum Allushi, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi i ktheu një përgjigje ironike moderatorit Ledion Liço, por menjëherë pas kësaj deklarate është sulmuar nga llogari false në rrjet.

Xum Allushi iu përgjigj ironisë së Ledion Liços, i cili gjatë spektaklit të “BBVA” e kishte përmendur si “ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë”.

Në videon e tij thumbuese, Xumi i referohet zërave për një krizë të mundshme mes Ledionit dhe Sara Hoxhës, duke thënë: “Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, e cila vjen në një periudhë që qarkullojnë zëra të pakonfirmuar për jetën private të moderatorit, Xum Allushi ka bërë të ditur se është sulmuar nga llogari false.
Ai ka shpërndarë foto të profileve falco dhe komente negative, të cilat përmbajnë kritika dhe ofendime të ndryshme, përfshirë shprehje si “Je drogaxhi”.

Përballë këtij sulmi, Xum Allushi ka reaguar edhe me një video, ku iu drejtohet direkt personave që fshihen pas këtyre llogarive.

Ai u shpreh: “Epo të hapësh llogari [vetëm për të më ofenduar mua…]. Bëj diçka me jetën tënde. Do ndihesh më mirë.”

Kjo situatë tregon se deklarata e tij ka nxitur reagime të ashpra, duke bërë që ish-banori të përballet me kritika për shkak të komenteve mbi jetën private të Ledion Liços.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 10 Tetor 2025

Dashi

Kjo nuk është periudha kur duhet t’i kushtoni shumë vëmendje gjendjes shpirtërore, përndryshe do të ndiheni të hutuar, nervozë dhe jashtë lojës. Ju duhet të mendoni për perspektivat e mira të jetës tuaj në këtë periudhë dimri të vitit. Situata astrologjike parashikon një ngadalësim të çështjeve ekonomike dhe të shitjeve.

Do të dëshironit të braktisni disa punë, por akoma nuk mundeni. Hëna është në këtë shenjë dhe për këtë arsye ka pak më shumë forcë se zakonisht.

Demi

2020 duket se është viti i revolucionit. Ata që janë shumë të rinj mund të provojnë një rrugë jashtë vendit ose në një qytet tjetër. Ata që kanë kaluar moshën 30 ose 40 vjeç dëshirojnë të përpiqen të vendosin disa pika të forta në jetën e tyre, edhe nga ana sentimentale.

Binjakët

Ju ende keni disa mendime në mendjen tuaj, por gjithmonë duhet të përpiqeni të jeni proaktiv dhe pozitiv. Synimi është të prekni pjesën më të bukur të shenjës, pra atë që lidhet me kuriozitetin dhe dëshirën për të shprehur veten, për të bërë gjëra të rëndësishme dhe për të marrë vëmendjen e të tjerëve. Nëse ju pëlqen dikush, brenda fundjavës së ardhshme do të keni një takim tepër të këndshëm.

Gaforrja

Ju po punoni për të patur qetësi dhe ekuilibër, por është e vështirë për tu arritur sepse keni shumë njerëz rrotull. Kjo është arsyeja pse në jetën tënde vazhdimisht kërkon zgjidhje dhe pika marrëveshjeje, të cilat për momentin nuk mund të realizohen. Edhe në dashuri, në të vërtetë, ekziston mundësia që të lindin disa pyetje.

Luani

Në këtë fazë ju ndoshta keni një dëshirë të madhe për të hedhur poshtë gjithçka që nuk ju kënaq. Ju nuk i doni pjesën më të madhe të njerëzve, kështu që ose i doni njerëzit përreth jush, ose i largoni ata. Tani për tani ju duhet të bëni disa zgjedhje sa i përket punës. Nëse disa rrugë nuk janë ndërprerë në fillim të dhjetorit, atëherë do të ndodhin në pranverë. Ju gjithashtu mund të kryeni një projekt të ri ose një punë të re.

Virgjeresha

Viti i ri lind në një mënyrë shumë energjike dhe intensive. Për momentin, ju mund të largoheni nga një e kaluar e vështirë ose të merrni një çmim të mirë. Për shembull, ata që do të marrin një çmim ose të kryejnë një projekt me sukses do të jenë më me fat. Në vitin 2020, të rinjtë mund të mendojnë që të mbarojnë një kurs të rëndësishëm ose të fillojnë një studim të ri.

Peshorja

Viti i ri fillon në një mënyrë të rëndësishme, por edhe të hutuar. Ju do të keni një person të këndshëm pramë vetes sepse në shenjën tuaj është Venusi. Kjo do të thotë që referencat familjare dhe emocionale janë shumë të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Rekomandohet që të mos bëni asgjë duke u nxituar.

Akrepi

E enjtja dhe e premtja do të jenë mjaft interesante për ju, edhe nëse mund të përballeni me vështirësi në mëngjes. Pjesa e dytë e janarit do të jetë shumë intriguese për ju. Sidoqoftë, mund të keni shumë tensione në punë që mbesin të hapura dhe ndoshta ekziston për të sqaruar disa keqkuptime me kolegë ose bashkëpunëtorë. Bëni mirë që ti kushtoni vëmendje këtyre çështjeve.

Shigjetari

Do të përjetoni ditë të qetë se Hëna është në favorin tuaj. Kjo do të zgjasë deri të premten dhe do të bëni gjithçka dëshironi. Sa i përket dashurisë, mund të ndjeni emocione shumë interesante. Nëse jeni beqarë, mund të ndërtoni diçka të bukur me dy shenja të zodiakut, siç janë Dashi dhe Ujori.

Bricjapi

Dita do të ketë pak tension, sepse do të keni disa diskutime në shtëpi, por në fund ju jeni fituesi. Edhe nëse jeni pak të lodhur dhe nëse nuk ndiheni në gjendje të përsosur fizike, do ta kuptoni pse nuk jeni mirë, duke zgjidhur gjithashtu problemin që ju mundon. Ndërsa fundjava do të sjellë zhvillime mjaft interesante në dashuri.

Ujori

Do të jeni të lirë të thoni dhe të bëni atë që dëshironi. 2020 mund t’ju bëjë të keni disa ndryshime në jetën tuaj siç janë martesa ose të qenit më i lidhur me familjen. Me pak fjalë, shenja më revolucionare e zodiakut do të vërë kokën në vend këtë vit, duke kërkuar stabilitet dhe siguri në jetë.

Peshqit

Duhet të shikoni të ardhmen me interes dhe vullnet. Nëse një çift u nda në nëntor, mund të ndiheni pak të nevrikosur edhe tani. Sa i përket vendit të punës, jo gjithçka është e qartë. Shkëputja emocionale mund të lidhet me shumë mendime që kanë të bëjnë me paratë dhe aktivitetin profesional që ju kryeni.

SKANDAL! Arrestohet analisti i njohur kosovar, akuzohet pë spiunazh për Serbinë…

Analisti Fatmir Sheholli është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi. Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Përmes një njoftimi zyrtar, Sveçla konfirmoi arrestimin, duke theksuar se institucionet e sigurisë kanë grumbulluar prova që e lidhin Shehollin me veprime të dyshimta që bien ndesh me sigurinë kombëtare.

“Sheholli është arrestuar për dyshime të arsyeshme për përfshirje në aktivitete që cenojnë sigurinë e Republikës së Kosovës. Hetimet janë në vijim dhe do të bëhen publike në përputhje me ligjin,” u shpreh Sveçla.

Fatmir Sheholli njihet në opinionin publik si analist politik dhe komentues i zhvillimeve në Kosovë dhe rajon.

E rëndë/ 36-vjeçarja në Maliq tenton të υ▪︎asë υeten në banesën e saj

Një 36-vjeçare në Maliq të Korçës, ka tentuar të vetvritet duke konsumuar një sasi të konsideruar medikamentesh.

Sipas burimeve, 36-vjeçarja me iniciale J.P kishte kryer këtë akt në banesën e saj. Ajo ndodhet nën kujdesin shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po vijojnë hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.