E rëndë/ 36-vjeçarja në Maliq tenton të υ▪︎asë υeten në banesën e saj

Një 36-vjeçare në Maliq të Korçës, ka tentuar të vetvritet duke konsumuar një sasi të konsideruar medikamentesh.

Sipas burimeve, 36-vjeçarja me iniciale J.P kishte kryer këtë akt në banesën e saj. Ajo ndodhet nën kujdesin shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po vijojnë hetimin për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Hapet GoFundMe për Elvis Shkambin— mblidhen miliona lekë

Pas ngjarjes tragjike në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore, rrjetet sociale janë përfshirë në një valë reagimesh që kanë tejkaluar çdo kufi.

Ndërkohë që komente të shumta në rrjet kanë justifikuar apo madje edhe mbështetur aktin e dhunshëm të autorit Elvis Shkambi, së fundmi është hapur edhe një faqe GoFundMe për mbledhje fondesh në ndihmë të autorëve të krimit, Elvis dhe Gjon Shkambi, nën sloganin “Support for legal rights for all”.

Fushata, e shpërndarë dhe e organizuar nga një familjar i tyre, Francesk Shkambi, kërkon mbështetje financiare për të siguruar “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur” për dy të akuzuarit. Deri më tani janë mbledhur mbi 8000$.

Në përshkrimin e gjatë të kësaj nisme, ngjarja e përgjakshme paraqitet si “pasojë e një sistemi të korruptuar drejtësie dhe dështimesh institucionale”, duke u përpjekur ta kthejë autorin e krimit në një simbol të “padrejtësisë shtetërore”.

Tragjike në Angli, 34-vjeçari i merr jetën ρartneres, e goditi me t h▪︎ kë pas një debati

Detajet tronditëse të vrasjes brutale të 32-vjeçares, Rebecca Campbell në shtëpinë e saj jashtë Liverpulit nga i dashuri i saj 34-vjeçar, Michael Ormandy, i janë treguar gjykatës që dëgjoi dëshmitë për krimin.

Campbell u rrëzua jashtë shtëpisë së saj me fjalët e saj të fundit torturuese drejtuar ndihmësve të parë prillin e kaluar duke qenë “a do të vdes?”

Sipas prokurorit, Ormandy e goditi partneren e tij 32-vjeçare 18 herë me thikë disa orë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grua tjetër

Gjykata dëgjoi se vetëm disa orë para vrasjes brutale, Ormandy i dërgoi një mesazh një gruaje që e kishte takuar në një pub dhe e ftoi në një hotel, ku kishin pirë kokteje dhe kishin bërë seks.

“Ne flinim së bashku dhe bënim seks. Ai tha se do të shkonte të shihte fëmijët e tij te nëna e tij. Unë u largova, shkova në shtëpi dhe pastaj shkova në punë”, i tha gruaja gjykatës. Ajo shtoi se 34-vjeçari i dërgoi një mesazh se duhej të shkonte “të zgjidhte diçka” pa thënë asgjë më shumë rreth kësaj.

Gruaja tha se ishte tronditur kur pa lajmin për vrasjen e Campbell, duke kuptuar se ishte e njëjta grua që Ormandy i kishte treguar një foto më parë.

Autopsia zbuloi se 32-vjeçarja ishte therur 18 herë, me një plagë thike në gjoks që ishte goditja fatale.

Nga ana e tij, 34-vjeçari pretendoi se ishte 32-vjeçarja që e sulmoi me thikë kur ai hyri në shtëpinë e saj. “Ajo më bërtiti, ‘Kam një thikë’ kur hyra në shtëpi”, tha 34-vjeçari, duke pretenduar se megjithëse ai arriti ta çarmatoste, ajo qëndroi sipër tij dhe “e sulmoi”, më pas ai reagoi duke e goditur “në vetëmbrojtje” përpara se ta shtynte në divan.

Ormandy tha gjithashtu se “kjo nuk do të kishte ndodhur nëse autoritetet do ta kishin bërë punën e tyre javën e kaluar, duke iu referuar një debati midis çiftit, i cili kishte qenë bashkë për rreth katër muaj.

Në atë debat, sipas të pandehurit, Campbell i hodhi një këpucë në një pub dhe ai e goditi atë në fytyrë.

TRAGJIKE! E mitura përplaset në sy të babait për V DEΚJE kur rrugës për në shkollë

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin në Precenicco, provincë e Udines në Itali, ku Alice Morsanutto, një vajzë 17-vjeçare, humbi jetën pasi u përplas nga një makinë vetëm 200 metra larg banesës, teksa po shkonte drejt stacionit të autobusit për të shkuar në shkollë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30, pranë vijave të bardha, në një rrugë që vajza e kalonte çdo ditë. Shoferi i mjetit, një i ri, ndaloi menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe njoftoi shërbimet e emergjencës. Megjithatë, përpjekjet e mjekëve dhe ekipit të helikopterit për ta reanimuar rezultuan të pasuksesshme.

I ati i Alices, i alarmuar nga sirenat, zbriti menjëherë në rrugë dhe u përball me pamjen tronditëse të së bijës, e shtrirë pa ndjenja në asfalt. Ndërkohë, vëllai binjak i Alices kishte marrë autobusin pak çaste më parë, pa e ditur tragjedinë që kishte ndodhur pas tij.

Alice ishte nxënëse në liceun artistik “Sello” në Udine, e njohur si vajzë e qetë dhe shumë e përkushtuar ndaj studimeve. Vdekja e saj ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin lokal dhe shkollën ku ajo mësonte

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse shoferi ka pasur përgjegjësi ligjore në ngjarje.

A do të rikthehet Veliaj në detyrë? Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, gazetarja Lala tregon procedurat

Gazetarja Klodiana Lala komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë.

E ftuar në një emision televiziv, Lala tha se vendimi ishte i drejtë.

Lala: Pezulloj dekretin për zgjedhjet. Është vendim i drejtë dhe pritshëm, pasi do të minon kushtetutën. Ka pasur debate dhe dje. Diku rreth orës 17 mbaroi dje mbledhja dhe nuk pati vendim.

Sot ka pasur sërish mbledhje dhe ishte vendim unanim. Ka kaluar në seancë plenare në 31 tetor kërkesë e Veliajt.

Gjykata ka pezulluar vetëm zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Vendimet e gjyqësorit nuk diskutohen. Praktika ka treguar se PS-ja nuk i ka zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ndoshta me forcën e kartonëve, dhe PS-ja mund t’i zhvillojë zgjedhjet në Tiranë. Nëse vendimi nukl zbatohet, sdo të ishte vend normal. Do të ishte njollë e madhe për PS.

Vrau me armë zjarri të riun nga Kukësi për një faturë 400 euro, ja me sa vite burg dënohet “Kobra”

Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” është dënuar me 23 vite burgim për veprën e vrasjes së personit nga Kukësi që ndodhi në klub, ndërsa për armëmbajtje pa leje është dënuar me 2 vite burg.

Në total, ai do të vuajë një dënim prej 24 vjetësh në burg.

Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Roland Susuri, është dënuar me 7 vite burgim për tre vepra penale të ndryshme.

Ai ka marrë 1 vit e 6 muaj për pjesëmarrje në rrahje, 4 vite e 6 muaj për manipulim me prova dhe 1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur në Prizren, në muajin janar 2023. Kobra u dënua për veprën penale ‘vrasje e rëndë’.

“Ishte i mpirë”/ Avokati i Elvis Shkambit i thotë të gjitha: Hynte e dilte me pistoletë në gjykata

Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibra, ka deklaruar se do të kërkojë që klientit të tij t’i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për shëndetin mendor.

Avokati Ibra ka deklaruar në Top News, se çështjen e ka marrë për shkak të njohjeve familjare me të.

Ai tha se siç ka deklaruar edhe vetë Shkambi, kjo nuk është hera e parë që ai hynte me pistoletë në sallat e gjyqeve.

“Çështjen e mora për shkak të njohjes familjare. Do të kërkojmë ekspertim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të Shkambit. Edhe ky person që e ka vrarë nuk është në jetë. Po ta shohësh, merren të gjitha shkaqet, rrethanat…Unë mendoj, në deklarimet që ka bërë Elvis Shkëmbi, thotë që në disa raste ka qenë me pistoletë në gjykata, nuk a qenë hera e parë. Në disa raste ai ka shku me armë në gjykata. Çështja nuk është që një njeri normal të shkojë me paramendim. Mua më duket anormale”, – deklaroi Ibraj.

Vivien Thano: “Nuk do dilja kurrë me dikë që punon me llaç e tulla, jeta ime nuk mund të…”

“Nuk është problemi pjesa fizike, është tek pjesa e standardit dhe…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Vivien Thano. Ajo tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me disa nga personazhet e njohur të showbizit si Getinjo, Mozzik apo Juliana Nura, por dhe shumë të pathëna të tjera…

A do të lidheshe me një person që nuk ka kompani ndërtimi, por është personi që punon në kompani ndërtimi, me tulla dhe llaç?

Unë kam arritur në një stad të jetës sime, që unë vetë punoj dhe mundohem që të kem një farë statusi në shoqëri. Dua që personi që unë kam në krah të jetë si unë, ose pak më lart se unë. Se ndryshe do vijë një moment që do ngecë, jam e sigurt për këtë gjë.

Nuk është problemi pjesa fizike, është tek pjesa e standardit. Unë e di dhe jam e sigurt që nuk mund të dashurohem me një person të tillë. Nuk më lidh asgjë. Bëjmë jetë shumë të ndryshme.

Unë kam bërë goxha për veten time, kam bërë plot sakrifica që të kem këtë lloj standardi. Dhe nuk pranoj në asnjë lloj mënyre që ta sakrifikoj gjithë këtë gjënë për një njeriu që nuk është i aftë për veten e tij. Nuk mund të dashurohem. Nuk kam lidhje me të, sepse bëjmë dy jetë të ndryshme. Frekuentojmë jetë të ndryshme, bëjmë jetesë të ndryshme. Nuk ka lidhje pjesa financiare, pjesën financiare mund t’ia mbuloj dhe unë. Problemi është që bëjmë dy jetë të ndryshme dhe jeta ime nuk mund të lidhet me jetën e tij.

Shokuese/ Μbγti 3 foshnjat e porsalindura me batanije dhe i fshehu në dollap, arrestohet 25-vjeçarja

Një grua 25-vjeçare u arrestua në zonën më të gjerë të Reggio Calabria-s , me akuzën e vrasjes së fëmijëve të saj binjakë, sapo i lindi. Gjithçka ndodhi në korrik 2024, por hetimet përfunduan sot.

Vajza, sipas prokurorëve , vrau foshnjat duke i mbytur dhe më pas i fshehu trupat në dollapin e dhomës së saj, duke i mbështjellë me një batanije. Zbulimi tragjik u bë nga nëna e 25-vjeçares, për shkak të erës së keqe që ndjeu kur hyri në dhomë.

I fejuari i saj dhe babai i fëmijëve e ndihmuan atë në vrasjen e fëmijës, siç duket se dëshmohet nga një sërë mesazhesh telefonike që kishin shkëmbyer. I riu tani akuzohet për bashkëpunim.

Nga këto mesazhe, sipas hetimeve të prokurorit, duket se çifti vrau edhe një foshnjë të tretë, tre vjet më parë. I porsalinduri fatkeq dyshohet se u varros në një fushë që i përkiste familjes së nënës së re.

Karabinierët dhe policia, në këtë kohë, vazhdojnë hetimet për të gjetur trupin. Vrasësja e fëmijëve ishte shtruar në një spital në Reggio Calabria, për shkak të gjakderdhjes së madhe, pak para se nëna e saj të zbulonte trupat e binjakëve të porsalindur në shtëpi, por kishte mohuar kategorikisht se kishte mbetur shtatzënë dhe se kishte lindur

Kërcënimi ndaj ambasadorit italian, zbardhet biseda e Metës: Në qoftë se ti nuk e mbaron këtë deri…

Të punosh si ministër në qeveritë e trazuara të fillimviteve 2000 ishte një sfidë më vete. Viktor Doda, i cili shërbeu në kabinetet e Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës, i ftuar në një emision televiziv, ka ndarë kujtime të veçanta nga kjo periudhë, duke u ndalur te stili i secilit kryeministër.

Duke folur për Ilir Metën, nën drejtimin e të cilit ishte ministër i Transporteve në vitin 2001, Doda zbuloi një episod të panjohur që tregonte vendosmërinë e tij.

Sipas Dodës, punimet në autostradën Tiranë-Durrës, të financuara nga bashkëpunimi italian, po zvarriteshin. Pasi e inspektoi vetë situatën, Meta u skandalizua dhe thirri menjëherë ambasadorin italian, Mario Bova. “I foli me një gjuhë jashtëzakonisht të ashpër.

Unë isha në makinë me të dhe më erdhi keq,” kujton Doda. Kulmi arriti kur Meta i dha një ultimatum ambasadorit: “Në qoftë se ti nuk e mbaron këtë deri aty ku kemi rënë dakord, do kesh problem. I përmendi dhe termin ‘non grata’.”

Doda tregon se i kishte thënë Metës se e teproi, por ky i fundit ishte përgjigjur se ambasadori e meritonte. Efekti ishte i menjëhershëm: “Nuk vonuan as 30 orë dhe ka ardhur vapori me dyfishin e makinerive nga Italia, dhe puna u realizua.”

Duke komentuar situatën aktuale të Metës, Doda shprehu keqardhje. “Nuk e di ç’e gjeti këtë njeri, por sikur filloi të tjetërsohet. Më erdhi keq për skenën e arrestimit,” tha ai.