Skandali me spiunazhin në ushtrinë greke, si u zbulua “Gaforrja”, koloneli i lartë që i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, përdorte kode për…

Ushtria greke u trondit pak ditë më parë nga jë skandal, ku një kolonel i Forcave Ajore u arrestua për spiunazh, pasi u vërtetua se i shiste të dhëna sensitive nga NATO, Kinës.

Akuza me të cilën përballet ai mund të rezultojë në burgim deri në përjetësi. Oficeri grek kishte përvojë të gjerë në sistemet elektronike sekrete dhe ishte gjithashtu një vlerësues i rregullt i NATO-s, duke u siguruar kështu kinezëve të dhëna edhe më të ndjeshme të Aleancës.

Megjithatë, veprimi i tij mori fund kur mbërritën informacionet e para nga CIA. Oficeri i lartë u mor në pyetje nga dy drejtues të EYP-së, ku ai ra në një sërë kontradiktash dhe më në fund “u thye” .

Si u zbulua

Sipas STAR në tetor, CIA i dërgoi një sinjal Shërbimit Helenik të Sigurisë, sipas të cilit një oficer ushtarak në Greqi dyshohet se i kishte rrjedhur Kinës informacione të klasifikuara të NATO-s.

EYP njoftoi menjëherë Degën e 5-të të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helene, pra kundërzbulimin . Që nga ai moment, filloi një hetim që i ngjan një skenari filmi.
Më në fund, ata arritën te i dyshuari nga provat. Sipas autoriteteve, vetëm Koloneli në fjalë mund të kishte qasje në këtë informacion, për shkak të pozicionit të tij si komandant i një njësie me radar dhe sisteme elektronike. Kështu, hetuesit fituan një fytyrë dhe automatikisht një pikë referimi: Gaforren .
Gjatë hetimit, u zbulua se Koloneli po përdorte dy telefona celularë . Njëri ishte sekret dhe, sipas informacioneve, i ishte dhënë nga kinezët. Oficerët arritën të zbulonin sinjalin e koduar që po dërgohej në Kinë.

Ekspertët thanë se skenari më i mundshëm është që ai të ketë fotografuar dokumente konfidenciale dhe, nëpërmjet një programi të posaçëm, t’i ketë konvertuar ato në kode QR në mënyrë që të mund të dërgoheshin pa u vënë re menjëherë. Megjithatë, në epokën e teknologjisë, asgjë nuk mbetet e fshehur.

Edi Ramës i ndodh mrekullia! Pasi “hoqi” Ballukun, i vjen lajmi mrekullueshëm nga SHBA, ja çfarë do ndodhë pas pak ditësh

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, mbledhje e cila është thirrur nga presidenti amerikan Donald Trump më 19 shkurt.

Kjo është mbledhja e parë e këtij Bordi që do të drejtohet nga Trump, ndërsa për Shqipërinë pritet formalizimi i marrëveshjes së munguar për t’u bërë pjesë këtij organizmi ndërkombëtar.  Marrëveshja pritej të firmosej në Davos, njëjtë si rasti i Kosovës, por kryeministri Rama tha se zgjodhi të priste në Shqipëri vajzën e Trump.

Një vit pa asnjë takim të nivelit të lartë, Rama në Uashington më 19 shkurt…

Bordi i sapokrijuar i Paqes për Gazën pritet të mbajë mbledhjen e parë më 19 shkurt në Uashington, një nismë e promovuar nga presidenti amerikan Donald Trump, e cila që në nisje ka ngjallur skepticizëm dhe refuzim nga një pjesë e konsiderueshme e shteteve kryesore dhe aktorëve ndërkombëtarë.

Në këtë takim pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndryshe nga disa liderë të tjerë, Rama nuk ishte i pranishëm në Davos, ku u firmos krijimi i Bordit të Paqes si një platformë e re për ndërmjetësim konfliktesh. Megjithatë, ai duket se po synon ta përdorë pikërisht mbledhjen në Uashington për kapital politik.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë forum vjen në një kontekst të veçantë marrëdhëniesh me administratën amerikane. Që nga ardhja në pushtet e Donald Trump, kryeministri shqiptar nuk ka zhvilluar një vizitë zyrtare në SHBA dhe nuk është pritur nga asnjë zyrtar i lartë i administratës së re, çka e ka vendosur Tiranën në një pozicion të ftohtë diplomatik krahasuar me periudha të mëparshme. Pra Rama ka 1 vit i izoluar dhe Bordi i Paqes do të përdoret si biletë për të bërë për vete administratën e Trump.

Padyshim, kjo lëvizje pritet të shoqërohet edhe me përpjekje për ta paraqitur pjesëmarrjen si një sukses diplomatik në politikën e brendshme, në një moment kur qeveria përballet me presion të shtuar nga skandalet dhe hetimet e SPAK.

Vetë Bordi i Paqes për Gazën ka lindur mes polemikash. Që në Davos, një numër i madh shtetesh kryesore evropiane dhe partnerësh ndërkombëtarë zgjodhën të mos i bashkohen nismës dhe të mos firmosin angazhimin, duke e lënë strukturën pa mbështetjen e aktorëve kyç të diplomacisë perëndimore.

Italia, Greqia, Franca dhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian nuk u bënë pjesë e Bordit, duke qëndruar jashtë një iniciative që funksionon jashtë mekanizmave tradicionalë të diplomacisë ndërkombëtare dhe pa rol të qartë të Kombeve të Bashkuara. Ky refuzim ka ndikuar drejtpërdrejt në perceptimin e Bordit si një forum me përfaqësim të kufizuar dhe legjitimitet të diskutueshëm.

Në veçanti, Franca dhe Italia, të cilat kanë rol aktiv në politikat e Lindjes së Mesme dhe janë pjesë e strukturave kryesore multilaterale, kanë zgjedhur të mos rreshtohen në një nismë të lidhur drejtpërdrejt me axhendën politike të Donald Trump. Edhe Greqia, ndonëse aleate e SHBA-së, ka ndjekur të njëjtën linjë përmbajtjeje.

Në axhendën e takimit të 19 shkurtit priten diskutime mbi konfliktin në Gaza, si dhe ide për angazhime politike dhe bashkëpunim rajonal. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky Bord do të ketë ndikim real në terren apo do të shërbejë më shumë si një platformë politike, ku disa liderë kërkojnë të forcojnë pozicionet e tyre ndërkombëtare dhe, më pas, t’i kapitalizojnë ato në skenën e brendshme. /Pamfleti

Del nga binarët! Rogerti i bën veprimin e rëndë Luizit teksa flinte gjumë, ja reagimi (Video)

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka trazuar menjëherë ujërat, duke krijuar një klimë të rënduar psikologjike, veçanërisht për Rogertin, i cili është shfaqur tejet i revoltuar që në momentin e parë.

Pas përplasjeve verbale dhe ofendimeve të ashpra që shoqëruan mbërritjen e fituesit të BBV2, konflikti është zhvendosur edhe në hapësirën e dhomës së gjumit, duke mos lënë vend për qetësi as gjatë orëve të natës.

Teksa Luizi po pushonte në shtratin e tij, Rogerti është afruar te krevati dhe ka marrë valixhen e këngëtarit. Me një objekt në dorë, ai ka nisur ta godasë vazhdimisht dhe fort valixhen, duke krijuar një zhurmë të madhe në dhomë, me qëllimin e qartë për të provokuar dhe për të mos e lënë Luizin të flejë.

Megjithatë, pavarësisht zhurmës dhe presionit të hapur për ta nxjerrë nga vetja, Luizi ka zgjedhur të mos reagojë fare, duke vazhduar të qëndrojë i pashqetësuar ndaj këtij veprimi demonstrativ.

Video Player

Kiara bën reagimin e fortë për Luizin: Uroj të dalësh sa më shpejt sepse

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar efektin e pritshëm: një “tërmet” të vërtetë emocional dhe debate të ashpra që në minutat e para.

Situata është tensionuar maksimalisht mes tij dhe Rogertit, ku nuk kanë munguar ofendimet e rënda personale dhe provokimet mbi jetën private, të cilat kanë trazuar jo vetëm shtëpinë, por edhe mbështetësit jashtë.

Ndërkohë që rrjeti po zien nga videot e përplasjes, një reagim surprizues ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Kiara Tito.

Ndryshe nga sa pritej – ku zakonisht familjarët urojnë fitoren apo qëndrimin sa më të gjatë – Kiara ka bërë të kundërtën në postimin e fundit të Luizit në Instagram.

Ajo ka lënë një koment që tregon qartë pakënaqësinë e saj ndaj klimës toksike dhe ofendimeve që po ndodhin brenda shtëpisë:

“Uroj që të dalësh sa më shpejt nga ajo shtëpi,” ka shkruar moderatorja.

Upss/ Mateo reagon ndaj Luizit: I përmend sëmundjen dhe bën këtë zbulim që i befasoji të gjithë

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” kanë prekur një nivel tjetër ditën e sotme, teksa Mateo ka vendosur të “gërmojë” në të shkuarën e Luiz Ejllit, duke prekur një nga temat më të ndjeshme të edicionit të dytë.

Fituesi i BBVA2 fitoi zemrat e publikut me lojën e tij dinamike, por rrugëtimi i tij u shënjua edhe nga një debat i madh kombëtar pas deklaratës se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kjo situatë asokohe shkaktoi revolta ndaj produksionit dhe u kthye në një pikë kthese për lojën e tij.

Pikërisht këtë histori ka rikthyer në vëmendje Mateo gjatë një diskutimi të ashpër. Teksa po i sqaronte Luizit se ai nuk është servil si banoret e tjerë, Mateo fillimisht e ka ngacmuar për mungesën e romancës këtë vit.

“Për histori dashurie në Big Brother kemi Luizin. Po s’ke histori dashurie këtë vit o Luiz,” i tha ai.

Luizi, me batutën gati, iu përgjigj: “Kush tha? Kam Tanin.”

Por Mateo nuk e ka lënë me kaq, duke kaluar në një sulm të drejtpërdrejtë dhe ironik lidhur me historinë e sëmundjes.

“Po sëmundje, do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?” e pyeti ai.

Pa u shfajësuar dhe pa ndryshuar mimikë, Luizi ia ktheu shkurt: “PO.”

Biseda u mbyll me ironinë e Mateos: “Na thuaj të vijmë me Amita”.

“Mund të jem unë Olta Gixhari për ty…”/ Brikena sfidon hapur Luizin, por ai i jep përgjigjen

lesio dhe Marko janë zyrtarisht dy banorët më të rinj të “Big Brother VIP 5”, të cilët u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Por jo vetëm kaq, pasi mbrëmë u rikthye në shtëpi edhe fituesi i edicionit të dytë të reality show-t, Luiz Ejlli.

Këngëtari i njohur nuk është banor, por do të qëndrojë aty vetëm pak ditë. Këtë detaj nuk e dinë banorët, edhe pse ka nga ata që kanë nisur të dyshojnë.

Ditën e sotme, Vëllai i Madh u dha të drejtën banorëve të rinj që të bënin një konferencë, ku pjesa tjetër e shtëpisë do i bënin pyetje.

Në një moment, Brikena e krahasoi veten me Olta Gixharin, kundërshtaren e Luizit në BBV 2. Sipas saj, ajo mund të jetë një Olta Gixhari dhe këtu Ejlli iu përgjigj:

“Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë”, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë.

A do martohej Juela në “Big Brother”? Luizi i premton Stenaldos: Po u martove, unë do të…
Pjesë nga biseda:

Brikena: Me sa unë i shikoj banorët këtu, nuk jam lojtare e fortë si Olta Gixhari, ama në këtë lojë për ty, ka mundësi që të jem unë një Olta Gixhari. A mendon që ti duhet ta penalizosh grupin tënd, ti dhe Artani, për të më mbajtur mua brenda me Mirin?

Luizi: Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë

Brikena: Një kundërshtare tënde të fortë. Thashë sa u përket vajzave këtu brenda, për mendimin tim mund të jem një kundërshtare e fortë e jotja

Luizi: Shumë mirë, e respektoj, nuk ka gjë më të mirë se tu qenë i fortë, të lë në tension, të mban aktiv. Por po ta them, po të ishe si Olta, i ke bërë nder të gjithëve jo vetëm mua

Brikena: Një kundërshtare jote e fortë e thashë, a mund të jetë se mund të penalizosh grupin tënd, për të mbajtu këtu një kundërshtare të fortë

Luizi: Unë nxjerr jashtë kë kam përballë, kë kam mundësi. A është e fortë, a është e butë, a është e lehtë ajo shihet. Nëse e nxjerr jashtë do të thotë se s’ka qenë aq e fortë¸nëse rri brenda qenka e fortë.

Brikena: Ok, paç fat.

Horoskopi nga Paolo Fox, e diel 8 shkurt 2026

Ja çfarë sugjerojnë yjet për ditën e sotme, sipas astrologut Paolo Fox. Fokus te dashuria, puna, energjia personale dhe vendimet që duhen marrë me maturi.

♈ Dashi (21 mars – 19 prill)

Qielli të fton të vësh rregull mes emocioneve dhe mendimeve, duke sjellë qartësi aty ku kohët e fundit ka pasur dyshime e tensione. Yjet sugjerojnë të lësh pas shpine përplasjet e vjetra dhe të shikosh me besim drejt së ardhmes. Mund të ketë ende çështje burokratike apo kontraktuale pezull, por fati po përgatit një periudhë më të favorshme, sidomos me afrimin e stinës së bukur. Në dashuri nevojitet mirëkuptim dhe prani: është koha ideale për të rikthyer harmoninë. Vështirësitë e fillimit të vitit mbeten një kujtim i dobishëm për të rifilluar me vendosmëri më të madhe.

♉ Demi (20 prill – 20 maj)

Një e diel që kërkon durim dhe gjakftohtësi, sidomos në marrëdhënie me ata që krijojnë polemika të panevojshme. Influencat astrale e bëjnë më të lehtë reagimin impulsiv, por mençuria këshillon të shmangen përplasjet dhe të lihen provokimet të kalojnë. Brenda teje rritet dëshira për rinovim, me ide interesante për të rikthyer në lëvizje projekte të mbetura pezull. Frymëzimi nuk mungon dhe ditët e ardhshme sjellin shenja përmirësimi. Këshilla e yjeve: beso në qëllimet e tua pa u shpërqendruar nga ata që kërkojnë konflikte.

♊ Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Konfigurimet planetare të ftojnë të ngadalësosh ritmet dhe të marrësh një pushim të merituar para se të nisë një javë e ngarkuar. Rikuperimi i energjive fizike e mendore do të jetë vendimtar për të përballuar impenjimet. Planeti i dashurisë ndez dëshirën për lehtësi dhe bashkëpunim, duke favorizuar takime intriguese dhe marrëdhënie pa presione. Megjithatë, ditët e ardhshme mund të sjellin nevojën për sqarime në lidhjet më të brishta. Paolo Fox ju fton të flisni me sinqeritet, sepse kjo është çelësi për të shmangur keqkuptime.

♋ Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Atmosfera është e mbushur me premtime dhe hap një fazë të favorshme. Influencat qiellore sjellin intuita të ndritshme dhe besim të ri në të ardhmen, duke mbështetur sidomos ata që punojnë me krijimtari ose presin përgjigje të rëndësishme. Edhe sektori sentimental përfiton nga përmirësimi, me emocione që rikthehen në qendër dhe marrëdhënie që forcohen. Mundësitë fillojnë të shfaqen që në ditët e ardhshme, duke hapur rrugën për muaj të mbushur me kënaqësi personale e profesionale. Yjet të ftojnë të ndjekësh instinktin dhe të mos kesh frikë nga ndryshimet.

♌ Luani (23 korrik – 23 gusht)

Një erë rinovimi fryn ngadalë, duke ndihmuar të lësh pas zhgënjime dhe kapituj që nuk dhanë rezultatet e pritura. Qielli të sugjeron të shohësh përvojat e kaluara si mësime të vlefshme për rritje personale. Përplasjet e fundit mund të kenë lënë hidhërim, por forca e brendshme të lejon të ringrihesh me vetëdije më të madhe. Yjet kujtojnë se vështirësitë nuk përcaktojnë rrugën, por mënyrën si reagon ndaj tyre. Ky është momenti për të rikthyer besimin tek vetja dhe për të kthyer pengesat në mundësi.

♍ Virgjëresha (24 gusht – 22 shtator)

Vibrimet astrale ndezin sferën emocionale, duke e bërë ditën veçanërisht intensive në aspektin sentimental. Megjithëse emocionet janë të forta, mbetet nevoja për stabilitet dhe racionalitet në zgjedhje. Dëshira për qartësi rritet dhe ditët e ardhshme mund të sjellin nevojën për biseda të mbetura pezull, si në punë ashtu edhe në dashuri. Qielli të fton të gjesh ekuilibrin mes zemrës dhe logjikës, duke shmangur vendime të nxituara por pa shtypur ndjenjat e vërteta.

♎ Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Periudha sjell inkurajime dhe kënaqësi të vogla, edhe pse tensionet planetare sugjerojnë kujdes në vendimet delikate. Kush po përballet me ndryshime ka nevojë të besojë tek aftësitë e veta dhe të kultivojë qetësi të brendshme. Në punë apo projekte personale, përballja me të tjerët mund të jetë e lodhshme por e dobishme për të sqaruar objektivat. Në dashuri nevojitet më shumë durim: mund të lindin divergjenca, por me dialog dhe mirëkuptim lidhjet mund të forcohen.

♏ Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Yjet ndriçojnë ditën me energji të fortë dhe magnetike, duke favorizuar intuita të ndritshme dhe një tërheqje që bie në sy. Emocionet thellohen dhe dëshira për ndjenja autentike bëhet protagoniste. Qielli paralajmëron zhvillime interesante në ditët e ardhshme, sidomos në marrëdhënie që meritojnë një shans të dytë. Pjesa e dytë e muajit duket më shpërblyese, ideale për konfirmime dhe rezultate të pritura. Rëndësi ka të menaxhosh energjitë me ekuilibër, duke marrë pushime për të ruajtur qartësinë.

♐ Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

LEXO Surpriza pozitive dhe mirëkuptim, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Energjia dinamike të fton të besosh me vendosmëri tek aftësitë e tua. Momenti shpërblen guximin, dëshirën për të eksperimentuar dhe vendosmërinë për të nisur përvoja të reja. Influencat planetare mbështesin ata që duan të ndjekin rrugë të ndryshme ose projekte ambicioze. E ardhmja duket e mbushur me mundësi, sidomos në muajt e ngrohtë që premtojnë njohje dhe kënaqësi. Këto orë sjellin intuita të vlefshme: ndjekja e një ideje të papritur mund të hapë horizonte të reja. Yjet këshillojnë të kesh besim tek instinkti dhe të mos kesh frikë nga sfidat.

♑ Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Pas ditëve të ngarkuara me tension, vjen më në fund një klimë më e qetë që favorizon rikuperimin emocional. Qielli të fton të rizbulosh vlerën e ëmbëlsisë, të kujdesit dhe momenteve për mirëqenie personale. Në planin profesional, megjithatë, nis një fazë reflektimi: rritet dëshira për të ndryshuar situata që nuk kënaqin më ose për të rishikuar marrëveshje jo bindëse. Kush punon në mënyrë të pavarur ose me punë manuale mund të ndiejë lodhje dhe nevojë për pushim. Yjet sugjerojnë të dëgjosh trupin dhe të marrësh kohën e nevojshme për t’u rimbushur.

♒ Ujori (20 janar – 19 shkurt)

Konfigurimet astrale e bëjnë atmosferën delikate, ku mjafton pak për të krijuar keqkuptime. Kujdesi në fjalë është vendimtar për të shmangur diskutime të panevojshme. Nëse ndien lodhje fizike ose mendore, këshilla është të ngadalësosh ritmet dhe të marrësh kohë për relaks. Në dashuri, megjithatë, ka zhvillime interesante: marrëdhëniet e qëndrueshme mund të rifitojnë lehtësi, ndërsa takimet e reja premtojnë emocione të sinqerta. Ironia ndihmon të zbutet atmosfera, por duhet përdorur me ndjeshmëri.

♓ Peshqit (20 shkurt – 20 mars)

Një dritë e papritur ndriçon rrugën dhe sjell më shumë qartësi mbi objektivat që duhen arritur. Një zbulesë, një ëndërr domethënëse ose një shkëmbim idesh frymëzues të shtyn të shohësh të ardhmen me entuziazëm të rinovuar. Pas një periudhe përpjekjesh dhe sakrificash, fillojnë të mbërrijnë shenja inkurajuese që shpërblejnë vendosmërinë e treguar. Javët e ardhshme parashikohen të mbushura me mundësi që duhen kapur me besim dhe gatishmëri. Qielli të fton të udhëhiqesh nga intuita, e cila do të jetë një aleat i çmuar për të kthyer dëshirat në realitet.

Vjen reagimi i fortë i Gjestit: Sulmon Selinën, ka dy fjalë edhe për Arbër Hajdarin — shkak Gimbo

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP” është shoqëruar me debate të nxehta pas transmetimit të një klipi që zbuloi biseda me “kode” mes Selinës dhe Mirit, të cilat kishin në qendër Dj Gimbon.

Në video, teksa Gimbo thirrej në dhomën e rrëfimit, Miri paralajmëronte Selinën: “Kujdes, se ke Prime sot”, duke nënkuptuar se sjellja e saj mund të keqinterpretohej.

Përgjigja e Selinës, “Nuk e kam me buton”, u interpretua në studio si një pranim i tërthortë se ajo nuk mund ta largojë Gimbon menjëherë, pavarësisht strategjisë.

Opinionisti Arbër Hajdari ishte i ashpër në gjykimin e tij, duke akuzuar Selinën se po bën lojë të pastër me Gimbon, duke e afruar dhe larguar atë sipas interesave të saj, ndërkohë që DJ ka shprehur pëlqim real.

Në këtë situatë ka ndërhyrë menjëherë nga jashtë fituesi i BBVK 4, Gjesti, i cili ka një lidhje të ngushtë me Gimbon, pasi ky i fundit është DJ i tij personal dhe mik i ngushtë.

Përmes një postimi në Instagram, Gjesti ka mbështetur plotësisht analizën e Arbrit, duke e cilësuar atë si opinionistin më të drejtë, dhe i ka dhënë kurajë mikut të tij brenda shtëpisë.

“Jo që naj sen, po opinionisti ma i drejtë që ka mujt me kon naj herë është Arbër Hajdari. Kështu që @dj.gimb0 me ty jem. I drejti gjithë fiton, nëse jo çmimin, e fiton dashninë. Qajo është e rëndësishmja,” shkruan Gjesti, duke konfirmuar se për të, lojën e pastër dhe të sinqertë po e bën vetëm Gimbo.

“Me rob ”- Nga Selin deri te Kristi, ja si reaguan banorët për hyrjen e Luiz Ejllit në BBVA 5

Momenti që të gjithë prisnin ka ndodhur, por efekti brenda shtëpisë ka qenë edhe më dramatik nga sa parashikohej.

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë emocional te banorët, të cilët kanë mbetur fjalë për fjalë të ngrirë.

Produksioni ka luajtur mjeshtërisht me psikologjinë e konkurrentëve: ndërkohë që publiku e di të vërtetën se qëndrimi i Luizit do të jetë vetëm disa ditor, banorëve u është lënë të kuptohet se ai është rikthyer si një banor i rregullt, për të garuar “kokë më kokë” me ta.

Ky informacion ka shkaktuar panik. Më të shokuarit nga kjo hyrje e papritur duket se kanë qenë Kristi dhe Selin.

Kamerat kanë fokusuar portretet e tyre të shtangura, teksa e kishin të pamundur ta besonin se fituesi i edicionit të dytë, “fenomeni” që theu çdo rekord, do të jetë tashmë rivali i tyre direkt në shtëpi.

Fytyrat e tyre shprehnin qartë mosbesim për vazhdimësinë e lojës, duke e marrë seriozisht edhe paralajmërimin e tij se “tani luftohet vetëm për vendin e dytë”.

Për Kristin, Selinën dhe banorët e tjerë, kjo hyrje duket se ka përmbysur çdo llogari dhe strategji të bërë deri më tani.

VIDEO

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr shtyllen kurrizore”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i tij, tensioni më i madh u vu re tek Rogerti, i cili duket se nuk e ka pritur aspak mirë këtë hyrje.

Që në momentet e para pas futjes së Luizit në shtëpi, atmosfera nisi të rëndohej ndjeshëm. Përplasjet mes tij dhe Rogertit nuk vonuan, duke treguar se mes dy banorëve kishte ende mosmarrëveshje të pazgjidhura.

Situata u tensionua edhe më shumë pas përfundimit të emisionit, kur banorët u drejtuan drejt tavolinës për të ngrënë darkën. Pikërisht aty, Rogerti dhe Luizi u përfshinë në një debat të ashpër, me tone të larta dhe akuza të drejtpërdrejta.

Në një moment, Rogerti i drejtohet Luizit me fjalë kërcënuese duke i thënë që të mos e prekte me dorë, pasi “do t’ia tregonte vendin”. Ai i rikujtoi Luizit edhe deklarata të mëparshme, duke përmendur sezonin e “Big Brother” ku Luizi ishte pjesëmarrës dhe u shpall fitues, duke theksuar shprehjen “lëre gangsterin jashtë”.

Debati mori përmasa edhe më serioze kur Rogerti vazhdoi me paralajmërime të forta, duke i thënë Luizit se nuk duhet të përfshihet me të, as brenda dhe as jashtë shtëpisë. “Po me mu mos u kap,” dëgjohet të thotë ai, duke theksuar se nuk mund të provokohet.

Nga ana tjetër, Luizi nuk qëndroi i heshtur. Ai reagoi ndaj fjalëve të Rogertit duke i thënë se me këtë sjellje po i nxinte fytyrën babait të tij, një deklaratë që e rriti edhe më shumë tensionin mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të përshkallëzohet më tej apo nëse ndërhyrja e produksionit do të qetësojë situatën mes dy banorëve.

VIDEO