U qëllua politikani në Kumanovë, policia arreston bashkëshorten e tij për atentàtin

Policia ka arrestuar bashkëshorten e mjekut nga Kumanova, Zekirija Shahini, i cili u plagos para disa ditësh në një sulm të armatosur në qendër të Kumanovës. Ajo dyshohet se është e përfshirë në tentativën për vrasjen e tij.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 43-vjeçarja nga Tetova është ndaluar nga njësiti policor i Kumanovës, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë thirrur për intervistim në lidhje me rastin. Po ashtu, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e një 50-vjeçari nga Kumanova.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të arrestuarës do të parashtrohet kallëzim penal për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, po kërkohet edhe një 36-vjeçar nga Gostivari, i dyshuar si autor i të shtënave ndaj mjekut Shahini, i cili gjendet në arrati”, bëjnë të ditur nga MPB.

Mjeku Zekirija Shahini, që është kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, u qëllua me armë nga person i maskuar më 6 tetor, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Kumanovës.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagimi i ashpër i Spiropalit: E tùrpshme glorifikimi i agresorit

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër për mënyrën se si një pjesë e opinionit publik dhe mediave kanë trajtuar ngjarjen e rëndë, atë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Spiropali ka bërë një postim në llogarinë e saj në “Facebook”, ku dënon përpjekjet për të justifikuar aktin barbar dhe për të glorifikuar agresorin, ndërsa i bën thirrje për reflektim shoqërisë dhe institucioneve mbi mënyrën si trajtohen viktimat dhe etika në hapësirën publike e digjitale.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme kërkon masa ligjore për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, duke theksuar se kjo nuk është Shqipëria Europiane për të cilën po negociojmë me Bashkimin Europian.

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit:

Jashtëzakonisht tronditëse përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lum komentesh të neveritshme në adresë të viktimës.

Po aq indinjuese është edhe tentativa për të justifikuar vrasësin për veprimin ekstrem që mori një jetë njeriu dhe lëndoi dy të tjerë.

Urrejtja mbi viktimat dhe lartësimi i agresorëve duke shfrytëzuar lirinë për të shkruar e komentuar në hapësirën digjitale, nuk mund të jetë kurrsesi Shqipëria Europiane.

Ndërkohë që me BE-në po negociojmë për t’iu afruar përherë e më shumë standardeve të medias e etikës demokratike europiane, nevojitet një ndërgjegjësim dhe reflektim i plotë për masat e ardhshme ligjore që mbrojnë dinjitetin e individit, po aq sa edhe lirinë e shprehjes.

Publikimet e paverifikuara mbi protagonizmin vrastar dhe vala e komenteve baltosëse në rrjetet sociale mbi viktimën nuk mund të jetë kurrsesi fytyra e shoqërisë shqiptare.

Shqipëria e vërtetë është shumë më shumë se kaq; është vlerë, është respekt, është dinjitet!

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve të gjyqtarit Kalaja dhe solidaritet me gjyqtarët, prokurorët dhe gjithë shërbëtorët e shtetit shqiptar!

“Jam burri i ëndrrave të tua, të dua dhe…”/ Mjeku përndiqte gazetaren prej më shumë se një vit, zbuIohen mesazhet që…

Gazetarja sportive Albana Bejko, e ftuar në një emision televiziv, ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj me mjekun nga Kosova që e përndiqte intensivisht, Behar Kamberi.

Ajo tha se përndjekja ka ndodhur prej më shumë se një viti, deri sa ajo iu drejtua institucioneve dhe e denoncoi, gjë që çoi më pas në arrestimin e tij. Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.

“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo.

“Përshëndetje Albanë nga Behari. Unë jam burrë ideal për ty. Jam doktor intelektual, gentleman, i bukur dhe i sinqertë. Ne të dy gjithnjë kemi komunikuar dhe do të komunikojmë mirë dhe shëndetshëm. Kam gjendje të mirë financiare dhe shëtis botën.

Këto janë tiparet që përmbush kështu që mos hezito më. Por eja martohemi dhe jetojmë së bashku në një banesë këtu në Prishtinë por edhe në Tiranë. Ku ti përsëris krejt gjërat ke me i pas dhe me i cu në vend, asgjë ska për të munguar.

Ti do vazhdosh të punosh si tani. Albanë më merr në konsideratë kur unë jam mashkull idealë që të bëj propozim për martesë. Pres reflektim nga ti.”, ishte nga mesazhet që ai i dërgonte gazetares.

“Përshëndetje. Tashmë pasi që ne po njihemi që një kohë të gjatë dhe kështu kemi biseduar live kohë pas kohe, kemi bërë foto, kemi biseduar në telefon dhe të kam shkruar në email. Unë kam një ftesë për kafe me ty. Me qellim që të vazhdojmë komunikimin dhe të diskutojmë për së rrafshi në tavolinë.

Pasi që edhe ti ma ke konfirmuar kërkesën që na dy të pijmë kafe së bashku. Me rëndësi është që edhe ti me qën e kënaqur dhe me ndje veten tande mirë. Kur të konvenon dhe kur është mirë për ju. Jam në pritje, më lajmëro. Behari, Albana, më të mirat”, shkruan ai në një tjetër mesazh.

“Përshëndetje Albana nga Behari. Është kënaqësi që u takova mbrëmë dhe u njoha për së afërmi me ty. Nderimi im është që bëra foto me ty. Shumë jam i lumtur që fola me ty dhe të çmoj shumë, moj vajza më e bukur e Shqipërisë. Dhe shpresoj që së shpejti të shihemi dhe të pimë edhe nga një kafe.

Të ftoj me ardh në Prishtinë. Ti gjithmonë më ke pëlqyer si person dhe besoj që do të kemi të mira. Me respekt nga Behari. Të dua shumë Albana”, tenton ai sërish për të komunikuar me gazetaren.

Dëshmia e re/ Kreu vrasjen tek Apeli, rrëfehet autori: S’e kisha planifikuar krịmin, gjyqtarin e qëllova kur…

Zbardhet dëshmia e re e autorit të dyshuar të krimit që tronditi opinionin publik, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja. Gjithçka ndodhi në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku pasi gjyqtari Kalaja lexoi vendimin që nuk ishte në favor të familjes ë tij, Elvis Shkambi, nxori pistoletën nga brezi dhe hapi zjarr ndaj zyrtarit të lartë. Po ashtu ai plagosi dhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët kishte konflikt.

Autori i krimit, pas arrestimit deklaroi para oficerëve të Krimeve të Rënda se i kishte ardhur në majë të hundës me zvarritjen e gjyqeve.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, rrëfeu autori i krimit. Ai më pas u dorëzua para oficerëve të policisë.

“Tragjedi e madhe edhe për vetë shtetin”- Mesazhi që la kryeministri Rama në librin e ngùshëllimeve për gjyqtarin Astrit Kalaja

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe në ndër të gjyqtarit, Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit sapo ai dha vendimin nga Elvis Shkambi.

Kreu i qeverisë në përfundim të homazheve nuk dha asnjë prononcim për mediat, por në mesazhin e lënë në librin e ngushëllimeve thotë se “kjo është një tragjedi e madhe për vetë shtetin”.

“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, ka shkruar Rama në librin e ngushëllimeve.

I la në testament pasurinë shqiptarit, detaje nga krimi i dyfishtë! Hetuesit drejt vràsësit, dëshmia e nipit të pronarit grek që i shpëtoi plumbave: Sapo qëlloi…

Autoritetet greke duke se kanë në dorë informacione të rëndësishme për të identifikuar vrasësin e pronarit grek dhe shqiptarit, ngjarje e ndodhur në kampingun në Finikounda.

I vetmi dëshmitar okular i masakrës, nipi i pronarit të vrarë, dha një përshkrim të detajuar të autorit të krimit të dyfishtë.

Vrasësi ishte i dobët, bjond, shumë i ri, që nuk e fliste mire gjuhën greke, u pa duke udhëtuar me shpejtësi me një skuter drejt fshatit Koryfasio, rreth 40 minuta pas krimit.

Nipi i përshkroi momentet e tmerrit duke u shprehur: “Sapo qëlloi xhaxhain tim, arrita të vrapoja shpejt. Kalova përpara kujdestarit tonë. E lashë pas meje dhe vrasësi e qëlloi.”

Motivi i pasurisë dhe testamentit

Zyrtarët e vrasjeve po hetojnë motivin që qëndron pas krimit të dyfishtë. Janë marrë tashmë deklarata nga të afërmit dhe miqtë e arkitektit 68-vjeçar, pasi dyshohet se ka pasur njerëz që kanë pretenduar pronën e tij.

Hetimi tani po kthehet në motive financiare dhe pronësore. Pronari 68-vjeçar i kampingut kishte ndryshuar së fundmi testamentin e tij, duke lënë nipin dhe mikun e tij të ngushtë shqiptar, i cili mbeti viktimë, si trashëgimtarë.

Ky detaj konsiderohet thelbësor, pasi përmbys versionet e mëparshme dhe forcon mundësinë që krimi të jetë i lidhur me mosmarrëveshje financiare.

Në të njëjtën kohë, ishte lëshuar një ofertë prej afërsisht 5 milionë eurosh për shitjen e kampingut, e cila po shqyrtohet gjithashtu si një motiv i mundshëm.

Vlen të përmendet se pronari i kampingut ishte sulmuar dy herë në të kaluarën. Rasti i parë ndodhi disa muaj më parë, kur një person i panjohur e qëlloi në tëmth me një pistoletë ajrore, ndërsa rasti i dytë përfshinte një sulm fizik brenda ambienteve të biznesit. Këto raste nuk u hetuan, por tani duket se lidhen me vrasjen e dyfishtë.

Policia ka nisur një operacion në rajonin e Mesinisë, duke shfrytëzuar çdo provë të disponueshme nga kamerat, telefonat celularë dhe deklaratat e dëshmitarëve. Gjithashtu po analizohen gjetjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa po hetohet edhe nëse autori i krimit kishte ndonjë lidhje me viktimat apo dinte detaje rreth gjendjes së tyre financiare.

Në të njëjtën kohë, rastet e mëparshme të sulmeve në zonë po shqyrtohen për të përcaktuar nëse ekziston një model i përbashkët ose lidhje me mënyrën e veprimit të vrasësit.

Policia është e bindur se “çelësi” i hetimit qëndron në transaksionet financiare të viktimës dhe ndryshimet që ai bëri pak para se të humbiste jetën.

Ndërsa autori i krimit mbetet i lirë, vrasja e dyfishtë në Finikounda vazhdon të ngrejë pikëpyetje rreth asaj se kush ose çfarë fshihet pas ngjarjes.

“Kam 32 vite gjyqe”/ Vajza e Lasgush Poradecit probleme me prònat: Si duhet të sillem unë!?

Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Maria, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë, duke denoncuar atë që e quan “32 vite vuajtje, gjyqe dhe korrupsion” për një pronë familjare në zemër të Pogradecit.

Përmes një postimi në rrjetë sociale ajo shprehet se nuk po gjen të drejtën e saj, ndërsa shton pyetjen ‘Si duhet të sillem unë?’.

“Për një copë tokë për të ndërtuar ‘1 Maji’ në Pogradec, që ndodhet 3 metra larg lokalit (është kopsht për lokalin), me dokumente të kohës së Zogut, me fitim gjyqi në 3 shkallë për të drejtën e parablerjes së pistës së vallëzimit që është në këtë tokë, me fitim gjyqi në 3 shkallë për kontratë të pavlefshme…

Kam 32 vjet gjyqe, zyrave dhe nuk e gjej dot drejtën sepse paraja i ka bërë bllok. Unë, gjyqeve, AI “pronarit” të lokalit vazhdoj biznesin dhe me paret që fitoj mbi pronën time paguaj çdo shtetar. Korrupsioni i shtetit vazhdon… Tridhjetedy vite, një jetë. Si duhet të sillem unë?!“, shkruan ajo në Facebook./ Top Channel

Rama pret kryebashkiakun e Nju Jorkut: Linjë direkte ajròre, Adams ka dëshirë të takojë Diellën

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams po viziton vendin tonë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se do të flasin për zhvillimin e turizmit dhe linjën e re ajrore Nju Jork Tiranë.

Rama tha gjithashtu se kryebashkiaku i Nju Jorkut është i interesuar edhe për të takuar Diellën.

“Kreu i Bashkisë së Njorkut më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin.

Duke qenë se kreu i Bashkisë së Njorkut ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të nju Jorkut me vende të tjera për të parë mundësinë e nxitjes në përpjekjen që ne po bëjmë për të vendosur fluturimin direkt me nju Jorkun dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë. Ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën”.

“Janë vrarë 6 mijë njerëz nga vendimet e gjÿkatave”/ “Shpërthen” analisti: Çdo durim ka një kufi

Analisti Ilir Demaliaj ka folur sot në lidhje me vrasjen tronditëse të gjyqtarin Astrit Klaja, brenda Gjykatës së apelit në tiranë. Ai tha se është kundër vrasjes, por nga ana tjetër kupton dhe ndjenjat dhe ngarkesën e autorit. Ai shtoi se konfliktet e pronave dhe vendimet e padrejta të Gjykatave kanë marrë rreth 6 mijë jetë në Shqipëri.

“Unë jam kundër vrasjes në mënyrë kategorike, nuk ka të drejtë askush të vrasë askënd. Por duhet të futemi në analizë, se çfarë ndodh me njerëzit që dhunohen për shumë vite. Unë e kam vuajtur vetë në kurriz me pronën time. Imagjino unë që njoh njerëz, hyj e dal në zyra, sërish nuk e kam marrë dot.

Në Shqipëri, ka ndodhur që erdhën njerëz e thanë ‘tokë e xanun’. Këta i përdori politika për zgjedhje dhe i vunë hunjtë në toka publike dhe private dhe sot ata ndërtojnë prona në ata toka. Pastaj pronarët e vërtetë enden gjykatave. Çdo durim ka një kufi.

Por ky nuk është rasti i parë i vrasjes së një gjyqtari. Është vrarë edhe gjyqtari Slerdilajd Konomi, i cili sot e kësaj dite nuk dihet se përse u vra. Ka shumë indicie që është bërë për disa prona në jug, që i kanë zënë oligarkët e kanë ndërtuar resorte.

Njeriu ka gjak, emocione dhe ndjenja e padrejtësisë është ndjenja më e fuqishme që të çon në revoltë. Autori ndjeu çlirim psikologjik për padrejtësinë që i ishte bërë. Unë e kam paralajmëruar se do kërcasë arma. Sepse padrejtësia të çon tek vetëgjyqësia. Por janë vrarë rreth 6 mijë vet nga konfliktet e pronave dhe për shkak të vendimeve të gjykatave për këto çështje. Ne akoma vritemi për një pasqyrë makine, tjetri të kërcënon me armë se përse e parakalove. Por jemi dhe i njëjti vend që e nderojmë kriminelin. Ne nderojmë cubat, njerëzit e pushtetit që bëjnë krime. Dhe mos harrojmë, që kur kryeministri pastron Tiranën nga ozurpimi, themi ku është e drejta.”– tha analisti.

“Fast and Furious” në rrugët e Greqisë/ Vjedh makinën dhe i bën “zbor” poIicisë, shqiptari arrestohet pasi…

Një ndjekje policore ndodhi në zonën e Amarousit në Athinë, pasi oficerët e ekipit DIAS vunë re një automjet të dyshimtë pranë qendrës tregtare “The Mall”, në rrugën “Neratziotissis”.

Shoferi nuk iu bind sinjalit për ndalim dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke u futur në rrugë të ngushta pranë stacionit “Irini” dhe më tej në rrugën “Marinov Antypa”. Në kryqëzimin e rrugëve “Folegandros” dhe “Smyrnis”, ai braktisi automjetin dhe u arratis në këmbë.

Pas një ndjekjeje, u arrestua në rrugën “Marinov Antypa 56”, me ndihmën e një oficeri policie jashtë detyrës. I arrestuari u shoqërua në komisariatin e Amarousit.

Ndërkohë, një person tjetër ka zhvendosur automjetin e braktisur, i cili më pas është gjetur nga policia në rrugën “Iras 60”, në Heraklion.

I arrestuari është identifikuar si Marsel Ndreca, me origjinë nga Miloti i Shqipërisë. Sipas autoriteteve greke, ai është 32 vjeç, ndërsa të dhënat nga Shqipëria tregojnë se është 26 vjeç.

Ndreca ka qenë i arrestuar më shumë se 10 herë për vepra të ndryshme penale dhe ndaj tij është vendosur ndalim hyrjeje në Greqi.

Ai akuzohet për tentativë vjedhjeje, ndërsa pritet të kontrollohet automjeti për materiale të dyshimta. Policia po vijon hetimet dhe është në kërkim të një bashkëpunëtori tjetër të dyshuar.