E BUJSHME nga Serbia: Ndeshja me Shqipërinë mund t’i kushtojë shtrenjtë, përjashtim dhe pezullim deri në 2 vite

Situata në Serbi para duelit me Shqipërinë nuk është më e mira e mundshme. Së fundmi një lajm i bujshëm vjen nga Serbia para duelit me Kombëtaren shqiptare.

Një sfidë delikate dhe shumë e luftuar pritet mes 2 ekipeve dhe për shkak të historisë në të kaluarën, tensionet nuk pritet të përjashtohen.

Pavarësisht masave të marra nga Federata Serbe dhe mos nxjerrjen në shitje të biletave fizike ka bërë që të flitet për një çështje tjetër në Serbi.

Sipas “Nova.rs” bëhet me dije se Serbia mund të përjashtohet nga kualifikueset e Kupës së Botës 2026 nëse në sfidën me Shqipërinë do të ketë trazira. Kjo përballje mund t’i kushtojë akoma më shtrenjë, pasi rrezikon edhe pezullim deri në 2 vite nga ky turne, nëse bëhet ndonje skandal nga tifozët.

Siç dihet dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet pas 1 jave, pikërisht me 11 tetor në Leskovac. Sfidë kjo që është parashikuar të startojë në orën 20:45

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

Dy djemtë e ish-misit Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një episodi të dhunshëm ndaj një efektivi të rendit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur dy të rinjtë kanë goditur një punonjës policie “për shkak të detyrës”. Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata kanë vijuar incidentet, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe duke kërcënuar policët që ndodheshin aty.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.”- njoftoi policia.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për procedura të mëtejshme ligjore.

Kujtojmë pak javë më parë, dy djemtë e Valbona Selimllarit u përfshinë në një përplasje fizike në Dhërmi, në prani të dhjetëra turistëve, por arritën të shmangin pasojat ligjore.

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

Mjekja e shëndetit mendor, Nikolina Bode, ka zbuluar se vajza 14-vjeçare e cila u hodh pasditen e së shtunës nga kati i tretë, në qytetin e Korçës, thotë se do e bëjë përsëri këtë veprim.

“Nuk ka frikë nga humbja e jetës dhe e përdor si kërcënim që në rast se përsëritet ngjarja, do e bëjë përsëri. Është hera e parë, kemi patur raste suicide te fëmijët ku rasti mbetet i njëjti, edukimi në familje dhe përballja me elementin social. Arsyet familjare janë madhore. Ajo që është problem në këtë situatë është se tentativa e vetëvrasjes, por edhe qëllimi i kësaj tentative dhe vendosmëria pa ndjerë frikë dhe pendesë. E para është vetë nëna, që është në kontakt të afërt me fëmijët e saj, janë dhe tre të tjerë që kanë qenë vëzhgues të kësaj situate dhe ky model është i frikshëm që shikohet nga fëmijët e tjerë. Merren si modele në rrethin e ngushtë familjar, e shikojnë dhe reagojnë pa aspak kritikë duke i dhënë të drejtë motrës së tyre për këtë veprim. Nuk duan të humbin motrën, por i japin të drejtë në lidhje me situatën”, shprehet doktoresha për A2CNN.

“Vajza thotë se unë e dua lagjen dhe lagjja më do mua, por për konflikte të vogla hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga mami bën që të realizoj këtë veprim. Është veprim banal i pazgjidhur si duhet nga të rriturit”, shton doktoreshë Nikolina Bode.

Sistem i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen hyn në fuqi nga 12 tetori, Balluku: Ja si do të funksionojë, e vlefshme…

Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrasturkturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zbuloi rregullat e reja që do të zbatohen me hyrjen në fuqi më 12 tetor të sistemit elektronik që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve jo të BE-së kur udhëtojnë drejt ose nga zona Shengen.

Sistemi funksionon nëpërmjet regjistrimit, i cili bëhet në kufi përmes të dhënave biometrike (foto + gjurmë gishtash), i cili është i vlefshëm për 3 vite.

Qytetarët nuk duhet të harrojnë rregullin 90/180 ditë, pasi qëndrimi në zonën Shengen lejohet maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Mbledhja dhe regjistrimi i të dhënave do të fillojë gradualisht në pikëkalimet kufitare nga data 12 tetor 2025, dhe zbatimi i plotë do të jetë brenda 10 prill 2026.

Sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve (EES), i cili është sistem i automatizuar me vetëshërbim mbledh të dhëna për emrin, datëlindjen, shtetësinë, gjininë, dokumentin e udhëtimit, imazhin (fytyrën) dhe gjurmët e gishtave.

EES regjistron datën dhe vendin e hyrje-daljes nga një shtet evropian që përdor këtë sistem si dhe refuzimet e hyrjes, nëse ndodh.

Punonjësit e policisë së kufirit do të ndihmojnë dhe do të mbikëqyrin procesin./Top Channel

Detaje nga arrestimi i djemve të Valbona Selimllarit: Të dehur shkaktuan rrëmujë në një lokal nate në Bllok

Deni dhe Kejni Selimllari, 21 dhe 18 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e kaluar pas një incidenti në një lokal nate në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Sipas burimeve, dy të rinjtë ndodheshin në gjendje të dehur dhe shkaktuan zhurmë dhe shqetësim për klientët dhe stafin e lokalit.

Kamarierët e lokalit i nxorën jashtë për të qetësuar situatën, por djemtë vazhduan me zhurmë, britma dhe ofendime në rrugë. Një efektiv policie u përpoq t’i qetësonte, por u përball me sjellje të dhunshme nga ana e tyre.

Gjatë shoqërimit në Komisariatin Nr.2 në Tiranë, vëllezërit thyen kamerat e sigurisë dhe derën e dhomës së ndalimit, si dhe kërcënuan efektivët që ndodheshin në ambientet e komisariatit.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit.

‘Nuk mbaj mend asgjë’! Gjendet i plagosur nga familjarët një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar u gjet nga familjarët me plagë në trup në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Mësohet se ai është dërguar në spital nga personat e fundit që kanë qenë pranë tij.

I plagosuri i ka thënë policisë se nuk mban mend asgjë nga ngjarja.

Ende nuk janë përcaktuar rrethanat nëse ai është rrëzuar apo është dhunuar.

Nga spitali konfirmohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Vjen cikloni i ri! Përmirësim i shkurtër i motit, çfarë ndodh pas të dielës

Pas borës historike që ra në ultësirat e Republikës së Kosovës moti ka filluar të përmirëson sot dhe tani kemi edhe intervale kohore me diell.

Temperaturat po shënojnë rritje dhe erërat e ftohta kanë pushuar.

Gjendja sinoptike do të ndryshojë shumë shpejt në favor të rritjes së temperaturave, por vetëm shkurtimisht, ngase prapë kemi ndryshim mbrëmjen e së dielën.

Si pasojë e afrimit të frontit më të ri të ftohtë ajror i shoqëruar nga një ciklon kalimtar që vjen nga deti të dielën do të fillojnë të fryjnë erëra “të ngrohta” nga jugperëndimi dhe këto erëra janë para-frontale.

Erërat e ngrohta së bashku me rrezet diellore do të ndikojnë në rritjen e dukshme të temperaturave, megjithatë fronti i ftohtë që vjen natën mes së dieles dhe mëngjesin e së hënës do të ndryshojë drejtimin e erëra dhe do të fillojnë të fryjnë prapë erëra të ftohta nga veriu e veriperëndimi.

Erërat e ftohta nga veriu do të shoqërohen nga vranësira të dendura dhe reshje të reja shiu do të fillojnë mbrëmjen e vonshme të së dieles, eventualisht mëngjesin e hershëm të së hënës.

Kësaj radhe temperaturat do të pësojnë ulje, por jo mjaftueshëm për të kushtëzuar reshje bore. Reshje bore priten vetëm në viset e larta malore. Në viset tjera priten reshje shiu nganjëherë në formë të rrebesheve.

Në Shqipëri e diela sjellë mot me diell dhe vranësira si dhe me erëra nga jugu. Në mbrëmje vonë nga veriu do të fillojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë vende-vende intensive sidomos në viset bregdetare dhe zonat afër.

Gjatë natës në shumë pjesë të Shqipërisë priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Bubullima priten kryesisht vetëm në zonat bregdetare dhe rajonet jo shumë larg.

Rrebeshe intensive shiu do të fillojnë edhe në Mal të Zi mbrëmjen e vonshme të së dieles, ndërsa në Maqedoni reshje shiu priten mëngjesin e së hënës.

Pra, pas një përmirësimi të motit që presim të dielën, në mbrëmje vonë apo gjatë natës reshje të reja shiu pritet të vijnë në Shqipëri, Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.

Erërat relativisht të ftohta nga veriu do të na shoqërojnë dy tri ditët e para të javës së re dhe herë pas here priten reshje lokale shiu. Shumë më shumë vranësira do të kemi në fillim të javës, ndërsa në mes të javës do të kemi më shumë rreze diellore.

Në Shqipëri sidomos në perëndim do të ketë diell që nga fillimi i javës së re pas rrebesheve të mëngjesit të hershëm të së hënës./MeteoBallkan

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 5 Tetor 2025

Dashi

Do kuptoheni me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe nuk pritet te ndodhin mosmarrëveshje ne çift. Edhe ata qe kane pasur vështirësi me pare do ndiheni me mire. Për beqaret priten romanca fantastike dhe emocionuese. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe nuk do bëni asnjë gabim.

Demi

Dite përgjithësisht e bukur dhe harmonike kjo e sotmja. Do e ruani te forte komunikimin ne çift dhe nuk do keni aspak probleme apo vështirësi. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te favorshme, mjafton te duan te përfitojnë sa me shume. Ne planin financiar nuk do ketë probleme. Asnjë nuk do arrije t’iu nxite te shpenzoni shume marramendëse.

Binjaket

Ka rrezik te bëni disa gabime sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin te ketë luhatje. Kujdes! Beqaret nga ana tjetër do ndihen te lumtur sepse me ne fund do dalin ne takim me personin qe kane pëlqyer prej shume kohesh. Ne planin financiar do iu dalin disa vështirësi ne mëngjes, por me pas situata do filloje te stabilizohet.

Gaforrja

Nëse përkujdeseni me shume për atë qe keni ne krah, marrëdhënia mes jush do behet edhe me harmonike sesa ka qene. Shprehni pa dorashka çdo gjë qe ndjeni. Beqareve do ju ndryshoje shume shpesh humori dhe nuk do jene gati për një lidhje. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.

Luani

Saturni do e influencoje edhe sot jetën tuaj ne çift. Nuk do jeni me te stresuar, përkundrazi do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Vetëm disa beqare do mund te kenë takime, te tjerëve do iu duhet ende te presin edhe disa kohe. Ne planin financiar duhet fillimisht te bëni një riorganizim te gjendjes dhe te shohin ne çfarë situate jeni. Me pas mund te merrni edhe vendime.

Virgjeresha

Do jeni edhe me sharmante gjate kësaj dite dhe partnerit as qe do i shkoje ne mendje te mendoje për dike tjetër. Marrëdhënia mes jush do jete akoma me e ngrohte. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te vendosin te dalin me dike. Ne planin financiar mund te keni disa vështirësi, kështu qe mos ngurroni edhe te kërkoni ndihme nga specialistet apo miqtë.

Peshorja

Gjate kësaj dite do jeni te vendosur te merrni ne dore fatin e jetës suaj. Nuk do iu besoni aspak te tjerëve dhe do bëni vetëm ato qe mendoni dhe ato qe ndjeni. Beqaret edhe do jene ne kërkim, por fatkeqësisht nuk kane për ta gjetur as sot personin qe kane ëndërruar. Gjendja financiare nuk do jete aspak ne situatën e dëshiruar. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi

Asgjë dhe askush nuk do mund te sjelle probleme ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe do i besoni vetëm njeri-tjetrit. Beqaret do kenë disa takime te mrekullueshme te cilat kane për t’ua ndryshuar jetën njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar nuk do kenë probleme, megjithatë gjendja nuk do jene ne kohen me te mire sa për te kryer investime.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e qëndrueshme dhe here pas here mund te ketë probleme serioze. Do kërkoni gjate gjithë kohës qe te dale e juaja dhe kjo do jete pika me e dobët. Beqaret do ndihmohen mjaft nga planetët dhe do mund ta gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar tregohuni sa me realiste qe te mos keni vështirësi.

Bricjapi

Dite e mbushur plot momente te lumtura kjo e sotmja. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do doni për asnjë sekonde te ndaheni prej tij. Beqaret do jene kërkues dhe nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë. Dijeni qe persona perfektë nuk ka. Dite shume e vështirë kjo për sektorin financave. Do iu duhet patjetër ndihma e familjareve.

Ujori

Ka mundësi qe klima për çiftet te jete shume e turbullt. Nuk do merrni vesh aspak me atë qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge ne asnjë moment. Debatet do jene shpesh te zjarrta. Beqaret do kenë vetëm flirte dhe asgjë me shume sesa aq. fatmirësisht financat do jene te stabilizuara. Nuk do shqetësoheni aspak kur te kryeni ndonjë shpenzim te domosdoshëm.

Peshqit

Dëgjojini këshillat qe do iu japë partneri gjate kësaj dite sepse përndryshe mund te keni probleme serioze. Ndonjëherë duhet edhe te toleroni dhe te pranoni sakrifica. Beqaret do e bëjnë për vete personin qe kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar do jeni impulsive dhe nuk do mendoni për pasojat qe mund te sjelle e gjithë kjo. Kujdes!